Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    Shqipëria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anëtarësuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    Brari,

    tash vertet e tregove karakterin tend.

    Te lumte!

    Eshte fatkeqesi qe ka njerzi te tille qe veten e quajn shqiptar!

    Hashimi dhe te gjithe politikanet e tjere kane bere gabime por nuk mund ti fajesosh ata per krimet qe ka bere Serbija me ndihmen e dikujt dikujt (mendoj se ska nevoje te shkruaj me shume).
    "Akuza, shpifje, kërcenime, rreziqe nuk më kanë frikësuar kurr deri më sot, e kundërshtarët e mij le të janë të sigurtë se nuk do të më frikësojnë as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e çmoj, e tham me krenari, nuk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenë t'eme patriotike nuk ka muejtë as nuk do të muej me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqve. Ka me shtrue vetën vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri në vdekje, "Ora e Shqipnisë", nr. 7, Vjenë, 22.V.1928.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Cka ti themi kesaj tash se.Edhe ma zi ajo e para ishte mendimi si "kofina mbas te vjelave"po kjo mazamkeq,se propagande qenka vetem per sy e faqe e llafet pa pare.Se fjala duhet te jete fjale e duhet mbajt fjale e jo sot jo e neser po mendoj une.



    Udhëheqësit politikë shqiptarë e pranojnë me rezerva vendimin për TMK-në



    PRISHTINE (5 Dhjetor) - Udhëheqësit politikë shqiptarë në Kosovë kanë shprehur rezerva ndaj vendimit të shefit të UNMIK-ut për pezullimin e disa zyrtarëve të lartë të TMK-së, por kanë thënë se ky vendim duhet të zbatohet. Ky qëndrim i udhëheqësve politikë shqiptarë pason kundërshtimin e shprehur të mërkurën ndaj vendimit nga shtabi i TMK-së dhe kreu i saj gjenerali Agim Çeku. Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi tha pas një takimi me përfaqësuesit kryesorë ndërkombëtarë në Prishtinë se dyshonte se kishte shkelje të mundshme procedurale, megjithatë, ai theksoi se vendimi i UNMIK-ut "duhet të përfillet për hir të perspektivës së TMK-së". "Kjo është shumë e dhimbshme edhe për gjeneral Çekun edhe për mua. Duhet të jemi të përfillshëm në këtë vendim, për arsye se është një vendim të cilin ne nuk mund ta ndryshojmë dhe mund ta dëmtojmë edhe më tepër në radhë të parë TMK-në," tha kryeministri Rexhepi. Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi është shprehur në favor të respektimit të vendimit. Thaçi tha se institucionet vendore duhet të punojnë me institucionet ndërkombëtare për zbatimin e rendit dhe ligjit. "Unë besoj se ne kemi nevojë të respektojmë institucionet e vendit dhe gjenerali Çeku duhet ta respektojë vendimin e qeverisë së Kosovës," tha Thaçi. "Ne duhet të vazhdojmë angazhimet tona në mënyrë që të realizojmë objektivin tonë për të implementuar marrëveshjen që kemi me ndërkombëtarët në kohën kur e kemi nëshkruar marrëveshjen për transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës," deklaroi Thaçi. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sugjeroi që bashkësia ndërkombëtare te ketë një projekt konkret për TMK-në dhe të mos pezullojë pjesëtarët e saj vetëm në bazë të dyshimeve. "Eshtë gabim që të hidhen njerëzit në rrugë. Ne jemi të vetëdijshëm se TMK do të kalojë nëpër një trasformim, ne jemi të vetëdijshëm se TMK duhet të arrijë standardet të cilat i kërkon sidomos NATO, meqë ne synojmë që TMK të jetë ushtri e Kosovës, por mendoj se është gabim të merremi me pasoja," tha Haradinaj. "Duhet të kemi një plan për TMK-në, duhet të ketë guxim bashkësia ndërkombëtare ta pranojë se edhe Kosova do ta ketë ushtrinë e saj, sikurse vendet e rajonit dhe botës," tha ai. Udhëheqësit kosovarë thanë se kanë marrë premtime se do të përshpejtohen hetimet ndaj 12 pjesëtarëve të TMK-së dhe nëse nuk ka prova të mjaftueshme kundër tyre, ata do të kthehen menjëherë në vendet e punës. Përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të BE-së në Kosovë, i kanë dhënë mbështetje të plotë shefit të UNMIK-ut, Harri Holkeri, për pezullimin e 12 anëtarëve të TMK-së. Shefi i zyrës britanike në Prishtinë, Marc Dikonson, tha pas takimit të pesëshes diplomatike me Kryeadministratorin Holkeri dhe komandatin e KFOR-it, gjeneralin Kamerhoff, se ky është një proces normal në të mirë të TMK-së. dxh/dxh (BBC/BalkanWeb

    ----------------------
    ----------------------------
    SHP i TMK-së ka miratuar vendimin e shefit të UNMIK-ut për suspendimin e përkohshëm të eprorëve të TMK-së

    Prishtinë, 5 dhjetor - Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së, pas një takimi të gjatë, që është mbajtur dje në të cilin ka marrë pjesë edhe kryeministri Bajaram Rexhepi, ka miratuar vendimin e shefit të UNMIK-ut për suspendimin e përkohshëm të 12 pjesëtarëve të TMK-së. Zëdhënësi i SHP të TMK-së, Shemsi Syla tha se 12 pjesëtarët e suspenduar, megjithëse janë të bindur në pafajësinë e tyre, kanë vendosur të respektojnë vendimin e UNMIK-ut për ta ndihmuar zhvillimin normal të këtyre trupave dhe për të ruajtur marrëdhëniet e mira me bashkësinë ndërkombëtare.
    Sipas një njoftimi, komandanti i TMK-së, gjeneral Agim Çeku ka shprehur gatishmërinë të japë dorëheqje, gjë që është kundërshtuar ashpër nga anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mani : 05-12-2003 më 07:17

  3. #13
    ZANË MALI Maska e DIDIBE
    Anëtarësuar
    10-05-2003
    Vendndodhja
    PRISHTINA
    Postime
    71
    BRARIVIC SHKRUAN : - ARB A FOLA MIR A JO ?
    E din ti o fëtyrzi se ai që nuk ka ndërgjegjëje të pastër (siç je ti )nuk është vetëkritik dhe nuk di se ç'ka fëlliq.

    Si nuk ke turp që shan si një manjak,si një qoban ANALFABET.

    BABI IM është intelektual -PROFESOR HISTORIJE që 30 vite,që me nder e respet punoj tere këto vite.Edhe ato 10 vite të para luftës - lirijepaqesore të MONARKUT RUGOVA , babi im punoj me dashuri te madhe ndaj arsimit dhe na rriti e shkolloj kater femij me ato ndihma qe na binin njerzit e mirë ,kurse ndjersen e babit e kafshaten tonë e merrnin Rugova me banden e tij në krye me BUKOSHIÇIN për të ndertuar villa e pallate e për ti shkolluar fëmijët e tyre jasht shteti ,e unë nuk kisha para për të paraqitur një provim.
    E kur plasi lufta babi im nuk kerkoj qe familjen t'ia ruaj milloshi (siç beri kryetari yt).e as nuk u fsheh nder fustan te gruas siç bere ti BRARIVIÇ , por babi edhe pse i shtyrë në moshë rroku pushkën dhe i doli para shkaut për ta mbrojtur atdheun.Por deshti zoti dhe babi e familja a ngushtë mbetem gjallë.

    E TANI O BRARIVIÇ PASI TRIMAT TANË NA SOLLËN LIRIN FAMILJA IME JETON NË SHTËPIN E DJEGUR NGA SHKAU E TË RREGULLUAR NGA ORGANIZATAT HUMANITARE, BABI I ËSHTË KTHYER ARSIMIT ,E NE FEMIJËT VAZHDOJM STUDIMET TË GJTHË ME NOT MESATAR MBI NËNTË.

    JA O BRARIVIÇ KJO ËSHË E KALUEMJA DHE E TASHMJA E FAMILJES SIME.

    E TANI E GËZOJM LIRIN ME NJË JETË EKONOMIKISHT MESATARE ,POR ME NJË NDËRGJEGJËJE TË PASTËR SHPIRTËRORE DHE KOMBETARE.
    DENIANA

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Didib vazhdo e trego po ke mundesi krejt ngjarjen se si familja juaj e ka perjetuar luften e si baba yt doli ne luft e ku luftoi e si e gjeti fundi luftes se po me intereson. Trego pa shtu asgja vec original. nuk asht nevoj me fol me emra.
    Pastaj kena me diskutue perseri.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Brari,

    E vertete eshte vetem nje, ate e gjen ne mesazhin e juaj te mesiperm.

    Veprimi I Holkerit eshte I drejte. TMK-ja do te kete imazh te mire tek populli vetem kur ne rradhet e saj nuk gjejme individe te ketille. Individe te implikuar nuk kane vend ne TMK, nuk I duhen Kosoves dhe te ardhmes se saj.

    Brari, e shkruani fare qarte dhe ne menyre konkrete se, "TMK ka nevoje per nji drejtues pa parti por te afte dhe te perkushtuar ndaj Kosoves..
    Agim Ceku vec po e demton TMk dhe bashke me TMK dhe ardhmerine e Kosoves..."

    Ndersa Dedibeja, ashtu sikur edhe Tahir Veliu, ne vend qe te merren me temen, dyshojne ne identitetin e te tjereve, shenje qe te ben te besosh se nuk kane besim te mjaftuar ne identitetin qe kane. Sikur kane "mizen nen kapuq" sa I perket identitetit te tyre. Frikesohen se te tjeret mund te jene me te shpejte ne defiminin e identitetit te tyre. Prandaj si rruge te vetme gjejne te akuzojne sa me pare qe eshte e mundur te tjeret per identitetin e tyre.

    I gjithe volumi I mesazheve te postuara nga ju ne kete Forum, na ben te besojme se nese ekzistojne anetare me gjak te pakte Shqiptar, me siguri se jeni ju.

    Ndersa sa I perket histrise se shkrurter te familjes se Dedibes, cfare te shkruajme?

    Mbase eshte e qarte se kjo familje eshte e dashuruar ne vetevete. Dyshojne se si te tjeret e paragjykojne kete familje, prandaj Dedibeja, nxiton te pershkruaj historine e familjes se saj, qe nuk asgje te bej me temen ne fjale. Apo mbase deshiron te deshmoj se edhe ne famijen e saj gjejme individe qe meritojne te pezullohen nga aktivitetet e perditshme jetesore.

    Dedibe, "hape deren e shtepise, tani na trego dhomen e burrave," nese ekziton nje gje e tille ne familjen tende.


    PS. Se paku na trego si fitohet nota e larte, mbi nente ne studime?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #16
    ZANË MALI Maska e DIDIBE
    Anëtarësuar
    10-05-2003
    Vendndodhja
    PRISHTINA
    Postime
    71
    VËRTET QË KJO TEMË NUK KA TË BËJË ME HISTORIKUN E FAMILJEVE ,POR UNË SHKRUAJTA PËR TI TREGUAR BRARIVIÇIT SE Ç'FAR FAMILJE PO SHAN.
    AI QË NUK E DI SE SA E SHENJËT ËSHTË FAMILJA ,AI QË SHAN FAMILJEN E VET,AI SHAN EDHE FAMILJEN E TJETRIT.

    NDËRSA TI ARBOVIÇ QË BREDH RRUGËVE TË HUAJA,TI QË NDOSHTA PUNË KE PROSTITUCIONIN APO DROGEN ,NUK MUND TA TI DISH DHE TA KUPTOSH SE SI MERITOHET NOTA NËNTËSHE NË FAKULTETIN E ATDHEUT TËND.

    O ,,MODERATOR" KY FORUM ËSHTË PËR TU SHAR NË MES VETE APO PËR TË BISEDUAR DHE PËR TË SHTJELLUAR QËSHTJE SI NJERËZ TË NJË GJAKU?
    UNË KAM MENDIMIN SE KËTU INKUADROHEN EDHE DISA JO SHQIPËTAR SIÇ JANË BRARIVIÇ E ARBOVIÇ.
    DENIANA

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ç’dëshiron UNMIK-u me pezullimin e pjesëtarëve të TMK-së?
    BERAT LUZHA*

    Edhe një grusht kundër TMK-së e ka dhënë UNMIK-u, ndërkohë që vetë TMK-ja ka filluar të mbrohet nga sulmet joparimore dhe të padrejta që i vijnë nga institucionet ndërkombëtare të instaluara në Kosovë. UNMIK-u, me një vendim të pambështetur në prova, ka pezulluar “përkohësisht” 12 krerë, pjesëtarë të dalluar të TMK-së. Por faktet priten t’i arrijnë UNMIK-ut nga organet e hetuesisë në afat prej gjashtë muajsh, sepse, siç u kumtua, kundër personave të pezulluar paskan filluar të zhvillohen hetimet që para gjashtë muajsh!
    Në dallim nga herat e tjera, në këtë rast vetë TMK-ja e ka ngritur zërin duke mos u pajtuar me masat më të reja. Komandanti i Përgjithshëm i TMK-së, gjenerallejtnant Agim Çeku, ka deklaruar për median se vendimin e PSSP-së, z. Hari Hollker, e sheh “pa bazë ligjore, pa fakte dhe pa prova” dhe se të 12 eprorët e pezulluar ai nuk i quan të fajshëm. “Këtë vendim e konsiderojmë të papranueshëm dhe të papërfillshëm”, - ka shtuar Çeku. Pos TMK-së, këtë masë e ka kundërshtuar edhe qeveria e Kosovës, e cila nga UNMIK-u ka kërkuar fakte relevante. Qeveria ka konsideruar se nuk i duhet lejuar askujt që çdo person në Kosovë të pezullohet, të përjashtohet nga puna apo të etiketohet në çfarëdo mënyre duke u mbështetur vetëm në dyshime të paargumentuara dhe jashtë procedurave ligjore. Kanë reaguar edhe tri shoqata “të dalura nga lufta”, si shoqata e veteranëve të UÇK-së, shoqata e invalidëve të Luftës të UÇK-së dhe ajo e familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, të cilat e thërrasin popullin për ta mbrojtur TMK-në. “Të thuhet se duhet të suspendohen 12 veta për gjashtë muaj për shkak të hetimeve pa dhënë asnjë argument, është e padrejtë dhe e papranueshme, tendencioze dhe antishqiptare”, - kanë theksuar këto shoqata. Ndërkaq, në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Kosovës, nga dy grupe parlamentare, ai i PDK-së dhe i AAK-së, është kërkuar që në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit, më 11 dhjetor, të debatohet për gjendjen në TMK, ku duhet të ftohet për shpjegime edhe vetë gjeneral Çeku. Këtë kërkesë të dy grupeve parlamentare shqiptare e ka refuzuar grupi parlamentar serb “Kthimi”, i cili ka kërkuar që, në rast të debatimit eventual për këtë temë, të ftohet edhe z.Hollker.
    Cili duhet të jetë motivi i vërtetë i UNMIK-ut për t’i “pezulluar” për gjashtë muaj 12 pjesëtarë të TMK-së, ndër të cilët edhe komandantin e Gardës së Kosovës, gjeneral Nuredin Lushtakun, komandantin e Zonës IV të TMK-së, gjeneral Rrahman Ramën dhe zv/komandantin e Zonës III të Mbrojtjes, Abdullah Babaliun? Në një shpjegim lakonik, të paqartë dhe të paargumentuar shpjegohet se ata janë nën hetime që gjashtë muaj për rastin e minimit të një ure mbi lumin Ibër në afërsi të Mitrovicës, që ndodhi pranverën e kaluar e për të cilën përgjegjësinë, përmes një kumtese në internet, e kishte marrë Armata Kombëtare Shqiptare. Në këtë ngjarje, që kishte ndodhur në prill të këtij viti, siç dihet, kishte qenë i involvuar edhe ndonjë person, pjesëtar i TMK-së, njëri prej të cilëve kishte pësuar dhe e kishte paguar me kokën e tij. Ndërkohë që vetëm ditë më vonë ish-kreu i administratës ndërkombëtare në Kosovë, M.Shtajner, AKSH-në e kishte shpallur njëanshmërisht si organizatë terroriste.
    Shtrohet pyetja: a është argument i mjaftueshëm që të ndëshkohet tërë TMK-ja për shkak të një pjesëtari të saj, i cili me dëshirën e tij paska marrë pjesë në një aksion terrorist, siç u klasifikua përpjekja për minimin e një ure? A ka argumente që për këtë ngjarje të ndiqen dhe të ndëshkohen 12 pjesëtarë të TMK-së, prej të cilëve edhe udhëheqës dhe komandues të saj nga zona të ndryshme?
    Motivi i vërtetë duhet kërkuar gjetkë e jo tek aksioni i lartpërmendur, duhet kërkuar te goditja e TMK-së sipas skenareve të përgatitura në Beograd, dhe sipas këtyre skenarëve duhen goditur kuadrot më të mirë e më të dëshmuar të saj, pjesëtarët që kanë pasur një rol të pakontestueshëm pozitiv në ish-UÇK-në, si dhe gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Këtë fakt e mbështesin edhe “aksionet” e mëhershme goditëse kundër TMK-së, siç është pezullimi dhe pastaj moskthimi i gjashtë gjeneralëve të TMK-së dy-tre vjet më parë, pastaj arrestimi dhe dënimi i grupeve, pjesëtarë të dalluar të TMK-së në Llap, në Dukagjin, në Kaçanik gjoja për krime lufte, dënimi pa mbështetje ligjore i gjeneral Sali Veselit, arrestimi nga Tribunali i Hagës i Fatmir Limajt me shokë etj. Siç është thënë shumë herë, këto aksione nuk i shërbejnë stabilizimit të gjendjes në Kosovë. Përkundrazi, ato e heqin besimin te UNMIK-u dhe krijojnë situata konfuze, ato gjenerojnë pakënaqësi dhe urrejtje.
    UNMIK-u ende nuk e ka kryer detyrën e vet në Kosovë. Ai deri tash do të duhej t’i zbulonte e identifikonte kriminelët e vërtetë, ata që shkaktuan luftën në Kosovë dhe ata që bënë krime, ata që bënë masakra dhe gjenocid mbi popullin e pambrojtur të Kosovës. UNMIK-u ende nuk i ka gjetur mbi tre mijë kosovarë të humbur gjatë luftës, madje nuk i ka zbuluar dhe hulumtuar qindra varreza masive në Kosovë, në Serbi e në Maqedoni, të krijuara nga kriminelët e Milosheviqit, të Sheshelit, të Arkanit…
    UNMIK-u ende nuk i ka shuar as institucionet paralele serbe të krijuara nga qeveria e Beogradit, ku strehohen vetë kriminelët, të cilët jo vetëm se qëndrojnë mbi ligjin, por e krijojnë vetë ligjin, sipas kutit të tyre fashist. Dhe, krejt në fund, UNMIK-u nuk duhet të punojë me skenarë të përgatitur në Beograd dhe nuk duhet t’i marr për bazë akuzat e përgatitura nga vetë kriminelët, nga ata që i kanë lyer duart me gjak.
    * Publicist dhe deputet i PDK-së në parlamentin e Kosovës
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Umberto Eco
    Nga Pedro në forumin Shkrimtarë të huaj
    Përgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 07-10-2013, 21:13
  2. A egziston nje sens i gjashte?
    Nga Enush në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-01-2010, 19:23
  3. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  4. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50
  5. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-05-2004, 10:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •