Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Postuar mė parė nga Zani
    e bejne theeee?
    po si ore nuk e bejne!dhe pasi fillojne pune nuk u marrin leke fare pacienteve se eshte ne kundershtim me betimin
    Bukur e the o mik.Po nuk i krruajte xhepat edhe munt te vdesesh .
    Sa tragjike,sa fatkeqsi.Sa keq qe nuk munt te cojme Hipokratin nga varri te shohi bluzat e bardha qe nuk betohen ne emer te tij por ne emer te parase(nuk dua ti fus te gjithe ne nje grup,sepse atehere do isha mosmirnjohes ndaj vete mjeksise.)
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #2
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Postuar mė parė nga kolombi
    Bukur e the o mik.Po nuk i krruajte xhepat edhe munt te vdesesh .
    Sa tragjike,sa fatkeqsi.Sa keq qe nuk munt te cojme Hipokratin nga varri te shohi bluzat e bardha qe nuk betohen ne emer te tij por ne emer te parase(nuk dua ti fus te gjithe ne nje grup,sepse atehere do isha mosmirnjohes ndaj vete mjeksise.)
    Nuk mund te ankohemi dhe t'jua ngarkojme pergjegjesine per kete vetem bluzave te bardha... Eshte me e thelle se aq. Puna eshte qe intelektuali nuk vleresohet ne Shqiperi. Rrogen e ke te madhe po te jesh i perfshire me politike, por jo dhe ndonje kushedi se ce po te jesh vetem mjek i thjeshte. Rroga shteti aman!

    Ne shtetet e tjera, sidomos ne SH.B.A., rrogat e doktoreve jane me te lartat ne vend. (Pas tyre me duket se vijne avokatet, por varet se per c'vit behet fjale.) Mos harrojme mbas te gjithash se profesioni i doktorit eshte nga me te veshtiret dhe nga me fisniket njekohesisht, prandaj duhet kompensuar sipas merites. Dyshoj se shteti jone e ben kete jo vetem per doktoret por per cdo profesion. Si gjithshka per mendimin tim, edhe mjekesia si profesion eshte ne krize.

    Si mund te kalohet kjo? Duke privatizuar pjeserisht spitalet e disa sektore te tjere. Subvencion shteti apo sigurim shendetesor kundrejt nje pagese fikse vjetore per me te varferit. Nuk shtyhet me me pasjen e shendetesise komplet ne duart e shtetit. Punonjesit mjekesore duhet te marrin ne dore profesionin e tyre qe ta shpetojne. Ata duhet ta rregullojne vete profesionin e tyre nepermejet organizatash kombetare te shendetesise dhe gjera te tilla... dhe jo shteti ta beje kete rregullim per ta. Shteti te nderhyje vetem nqs. konstatohet qe keto organizata nuk po funksiononin.

    Po ehuuu... peshku ne det, tigani ne zjarr flas dhe une. Sa larg eshte Shqiperia nga keto gjera!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 10-11-2003 mė 00:36
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #3
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    E di flisni ju?...kemi nje shprehje ne andej nga anet tona, ai qe eshte maje kalit mendon per kembesoret: po keta pse ecin me kembe dhe nuk i hipin kalit. Nuk e di ne e kuptuat idene, por puna eshte se ju jepni mendime dhe sugjerime se si mund te zgjidhen problemet e shendetsise ne Shqiperi por asnjeri nuk eshte gati ta "levize ******" dhe te vije te jape nje dore.

    Prandaj mbylleni gojen me mire dhe mos beni si akademike, sepse ato zgjidhjet tuaja alla-amerikane jane per ne amerike ndersa ne shqiperi duhet te jetosh aty qe te mund te japesh nje mendim.

    Aj shnet,

  4. #4
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Postuar mė parė nga SuNRiSeR
    E di flisni ju?...kemi nje shprehje ne andej nga anet tona, ai qe eshte maje kalit mendon per kembesoret: po keta pse ecin me kembe dhe nuk i hipin kalit. Nuk e di ne e kuptuat idene, por puna eshte se ju jepni mendime dhe sugjerime se si mund te zgjidhen problemet e shendetsise ne Shqiperi por asnjeri nuk eshte gati ta "levize ******" dhe te vije te jape nje dore.

    Prandaj mbylleni gojen me mire dhe mos beni si akademike, sepse ato zgjidhjet tuaja alla-amerikane jane per ne amerike ndersa ne shqiperi duhet te jetosh aty qe te mund te japesh nje mendim.

    Aj shnet,
    SunRiser,

    ...po he pra te lutem. Na ndrico edhe na jep TI nje alternative tjeter, pasi me duket se po pretendon se e di me mire gjendjen ne Shqiperi. Thelle gjendjen nuk mund ta di (edhe pse e di pak), por une di te them qe te gjithe ne Shqiperi kane mungese idesh dhe mungese sipermarrjeje ne te tilla gjera. Kjo pasi jane mesuar qe ne kohen e komunizmit qe vec i merrnin gjerat 'lopka' ne goje ashtu sic jua servirte partia, dhe duan akoma te vazhdojne me nje mentalitet te tille vetem sepse pertojne te mendojne dhe te veprojne.

    Sigurisht qe shembujt per permiresim nga Perendimi do t'i marrin, pse nga thua ti?

    Pastaj une s'te marr vesh... Ti statusin kuo po na rekomandon? Po te jete keshtu atehere eshte sic thashe me siper... pertesa!!! Aman se je i ri, mos fol si dikush ne te pesedhjetat ose gjashtedhjetat qe i eshte djegur jeta ne komunizem e tani do thjesht nje pleqeri te qete!!!

    Pra, po pate nge na jep nje mendim tjeter ndryshe nga i imi... sinqerisht e mirepres!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 12-11-2003 mė 18:15
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #5
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Angeldust & Co.

    E ke gabim qe thua qe ne Shqiperi mungojne idete apo shembujt per te ndjekur. Ka ne Shqiperi (dhe jashte saj) ideatore sa te duash (midis tyre edhe ju), ka edhe shembuj per te ndjekur sa te duash (kryesisht nga perendimi).

    Por qe keto ide te vihen ne praktike dhe keta shembuj te ndiqen dhe te behen realitet ka nevoje per "PARA". Shteti shqiptar perballon ekzistencen e sistemit shendetesor me aq sa ka mundesi, pjesa tjeter e fondeve sigurohet nga OJQ, nga fondacione te ndyshem, nga BE etj. Problemi qendron qe keto fonde qe derdhen per shendetesine bejne te mundur vetem mbijetesen e saj dhe jo arritjen e standarteve perendimore. Evropa jep mend dhe shembuj por jane te kota kur nuk siguron edhe mjetet se si mund te realizohen. E di edhe une qe sistemi shendetesor ne Shqiperi ka nevoje per reformim rrenjesor por cdo modifikim sado i vogel ne nje intitucion kerkon mbeshtetje financiare dhe meqenese ne nuk e kemi kete mbeshtetje kenaqemi me sistemin e kalbur shqiptar.

    Problemi tjeter qendron ne zgjidhjen e problemit te sigurimeve shendetesore. Ne rast se do te ekzistonte alternativa e privatizimit te disa qendrave shendetesore apo qofte edhe e spitaleve aktualisht shteterore, duhet menduar qe sistemi i sigurimeve shqndetesore nuk do te mund te perballoje nje hap kaq gjigand pasi ka nevoje qe te vihen ne levizje shume "hallka" njerapas tjetres qe ndihma mjekesore te arrije me kualitetin perendimor tek pacienti shqiptar. Po ne kete pike duhet shtuar qe sot per sot sigurimet shendetesore ne Shqiperi nuk mund te sigurojne dot as nje nderhyrje fare te thjeshte stomatologjike por i vetmi okupim i tyre efektiv pak a shume eshte ribursimi i barnave. Si mund te presim ne qe ky institut siguruimesh te marre persiper nderhyrje kirurgjikale komplekse (qe klinika mund te kete mundesine per t'i kryer) por qe kushtojne disa mijera euro. Ne Shqiperi njerezit llogarisin edhe nje 1000 lekeshe, si mund te presesh qe ata te paguajne nje sherbim mjekesor qe do t'ju kushtoje aq sa nuk mund ta mendojne.

    Prandaj thelbi i problemit, nuk qendron vetem ne sistemin shendetesor por ne nivelin e jeteses te popullsise. Me rritjen e mireqenies do te rriten edhe kerkesat gje qe do te coje ne realizimin e asaj qe thoni ju me siper. Cdo gje ne kohen e saj se po e nxitove mund ta humbasesh fare.

    Pershendetje, SS.

  6. #6
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Mire mor Zan dhe Kolomb. Po aty ku jetoni ju sherbimet mjekesore si jepen, qyl? Apo ta ngulin nga ana tjeter me siguracione dhe taxa. Keshtu qe njesoj eshte si t'ia japesh mjekut si t'ia japesh shtetit parate dalin nga xhepi.

  7. #7
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Hmmm... SunRiser, nuk eshte njelloj, se po t'ja japesh shtetit, atehere keto para do te perdoren per investime, te permiresohet gjendja e spitaleve per shembull, te blene aparatura te reja me moderne, ose te blene barna etj. c'te duhen.

    Kurse nese shkojne ne xhepin e doktorit, atehere keto para thjesht do te shkojne vetem per te blere nje lloj benci me te mire apo me te ri qe te nuseroje ne garazhdin personal te nje njeriu te vetem qe po e merr nje rroge, dhe keto bakshishet i ka ekstra! Pra nuk shkojne per permiresimin e gjendjes se komunitetit...

    Prandaj duhen jo vetem mjeke te ndershem, por edhe administratore te mire dhe te ndershem te fondeve, duhen njerez qe te kene nje vizion dhe nje frymezim per te permiresuar te ardhmen e mjekesise ne vend. Nqs. keta lloj njerezish nuk dalin nga rinia shqiptare qe studion tani ne universitet, atehere as mund te presim gjera te tilla nga pushtetaret e tanishem.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  8. #8
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Nejse, nuk e kisha fjalen tamam aty, por thjesht bera nje replike ndaj idese se Kolombit dhe Zanit, qe flasin sikur doktoret amerikane po digjen nga zelli dhe deshira t'i sherbejne "popullit" edhe sikur ta benin qyl kete pune.

  9. #9
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Sunriser, te jap te drejte.

    Per mendimin tim, ne Shqiperi ka shume njerez te talentuar, inovatore e me ide shume te mira per te ardhmen.
    Porse atje, te duash te besh dicka eshte shume e veshtire, aq me teper ne fushen e mjekesise. (E mbani mend sa dite kemi pritur ne radhe vetem per te marre nje pasaporte qe na takon? Lol). Sa kohe do t'u merrte valle e ku do t'i gjenin te ardhurat per aparatura mjekesore? Prandaj s'mund tu ve faj!

    Paraja? LOL! Paraja flet! S'ka rendesi ku je, njeriu gjithmone vrapon drejt saj. E sidomos ketu ne Amerike. Vecse ketu te vjedhin me lezet, te fshehur pas ligjeve. Cdo muaj shumices nga ne i del nga xhepi nje sasi e caktuar (pervec taksave skandaloze)per siguracion shendetesor. Dhe s'eshte as i plote, kjo eshte me e forta. Dhe nuk perfshin dental (dhembet). Oh, dhe shumica nga ne kane deductible (nje sasi qe duhet te paguash para se te filloje insuranca te paguaje). E kur shkon tek zyra e doktorrit duhet dhe nje copay (me e uleta 10$/vizite) dhe pastaj varet se cfare testi do besh qe ta paguaje ins. apo jo.

    Ne Amerike, kur nuk ke insurance, gjeja e pare qe ben zyra e doktorit eshte qe te thote sa do te kushtoje afersisht dhe ti duhet ta paguash sasine pa dale nga zyra. Dhe nese s'e paguan per nje kohe te caktuar, te raportojne ne Collection Agency (agjenci qe ta prish kreditin) dhe te fikin per gjithe jeten se as shtepi nuk blen dot. Thote ligji qe pacienti nuk kthehet kur s'ka para por kush e ndjek se eshte biznes privat tjetri.

    Te te them nje rast qe e kam pare vete....nje grua me kancer nuk kishte para te paguante per operacionin qe do i shpetonte jeten. Doktori i tha qe s'te prek nese nuk me jep njeheresh 17 mije dollare dhe nuk i jep spitalit ~32 mije dollare. Asaj sa nuk i kishte rene attak ne zemer se s'kishte ku ti gjente ato leke aq shpejt. Qante e shkreta sepse s'dinte si t'ia bente dhe shkoi dere me dere derisa nje doktor tjeter pastaj e ndihmoi. Shiko se cfare mizeriesh ke ne mes te Amerikes! E meriton ai i pari te jete doktor?

    Sot cdo gje eshte ekonomi tregu. Po, eshte e vertete qe doktori duhet ta dashuroje profesionin e tij dhe te vendose interesat e pacientit mbi cdo gje, por nga ana tjeter, me se do jetoje ky njeri nese ben vec bamiresi?
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  10. #10
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    oh se harrova... betimin e hipokratit s'e kam bere dhe s'kisha degjuar per te por tani qe e lexova ca pjese te tij nuk me duken te vlefshme per te gjitha kulturat e popujt e botes. Njerez te ndryshem kane ideale te ndryshme ne jete prandaj nese shkelin ate qe ka thene hipokrati s'do u behej vone (s'po fyej njeri, ok

    Po dua te them, eshte si puna e asaj kur shkon ne gjygj dhe te thone "vere doren mbi biblen e shenjte." So, cfare duhet te beje nje budist apo nje ateist apo dhe nje mysliman?
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •