Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 34 prej 34
  1. #31
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Postuar mė parė nga manoklla
    O leshator, ne me verte e mbeshtesim Edi Ramen po ti tingellon si komunist 100 karatesh me keto aludimet per Enverin. Ca lesh i pakompromentumi ishte Enveri, ai skishte nevoj te vidhte, korruptohej e te kompromentohej se ai ishte pronari i gjithe Shqiperise e derezi.
    Kete e thua ti. Plus qe shprehja "pronari i shqiperise" eshte shume e papercaktuar, se ne fund te fundit Hoxha atyre pronave nuk u pa ndonje perfitim personal, pervecse nje jete komode per kushtet e shqiperise, qe ai fare mire mund ta siguronte ne perendim me parate qe mund te vidhte. Ai ishte lideri absolut i Shqiperise, kurse fjala "pronar" mbi te nuk aplikon. Kur Enveri erdhi ne pushtet e ardhmja e tij nuk ishte aspak e sigurt, dhe vet ai nuk ndihej i tille. Ishte pikerisht ne kete kohe rremuje dhe kaosi kur Hoxha mund ti kishte sherbyer interesit personal dhe jo idealit personal. Me tej Hoxha nuk ishte i papare apo i pabredhur. Ai i njifte mjaft mire qejfet a parase dhe jeten e bukur ne perendim, dhe ne fund te fundit mund tia mbathte edhe ai si ZOgu me thaset plot flori mbi kurriz, apo tia shiste Shqiperine ketij apo atij interesi te huaj per interesa personale, prona, apo para psh. Por pikerisht joshja e kesaj jete edhe pse ai e njifte, nuk e kompromentoi ate.

    Edi Rama eshte i se njejtes natyre. Edhe ai mund te bente pikerisht ate qe bene Kryebashkiaket e PD, ti nenshtrohej interesit te pronareve injoranto-xhahile te kioskave, ti vilte atyre normen e meparshme per 3 vjet, te mos bente asgje gjate kesaj kohe, sic nuk u be per 8 vjet, dhe te gezonte sot nje jete teper luksoze. Ne fund te fundit Rama do ngelte numri 3 i atyre qe nuk ben gje per Tiranen, dhe s'do ti duhej ti futej nje nderrmarjeje kaq stresuese me xhahilet e PD qe nuk njohin asnje norme morale ne mallkimet qe leshojne ndaj tij dhe familjes se tij.

    Ne nje bote kaq korruptuar dhe te orientuar ndaj materializmit, Rama dhe Hoxha ishin (jane) minimalisht te ndikuar prej tij. Te gjithe e dine shume mire besoj se pushteti i Hoxhes dhe i Rames nuk rrotullohen aspak rreth parase apo interesit te ngushte personal, por rreth vizionit perparimtar, idealit progresist, dhe deshires per ndryshim. Edhe Berisha e gezon kete veti, dhe nuk u kompromentua per interesa personale, por natyra e tij ndryshe nga ajo e Rames dhe e Hoxhes, nuk eshte gjithperfshirese, eshte alla-kaos dhe anarki, teper anakronike si dhe totalisht e pacivilizuar.

  2. #32
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Postuar mė parė nga Leshator
    Ne nje bote kaq korruptuar dhe te orientuar ndaj materializmit, Rama dhe Hoxha ishin (jane) minimalisht te ndikuar prej tij. Te gjithe e dine shume mire besoj se pushteti i Hoxhes dhe i Rames nuk rrotullohen aspak rreth parase apo interesit te ngushte personal, por rreth vizionit perparimtar, idealit progresist, dhe deshires per ndryshim.
    Po leshator,

    per nje leje per te ndertuar ne Tirane nje pallat te ri, Edi kerkon per xhepat e tij "progresiste" 100 000 $ ne dore.

  3. #33
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Kjo ngelet ne kuadrin e thashethemeve. Sepse edhe barinjte e maleve te pyesesh do te te thone se ai "100 000" dollareshi per nje pallat nuk eshte as i papare e as i padegjuar perpara Rames. Asnje nga keto akuza nuk eshte vertetuar. Une psh mund te te them se ky eshte nami i keq qe i ka ngelur atij si kryetar bashkie nga bashkiaket para tij te korruptuar deri ne hunde. Ti do thuash se asnje akuze e tille ndaj tyre nuk eshte vertetuar. Dakort, pra le te pranojme qe jane korruptuar te dy palet, apo nuk jane korruptuar te dy palet, mjafton ti barazojme ato. Qe ketej gjerat ndryshojne shume, ne cfare ka ber Edi dhe nga cfare ben magjypat e PD. Ndoshta diksuh tjeter mund te te thote, se po i biem murit me koke, dhe po harxhojme kohe kot, pasi gjoba prej 100 000 dollareve ka qene, eshte dhe do jete aty perjete. Per mua fundit qe do ta ndryshoje kete eshte ajo qeverisje nen te cilen kjo gjobe lindi, pra ajo e PD.

    Por sipas nje llogjike qe e kupton edhe bufi, Rama grupin e bizneseve qe ofronin me shume ryshfet dhe korruptonin me shume ne Tirane, pra ate te kioskave dhe bizneseve te paligjshme, e eleminoi. Edhe taksat ndaj bizneseve Rama i mbledh, ne vend qe te marri nga nje rryshfet e te mbylli nje sy per taksat, me te cilat ai shtron rruge, nderton parqe, rregullon pallatet, formon Policine Bashkiake, pra e ben Tiranen nje vend me te mire e me te jetueshem per te gjithe. Kete nuk e beri PD me bashkiaket e saj, ata i mbollen keto biznese dhe u korruptuan prej tyre, kete e beri RAMA zoteri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 09-12-2003 mė 17:56

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Alias Enveri

    Ylli Pango

    E pashė tė arsyeshme ta riparaqes tė pėrditėsuar atė variant botuar kėtu e 5 vjet mė parė, nė 2003 si editorial nė "Koha Jonė", sepse kohėrat erdhėn siē nuk do tė donte e ardhmja e shqiptarėve, Enveri po i riafrohet pushtetit me rrezikshmėri tė lartė dhe ėshtė pėr tė mirėn e tė gjithė shqiptarėve t'i paralajmėroj edhe njė herė pėrpara se e keqja tė zerė vend kėmbėkryq pėr pozitarėt e opozitarėt ashtu si dhe pėr ata qė i rrinė pranė.

    2011: Jemi nė mars 2011 dhe vrasjet politike erdhėn

    2003: Kėto ditė e ditė tė tėra pėrpara nė takimet me Popullin (popudhin), e kemi dėgjuar tek pėrpiqet tė flasė shtruar, menduar, duke rrokėzuar, i merakosur pėr hallet e tij. Ju lutem rivini kasetat e asaj kohe, apo ato tė fillim viteve '90, imitimet e tij, e do tė dėgjoni tė njėjtin zė, tė njėjtėn dashamirėsi hipokrite. O Zot si s'e kuptoni se tallet, e gjithė qenia e tij deri nė thellėsi tallet me tė gjorėt qė i rrinė pėrreth pėr t'u zgjidhur hallet. Bėn sikur i dėgjon, sikur shqetėsohet, pėrbrenda shqyhet nė gaz. "Pritmėni, pritmėni, pa do mė shihni"

    …Kėshtu, pasi e la nė mes Fakultetin e Zoologjisė nė Montpellier, nė Francė, Enveri brodhi ca kohė nė Paris, nė Belgjikė, dhe sė fundmi erdhi. Erdhi siē thotė Kadareja tė rrėnojė Shqipėrinė. Mė pas, siē e dimė tė gjithė, e rrėnoi sa mundi, vrau, preu, internoi, burgosi dhe historia vazhdoi kėshtu derisa sė fundmi vdiq. Por shpirti i tij jo. Shpirti i tij nuk mund tė kishte veēse lindje, tha Ramizi nė varrim. Dhe shpirti vendosi tė fluturojė nė trupin e piktorit tė ardhshėm.

    Kėshtu ai u ringjall. Si trup, si formė, si tru. Shpirti mbeti po ai. Alia, Ramizi, kishte tė drejtė ne varrimin e Enverit.. Ai s'kishte vdekje, veēse ditėlindje. Ai erdhi sėrish mes nesh, tė na gėzojė, tė na mbushė me gaz e shpresė, tė na ndreqė. Kush nuk e sheh, le t'i hapė sytė mirė.

    A nuk erdhi nga Franca si Enveri atėherė? A nuk e thirri dikush rastėsisht? Kur askujt s'ja priste mendja? A nuk quhet ky qė e thirri Koēo Tashko d.m.th. afėrsisht Fatos? Nuk ngjajnė shumė emrat? Ē'rėndėsi ka. Ai qė u thirr ėshtė i njėjti. Ai na intereson. A nuk po lufton i porsaardhuri t'i hajė kokėn atij qė e thirri. Si atėhere? A nuk e futi nė burg atėhere Koēon? A nuk po e bėn njėlloj me Fatosin? (2011 A nuk ja hėngri kokėn Fatosit? Tani Ilirit?)

    A nuk po lufton ai pėr partinė, vetėm pėr atė? A nuk po lufton ai pėr ta shpėtuar partinė nga njė e keqe e madhe nė kokė tė saj, le tė themi njė puē nė kokė tė saj? Pėr tė mirėn e popullit tė thjeshtė natyrisht, tė anėtarėsisė sė thjeshtė socialiste, qė pėrfiton aq shumė nga fitoret e partisė. A nuk ju duket se ėshtė po ai? Ende jo? Vijojmė mė tej.

    A nuk mendon ai vetėm pėr popullin si dikur? A nuk vdes populli pėr tė? A nuk e duan pikėrisht mė tė kėputurit, veteranėt, pensionistėt, kalamanėt qė kėndonin e kėndojnė sėrish kėngėn e Enverit, tė pabukėt, tė pastrehėt, tė padritėt, tė paujėt? A nuk po pi ai kafe gju mė gju me ta?

    A nuk po lufton ai t'i shkatėrrojė armiqtė si atėhere nė konferenca partie? A nuk thotė ai si dikur "Tė rrojė partia". Si me shaka? Jo ai e ka seriozisht si me shaka. Si atėhere.

    Nė fund tė fundit, a nuk ėshtė ai i gjatė e i dukshėm si atėherė, njė kokė mė i gjatė se tė tjerėt, me pardesynė a pallton e gjatė, i lartė.

    Pa kujtohuni pėr imazhin. Sa kujdesej Enveri pėr tė. Tė gjithė tė afėrmit e miqtė e dinė sa shpesh ndrrohej ai, sa kujdesej pėr kostumet, sa do ta gėzoje mjaft t'i sillje njė kostum tė mirė nga jashtė. Me hak. E gjitha ishte pjesė e imazhit. Disa mburreshin se kishim udhėheqėsin mė tė bukur nė botė. Dhe ja sot, ėshtė po ai qė pasi mė nė fund i mbaron studimet pėr pikturė, pasi e ka braktisur zoologjinė e filozofinė nė Francė, i dizenjon kostumet, veshjet, qillotat (si tė Enverit nė 1945), ēorapet, xhaketinat vetė.

    Me imazhin, me propagandėn e vetes, me propagandėn e partisė, lidhet edhe kujdesi i posaēėm pėr median, sot dhe atėhere. Edhe sot, si dikur Enveri e fillon punėn nga shtypi e media e pėrditshme. Ai lexon, kėnaqet, bubullin, heq vėrejtje, dėnon, darovit, si atėhere. Tmerri i tij janė mediat tradhtare. Shtrembėruese tė realitetit. Ekipe tė tėra janė nė shėrbim, nė pėrgjim tė medias, nė analizė, nė raportim. Kjo ėshtė e do tė mbetet kėshtu pėr Enverin, si dikur).

    A nuk bėri edhe ai lulishte nė Tiranė tė re, rrugė atje. Dhe vetėm atje. Nė qendėr? A u kujtohet si u tha atėhere, mė 1945? Tirana e re tė bėhet mė e mira, simboli i Shqipėrisė sė re. Dhe ja ku po e bėn sėrish si atėhere, pas 48 vjetėsh. Edhe qendra qė shkatėrrohet, do tė jetė simboli i Tiranės sė re, i Eporamės sė re.

    A nuk po i shtrėngon e shtrydh ai tregtarėt e biznesmenėt e poshtėr si atėherė me taksa e tatime tė jashtėzakonshme?

    Po, ky Enver ashtu si mė parė ėshtė i tmerrshėm me disa njerėz. Natyrisht, tani pėr tani jo pėr tė gjithė njerėzit. Kėta e kanė qemanen mbrapa. Tani pėr tani, vetėm pėr ata qė ka pranė, tė afėrm, vartės, nevojtarė. Mė parė bubullinte e gjėmonte. Tani po ashtu, por si mė pranė kohėrave moderne, shan edhe me nėnė e babė vartėsit. Pyetini po tė doni. Por ėshtė po ky njeri qė jep nga ana tjetėr, nė provincat e largėta, tek ata qė s'i kanė qenė kurrė pranė, imazhin e njeridashėsit. Kjo ėshtė pjesa mė e frikshme e enverėve. Imazhi dhe vakuumi i humanizmit brenda vetes.

    A nuk po i shkelmon ai profesionalisht ata qė ka pranė, mė tė afėrmit, nėpunėsit, vartėsit? A nuk janė ata qė ndjejnė mė thellė nė lėkurė thonjtė e tij? A nuk janė hallexhinjtė qė pėrpara kamerave u fėrkon kokėn me dashuri e tek dera e KQ, a e Bashkisė s'u hedh sytė? Madje ka edhe mė tej. Do ta shohim mė poshtė si shembull tė bukur.

    A nuk po shpie ai buqeta-kurora atje ku dėshiron tė hapė varre. (vini re kėtė do ta bėjė tė premten datė 28 janar, unė e kam fjalėn pėr buqetėn qė mė solli nė spital kur isha i plagosur nė 2003 dhe kur tė nesėrmen manipuloi mediat me fabulėn e vėnies sė bombės vetė). A nuk po flet ai me dashuri pėr shokėt e rėnė si dikur? A nuk preket ai e a nuk po i qan shpirti nga vuajtja njerėzore, aq sa i bėn tė thinjen tė afėrmit e tė dashurit nga vuajtja pėr vuajtjen e tij?

    O njerėz, thirrini mendjes. Ai ėshtė sėrish midis jush. Ai s'do tė tijėt… por ju do juve?! Duajeni t'u dojė o njerėz. Duajeni t'u dojė, t'u hajė dashurisht kokėn, tua kėndojė…

    Tani, cila ėshtė e reja e shpirtit tė ringjallur sot pas gjysmė shekulli? Ku po ndryshon ai disi, nė dukje nga pjesa e parė e jetės sė vet?

    Nė jetėn e parė, ai jetoi modestisht, nė Bllok. Jo kushedi se ēfarė, ėshtė thėnė. Dje, premtoi tė jetojė po ashtu. Shau, blasfemoi, u kalli kruzmėn tė gjithė pushteteve. U tha se s'ua kish sevdanė e se i vinte keq pėr lakminė e tyre e zoti i shpėtoftė. Por, sot i ka braktisur tej matanė korijet plot gjemba tė disidencės, e pasi premtoi se do tė vdiste i varfėr nuk ka bir k. t'ja gjejė paratė. E filloi si luftėtar kundėr pasurisė e politikės, e tani po u bie pas me pasion. Pėrse? Pėr para? Lavdi? Edhe mė shumė se kėto. Tani i duhet edhe ta ruajė vehten.

    Pas ringjalljes, Enveri bėri njė ndryshim, sipas kohės: Nuk e nisi luftėn pėr pushtet si atėherė, nga kulisat, por nga masat. Ose mė saktė, kulisat arriti t'i pėrdorė a t'i njohė si duhet ca mė vonė, sipas modelit stalinist.

    Asnjėherė lideri s'ka dalė ashtu menjėherė nga populli. Asnjėherė nuk i ėshtė kundėrvėnė ai grupimeve a klaneve tė fuqishme nė pushtet, duke i kėrkuar ndihmė popullit tė gjorė, duke i kėrkuar tė votojė pėr tė. Gjithnjė, pasi ka ēarė konjukturat, ka mposhtur kundėrshtarėt, ka luftuar mirė me brryla, lideri i ardhshėm ka bėrė pėr vete njė grup a ėshtė vėnė nė krye tė tij e pastaj ka kėrkuar a ka fituar, a ka imponuar simpatinė e popullit, qė e ka mbėshtetur. Ai qė bėn tė kundėrtėn, duartroket pastaj pėr kundėrshtarin siē ndodhi nė Fier. Por, s'ka gjė ky ėshtė ende nė fazėn foshnjore tė pushtetit, si atėhere kur erdhi nga Franca, pėr herė tė parė. Do tė mėsojė e do tė sundojė. Lum kush tė rrojė ta shohė zot.

    Ndėrkohė, pa shihni ē'ndodh. Shokėt e partisė qė i dhanė krahė kuptojnė mė shumė se populli. Asnjė s'i jep firmė. Armiqtė e dikurshėm kthehen tek njėri-tjetri. Shtrėngojnė radhėt. Rreziku ndjehet nga pranė. Kush ėshtė ai qė e do pėrsėri mbi krye njė Enver tė ringjallur, qė i do aq shumė njerėzit. Njė Enver qė tė le pa gjė. Sidomos tani pas pasurimit. Se Enveri e kishte atė terbiet, ishte vetėm pėr vete. Edhe kur tė jepte ta merrte e e paguaje 10 fish, me hapsanė, e me familje. Pra, ky njeri "i madh" pėrbėn rrezikun mė tė madh. Sado ende naiv, Enveri i ringjallun, ta kujton sėrish tė kaluarėn e vet se nė fund tė fundit ėshtė po ai, dhe tradhtarėt e komunizmės dridhen. "Jo mė mirė ne se ai", thonė nė bllok dhe marrin masa. Madje edhe njė nga simpatizantėt mė tė mėdhenj tė tij nė Kryesi tė PS e nxori qejfi. "Paska qenė fare. Po si mund tė sulmohet kėshtu ballas e vetėm, partia". Dhe njerėzve ju kujtua menjėherė formula e ashpėr e Enverit: "as me kėtė…as me atė, as me liberalizimin as me konservatorizmin, me marksizėm -leninizmin". Dhe ja Enveri i ringjallun e zbatoi sėrish formulėn: "As me Metėn, as me Meidanin, as me Nanon,…me tė mirėn e partisė, me vijėn…" Dhe brenda natės bleu Partinė.

    I ringjalluri operon me paradoksin sfidues. Kėtu modelimi ėshtė i plotė. Mė kot thotė Berisha pėr tė, i biri i tė atit. Alias i Enverit. Ai ėshtė vetė Enveri. Enveri i ringjallur. "Alia's Enveri". Enveri i Alisė. Vini re me sa mjeshtėri i pėrdor slloganet e partisė. "Tė na rrojė partia", nėnqesh. Ulqini e sheh me dyshim: "A po tallet me partinė si dikur nė 1992, apo po pėrgatitet tė na vrasė mė vonė gjoja nė emėr tė saj, si dikur nė 1945, '50, '60, '70, '80 kur t'i dukemi se i fyejmė partinė, a jemi armiq tė saj?"

    Po pėrse e do pushtetin sėrish Enveri i riardhur? Thjesht pėr pushtet? Thjesht pėr lavdi si dikur mė 1941? Pėr lakmi? Pėr tė gjitha kėto, por kėsaj radhe edhe pėr diēka tjetėr. Edhe kėtu ka njė ndryshim. Nė fillimet e veta Enveri nuk i ruhej asgjėje. E mori pushtetin mė 1941 e 1945, e mė pas duhej ta ruante edhe pėr t'u ruajtur se i ikte koka. Nė kėtė fazė tė re, Enveri ka bėrė mjaft zullume. Qė nga 1942 e tėhu. Ka vrarė, ka burgosur, ka internuar, pas 1998 ka vjedhur, ka dėmtuar, ka grabitur, mashtruar e falsifikuar. Kėshtu tani atij i duhet pushteti edhe pėr njė gjė tjetėr. Pėr ruajtjen e pjesės sė pasme. Aty thuhet se ka vazhdimisht tė ftohtė, i dhemb, dridhet kur kujton se mund t'i bjerė nė ujė.

    Edhe ajo arsyeja e lakmisė sot ėshtė ca mė ndryshe se nė tė kaluarėn kur liderėve u mjaftonte blloku e modestia proletare. Sot, jeta ka mė shumė kėrkesa. Ka look, ka fun, ka miell. Nė Ministrinė e Kulturės vartėsit e vegjėl rrėnqetheshin nga kėnaqėsia e bakshisheve tė vogla. Por kur u tha se do tė shkohej nė bashki, brejtėsit e vegjėl filluan tė kėlthasin nga entuziazmi. "Atje po, atje ėshtė buxhet i madh. Thonė 30 milionė", gazmonin shend e verėt.

    Po t'i hedhėsh njė sy pėrmbledhtas, rrugės sė tij drejt pushtetit, qė nga Franca, grupi komunist i Korēės, marrja e partisė, vdekja e simuluar, nxjerrja e sekretit tė pėrjetėsisė sė tij nga Ramiz Alia, rilindja nė familjen e njė skulptori tė njohur, studimet nė Institutin e Lartė tė Arteve, disidenca nė fillimet e 1992, sulmi ndaj vetvetes (1991 sharjet qė i bėnte Enverit shpirti i tij i ringjallur), tallja me Enverin, qė ndėrkohė pėrgatitej ta rinxirrte sėrish nga brenda, tek tė gjitha kėto, sheh vijimėsinė. Njė lloj proteste e trupit tė piktorit tė ri s'donte ta pranonte e ndėrkohė po mishėronte Enverin brenda vetes. Pastaj ky i fundit fitoi. U ringjall krejtėsisht. Ai rifilloi rrugėn drejt pushtetit, mori nė fillim Ministrinė, pastaj Bashkinė, filloi tė dėrgojė buketa-kurora me lule, tė manipulojė kuti, e deri sa erdhi te lufta pėr rimarrjen e plotė tė PS, tė Partisė sė Punės, dhe vendit tė Sekretarit tė Parė tė K.Q. tė partisė e asgjėsimit tė kundėrshtarit kryesor. Kujtoni transformimin e tij nga lider nė viktimė e sėrish nė lider. A nuk ndodhi kėshtu nė Mallakastėr, nė Vlorė, vende ku Enveri i ringjallur nuk u lejua tė hyjė nė sallė. Ai u kthye nė viktimė e sėrish nė lider nė Kurbin. U ul gju mė gju me popullin jashtė derės sė plenumeve, piu kafe, pėrkėdheli fėmijėt. Erdhėm kėshtu sėrish nė pikėn kulmore. Cikli u mbyll. Njė cikėl i mbyllur inkarnacioni, qė jo vetėm shokėt udhėheqės tė partisė, por madje edhe disa, ndonėse pak, nga njerėzit mė tė thjeshtė, si ai nė Laē, a nė qytetet e tjera e ndjenė, e kuptuan. Jo mė kot, ai militanti i PS e bekoi se i nxori mallin e Enverit tė sė shkuarės. Nė tė vėrtetė ėshtė po ai, i ringjallur. Historia na e risjell sėrish mė tė plotė, mė modern, mė tė gjatė. Historia na kujton se ėshtė po ai, Enveri i viteve tė para tė partisė, i plenumit tė Beratit, i Koēi Xoxes, i rrezikut e i viktimizimit nga armiqtė e partisė, nga ata qė mė vonė i shkatėrroi, i zhduku, gjithnjė pėr partinė, se donte partinė, se e donte tė pastėr, se e donte tė mirė, se e donte nė pushtet, vetėm pėr kėtė, pėr partinė.

    E si mund ta dinė shumica e njerėzve tė gjorė, nė Mallakastėr, Laē, Fier, Elbasan e kudo qė pėrpara tyre ėshtė vetė Enveri. Ata nuk e njohin ringjalljen. As fluturimin e shpirtit nga njėri trup nė tjetrin. Vetėm mė finokėt, mė tė ndjeshmit dhe shokėt kryesorė tė partisė me nuhatjen e tyre tė veēantė e kanė kuptuar. (Po ata shkuan e vanė. Jemi nė 2011 dhe ata u zėvendėsuan pothuaj tė gjithė me Palėt e Lenkat, e reja, me gjuhė tė artikuluar, me bijtė e ringjallur tė Byrosė).

    Dhe kėshtu, populli i trajtuar nė mėnyrė atėrore mbetet gjithnjė i gėnjyeri i madh, ai qė tė njeh nga larg, apo mė mirė qė s'tė njeh se ėshtė larg.

    Enveri tė vriste tė flisje keq pėr partinė, dhe ishte po ai qė kur viktimat e radhės mbroheshin me emrin e partisė nė gojė, vdisnin me emrin e saj, me grushtin lart, tallej, mėrmėriste, "partia, po partia, po unė tė fus nė burg…". Edhe sot, Enveri i ringjallur, qesh me partinė, tallet, hapur, pa ndroje. Enveri dikur fliste serioz, sot ai qeshet e ėshtė njėkohėsisht i besueshėm dhe i dyshueshėm kur thotė "shoku filan", "tė na rrojė partia", etj. Dhe militanti i vjetėr pyet veten: Po tallet apo jo? Po ē'rėndėsi ka. Na duhet njė lider i fortė.

    Dhe njeriu i vogėl sėrish beson a s'ka ē'bėn tjetėr e beson tek njeriu i madh. Kjo ėshtė psikologjia e tij. Lideri gjithnjė e gėnjen, i qan hallet, i flet pėr tė mirėn e vet". Dhe i vogli bindet. E do liderin e madh, e fetishizon, ngjethet nga kėnaqėsia kur ka qoftė edhe njė shtrėngim dore. Pa le mė tė pijė njė kafe me tė. Le mė t'i rrahė krahėt. "Vetė Enveri mė shtrėngoi dorėn, vetė ai mė foli". Pastaj bėn njė provė, vetėm njė, e vjen ta takojė nė Tiranė, te Bashkia, a si dikur te Komiteti Qendror. Vjen ai qė e ka pirė njė kafe me tė, ai qė e ka ndihmuar nė fushatė, ai qė lideri i ka drejtuar njė buzėqeshje nė njė konferencė partie. Dhe sheh dashurinė e liderit tė madh. Sheh atė qė pa ai militanti i PS hallexhi, qė i doli pėrpara tek dera e Bashkisė. "Jam ai Sekretari i PS i lagjes filan, ai qė u takuam atje…erdha pėr..", i thotė burri i gjorė. "Mė plasi b." i gjegjet, duke e shtyrė me bėrryl, kryebashkiaku, alias Enveri, dhe ngjit shkallėt nėn entuziazmin e dėshmitarėve tė rastit qė ua tregojnė ngjarjen tė tjerėve.

    Por ka edhe mė keq.. Ka shkelma, kur e mėrzisin, largime nga puna, me ulėrima, me sharje, ka mllefe.

    Por kėtu Enveri i ringjallur nuk ka faj. Ashtu si ēdo lider i vėrtetė, ai duhet t'u ruhet njerėzve. Duhet tė bėjė sikur i do, por duhet t'u ruhet. Jeta, qetėsia, mendja e tij janė tė ēmuara. Sa u ruhej Enveri njerėzve. Sa u ruhet edhe sot ai. Sa pak besim kishte ai tek ata. Ja vini re sėrish. Paranoidi shfaqet sėrish tek i ringjalluri. Madje edhe shokėt mė tė afėrt, janė larguar si tė pavlefshėm, tė dyshimtė.

    Ka edhe gjėra tė tjera tė bukura. Duke kaluar nė shpirtin e piktorit tė vogėl trupmadh, Enveri kishte vendosur tė ripėrjetonte pėrvojėn e artistit tė kthyer nė diktator. Atij iu kujtua Hitleri, rrugėt qė ai ndėrtoi, transformimi i tij nga bojaxhi nė diktator. Atėherė shpirti i ri i ringjallur u vu tė pikturojė, shkarraviti, bojatisi, ngjyejti, pastaj u kthye nė trajtė kryetari bashkie nė ndėrtues rrugėsh, filloi tė lyejė pallate, shtėpi, tė shfrejė tė gjithė frustracionin e mbledhur ndėr vite tė piktorit tė vogėl.

    Dhe kishte sėrish njerėz qė nuk kuptonin a kinse bėnin sikur s'kuptonin. Qyteti ngazėllehej nė simfoninė e ngjyrave tė piktorit nė pushtet.

    (Dhe ja tek jemi nė 2011 dhe piktori i ri Adolfi-ynė) bėn provėn e parė tė zjarrit, hurit, e gjakut. Nė prag tė Kryeministrisė pėrgjaken, vriten, njė burrė ndjen tjetrin tek bie pėrtokė i goditur nga plumbi i qoftėlargut dhe vazhdon drejt derės t'i marrė armėn vrasėsit. Legjenda, ndėrkohė flet pėr gardistėt. Nė telefon pyetet, a u realizua plani i viktimave. Edhe 13.000 janė pak", thotė Palaēo-Avokati, njė lloj incarnacioni tjetėr ky i sistemit tė dikurshėm palaēo tė drejtėsisė enveriane. Sikur i kam parasysh tė tre, bashkė me vetulltėndėn tek vendosin pėr puēin: "Dėgjoni mua, nuk shkulet ky ore, vetėm me gjak, "bėn kompetentin Avokat Palaēua. Enver Pedi, i vrenjtur, nuk flet, dėgjon, dėgjon dhe bluan, i jep tė drejtė me vete, dhe thur mė hollė. Hitleri lėviz, nga boja e kuqe drejt gjakut, tek gjaku. Historia pėrsėritet.)

    Po a ja vlen tė merresh me ringjalljen e Enverit. Ē'mund tė bėjė sėrish ai? A ka sy pėr qabe i ringjalluri si atėhere kur erdhi nga Franca, tė rrėnojė Shqipėrinė? (Jemi nė 2011 dhe po shohim.) Edhe po edhe jo. Natyrisht, pas ringjalljes, Enveri po bėn mjaft budallallėqe si ato qė pėrmendėm mė sipėr e qė i bėnė edhe ish-shokėt mbėshtetės tė tij tė partisė, tė thonė: "Ē'po na bėn ky more". Se Enveri i ringjallur pati guximin e zbriti m'u nė Mallakastėr, Vlorė, kudo ku partia kishte kockėn e saj mė tė fortė. Mendoi si atėherė t'i ēonte nė kėmbė, por mjaft njerėz e kishin harruar. Ata qė e rikujtuan e ftuan nė sallė, por njė pjesė e tė rinjve ju trembėn. Idhuj tė rinj kishin dalė. Kurse ky ishte idhull taze i ri, ndonėse i vjetėr si kujtim, idhull pa taban, pa kockė, pa klan. Atėherė hodhi sytė nga veriu. Aty ku partia s'kishte fituar, por i duhej dhėnė modeli. Por mbi tė gjitha pėr tė bėrė spektaklin. Zgjodhi Kurbinin, ku PS nuk kishte elektorat e ku pleqtė i kėrkuan t'i mėsojė se si tė fitojnė. Edhe kėtu s'e bėri si Enveri dikur, qė nuk shkonte kurrė aty ku nuk qe i sigurt. Por ky ende nuk njihte gjė nga partia e atyre viseve. Por ani.

    Por mos harroni se edhe Enveri i parė s'erdhi kaq kollaj nė pushtet. Nė fillim, sondoi, tatoi, pėsoi e mė pas mėsoi. Edhe sot ai nuk po e hedh dorashkėn mė kot. Ta provojmė njė herė sado pa fryt e pa tru. Mė pas shohim e bėjmė. Nostalgjikėt janė ende gjallė. Tė tjera nostalgji krijohen. I gėnjyeri i madh sėrish mund tė gėnjehet.

    Nė fund tė fundit kėtu tek ne enverizmi pėrbėn njė fenomen. Njė fenomen i pėrsėritur nė historinė tonė. Duhet patur gjithnjė parasysh "Enveri, ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė ishte. Sė paku edhe ca kohė.

    Populli sėrish rob i imazheve e i iluzioneve edhe gabon. Ndodh qė i pazoti pėr gjė tjetėr, mund qė edhe tė bėhet gati tė mbajė nė kurriz atė qė ja bėn mirė. Ja sepse ja vlen tė analizohet kavia e re, kavia qė pėrbėn rrezik. Miq tė vjetėr tė Enverit tė ri, tregojnė se ai tentoi njė herė tė ikė nė 14 shtator. Mori valixhen, Sanēon e vogėl qė iu gjend pranė si kudo dhe u struk te miku Lubonja, sot ish-miku a armiku i vjetėr. I strukur nėn njė qosh tė shtėpisė sė mikut tė vjetėr, dridhej e dridhej pa pushim: "A mos po vinė tė na marrin, tė na fusin nė burg…?". Nuk ishte e thėnė. Por atij sėrish e sėrish si atėhere nė Francė i shfaqet e i rishfaqet fantazma e valixhes nė krahė, mėrgimi, vetmia buzė Senės, frika e ekstradimit dhe i ėshtė futur rrugės sė pushtetit. Jo veē pėr para. Jo veē pėr lavdi. Tani mė shumė e sidomos pėr tė ruajtur shpinėn.

    Jo nuk do tė jenė shkak as pallatet, as rrugėt, qofshin ato tė bėrat a ato tė pabėrat. Kėto sado km a metra katror tė thotė Ramėdhėnėsi, nuk ja masim dot. As ndotja e tmerrshme e qytetit nuk do tė jetė shkak. Madje, as tonelatat e karburantit e orėt pa fund tė harxhuara mė kot nė pritje tė radhės sė gjatė e torturuese tė makinave pėr shkak tė rrugėve tė hapura njėkohshėm. Jo, kėto ne i lemė e do i lemė pas. Jemi popull qė durojmė shumė, qė harrojmė shpejt e falim lehtė nė kėso rastesh. As fotot nudo a pozimi nudo, tė cilat janė njė preferencė e tij sot e gjithė ditėn, por edhe kanė qenė qė nė vitet e lavdishme kur shėtiste zveshur nga taraca nė taracė pallateve tė Tiranės me Desdemonėn e radhės pėrdore. As plani urbanistik qė u premtua e u premtua, por kurrė nuk u bė, nuk janė shkaku. Janė edhe kėto disi, por jo shkaku kryesor a thelbėsor.

    As rryshfetet qofshin a jo tė mėdha. (ca votues tė tij ato do t'i konsideronin virtyt a shembull pėr t'u marrė). Sepse thuhet se, shkaku qė "nuk ka pasur bir kurve tė rigjejė paratė e veta, pra po ato para, nė xhep tė kryebashkiakut", ka qenė se ai shpejt ua gjente vendin a i pėrcillte tė sigurta nga xhepi pėr diku. Plus qė xhepat qenė aq tė thellė sa askuj s'i arrinte dora deri nė fund. Madje as pare xhepi nga ato tė klientėve tė Bashkisė nuk i gjeje Edit, se pare tė vogla a spiēioli, tė tipit 20000-30000 euro Edi nuk i merrte kurrė. Kur dikush bėnte gabimin tė ofronte kaq pak, thuhet, gjithmonė gojėt e liga, se ai e shihte sė lartmi, shumė sė lartmi, dhe shpėrvillte buzėn e lartme: "Kėto janė tė miat ėėė…? Ok, nuk dua para, ik e na bėj atė lulishten atje". Natyrisht ishte fjala pėr qoshe tė vogla, ku nuk mund tė bėhej as pallat e as shtėpi, dhe qė mė vonė pėrbėnin krenarinė gjelbėruese tė Bashkisė. Tė tilla vepra, vepra tė pareve tė xhepit mbeten p.sh lulishtja-maket pranė Teatrit tė Kukullave, planifikuar posaēėrisht pėr to. Ato kukullat dalin natėn e lozin aty, kur qytetarėt e Tiranės flenė. Vetėm ai ėshtė zgjuar nė ato orė e i sheh a shkon t'i takojė.

    Po ashtu edhe skarpatet e Lanės, krenaria e kalit tė shalės bashkiake dhe e kalorėsit. Aty u mendua rishtas tė vihen stola nė pjerrėsi, (veē atyre buzė rrugės anė Lanės, ku pensionistėt ulen pėr tė thithur pluhurin higjenik qė ngrenė makinat). Por u hoq dorė, se pleqtė e fėmijėt e parė tė ulur nė to, pėrfunduan nė Lanė. U rrokullisėn mes kukurizmave gazmore tė Pedit e shqitarėve tė tij.

    E paharruar mbetet pėr Lanėn, vėrejtja e njė punonjėsi bashkiak mbi skarpatet e gjelbėruara, tek zinte hundėn nga era e keqe e tha: "Po kėtu nuk rrihet nga era e qelbur". Dhe Enveri: "Tė thithė populli, tė ngopet populli, tė kėnaqet populli me erė (shprehja ėshtė autentike)". Shprehja mori dhenė se sidomos Edvinės i kish pėlqyer shumė e ajo ua tha shumė miqve e miqeshave.

    Ja pikėrisht nė kėtė pasazh tė pafajshėm duhet zėnė filli. Filli i shkakut tė thellė tė ndėshkimit, humbjes a mė saktė vjelljes qytetare tė Enverit tė ringjallur. Shkaku i vėrtetė psikologjik, i cili qėndron nė thelb tė cilitdo votim a mekanizėm mistik votimi tė kryer deri mė sot nė kushte normale a demokratike. Pikėrisht mistik, por realisht psikologjik, e pikėrisht pse ėshtė i tillė edhe mistik. Sepse ka tė bėjė me rezultanten e njė shumėsie opinionesh, bindjesh, qėndrimesh, mendimesh, hatėrmbetjesh, inatesh, urrejtjesh, simpatish a antipatish tė ngulitura tė rastit, persistente, fluturake…. Natyrisht, duke marrė parasysh kėtu pjesėn mė tė madhe tė votuesve, qė arsyeton, ndjen, kupton, jo fanatikėt e as sahanlėpirėsit, as skllevėrit a kuajt e radhės. Dhe kjo pjesė e madhe ka kapur atė erėn e qelbur tė …jo tė Lanės…, tė Ramės. Ka ndjerė gėrvishjen e thonjve tė zinj. Ka kapur pėrbuzjen e tij pėr njeriun qė hiqet se e do, ka kapur mungesėn e dashurisė sė tij pėr njeriun, ka kapur talljen e tij pėr cilindo, njeri tė tė sotmes a tė kaluarės, i zakonshėm qoftė a hero, rilindas, shkrimtar, patriot, partizan (o Zot kur u flet veteranėve pėr luftėn qė e ka tallur sa ėshtė ngopur), ballist, zogist a neutral qoftė. Punėtor a fshatar, socialist i thjeshtė a partiak i rėndėsishėm. Ka kapur karakterin skizoid tė njeriut, qė, pasi kryen a mbaron punė me cilindo, punė tė tijėn, egoizėm a epsh, interes egoist tė tijin, kthehet nė sekond nga ana tjetėr, ikėn, harron, dhe nė sekond nuk tė njeh mė. Sa e sa janė ata qė u ka hedhur krahun nė qafė pėrpara kamerės, nė publik, nė parti, nė rrethe, nė bashki, nė dashuri, nė familje,. Nė shoqėri?: Jo, vetėm aty jo se shoqėri s'pati kurrė. E pastaj s'i ka njohur kur i kanė dalė sėrish pėrballė. Kur i kanė dalė gjithė shpresė pėrpara bamirėsit, babaxhanit, tė dashurit, udhėheqėsit. "Ik ore p…". I tha njė librazhdasi tė gjorė qė e priste nė derė tė bashkisė me orė tė tėra e qė dikur e kish pritur si mik nė shtėpi, nė Librazhd.

    Vite mė parė, Enveri i ri na thosh se tė gjithė shqiptarėt janė kot. Vite mė parė donte tė bashkohej me Berishėn nė PD, duke kėrkuar radikalizėm ekstrem, por ky i fundit s'e pranoi. Erdhi pastaj rastėsor si Enveri e u fut te PS ku pėr hir tė njė eksperimenti u pranua. Pr, sė fundmi hyri. Hyri, do tė perifrazonim Kadarenė, pėr tė shkatėruar partinė, Shqipėrinė. (Natyrisht po ta linin). Dhe aty i tradhtoi tė gjithė me radhė. Tradhtoi si fillim mirėbėrėsin e madh Nanon. E talli sė largu, por u tremb kur ai e mori nė telefon nga Kina e i tha: "Roberti jam, Robert ĒAMĒAKIZI". Pastaj ngacmoi Metėn. (Tanis sė fundmi, ka tash sa vjet ka futur nė punė a mė mirė ka blerė shėrbimet e spiunit Ēakalli, ju hyn njerėzve nė zyra, nė shtėpi, nė shtrat, i pėrgjon, i godet, i bėn tė vriten, tė vetvriten, gėzon, njėlloj se ai dikur: "Pse ore me dy pushkė qė hodhi do mė mbahet filani nga fshati mua" . Ja edhe Edi. Po s'e shihni, do ta shihni. Pasi mori para sa deshi. Pastaj tallej me Majkon pėrpara ēdokujt qė i vinte nė zyrė, duke e marrė nė telefon, e duke ngritur vivavocen. Me tė gjithė me radhė. Por tradhtoi kėsisoj edhe veten shumė shpejt. Jo si Enveri qė e nisi butė, butė e pastaj mėsoi nga Stalini. Qė pastaj filloi t'i hajė shokėt, por me radhė, me ngadalė, me porcione tė vogla. Me intervale tė gjata nė fillim, ēdo dy tre vjet, e pastaj me zgjerimin e stomakut mė shumė, gjithnjė mė shumė. Deri nė gėlltitjen me batalione me ushtri, ekonomi, etj. Jo, jo nuk donte tė hante si Enveri ky. Ky i donte t'i gėlltiste tė gjithė qė nė fillim, se s'kish kohė. Se donte "tė bėnte" Shqipėrinė. Edhe kė donte tė hante? Shokėt. Shokėt e Partisė sė kockės sė fortė, e kockės sė kuqe qė i zė fytin ēdo armiku, a disidenti a snobi, a nudisti antiparti. Ku vete me gjithė kėtė oreks more? Ku tė le partia ashtu. Edhe cila parti se. Ėshtė si ēeta e Shestan Verdhės ajo. Njeri ka dylbinė, tjetri …torbėn me fishekė, i treti…Tė gjithė ofiqarė.

    (2011: Po ja qė i hėngri. Dhe ja tani tek reshtoi ēiliminjtė e nė krye banditėt e bėri revolucionin. "Populli i indinjuar nė kėmbė". O Zot, ka edhe njerėz qė e hanė kėtė. "Nė vendin tim, nė vendin tėnd, njė kokė e ēmendur, tė gjithė i ēmend", tha Dritėroi. Me gojėn e Edit. Po pėr kė e tha vallė? Mos ndofta pėr Enverin? Tė ringjallurin.

    Dhe tė gjithė kėsisoj nė PS e mėsuan dhe tash e dinė qė Enveri i ringjallur do t'i fshinte menjėherė pas fitores sė parė tė madhe, pėr tė vėnė pastaj nė vend tė tyre, vogėlushėt e prapavijave tė sigurta, shqitarėt qė do t'i ndėrronte si stafet nė Bashki. Pėr tė mos i dashur mė vonė as kėta e pėr t'i ndėrruar shpejt me tė tjerė, e pėrsėri me tė tjerė, duke mos dashur askėnd, por duke eksperimentuar e duke u tallur e duke i flakur tė gjithė pa fund. Dhe atėherė nė kampin e kuq e mėsuan kėtė dhe mezi po prisnin fundin e tij. Edhe nė kampet e vogla, pranė fushimit tė madh tė kuq. Ishin sė pari shokėt e vjetėr tė partisė. Por ishin edhe 5 krerė partish miza, qė prisnin kush e kush tė bėnte dashin me kėmborė. Kurbani i parė i tė pestėve ėshtė Enveri i gjatė. Por ja qė i bėri ai kurban.

    Pastaj janė mediat qė aq shumė i deshi. Qė i ndiqte orė tė tėra rresht me laps nė dorė pėr t'u vėnė nė dukje gabimet, pėr t'i korrigjuar a urdhėruar. Qė i pėrkujdeste e i ruante si sytė e ballit. Qė t'i shėrbenin. Por qė e inatosin shumė kur s'e shėrbejnė. Por edhe ato i kanė provuar tashmė thonjtė e dhėmbėt e tij, hungėrimat e inatosura. Dikuj i privonte licencėn e mbante varur qė t'i shėrbente sa mė qenėrisht, dikė e tallte, njė gazetare e quante prostitutė. Njė gazetari i trembi kalamajtė, duke e marrė qė mesnatė nė telefon se diē kish thėnė qė s'i kish pėlqyer diku nė njė gazetė qė pakkush e kish lexuar. Njė gazetar i RTSH kujton se shahej 10 herė nė ditė nga nėna sa herė jepeshin kronikat. Se Pedi e ndiqte TV publik kėmba-kėmbės dhe merrej edhe me radhėn e lajmit qė kish lidhje me tė, me sekuencat qė s'i pėlqenin, me nuancat e buzėqeshjeve tė veta qė nuk ishin pasqyruar si duhet. Pastaj iu kthye " tė mėdhenjve" tė mediave, u sha e u pėrsha me ta, i kanosi, i mori me tė mirė, pastaj i sulmoi derisa iu kthyen ata e i futėn ca tė shara, e tremben sa u zhduk sakaq pėr ca kohė, ku sytė kėmbėt. (Se Edi ėshtė edhe frikacak e po iu ktheve dije se i kujtohet fėminia e largėt, frika nga kalamajtė e lagjes e Beni i Lokut qė i rrėmbente bukėn me gjalpė. (Eeeej! Beni i Lokut ishte nė protestė krahas Edit, shiheni nė filmime, e bėri pėr vete edhe atė, nė 2011, do tė merrte pushteti). E nė kėso rastesh ikėn e struket diku nė errėsirė. Ul grilat e qan. Aty pastaj duhet t'i fėrkosh kokėn e ta marrėsh me tė mirė. T'i thuash se ėshtė i madh, se e duan tė gjithė dhe kėsisoj vjen nė vete sėrish). Dhe kėshtu sė fundmi u prish pėrfundimisht edhe me ca media, sepse emisionet i donte nė favor tė vetes tė gjitha, se nuk i pėlqente audienca, se kundėrshtarin e donte t'i kėrkonte falje dhe sė fundmi edhe se ngjyrat nuk ishin ato qė donte e skenografinė duhet ta bėnte ai. Kėshtu edhe mediat e zjenė, ia pinė lėngun, ia njohėn shijen, tė shohim mė tej).

    Pozita pastaj dihet qė e do shumė. Aq shumė sa nuk ka patur ndonjėherė brenda njė partie a koalicioni partish solidaritet mė tė paparė a unison mendimi si pėr kėtė person. As edhe njė politikan tė vetėm qė tė mos e pėrkėdhelė. Nė biseda tryeze e kam fjalėn. Gjė qė nė politikė ndodh rrallė.

    … Sa pėr biznesin siē e thamė mė lart, e di ai si ia merr shpirtin Edi. Ajo puna e lulishteve "vullnetare" ėshtė mė e vogla. Tė mėdhatė i dinė ata qė kanė filluar tė flasin nė TV, por do tė flasin gjithnjė e mė shumė tani shpejt. Enveri i ri, kjo lubi e kapitalizmit tė vogėl shqiptar.

    Po ē'mbeti? Mbeti edhe njė qelizė e vogėl qė janė tė dashurit e zemrės, tė shpirtit, ata pa tė cilėt njeriu nuk jeton dot, ata pa tė cilėt njeriu nuk ėshtė njeri, ata pėr tė cilėt njeriu ka nevojė edhe ashtu kot pa asnjė arsye thjesht se e merr malli t'i shohė po i munguan. Se i do. Se i ka gjak, se i ka shpirt, se i dhemb pėr ta, se vuan e vuajnė pėr tė. Por kėtu s'kam ē'them. Vėrtet nuk kam ē'tė them. Nuk kam gjė fare pėr tė thėnė. Sepse nuk ka asgjė pėr tė thėnė. S'ka informacion. S'ka …Tėrhiqem…Ėshtė vakuum…

    …Ja, pra, tani besoj e kuptoni tė gjithė se kush ėshtė arsyeja e vėrtetė e mė e thellė e humbjes sė Enverit tė ringjallur, apo mė mirė e shkatėrrimit tė tij shpejtė, tė ardhmė. Ėshtė njeriu, o njerėz, ėshtė njeriu. Ajo qė i mungon tek vetja, ajo qė nuk e do tek askush …Sepse mė tepėr se humbi unė mendoj se ditėn e premte datė 21 mars, Rama u ndėshkua. Por tani ai i takon sė kaluarės. Asaj bashkiake e asaj partiake. Se sot jemi mė pėrpara dhe TiRama shpejt do tė gdhijė pa Ramėn. Do tė gdhijė Tiranė.

    *P.S ky shkrim ribotohet pėr herė tė tretė i ndryshuar a ndryshe i pėrkeqėsuar, (2003, 2008, 2011)

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Shokėt e kėsaj kohe (Enveri ėshtė i gjallė)
    Nga Nice_Boy nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 05:22
  2. Ish-besnikėt rrėfejnė ...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 17-10-2005, 20:23
  3. Kujtime te nje Gjykatesi
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 17:11
  4. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58
  5. Enveri ne Drilon
    Nga edmko nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-01-2003, 20:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •