Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 34
  1. #21
    raku
    i/e ftuar
    Kuptohet qartė se duke lexuar artikullin e temės motivet e autorit jane thjeshtė personale.
    Mesa di unė, YLLI PANGO ka qenė gjithmonė kritikues i ashpėr i EDI RAMĖS .
    Kritikėt politik e kanė nė gjak ta shprehin pakėnaqėsine e tyre konservativė kundrejt figurave politike nė pėrgjithėsi dhe nuk e dyshoj aspak qė Z.YLLI PANGO ėshtė ndėr kėto kritikė, megjithatė, ky artikull nė veēanti ka motive tė tjera dhe frymėzohet nga mospėlqimi personal qė autori i tij ka ndaj figurės sė EDI RAMĖS.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Po lexoja shkrimin e Korkodilit dhe se si pata nje ndjenje sikur pas pseudonimit korkodili do te ishte Shoku Edi. Lexojeni perseri dhe vini re me sa mllef shkruan sikur te ishte fjala per dicka shume personale. Mbase eshte vete AI. Per fat forumi eshte i hapur dhe kushdo mund te beje krahasime dhe te vereje se kush po shan, kush po nxit urrejtjen, kush po ofendon. Nga ana tjeter diskutimi behet per Edin dhe korkodili merret me benin, albon e me ndonje tjeter. Pa le ai tjetri... Leshatori qe gjithmone harron per cfare flitet ne forum dhe fillon e shan PD , Saliun e ku ta di une se cfare brockullash perallis. Si duket vuan nga ndonje ide fikse dhe idete fikse jane te rrezikshme . Nga ana tjeter a nuk shihni nje fare ngjashmerie ndermjet shkrimeve te korkodilit e te leshatorit. Sa bukur do te ishte si nick: korkodili leshator. NJe moster e vertete....... Ja futa kot edhe une nuk doja te shkruaja kaq gjate , nuk ja vlen te merresh me ta aq me teper qe jam krejt jashte teme.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Per mendimin tim ka shume rendesi qe intelektualet e mirefillte te shprehin mendimet e tyre publikisht per cdo problem qe ka te beje me politiken, ekonomine dhe ceshtje te tjera madhore. Ylli Pango para se te jete keshilletar apo pedagog eshte intelektual dhe ben shume mire qe shpreh mendimin e tij cilido qofte ky Do te ishte mire te kishim me shume intelektuale qe te jepnin mendimet e tyre. Dhe mbase ne Shqiperi shume gjera do te ishin me ndryshe . Se fundi ne duhet te mbeshtesim dhenien e lire te mendimit intelektual dhe jo ta frenojme , me te shara e ofendime personale sic po shoh e lexoj ne kete forum.

  4. #24
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjėkundi
    Postime
    297
    Postuar mė parė nga beni67
    Po lexoja shkrimin e Korkodilit dhe se si pata nje ndjenje sikur pas pseudonimit korkodili do te ishte Shoku Edi. Lexojeni perseri dhe vini re me sa mllef shkruan sikur te ishte fjala per dicka shume personale. Mbase eshte vete AI. Per fat forumi eshte i hapur dhe kushdo mund te beje krahasime dhe te vereje se kush po shan, kush po nxit urrejtjen, kush po ofendon. Nga ana tjeter diskutimi behet per Edin dhe korkodili merret me benin, albon e me ndonje tjeter. Pa le ai tjetri... Leshatori qe gjithmone harron per cfare flitet ne forum dhe fillon e shan PD , Saliun e ku ta di une se cfare brockullash perallis. Si duket vuan nga ndonje ide fikse dhe idete fikse jane te rrezikshme . Nga ana tjeter a nuk shihni nje fare ngjashmerie ndermjet shkrimeve te korkodilit e te leshatorit. Sa bukur do te ishte si nick: korkodili leshator. NJe moster e vertete....... Ja futa kot edhe une nuk doja te shkruaja kaq gjate , nuk ja vlen te merresh me ta aq me teper qe jam krejt jashte teme.
    Pse edhe ti me shkrimet e tua na dukesh si Xhaxhi Ylli Pango??
    Juve keni nje te mire te madhe,qe te tjeret mund t'ju dallojne lehte qe jeni PeDe-iste.
    Kjo e mire eshte se i hidheni ne fyt cdo njerit qe ka mendime te kunderta me ju,e sidomos me BAC Salin.
    Asnje gje me shume nuk beni,vetem se na lehtesoni punen qe t'ju njohim dhe ignore postet tuaja.
    Hajde dhe here tjeter mos dil me s/name,por me emrin e vertete o Xhaxhi Ylli Pango.

  5. #25
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Keni nxjerre shpatatdhe kerkoni vetem koka te pergjakura ti beni kurbane politikaneve tuaj.
    Eshte fatkeqsi nje komb i vogel,ka qindra vjet qe kerkon mes erresirres rrugen drejt drites,po me mendime gjithe urrejtje ,primitive dhe ordinere do vonoje ta gjeje.
    Melodia e fyellit qe shoqeron delet e bardha dhe te zeza,qe shohin ne sy njera tjetren gjithe percmim dhe urrejtje sikur duan ti thone dhe ju ka shurdhuar veshet.
    Nese doni te miren e atdheut jepni propozime konkrete per nje te ardhmeme te mire ,por jo duke shfryre mllef per njeri -tjetrin ,se ashtu do ngeleni dele qe ju cojne cobanet nga te duan.

    Ps Nuk mbaj mend qe ne cdo teme politike te mos kryqezoni mendimet tuaja qe do sjellin ndryshim,por vini ne kryqin e mekatareve personalitetin e postuesit.

    Sa per temen ne fjale zoti Edi Rama thone se ka dhene nje ndihme te madhe ne kthimin e fytyres se vertete te Tiranes.
    Persa i perket politikanit Edi Rama me shembellemn me ata kapedanet e Anijeve qe ne cdo liman qe hidshnin spirancen nderronte ndonje flamur.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #26
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    EDI RAMA CMONTON NANON

    A i pate dje ky karaktere te ndryshme, ky personalitete te kontrastit ne Konferencen e PS-se, se Tiranes? Dhe a e vute re, se si njeri, Edi Rama, la disa nivele poshte tjetrin, Fatos Nanon?

    Ashtu sic edhe shpresohej, tubimi i socialisteve kryeqytetas ishte me interesant se sa matric-konferencat e degeve. Nano nuk ka qene kurre i preferuari i PS-se se Tiranes, ndaj dhe nuk ekzistonte dje trysnia mbytese ndaj rivaleve te Kryetarit. Keshtu qe, kishte hapesire per mendimin ndryshe, per diversitetin e Rames, Metes, Meidanit, etj. Asnjeri syresh nuk ishte ne syte e fanatikeve armiku i popullit, por secili u konsiderua si alternative kontribuese qe duhet degjuar.

    Por, ajo cka ra me shume ne sy, dhe qe shenoi kulmin e konferences, qe padyshim referenca e zotit Edi Rama. Qartesia ne shpalosjen e pikave kryesore te platformes se tij, dhe vecanerisht ritmi me te cilin ai i shpalli ato.

    Duke iu pergjigjur nje prej akuzave te Nanos, se qenka i paduruar, Rama analizoi thelle se pse nxiton, dhe pse nuk ka kohe. Sipas tij, qytetari shqiptar nuk perfaqesohet si duhet dhe interesat e tij nuk merren ne konsiderate. Rama thote ketu nje te vertete qe nuk e mbulon dot demagogjia e Kryeministrit.

    Sipas kryebashkiakut, socialisti i thjeshte lihet pas dere, dhe kjo me te drejte po sjell percarjen e partise. Ne duhet te jemi te bashkuar, tha Rama, jo sepse i intereson disave, por sepse ka arsye qe kjo bashkesi te funksionoje si e tille. Edhe kjo eshte nje pikpamje krejt objektive duke pasur parasysh historine jo te larget te sukseseve qe i ka dhuruar PS-se, pikerisht ruajtja e integritetit te saj si entitet, dhe kujdesi i treguar ndaj krisjes dhe percarjes. Nje teme mjaft aktuale kjo po te kemi parasysh se sa larg njeri tjetrit ndodhen sot grupimet ne PS.

    Por, Edi Rama, kishte nje mesazh edhe per fanatiket e verbuar te PS-se, te cilet duke mos pare me racionalitet alternativat dhe programet, por duke qene perjetesisht te hipnotizuar nga lideri i vjeter, jo vetem qe s'po behen bashkepunetore te mbajtjes se pushtetit, por perkundrazi po e cojne ate ne gremine.

    Ne nuk duhet te brohorasim rrofte mbreti, tha Rama, por duhet te punojme per te ruajtur mbreterine tone, te socialisteve. Kjo i ka bere pjesmarresit ne salle te mos i kursejne duartrokitjet. Dhe me te forta ishin ovacionet, kur Rama premtoi se duhet gjetur menyra per te derguar Berishen ne pension, cka per te cilen ai garant eshte. Dhe kjo menyre nuk eshte duke mbajtur nje qeveri si te Nanos, as nje Kryeminister si Nano, as nje kryetar te PS-se si ai. Ujrat duhen turbulluar, kjo do te sjelle kthjelltesi ne PS. Gjendja e kenetes qe ka pushtuar sot partine ne pushtet, zor se do te ndryshonte edhe me nje mocion te Nanos nga burgu. Rendi i gjerave leviz perpara, vetem me nje lider te ri. Dhe ky mund te jete pa frike Edi Rama, i cili ka dy objektiva. Perfaqesimin e te gjithe socialisteve, jo vetem te preferuarve, dhe te gjithe qytetareve te Republikes, dhe jo vetem te popullit socialist.

    Nanos i ka mbetur ora ne vitin 97

    Kur i erdhi radha Fatos Nanos, filloi te na zinte nje dhimbje koke. Fjalimi me turine i botes, i ishte servirur zotit Kryetar nga ndihmesit e tij. Aq me i pershpirtshem dukej ai, pas atmosferes frenetike qe Nano trashegoi nga parafolesi Edi Rama.

    Me sa duket, i papergaditur per te shkembyer replikat e oratorise se castit te zotit Rama, Nano u fut kryengluthi ne fjalimin e tij, ne ate kumt qe po ta kishte kerryer ndonje specialist sovjetik, s'do te dilte me mire.

    Nje gje te pakaperdishme vazhdon te na servire ne tavoline guzhinieri Nano. Dhe eshte pikerisht krahasimi dhe referimi me vitin '97. Mbajtja e kokes mbrama eshte karakteristike e armiqve te progresit, dhe kjo s'ka pse te na habise ne rastin e Nanos. Por te ilustrosh begatine e sotme, me ferrin e 7 viteve me pare, mbetet vec te tjerave, edhe nje gabim politik. Eshte krejt e sigurte q- qytetaria e vendit dhe nje pjese e mire e anetaresise se PS-se, nuk eshte dakort me Kryeministrin teksa ai fut doren aq thelle ne histori, per te bere krahasimet. Perse Nano nuk ben bilancet e punes se tij, duke iu referuar nje, ose dy viteve me pare. Perse nuk flet mbi mosarritjet ne dogana, ku ka humbje pesj miliona dollaresh, duke iu permbajtur rezultateve te dy ose tre vjeteve me pare.

    Ose fundja, perse ai nuk thote se cka sjelle ne keto kater vitet e fundit qe ka pasur mandatin e kryetarit te PS-se. Retrospektiva e mbrapshte referuar vitit '97, pervecse e ben monoton zotin Nano, ngjan shume me kthimin e kriminelit ne vendin e krimit. A ishte ai qe bash ne kete vit erdhi ne pushte duke premtuar kthimin 100% te parave te skemave piramidale? Nuk ishte ky nje premtim kafeneje. Jo. Ishte nje investim politik qe e beri ate Kryeminister te vendit. Sa para u ka kthyer sot shqiptareve Kryeministri Nano, i cili nuseron per te gjashten here ne kete vend? Asnje kacidhe. Per fat te keq kryesocialisti jone s'ka marre ansje ndeshkim per kete mashtrim monstruoz. Normalisht ai s'duhej te kishte qendruar ne krye as disa muaj. Normalisht, ai duhej te skuqej para se te permendete vitin '97. Por ky eshte trualli i paradokseve, dhe demagogu i vitit te mbrapshte vazhdon te vjele frutat, dhe me pas t'i vjelle ato kur dhe si te doje.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90
    besoj se ke dashur te thuash "Shoku Edi" ne vend te "Zoti Edi", dhe "Shoku Nano" ne vend te "Nano"



    Lufta qe behet mbrenda partise socialiste, ne teorine tuaj eshte lufte per zhvillim, lufte e se mires me te keqen. ne teorine e evolucionit. ajo eshte lufte mbrenda llojit. Domethene pse hijena cjerrin njera tjetren se kush do i hypi hijenes femer ( qe ne kete rast eshte shqiperia). se kush do sundoje ne cilen zone te pyllit (lexo: hisen nga doganat e tatimet e te tjera) Krye-hijena ne kete mes eshte Edi rama me gjithe Ilir Meten e te tjere shurraqe e qurravece qe Nano si poshterisire qe eshte i mori dhe nga shtangist i beri kryeminister, (se mos na e krahasoni me Shvarcenegerin ju, se jane si nata me dite, ) kurse ate tjetrin nga nje piktor te deshtuar e te lojtur mendsh, e beri minister e kryetar te bashkise se kryeqytetit. Tani fenomenio qe ndodh eshte se ata i thone vetes: cfare ka Nano me shume se ne qe ka kaq pushtet e pare? Pra ujku i vogel u rrit, dhe do ta vrasi ujkun e madh se shef qe ky edhe pse plaket, i hypen te gjitha ujkojave te tufes, e asnje nga ujkonjat nuk kujtohet per to.

  8. #28
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjėkundi
    Postime
    297
    Postuar mė parė nga Hek
    besoj se ke dashur te thuash "Shoku Edi" ne vend te "Zoti Edi", dhe "Shoku Nano" ne vend te "Nano"



    Lufta qe behet mbrenda partise socialiste, ne teorine tuaj eshte lufte per zhvillim, lufte e se mires me te keqen. ne teorine e evolucionit. ajo eshte lufte mbrenda llojit. Domethene pse hijena cjerrin njera tjetren se kush do i hypi hijenes femer ( qe ne kete rast eshte shqiperia). se kush do sundoje ne cilen zone te pyllit (lexo: hisen nga doganat e tatimet e te tjera) Krye-hijena ne kete mes eshte Edi rama me gjithe Ilir Meten e te tjere shurraqe e qurravece qe Nano si poshterisire qe eshte i mori dhe nga shtangist i beri kryeminister, (se mos na e krahasoni me Shvarcenegerin ju, se jane si nata me dite, ) kurse ate tjetrin nga nje piktor te deshtuar e te lojtur mendsh, e beri minister e kryetar te bashkise se kryeqytetit. Tani fenomenio qe ndodh eshte se ata i thone vetes: cfare ka Nano me shume se ne qe ka kaq pushtet e pare? Pra ujku i vogel u rrit, dhe do ta vrasi ujkun e madh se shef qe ky edhe pse plaket, i hypen te gjitha ujkojave te tufes, e asnje nga ujkonjat nuk kujtohet per to.
    Qe te permendesh luften qe po behet brenda PS,duhet te na sqarosh me pare per luftrat qe jane bere brenda PeDe-se.
    Mos harro sa grupe armiqsore dolen nga kjo parti per 10 vjet.
    Edhe Enveri do t'ju kishte zili per kete.
    Na thua qe nje shtangist u be kryeminister,por harron qe nje RRYPAXHI u be zevendes kryeminister dhe bente "ligjin" deri sa e vrane,per arsyet qe tashme dihen qarte edhe nga bota.
    Keshtu shiko njehere pasqyren e te tuve,se kush jane dhe cfare i sollen vendit,dhe pastaj hidhu e shiko kundershtaret e tu.
    Akoma kujtojne njerezit se si ju vodhen parate nga CAKEJT e PeDe-se.
    Nuk harrohen aq kollaj "bemat"e BAC Salis.

  9. #29
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Ndoshta Rama ka disa gjera te perbashketa me Hoxhen.

    Hoxha kur erdhi ne pushtet ishte i pakompromentueshem. Ai fare mire mund ta perdorte pushtetin per te bere para, dhe floririn e tregetarve qe sekuestroi ta pervetesonte. Por ai nuk kerkoi rryshfete dhe nuk u korruptua nga interesat e klases se pasur apo te kamur ne Tirane. Edhe Rama fare mire mund te mos i prishte kioskat , bizneset e paligjshme, tek Parku Rinia e kudo gjetke. Ai fare mire mund ti kerkonte para ketyre bizneseve dhe te pasurohej si kurre ndonjehere. Dhe duhet te jete idiot ai qe pretendon se keto biznese nuk i ofruan atyre rryshfet kur moren vesh se ai do ti vinte buldozerin.

    Por ja qe ai i prishi ato dhe ndertoi nje park, jo per nje klase te caktuar por per te gjithe, nga i cili nuk mund te marre asnje kacidhe.


    Edi Rama ashtu si Hoxha nuk eshte aspak denglaxhi, por eshte lider i aksionit dhe i ndermarrjeve. Edi Rama ashtu si Hoxha jane lidera me vizion (panvaresisht se si koha do ti vleresoj keto visione) jane, lidera qe bejne pune dhe nuk vijne verdalle me llafe apo me mefshtesi duke mos u perpjekur apo mos bere asgje. Sigurisht ata mund te gabojne, por gabimi eshte vetem pjese e ecjes perpara, dhe ai qe nuk ben asgje, nuk ndermerr asgje, sic beri PD per 8 vjet eshte me i keqi prej te gjitheve.

    Ne kemi nevoje per nje Hoxhe sot, por jo per nje Hoxhe komunist. Ne kemi nevoje per dike qe nuk kompromentohet, nga interesat e ketij apo atij grupi i cili nuk ka vlere per shoqerine shqiptare (sic ishte ai i pronareve te bizneseve te paligjshme, qe dallon nga denglaxhinjte), ..... per nje lider qe merr persiper pergjegjesi,dhe qe shpalos ndegjegje te plote per ate ....ne kemi nevoje per nje lider qe hidhet ne aksion, qe ka nje vizion apo ide te ciles i sherben me mish e me shpirt, dhe qe i justifikon keto me arritje reale sic ben Rama.

    Hoxha dhe Edi mund ti kishin sherbyer interesit te tyre personal, familjeve dhe te ardhems se tyre 100 here me shume, nqs nuk do kishin kete karakter. Por ata te dy i sherbejne shume here me fuqishem vizionit te tyre, principeve dhe karakterit qe i ben ata lidera.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    O leshator, ne me verte e mbeshtesim Edi Ramen po ti tingellon si komunist 100 karatesh me keto aludimet per Enverin. Ca lesh i pakompromentumi ishte Enveri, ai skishte nevoj te vidhte, korruptohej e te kompromentohej se ai ishte pronari i gjithe Shqiperise e derezi.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shokėt e kėsaj kohe (Enveri ėshtė i gjallė)
    Nga Nice_Boy nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 05:22
  2. Ish-besnikėt rrėfejnė ...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 17-10-2005, 20:23
  3. Kujtime te nje Gjykatesi
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 17:11
  4. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58
  5. Enveri ne Drilon
    Nga edmko nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-01-2003, 20:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •