Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Përdorimi i Internetit në fshehtësi

    A ka ndonje qe te me shpjegoje thjesht dhe sakt si te fsheh adresen IP
    gjat kerkimit ne internet.
    faleminderit,

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Lokalisht nuk mund te besh ndryshim te Ip ne kompjterin tend,pasi ajo nuk varet nga ty.Te vjen e gatshme nga serveri qe te lidh me internetin.Fshehja e IP ose maskimi i Ip ne kompjuterin tend mund te behet duke perdorur programe te vecanta.Nqs serveri jot eshte Amerika online,sa here qe lidhesh me internetin ky server te cakton nje numer IP psh 226.53.111.89 Nqs ke lidhje brodband dsl ky numer nuk te ndryshon,te mbetet e i njete si nje numer telefoni.Dmth eshte IP statike.Nqs ke lidhje modemi 56(dial up) atehere sa here qe lidhesh serveri Aol) te cakton nje numer te ri IP.Fshehja e IP ose maskimi nuk eshte gje tjeter vecse nje marifet per te marre numrin e IP Jo nga serveri qe te lidh me Internetin(ne kete rast AOL) por nga nje server tjeter Proxy.Kete mund ta realizosh duke perdorur programe anonimizues si psh Stegano anonimizus, aplikacione proxy capture per te fshehur Numrin e vertete te Ip neper chate,IRC,Mirc etj.Nje program qe te mbaron pune eshte ne kete faqe http://www.sa6ry.com/surfanonymous/f...p-address.html "Surf anonim"
    Nje problem me anonimizusat per fshehjen e numrit Ip eshte se ato e ngadalsojne shume kompjuterin.Sinjalet kur te vijne ose dalin nga modemi kalojne neper nje numer me te madh segmentesh rrjeti neper serverat ndermjetes,kur perdor server proxy qe te fsheh IP krahasuar me rastin kur nuk ke program anonimizues qe lidhet me server proxy.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Rrjeti kompjuterik
    Kur tërheq diçka nga interneti, IP e kompjuterit që ka nisur kërkesën kalohet nga një server në tjetrin, deri sa arrin tek serveri që ka informacionin e duhur dhe ai server përgjigjet me dokumentin e kërkuar. Është njësoj sikur të hidhje në postë një zarf me adresën e dërguesit dhe marrësit.

    Rrjeti postar mund të shkëmbejë edhe zarfe që nuk kanë adresën e dërguesit ndërsa rrjetet kompjuterike nuk komunikojnë pa adresën IP të dërguesit dhe marrësit. E vetmja mënyrë për të ruajtur fshehtësinë është që adresa IP e dërguesit të mos jetë e kompjuterit personal, por e një sërvëri ndërmjetës.
    Për shembull: Hëna i jep një letër Dritës dhe Drita ia kalon Yllit por nuk i tregon se kush e ka shkruar atë.

    Sërvër Ndërmjetës - Proxy
    Pra, për të fshehur IP, të duhet të gjesh një sërvër ndërmjetës që të premton se do marrë dhe do dërgojë dokumentat e tua, pa treguar IP e kompjuterit tënd. Sërvëra të tillë quhen proxy anonim. Ki parasysh se jo të gjithë proxy-t janë anonim ose mund të jenë anonim sot por nuk janë nesër, ose mund të fshehin IP por dërgojnë informacion tjetër rreth kompjuterit tënd si psh: çfarë sistemi operativ ke, çfarë shfletuesi përdor, etj. Ashtu siç u përmënd dhe më lart, në disa raste kompania e internetit e ofron vetë këtë shërbim, ndërsa në raste të tjera të duhet të gjesh vetë IP e proxy dhe të konfigurosh kompjuterin që të gjitha komunikimet e tua të kalojnë nëpërmjet proxy-t.

    Si të gjesh proxy anonim në internet:
    - Hap google.com dhe kërko për "free anonymous proxy"
    Në rezultatet e google, do gjesh shumë faqe me lista të proxeve në vende të ndryshme.
    - Zgjidh një proxy të fshehtë (anonim) sa më afër vendit ku jeton. Kopjoe numrin e IP dhe Portën dhe pastaj shko tek start > settings > control panel > internet options. Hap tabelën "connection". Nëse lidhesh nëpërmjet telefonit tek "dial-up" dhe shtyp settings. Nëse lidhesh nëpërmjet DSL ose Cable, shtyp butonin "lan settings"
    - Plotëso kutinë "use proxy server" dhe shkruaj IP dhe portën që kopjove në hapat më lart.

    Programe për përdorimin e proxy
    E keqja është se është e vështirë të gjesh proxe të fshehtë falas dhe IP e tyre ndryshojnë shpesh, prandaj të duhet të përsëritësh shpesh hapat më lart. Për të shmangur këtë problem, përdoren programe që kanë lista të mëdha me proxy-sh të fshehtë dhe konfigurojnë kompjuterin tënd automatikisht me proxy-n më të shpejtë e më të fshehtë.

    Faqe ndërmjetëse
    Disa proxy kanë eliminiuar nevojën e konfigurimit të kompjuterit dhe të ofrojnë shërbimet duhet përdorur faqen e tyre si faqe ndërmjetëse.
    psh: http://www.the-cloak.com/login.html të lejon të futësh adresën e një faqeje interneti të cilën e përpunojnë dhe e shfaqin atë përsëri sikur të ishte faqja e tyre. Psh: Për të hapur Forumin Shqiptar nga proxi i the-cloak.com:
    http://www.the-cloak.com/Cloaked/+cfg=32/http%3A//forumishqiptar.com/

    I fshehtë por jo i pagjurmueshëm
    Ki parasysh se proxet mund të jenë të fshehtë dhe nuk i tregojnë IP e vërtetë marrësit, por ata përsëri e mbajnë shënim IP e dërguesit me qëllim që të mos mbajnë përgjegjësi nëse ti kryen një krim elektronik (hackon një faqe, vjedh numrat e kartave kreditore, etj). Në këto raste, proxy hapin regjistrat dhe bashkëpunojnë me policinë dhe kompanitë e internetit për të gjurmuar personin që ka kryer krimin. Me pak fjalë, nuk ka proxy që të garanton fshehtësi të plotë, sidomos në vendet perëndimore që kanë ligje të forta për kompanitë e internetit.

    Kujdes...
    Shërbimet e proxy që ofrohen nga kompanitë e internetit zbatojnë rregullat dhe kontratat që kanë bërë me klientët, ndërsa proxyt falas nuk kanë asnjë kontratë dhe nuk të garantojnë asgjë. Ata vërtet mund të fshehin IP, por ndërkaq mund të përgjojnë e rregjistrojnë faqet që vizitoni dhe informacion tjetër personal. Prandaj përdorni vetëm proxy seriozë e të njohur, që të mos bini nga shiu në breshër.
    Edi

  4. #4
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Figura më poshtë ilustron lidhjen publike të internetit dhe atë me proxy anonim. Në rastin e parë IP nuk ndryshon, ndërsa në rastin e dytë IP e dërguesit ndryshohet me IP e proxit ndërmjetës.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Edi

  5. #5

    Shfletim anonim në internet?

    Desha ndonje rekomandim per ndonje program te mire qe fsheh IP address ose me thjesht qe te lejon te navigosh ne menyre anonime ne internet dhe asnjeri mos ta marre vesh se kush je dhe ku je dhe cfare po ben online. Me "asnjeri" nuk kam parasysh dike qe mund te ulet ne kompjuterin ten por dike online.

    Nuk e di a eshte hapur me pare kjo teme po mua me duket shume e rendesishme jo vetem per mua

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Programe nuk ka adis68, por ka programe qe bejne scan per proxy.
    Ka disa metoda me te bukura se proxy.

    "dns/route spoofing" per "next routing hop" qe makina qe ti do te fshehesh te shikoje IP e nje hosti real,

    por ne "next hop" te ndryshoje drejtimin ne IP tende. Eshte gjate si procedure por te pakten te e dini si koncept.

    Flas per Ameriken, ka networks qe nuk merret vesh ku vete njeri ku vete tjetri, e dine se jane rrjet privat kur ne te vertete nuk jane. Jane te mbushur me routers qe jane me "default passwords" etc.

    Oh sa per dijeni nuk merrni karta $2 per te folur 40min me Shqiperine?

    Aq para sa karta shiten nuk dalin as per te paguar energjine elektrike per relays, advertisement, resellers, prodhimin e kartave, overhead costs prandaj shikoni gjithe keto kompani telekomi bien njera pas tjetres ne burse.

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar më parë nga adis68
    Desha ndonje rekomandim per ndonje program te mire qe fsheh IP address ose me thjesht qe te lejon te navigosh ne menyre anonime ne internet dhe asnjeri mos ta marre vesh se kush je dhe ku je dhe cfare po ben online. Me "asnjeri" nuk kam parasysh dike qe mund te ulet ne kompjuterin ten por dike online.

    Nuk e di a eshte hapur me pare kjo teme po mua me duket shume e rendesishme jo vetem per mua
    Shiko per keto programe.Jane me te mirat.
    Anonymizer total net shield,http://www.anonymizer.com/consumer/p...al_net_shield/ GhostSurf platinum 2006,http://www.tenebril.com/consumer/gho...inum.php?hp=mi
    Bypass Proxy Client 0.78
    http://www.bypass.cc/,(ky kerkon nje cike eksperience ne perdorim).
    Steganos Internet Anonym 2006.http://www.steganos.com/?product=sia2006&language=en
    Anonimizusat ne instalim futin nje buton lart ne browser qe njihet si browser plugin.Ngadalsohet shpejtesia e internetit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 15-01-2006 më 22:19
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #8
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    Gjithe kjo varet ndaj kujt do te jesh anonim .

    Per te qene anonim gjate shfletimit te faqeve te internetit perdoren programet e dhena me siper. NE keto programe duhen theksuar disa gjera:
    1- ngadalesojne shpejtesine e internetit
    2- nuk jane totalisht anonim, sic e ka thkesuar dhe edspace, pasi ti i fsheh informacion faqes qe po shfleton por i jep te drejta te plota faqes qe te ofron sherbimin te lexoje cfaredolloj gjeje nga ato qe dergon deri tek informacione te enkriptuara. Kjo ndodh pasi ata sherbejne si ure midis jush dhe faqeve ne internet.
    3- nganjehere keto programe mund te perbejne problem sigurie pasi mund te kene backdoor qe instalohet pa dienine tuaj dhe e ben kompjuterin tuaj te prekshem.

    Tani per te qene totalisht anonim eshte e pamundur(e arritshme nqs ISP juaj ju lejon te perdorni disa mjete te TCP/IP). Kjo do te thote qe ndaj ISP tuaj nuk mund te jeni asnjehere totalisht transparent sidomos me ligjet e reja qe po vihen ne fuqi qe i detyrojne ISP te ruajne trafikun qe kalon permes tyre deri ne nje periudhe 3 vjecare :O.

    Per te krijuar nje siguri te kenaqshme nga nje perdorues mesatar kompjuteri une keshilloj perdorimin e SSH ne modalitet proxy. Kjo enkripton gjithe trafikun tuaj pra e mbron informacionin qe dergoni ne internet ndaj paleve te treta si ISP ne nje nivel te pranueshem. Per kete pune mund te perdorni OpenSSH. Menyren e konfigurimit mund ta gjeni ne google me nje kerkim te thjeshte.
    Nqs keni nje router ku mund te instaloni programe mund te perdorni dhe OpenVPN per te bere kete pune.

    Tani per te qene totalisht anonim ndaj faqeve qe shfletoni por edhe ndaj sherbimeve si IRC mund te perdorni sherbime si "Free Shell akses" duke perdorur SSH aty ne modalitet proxy dhe e beni te nderveproje me ssh e konfiguruar me pare ne PC tuaj. Kjo te pakten ju jep garancine qe njeri nuk mund te kontrolloje trafikun tuaj(informacionin qe dergoni) dhe fsheh adresen IP te kompjuterit tuaj me sherbimin(serverin) qe lidheni.

    Panvaresisht se ato qe thashe me siper jane pak te avancuara per nje perdorues te thjeshte te Windows jane esenciale per mendimin tim nqs doni te siguroni informacionin tuaj.
    Persa i perket anonimitetit me duket e pavlere ne kohet e sotme sepse shumica e kompjuterave jane mbrapa routerave perdorin NAT(network address translation) ose IP dinamike qe garanton ne vetvete nje anonimitet te kenaqshem ne nivel IP(internet protocol). E them kete sepse nqs ju beni dicka te paligjshme si psh skanim portash te nje sherbyesi(qe konsiderohet e paligjshme ne disa vende), ketij trafiku mund ti gjehet gjithmone origjina .

    Menyra per tju shmangur ketyre "trace"-ve eshte te perdoren IP "options" por zakonisht nuk lejojhen nga ISP per shkak te problemeve te sigurise.

    Zgjidhni vete a eshte kaq i rendesishem anonimiteti dhe ja vlen ti hysh gjithe ketyre angarive per te arritur dicka te pamundur pa patur njohurite e nevojshme!

    Me te mira.
    Ndryshuar për herë të fundit nga qoska : 16-01-2006 më 09:30

  9. #9
    Shume falemnderit te gjitheve. Me duket se zgjidhja e vetme qenka te heq dore nga shkarkimi. Ose ndoshta do provoj ndonje nga rekomandimet e Benseven.
    Une kam ne dispozicion nje grup programesh qe pretendon te jete Top 10 ne kete fushe.

    01- GhostSurf Pro 2005 Platinum v3.0
    02- Steganos Internet Anonym Pro v7.1.6
    03- NetConceal Anonymizer v2.9.21.2
    04- GetAnonymous Pro v2.1
    05- Complete Anonymous Web Surfing v3.3 Retail
    06- Complete Anonymous Internet v1.0 Retail
    07- SurfAnonymous v1.0.1.0 XP
    08- SurfNOW Professional Gold 2.7.0.1
    09- StompSoft StealthSurf X-treme v1.1
    10- Invisible Browsing v4.0.0.1

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-03-2004
    Postime
    8
    Nje program interesant dhe mund ta gjeni
    ne kete link http://anon.inf.tu-dresden.de/fragen/index_en.html.

    Menyren ose principet qe perdoren mund ti lexoni
    ne ate faqe. Eshte programuar ne Java.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për internetin?
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 05:17
  2. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  4. Java - gjuhë programuese e shërbimeve të Internetit.
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-01-2004, 00:07
  5. Java - gjuhë programuese e shërbimeve të Internetit
    Nga ILovePejaa në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-10-2002, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •