Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 33
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    hehehe eshte pasworti .Ajo nuk i tregohet njeriut lool
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Kur m'i akuzuan frymėzimet e shpirtit!


    Frymėzimet fluturuan hapsirave pa anė…

    dhe shpesh mė ranė deteve tė vetmisė,

    notin nuk e dinin edhe mirė aq…

    por shpresat seē i varėn tek detari Uliks.



    Por nuk ish ai… i miri detar…

    qė deteve ua ndal dallgėn nė ditėt e stuhisė,

    ishte nje i ligė… kapiten zuzari,

    qė m'i vrau frymėzimet nė ditėt e mėrzisė.



    E deteve seē mė mbetėn, dallėgve pa mbarim,

    netėve mė tė gjata, valėve dhe stuhisė…

    gjerisa bregu i shpresės, vrull i gjoksit tim,

    shpejt sėrish i nxorri nė udhėn e njerzisė.



    Aromash pranverore, parfumesh tė rrallė,

    Vitesh tė lakmuara, prej gazit tė rinisė,

    zemrės edhe shpirtit, xhepash tė pa arrnuar,

    mbushur plot me mallė, zjarrė dashurish…



    Ofshamat e zemrės qė renkonin t’lėnduara

    nė udhėt e mistershme tė frikės sė pasqyrės

    tani nuk janė mė ato qė mė perkasin mua,

    frymėzimet s’mė zhgėnjejnė, se udhėn e kanė nisė.



    Alba
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 28-04-2004 mė 01:01

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Lightbulb

    Jetės


    Jetės i pėrgjėrohem me shpirtin tim tė virgjėr,
    asaj i hap zemrėn gjithė guxim e shpresė,
    dritat e jetės jeshile janė ndezur,
    nė rrezet e diellit vehtja le t'mė tresė!

    E si qorrazi eci drejt kohės sė panjohur
    ku mistere dhe dallgė mė presin pa mbarim
    pasqyra e shpirtit mė del pėrpara…
    magjishėm merr e jep nga pak ndriēim.

    Kėndoj hymnin e jetės nė dashuri,
    nė emėr tė dhimbjes kėrkoj sinqeritet
    nė emėr tė jetės kėrkoj lumturinė,
    Parajsėn me kėto virtyte e krijoj edhe vetė.

    Alba
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 28-04-2004 mė 00:53

  4. #14
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Re: Jetes

    Postuar mė parė nga ALBA
    Jetes i pergjerohem me shpirtin tim te virgjer
    Shpirtit i jap guxim e jetes i jap shprese
    Dritat jeshile te jetes jane hapur sot per mua
    Ku diellin ta shijoj e pastaj le te vdes

    Po eci qorre drejt kohes se panjohur
    Ku mistere dhe dallge me presin ne jete
    Pasqyra e shpirtin me prin perpara
    Magjia e drites se diellit me jep shprese

    Kendoj himnin e jetes ,e "kerkoj dashuri"
    Ne emer te dhimjes kerkoj "Sinqeritet"
    Ne emer te jetes kerkoj lumturin
    Parajsen me keto virtyte e krijoj dhe vete

    Alba
    Alba, e mbrekullueshme kjo. Te lumt dora.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Talking Re: Re: Jetes

    Postuar mė parė nga Veshtrusja
    Alba, e mbrekullueshme kjo. Te lumt dora.
    Falimderit Veshtrusja .
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Unhappy

    Mos e mallko Doruntinėn!


    Me rritmin e kėngės urryese pėr jetėn,
    ai ndezi qirinjt e mallėngjimit…
    mburrej me buzqeshjet rinore…
    por dhimbjen i ndjen nė ēastin e trishtimit.

    Nė ėndrrėn e tij u bėra Doruntinė,
    shpirtit tė tij, shkėputur nga trupi…
    rrezja e tė vėrtetės ndriēon nė errėsirė
    ku ndjenjat fluturojnė shtigjeve tė trurit…

    Bota u trullos nga koha e ndryshuar,
    era sjell thashetheme dashurie…
    rete pėrplasen nėpėr qiellin e kaltėr…
    mos e mallko Doruntinėn, yllin e pafajsive.


    Alba
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 28-04-2004 mė 00:53

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Lightbulb

    Mėngjeset e jetės!


    Kur Hėna e plotė ka yjet pėrreth
    mė duket mė e bukur se kurrė.
    Si zemra qė emocionet mė ngreh peshė,
    e shpirtit mėngjeset m'i bėhen Urė…

    Mėngjeset nganjėherė nuk i kuptoja,
    tik taket e orės nuk pushonin asnjėherė,
    Zilja e jetės herėt mė zgjonte nga gjumi…
    ne shpirt ndjeja njė tingull diku thellė…

    Mėngjeset e jetės kurrė nuk kan tė sosur
    e unė planifikoj dėshirat e ėndėrrat e mija,
    zgjohem pėr ta jetuar jetėn e gėzuar,
    ėshtė bukur kėshtu kur buzėqesh dashuria…

    Lugina e mėngjeseve oshėtin nga jehona.
    Jehona e saj zgjon nga gjumi ēdo njeri,
    nė dritaren e jetes me kitarrė nė dorė
    dikush kėndon njė kėngė gjithė melodi.

    Dridhet kitarrja nga tingujt e dashurisė
    e ajo shtohet pėr jetėn nė vazhdim,
    fluturon qiejve ndjenja e lumturisė time,
    dhe aty shpirti mė gjen qetėsinė.

    Mėngjeseve shihem me vehten nė pasqyrė
    shpirti mė qesh, diē mė thotė mė qėsendi…

    e unė u gėzohem mėngjeseve tė reja,

    qė ēdo ditė mė sjellin njė mall tė ri…



    Alba
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 28-04-2004 mė 00:53

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Ėndėrra!


    E krijova edhe botėn time, me pėrmasa lumturish
    nė ėndėrr tek fluturoj, nė planete tė ri,
    i sodis pėrmallshėm tė gjithė me radhe
    nuk jam e sigurtė se nė cilin planet jeton ti…


    Kėrkoja kėrkoja nė pafundėsinė e ėndrės time
    dy sy tė bukur, q mė shihnin me mall,
    ėndėrrova njė shpirt tė bardhė duke fluturuar
    ėndėrrova djalin qė dua si nė pėrrallė…

    U puthėn buzqeshjet e pritjes sė gjatė…
    dy ndjenja shpėrbėhen se nuk gjejnė rehat,
    koha numėron ditė, javė, muaj dhe ēdo sekond
    heshtje shpirtėrore, trishtim i mbytur nė vetmi.

    Do doja tė flija, tė flija e veē tė ėndėrroja
    shpirtin ta ujitja me atė ndjenjė tė zjarrtė
    dhe ėndrrėn nė botėn reale ta realizoja
    djalin e planetit doja ta kisha, sonte pranė.


    Alba
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 28-04-2004 mė 00:53

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e inspektori
    Anėtarėsuar
    28-12-2003
    Vendndodhja
    korce
    Postime
    79
    komplimente per vargjet!shume te bukura.ne fakt ketu doja te shkruaja dicka tjeter,por mbase njeher tjeter...pershendetje
    me ben te mendoj mendimi,ne me mendon ti sa te mendoj dhe une...

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Dashuria shpirtėrore!


    S'e di, a isha nė ėndėrr apo zhgėnjeva veten
    shpirti im i virgjėr me shpirtin tėnd ishte dashuruar
    njė pikturė e bukur mahnitur tėrheqėse
    mė thėrret mėngjeseve si pa kuptuar.

    E vura veten nė provė tė dashurisė,
    kur shpirti mė iku pa mė pyetur
    nė krahėt e tua u lėshua,
    mes puthjesh e epsheve pėr t'u mbytur…

    Mė patė thėnė qė tė vija nėpėr ėndėrr
    dhe unė fluturova gjatė asaj nate
    nė dhomėn tėnde gjysėm errėsirė
    tėe putha lehtė e lehtazi ika prap…

    E ndjeja veten lozonjare…
    si njė flutur duke marr nektar,
    nė krahėt e shpirtit tė ėndėrruar…
    pėr shpirtin tim, ishte dashuria e parė.

    A thua ėshtė vetėm njė kryqėzim shpirtrash?
    Apo vallė tė jetė ėndėrr elektronike?
    Mos vallė shikoja ėndėrr, dhe kur isha zgjuar?
    E shpirti dashurohej pas ndenjės magjike!

    Drita jeshile e shpirtit, nė ēdo ēast rri ndezur
    dhe rend pas vezullimeve tė saj…
    nuk njeh kufi, as tė pyet ku shkon
    aty ku ai gjėn dashurin, ecėn pa u ndal…

    Oh, mos mė thoni se kam gabuar!
    Shpirti mė thotė, nuk jam kurrė gabim
    Ēdo faj e merr ai vetė pėrsipėr,
    ai vendos dhe pėr fatin tim...


    ALBA

    04.04.04
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 28-04-2004 mė 00:54

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shkoni perpara pasqyres...
    Nga iktuus nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 27-03-2024, 04:21
  2. C'mendoni per televizionin shqiptar ne Kanada
    Nga rili nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 07:40
  3. Ditari i ndjenjave
    Nga Hyllien nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 388
    Postimi i Fundit: 17-07-2006, 23:57
  4. Kur prehem ne varg
    Nga Ard nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 05-09-2005, 10:27
  5. Pasqyra e Borbardhes
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-12-2004, 18:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •