Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 112 prej 112
  1. #111
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar mė parė nga Ekzekutuesja
    Marr shembull Muhamedin, "burri perfekt" ne syte e Myslimaneve, qe jo vetem tha gjera kontradiktore (arsyeja qe pse donin te vrisnin, dhe ky iku ne Medine), por filloi e shpiku poligamine dhe concubines, dhe thote qe ne Parajse, mashkullit i premtohen femra te virgjera. Perse? S'dha as edhe nje arsye fetare. Kot... per qejfin e meshkujve, se ishte mashkull dhe vete ai (femren nuk e permendi shume, jo).

    Gjithashtu, kush thote qe mashkulli eshte vizioni i Zotit dhe trupi i femres eshte bere nga Shejtani? Myslimani.

    Pastaj, ti o Indrit, s'te marr vesh une ty. C'te duhet ty se si i trajton Kristiani grate? Po te torturoheshin grate kristiane 70 minuta ne dite, c'do beshit ju? Do torturonit ato myslimane 69 minuta ne dite sa per te thene qe nuk po vuajne ne nivelin e atyre kristiane? Per kete gje beni pyetje te tilla?? Shifni punen tuaj... boll bete citime se na e bete mendjen dhalle, na e shpifet.

    Krahasim eshte e gjithe kjo teme, ose ju thjesht s'dini c'po thoni.
    Dale moter se na trembe!
    Atehere le te marrim shembull Muhammedin:
    Kur e kane pyetyr Aishen bashkeshorten e tij se cfare bente profeti as ne shtepi, ajo i pergjigjet:" Ndohmon njerezit e shtepise ne punet e tyre." dika kjo qe ne ditet e sotme quhet turp.

    E dyta ka shume shkaqe qe profeti u martua me shume gra,dhe po deshe te dish hap nje teme te vecante pasi shpjegimi i keyre eshte jashte rendi ne kete teme.

    Ndersa persa ju perket roberise se femres dhe poligamise nuk i shpiku Islami por i gjeti ato, Me ardhjen e Islamit ndaloi qe nje burre te kishte 15 gra sic qene me peropara, po ashtu ndaloi qe burrat te nderrojne grate, apo te kene gra te perbashketa.

    Islami e trajton gran si te gjitha rolet ashtu sic e permenda edhe me lart dhe kurre nuk e permend ate si lavdi te dreqit apo burrit.
    Femra dhe mashkulli jane te dy te njenjte dhe nese i binden Zotit nuk ka dyshim se do jene lavdia e tij.

    Dhe sefundi dua te sqaroj se nuk mehyn hic ne xhep se si i trajton Kristjani grate, por doja thjeshte qe tju kujtoja disave ketu qe ajne me lot krokodili per vuajtjet e femres muslimane.
    Doja thjesht tju thoja qe te qajne per femrat e veta dhe jo per ata muslimane.
    Pra parimi eshte ky: nese qan qaj me vend e jo kot"

    Do kisha deshire tju sqaroja edhe shume me gjate por sinqerisht nuk mundem pasi jam mjaft semure as sa nk rri dot edhe ne karrike. Gjithesesi nes dikush ka deshire te sqaroje dicka ketu le te urdheroje.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #112
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Bo bo bo....paska plas lufta e trete boterore ketu

    Qetesohuni, qetesohuni se asgje s'do te zgjidhet. Koha e ka provuar se s'ka burre none(me falni per kete shprehjen se eshte pak si vulgare) te ndryshoje mendjet e njerezve mbi ceshtje te ndryshme, e sidomos mbi fene. Thuhet ne Kuran se dhe sikur njerezit t'i shikonin shkallet qe te conin ne parajse (dmth. nga toka deri ne parajse), ata prape s'do besonin....e jo me fakte nga libra te shenjte qe kane zbritur shekuj me pare.

    Me c'shikoj kristianet perpiqen t'u mbushin mendjen pales tjeter se ata kane te drejte mbi ceshtjen e gruas dhe anasjelltas. S'dua t'i mbush mendjen njeriu sepse secili e di vete hesapin e tij me Zotin e s'dua te ul poshte mendimet e askujt, por une e shikoj problemin keshtu:

    1) S'duhet te ngaterrojme kulturat e ndryshme dhe injorancen e njerezve me ate c'ka thote feja.
    Keshtu qe nuk sjellim dot argumente se si e trajton femren filani apo si trajtohen ato ne vende te ndryshme. Thjesht, sjelljet individuale te njerezve s'jane argumente fetare dhe s'merren per baze.

    2) Te gjithe librat e shenjte (ingjillin, torah, biblen) nje Zot i ka sjelle!. Te gjithe e dime se Zoti per cdo popull dergoi nje profet/messanger kur ai po devijonte nga rruga e drejte per nje aresye a nje tjeter. E nese fete e tjera u cuan per nje popull te caktuar, Kurani ishte vula e mesazheve nga Zoti per gjithe njerezimin. Nga e di? Sepse thuhej ne biblen e vjeter qe prisni per pejgamberin e fundit i cili do vije nga toka e Arabise dhe cilesite e profetit Muhamed sas jane paraqitur ne kete bibel (pamvaresisht se sot eshte ndryshuar)

    Nese ka fe qe beson ne te gjithe librat e shenjte (versionet origjinale), ky eshte Islami. Nese ka fe qe beson ne te gjithe profetet ky eshte Islami....dmth. s'bie ne kontradikte me fete e tjera. Por qe te besoj ne biblen e sotme, nese ka nje njeri ne bote qe te me thote me fakte qe Bibla apo dhe librat e tjere (pervec Kuranit) nuk jane ndryshuar nga koha e zbritjes se tyre, do u jap 1 milion $ se gjithe historianet kete e pranojne. Jo per ndonje gje, po kam "lost track of how many bibles actually exist." Sa kurane egzistojne dhe sa here eshte ndryshuar nje germe ne te? Exactly! Mos ndryshimi i Kuranit eshte premtimi qe Zoti beri qe e njejta gje te mos ndodhte si me librat e tjere.

    Mbaj mend nga nje klase historie qe dita e shenjte per kristianet ka qene e premtja (sa ironike se dhe myslimanet te premten kane si dite te shenjte) dhe kjo u ndryshua ne te dielen nga nje person ne Vatikan. Hmmmm, kjo me ben te dyshoj! Kush jemi ne te ndryshojme ligjin e Zotit per interesa te ndryshme? Kush jemi ne t'i themi Zotit qe do te te adhurojme ne kete dite qe zgjedhim ne e jo ne diten qe ke zgjedhur ti? Si mund te besoj une ne dicka qe dikush si une apo ti ka guximin te shuaje fjalet e Zotit dhe te vendose fjalet e tij? Si do t'i dale perpara krijuesit te tij ky njeri?

    Tani te dalim tek femra... ne asnje liber te shenjte te derguar nga Zoti s'eshte folur keq per femren. Si mundet Zoti te flase keq per femren ne nje liber e mire per te ne tjetrin.....kur Zoti vete thote "Parajsa shtrihet ne kembet e nenes." Albo e ka drejt kur thote qe eshte i nderuar ai qe ka grua te mire...sepse femra eshte shtylla e nje familje te mire dhe nje kombi te mire....se cdo gje fillon ne familje.

    E pra, kur lexoj kete Biblen e sotshme te ndryshuar nga prifterinj apo nga ku e di une sipas oreksit te tyre politik, me ngjan vetja si Marigo ne Perralle nga e Kaluara. Me vjen ndot per veten si femer sepse s'e shikoj veten aq te ulet sa c'na pershkruajne...dhe e di qe ne syte e Zotit s'jemi te tilla. Zoti vete na krijoi te bukura, te dashura, te embla, te brishta qe te komplementojme ashpersine e meshkujve

    Si e trajton femren Islami? LOL! Eshte mesazhi i fundit nga Zoti....
    Ju thoni mbulimi i femres eshte shtypje dhe se rregullat e Islamit jane prapa bote? Lol! Maria, nena e Jezusit, nje nga grate e vetme emri i se ciles permendet ne Kuran ishte e mbuluar....apo jo? E cila eshte ajo femer qe s'do donte ti shembellente kesaj gruaje, djalin e se ciles Zoti e ka shume prane vetes, ne veshje dhe ne sjellje? Apo pse jemi ne shekullin e 21? C'rendesi ka se ne c'shekull jemi? Vlerat dhe virtytet e njeriut s'duhet te ndryshojne sepse pastaj cdo ti mbese brezave te ardhshem?

    Nje shoqja ime, greke me origjine....xhaxhai i saj eshte nje nga prifterinjte me te medhenj ne NY dhe donte te blinte nje shall qe ta vinte ne kishe tek xhaxhai. U cudita kur me tha keshtu dhe e pyeta se c'do i ndodhte nese s'e vendoste shallin? Me pare s'te lejonin tha....kurse tani po sepse cfare te bejne....sepse perndryshe, s'do kishte kembe njeriu ne kishe. Wow!

    Femrat myslimane pa te drejta? Lol! Femrat myslimane njihen ne histori per bizneset e tyre te sukseshme...fabrikat e trikotimit apo dhe per shiblerje mallrash.
    Femra islame parate qe ben me biznesin e saj i shperdoron sipas deshires. I shoqi i saj s'ka te drejte ne te pa lejen e saj.

    Islami ndryshe nga kristianizmi, nuk ia nxin jeten gruas. Nje shoqja ime kristiane po me thoshte qe motra e saj e martuar po vuante nga i shoqi dhe s'ndahej dot sepse egziston ajo shprehja "till death does us part=derisa te na ndaje vdekja" Hmmm, jo ne Islam. Nese yt shoq te keqtrajton ke te drejte te largohesh. Ke te drejte te marresh ate qe te takon dhe te fillosh jeten prape me dike qe te respekton, te do, dhe te trajton si njeri.


    E sa per ate qe kishte permend "dashnite e Profetit Muhamed sas"nuk i ve faj sepse ndoshta nuk e di historine mire.
    Nga ana tjeter,...per te do kisha nje pyetje dhe s'kerkoj pergjigje po vec ta kete per vete.
    Me sa femra ke fjet deri me sot dhe sa martove? Sa femrave ua prishe nderin dhe i le te jetonin me te per gjithe jeten e tyre? Sa femra ndoshta le shtatzene dhe u the s'eshte imi apo abortoje?
    Kjo eshte semundje sot; njerezit flene majtas e djathtas dhe djemte e sotshem s'jane burra te marrin pergjegjesi per veprimet e tyre. E pra; profeti ato gra i martoi me pare e pastaj konsumoi martesen; u kujdes per ta; s'i la rrugeve kur burrat u ishin vrare ne lufte...aq me teper kur gjendja ekonomike ne ate kohe ishte ndryshe nga kjo e sotmja. Keshtu qe mos gjykoni se shumica e djemve sot kane fjet mesatarisht me 3-4 vajza.

    Nejse, keep it real ppz,
    Miss Congeniality
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrshkruajeni femrėn me njė fjalė tė vetme!
    Nga Apollyon nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 1008
    Postimi i Fundit: 25-06-2010, 10:51
  2. Si ta besh te Lumtur Partnerin( Femren, Mashkullin)
    Nga Roi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 00:49
  3. Keqkuptim: Islami e degradon femrėn
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 17:06
  4. Kjo Shoqeri E Pamoral Burrash
    Nga kolombi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 28-05-2005, 07:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •