Autoritetet kubane kanë paraqitur atë që thonë se është vaksina e parë sintetike kundër bakterit HIB (Haemophilus Influenzae).
Ky bakter shkakton meningjitin e pneumoninë dhe sjell vdekjen e rreth gjysmë milioni fëmijësh në vit.
Shkencëtarët kubanë, që zhvilluan vaksinën, thonë se ajo do të jetë e lirë për të lejuar vendet e varfëra të imunizojnë fëmijët e tyre.
Qeveria kubane është aq e bindur për efikasitetin e saj saqë planifikon t'ia bëjë vaksinën të gjithë fëmijëve nën moshën pesë vjeç duke filluar që vitin e ardhshëm.
Por korrespondenti i BBC-së për çështjet shkencore thotë se ata nuk kanë paraqitur të dhëna për të provuar se ajo funksionin po aq mirë sa edhe vaksinat e tjera ekzistuese, dhe nuk kanë dhënë as çmimin për prodhimin e saj.
Krijoni Kontakt