Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mu-ti ne Tirane

    Shekulli

    .........

    Vera Grabocka dhe Ardit Gjebrea, producentėt e “Miss dhe Mister Albania 2003” e cilėsojnė ardhjen e saj si njė eveniment
    Ornela Muti nė Tiranė
    Do tė kurorėzojė Miss Albanian 2003

    Bukuroshet dhe bukuroshėt shqiptarė, tė pėrzgjedhur tashmė nga Vera Grabocka, pas pak ditėsh do tė shfaqen nė skenėn e Pallatit tė Kogreseve. Spektakli nė tė tėrėsinė e tij ėshtė kompletuar. Si gjithnjė, bukuroshet dhe bukuroshėt do jenė epiqendra e tij. Por elementet e veēanta nuk do tė mungojnė edhe kėtė herė. Producentėt e e “Mis dhe Mister Albania 2003”, Grabocka dhe Gjebrea kanė zgjedhur si tė ftuar speciale tė konkursit tė bukurisė shqiptare, aktoren e njohur italiane, Ornela *****. Asaj do t’ia lėnė nė duar kurorėn e mė tė bukurės shqiptare. Kanė menduar qė Muti tė bėjė kurorėzimin e “Mis Abanias 2003” nė 15 prill, nė Pallatin e Kongreseve. Vetė Grabocka dhe Gjebrea e quajnė si njė ngjarje shumė tė rėndėsishme ardhjen e Ornela ***** nė Tiranė.
    Ėshtė e vėrtetė qė nė skenėn shqiptare, mbi atė tė Pallatit tė Kongreseve, kanė shkelur shumė kėngė tė huaja, shumė artistė tė huaj. Secili prej tyre ka sjellė njė emocion tė sinqertė pėrpara publikut shqiptar. Secili prej tyre ka ngacmuar me prezencėn e tij njė “lajthitje” nė radhėt e atij publiku. Ėshtė e sigurt se nėse Ornela Muti do tė vijė me tė vėrtetė nė Tiranė, nėse aktorja italiane do tė ngjitet me tė vėrtetė nė skenėn e Pallatit, do tė ngacmojė shumė me prezencėn e saj. 15 prilli do tė tregojė kur aktorja 48- vjeēare do t'i vendosė kurorėn vajzės qė juria do tė shpallė mė tė bukurėn e kėtij viti.
    * * *
    Lindi nė 5 mars tė vitit 1955 nė Romė. Ornela Muti ishte vetėm 14 vjeē kur nisi tė pozonte nėpėr revista tė ndryshme. Emri i saj i vėrtetė ėshtė Francesca Romana Rivelli. Qė herėt nisi tė punonte pėr kineastė tė mėdhenj evropianė si, Franēesko Rosi dhe Volker Schlondorff. Pamja e saj e veēantė dhe trupi ideal, ishin imazhi i dramave psikologjike erotike nė realizimet kinematografike tė regjisorit Marco Ferreri. Nė vitin 1970, ajo nisi karrierėn me filmin e saj tė parė "Gruaja mė e bukur" tė Damiano Damianit. Ndėrsa te ky film bėri shumė pėrshtypje pėr sharmin e saj, nė tė vėrtetė bukuria e saj ishte zbuluar mė parė. Karriera e saj nė film, nuk la pas performancėn e shkėlqyer nė televizonin, aq shumė tė dėshiruar nga adhuruesit e shumtė. Karriera e saj vazhdoi me filmin "Gruaja e fundit" tė Marco Ferreri-t, ku luajti pėrkrah Gerard Depardieu. Kėshtu suksesi i saj vazhdoi duke pėrfshirė kėtu filmin "Swann in Love" nė vitin 1982 me regji tė Volker Schlondorff dhe "Chronicle of a Death Foretold" nė vitit 1987, tė Francesco Rosit. Kombinimi i sensualitetit tė saj tė sofistikuar me ndjeshmėrinė fėminore, arriti tė jepte efekt tė madh nė dy filmat psikologjiko-seksualė me titull "The last woman" (1976) dhe "The future is woman" (1984). Ornela Muti, si njė aktore me origjinalitet tė vėrtetė qė bėri pėr vete shumė adhurues falė zgjuarsisė dhe delikatesės nė shfaqjen e bukurisė sė saj, interpretoi nė mė shumė se 57 filma, ndėrsa pėrfaqėsoi ashtu si Merilin Monro, "bukurinė e dėshiruar".



    shekulli

  2. #2
    te mendohem Maska e {FIGO}
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    146
    she se dija
    bani palle sa te jeni GJALLE

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •