Qeveria e Kosoves "sikur kofini mbas te vjelave"
Pasha Kuranin po pike!
Mbledhje e rregullt e qeverisë, do diskutohet për pezullimin e 12 eprorëve të TMK
PRISHTINE (3 Dhjetor) - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt në Prishtinë, do të diskutojë për zhvillimet e fundit UNMIK-TMK, lidhur me pezullimin e 12 eprorëve të TMK-së nga ana e administratorit Hari Holker. Në mbledhjen e sotme pritet që kryeministri Bajram Rexhepi të kërkojë nga Qeveria e tij që të dalë me vendimin për mbështetjen e plotë të qëndrimit të komandantit të TMK-së, gjeneral Agim Çekut, për mospranimin e vendimit për pezullimin e eprorëve. dxh/dxh (QIK/Balkanweb)
------------
-----------------------
Holkeri pezullon për gjashtë muaj 12 eprorë të TMK
PRISHTINE (3 Dhjetor) - Kryeadministratori i Kosovës, Hari Holkeri pas disa takimeve që ka zhvilluar me komandantin e TMK-së, gjenerallejtnant Agim Çeku mori sot vendimin që të pezullojë për gjashtë muaj 12 eprorë të lartë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Pas takimi të sotëm, në të cilin ka marrë pjesë edhe komandanti i KFOR- it, gjenerali Kameroff, gjeneral Çeku në deklarimin e tij për media ka pohuar se edhe kundër vullnetit të tij dhe insitucionit që e drejton, kryeadministratori i Kosovës, Hari Holkeri ka marrë vendim për pezullimin e 12 eprorëve të TMK-së." Unë dhe gjithë TMK-ja e shohim këtë vendim si të pabazë ligjore, pa fakte, pa prova", ka thënë gjenerallejtënant Agim Çeku, duke shtuar se nuk i konsiderojnë as ai dhe as TMK-ja eprorët e pezulluar si të fajshëm për veprimtarinë tyre. Vendimin e Holkerit, komandanti i TMK-së e konsideron të papranueshëm. Edhe përkundër përpjekjeve të parreshtura për të tejkaluar këtë çështje gjatë takimeve që ka zhvilluar me shefin e UNMIK-ut, Hari Holkeri, dhe sqarimeve që i ka ofruar këtij, Çeku, nuk ka arritur që t'i mbrojë vartësit e tij. " Gjatë këtyre takimeve e kam njohur Holkerin, si njeri praktik dhe pragmatik, i cili e kupton situatën dhe vështërsitë me të cilat ballafaqohemi, por mendoj se ai e ka marrë një vendim të gabuar", ka deklaruar gjeneral Agim Çeku. Ai ka cilësuar këtë vendim si kundërndërgjegjës së Holkerit, dhe ka shtuar se, një vendim i tillë nuk do t'i ndihmojë TMK-në dhe as Kosovës
Balkanweb)
Krijoni Kontakt