Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 56
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Berluskonėt e vegjėl kėrcėnojnė lirinė e shtypit

    Marre nga Gazeta Panorama

    Ato janė praktikisht nė mėshirė tė pronarėve, tė cilėt nė mė tė shumtėn e rasteve punėsojnė studentė tė vitit tė dytė, tė cilėt paguhen pėr kafshatėn e bukės
    “Media ka qenė tepėr aktive dhe e paepur, por gjithsesi ka pasur probleme fondamentale e serioze nė pėrdorimin e medias si vegėl politike”, vazhdon mė pas raporti i departamentit tė shtetit tė SHBA-sė. “Botuesit dhe editorėt e gazetave shpesh botojnė histori e lajme qė i shėrbejnė interesave tė tyre politike e ekonomike”. Televizioni veēanėrisht ushtron njė influencė mė tė madhe, sepse rreth 80% e publikut i merr lajmet dhe informacionet nga ajo. Megjithėse nė programet televizive ndesh edhe nė profesionalizėm, afrimiteti politik ėshtė dominant nė programe

    Berluskonėt e vegjėl kėrcėnojnė lirinė e shtypit



    Qysh herėt nė fillim tė viteve ‘90-tė, kur Shqipėria sapo kishte lėnė pas katėr dekada komunizėm, ka qenė njė lojė thumbash e bėrrylash, ose dhe anasjelltas, midis shtypit, ose medias dhe regjimit tė instaluar politik. Shtypi i pavarur pėr mė shumė se njė herė, ndjeu majat e mprehta tė qeverisė deri atėherė tė parėn jo-komuniste, ndėrkohė qė liderėt e rinj, avokatėt e demokracisė dhe tė gjitha atributeve tė saj, pėrfshirė shtypin e lirė, tė mėsuar me njė klimė tė re, e cila pritej tė ngrihej nė kritika.....ndėrkohė qė ato pėrpiqeshin tė bėheshin tė paprekshėm, ose tė ngjyrosnin rrugėn nė tė cilėn ata shkelnin.

    Kur e majta erdhi nė pushtet, pas njė muaji tė plotė anarkie, qeveria e ish-presidentit Sali Berisha, gjithashtu, bėri fajtore median, s’ishin veēse karrota tė ėmbla midis shtypit dhe medias private nė rritje, tė cilėn Berisha sapo e kishte lejuar zyrtarisht tė ekzistonte.

    Kur shumėkush pėrpiqej tė ndėrtonte njė stacion privat, media gėzoi statusin e njė force pėr t’u marrė nė konsideratė. Dhe u ndesh me zgjidhjet, apo alternativat nė udhėkryq, pėr tė jetuar nėn hijen e shtetit, e tė kėndonte tė njėjtėn melodi qė dėshironte regjimi, ose tė pranonte shuma tė mėdha parash nė formėn e lajmėrimeve, apo tė reklamave a spoteve qeveritare dhe spoteve komerciale tė ndėrmarrjeve tė drejtuara nga qeveria.

    Fillimisht, tendenca mė e zakonshme konsistonte nė blerjet e favorshme tė hapėsirave nga media, duke i dhuruar shuma tė konsiderueshme pėr reklamat qeveritare. Ėshtė gjerėsisht e pranueshme, nė mos edhe fakt zyrtar, se 60% e reklamave tė shfaqura nėpėr gazeta dhe nė media ėshtė paguar nga institucionet e financuara nga buxheti i shtetit.

    Por sė fundmi, edhe anėtarė tė kabinetit, siē ėshtė edhe rasti i ministrit tė Bujqėsisė dhe biznesmenit Agron Duka, i cili bleu njė stacion televiziv, prej njėrit prej pionierėve tė shtypit tė lirė, Nikollė Lesi, botues i tė parės gazetė tė pavarur “Koha Jonė”. Lesi ėshtė rasti i kundėrt i njė gazetari tė kthyer nė politikan qė pėrpiqet tė bėjė realitet ėndrrėn e tij berluskoniane. Silvio Berluskoni, Kryeministri italian, ka tre televizione dhe perandorinė e tij tė mediaset-it, njė tė pėrditshme dhe interesa tė tjera botuese.

    Pėrveē kėsaj ai ka edhe njė influencė tė konsiderueshme mbi stacionet televizive shtetėrore tė RAI-t. Ndėrkohė qė konflikti i tij i interesave po ndesh nė njė kritikė tė fortė kudo nėpėr botė, nė Shqipėri ai idolizohet dhe shumėkush pėrpiqet as mė shumė e as mė pak sesa ta imitojė atė.

    Gjithsesi, ndėrsa Italia ka njė demokraci tė konsoliduar dhe ėshtė njė nga vendet mė tė industrializuara tė botės, berluskonizimi i medias shqiptare po e shtyp atė dhe po mbyt lirinė reale tė shprehjes sė lirė.

    “Nė kundėrshtim me kriticizmin e ushtruar nė perėndim, nė Shqipėri figura e Berluskonit glorifikohet nė atė pikė, saqė bosėt e medias dėshirojnė tė kurorėzohen, apo tė pagėzohen si Berluskonėt shqiptarė”, thotė Alfred Nune, njė shqiptar i laureuar me master nė media nė universitetin evropian tė Viadrinės nė Frankfurt, nė Gjermani.

    “Ne shohim qartė se, fushata e favorizimit tė mediave nėpėrmjet financimit tė spoteve publicitare po shkon drejt zbehjes, dhe tendenca ėshtė tė ketė kontroll direkt ose indirekt mbi mediat, nėpėrmjet zotėrimit tė aksioneve ose shėrbimeve me karakter ekonomik dhe politik, duke e bėrė kėshtu gjendjen e transparencės gjithnjė e mė tė turbullt, thotė Nune.

    Shelly Markoff, njė kėshilltar rezident i projektit amerikan IREX, thotė: ”Nuk ka dyshim se stacionet televizive nė Shqipėri janė njė vegėl politikė”.

    Duke dashur tė heqim njė paralele gjithsesi jo tė ngjashme me median amerikane e pėrfshirė nė mbulimin e luftės nė Irak, Sheldon thotė se gjendja atje nuk ėshtė aq e qartė, duke iu referuar lajmeve tė mbledhura nga kanali FOX i reporterit veteran tė luftrave Peter Arnett. Gjithsesi, ai shton se ēdo gjė nė rastin e Amerikės, niset nga qėllime ekonomike, ndėrsa nė Shqipėri kjo nuk ndodh.

    “Por kėtu ėshtė edhe mė evidente se ē’ėshtė nė vende tė tjera. Pronarėt e stacioneve televizive kanė axhendat e tyre politike dhe informacioni, apo lajmet e tyre i shkon pėrshtat kostumeve tė tyre politike”, thotė Markoff.

    Ai pėrmend pronarėt e TV Arbėria si miq tė Kryeministrit Nano dhe pronarėt e TV-Shijak si shumė tė afėrt me kreun e opozitės tė Partisė Demokratike, Sali Berisha.

    Departamenti i shtetit i SHBA-sė thotė nė raportin e tij vjetor tė tė drejtave tė njeriut se “ndėrhyrja politike nė media mbetet njė problem dhe mė sė pakti njė rast kur zyrtarė tė qeverisė janė tė lidhur me kėrcėnimet ndaj gazetarit”.

    “Media ka qenė tepėr aktive dhe e paepur, por gjithsesi ka pasur probleme fondamentale e serioze nė pėrdorimin e medias si vegėl politike”, vazhdon mė pas raporti i departamentit tė shtetit tė SHBA-sė. “Botuesit dhe editorėt e gazetave shpesh botojnė histori e lajme qė i shėrbejnė interesave tė tyre politike e ekonomike”.

    Televizioni veēanėrisht ushtron njė influencė mė tė madhe, sepse rreth 80% e publikut i merr lajmet dhe informacionet nga ajo. Megjithėse nė programet televizive ndesh edhe nė profesionalizėm, afrimiteti politik ėshtė dominant nė programe. “Shumica e stacioneve kanė qenė tė njėanshėm nė hapėsirat e tyre politike”, thotė raporti. Njė ditė rutinė e njė ekipi televiziv shqiptar fillon me telefonatat qė editorėt marrin nė mėngjes nga partitė e mėdha e tė vogla, tė cilėt duan tė shohin fytyrat e tyre nė ekran, nė mėnyrė qė tė impresionojnė publikun dhe zgjedhėsit e tyre, megjithėse kėto janė gjithsesi mė tė besueshėm sesa televizioni publik, tė cilit i kėrkohet me ligj tė mbulojė mė shumė hapėsira me ngjarje politike.

    Sasia e pakėt e ngjarjeve i shtrėngon shpesh gazetarėt tė hidhen nga njė vend nė tjetrin, ndonjėherė vetėm sa tė dėgjojnė njė thashetheme dhe tė gėrmojnė mė pas esencėn e historisė, sesa tė merren thellė me problemin qė ajo trajton. Kur ato kthehen mė pas nė dhomat e redaksisė, njė politikan i caktuar, i cili i ka bėrė favore pronarit, le tė themi, ka marrė prej tij me njė ēmim tė ulėt truallin e shtrenjtė ,ku ėshtė vendosur vetė ky televizion, mundet, madje, tė marrė nė telefon pėr tė marrė vesh se pėr ē’ flet historia dhe, madje, i lejohet ta ndryshojė materialin e mbledhur.

    Gazetarėt, tė cilėt duhet tė jenė njė pjesė kyēe e ekuacionit tė lirisė sė medias, ndjejnė mungesėn e kuadrit ligjor mbrojtės pėr veten e tyre. Kur bėhet fjalė pėr punėn e tyre, shumė prej tyre punojnė nė tė zezė, ose duke u bazuar nė marrėveshje xhentėlmenėsh, ose nė kontrata fiktive.

    Ato janė praktikisht nė mėshirė tė pronarėve, tė cilėt nė mė tė shumtėn e rasteve punėsojnė studentė tė vitit tė dytė, tė cilėt paguhen pėr kafshatėn e bukės. Tė dyja, si Partia Socialiste nė pushtet, ashtu dhe ajo Demokratike nė opozitė, nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė tyre nė komisionin e medias, e pohojnė mungesėn e kuadrit ligjor pėr tė mbrojtur gazetarėt, por po punohet pėr pėrbėrjen e tij. “Njė numri tė madh tė gazetarėve tė medias nuk u paguhen sigurimet shoqėrore. Kjo do tė thotė se gazetarėt shqiptarė janė tė diskriminuar dhe kjo ėshtė diēka serioze, sepse ata pėrshkruhen si mbrojtės tė fjalės sė lirė”, thonė Musa Ulqini dhe Vili Minarolli, respektivisht, kryetar dhe nėnkryetar tė Komisionit parlamentar tė Medias.

    Megjithėse tė gjithė e njohin gjendjen e krijuar, askush nuk ndėrmerr ndonjė lėvizje pėrkundrejt saj.

    Mustafa Nano, njė editorialist, qė ka njė kontratė pėr tė publikuar artikujt e tij, por bėn tė qartė se nuk ėshtė i punėsuar te gazeta mė e shitur “Shekulli”, thotė se pėrsa i pėrket kėsaj historie se janė bashkėpunimi i pronarėve dhe i politikanėve nga njėra anė, dhe mungesa ose profesionalizmi i ulėt, fajtorė pėr kėtė situatė mjerane. Nano shton se media ėshtė bėrė shumė influencuese, kėshtu qė politikanėt janė pėrpjekur me kulaē e me kėrbaē tė pėrfitojnė nga favoret e medias. “Klasa politike ėshtė bėrė shumė e ndjeshme karshi rritjes dhe fuqizimit tė medias dhe ka rritur presionin mbi shtypin dhe median”, shton Nano.

    “Politikanėt i kanė rafinuar politikat e tyre pėr tė pėrfituar favore nga media. Unė nuk shoh raste qė qeveria tė ushtrojė dhunė direkte kundrejt medias. Ajo ēfarė unė shoh ėshtė njė ‘dhunė e rafinuar’ pėr tė vendosur kontrollin e plotė mbi shtypin dhe median”, vazhdon mė pas Nano.

    “Dhe nė fakt, ia ka dalė ta bėjė kėtė”, thotė ai, duke e konsideruar seriozisht fillimin e gazetės sė tij tė vogėl, sesa tė shohė artikujt e tij tė redaktuar nga redaktorėt.

    Njė ish-diplomat, Nano e shpjegon mungesėn e rezistencės sė pronarėve ndaj politikanėve shpesh me nėnshkrimin e kontratave tė majme nga ana e politikanėve. Ai, gjithashtu, fajėson kulturėn profesionale tė gazetarėve, pėr t’i bėrė ballė presionit tė botuesve.

    “Koha (ose mė mirė njė pasazh i saj) ėshtė aleati mė i mirė i botuesit vėrtetė tė pavarur dhe gazetarėve”, thotė Nano.

    Markoff ėshtė gjithashtu dakord. “Nga 56 stacione televizive tė ngritur kėtu, me mbėshtetje politike nė kėto pak vite tė fundit, unė shoh vetėm 35 prej tyre tė mbijetuar nė kėto pak vjet”. Reuters

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Edhe Mero gabon nga njihere..

    Gazeta Tema shkruan:

    Gazetarė dhe redaktorė tė njohur "apel" pėr lirinė e shtypit

    "Kleptokracia" synon krizėn e mediave

    Gazetarė dhe drejtues tė shtypit protestojnė ndaj censurimeve nė mediat shqiptare.
    Rasti mė i fundit i censurimit ėshtė ai i kryeministrit, Fatos Nano, pėr fushatėn e nisur nga ish presidenti Rexhep Meidani.

    Lufta ndėrmjet klaneve politike ushtron presion ndaj lirisė sė shtypit duke rrezikuar krizėn e mediave kryesore nė Shqipėri, thuhet nė njė deklaratė tė figurave qendrore tė shtypit shqiptar.

    "Ndjehemi tė shqetėsuar nga njė pėrpjekje e re pėr tė kufizuar dhe seleksionuar raportet e shtypit mbi veprimtarinė politike tė qeverisė dhe pasqyrimin e problemeve tė jetės politike tė partive kryesore nė media", thuhet nė deklaratėn e njė grupi gazetarėsh dhe redaktorėsh tė bėrė publike dje.
    "Kėto presione rrezikojnė tė fusin nė krizė disa nga mediat kryesore nė Shqipėri", thuhet mė tej nė tė.
    Dekarata doli si reaksion i pėrpjekjeve tė kryeministrit Fatos Nano, pėr tė censuruar pasqyrimin e njė vizite tė zhvilluar nga ish presidenti i Republikės, Rexhep Mejdani nė qytetin Vlorės, pasi ky i fundit kish deklaruar se do tė synonte postin e kryetarit tė Partisė Socialiste, kongresi i tė cilėve pritet tė zhvillohet nė fund tė vitit.
    Disa ditė mė parė nė njė emision televiziv nė Tv Klan, ish presidenti Meidani shprehu hapur synimet pėr kreun e partisė duke thėnė se kryetari aktual i saj Fatos Nano ėshtė njė figurė e konsumuar politikisht dhe nuk ka mbėshtetje nė bazė.
    Pas kėsaj Meidani nisi njė tur njohės pėr mbėshtetjen ndaj kandidaturės sė tij nėpėr qytet tė ndryshme tė Shqipėrisė.
    Vizita e tij nė qytetin e Vlorės nxiti dhe reagimin e kreut aktual tė PS-sė, Fatos Nano.
    Pasi u njoh me qėllimin e vizitės sė ish presidentit, kryeministri Nano me urdhėr tė tij nuk ka lejuar publikimin e saj nėpėr mediat mė tė mėdha nė Tiranė.
    Lidhur me kėtė Nano ėshtė shprehur se "ēdo person qė thur klane dhe intriga nė parti meriton tė ndėshkohet".
    Tė gjendur nėn kėtė presion, botuesit shtojnė se problemi mė i madh qėndron dhe nė kombinimin e censurės me kėrcėnimeve financiare dhe fushata gjyqesh.
    Censurimi mė i fundit vjen pas gjyqeve tė zhvilluara kundėr analistėve dhe drejtuesve tė shtypit.
    Pothuajse nė tė njėjtėn kohė oponioni vendas ėshtė njohur me dy gjyqe, ndaj gazetės TemA dhe ndaj analistit Fatos Lubonja. Nė tė dyja rastet paditės ishin politikanė dhe biznesmenė tė mėdhenj tė lidhur me politikėn.



    Personat qė kanė nėnshkruar deklaratėn

    Fatos Lubonja Analist

    Mustafa Nano Analist nė gazetėn "Shekulli"

    Andi Bejtja Tv Top Channel

    Andi Bushati Revista "Klan"

    Mero Baze Kryeredaktor "TemA"

    Arban Hasani ALSAT

    Blendi Fevziu "Korrieri"

    Armand Shkullaku Tv. Klan

    Alfred Peza kryeredaktor "Korrieri"

    Aleksandėr Frangaj KLAN



    ---------------


    Mero djali...

    Ju Shkruan po ne Tema se:

    ""Stafi i kryeministrit Fatos Nano ka arritur tė bllokojė me sukses tė plotė, nė tė gjitha televizionet private e publike tė Shqipėrisė, njė kronikė tė rėndomtė pėr njė pėrvjetor ēete partizanėsh nė njė fshat tė Vlorės, ku pėr shkak tė tri dėshmorėve, kishin shkuar gjashtė deputetė socialistė, ish presidenti dhe ish kryetari i Shėrbimit Informativ Shtetėror. E vėrteta ėshtė se ish Presidenti dhe ish Shefi i Shėrbimit, kishin njė pėrgjigje tė ashpėr ndaj kryeministrit dhe njė sinjal tė qartė pėr shpallje tė luftės politike kundėr tij pėr kreun e PS-sė. ""

    Mejdani ne Vlore nuk ka shkuar te beje demokraci.
    Mejdani ka shkuar ne Vlore me qenin e tij besnik , Tos Klosin ..i cili udhehoqi vrasjen e Hajdarit.
    Mejdani ka shkuar tek Ceta Vlores , bazamanti i Bolshevizmes dhe terrorizmit 60 vjecar sepse aty i puqen atij dhe Klosit bindjet dhe aspiratat.

    Edhe nga lista e nenshkruesve duket qarte se jane te asaj kategorie qe Nanon e duan me shume se ty o Mero djali por nuk e duan Nanon kur Nano e nxorri lakuriq nga Shiku ne rruge Klosin, vrasesin e Hajdarit.

    E PD as e mbrojti dot Hajdarin e as e demaskoi dot Klosin..
    Ishte Nano qe e rrezoi Banden e Klosit.

    Aty ku Nano e ka mire..mos e kruaj kot.

    Pra Mero kte rradhe e fute firmen gabim.

    Dashje pa dashje u bashkove me bijt e Pushkatuesve e gorillave te Stalinizmit.
    U bashkove ne nje liste me veprimtaret e dalluar qe bene rebelizmin e 97-tes.

    Konseguenc Mero duhet ....konseguence..

    Derrit daj nuk i thuhet asnjihere..

    Meso nga Rugova qe i tha JOO fteses se bandave te Vlores..e jo nga Saliu qe puthet me banditet si Thaqi me shoke..
    Prandaj dhe i shkon Partia si karroca dylit..
    nga humbja ne humbje..sepse ska kollone kurrizore.

    I qake hallin Shtypit te PS-se se skane liri..
    u te shplafte panuklla ty..
    .........

    Qashtu...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    BRARI
    Po edhe Mero nuk po te Ndegjon a?
    Koka ba e zez dita eu eu!!!
    Nuk po u shitka ma as bota sot.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    O Llapi i PM-es (Partia per moratorium) ngo bre djal..


    Mero eshte gazetari me i mire ne Shqiperi e Kosove bashke.

    Melaim Zeka jo kot e ka kercenuar se " do te vras o Mero sic vrava Ahmet Krasniqin".

    LLAP kur po i zbulon PM-ja vrasesit e Ahmet Krasniqit?
    Cka po pret?


    Mero eshte trim e i mencur por dhe gabon ndonjihere si kte radhe kur per te kerkuAR liri fjale u fut I SHKRETI ne nje liste me ca gazetare qe MARRIN NGA 5 RROGA.
    Nje rroge e marrin te ndonje ambasade e huaj..nje tek PS..nje tek Edi Rama..nje tek Klosi e nje tek biznesmenet ose berluskonet kur thot shijaksi prej Filati.

    Dhe qe kisha te drejte qe Mero gaboi dje ma vertetoi sot Mutaf Nano...i cili e urren Meron dhe Tak Ngjelat sepse zbuluan se Mutafa merr rrog tek Klosi.

    nejse.. Ja cthot Mustafa sot ne Shekull:

    --------
    Beteja pėr shtypin e lirė dhe vrasėsit e tij

    Nga Mustafa Nano


    Emri im figuronte dje mes firmėtarėve tė njė deklarate kundėr presionit qeveritar ndaj shtypit tė lirė. Pėr hartimin e deklaratės morėm shkas nga njė ngjarje shumė konkrete, nga censurimi qė iu bė nė mėnyrė tė telekomanduar e kundėr vullnetit tė gazetarėve vizitės sė ish-presidentit Meidani dhe njė grupi deputetėsh socialistė nė njė fshat tė Vlorės. Personalisht e kam zėt, madje e konsideroj njė sjellje qė nuk nuk nderon asnjė gazetė e asnjė gazetar, prirjen e gatishmėrinė pėr tė pasqyruar nė mėnyrė tė thatė vizitat ēfarėdo tė politikanėve (gjithashtu ēfarėdo) nėpėr fshtara, qyteza e qytete tė Shqipėrisė. Nė situata tė caktuara, edhe vizita e njė ish-presidenti, mund tė jetė njė vizitė ēfarėdo, qė nuk meriton asnjė vėmendje publike. Por kėtė herė ndryshonte puna. Nga deklaratat e atjeshme, u mor vesh se Meidani nė Vlorė nuk ishte vetėm si ish-president, por edhe si kandidat pėr kreun e Partisė Socialiste apo, thėnė me terma mė tė qartė, edhe si rival i Nanos nė kongresin e radhės tė kėsaj partie. Njė performancė e tillė merrte njė vlerė shtesė, po tė marrim nė konsideratė faktin qė, njė ditė mė parė, kryministri Nano u shfaq i shqetėsuar pėr kuturisjen e papritur tė Meidanit. Epo kjo, tė rrimė shtrembėr e tė flasim drejt, pėrtej ēdo simpatie apo antipatie ndaj Nanos e Meidanit, ėshtė njė ngjarje interesante. Si e tillė, nuk mund tė injorohet nga njė shtyp apo media e lirė. Ndėrsa shtypi e media shqiptare e injoruan.

    * * * *
    “E mo, mirė”,- mund tė thuhet nga ndonjė qė nuk arrin ta shohė ish-presidentin si njė kryetar tė mirė e tė zotė partie – nuk ėshtė ndonjė qamet i madh se u censurua Meidani. Me njė fjalė, dikush, ngaqė i ka mbushur mendjen vetes se Meidanit kot i ka vajtur mendja pėr atė punė, nuk gjen asnjė arsye tė merakoset pėr kėtė qė ka ndodhur. Por kėtu, kundėrshtarėt e Meidanit ėshtė mirė ta dinė, se nuk ėshtė ēėshtja e Meidanit. Nuk ka asgjė tė qortueshme qė tė ketė gazetarė e gazeta kundėr Meidanit, por gazetat e gazetarėt amį, pasi i kanė punuar qindin atij (e pėrsėris, kjo ėshtė legjitime), e kanė pėr detyrė ta informojnė publikun se ēfarė del nga goja e Meidanit. Nė kėtė mes, pra, ėshtė ēėshtja e madhe e klimės demokratike nė kėtė vend, e cila na duhet, pėrtej merakut pėr Meidanin, Nanon, Metėn apo pėr politikanė tė veēantė tė krahut tjetėr. Me klimė demokratike nėnkuptoj para sė gjithash mundėsinė e njė debati, gare e ballafaqimi politik nė shesh tė hapur. Kush e do Nanon, Meidanin etj., si fitues nė njė garė politike, ai duhet t’i japė munxėt njė ngadhnjimi tė idhullit tė vet, qė vjen pas pushtimit tė gjithė hapėsirės publike me mjete gjithfarėsoji, tė cilat – edhe nė qofshin a u dukshin si tė pafajshme – janė qė tė gjitha ilegjitime. Kėsaj nuk i thonė tė sfidosh kundėrshtarin. Kėsaj i thonė tė sfidosh garėn. Po kush ėshtė ai birbo, qė kėrkon tė na mbushė mendjen se mjaft qė tė mos fitojė njeriu i gabuar, pa nė djall tė shkojė gara dhe meraku pėr tė? Me sa duket, ka sa tė duash nga kėta birbo, qė mendojnė se gjykimi i tyre ėshtė mė i pagabueshėm se gara. Ėshtė njė optikė tejet antidemokratike. Meraku i kėtyre tė fundit nuk ėshtė demokracia, ėshtė pushteti; nuk ėshtė gara me ēdo kusht, ėshtė fitorja me ēdo ēmim; nuk ėshtė shtypi qė mbėshtet ide e parti, ėshtė shtypi qė mbėshtet persona; nuk ėshtė shtypi qė informon publikun, por shtypi qė i shėrben njė njeriu. Dhe ky merak i shpifur na ka sjellė nė situatėn ku politikanė tė caktuar nuk janė tė kėnaqur thjesht me mbėshtetjen qė u jep njė gazetė apo me fotografinė e tij nė faqe tė parė, por, pėrkundrazi, duan qė kundėrshtarėt e tyre ose tė mos figurojnė fare nė atė gazetė, ose tė dėrrmohen.

    * * * *
    Le ta lėmė tani rastin konkret tė Meidanit. Kthehemi edhe njėherė te deklarata, e cila ėshtė nėnshkruar nga mė shumė se dhjetė gazetarė. Mes tyre ka ndonjė emėr, me tė cilin unė nuk do tė doja tė firmosja asgjė tė pėrbashkėt. Njė nga kėta ėshtė Mero Baze. Ua thashė edhe miqve qė mė sollėn deklaratėn, me arsyetimin se me kėtė gazetar a njeri nuk mė lidh asgjė, aq mė pak njė betejė e pėrbashkėt, kaq fisnike siē ėshtė kjo pėr shtypin e lirė. Por, nė fund tė fundit, mendova, ėshtė mė mirė tė mos e djeg jorganin pėr njė plesht dhe ta bashkoj zėrin tim me kėtė protestė tė rėndėsishme kundėr njė qeverie qė nuk duron dot shtypin e lirė. Por dua tė theksoj se unė vėrtet protestoj kundėr njė qeverie a njė kryeministri qė vret lirinė e shtypit – e po e vret vėnēe – por me kėtė deklaratė dua tė shpreh megjithatė neverinė ndaj shtypit tė kontrolluar. Ndryshe ē’kuptim do tė kishte? Me kėtė dua tė them se nė betejėn time unė jam edhe kundėr pėrdorimit pėrēudnues qė i bėhet Mero Bazes nga alter egot e Fatos Nanos. Madje, mė duhet tė shtoj, qė gazetat mė tė kėqija nė shtypin shqiptar janė gazetat e bėra nga Mero Bazet, e keqja e tė cilėve nuk ėshtė te fakti qė janė kundėr qeverisė – kjo ėshtė njė zgjedhje fantastike - por qė janė nė shėrbim tė njė njeriu, ekskluzivisht tė njė njeriu, qė nuk e ka emrin Fatos Nano.
    Dhe ky njeri doli dje tė mbronte shtypin e lirė. Kėtė nuk e prisja. Mė doli vetja qejfit tėrėsisht. E cili ėshtė modeli pėr shtypin e lirė nė kokėn e kėtij njeriu? Ai ka pasur rast tė na bėjė me dije mbi konceptet e tij nė kėtė lėmė. Ka pasur rast edhe kur ka qenė nė pushtet, edhe sot qė ėshtė nė opozitė. Pėr tė marrė vesh se ē’mendon ai mbi shtypin e lirė, do tė ishte naive tė dėgjonim retorikėn e tij. Mjaft tė shohim se si ėshtė shtypi i tij, "RD", "Tema", "55", "TV-Shijak", ku kundėrshtarėt e tij brenda e jashtė partisė jo vetėm nuk pasqyrohen, por fyhen, denigrohen, dhunohen, mbulohen me baltė, me shpifje. Ē’ėshtė mė e keqja, nuk hidhet baltė vetėm mbi kundėrshtarėt e tij politikė, por edhe mbi njerėz tė lirė, qė kanė respekt pėr veten, edhe mbi njerėz tė lirė, tė cilėt janė gjithashtu kundėrshtarė tė kundėrshtarėve tė tij. Por ai dhe shtypi i tij nuk kėnaqen kur shtypi e gazetarėt kundėrshtojnė qeverinė; pėrkundrazi, duan tė jesh me ata, ndryshe je qen e bir qeni dhe duhet tė gjesh vend e tė futesh nga Mero Bazet. Kam vetėm njė lutje: na lini ta zhvillojmė vetė kėtė betejė, pasi kjo betejė ėshtė edhe kundėr Jush. Fari Balliu, nė njė shpėrthim haluēinant prej tė damllosuri, i drejtohej Fatos Nanos pak ditė mė parė, duke i thėnė: "Mos na i vidh Collin Powell-in". Ndėrsa unė ju drejtohem: "Mbajeni Colin Powell-in" me gjithė poture, po tė doni, por na lini shtypin, na lini ta bėjmė vetė kėtė luftė!

    .....................



    Ja pra Mero me ke u bashkua dje.

    Me spiune dhe krimenelet nuk ka kuptim pluralizmi.
    Me ata ndahet shapi nga Sheqeri.

    Urrejtja e bandes Mejdan-Klos e mutaf Nano per Tosin e Nanos eshte se Tos NANO rrezikoi zbulimin e planit te vrasjes se Azemit duke shkelmuar nga Shiku Tosin e Klosit.

    Pra Mero duhet ti dije kto gjera.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 14-05-2003 mė 04:19

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kur djali i Enver Hoxhės na jep leksione demokratike!

    Ruajna Zot prej bishave, qė nuk lėnė gjė pa shpifur kundėr popullit tė tyre



    NGA MILAIM ZEKA
    Ka njė kohė shumė tė gjatė, qė gazeta fashiste "Bota
    sot", ėshtė duke lakuar emrin tim dhe tė Adem Demaēit,
    nė format mė tė ndryshme. Ka njė kohė tė gjatė, qė kjo
    gazetė, nėpėrmjet ca gazetarėve tė saj, dikur spiunė tė
    UDB-sė nė sytė e tėrė Kosovės, po e pėrdorin edhe
    dėshminė e Slobodan Milosheviqit nė Hagė, pėr tė
    bindur opinionin se gjoja unė, Milaim Zeka, e paskam
    vrarė nė Tiranė, ish-ministrin e Mbrojtjes tė Bujar Bukoshit, Ahmet
    Krasniqin. Njė gjė e tillė tani mėsova se paska ndodhur edhe nė Serbi, ku
    Milosheviqi dhe Shesheli i paskan akuzuar gazetarėt opozitarė se paskan
    bėrė tė njėjtin krim.
    Dhe pėr ēudinė mė tė madhe, Steineri, Policia e UNMIK-ut, OSBE-ja, nuk
    reagojnė kundėr akuzave tė tilla, ndoshta ngase nuk ėshtė fjala pėr ndonjė
    pjesėtar tė ndonjė minoriteti serb. Dhe pėr ēudi, kolegėt e mi gazetarė heshtin
    ndaj njė akuze tė tillė. Imagjinojeni po tė akuzohej njė person publik
    pėr njė vrasje nė Suedi, Gjermani, Angli apo Amerikė?! Tė nesėrmen do
    tė ishin tė parkuar mbi 100 gazetarė tė mediave tė ndryshme pėr tė mė
    bėrė intervistė se kur e kam vrarė, si e kam vrarė, me sa plumba, apo nuk
    e kam vrarė fare dhe do t'i suleshin akuzuesve pa asnjė kompromis.
    Duke dashur tė mė vras mua, familjen time, dinjitetin njerėzor, nė fakt ajo
    gazetė po tregon se ėshtė vrastare e pashpirtė. Ajo e di me emėr dhe
    mbiemėr se kush e ka vrarė Ahmet Krasniqin. "Bota sot" e di se pronė e
    kujt ėshte vetura nga e cila ėshtė vrarė Tahir Zemaj. "Bota sot" me siguri e
    di tashmė, apo mund ta dijė nga shtabi i Velanisė, ajo veturė ėshtė pronė
    e njėrit prej deputetėve tė LDK-sė qė tani ėshtė nė Kuvendin e Kosovės.
    Por, nesje!
    Arsyeja qė mora ta shkruaj kėtė artikull ėshtė shkrimi sulmues i Skėnder
    Buēpapajt qė jeton nė Zvicėr, botuar dje nė gazetėn "Bota sot", ku objekt
    sulmi ka Adem Demaēin dhe mė godet edhe mua, Milaim Zekėn, pėr
    gjoja "nostalgjinė tonė ndaj vėllezėrve serbė"!!! Dhe kush na thotė njė gjė
    tė tillė? WC-ja e gazetarisė e quajtur Skėnder, pioneri i Enver Hoxhės. Dhe
    kush na jep leksione se - bima e dikaturės enveriste, i cili ka diferencuar,
    spiunuar e burgosur dhjetėra kolegė tė tij nė Shqipėri gjatė kohės tė Enver
    Hoxhės. Kjo zorrė e trashė, me pseudonimin e tij nė ish-Sigurimin e
    Shtetit, si Patkoi i Kalit, nuk ka lėnė gjė pa bėrė, sa qė edhe sot nuk ka
    guximin tė kthehet nė Atdheun e tij nė Shqipėri, sepse, me ato qė ia ka
    bėre vendit tė vet, ndien se Shqipėria e ka lėnė jashtė territorit tė saj kėtė
    nxitės tė vėllavrasjes shqiptare.
    Ky jonjeri, na akuzon mua dhe Adem Demaēin pėr nostalgji me serbėt, dy
    njerėz qė tėrė jetėn e tyre kanė qėndruar nė opozitė kundėr regjimit tė
    Beogradit. Mirėpo, ėshtė e vėrtetė shumė e madhe se nuk i urrej as
    vrasėsit e nėnės sime, mė shumė se fashistėt e tipit tė Skėnder Buēpapajt,
    ngase ata kanė qenė dyfish barbarė dhe armiq tė Kosoves dhe tėrė trojeve
    shqiptare.
    Ėshtė shumė e vėrtetė se unė nė takimin e Ohrit kam thėnė se 80 pėr qind
    e gazetarėvė serbė do tė duhej tė shkonin nė Hagė, duke iu bashkuar
    atyre edhe 50 pėrqindėshin e shqipfolėsve, tė cilėt flasin shqip e mendojnė
    serbisht. Ėshtė e vėrtėtė se kam thėnė se nuk ka gazetė serbe qė ka sharė
    dhe ndyer mė shumė UĒK-nė dhe dėshmorėt e kombit, sesa gazeta "Bota
    sot". Ėshtė e vėrtetė se kam thėnė se nuk ka gazetė qė ka sharė mė shume
    e mė keq Adem Demaēin dhe tė gjitha figurat publike sesa gazeta "Bota
    sot". Ėshtė e vėrtetė se edhe njė kryeredaktor i ardhur nga Dukagjini
    reagoi ndaj fjalimit tim, ngase vėllai i tij kishte qenė njėri prej UDB-ashėve
    mė famėkeq tė Pejės. Ky UDB-ash kishte burgosur, rrahur e torturuar
    Ramadan Shalėn, Rifat Birinxhikun, e shumė tė tjerė gjatė viteve tė '80-ta.
    Unė dhe Adem Demaēi u kemi thėnė kolegėve serbė se Serbia duhet tė
    hallashtiset nga Kosova, sepse ajo mund tė kthehet nėn Serbi vetėm kur
    shqiptarėt t'i bėni "govegji gullash".
    Por ne nuk i kemi thėnė askujt se e urrejmė popullin serb, ngase serbėt e
    tipit tė Skėnder Buēpapajt janė shumė mė tė poshtėr sesa Milosheviqi dhe
    Shesheli. Ruajna Zot prej bishave tė tilla, qė nuk lėnė gjė pa shpifur
    kundėr popullit tė tyre.
    Por, kam njė pyetje: Pse Komisioneri i Pėrkohshėm i Mediave po hesht nė
    atė zyrėn e tij, ndėrkohė qė njė gazetė bėn thirrje pėr tė vrarė mua?

    (Autori ėshtė kryetar i Federatės sė Gazetarėve tė Kosovės)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-05-2003
    Postime
    1
    O llap a e njeh ti Milaim Zeken?po si e ke pruar ne ket forum ate artikull te ti.



    tung nga arti

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Melaim Zeka akuzon per pioner te Enverit Skender Bucpapen e vet (e di gjith Kosova e Tirana) se Melaimi rri ne Tiran gjith diten me SHOK te afert te Enverit.

    Melaimi ben sikur harron se pioner i Enverit behej me detyrim cdo femij i lindur ne Shqiperi e vet Melaimi i palindur ne Shqiperi erdhi ne Tribune tek Enveri gje qe Bucpapa si pioner i zakonshem nuk e ka pasur ate fat.

    Melaimi e di se te gjithe e dine se Gruaja e tije ka punuar ne JAT (agjensia jugosllave e aviacionit) pra me i afert eshte Melaimi me SERBINE se Bucpapa.

    Melaimi ska pse akuzon Bucpapapen per Shpifje sepse vet MELAIMI ne Rambuje ka kercenuar Mero Bazen se..Te vras si Ahmet Krasniqin.

    Dhe gjith Shiku Tiranes e di qe Melaimi eshte nje nga organizatoret e dalluar ne Rebelizmin e 97 -tes dhe ne vrasjet ndaj Krasniqit, Ilir Konushevcit etj

    Melaimi e futi ne Burg nje oficer te Shqiperise i cili pa se qysh Melaimi bente Biznis me informatat per UCK-ne me Agjenci te ndryshme informative.

    Si e futi Melaimi ne birucat e Policise Kukesit oficerin Shqiptar?
    E futi sepse oficeri Shqiptar ish nje oficer i thjeshte i ushtrise kurse Melaimi ishte i atashuar prane Klosit dhe ish i bunkerizuar me oficera SHIKU.


    Melaimi eshte i ri ne moshe por i vjeter ne dhelperi.

    Ai eshte nje shpifes fenomanal qe rrall lindin ne nje popull.

    Melaimi sic ja punoj PD-se se Berishes nuk e ka problem tja punoj dhe LDK-se.

    Melaimi thote se BOTA SOT e njef me emer e mbiemer vrasesin e Ahmet Krasniqit...athere pse nuk e thote Melaimi se cili eshte vrasesi...perderisa e dika dhe jo vetem e din por e di dhe qe e din dhe Bota sot qe e akuzon.

    Fol Melaim..pse nuk tregon..nga kush ke frik,,,

    Nga Rugova...??
    Te gjithe e dine se nga RUGOVA nuk tremben as pulat.

    Shum lujtet me UCK ju bashibozuket enveriste kosovare.
    E perdoret UCK-ne per te reailizuar jo Clirim te Kosoves nga Ushtria Serbe por per te Shpartalluar Armikun tuaj LDK-ne meqense "qajo pis LDK na solli pluralizmin e qelbur ne trojet tona ku duhej te sundoj vec Shpata Enverit"".

    Pranda deshtoj UCk dhe prandaj ju sot propozoni cdo dit qe populli te haje "jemek" te qelbur gatuar guzhinave te Beogradit.
    Jeni te implikuar ne Krime prandaj dhe ju ka ne Dore KLOSI e ju perdor diplomacia e armikut per interesa te veta anti Kosov.

    Doni dhe te shpifni...dhe te vrisni...dhe doni qe askush te mos ju permendi si Vrases..
    Jo Melaim..Rogneristi i sprovuar...kte te drejte nuk na e heq dot.


    .....

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    BRARI

    Mem fal ore burr se une ty nuk mundem me te besue se nuk jan ato kurfar faktesh pos disa akuza qe veq jemi mesue kaher mety.

    Dhe ne anen tjeter Milaim Zeka eshte Kryetar i Federates se Gazetareve te Kosoves,
    prandaj po te kishte diq nga akuza e jote nuk do te ishte ne liri dhe nuk do te ishte zgjedh ne ket post, por do te ishte ja i vdekur ja ne burg.

    Brari per te saten her po te lus qe keto fakte tuajat dergoi ne polici ,dhe ndoshta i ndriqoin te gjitha vrasjet enigmatike qe kan ndodh dhe qe ti i din te gjith vrasesit!!!

    E mos me pyet mua se per bes nuk di se kush i ben keto vrasje.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Arben Malajt i pjell veze dhe gjeli.

    RD

    -----------

    POLITIKA

    Apeli lė nė fuqi vendimin e Gjykatės sė Tiranės. Mė shumė se njė shpėrfillje e injorim provash, tė dyja gjykatat rikonfirmuan edhe njė herė nėnshtrimin e tyre ndaj politikės

    RD edhe pesė milionė pėr Arben Malajn

    Gjykata e Apelit Tiranė la dje nė fuqi vendimin pėr dėnimin me 5 milionė lekė (tė vjetra) gjobė pėr gazetarin e “RD”, Artur Bega. Nė vetėm 5 minuta qė ka vazhduar seanca e parė dhe e fundit e trupit gjykues tė pėrbėrė nga Fiqerete Mullaj, Dėshira Subashi dhe Pjetėr Ndreca, ka mjaftuar qė trupi gjykues tė njihet me pretendimet e palėve, me tėrheqjen pėr vendim dhe pėr shpalljen e tij. Nė shpalljen e vendimit, Gjykata e Apelit ka injoruar faktet dhe faksimilet e botuara nė gazetėn “RD”, qė provonin vjedhjet e Arben Malajt & Co nga pasuritė e ngrira tė firmave piramidale. Me vendimin e saj tė djeshėm, Gjykata e Apelit e Tiranės nuk ka bėrė asgjė mė shumė, veēse ka lėnė nė fuqi vendimin e Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Tiranės. Nė muajin gusht tė vitit qė shkoi, gjyqtari Arben Micko dėnoi me 5 milionė lekė gjobė gazetarin e “RD”, Artur Bega. Kėtė vendim, gjyqtari Arben Micko, e ka marrė pas kėrkesė-padisė sė Arben Malajt, i cili mė se njė herė ėshtė bėrė objekt i mediave pėr vjedhjet e shpėrdorimet, qė ai familjarisht u ka bėrė pasurive tė ngrira tė shoqėrive huamarrėse. Nė serinė e akuzave tė pėrsėritura e tė dokumentuara me faksimile dokumentash, Arben Malaj ka vijuar edhe mė tej me penalizimet e krerėve tė shtetit e tė PS, ndaj shtypit tė opozitės nė pėrgjithėsi dhe ndaj gazetės “RD” nė veēanti.

    Kėrkesė-padia pėr dėmshpėrblimin e Arben Malajt, ish-drejtorit tė Studimeve Shkencore tė kompanisė “Cenaj & Co”, e ka zanafillėn e saj rreth njė vit mė parė, kur gazeta “RD” botoi faksimile dokumentash qė provonin “shpėrblimin” e tė afėrmve tė Arben Malajt me tė holla tė konsiderueshme nga pasuritė e ngrira tė firmave piramidale. Kėto dhe dokumenta tė tjera provonin edhe pėrlyerjen e Arben Malajt me firmat piramidale, bashkė edhe me pėrcaktimin e “statusit” tė tij, si drejtor i Studimeve Shkencore nė Kompaninė “Cenaj & Co”.

    Pėr rreth njė vit qė ka vazhduar gjykimi, nė dy shkallėt e para tė gjykatave, nga ana e gazetarit Artur Bega, avokatit tė tij, por edhe gazetės “RD”, u depozituan prova shkresore tė dala nga Kompania “VEFA”, “Cenaj & Co”, si edhe nga Shoqata Kombėtare pėr Kthimin e Parave tė Lėna me Fajde, tė cilat provonin vjedhjet e bėra me firmėn e Arben Malajt pėr llogari tė tė afėrmve tė tij nga pasuritė e ngrira tė shoqėrive huamarrėse. Megjithėse kėto prova ishin shkresore e tė konsiderueshme, ato, - dje por edhe disa muaj mė parė, - u shpėrfillėn e injoruan nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Shkallės sė Parė e Tiranės. Nė pėrfundim tė gjykimit dje, gjyqtarėt e Apelit, Fiqerete Mullaj, Dėshira Subashi dhe Pjetėr Ndreca, sikurse edhe gjyqtari i Shkallės sė Parė, Arben Micko, disa muaj mė parė, pa marrė nė konsideratė provat shkresore tė vėna nė dispozicion tė gjykatės, vendosėn tė shtojnė nė “buxhetin e varfėr” tė Arben Malajt edhe 5 milionė lekė tė vėna gjobė ndaj gazetarit tė “RD”, Artur Bega.

    Mė shumė se njė shpėrfillje e injorim provash, tė dyja gjykatat rikonfirmuan edhe nėnshtrimin e tyre ndaj politikės, e metė e madhe kjo qė mė se njė herė u ėshtė vėnė nė dukje edhe nga organizma ndėrkombėtare dhe raportet pasuese tė tyre. Arben Malaj, por edhe bashkėshortja e tij, Rajmonda Malaj, shumė herė janė vėnė nė qendėr tė akuzave publike pėr vjedhjet dhe shpėrdorimet e pasurive tė ngrira tė firmave piramidale. Nga pozicioni i drejtores sė Thesarit nė Bankėn Kombėtare, ajo ka firmosur nė njė ditė tė vetme shumėn prej 700 milionė lekė pėr shpėrndarjen e tyre te 32 persona miq e tė afėrm tė ēiftit Malaj. Penalizimi mė i fundit i gazetės “RD” pason penalizimin nė vazhdim nė vitet e fundit qė drejtues tė lartė tė qeverisė sė majtė dhe strukturave tė PS i kanė bėrė kėsaj gazete e gazetarėve tė saj. Duke filluar qė nga kryeredaktori i gazetės “RD”, Astrit Patozi, e duke vazhduar me gazetarėt Ndrekė Gjini, Redin Hafizi, Shemsi Peposhi, etj., kanė qenė nė qendėr tė penalizimeve dhe dėnimeve nga gjykata, pas urdhrave qė ajo ka marrė nga zyrtarėt e lartė tė PS.


    ---------------------------------------


    He me te lumte..

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Diabolizmi dhe Karlobolizmi i shtypit

    Mero Baze

    Debatet e fundit nė Shqipėri mbi rreziqet e shtypit tė lirė po shoqėrohen me njė tension tė ri, me sens tė kundėrt, mes shtypit proqeveritar dhe opozitės. Partia Demokratike nė opozitė ka denoncuar fenomenin e pėrdorjes sė shtypit, si njė kėnd lajmėrimesh pėr vrasės dhe kriminelė dhe sidomos pėr hedhjen e pistave diabolike, pas vrasjes sė biznesmenėve dhe atentateve mbi intelektualėt nė Tiranė muajt e fundit. Por ky debat po pėrpiqet tė paraqitet si njė betejė politike e opozitės kundėr shtypit pėr tė eklipsuar, nė njė farė mėnyre, betejėn e vėrtetė politike mes qeverisė dhe shtypit tė lirė.

    Por kush e nxiti kėtė betejė dhe ēfarė po prodhon ajo? Betejėn e ka nxitur realisht diabolizmi i njė pjese tė shtypit ndaj ngjarjeve tė rėnda kriminale nė vend kohėt e fundit dhe debati rreth kėtij diabolizmi po nxjerr nė pah njė lloj krahu politik tė krimit tė organizuar nė Shqipėri.

    Diabolizmi

    Nė qendėr tė debatit ėshtė "Gazeta Shqiptare", pronė e njė botuesi italian, tė apasionuar pas krimeve. Prej atentatit me synim vdekjeprurės ndaj Ylli Pangos dhe deri tek rrėmbimi i fundit i biznesmenit Shehu nė Vlorė, gazeta ka publikuar versione dhe pista tė dyshimta krimesh, pėr tė cilat opozita dyshon se janė alibi tė krimit tė organizuar nė Shqipėri. Kėshtu, pasi granata shpėrtheu para trupit tė Prof. Ylli Pangos, drejtuesi kryesor i kėsaj gazete doli nė ekranin e televizionit qė ka pronė kjo gazetė dhe hodhi i pari pistėn e vetėvrasjes sė Pangos duke iu referuar dhe zakoneve tė fėmijėrisė sė zotit Pango. Mė pas atentati ndaj Florian Vilės pati dhe mė shumė diabolizėm. Gazeta publikoi njė identikit tė vrasėsit, pėr tė cilin tregoi dhe vendqendrimin, ndėrsa disa ditė mė pas, policia dhe vetė kjo gazetė, njoftoi se vrasėsi qenkėsh njoftuar dhe u largua nga vendngjarja. Pėr ta bėrė mė diabolike vrasjen e Vilės, u shpik njė histori e dyshimtė e ndarjes sė pasurisė mes gruas dhe dy fėmijėve, ēka linte tė nėnkuptonte konflikt familjar dhe mė pas u theksua se gruaja fitoi tenderin me njė gėzim tė tillė sa nuk thuhej qė u shpėrblye pėr vrasjen e burrit.

    DiaBolizmi i gazetės shkoi mė tej me rrėmbimin e Klajdi Shehut ku si pistė kryesore shpalli vetėrrėmbimin e Klajdit, pasi, sipas gazetės, ai i njihte dhe i kishte shokė rrėmbyesit, gjė qė u hodh poshtė me neveri nga viktima.

    Rast pas rasti gazeta vazhdoi dhe me versione tė tjera vrasėsish nė Fier pėr Mirin e Xhikes, ku identikitit tė pėrshkruar, i mungon vetėm emri i babait dhe adresa e pallatit.

    Gjithė kjo pėrfshirje e zellshme e Gazetės nė pistat e krimit ende tė pazbuluara nga shteti dhe me pak shpresa pėr t'i zbuluar, kanė ngjallur dyshime tė ligjshme se drejtues tė gazetės janė tė pėrfshirė nė lidhje me disa grupe kriminale nė vend. Opozita thotė se ka parė dokumenta qė vėrtetojnė se "Gazeta Shqiptare" ėshtė ortake nė njė ndėrtim nė qendėr tė Tiranės me 5 pėr qind aksione, sė bashku me njė grup tė rinjsh, tė akuzuar pėr njė sėrė vrasjesh dhe rrėmbime personash, por qė kohėt e fundit janė liruar nga gjykatat shqiptare.

    Ky tension mes opozitės dhe kėsaj gazete, po pėrpiqet tė imitojė dhe tė diabolizojė nė tė vėrtetė konfliktin real qė ekziston mes shtypit tė lirė dhe shtetit nė Shqipėri. Duke u pėrpjekur ta paraqesė kėtė konflikt si njė defekt tė opozitės dhe jo si njė pjesė tė betejės pėr shtyp tė lirė nė Shqipėri, drejtuesi kryesor shqiptar i kėsaj gazete, Arjan Ēani, ėshtė pėrfshirė njėsoj si nė rastin e atentatit ndaj Ylli Pangos, nė njė debat personal me drejtuesit e opozitės, duke i cilėsuar ata, mes tė tjerash, si udhėheqės tė dėnuar tė jenė nė opozitė.

    Karlobolizmi

    Duke mos dashur tė pėrfshihem nė debatet e mėsipėrme rreth lidhjeve tė kėsaj gazete me krimin e organizuar dhe pėr mė tepėr, misionin e saj antiopozitar, duhet tė ndalem mė gjatė tek rreziku qė paraqet pėr shoqėrinė njė drejtues gazete, kur pėr shkak tė nivelit tė ulėt kulturor, ose pėr shkak tė traditės totalitare qė trashėgon, tė operojė me koncepte tė tilla publike pėr opozitėn.

    Sė pari, nė ēdo vend opozita nuk ėshtė dėnim, por ėshtė pjesė e mekanizmave politikė qė qeverisin vendin. Konceptin "tė dėnuar" pėr opozitėn e kanė nga pikėpamja politike ata qė nuk e pranojnė ekzistencėn e opozitės dhe angazhohen pėr zhdukjen e saj. Pėr mė tepėr ideja se nė Shqipėri ėshtė arritur standardi tė konsiderohesh i dėnuar, po qe se je nė opozitė, ėshtė njė konstatim i sinqertė qė buron nga idetė dhe konceptet e drejtuesve tė kėsaj gazete pėr opozitėn dhe pushtetin nė Shqipėri.

    Sė dyti, koncepti se tė jesh nė opozitė je i dėnuar, qė demonstrojnė drejtuesit e kėsaj gazete, - aq adhurues pėr kriminelėt, - tregon dhe sinqeritetin me tė cilin ata e shikojnė "arritjen" mė tė madhe tė pushtetit tė sotėm dhe diferencėn e standardit social qė ka kategoria qė quhet opozitė me kategorinė qė quhet pushtet. Kjo diferencė hetohet vetėm nė vende tė tilla ku mungon kultura e tė pasurit dhe tė respektuarit tė opozitės, ku tė jesh i tillė, duhet doemos tė persekutohesh, tė mos marrėsh leje ndėrtimi afėr Kinema 17 Nėntorit, tė mos privatizosh zyra nga Bashkia, tė mos marrėsh falas shtėpi diplomatėsh, tė mos kesh mundėsi tė harxhosh miliona nė poker rrethuar nga djem tė bėshėm me vėth nė vesh e tė tjera mangėsira si kėto, tė cilat nė tė vėrtetė nuk u mungojnė drejtuesve tė "Gazetės Shqiptare". Ne nuk jemi ziliqarė pėrse ata kanė privilegje tė tilla, por fakti qė ata e konsiderokan fatkeqėsi tė madhe mungesėn e kėtyre privilegjeve pushtetėrore, natyrisht na bėn tė mendojmė gjatė rreth species sė tyre.

    Sė treti, koncepti i partisė sė dėnuar tė jetė nė opozitė, nė kėto kushte, ėshtė jo realist, pasi, tė jesh nė opozitė, sot, jo vetėm qė nuk ėshtė fatkeqėsi, por ėshtė fat dhe mision historik. Ka plot gazetarė dhe politikanė qė janė kundėrshtarė tė Partisė Demokratike dhe Sali Berishės, por sė paku tani janė ose ndihen tė rreshtuar pėrkah mendimit opozitar, pasi ky tashmė ėshtė njė mision publik. Tė konsiderosh fat bashkėjetesėn me kriminelėt qė vrasin, alibinė ndaj rrėmbyesve dhe vrasėsve tė biznesmenėve, alibinė pėr abuzimet monstruoze nė shtet, politikat e mbrapshta sociale dhe korrupsionin nė drejtėsi, zhytjen e vendit nė krizė dhe stanjacion ekonomik, ėshtė mė shumė se DiaBolizėm. Ky ėshtė Karlobolizėm. Tė jesh nė opozitė nė kėtė kohė jo vetėm nuk ėshtė dėnim, por ėshtė njė rastėsi fatlume qė tė bėn tė jesh njeri i lirė gjithė jetėn, pasi nuk do tė tė zėnė rrugėn as fėmijėt e Florian Vilės, as nipi i Sulo Shehut, as djali i Ylli Pangos dhe asnjė prej viktimave tė krimit, tė cilin mbron si pjesė e mekanizmit propagandistik qeveritar. Kush ėshtė rastėsisht nė opozitė nė kėto kushte ėshtė fatlum, kush ėshtė me ndėrgjegje ėshtė misionar qė duhet respektuar dhe duhet t'i jemi mirėnjohės gjithė jetėn, pasi pėrballė tij nuk ėshtė vetėm Arjan Ēani dhe Karlobolizmi i tij, por njė strukturė e tėrė mafioze qė po pėrpiqet tė shkatėrrojė, - siē po thonė sė fundi shumė miq tė Shqipėrisė, - tė ardhmen e kėtij vendi. Karlobolizmi si koncept, jo vetėm qė nuk pranon ekzistencėn e opozitės ndaj botės sė krimit, por ėshtė nė pėrpjekje pėr t'u kthyer nė krah politik tė krimit tė organizuar, duke i bėrė atij avokatinė dhe marrėdhėniet publike.

    Beteja e fundit publike e opozitės me kėtė pjesė tė shtypit, nuk ėshtė betejė mes politikės dhe shtypit, por vazhdimi i betejės politike tė opozitės kundėr gjithė mekanizmave qė pėrpiqen tė mbrojnė krimin dhe ta kthejnė atė nė njė armė pėr tė mbrojtur pushtetin. Fatkeqėsia kėtu nuk ėshtė opozita me krimin, por alibia e krimit dhe ajo shpaloset ēdo ditė nė formėn e karlobolizmit nė faqet e gazetės.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ndaj krimit te organizuar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 17-09-2017, 02:56
  2. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bėjmė nėpėrmjet Gjermenit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  3. Shkatėrrim krimit nė PS
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-02-2006, 17:34
  4. Liria e shtypit shqiptar
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 06:14
  5. Nano perpiqet ti mbylle gojen shtypit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-12-2002, 16:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •