Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Edi = Enveri!

    ALIAS ENVERI

    Nga Ylli Pango

    Keshtu, pasi e la ne mes fakultetin e zoologjise ne Montpellier, ne France, Enveri brodhi ca kohe ne Paris, ne Belgjike, dhe se fundmi erdhi. Erdhi sic thote Kadareja te rrenoje Shqiperine. Me pas sic e dime te gjithe, e rrenoi sa mundi, vrau, preu, internoi, burgosi dhe historia vazhdoi keshtu derisa se fundmi vdiq. Por shpirti i tij jo. Shpirti i tij nuk mund te kishte vecse lindje. Ai vendosi te fluturoje ne trupin e piktorit te ardhshem.

    Keshtu ai u ringjall. Si trup, si forme, si tru. Shpirti mbeti po ai. Alia, Ramizi, kishte te drejte. Ai s'kishte vdekje, vecse ditelindje. Ai erdhi serish mes nesh, te na gezoje, te na mbushe me gaz e shprese, te na ndreqe. Kush nuk e sheh, le t'i hape syte mire.

    A nuk erdhi nga Franca si atehere? A nuk e thirri dikush rastesisht? Kur askujt s'ja priste mendja? A nuk quhet ky qe e thirri Koco Tashko d.m.th. afersisht Fatos? Nuk ngjajne shume emrat? C'rendesi ka. Ai qe u thirr eshte i njejti. Ai na intereson. A nuk po lufton i porsaardhuri t'i haje koken atij qe e thirri. Si atehere? A nuk e futi ne burg atehere Kocon? A nuk po e fillon njelloj me Fatosin?

    A nuk po lufton ai per partine, vetem per ate? A nuk po lufton ai per ta shpetuar partine nga nje e keqe e madhe ne koke te saj, le te themi nje puc ne koke te saj? Per te miren e popullit te thjeshte natyrisht, te anetaresise se thjeshte socialiste qe perfiton aq shume nga fitoret e partise. A nuk ju duket se eshte po ai? Ende jo? Vijojme me tej.

    A nuk mendon ai vetem per popullin si dikur? A nuk vdes populli per te? A nuk e duan pikerisht me te keputurit, veteranet, pensionistet, kalamanet qe kendonin e kendojne serish kengen e Enverit, te pabuket, te pastrehet, te padritet, te paujet? A nuk po pi ai kafe gju me gju me ta?

    A nuk po lufton ai t'i shkaterroje armiqte si atehere ne konferenca partie? A nuk thote ai si dikur "Te rroje partia". Si me shaka? Jo ai e ka seriozisht si me shaka. Si atehere.

    Ne fund te fundit a nuk eshte ai i gjate e i pashem si atehere, nje koke me i gjate se te tjeret, me pardesyne a pallton e gjate, i larte.

    Pa kujtohuni per imazhin. Sa kujdesej Enveri per te. Te gjithe te afermit e miqte e dine sa shpesh ndrrohej ai, sa kujdesej per kostumet, sa do ta gezoje mjaft t'i sillje nje kostum te mire nga jashte. Me hak. E gjitha ishte pjese e imazhit. Ne mburreshim se kishim udheheqesin me te bukur ne bote. Dhe ja sot eshte po ai qe pasi me ne fund i mbaron studimet per pikture, pasi e ka braktisur zoologjine e filozofine ne France, i disenjon vete kostumet, veshjet, qillotat, corapet, xhaketinat.

    Me imazhin, me propaganden e vetes, me propaganden e partise, lidhet edhe kujdesi i posacem per median, sot dhe atehere. Edhe sot, si dikur, Enveri e fillon punen nga shtypi e media e perditshme. Ai lexon, kenaqet, bubullin, heq verejtje, denon, darovit, si atehere. Tmeri i tij jane mediat tradhetare. Shtremberuese te realitetit. Ekipe te tera jane ne sherbim, ne pergjim te medias, ne analize, ne raportim. Kjo eshte e do te mbetet keshtu per Enverin.

    A nuk po ben edhe sot ai lulishte ne Tirane te re, rruge atje. Dhe vetem atje. Ne qender? A u kujtohet si u tha atehere, me 1945? Tirana e re te behet me e mira, simboli i Shqiperise se re. Dhe ja ku po e ben serish si atehere, pas 48 vjetesh.

    A nuk po i shtrengon e shtrydh ai tregetaret e biznesmenet e poshter si atehere me taksa e tatime te jashtezakonshme?

    Po, ky Enver ashtu si me pare eshte i tmerrshem me disa njerez. Natyrisht tani per tani jo per te gjithe njerezit. Keta e kane qemanen mbrapa. Tani per tani vetem per ata qe ka prane, te aferm, vartes, nevojtare. Me pare bubullinte e gjemonte. Tani po ashtu por si me i kohrave te fundit, shan edhe me nene e babe vartesit. Pyetini po te doni. Por eshte po ky njeri qe jep nga ana tjeter, ne provincat e largeta, tek ata qe s'i kane qene kurre prane, imazhin e njeridashesit. Kjo eshte pjesa me e frikshme e Envereve. Imazhi dhe asgjeja e humanizmit brenda vetes

    A nuk po i shkelmon ai profesionalisht ata qe ka prane, me te afermit, nepunesit, vartesit? A nuk jane ata qe ndjejne me thelle ne lekure thonjte e tij? A nuk jane hallexhinjte qe perpara kamerave u ferkon koken me dashuri e tek dera e KQ, a e Bashkise s'u hedh syte? Madje ka edhe me tej. Do te shohim me poshte nje shembull te bukur.

    A nuk po shpie ai buqeta-kurora atje ku deshiron te hape varre. A nuk po flet ai me dashuri per shoket e rene si dikur? A nuk preket ai e a nuk po i qan shpirti nga vuajtja njerezore, aq sa i ben te thinjen te afermit e te dashurit nga vuajtja per vuajtjen e tij?

    O njerez thirrini mendjes. Ai eshte serish midis jush. Ai s'do te tijet por ju do juve?! Duajeni t'u doje o njerez. Duajeni tu doje, t'u haje dashurisht koken, t'ua kendoje.

    Tani cila eshte e reja e shpirtit te ringjallur sot pas gjysem shekulli? Ku po ndryshon ai disi, ne dukje nga pjesa e pare e jetes se vet?

    Ne jeten e pare ai jetoi modestisht, ne bllok por jo kushedi se cfare. Dje premtoi te jetoje po ashtu. Shau, blasfemoi, u kalli kruzmen te gjithe pushteteve. U tha se s'ua kish sevdane e se i vinte keq per lakmine e tyre e zoti i shpetofte. Por sot i ka braktisur tej matane korijet plot gjemba te disidences, pasi premtoi se do te vdiste i varfer. E filloi si luftetar kunder pasurise e politikes e tani po u bie pas me pasion. Perse? Per para? Lavdi? Edhe me shume se keto.

    Ja edhe nje ndryshim tjeter. Pas ringjalljes Enveri nuk e nisi luften per pushtet nga kulisat, por nga masat. Ose me sakte, kulisat nuk arriti t'i perdore a t'i njohe si duhet.

    Edhe ketu ai ndryshon nga Enveri i pare. Asnjehere lideri s'ka dale ashtu menjehere nga populli. Asnjehere nuk i eshte kundervene ai grupimeve a klaneve te fuqishme ne pushtet duke i kerkuar ndihme popullit te gjore, duke i kerkuar te votoje per te. Gjithnje, pasi ka care konjukturat, ka mposhtur kundershtaret, ka luftuar mire me brryla, lideri i ardhshem ka bere per vete nje grup a eshte vene ne krye te tij e pastaj ka kerkuar a ka fituar, a ka imponuar simpatine e popullit qe e ka mbeshtetur. Ai qe ben te kunderten, duartroket pastaj per kundershtarin sic ndodhi ne Fier. Por s'ka gje ky este ende ne fazen foshnjore te pushtetit, si atehere kur erdhi nga Franca, per here te pare. Do te mesoje e do te sundoje. Lum kush te rroje ta shohe zot.

    ***

    Nderkohe pa shihni c'ndodh. Shoket e partise qe i dhane krahe kuptojne me shume se populli. Asnje s'i jep firme. Armiqte e dikurshem kthehen tek njeri tjetri. Shtrengojne radhet. Rreziku ndjehet nga prane. Kush eshte ai qe e do perseri mbi krye nje Enver te ringjallur qe i do aq shume njerezit. Nje Enver qe te le pa mall e gje. Sidomos tani pas pasurimit. Se Enveri e kishte ate terbiet, ishte vetem per vete. Edhe kur te jepte ta merrte e e paguaje 10 fish, me hapsane, e me familje. Pra ky njeri "I madh" perben rrezikun me te madh. Sado ende naiv, Enveri i ringjallun e ende i vockel, ta kujton serish ate te parin se ne fund te fundit eshte po ai, dhe tradhetaret e komunizmes dridhen. "Jo me mire ne se ai" thone ne bllok dhe marrin masa. Madje edhe nje nga simpatizantet me te medhenj te tij ne kryesi te PS e nxorri qejfi. "Paska qene fare. Po si mund te sulmohet keshtu ballas e vetem, partia". Dhe njerezve ju kujtua menjehere formula e ashper e Enverit:"as me kete.as me ate, as me liberalizmin as me konservatorizmin, me marksizem -leninizmin". Dje Enveri I ringjallun e zbatoi serish formulen: "As me Meten, as me Mejdanin, as me Nanon,.me te miren e partise, me vijen."

    I ringjalluri operon me paradoksin sfidues. Ketu modelimi eshte i plote. Me kot thote Berisha per te i biri i te atit. Alias i Enverit. Ai eshte vete Enveri. Enveri i ringjallur. "Alia's Enveri". Enveri i Alise. Vini re me sa mjeshteri i perdor slloganet e partise. "Te na rroje partia", nenqesh. Ulqini e sheh me dyshim: "A po tallet me partine si dikur ne 1992, apo po pergatitet te na vrase me vone gjoja ne emer te saj, si dikur ne 1945, 50, 60, 70, 80 kur t'i dukemi se i fyejme partine,a jemi armiq te saj?"

    ***

    Po perse e do pushtetin serish Enveri i riardhur? Thjesht per pushtet? Thjesht per lavdi si dikur me 1941? Per lakmi? Per te gjitha keto, por kesaj radhe edhe per dicka tjeter. Edhe ketu ka nje ndryshim. Ne fillimet e veta Enveri nuk i ruhej asgjeje. E mori pushtetin me 1941 e 1945 e me pas duhej ta ruante edhe per tu ruajtur se i ikte koka. Ne kete faze te re Enveri ka bere mjaft zullume. Qe nga 1942 e tehu. Ka vrare, ka burgosur, ka internuar, pas 1998 ka vjedhur, ka demtuar, ka grabitur, mashtruar e falsifikuar. Keshtu tani atij i duhet pushteti edhe per nje gje tjeter. Per ruajtjen e pjeses se pasme, te poshtme te trupit. Aty thuhet se ka vazhdimisht te ftohte, i dhemb, dridhet kur kujton se mund t'i bjere ne uje.

    Edhe ajo arsyeja e lakmise sot eshte ca me ndryshe se ne te kaluaren kur lidereve u mjaftonte blloku e modestia proletare. Sot jeta ka me shume kerkesa. Ka look, ka qejf, ka miell. Ne Ministrine e Kultures vartesit e vegjel rrenqetheshin nga kenaqsia e bakshisheve te vogla. Por kur u tha se do te shkohej ne bashki, brejtesit e vegjel filluan te kelthasin nga enthusiazmi "Atje po, atje eshte buxhet i madh.. Thone 30 milion" gazmonin kelyshet..

    ***

    Po t'i hedhesh nje sy permbledhtas, rruges se tij drejt pushtetit, qe nga Franca, grupi komunist i Korces, marrja e partise, vdekja e simuluar, nxjerrja e sekretit te perjetesise se tij nga Ramiz Alia, rilindja ne familjen e nje skulptori te njohur, studimet ne Institutin e larte te Arteve, disidenca ne fillimet e 992, sulmi ndaj vetvetes "1991 sharjet qe i bente Enverit shpirti i tij i ringjallur), tallja me Enverin qe nderkohe pergatitej ta rinxirrte serish nga brenda, tek te gjitha keto, sheh vijimesine. Nje lloj proteste e trupit te piktorit te ri s'donte ta pranonte e nderkohe po misheronte Enverin brenda vetes. Pastaj ky i fundit fitoi. U ringjall krejtesisht. Ai rifilloi rrugen drejt pushtetit, mori ne fillim Ministrine, pastaj bashkine, filloi te dergoje buketa-kurora me lule, te manipuloje kuti, e deri sa erdhi te lufta per rimarrjen e plote te PS, te partise se Punes, dhe vendit te sekretarit te pare te K.Q. te partise e asgjesimit te kundershtarit kryesor. Kujtoni transformimin e tij nga lider ne viktime e serish ne lider. A nuk ndodhi keshtu ne Mallakaster, ne Vlore, vende ku Enveri i ringjallun nuk u lejua te hyje ne salle Ai u kthye ne viktime e serish ne lider ne Kurbin. U ul gju me gju me popullin jashte deres se plenumeve, piu kafe perkedheli femijet. Erdhem keshtu serish ne piken kulmore. Cikli u mbyll. Nje cikel i mbyllur inkarnacioni, qe jo vetem shoket udheheqes te partise, por madje edhe disa, ndonese pak, nga njerezit me te thjeshte, si ai ne Lac, a ne qytetet e tjera e ndjene, e kuptuan. Jo me kot ai militanti i PS e bekoi se i nxorri mallin e Enverit te se shkuares. Ne te vertete eshte po ai, i ringjallur. Historia na e risjell serish me te plote, me modern, me te gjate. Historia na kujton se eshte po ai, Enveri i viteve te para te partise, i plenumit te Beratit, i Koci Xoxes, i rrezikut e i viktimizimit nga armiqte e partise, nga ata qe me vone i shkaterroi, i zhduku, gjithnje per partine, se donte partine, se e donte te paster, se e donte te mire, se e donte ne pushtet, vetem per kete, per partine .

    E si mund ta dine shumica e njerezve te gjore, ne Mallakaster, Lac, Fier, Elbasan e kudo qe perpara tyre eshte vete Enveri. Ata nuk e njohin ringjalljen. As fluturimin e shpirtit nga njeri trup ne tjetrin.Vetem me finoket, me te ndjeshmit dhe shoket kryesore te partise me nuhatjen e tyre te vecante e kane kuptuar.

    Dhe keshtu, populli i trajtuar ne menyre aterore mbetet gjithnje i genjyeri i madh, ai qe te njeh nga larg, apo me mire qe s'te njeh se eshte larg.

    Enveri te vriste te flisje keq per partine, dhe ishte po ai qe kur viktimat e radhes mbroheshin me emrin e partise ne goje, vdisnin me emrin e saj, me grushtin lart, tallej, mermeriste, "partia, po partia, po une te fus ne burg.". Edhe sot po ky Enver, tallet me partine, tallet perseri, tani ca me hapur. Por duke qene njekohesisht i besueshem dhe paradoksal kur thote "shoku filan", " te na rroje partia", etj.

    Dhe njeriu i vogel serish beson tek njeriu i madh. Kjo eshte psikologjia e tij. Lideri gjithnje e genjen, i qan hallet, i flet per te miren e vet". Dhe i vogli beson. E do liderin e madh, e fetishizon, ngjethet nga kenaqesia kur ka qofte edhe nje shtrengim dore. Pa le me te pije nje kafe me te. Le me t'i rrahe krahet. "Vete Enveri me shtrengoi doren, vete ai me foli." Pastaj ben nje prove, vetem nje, e vjen ta takoje ne Tirane, te Bashkia, a te Komiteti Qendror. Vjen ai qe e ka pire nje kafe me te, ai qe e ka ndihmuar ne fushate, ai qe lideri i ka drejtuar nje buzeqeshje ne nje konference partie. Dhe sheh dashurine e liderit te madh. Sheh ate qe pa ai militanti i PS hallexhi qe i doli perpara tek dera e bashkise. "Jam ai sekretari i PS i lagjes filan.erdha per..", i thote burri i gjore. "Me plasi b." i gjegjet kryebashkiaku, alias Enveri, nen entusiazmin e deshmitareve te rastit qe ua tregojne te tjereve ngjarjen ne kafene, dhe krenar ngjit shkallet e bashkise

    Por ka edhe me keq. Ai sekretari i PS te kenaqet me pak. Ka sic e thame me lart, edhe me shkelma, si bashkepunetoreve, kur e merzisin, me largime nga puna, me ulerima, me sharje, ka e me c'nuk ka.

    Por ketu Enveri i ringjallun nuk ka faj. Ashtu si cdo lider i vertete ai duhet t'u ruhet njerezve. Duhet te beje sikur i do por duhet t'u ruhet. Jeta, qetesia, mendja e tij jane te cmuara. Sa u ruhej Enveri njerezve. Sa u ruhet edhe sot ai. Sa pak besim kishte ai tek ata. Ja vini re serish. Paranoidi shfaqet serish tek i ringjalluri. Madje edhe shoket me te afert, jane larguar si te pavlefshem, te dyshimte.

    Ka edhe gjera te tjera te bukura te ndryshme. Duke kaluar ne shpirtin e piktorit te vogel trupmadh, Enveri kishte vendosur te riperjetonte pervojen e artistit te kthyer ne diktator. Atij iu kujtua Hitleri, rruget qe ai ndertoi, transformimi i tij nga bojaxhi ne diktator. Atehere shpirti i ri i ringjallur u vu te pikturoje, shkarraviti, bojatisi, kallangjosi, pastaj u kthye ne trajte kryetari bashkie ne ndertues rrugesh, filloi te lyeje pallate, shtepi, te shfreje te gjithe frustracionin e mbledhur nder vite te piktorit te vockel.

    Dhe kishte serish njerez qe serish nuk kuptonin a kinse benin sikur s'kuptonin. Qyteti ngazellehej ne pallacollekun e ngjyrave te piktorit te ardhur ne pushtet.

    ***

    Po a ja vlen te merresh me ringjalljen e Enverit. C'mund te beje serish ai? A ka sy per qabe i ringjalluri si atehere kur erdhi nga Franca, te rrenoje Shqiperine? Edhe po edhe jo. Natyrisht pas ringjalljes Enveri po ben mjaft budallalleqe si ato qe permendem me siper e qe i bene edhe ish-shoket mbeshtetes te tij te partise, te thone: "Ky s'qenka ne terezi". Se Enveri i ringjallun pati guximin e zbriti mu ne Mallakaster, Vlore, kudo ku partia kishte kocken e saj me te forte. Mendoi si atehere t'i conte ne kembe, por mjaft njerez e kishin harruar. Ata qe e rikujtuan e ftuan ne salle, por nje pjese e te rinjve ju tremben. Idhuj te rinj kishin dale. Kurse ky ishte idhull taze i ri, ndonese i vjeter si kujtim, idhull pa taban, pa kocke, pa klan. Atehere hodhi syte nga veriu. Aty ku partia s'kishte fituar por i duhej dhene modeli. Por mbi te gjitha per te bere spektaklin. Zgjodhi Kurbinin, ku PS nuk kishte elektorat e ku pleqte i kerkuan t'i mesoje se si te fitojne. Edhe ketu s'e beri si Enveri dikur qe nuk shkonte kurre aty ku nuk qe i sigurt. Por ky ende nuk njihte gje nga partia e atyre viseve. Por ani. "Por mos harroni se edhe Enveri i pare s'erdhi kaq kollaj ne pushtet. Ne fillim, sondoi, tatoi, pesoi e me pas mesoi. Edhe sot ai nuk po e hedh dorashken me kot. Ta provojme nje here sado pa frut e pa tru. Me pas shohim e bejme. Nostalgjiket jane ende gjalle. Te tjera nostalgji krijohen. I genjyeri i madh serish mund te genjehet.

    Ne fund te fundit ketu tek ne Enverizmi perben nje fenomen. Nje fenomen i perseritur ne historine tone. Duhet patur gjithnje parasysh "Enveri, c'ka qene, c'eshte e c'do te ishte. Se paku edhe ca kohe".

    Populli, serish rob i imazheve e i iluzioneve edhe gabon. Ndodh qe i pazoti per gje tjeter, mund qe edhe te behet gati te mbaje ne kurriz ate qe ja ben mire. Ja sepse ja vlen te analizohet kavia e re j se eshte me vlere, por se perben rrezik. Miq te vjeter te Enverit te ri, tregojne se ai tentoi nje here te ike ne 14 shtator. Mori valixhen, Sancon e vogel qe iu gjend prane si kudo dhe u struk te miku, sot ish miku a armiku i vjeter. I strukur nen nje qosh te shtepise se mikut te vjeter, dridhej e dridhej pa pushim: "A mos po vine te na marrin, te na fusin ne burg?". Nuk ishte e thene. Por atij serish e serish si atehere ne France i shfaqet e i rishfaqet fantazma e valixhes ne krahe, mergimi, vetmia buze Senes, frika e ekstradimit dhe i eshte futur rruges se pushtetit. Jo vec per para. Jo vec per lavdi. Tani me shume e sidomos per te ruajtur fundshpinen.


    KJ

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    A ky eshte ai profesori i shquar shqiptar......

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Qe Edi Rama ka natyre despotike dhe autoritare, kjo nuk diskutohet, por edhe fakti se ne na duhet nje njeri i tille, me karakter te forte, dhe qe nuk kompromentohet nga emocionet apo pasionet politike, edhe kjo nuk diskutohet.

    Ne fund te fundit despotizmi ne nje ambient dhe shoqeri kaq te parregullt, e te zhytur ne kaos e anarki si ajo Shqiptare eshte jo thjesht nevoje por domosdoshmeri per nje lider. Sigurisht duke ruajtur principet demokratike qe kerkon shoqeria.

    Edi tallet me Salen vertet por ai kurre, nuk ka tentuar ti demtoje kundershtaret e vet fizikisht, sic ben me te ne 95 (ne mos gaboj) kur i thyen brinje e dhemballe.

    Kritika e Pangos eshte kritike palloshe, sepse te kritikosh Edin qe mbledh taksa, ne nje vend ku pagimi i taksave deri dje ka qene i paimagjinueshem, dhe bizneset fshehin para me thase, duhet te jesh vertet njeri per seprapthi.Ne amerike thone se "vdekja dhe taksat jane dy gjerat e sigurta ne kete bote". Kjo vetem per te treguar se sa e rendesishme eshte mbledhja e taksave (te ulta apo te larta qofshin) ne ndertimin e nje shteti te fuqishem dhe e nje shoqerie mire-funksionale.

    Me tipa medioker, sic i kerkon liderat PD, shqiperia gjithmone do kete individe me te forte se shteti, si propagandonte Sala dikur, dhe fundi i nje shoqerie te tille eshte padyshim 97, ku individet abuzojne mbi qytetaret e tjere se shteti i dobet (qe nuk mbledh taska) nuk i mbron dot. E edhe kur PD kerkoi te forcoje dike me shume pushtet, sic beri me Saliu, e beri kete ne nje forma alla-kanun, xhahilo-masjetare qe solli vetem konflikt dhe lufte civile.

    Por une jam mahnitur vertet me malin e sharjeve nga me te felliqurat qe i eshte hedhur Rames, dhe se si ai e ka ruajtur ekuilibrin ne kete aspekt.
    Cfare nuk i eshte thene Rames deri tani. Pederast, pervert, drogaxhi, mafioz, vrases, hajdut, shkerdhehesh ne by***, babane e vdekur ia kane mallkuar, share e shpifur per te, familjen, nenen, gruan, cdo gje te dashur perreth tij, ne menyren me te ndyre, me te qelbur, me te felliqur. A eshte kjo valle politike? Keto terma te flakin menjehere jashte cdo lloj konsiderate per pushtetar, ne cdo vend te botes, por ne shqiperi keta xhahile akoma gezojne mbeshtetje.

    Kafshe hesapi cfare pret nga keta.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 04-12-2003 mė 15:04

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mir e ke ti Leshator se duhet nje Despot.
    Mirpo Edi eshte despot qe i sherben nje grushti njerezish e jo rregullimit te te gjithve..

    E pashe ne ditet e fushates qe ja hyni me fadrom shpijave te Jevgjeve dikund perball rruges Don Bosko nga krahu matan i Lanes dhe i la perjashta ne rrug te madhe dhjetra e dhjetra familje jevgore kur mbas ca ditesh pash ne cadren elektorale te Edit qe ishin mbledh jevgu dynjos e po knonte e hidhte valle gjith qejf..

    pra ai te rref e ste le me u qa..

    ashtu i do mushka drut po he..

  5. #5
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Po ky zhulsi qe i duket vetja Kadare, me kto teorira e keto pershkrime, e keto krahasime qe e mposhtin cdo ligj te llogjikes, a e ka bere ndonjehere krahasimin Enver vs Berisha?
    Do gjente dhe me shume afersi.
    Me ca merren ca njerez, e hajne buken qyl, e sa harxhojne ajrin.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256

    Re: Edi = Enveri!

    Postuar mė parė nga Eni
    ALIAS ENVERI

    Nga Ylli Pango


    KJ
    kush harxhon frymen te lexoje me poshte? une jo njehere...jo nga nje plehre e tille

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Fjalor i pahijshem, anetari u paralajmeruar.

  8. #8
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Zoti Pango te jep pershtypjen e nje njeriu te zellte qe enderron demokracine e vertete.
    Ne Shqiperi nuk ka demokraci dhe as nuk ka per te patur edhe ca kohe me pas kur stuhia te jete larguar tutje.
    Gjithsesi artikuj te tille kane shume te verteta ne te por koha e diktatoreve tashme ka marre fund.
    Edi Rama vertet te jep perfytyrimin e rilindjes se Kucedrave por te besosh dhe te frikesohesh per rikthimin e ndonje diktature te Mugosheve e co, eshte nje ndjenje qe nuk duhet ushqyer.
    Me e pakta qe Edi Rama mund te beje, eshte vazhdimi i vijes politke te shtetit shqiptar ne ate kah ku njihet vetem shfrytezimi i popujve me rryma demagogjike.
    Interesante me duket kjo analogji kur ky keshilltar i presidentit ben analogji te tilla, kur dihet gjithashtu se presidenti eshte mbi partite.
    Pangon dicka e shqeteson por uroj qe ate ta shqetesoje demokracia e vertete shqipetare mungesa e se ciles e ka kthyer Shqiperine dhe institucionet e saj ne nje Shqiperi Anemike.
    Gjithesesi shkrimi i tij ka shume te verteta ne te.
    Nga Franca erdhi ai i Pari, nga Franca erdhi dhe ky i dyti.
    Sic duket Franca nuk e ka ndermend te heqe dore nga koalicionet e hershme me aleatet pacifiste e Kucedra.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Ylli Pango pa dyshim eshte nje nga figurat e mendimit filozofik shqiptar te koherave moderrne. Une e rrespektoj ate per mendimet e tij dhe per kontributin e tij . Por ai ben nje gabim shan Edi Ramen , dhe kjo gje si duket ka bere qe te preken disa mostra, korkodile, leshatore, manoklla e ku ta di une se cfare plehrash jane. Niveli i tyre le per te deshiruar dhe ne fakt nuk ja vlen te merresh me ta, por une nuk mund te rri pa shkruar e per te falenderuar profesorin e nderuar per ate perpjekje qe ben per tu hapur syte njerezve sa nuk eshte vone

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga beni67
    Ylli Pango pa dyshim eshte nje nga figurat e mendimit filozofik shqiptar te koherave moderrne. Une e rrespektoj ate per mendimet e tij dhe per kontributin e tij . Por ai ben nje gabim shan Edi Ramen , dhe kjo gje si duket ka bere qe te preken disa mostra, korkodile, leshatore, manoklla e ku ta di une se cfare plehrash jane. Niveli i tyre le per te deshiruar dhe ne fakt nuk ja vlen te merresh me ta, por une nuk mund te rri pa shkruar e per te falenderuar profesorin e nderuar per ate perpjekje qe ben per tu hapur syte njerezve sa nuk eshte vone
    Te falenderoj se me kurseve disa rreshta beni67. Ndaj te njejtin mendim, profesori vret heshtjen qe kane zgjedhur shume intelektuale te tjere shqiptare, qe e kane shume te lehte te qahen per situaten ne privat me njeri-tjetrin, por nuk kane kurajon dhe pergjegjesine intelektualo-qytetare qe te thone fjalen e tyre ne publik.

    Eshte fatkeqesi per profesorin dhe per cdo intelektual te mirefillte shqiptar te inkuadruar ne politiken shqiptare, qe te kete kundershtat te tij nje derdimen dhe psikopat klinik si Evdin Rama. Deshtaket ne cdo aspekt te jetes mundohen te gjejne suksesin e tyre ne politike.

    Albo

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shokėt e kėsaj kohe (Enveri ėshtė i gjallė)
    Nga Nice_Boy nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 05:22
  2. Ish-besnikėt rrėfejnė ...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 17-10-2005, 20:23
  3. Kujtime te nje Gjykatesi
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 17:11
  4. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58
  5. Enveri ne Drilon
    Nga edmko nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-01-2003, 20:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •