Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime

    Shqiptar: Qendrimet e klerit katolik mbi pavaresine

    Shqiptar
    (7/10/00 7:54:10 am)
    Reply Qendrimet e klerit katolik mbi pavaresine
    --------------------------------------------------------------------------------
    Dr. Romeo Gurakuqi

    Aspekte tė qėndrimit tė Klerit Katolik Shqiptar nė agimin e pavarėsisė shqiptare:
    (mars 1911 - maj 1914)

    (Mbajtur nė Simpoziumin "Krishterimi ndėr shqiptarė")

    1-Kushtet historike.

    Fillimi i dekadės sė dytė tė shekullit tė 20-tė pėrkon nė Shqipėri me njė moment vendimtar fillestar nė procesin e ringritjes sė pozicionit nacional, politik dhe kulturor tė popullit shqiptar pas 500 vitesh robėrie tė imponuar barbarisht, nė tė cilen do tė thyhet pėrfundimisht ndėrvarėsia e politike me shtetin pushtues. Shqipėria do tė rizbulohet gradualisht nė skenėn europiane si njė ndėr problemet mė tė ndėrlikuara tė juglindjes sė kontinentit tė vjetėr, qė do tė shqetėsojė tashmė thuajse pėrherė diplomacinė perėndimore. Nga pikėpamja kulturore, duke nisur nga kjo periudhe do tė fillojė konsolidimi i asaj linje rilindase shqiptare qė synonte rikthimin natyral tė vetėdijes sė tronditur kombėtare nė shtratin e origjinės sė vet europiane, tė mishėruar nė rrėnjet e kulturės mijėravjeēare iliro - arbėrore. Duhet tė pranojmė se kjo dėshirė e udhėheqėsisė mė tė pėrparuar shqiptare pėr ripėrvijimin e pozicionit kombėtar nė binarin e vet natyror tė origjinės, do tė pengohet nga shansi historik, domethėnė nga faktorė tė brėndshėm tė lidhur me bagazhin konservator e anakronist tė trashėguar, sidomos nga dy shekujt mė tė fundit tė sundimit otoman, dhe nga faktorė tė jashtėm, ku kėtu do na duhet tė rreshtojmė vėrsuljen e shfrenuar tė shteteve ballkanike dhe pamundėsinė e fuqive europiane pėr tė kapėrcyer kontradiktat e thella mes vehtes.

    Por Shqipėria kishte njė klasė intelektuale rilindase tė formuar kulturalisht nė Europė, e cila do tė dinte gradualisht tė shkėpuste zemren e kombit shqiptar nga pozicioni i imponuar prej pushtuesit dhe do ta lidhte me origjinėn e vet tė natyrshme europiane. Brenda kėsaj klase udhėheqėse, ose mė saktė, brenda pjesės mė iluministe tė saj, do tė shquhet pėr njė pozicionim plotėsisht tė qartė konseguent pėrparimtar, Kleri Katolik Shqiptar. Nė kėtė proces historik ripėrcaktimi dhe rilindjeje, ku zemra e kombit shqiptar do tė vendoset gradualisht, por nė mėnyrė tė pandėrprerė, drejt pozicionit europian jo vetėm gjeo-politikisht, por mbi tė gjitha kulturalisht, Kleri Katolik Shqiptar ka luajtur njė rol tė dorės sė parė. Nė shqyrtimin e veprimtarisė sė Klerit Katolik do tė duhet tė dallojmė, veprimtarinė praktike tė planit tė brėndshėm, qė ka pasur si objektiv kryesor njėsimin e plotė tė faktorit shqiptar, dhe veprimtarinė e planit tė jashtėm politiko-diplomatik, qė konsistonte nė mbėshtetjen e kualifikuar tė ēėshtjes sė pavarėsisė sė plotė tė tė gjitha trojeve etnike shqiptare. Nė planin e veprimtarisė politiko-diplomatike dy janė momentet apo aspektet kryesore qė do tė duhej tė konkretizonim qendrimin e mėsipėrm:

    1-nė vitet e Kryengritjes sė Malėsorėve tė Malėsisė sė Madhe tė vitit 1911;

    2- dhe nė veprimtarinė organizuese tė pavarėsimit shqiptar dhe mbrojtjen diplomatike tė ēėshtjes kombėtare.


    1-Qėndrimi i klerit katolik ndaj kryengritjes sė Malėsise sė Mbishkodrės

    Kryengritja e Malėsisė sė Mbishkodrės e vitit 1911 pėrbėn njė nga momentet kulmore tė periudhes sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Ajo shpėrtheu nė njė nga rajonet mė tė shtypura nga pushtuesi turk, ku kontradikta themelore ashpėrsohej nė njė mjedis fetar krejtėsisht tė ndryshėm me tė pushtuesit. Kryengritja e Malėsisė sė Mbishkodrės e vitit 1911, paraqitet si njė shpėrthim i dhunshėm revolucionar, i njė popullsie rajonale me njė pozitė politike nacionale, sociale, ekonomike dhe fetare tė nėnshtruar kundrejt pushtuesit nė fuqi. Duke filluar gradualisht si njė rezistencė e paorganizuar e popullatės nė kushtet e dhunimeve tė rėnda tė statusit vetqeverisės, pas ekspeditės sė Turgut Pashės nė vitin 1910, ajo do tė merrte karakteristikat e njė kryengritjeje tė mirėfilltė me pikėsynime tė kristalizuara nacionale nė periudhen mars-gusht 1911

    Kleri Katolik Shqiptar ndoqi me njė vėmendje dhe pėrkujdesje tė veēantė tė gjitha ngjarjet dhe proceset ēlirimtare nacionale duke u paraprirė nė shumicen e rasteve drejtimeve pėrparimtare qė do tė duhej tė merrte kjo lėvizje ripėrcaktuese dhe identifikuese kombėtare.

    Veprimtarinė e Klerit e kemi vlerėsuar kryesisht nėpėrmjet shqyrtimit tė veprimtarisė sė Arqipeshkvit Serreqi dhe klerikėve tė tjerė tė implikuar vullnetarisht nė ngjarjet e Malėsisė 1911-tė. Imzot Serreqi diti qė tė mbante njė qėndrim tė kujdesshėm. Sadoqė personalisht, ai, si edhe tė gjithė shqiptarėt katolikė shikonin nė aksionin e qeverisė njė shtypje brutale, tė njė opozite shume ose pak tė drejtė tė popullsisė sė krishterė kunder barrave fiskale tė imponuara atyre, nė fillim ai nuk doli prej rezervimit tė tij tė diktuar nga pozita qė mbante dhe prej situatės tepėr armiqėsore tė fanatizuar tė krijuar nė Shkodėr ndaj malėsorėve prej propagandės turkofile. Nė kėtė qėndrim ka ndikuar edhe politika austriake1) Veprimi tij u ēmua si korrekt prej autoriteteve lokale. Qėndrimi i tij ishte gjithashtu krejtėsisht i matur edhe nė ēėshtjen e incidenteve qė preknin protektoratin e kultit. Ky veprim i Imzot Serreqit u pėlqye vetėm prej njė pjese tė Klerit dhe nė radhė tė parė prej Abatit tė Mirditės, Imzot Doēit, i cili shkoi edhe njė hap mė tutje, duke ushtruar njė ndikim qetėsues mbi Mirditen.2) Karakteristikė pėr qėndrimin e Arqipeshkvit Serreqi pėrgjatė kryengritjes ėshtė njė vijė rritėse gjithnjė dhe mė e qartė nė pėrkrahje tė kėrkesave tė malesorėve edhe nė planin praktik. Kjo lėvizje pozitive u kushtėzua para sė gjithash nga njė ndėrhyrje energjike qė erdhi nga njė grup me mjaft ndikim klerikėsh katolikė, sidomos nga krahinat kryengritėse dhe nga njė qartėsim gjithnjė dhe mė i madh i situatės nė terren: kryengritja ishte thjesht njė produkt realitetit konfliktual tė brėndshėm dhe jo i inskenuar nga faktorė tė jashtėm artificialė. Kėshtu, midis klerit tė krahines kryengritėse filloi tė ndihej shpejt njė rrymė e vijės sė ashpėr. Klerikėt e Malėsisė, duke theksuar nevojen qė tė rezistonin pranė bashkėvendasve tė tyre tė arratisur dhe popullsisė sė dėbuar, u larguan sė bashku me ta dhe qėndruan nė Mal tė Zi. Dhe kėta qenė, sipas dokumentave arkivore, gjashtė priftėrinj: Pater Karl Prennushi, - famullitari i Vuksanlekajt, Pater Lorenc Mitroviq, -famullitari i Bajzės, Pater Mati Prennushi, -famullitari i Kastratit, Pater Sebastian Hila, -famullitari i Rapshės, Pater Bonaventura Gjeēaj,- famullitari i Grudės, Pater Luigj Bushati, - famullitari i Traboinit3). Ata i bėnė thirrje kryebariut tė tyre qė t'u dėrgonte ndihma, mbasi nuk dėshironin tė jetonin dhe tė mbaheshin me lėmoshat malazeze. Famullitarėt e ndodhur atje bėnė njė mbledhje dhe me anėn e letrave tė drejtuara kolektivisht Arqipeshkvit kėrkonin qė tė ndikonin nė qėndrimin e tij, qėllim tė cilit ata fillimisht nuk ia arriten menjėherė, mbasi reklamimet dhe ankimet e parashtruara prej tyre, Imzot Serreqi, sipas tė dhėnave qė disponojmė, i shqyrtoi duke ruajtur pozicionin e tij zyrtar si kryepeshkop.

    Gjendja u bė mė imponuese kur me ta u bashkuan edhe anėtarė tė Klerit Katolik tė Shkodres, tė shtyrė nga motive edhe fetare, por mbi tė gjitha kombėtare, si Dom Luigj Bumēi, qė mbante rolin e kooperatorit tė famullitarit tė Shkodrės dhe Dom Ndre Mjedja, famullitar i Kuklit, vėllai i arqipeshkvit Mjedja.4) Me pėrpjekjet e tyre tė bashkuara, ata mundėn mė nė fund qė tė nxirrnin Imzot Serreqin prej rezervimit tė vet fillestar dhe e bindėn pėr dėrgimin e dy letrave nė drejtim tė "Propaganda Fide-s" nė Romė dhe tė Arqidukės Franz Ferdinand. Konsulli austriak nė Shkodėr, Zambaur, shkruan nė raportimet e tij se, redaktimi i teksit tė lutjes drejtuar Arqidukės Franz Ferdinand, ishte bėrė prej Dom Luigj Bumēit dhe Dom Ndre Mjedės, pasi nė to theksohet prirja pėr tė interpretuar nė mėnyrė sa mė intensive protektoratin e kultit nė drejtimin politik.5)

    Kėshtu, mė 23 prill 1911, Arqipeshkvi i Shkodrės, Imzot Jak Serreqi i dėrgoi njė lutje Arqidukės Franz Ferdinand tė Perandorisė Austro- Hungareze lidhur me zhvillimin e ngjarjeve nė Malėsinė e Mbishkodrės dhe mbi dhunimin e tė drejtave jetėsore tė popullsisė katolike atje.

    Nė pėrgjigjen e tij, Princi trashėgimtar u shpreh se mbrojtja e interesave katolike nė Shqiperi kishte pėr tė qenė si edhe mė pėrpara objektivi i kujdesit tė veēantė tė qeverisė perandorake. Kjo qeveri angazhohej se do tė vepronte kundėr cėnimeve tė mundshme tė interesave klerikale, ashtu si edhe pėrsa u pėrket interesave tė civilėve katolikė, nė kuadrin e hapėsirės qė i krijonte e drejta ndėrkombėtare.6)

    Nė fillim tė muajit maj 1911, Arqipeshkvi i Kishės Katolike nė Shkodėr, Imzot Jak Serreqi refuzoi tė zbatonte kėrkesen e Shefqet Turgut Pashės qė tė ndikonte sė bashku me klerikėt e tjerė tė dioēezės pėr t'i bindur malėsorėt tė dorėzonin armėt. Arqipeshkvi i deklaroi atij se pabesia dhe sjellja e keqe e shfaqur nga turqit nė tė kaluaren bėnte tė pamundur ndėrhyrjen dhe ndėrmjetėsimin tani.7) Qėndrimi i Arqipeshkvit shprehte besnikėrisht ndjenjat e klerikėve shqiptarė, tė cilėt vitin e kaluar ndėrhynė tek besnikėt e tyre tė dorėzojnė armėt me kushtin e premtimit nga ana e turqve qė tė ndėrtonin rrugė, shkolla dhe lehtėsira tė tjera komunikimi. Priftėrinjtė mė me ndikim kishin deklaruar me rastin e kryengritjes se, nė qoftė se turqit pėrpiqeshin tė depėrtonin nėpėr rrethet kishtare malore, ata do tė kryesonin rezistencėn me kryq nė dorė8).

    Por, nė zhvillimet e ngjarjeve tė Malėsisė janė ndėrthurur interesa nga mė tė ndryshmet. Mbi tė gjitha nė qėndrimet e vogla zyrtare ka ndikuar diplomacia e Fuqive tė Mėdha. Austro-Hungaria sidomos ka qenė tepėr e interesuar nė ruajtjen e qėndrueshme tė situatės, pavarėsisht se ky stabilitet mund tė kushtonte jetė njerėzish dhe mund tė shoqėrohej me zgjatjen e sundimit tė njė shteti despotik. Austria, nė momentin nė fjalė, i pėrmbahej ruajtjes strikt tė status quo-sė ekzistuese nė Ballkan dhe integritetit tė Perandorisė Otomane. Kėshtu, diplomacia austriake ndėrhyri pranė Vatikanit duke sugjeruar qė peshkopėve shqiptarė t'u dėrgoheshin udhėzime nga ana e "Propagandes Fide"-s, qė ata t'u flisnin nė mėnyrė fashitėse klerit dhe popullit.9) Austria dėshironte ta pėrdorte klerin katolik shqiptar, pėr tė mundėsuar njė pengim tė zgjerimit tė mėtejshem tė kryengritjes, nė mėnyrė qė ta kontrollonte vetė situatėn dhe tė ruante ndikimin tradicional mbi popullsinė katolike dhe klerin. Vatikani, nėpėrmjet kardinalit Gotti, e priti mirė propozimin austriak tė paraqitur prej princit Shynburg dhe shprehu njėkohėsisht miratimin pėr paralajmerimet e qeverisė austriake ndaj Portės sė Lartė mbi ēėshtjen shqiptare. Kėshtu, mė 22 qershor 1911, "Propaganda Fide" i drejtoi shkresen pėrkatėse Arqipeshkvit shqiptar Serreqi, nėnshkruar nga kardinali Gotti. Imzot Serreqi vuri mė pas nė dijeni, rreth pėrmbajtjes sė saj, Abatin e Mirditės, Imzot Prengė Doēin dhe administratorėt e dioēezeve tė tjera duke i ftuar pėrsėri qė tė ndikojnė nė mėnyrė fashitėse mbi popullsinė. Siē duket, nė kėtė frymė ėshtė ndėrrmarrė edhe misioni i Imzot Serreqit nė Podgoricė, pėr tė cilin, do tė spjegojmė nė vijim.

    Misioni i Arqipeshkvit te Shkodres, Imzot Serreqit

    Nga tė dhėnat dokumentare diplomatike rezulton se prelati katolik shkodran ishte udhėzuar nga Vatikani pėr tė ndėrhyrė tek malėsorėt me qėllim qė tė arrihej njė zgjidhje e kėnaqshme dhe afatgjatė e ēėshtjes.10) Rreth datės 4 korrik, Arqipeshkvi i Shkodrės, Jak Serreqi, i shoqėruar nga At Gjergj Fishta dhe Dom Luigj Bumēi, arriti nė Podgoricė me qėllimin pėr tė biseduar me malėsorė dhe refugjatėt pėr tė pranuar njė zgjidhje tė bazuar nė lėshime.11) Nė fakt, paraprakisht, ai u kishte dėrguar fjalė atyre se, misioni i tij, "nuk duhej as tė ndikonte dhe as t'i bėnte tė largoheshin nga qėllimi qė ata ndiqnin".

    Pra, qė nė momentin fillestar, Serreqi nuk iu pėrmbajt besnikėrisht udhėzimeve tė sugjeruara indirekt nga Vjena, gjė qė ėshtė vertetuar edhe nga relacionet e diplomacisė austro-hungareze.12)

    Mė 4 korrik, Serreqi dhe shoqėruesit e tij mbajtėn njė konferencė paraprake me prijėsit shqiptarė nė Podgoricė. Ata duhej t'i ftonin malėsorėt tė ktheheshin nė territoret e tyre, tė hidhnin armėt, duke besuar nė qėllimet vullnetmira tė qeverisė perandorake, pėr tė plotėsuar tė gjitha dėshirat e tyre. Nė fakt, sikurse shpjegohet nė raportin e tyre pėrfundimtar, "me pėrjashtim tė pozitės sė tyre fetare, ata nuk kishin asnjė bazė tjetėr mbi tė cilen tė mund ta mbėshtesnin marrėveshjen". Kjo sepse qeveria lokale, "nuk e kishte quajtur tė pėrshtatshme t'ia bėnte tė ditura lėshimet qė ishte e gatshme t'u bėnte malėsorėve pėrpara riatdhesimit tė tyre".13) Prijėsit kryengritės qė nė fillim e shprehen qartė qėndrimin e tyre tė prerė ndaj kėtij propozimi tė shprehur nė mėnyrė formale, qė siē edhe duket, injoronte tė gjitha ato qė paraprakisht kishin ndodhur dhe deklaruan se do tė insistonin nė kėrkesat qė kishin formuluar.14) Kryengritėsit nė tė vertetė vazhduan tė kėrkojne garanci ndėrkombėtare pėr trajtimin e ardhshėm tė kėrkesave tė tyre.

    Sikurse shpjegohet nė raportin e cituar mė sipėr, duke qenė se nuk ishin pajisur me sigurime tė qarta, Imzot Serreqi, tė nesėrmen e mbėrritjes sė tij, nė mėngjes, u nis pėr Cetinė, sė bashku me At Gjergj Fishten, Dom Ndre Planin dhe Luigj Gurakuqin, pėr tė marrė sqarimet e nevojshme nga Legata Perandorake atje lidhur me lėshimet konkrete tė palės turke. Duke mos i marrė parasysh kėrkesat e tyre, Saddredin Beu, ministri turk i akredituar pranė qeverisė mbretėrore tė Cetinės, u kufizua duke i vėnė nė dijeni pėr zhvillimin e bisedimeve qė ai kishte pasur me malėsorėt pėr tė njėjtin qėllim.. Nė rrethana tė tilla, tė shqetėsuar gjithnjė e mė tepėr nga dyshimi pėr suksesin e misionit, mė datėn 6 korrik misionarėt mė tė lartė tė klerit katolik shqiptar u kthyen nė Podgoricė.15)

    Nė pasditen e 4 korrikut, Kėshilli i Ministrave i Turkisė mori njė vendim nė parim pėr tė bėrė lėshime tė mėtejshme ndaj kėrkesave tė malėsorėve, pėr tė respektuar mbajtjen e armėve, pėrdorimin e gjuhės shqipe, shlyerjen e taksave nė kėtė distrikt qė kishte vuajtur nga luftimet e kohėve tė fundit16). Lėshimet e mėsipėrme qeveria turke kėrkonte t'ua bėnte tė ditura malėsorėve nėpėrmjet Ministrit otoman nė Cetinė, duke i thirrur pėrfaqėsuesit e tyre tė kalonin kufirin prej datės 9 korrik, pėr tė diskutuar kėto kushte nė territorin e vet, sepse njė gjė e tillė nuk mund tė bėhej pėr sa kohė ata qėndronin nė territorin e huaj. Nė shtesė tė lėshimeve tė dhėna paraprakisht, raportohej gjithashtu se qeveria kėrkonte tė kėnaqte malėsorėt mė dhėnien e njė shume nė tė holla pėr shėrbimin e pjesshėm rajonal ushtarak ndaj malėsorėve tė rekrutuar, tė cilėt mund tė kalonin njė vit nė Kostandinopojė dhe dy vjet tė tjera nė Shqipėri.17)

    Arqipeshkvi i Shkodrės u takua mė 9 korrik nė Podgoricė me njė numėr tė madh prijėsish tė kryengritjes shqiptare. Paria e malėsorėve ėshtė takuar me Arqipeshkvin nė hapesirėn e kopshtit tė patriotit Nush Koēi. Asnjė pėrparim nuk u bė nė bisedimet e zhvilluara, pasi prijėsat shqiptarė vazhdonin tė ngulnin kėmbė nė 12 pikat e dokumentit tashmė popullor tė quajtur "Libri i Kuq", (nga ngjyra e kapakut tė versionit tė botuar tė tij). Nė raportin e tij drejtuar autoriteteve turke Arqipeshkvi Serreqi shkruante se "si pėrgjigje ... na u vu nė dukje se mėshira dhe lėshimet e qeverisė perandorake po vinin tepėr vonė dhe se garancia jonė ishte e pamjaftueshme pėr t'i siguruar ata mbi sinqeritetin dhe seriozitetin e premtimeve qeveritare dhe se, prandaj, ata ishin tė vendosur tė mbanin ate qėndrim tė paepur qė kishin treguar ndaj vetė qeverisė dhe operacioneve ushtarake tė gjeneralit Shefqet Turgut Pasha".18) Nė fakt, lėshimet tė cilat Saddredin Beu ishte i autorizuar tė bėnte, pėrbėnin njė pėrparim tė dukshėm nė krahasim me premtimet e bėra mė pėrpara, por ato ishin ende larg kėrkesave tė bėra nė "Librin e Kuq". Sipas kėtyre lėshimeve tė reja, Porta ishte dakord me kufizimin e shėrbimit ushtarak tė malėsorėve nė vilajetet e Shkodrės dhe Konstantinopojės; nė postet e mudirėve dhe tė kėshillave administrative do tė mund tė caktoheshin shqiptarė; taksat do tė zbriteshin dhe shuma e taksės sė deles do tė zvogėlohej; armet do tė dorėzoheshin, por do tė mbaheshin nė depo tė veēanta tė etiketuara me emrin e pronarit tė tyre, tek i cili ato mund tė rijepeshin nė kushte tė veēanta; dėshirat e malėsorėve pėr rindėrtimin e rrugėve dhe shkollave do tė merreshin parasysh; personat nevojtarė do tė punėsoheshin ndėr punė publike dhe lehtėsime do t'u jepeshin refugjatėve qė do tė ktheheshin.

    Siē shihet qartė, asnjė aluzion nuk bėhej mbi kėrkesat e gjera tė malėsorėve tė mishėruara nė "Librin e Kuq", si pėr shembull garancia pėr respektimin e ardhshėm tė fesė, zakoneve dhe traditave tė tyre, njohja e ekzistencės nacionale, liria e zgjedhjes, e drejta pėr tė themeluar dhe mbajtur shkolla, nė tė cilat gjuha shqipe do tė mėsohej nėn mbikqyerjen e krerėve fetarė, riorganizimi i admnistratės sė Vilajetit shqiptar dhe emėrimi i shqiptarėve nė postet e larta administrative dhe gjyqėsore, caktimi i njė inspektori tė pėrgjithshėm pėr zbatimin e reformave dhe pėrcaktimi i shqipes si gjuhė zyrtare sė bashku me turqishten, shpėrndarja e tė ardhurave tė posaēme shtetėrore pėr ndėrtimin e rrugėve dhe tė hekurudhave dhe mirėmbajtjen e shkollave, dhe e drejta e Kėshillit tė Vilajetit pėr tė pėrpiluar Buxhetin dhe kontrollin e shpenzimeve.19) Libri i Kuq pėrmbante disa pika, tė cilat Luigj Gurakuqi i kishte pėrgatitur pėr mbarė Shqipėrinė.20)

    Mė datėn 10 korrik, Kėshilli i Ministrave i Turkisė e zgjati pėriudhėn e faljes pėr malėsorėt deri me 1 gusht.21) Po kėtė ditė, Arqipeshkvi i Shkodrės zhvilloi njė raund tjetėr shqyrtimi me dhe afro 300 malėsorė e prijės tė kryengritjes shqiptare. Malėsorėt njėzėri u pėrgjigjen se bashkoheshin me deklaratat qė kishin bėrė krerėt e tyre, ēfarė nėnkuptonte Memorandumin e Gėrēes. Tė gjithė malėsorėt vazhdonin tė kėrkonin njė garanci ndėrkombėtare pėr plotėsimin e premtimeve turke.22)

    Kur u pa se nuk po arrinin nė pėrfundimin e dėshiruar, bisedimet e filluara nė mbledhjen e dytė me krejt e popullin, erdhi nga Cetina Saddredin Beu, i cili u solli atyre lėshimet e tjera tė bėra nga Qeveria Perandorake. Lėshimet iu paraqiten krerėve dhe malėsorėve tė tjerė qė ndodheshin kėtė ditė (10 korrik) nė Podgoricė nga vetė Ministri turk nė sallen e Konsullatės turke nė Podgoricė, duke u premtuar madje edhe lėshime tė tjera, me kusht qė kryengritėsit tė lėshonin armėt dhe tė ktheheshin nė vatrat e tyre. Por edhe kėsaj radhe ministrit turk "iu desh qė tė konstatonte ... papėrkulshmėrinė e tyre, ndėrsa paraqisnin gjithnjė 12 kėrkesat e tyre tė formuluara nė Librin e Kuq"- shkruan Imzot Serreqi.23) Pėr ta hulumtuar edhe mė mirė gjendjen e vėrtetė shpirtėrore tė kryengritėsve, kryetari i misionit vendosi tė dėrgonte njėrin nga anėtarėt e kėtij misioni, Dom Luigj Bumēin, ne Triepsh, Poprat dhe Koritė, ku nė bisedat private, qoftė edhe nė mbledhjen e pėrgjithshme qė u mbajt nė Kishen e Triepshit diten e diel 16 korrik, ai ndeshi po atė ndjenjė, qė ata kishin shprehur edhe nė dy mbledhjet e Podgoricės. "Tė gjithė iu referuan memorandumit tė lartėpėrmendur, duke mbėshtetur secilen nga kėrkesat e tij, - shkruan Imzot Serreqi, -e pėr mė tepėr paraqiten edhe pretendime tė drejta mbi vetė territorin e Malėsisė, duke nxjerrė si pretekst faktin se Qeveria e Kostandinopojės ia kishte lėshuar atė Malit tė Zi me Traktatin e Berlinit, por se ata, me armė nė dorė dhe me gjakun e tyre, nuk kishin lejuar qė ai tė pushtohej".24)

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime

    vazhdimi

    Mbas dy tri ditėve tė kthimit tė Dom Luigj Bumēit erdhi pėr t'i bėrė njė vizitė nė Podgoricė Arqipeshkvit Ministri Turk i Cetinės, Saddredin Beu. Ministri turk ģ shfaqi dėshiren Arqipeshkvit pėr t'u takuar me krerėt e Malėsisė. Takimi u la pėr tė nesėrmen nė mėngjes".25)

    Edhe ky takim nuk dha ndonjė rezultat konkret kėshtu mė daten 23 korrik, Arqipeshkvi i Shkodres Serreqi u largua nga Podgorica pėr nė dioqezen e vet. Njė numėr i madh refugjatėsh shqiptarė u mblodhen pėrjashta "Hotel Europės", nga ku ai do tė largohej dhe para largimit do t'u fliste. Prijėsit e malėsorėve shqiptarė dhe njė numėr i caktuar tė rinjsh tė arsimuar shqiptarė, tė cilėt ndodheshin nė atė kohė nė Mal tė Zi, u shprehen se ata nuk e quanin, ashtu sikurse edhe nuk e njihnin Arqipeshkvin, me cilėsinė e tė dėrguarit tė posaēėm turk. Tė gjitha pėrpjekjet tre javore pėr paqėsimin e gjendjes me njė formulė tė pranueshme pėr shqiptarėt rezultuan pa sukses. Arqipeshkvi, nga ana e tij, ju drejtua popullit duke thėnė se ai nuk kishte qenė nė gjendje qė t'iu rregullonte paqen dhe pėr tė ardhmen ai mundej vetėm ta mbėshteste besimin e tij tek Zoti i gjithpushtetshėm. Midis popullit doli njė djalė i ri shkodran i quajtur Karlo Suma, i cili iu drejtua duke e pėrshėndetur me kėto fjalė betimi: "I madhnueshmi Emzot! Dije mirė, tė japim besen e Shqypetarit, pėr pa i konendue, deshiret tona, e pėr pa i fitue tė bjerrunat drejtat tona, dhe ma tė mramen piken e gjakut do ta derdhim. O vllazen Shqypetar!...Kjo ditė e sotshme, pėr ne, ashtė ditė plot lode, e plot me vaje, tuj kėqyrė pėrpara vedit ēobanin tonė, i cili, ardhi me kėrkue, tė pėrdame delet e veta, prej duhijes topit barbarit! I madhnueshmi Emzot! E shof, se syt e tu jan plot me lode, por me ndihmė e shpresė tė Zotit e me dorė tė drejtėsisė, tuj luftue e tuj derdh gjakun mbi tė vorfnuemin trollin tonė, kemi shpresė tė fortė, qi do tė mbėrrimė me gėzue Lirin e Shqypėnisė, me bashkim tė madhnis Tuej".26) Misioni i Arqipeshkvit pėrfundoi duke e lėnė situaten ashtu sikurse kishte qenė pėrpara. Pėrkrahėsit e rezistencės u ishin drejtuar burrave tė fiseve nė konflikt se ata, pas refuzimit tė konditave tė Arqipeshkvit, nuk do tė pranonin asnjė tjetėr njeri tjeter pasi kjo do tė ishte njė fyerje pėr Arqipeshkvin.27)

    Mė daten 24 korrik Imzot Jak Serreqi dhe dy anėtarė tė tjerė tė misionit, Pater Gjergj Fishta dhe Dom Luigj Bumēi, i dorėzuan Guvernatorit tė Shkodrės raportin e misionit tė tyre tė paqėtimit me malėsorėt, qė nė fakt pėrbėn edhe njė pjesė tė qėndrimit tė tyre. Nė kėtė raport, duke pranuar dėshtimin e misionit, ata pėrcaktojnė si shkaqe tė kėtij mossuksesi sa mė poshtė vijon:

    Sė pari, ata i kėrkojnė shkaqet e dėshtimit nė qėndrimin e malėsorėve nė njė vend tė huaj, qė tregohet mikpritės ndaj tyre;

    Sė dyti, nė zemėrimin e malėsorėve qė ka arritur kulmin nga shkaku i masave ushtarake, sipas mendimit tė vet, tė tepruara, tė cilat kanė sjellė si pasojė shkretimin e vendeve tė tyre, d.m.th. rrėnimin e arave, djegien dhe grabitjen e shtėpive, rrėnimin dhe pėrdhunimin e kishave etj;

    Sė treti, nė lajmet qė janė pėrhapur nė mėnyrė tendencioze midis malėsorėve pėr njė kryengritje si nė Shqipėrinė e Jugut, ashtu edhe nė atė tė Veriut;

    Sė katėrti, nė besimin e pakėt, ose mė mirė, nė mungesėn e plotė tė besimit qė ata kanė ndaj premtimeve tė qeverisė.28)

    A ka qenė njėzėri qėndrimi i klerit katolik ndaj kryengritjes sė vitit 1911? Kėrkimet e kryera mė kanė mundėsuar t'i pergjigjem nė pėrgjithėsi pozitivisht kėsaj pyetjeje, d.m.th. ky kler ka qenė i njė mendje pėr drejtėsinė e kėrkesave dhe tė aspiratave nacionale, fetare dhe shoqėrore tė malėsorėve dhe kjo ėshtė themelore. Megjithatź, duhet tė nėnvizohen edhe dallime qė kanė tė bėjnė me mėnyren e pėrkrahjes praktike tė kryengritėsve, dallime kėto qė nuk janė tė karakterit zyrtar, por vetėm tė atij personal, tė mėnyrės sė kuptimit dhe veprimit. E rėndėsishme ėshtė se kėto dallime ishin vetėm tė pėrkohshme. Nė dallim nga qendrimi fillestar i rezervuar i Arqipeshkvit Serreqi, famullitarėt e fshatrave tė zonės kryengritėse, kaluan kufirin dhe u vendosėn pranė malėsorėve.

    Duke e pėrkrahur lėvizjen, duke justifikuar mbi baza realiste shkaqet e shpėrthimit tė kryengritjes dhe kėrkesat e kryengritėsve, do tė ishte detyrė nacionale dhe fetare e klerikėve tė lartė katolikė shqiptarė tė ngrinin zėrin nė arenen europiane dhe njėkohėsisht t'i pėrgjigjeshin atėherė kur nevojitej rregullave tė moderimit me autoritetet. Kėtė detyrė u pėrpoq ta kryente nė njė moment qė e gjykoi tė pėrshtatshėm Arqipeshkvi i Shkodrės Imzot Serreqi.29)

    Misioni i Arqipeshkvit Jak Serreqi duhet tė pozicionohet qartė nė konteksin e momentit kohor tė zhvillimit tė kryengritjes. Jemi nė korrikun e vitit 1911 kur si rezultat i luftimeve tė ashpra disamujore, energjitė fizike dhe njerėzore tė familjeve malėsore po shkonin drejt njė kufiri, pas tė cilit do tė kishim vetėm asgjėsimin fizik. A ishte krejtėsisht e arsyeshme, njerėzore dhe kristiane pėr bariun shpirtėror tė malėsorėve tė ndėrrmerrte njė vepėr ndėrmjetėsimi pėr tė shpėtuar popullin e tij nga asgjėsimi i barbarit? Mendoj se pėr njė patriot dhe figurė tė rėndėsishme publike, siē ishte Jak Serreqi, njė veprim i tillė ishte krejtėsisht i domosdoshėm dhe pėrbėnte njė detyrė morale pėr ēdo shqiptar tė arsyeshem. Vlerėsimi i kujdesshėm i raportit tė tij pėrfundimtar na e pėrforcon njė gjykim tė tillė.

    Mund tė pėrfundojmė se qėndrimi i klerit katolik gjatė ngjarjeve tė Malėsisė sė vitit 1911 ėshtė njė qėndrim mjaft objektiv, atdhetar paralel dhe jo i kundėrvėnė ndaj linjės sė pėrgjithshme tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Nė kompleksitetin e vet ky qėndrim pėrmban besnikėrinė e pėrjetshme ndaj shqiptarizmės, pėrcaktueshmėrinė nga moderatore deri nė radikale tė veprimtarisė, parimet njerėzore dhe kristiane tė trajtimit tė konflikteve dhe njė vėshtrim gjithėplanėsor i zgjidhjeve tė mundshme.


    2- Kleri Katolik nė veprimtarinė organizuese tė pavarėsimit shqiptar dhe mbrojtjen diplomatiken tė ēėshtjes kombėtare.

    Pasojat e Luftės Ballkanike reflektuan nė kampin shqiptar njė mobilizim shumėplanėsh. Kleri Katolik Shqiptar natyralisht u pėrfshi nė skemat mbrojtėse tė ēėshtjes shqiptare, sidomos nė planin politiko-diplomatik. Do tė dėshiroja ta konkretizoja kėtė angazhim dhe pėrfshirje nė dy momente :

    Sė pari, atė tė pėrgatitjes politiko-diplomatike tė aktit tė shpalljes sė pavarėsisė;

    Sė dyti, nė mbrojtjen e pėrkatėsisė shqiptare tė Shkodrės dhe hinterlandit tė saj gjatė dhe pas Konferences sė Ambasadorėve nė Londėr.

    Pėrfaqėsuesi kryesor i Klerit Katolik Shqiptar, nė pėrpjekjet e njėsuara tė udhėheqėsisė intelektuale e politike pėr njohjen e pavarėsisė dhe institucionalizimin e shtetit tė ri, ka qenė Imzot Nikoll Kaēorri. Ai ka qenė shkruesi dhe nėnshkruesi i parė i Memorandumit tė 12 nėntorit 1912 dėrguar Perandorit tė Austro- Hungarisė, Franc Jozef-I-rė30), pjesėmarrės i Kuvendit Kombėtar tė Vlorės, nėnshkrues (i dyti nė radhė) i aktit tė shpalljes sė pavarėsisė, ministėr i drejtėsisė i qeverisė sė parė shqiptare31)pas 500 vitesh robėrie dhe pėrfaqėsues i ēėshtjes shqiptare pranė kancelerive europiane32) Kėrkesa kryesore e paraqitur nė Memorandumin e 12 nėntorit ėshtė ruajtja e tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė, si autonome apo si njė mbretėri e pavarur. Pretendimi pėr njė Shqipėri tė mėvetėsuar mbėshtetet nė njė ekspozim tė tėrė arsyesh tė karakterit historiko-kulturoro-qytetar. Kjo tezė mbi statutin dhe regjimin e kėrkuar pėr Shqipėrinė, e paraqitur nė memorandum, u mbrojt dhe fitoi mė pas nė draftin pėrfundimtar tė kėrkesės pikėrisht nga Imzot Kaēorri, i cili konsiderohej madje edhe si mik i sinqertė i mbretėrisė Austro-Hungareze (teza tjetėr mbronte idenė e njė protektorati austro-hungarez)33). Rėndėsinė e pjesėmarrjes historike tė katolikėve shqiptarė, pėrfaqėsuesve tė Klerit katolik dhe personalisht tė Imzot Kaēorrit nė ngjarjet e pavarėsimit tė Shqipėrisė, ua kanė pėrshkruar kancelerive me dy pėrkujtesa spektakolare Faik Konica dhe Fan Noli. Nė pėrkujtesėn e shkruar nga Konica ndėr tė tjera thuhet: "Shqiptarėt janė tė vetmit katolikė qė gjenden nė Gadishullin e Ballkanit; dhe deri nė fund tė shekullit tė 17-tė feja katolike ėshtė quajtur nė gjuhen serbe "feja shqiptare"...Nė qoftė se katolikėt shqiptarė shkėputen nga Shqipėria dhe aneksohen ndaj Serbisė e Malit tė Zi, e gjithė puna e bėrė pėr 15 vite pėr tė pėrgatitur kthimin gradual tė tė gjithė Shqipėrisė nė Kishen Katolike, do tė jetė e humbur. Shqiptarėt, si muslimanė dhe orthodoksė, e ... kanė tė qartė se paraardhėsit e tyre qenė tė gjithė katolikė dhe luftuan pėr vite me radhė pėr besimin e tyre pėrpara se tė pushtoheshin prej shpatės sė turkut. Respekti mbi tė cilin katolikėt shqiptarė janė tė mbėshtetur prej bashkėatdhetarėve tė tyre tė besimeve tė tjera ėshtė i shfaqur prej faktit qė, nė Qeverinė Provizore tė vendosur nė Vlorė, Ministri i drejtėsisė ėshtė njė prelat katolik, Imzot Kaēorri. Duke humbur popullsinė e saj katolike, Shqipėria do tė humbė njė shembull tė gjallė dhe njė kujtesė tė vazhdueshme tė fesė sė saj stėrgjyshore".34) Kėsisoj mund tė thuhet se komponenti katolik si klerikal ashtu dhe laik i pėrpjekjeve mėvetėsuese dhe pėrfaqėsuese shqiptare sherbeu si njė pasaportė e besueshmerie dhe dallueshmerie pėr Shqipėrinė dhe kombin shqiptar, gjė qė do ta shohim edhe nė vijim. Ky komponent, siē del para sė gjithash nga pesha vendimore dhe orientimi programor, ka qenė jo njė fasadė formale siē ėshtė sot, por njė binar strukturor paraprirės i drejtimit progresist tė njė vendi tė sapodalė nga njė traumė historike afatgjatė. Mesi i vitit 1913 karakterizohet nga njė prirje pėr rritjen e rolit pėrfaqėsues tė katolicizmit shqiptar nė organin mbarėshqiptar. Kjo prirje gjeti konkretizimin e vet mė tė qartė nė projektpropozimin e Abdi Bej Toptanit, tė bashkėrenduar nė shkallė tė gjėrė me Imzot Kaēorrin, Mustafa Krujen, pėr rithirrjen e Kuvendit shqiptar nė tė cilin do tė merrnin pjesė, krahas delegatėve tė mėparshėm, "edhe disa zotni, tė cilėt... njihen ndėr elementat me rāndsi tė Shqipnis nga shumė pikpamje"35). Nevoja e thirrjes sė Kuvendit lindi nga kriza e shkaktuar prej veprimtarisė Esat Pashė Toptanit nė Shqipėrinė e Mesme, qė rrezikonte njė proces dezintegrues tė faktorit shqiptar. Ndėr misat e propozuar pėr tė marrė pjesė janė plot gjashtė klerikė tė lartė katolikė shqiptar, si: Imzot Serreqi Kryepeshkop i Shkodrės, Imzot Bumēi Peshkop i Kallmetit, Imzot Koleci Peshkop i Nenshatit, Imzot Shllaku Peshkop i Pultit, Abati i Mirditės Doēi, dhe Imzot Bianku Kryepeshkopi i Durrėsit.

    Kjo peshė shumė e rėndėsishme e klerit katolik nė ēėshtjet e brendshme shqiptare ėshtė bashkėrėnduar me njė paraqitje tė kualifikuar diplomatike tė komponentėve tė ēėshtjes sonė nė Konferencen e Ambasadorėve nė Londėr. Kjo paraqitje ėshtė realizuar nėpėrmjet informimit tė kanaleve diplomatike dhe sot do ta dokumentojmė me njė sėrė dokumentash nga Arkivi Shtetėror i Anglisė Uellsit dhe Mbretėrisė sė Bashkuar.

    Pesha e qėndrimit sė klerit katolik ka qenė mjaft ndikuese sidomos nė trajtimin e problemit tė pėrkatėsisė sė Shkodrės dhe hinterlandit tė saj nė shtetin e ardhshėm shqiptar gjatė Konferences sė Ambasadorėve. Ndėrhyrja e kėtij Kleri u bė shumė e nevojshme mbas disa inskenimeve propagandistike me efekte mjaft negative tė realizuara nga Rusia dhe Mali i Zi me rastin e diskutimit tė fatit tė Shkodrės.

    Gjatė ballafaqimit diplomatik austro-rus pėr problemin e kufirit tė shtetit tė ri shqiptar, ambasadori rus nė Londėr, Count Benckendorff-i u pėrpoq ta shmangte pretendimin e bazuar austriak mbi pėrkatėsinė etnike shqiptare dhe katolike tė Shkodrės36), me njė arsyetim mjaft dinak: Mali i Zi ishte i vetmi shtet orthodoks qė kishte njė konkordat me Papen; katolikėt nėn sundimin malazez ndjeheshin mjaft mirė dhe kishin edhe njė arqipeshkėv; dhe se kalimi i rajonit tė Shkodrės nėn Malin e Zi mund tė shoqėrohej me vendosjen si kusht tė disa privilegjeve pėr shkollat katolike atje. Ky qendrim i Rusisė u konkretizua nė komunikimin e datės 28 dhjetor 1912.(37). Por delegatėt malazezė nė Konferencė bėnė njė hap mė tej: ata i dorėzuan njė memorandum Konferencės nė tė cilin shpreheshin sikur nė favor tė kėtij aneksimi ishte edhe popullsia e Malėsisė dhe e Shkodrės e pėrfaqėsuar nga Arqipeshkvi38). Nė fakt, fillimisht, sekretari i jashtėm britanik, Grey, énde i painformuar mbi situaten konkrete nė terren, i premtoi mbėshtetje pretendimit rus, respektivisht malazias, mbi Shkodrėn39). Por, brenda harkut tė muajit janar 1913, kryesisht nga kanale diplomatike, do tė jetė vetė hierarkia e lartė kishtare katolike shqiptare nėpėrmjet qėndrimit tė saj ajo qė do tė ndikojė nė sqarimin real tė qėndrimit tė vet dhe rrjedhimisht do tė shkaktojė gradualisht njė ndryshim tė qėndrimit britanik ndaj ēėshtjes sė Shkodrės, kėshtu edhe njė ndryshim raportesh brenda tryezės sė trajtimit nė Konferencė. Qėndrimi i Klerit duhet tė nėnvizohet se ishte nė bashkėshoqėrim tė plotė edhe me qėndrimin e popullsisė sė qytetit dhe tė Malėsisė40).

    Kėshtu, mė daten 28 janar 1913, ministri britanik nė Cetinė, Count de Salis, i shprehu ministrit tė Jashtėm Grey dyshime tė thella pėr vėrtetėsinė e pretendimit malazias mbi pranimin nga ana e Klerit Katolik Shqiptar tė njė aneksimi tė mundshėm malazez tė Shkodrės. "Unė dyshoj, shkruan ai, nėse Arqipeshkvi i Shkodrės ka qenė ndonjėherė nė favor tė aneksimit nga ana e Malit tė Zi, madje, edhe kur e vetmja altenativė ishte sundimi turk.... Nė fakt situata ėshtė krejtėsisht ndryshe. Unė nuk kam asnjė arsye tė mendoj se ai (Arqipeshkvi R.G.), ose kleri qė ai pėrfaqėson do tė mirėpresė sundimin malazez; tė gjitha informacionet qė unė kam mėsuar mė tregojnė tė kundėrten"41). Ky qėndrim pėrforcohet mė shumė edhe nga ankesa e Klerit Katolik Shqiptar nė Mal tė Zi ndaj ndalimeve nga ana e autoriteteve malazeze tė sė drejtės sė kėtij kleri pėr tė shoqėruar funeralet e besimtarėve tė tyre katolikė dhe imponimi qė ky shoqėrim tė bėhej vetėm nga kleri i Kishės Kombėtare Orthodokse42). Mungesės sė tolerances fetare prej anės sė shtetit malazias i shtohej kundėrshtimi i zhvillimit tė mėsimeve nė gjuhėn shqipe pėr fėmijėt shqiptarė. Pėr shefin e diplomacisė britanike, njė peshė tė rėndėsishme sqaruese pėr qėndrimet e mėvonshme pozitive ndaj ēėshtjes shkodrane ka pasur raportimi i konsullit italian nė Shkodėr, i cili njihej si njė personalitet qė nuk kishte ndjenja pro-austriake. Ai qartė dhe prerė kishte sqaruar ministrinė e vet tė punėve tė jashtme se "Arqipeshkvi dhe populli i Shkodrės nuk dėshirojnė qė tė kalojnė nėn Malin e Zi. Ata po mbajnė tani njė qėndrim tė pėrmbajtur, mbasi kanė frikė se mund tė pėsojnė njė rikthim tė sundimit turk, por ata i janė kundėrvėnė ashpėrsisht mundėsisė sė kalimit nėn Malin e Zi. Pėr arsyet e mėsipėrme ata tani dėshirojnė autonominė"43).

    Edhe nė kėto momente vendimtare pėr fatet e Shqipėrisė nė pėrgjithėsi dhe bashkėsisė sė saj katolike nė veēanti, Mary Edith Durham do t'i gjindet pranė kėtij vendi, me ndėrhyrjet e saja energjike nė sferat mė tė larta tė diplomacisė angleze. Veēori pėr ndėrhyrjen e kėsaj radhe ėshtė se ajo i dha komponentit fetar katolik njė spjegim tė rėndėsishėm politik dhe strategjik nė kuadrin e marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Ajo vėrtetoi vendosmėrinė qė ekzistonte nė qarqet katolike austriake pėr tė mos lejuar qė Shkodra dhe hinderlandi i saj tė bėheshin respektivisht njė qytet apo rajon malazez ose serb.44)

    Duhet tė nėnvizohet se vendosmėria treguar nga komponenti katolik shqiptar e bashkėrenduar me tź, nevojat e gjetjes sė njė balance nė kėrkesat midis dy Fuqive me interesa nė Ballkan, Austrisė dhe Rusisė, do tė jenė ato faktorė qė do tė bėjnė njė ndryshim rrėnjėsor nė qėndrimin e diplomacisė angleze dhe pėr rrjedhojė do tė shpien nė njė zhbllokim tė situatės nė Konferencen e Ambasadorėve. Anglia, nga njė pėrkrahėse e Rusisė nė ēėshtjen e Shkodrės, do tė shndėrrohet gradualisht, duke filluar nga fillimi i muajit shkurt 1913, nė njė ndėrmjetėsuese e problemeve tė Shqipėrisė veriore.45) Pavarėsisht nga pėrpjekjet e pareshtura shqiptare, ata nuk munden tė ndikonin dot nė atė shkallė sa tė ndryshonin ekuilibrat e Fuqive nė favor tė ēėshtjes sonė. Katolicizmit shqiptar vendimi pėrfundimtar i Konferencės sė Ambasadorėve do t'i shkėpusė ndėr tė tjera edhe dy prej fiseve mė tė fuqishme tė racės arbnore, ato tė Hotit dhe Grudės. Duhet tė nėnvizojmė se mė kėtė vendim arbitrar katolicizmi shqiptar pėsoi njė copėtim tė rėndėsishėm dhe mjaft tė pamotivuar pėr ndėrgjegjen europiane: Arqipeshkvisė sė Shkodrės iu shkėputėn famullitė e Tuzit, Traboinės, Grudės dhe Klleznas, tė cilat tani i kalojnė tashmė Arqipeshkvisė sė Tivarit46).

    Vendimi pėrfundimtar i Konferencės sė Ambasadorėve nuk shėnon pėrfundimin e pėrpjekjeve tė klerit katolik dhe patriotėve shqiptarė pėr riintegrimin e krahinave tė lartpėrmendura shqiptare nė shtetin e porsakrijuar amė. Pėr t'u shėnuar nė kėtė aktivitet ėshtė krijimi i Komitetit "Pro Hoti dhe Gruda", president i tė cilit ishte Arqipeshkvi i Shkodrės, Jak Serreqi. Me datėn 8 maj 1914, ky komitet dėrgoi njė delegacion nė Durrės, tė pėrbėrė nga tre prijės malėsorė, mes tė cilėve Dedė Gjo' Luli i Hotit dhe dy katolikė shkodranė, Mikel Topalli dhe Palok Kurti, tė cilėt i dorėzuan Mbretit tė Shqipėrisė Vilhelm Vid I njė peticion47). Peticioni, tė cilin unė mendoj se ua paraqes studiuesve pėr herė tė parė, ėshtė thirrje e fuqishme kombėtare pėr riintegrimin krahas Hotit dhe Grudės edhe tė Gjakovės dhe 22 fshatrave tė Anės sė Malit nė shtetin shqiptar. Nė interes tė paqes drejtėsisė dhe tė drejtave tė shenjta njerėzore, Komiteti i kryesuar nga Arqipeshkvi kėrkon njė korrigjim tė traktatit tė Londrės nė aspektet kufitare shqiptaro-malazezo-serbe. Ky ndryshim paraqitet nė kėrkesė si njė domosdoshmėri e paevitueshme pėr tė vėnė nė vend moralitetin e Europės sė qytetruar.48)

    Si pėrfundim mund tė themi se periudha 1911-maj 1914 karakterizohet nga njė rritje e pėrfshirjes sė klerit katolik nė veprimtarinė mė tė lartė politiko-diplomatike kombėtare, nga njė vazhdimėsi e vendosjes parėsore e kėtij kleri nė udhėheqėsinė e orientuar kombėtare dhe nga njė inisiativė mė e pavarur nė aktivitetin e kushtėzuar politik ndaj interesave strategjike tė protektorit austriak. Kjo prirje pavarėsie, qė nė periudhen nė fjalė ėshtė nė embrionet e para, do tė ketė si pasojė tė drejtėpėrdrejtė, njė vlerėsim mė tė pranueshėm tė interesave shqiptare nga Austria.

  3. #3
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    Bibliografia

    ---------------------------------------

    1)Nė pėrgjithėsi qėndrimi i Arqipeshkvit tė Shkodrės ėshtė karakterizuar nga lėkundje. Kėtė qėndrim tė tijin e ka shfaqur madje edhe Imzot Nikoll Kaēorri edhe mė vonė. Shih pėr kėtė mė hollėsisht: Letėr e Imz. Nikoll Kaēorrit, nga Durrėsi dėrguar Avdi Bej Toptanit nė Skuraj. Mbi qėndrimin e Timz. Serreqit, Durrės21/8 korrik 1912. nė "Leka" Numėr i veēantė Vj. XII,1940, Shkodėr 1942-XX, fq.122 dokumenti nr.140. Nė kėtė letėr ndėr tė tjera ai shkruan : "Sa pėr Argipeshkvin e Shkodrės edhe unė po bindem qi deri mė sot se kaa majtun fjalen qi pat fol jo me mue vetem por edhe shum shokve ton. Pėrsėri kam me i shkrue por po kam frik se Austria e ndalon, politiken e tė cillės mė duket se nuk e merr vesht se asht kundra Shqypnisė"

    2)Arkivi i Institutit tė Historisė Tiranė, (mė tej AIHT) Fondi i Arkivit tė Vjenės (Mė tej Vj.) 21-4-418, Shkodėr 5 maj 1911, Zambaur > Aehrenthal.

    3)AIHT, Vj. 21-7-770.

    4)AIHT,Vj. 21-12 -2381

    5)AIHT Vj. 21-4-418, Shkoder 5 maj 1911, Zambaur > Aehrenthal. Hyrja e kėsaj letre pėrbėhej nga njė pėgjithsim i cėnimeve tė ndodhura pėr kultin e tė paraqitura nė njė formė pak si teorike, me anėn e tė cilave vihen nė dukje pasqyrat e pėrditshme tė aksioneve ushtarake. Pastaj ngrihet hipoteza se privilegjet qė kanė pasur deri mė sot shqiptarėt nė lidhje me pėrjashtimin nga shėrbimi ushtarak dhe nė pagimin e taksavet bazoheshin nė marrėveshjet e fiseve tė lirė tė lidhura me qeverinė dhe qė ishin tė vjetra prej shumė shekujsh. Lutja pėr tė ushtruar influencėn nė kuptim tė njė intervenimit tė Monarkisė Dualiste me qėllim qė tė pezulloheshin aksionet ushtarake, bazohet ndėrmjet tė tjeravet edhe nė shėrbimet e bėra nga Malėsoret nė kohėn e krizės sė aneksimit.

    6)AIHT, Vj. 21- 4- 432, Vjene prill 1911, Aehrenthal > Zambaur dhe Von Muller.

    7)"The Times" Wednesday, May 10, 1911, Attitude of the clergy, pg 7.

    8) "The Times", Wednesday, May 10, 1911," Attitude of the clergy", pg 7.

    9)AIHT, Vj. 21-6-659, ?> Zambaur , Pallaviēinit, Vjene 27 qershor 1911.

    10)Public Record Office Foreign Office (mė tej P.R.O. F.O.) 371, 1230, fq 450, doc. 30026, Marling > Grey, Constantinople, July 22, 1911, Enclosure in No. 1, Vice-Consul Summ> Consul-General Lamb, Scutari le 11 Juillet, 1911. Raporti i mėsipėrm ka pėrmbajtjen e mėposhtme: "Me pėrjashtim tė disa familjeve malėsorėsh myslimanė qė janė mposhtur nga autoritetet e Tuzit, malėsorėt janė tė vendosur qė tė mos ulin armėt, vetėm pasi tė kenė arritur garanci reale pėr pranimin e 12 pikave tė Memorandumit tė Gerēes, datė 10 (23) qershor 1911, qė ata i kanė dėrguar Turgutit, nė pėrgjigje tė shpalljes sė tij...Pėrkundrazi, Konsulli i Pėrgjithshėm i Austro-Hungarisė nė Shkodėr bėn ēfarė ai ka nė dorė pėr tė influencuar tek malėsorėt dhe pėr t'u mbushur mendjen qė tė nėnshtrohen. Nė kėtė pikė zoti Zambaur i propozonte Imzot Serreqi, Arqipeshkvi latin nga Shkodra, qė tė dėrgojė njerėz nė Podgoricė qė tė bisedojnė drejtėpėrdrejtė me ta. Pėr refuzimin kategorik tė kėtij prelati, qė tė pranonte njė mision tė tillė, Konsulli i Austro-Hungarisė referoi nė Vienė Pas kėsaj u mor vesh se Zambaur kishte fituar nga Vatikani, transmetimin e njė urdhri pėr Imzot Serreqin, pėr tė bėrė njė tentativė pajtimi pranė malėsorėve tė revoltuar. Me 3 tė muajit nė vazhdim, ky prelat ėshtė dėrguar nė Koplik pėr t'u marrė vesh me Turgut Pashen dhe po atė mbrėmje u kthye nė qytet. Kur u kthye, Imzot Sereqi, shqiptar nga Shkodra... mė ftoi nė shtėpinė e tij. Gjatė bisedės sonė ai mė konfirmoi atė qė kishte ndodhur dhe shtoi mbi udhėzimet e Vatikanit pėr tė ndėrhyrė me qellim qė tė arrinte njė zgjidhje tė kėnaqshme dhe afatgjatė; qė gjatė rrugės sė tij nuk kishte pasur suksese; qė Turgut Pasha ishte treguar i papajtueshėm e nuk e kishte autorizuar t'u bėnte asnjė lėshim malėsorėve duke u kėrkuar atyre njė nėnshtrim pa kushte, me premtimin gojor qė t'u jepte kėnaqėsinė duke i trajtuar si bijtė e tij, gjė qė ai, Arqipeshkvi, nuk u besonte nė mėnyrėn mė absolute premtimeve te turqve dhe qė do tė refuzonte garancinė e ekzekutimit qė i kishte paraqitur Turgut Pasha..Turgut Pasha i kishte shpjeguar me krenari Arqipeshkvit se ai kishte pasur mundėsi t'i shkatėrronte malėsorėt, nga i pari deri tek i fundit, kur i kishte zėnė nė njė rreth tė ēeliktė, tė formuar nga trupat e tij, por i nxitur nga njė ndjenjė humaniteti u kishte lėnė mė qėllim njė rrugė dalje drejt kufirit tė Malit tė Zi. Duke mė treguar atė qė po ndodhte, Arqipeshkvi shtoi se kishte qenė shumė i ēuditur kur kishte dėgjuar gjeneralin tek jepte njė vėrsion tė tillė tė njė fakti qė kishte ndodhur krejt ndryshe nė realitet dhe se ky version mashtrues ia kishte hequr krejtėsisht besimin nė fjalet e tij por qė ai do tė nisej tė nesėrmen nė Podgoricė pėr t'u marre vesht me malėsorėt, tė cilėve tashmė u kishte thėnė qė biseda e tij, e frymėzuar nga dėshira pėr tė shmangur ēdo dyshim, nuk duhej as tė ndikonte dhe as t'i bėnte qė tė largoheshin nga qėllimi qė ata ndiqnin.....

    11)HHStA PA XIV/36 Zambaur > Aehrenthal, Skutari, 22.06.1911, T 109; HHStA PA XIV/37 Zambaur > Aehrenthal, Skutari, 02.07.1911, T 126; Giesl > Aehrenthal, Cetinje, 05.07.1911, T 71. Zambaur i gjykonte shanset pėr njė sukses tė misionit tė Serreqit shumė tė vogla. Mosbesimin e tij ai e mbėshteste nė ekzistencen e kundėrshtive shumė tė mėdha. Prijėsit malėsorė kishin ngritur kėrkesen pėr t'u tėrhequr vetėm me kusht qė tė mbanin edhe armėt. Situata vėshtirsohej kur kihej parasysh se ekzistonte njė antipati e pėrgjithshme katolike shqiptare kundrejt zgjedhės turke, e cila pasohej nga kerkesa pėr njė kontroll europian pėr vilajetin e Shkodrės. Nė anen tjeter tė llogores Zambaur llogariste gjeneralin Turgut Pasha, urdhėruesin e trupave turke kundėr malėsorėve, i cili nuk donte t'ia dinte aspak pėr konēensionet ndaj kryengritėsve. Zambaur mendonte qė nė rast tė dėshtimit tė misionit tė Serreqit, mund tė fiilonte njė luftė asgjesuese kundėr shqiptarėve katolikė, gjė qė heret ose vonė do tė ēonte nė njė intervencion tė Fuqive tė Mėdha. Pėr kėtė ai mendonte tė propozonte nė bazė tė pikpamjeve tė tij njė zgjidhje qė koinsistonte nė : 1- terheqjen e gjeneralit Turgut Pasha, si njė pengesė kryesore pėr njė marrėveshje paqėsore; 2 - arritjen e menjėhershme tė njė armėpushimi; 3 - pastrimin e zonės sė kryengritjes dhe pėrqėndrimin e trupave turke nė Shkodėr, Tuz Koplik dhe nė pika tė tjera tė rėndėsishme strategjike; 4 - njė vendosje periodike e lėvizjeve tė trupave nė brėndėsi tė vendit; 5 - sigurimin paraprak tė kėrkesave tė njohura tė malėsorėve, si ēlirimi nga taksat, shėrbimi ushtarak dhe leja e mbajtjes sė armėve.

    12)HHStA PA XIV/37 Weinzetl > Aehrenthal, Cetinje, 05.07.1911, T 72. "Qėndrimi inkorrekt i Serreqit filloi qė me arritjen e tij nė Cetinė. Ai u drejtua direkt nė Pallatin mbretėror nė vend qė mė sė pari tė bisedonte nė ambasadat austro - hungareze dhe turke. Nga oborri mbretėror malazez, pas vizitės sė Serreqit tek sovrani vendas, u dėrgua nė Podgoricė Sokol Baci (prijėsi i fisit tė Grudės, njeri me njė qėndrim tė dyzuar, R.G.) si pėrfaqėsues i kryengritėsve, me qėllimin qė me propagandėn e tij, tė mund tė paralizonte misionin e Serreqit. Tratativat e Serreqit me vetė kryengritėsit, natyrisht qė lėvizėn dhe nuk qėndruan nė ato shina tė instruksioneve qė kishte marrė pėrfaqėsuesi i kishės. Nė kėtė mėnyrė, nuk ėshtė pėr t'u habitur qė Serreqi nuk mundi tė arrinte sukses nė kėtė mision". (Weinzetl > Aehrenthal, Cetinje, 15.07.1911, T 79; Weinzetl > Aehrenthal, Cetinje, 18.07.1911, No. 49.)

    13)AIHT Vj. 21-20-2031, Shkoder, 24 korrik 1911, Kopje e raportit tė dhėnė nga Imzot Serreqi mbi misionin e tij dhe tė tė pėrndershmvet Atit Gjergj Fishta, Franceskan dhe Dom Luigj Bumēi, pėr t'i kthyer malėsoret nė vendin e tyre.

    14)"The Times", Friday, July 7, 1911, "Archbishop of Skutaris Mission", pg 5.

    15)AIHT Vj 21-20-2031, dokument i cituar; "The Times", Thursday, July 6, 1911, pg 5.

    16) "The Times" Wednesday, July 5, 1911, "Policy of conciliation", pg 5.

    17)" The Times" Thursday, July 6, 1911, "Policy of the government", pg 5. AIHT, Vj. 21-1-135, Vjenė 13 korrik 1911, Aehrenthal> Zambaur. Nė bazė tė kėtij dokumenti, pėrmbajtja e konēensionėve qė qeveria turke u akordoi malėsorėve, paraqitet si mė poshtė:

    1-Kryerja e shėrbimit ushtarak tė bėhėt nė Vilajetin e Shkodrės, ose nė Stamboll; 2-Bajraktarėt tė emėrohen mudira (krahinarė) anėtarė tė mexhlisit administrativ dhe nė vende analoge; 3-Vėrtetimi i tatimit tė bėhet sipas aftėsisė sė pagesės sė popullsisė dhe nxjerrja tė shtyhet deri nė atė kohė qė tė fillojė aftėsia pėr pagesė; 4- Mbajtja nė fuqi e tatimit tė pėrgjithshėm mbi bagėtitė tarifa e tė cilit do t'i pėrshtatet aftėsisė financiare tė emigrantėve. Rregullorja pėrkatėse do tė modifikohet relativisht dhe parlamentit do t'i paraqitet njė projekt-ligjė pėrkatės; 5-Armėt qė kanė pėr t'u dorėzuar prej emigrantėve do tė depozitohen nė depo tė veēanta, duke pasur tė shėnuar emrin e pronarit, tė cilat nė rast nėvojė do t'iu dorėzohet atyre pėrsėri. Pėrsonat qė janė tė detyruar tė mbajnė armė duhet tė pajisen me leje pėrkatėse; 6- Portės do t'i njoftohen lokalitetet ku kishin pėr t'u ndėrtuar shkolla, pastaj edhe krahinat ku interesat e tregtisė lypin ndėrtimin e rrugėve dhe pėr kėtė qėllim kanė pėr t'u aprovuar kreditė e nevojshme; 7- Banorėve tė vobegėt do t'u jepet mundėsia pėr tė fituar duke u pėrdorur nė punėra publike refugjatėve nga Malsia dhe Kastrati qė do tė kthehen nga Mali i Zi, do t'u shpėrndahen mjete ushqimore dhe do t'u jepen ndihma nė tė holla; 8- Guvernatori i pėrgjithshėm ka pėr tė filluar zbatimin e kėtyre masave dhe nuk do tė presė njėherė kthimin e emigrantėve. Nė variantin konēesionėve tė marrė nga Saddredin Beu me daten 7 korrik, tė gjendur nė P.R.O. F.O. 371, 1230, fq 195, doc. 27376, Akers-Douglas > Grey, Cetinje July 8, 1911, ka kėto ndryshime: pika 3 ėshtė e formuluar: "Tė drejtat e detyrimeve fiskale do tė rregullohen sipas kapacitetit financiar tė popullsisė dhe mbulimi i detyrimeve taksave dhe borxhėve, do tė shtyhet derisa kontribuentet do tė jenė nė gjėndje t'i shlyejnė.

    18)AIHT Vj. 21-20-2031, dokument i cituar.

    19)"The Times" Monday, July 10, 1911, "Revised Turkish concessions". pg 5.

    20)Bumēi Luigj, Nga kujtimet e mija,"Hylli i Dritės", Shkodėr 1944/5 fq. 16.

    21)PRO FO, 371, 1230, fq 189, doc. 27352, Marling > Grey, Constantinople, July 12, 1911. "The Times" Tuesday, July 11, 1911, "Period of grace extended", pg 5.

    22)"The Times", Wednesday, July 12, 1911, "Chiefs still insistent", pg 5. AIHT, Vj. 21-20-2031, dokument i cituar.

    23)AIHT Vj. 21-20-2031, dokument i cituar.

    24)AIHT Vj. 21-20-2031, dokument i cituar. Dom Luigj Bumēi tek "Nga kujtimet e mija", cituar me siper e pershkruan si me poshte vijon kete moment: Mbas pak kohe qi mberrijtem atje (Podgorice R.G.), Argjipeshkvi me ēoi mue ne Triepshe me u ndeshe me Malsoret e atij vendi e me u a diftue mesazhin e Mbretit. Z.D. Nikolle Ashta e At Mati Prennushi me shoqnuen n'at udhtim, e nji te diele ne nadje heret fort u gjetem te Kisha e Triepshit. Si u mblodhen Malsoret, dola e si u pershendeta me ta, u thace kto fjale: Z. Argjipeshkvi ka dale ne Podgorice me u pa me ju por mbasi ai vete nuk mujti me ardhe deri ketu, na ka cue ne. Ju falet pra me shndet e ju ēon bekim. Te gjith nji gojet u pergjegjen: Zoti i ngiatet jeten Argjipeshkvit e i falemi nderes fort qi na ka kujtue. Mbas ketyne fjalve u thace shka vijon:Argjipeshkvi me ka ngarkue me ju thane edhe se Mbreti ju ka fale veēse ju therret me kthye nder shpija tua e ju ep fjalen se ka me ju shperblye gjitha damet qi keni pase.

    I u luten Marash Ucit me fole per te tane, e Marashi muer fjalen e tha: Zotni, po na thue se Mbreti na ka fale. Shka me na fale? Na mos i kjoshim fale aspak Mbretit qyshe se ai ne Kuvend te Berlinit na pat leshue doret e na pat dhane Malit te Zi. Gjithkush e di kangen: "Hot e Grude na ģ ka dale fjala-i a ka fale Mbreti Nikolles". Na qysh at here nuk kemi pa dite te mire. Vendet t'ona i kemi ruejte na vete e s'asht shkrep e gur qi nuk ģ kemi la me gjak. Shka don me na fale pra Mbreti? Por se jemi te vogjel, se me shtij pleq me Mbretin na Mbretin kishim me e qite borxh. "Hylli ģ Drites" 1944/5 fq 16-17.

    25)Bumēi Luigj, "Nga kujtimet e mija", "Hylli ģ Dritės", Shkodėr 1944/5 fq. 17-18: "Erdh Ministri, - shkruan D.Luigj Bumēi,- e malsoret ishin mbledhė nė nji odė tė nji shpis nė Podgoricė pėr me u pa me Ministrin, ku e percolla unė si dragoman qi me pat shėnjue Argjipeshkvi. Ishin n'at odė, pėr shka me bje nė mend: Dedė Gjo' Luli, Dedė Nika i Grudės e disa tė tjerė. Para se me hi Ministri, shkova te Malsorėt e u thaēė qi tė dashin nji ndėr ta qi tė flitte n'emen tė tė gjithėve. Danė Dedė Gjo' Lulin. Si hģme n'at odė Ministri u fal me `ta e u thotė: Zotni kam ardhė prei Cetinet me ju pa. Dedė Gjo' Luli po ģ pergjigjet: S'na ka pasė marrė malli pėr ty. Mue m'u dote me ģ a pėrkthye. Si u ulem e ndejem po ģ thotė Ministri: Mbreti ju do e ju ka falė. Dedė Gjo' Luli nuk e la me mbarue, e me ģ herė i tha: Mos na pėrmend Mbretin pse s'kemi punė me te. Aj as nuk na njef as nuk ģ di punėt tona. Por ju qi vini mbas Mbretit jeni tė tanė hajna e menafikė, e ju e rrčni si pėr nč si pėr tė tjerėt. Pra aj nuk ka shka na falė.Atbotė Ministri siellet kah unė e me thotė: Po pyeti kta Zotni at librin qi kta pėrmendin a e duen pėr vedi a pėr tė gjith Shqipnin?.....Dedė Gjo' Luli aj pėrgjegji: Ato pika qi jane n'at librin e kuq ģ dona mą parė pėr vedi, mandej pėr Shqipni mbarė. Ministri, i cili gjatė ktij kuvendi nuk kishte mujtė me mbajtė gjakftoftėsinė, u ēue mjaft idhnueshem e me tha: thueju se s'kam me ardhė mą me i pa. Dedė Gjo' Luli po i pėrgjegjet s'na ka pasė marrė malli pėr ty...Kėshtu mbaroi ky kuvend pa kurrfarė kėnaqėsije si pat fillue.

    26)Siliēi Risto Ll., "Pasqyra" Diteve Pergjakshme nė tė pestin shekull Shqypenies tė robenueme, Trieste 1912, fq 117.

    27) "The Times", Tuesday, July 25, 1911, Failure of the Archbishop's mission pg 5.

    28)AIHT, Vj. 21-20-2031, Shkoder 24 korrik 1911, Kopje e raportit tė dhėnė nga Imzot Serreqi, mbi misioni e Tij dhe tė tė Pėrndershmėvet Atit Gjergj Fishta, Franēeskan dhe Dom Luigj Bumēi, pėr t'i kthyer malėsorėt nė vendin e tyre. Ja se si e pėrfundon raportin e tij Arqipeshkvi Serreqi: "Kur i deleguari ynė u kthye nga Triepshi nė Podgoricė, u pėrhap lajmi se krerėt e malėsorėve ishin bindur pėr t'u riatdhesuar. Kėshtu patėm rastin e njė konference tjetėr me ata, duke besuar se ky lajm qė ishte pėrhapur, ishte dicka e vėrtetė. Por habia jonė ishte shumė e madhe, kur vumė re se ata ishin edhe mė tė vendosur pėr t“i rezistuar ndaj ēdo propozimi dhe duke iu referuar me energji tė madhe Memorandumit, ata na thanė, se pėrgjigjen e fundit (gjithnjė si ato tė mėparshmet), do tė na e jepnin me shkrim, gjė tė cilėn e bėnė mė tė vėrtetė, duke na e mbyllur kėshtu ēdo shteg pėr njė bisedim tė mėtejshėm.

    29)AIHT, Vj. 21-12 1240.

    30)Haus-, Hof-Und Staaats-Archiv, Wien, Liasse XLV/6, 102-109. Memorandumi, nė variantin origjinal gjermanisht dhe shqip, ėshtė botuar "Phoenix" Shkodėr 1998/2 fq. 33. Ai ėshtė botuar gjithashtu edhe nga Leka" Numėr i veēantė Vj. XII,1940, Shkodėr 1942-XX fq. 153 dokumenti nr. 172. Nė kėtė tė fundit ka njė pasaktėsi nė datim:konsiderohet si e tetorit 1912 dhe njė mosplotėsim tė nėnshkruesve. Shkrimi i memorandumit nė variantin shqip ėshtė vepėr e Dom Nikoll Kaēorrit. Sė bashku me tź kanė nėshkruar sipas radhės, Mustafa Asim Kruja, Rexhep Mitrovica, Fuad Toptani, Abdi Toptani, Murad Toptani, Salih Gjuka Ipek dhe Bedri Pejani.

    31)P:R:O: F:O. 371 1769 pg. 130-135 dokumenti nr.6388 i regjistruar me datė 10.02.1913: Pėrkujtesė e Faik Konicės drejtuar Sir Edward Grey-t, sekretar i jashtėm britanik dhe Kryetar i Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr. Dokumenti ėshtė gjetur nė arkivin londinez nga autori i kėsaj kumtese dhe ėshtė botuar pėr herė tė parė nė "Phoenix" Shkodėr 1998/5-6 fq. 49.

    32)Arben Puto, Ēėshtja shqiptare nė aktet ndėrkombėtare tė periudhės sė imperializmit,vėllimi II, Tiranė 1987, dokumenti nr. 32 fq 268.

    33)Mėsohet se problemi se ēfarė regjimi, se ēfarė statuti duhej kėrkuar pėr Shqipėrinė prej pėrfaqėsuesit tė Austrisė, u bė njė objekt bisedimesh mjaft tė gjata ndėrmjet nėnshkruesve. Sidomos Salih Gjuka Ipek, njohės i thellė i popullit tonė, kishte ngulur kėmbė se ky popull nuk ishte i pjekur pėr njė pavarėsi tė plotė e se prandej kishte nevojė pėr nji dorė sa tė fortė aq edhe dashamire qė t'i printe nė hapat e parė tė jetės sė tij tė pavarur duke e sjellė nė njė pozicion tė pėrshtatshėm kundra lakmive tė armiqve. Kėtė dorė atėrore ai e gjente tek personaliteti i atij qė po i dėrgohej lutja dhe propozonte qė t'i kėrkohej mbrojtja e Austro-Hungarisė. Teza e kundėrt ishte ajo qė fitoi dhe qė kishte si mbėshtetės mė tė fortė Dom Nikoll Kaēorrin. Shih pėr kėtė mė hollėsisht: Leka" Numėr i veēantė Vj. XII,1940, Shkodėr 1942-XX fq. 154.

    34)P:R:O: F:O. 371 1769 pg. 130-135 dokumenti nr.6388 i regjistruar me datė 10.02.1913:

    35)Letėr e Abdi Bej Toptanit nga Tirana dėrguar Qeverris sė Pėrkohshme nė Vlonė. Proponime pėr zbėrthimin e krizės sė shkaktueme prej qėndrimit tė Esad Pashės maj 1913 nė "Leka" Numėr i veēantė Vj. XII,1940, Shkodėr 1942-XX, fq.171 nr. 187.

    36)P. R. O. F. O. 371 1757 pg. 222 doc. 1209Grey > Sir F. Cartwright F.O. January 7, 1913 Ambasadori austriak nė Konferencen e Ambasadorėve ua kishte bėrė tė qartė kryetarit tė Konferencės, Grey dhe diplomatėve tė tjerė tė pranishėm arsyet e mospranimit absolut austriak mbi ēėshtjen e Shkodrės: "Banorė e kėtij qyteti si pėr sa i pėrket origjinės etnike, ashtu edhe nga pikpamja e besimit nuk kishin asnjė afėrsi me Malin e Zi. Ato janė katolikė kėshtu qė ndjenjat austriake do tė jenė jashtėzakonisht tė ofenduara nė qoftė se katolikėt do tė shkrihen nė njė shtet tė vogėl nė tė cilin nuk do tė gjejnė asnjė afėrsi race dhe besimi. Pėr Austrinė nė kėtė rast nuk kemi tė bėjmė me njė ēėshtje fitimi pozite apo ndikimi, por njė ēėshtje sentimenti, ndaj pozita e ministrit tė Jashtėm Count Berchtold nė rast lėshimi, mund tė lėkundet".

    37)P R. O. F. O. 371 doc.no. 436 Grey >Sir G. Buchanan, F.O. 30.12.1912

    38)P. R. O. F. O. 371 1758 pg. 386 doc. 7546 Count de Salis > Sir Edward Grey, Cetinjé, February 8, 1913 ("Dans une adresse collective ą Sa Majesté le Roi de Monténégro, les chefs des tribus Malissores..... la population de Scutari, par la voix de l'archevźque catholique de la ville, demandčrent en des termes emphatiques l'aide et la protection du Montenegro") Dokumenti nė fakt ishte hartuar nga pjesėmarrėsit e delagacionit malazez nė Londėr dhe nuk kishte qenė nė zotėrim mė pėrpara nga autoritetet malazeze nė Cetinė.

    39) P. R. O. F. O. 371 doc.no. 436 Grey >Sir G. Buchanan, F.O. 30.12.1912

    40). R. O. F. O. 371 1758 doc 4391 pg. 184 Count de Salis > Grey, Cetinje 28.01.1913 Nė kėtė raport ndėr tė tjera thuhet se: "Malėsorėt tė cilėt luajtėn njė rol udhėheqės nė sulmet kundėr Tuzit, gjatė muajit nėntor u tėrhoqen nga operacionet dhe kanė mbajtur njė qėndrim asnjanės pėr sa i pėrket rrethimit tė Shkodrės. Raporte tė cilat nuk mund t'i konfirmoj pėr momentin, mė bėjnė tė ditur se nė njė mbledhje tė zhvilluar kohėt e fundit, pa pjesmarrjen e fisit tė Grudės, malėsorėt kanė vendosur tė ndėrpresin tė mos kenė tė bėjnė mė me Malin e Zi"

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    41)P.R.O. F.O. 371 1758 pg.184 doc. no. 4391 Count de Salis > Grey, Cetinje 28.01.1913.

    42)P.R.O. F.O. 371 1758 pg. 386 doc.no. 7546 Count de Salis > Sir E.Grey, Cetinjé, 08.02.1913.

    43)P.R.O. F.O. 371 1769 pg. 186 doc.no. 7579 Grey >Rodd, F.O. 13.02.1913.

    44)P.R.O. F.O. 371 1759 pg. 447 doc. no. 11175 Mary Edith Durham > Mr. Nevinson, Podgorica 26.02.1913.

    45)Njė shqyrtim i hollėsishėm i dosjeve tė mėposhtme tė arkivit londinez tė krijon njė ide mė tė qartė mbi kėtė problem: P:R:O: F.O. 371 1758, 1769, 1770, 1771

    46)Mė hollėsisht pėr kėtė shih: Zef Mirdita, Krishtenizmi ndėr Shqiptarė, Prizren - Zagreb 1998, fq. 215-216.

    47)P.R.O. F.O. 371 1891 doc.nr. 21511 pg.132, Lamb > Grey Durrazo 08.05.1914.

    48)PRO FO 371 1891 doc. no. 21511 fq 132 Enclosure in Mr. Lamb's despatch no. 100 of May 8, 1914
    Peticion: A Sa Majeste Guillaume I Roi d'Albanie

    Majesté

    Son Excellence le Gouverneur Colonel Phillips, au cours d'une convocation faite ces jours ą la population Scutarine, voulut bien lui communiquer que la conference de Londres avait assigné au Montenegro les territoires de Hotti et Gruda, ainsi que 22 villages de la region d'Ana-Malit. Le pauvre Albanie n'avait personne pour la protéger ou la représenter ą la Conference de Londres, et prendre la défense de ses révendications et de ses droits immanents. Une telle décision a done la valeur d'une condamnation faite a priori et sans écouter la défense. Elle constitue la plus grande injustice que le monde civilisé ait jamais commise ą l'égard des nations: c'est le renversement du sens moral et juridique que l'Albanie, si différente par la race, la langue et la mentalité de son peuple, soit partagée entre des états qui n'ont d'autre renommée que celle d'avoir indigne le monde par leur sceleratesses et leurs barbaries. L'Albanie a été une nation libre elle possčde une histoire glorieuse et mérite la reconnaissance de toute l'Europe pour sa resistance ą l'invasion turque. Apres qu'elle est succombee sous le joug ottoman, l'Europe n'a plus jamais tenté le moindre effort puor la soustraire ą l'oppression le plus effrenée, au martyr dont elle était victime et dont elle criat en vain vengeance au ciel et aux humains.

    Hotti, Gruda et Giakova ont tou jours été des centres et foyers d'aspirations et de luttes nationales. Dans ces régions ainsi que dans les 22 villages d'Ana-Malit il n'existe pas un habitant qui soit de race slave qui parle la langue de ce peuple ou ait seulement des sympathies pour lui. Pour le prouver il suffit de rappeler l'extermination que ces slaves font des albanais et l'emigration en masse de ces dernieres qui, dé poullés de tout, vont périr de chagrin et d'inanition.

    Pendant la révolution de 1911, soutenue au prix de tant de sacrifices et de flots de sang généreux, l'Autriche, la Russie, l'Italie et le Montenegro inposaient ą la Turquie un armistice et la forcaient ą accepter la convention de Gresha (Gruda) oł, en présence des Piussances et de la présses européennes, fut discutée et arrźtč l'acceptation en principe du livre rouge de douze articles qui constituait le corolloure de luttes épique des Malissore et la reconnaissance de leur autonomie.

    Aprčs qu'on eūt ainsi reconnu de fout et juridiquement admis grāce ą l'appui du Roi de Montenegro lui - mźme et des Ministres de Russie, d' Autriche et d'Italie, les droits de ce peuple, aprčs qu'il eut été permis de jouir de l'emancipation enfin conquise apres tant de sang répamdu commemt concevoir qu'ą ces contrées infortunées d'ou est tou jours parti l'étincelle des révendications nationalistes in Europe civilisée puisse faire le tort monstrueux de les abandoner en permettant l'occupation au Montenegro et de les replonger ainsi dans un autre esclavage encore plus odieux et intolérable tel qu'est le joug de cet Etat, qui avait cependant declaré la guerre ą la Turquie au nom du droit des peuples ą emanciper? Et cette occupation suivait l'autre jour par lāche trahison des Montenegrins qui pendant la nuit s'abattaient sur les populations endormis en les obligeant, par le feu et par le fer, d'abandonner précipiteusement leurs foyers, sans avoir eu pas mźme le temps d'emporter les moindres effets nécessaires. Et cela arrivait justement aprčs que le Montenegro avait assuré la I.C.C. de ne pas bouger d'un pas; et quand tout le monde était en attente des Délégués Internationaux, ici concentrés (ą Scutari) allaient se rendre sur les dites régions pour la délimitation des frontieres.

    Majesté, dans l'intérźt de la paix, de la justice et des droits sacrés des gens, une rectification s'impose au traité de Londres en ce qui concerne l'Albanie le Montenegro et la Serbie, c'est une necessité inévitable qui s'impose ą l'honneur et ą la moralité de l'Europe civilisée. Et si forte est la conviction, la foi que nous avons dans la sainteté et la justesse de nos droits que nous n'hésitons pas un moment ą confier notre cause ą la décision mźme de la Russie, qu'on dit vouloir notre destruction.

    Notre Auguste et trés aimé Souverain c'est autour de Vous que nous recuellions et dans la vision de Votre Auguste Personne nous prenons confiance et soulagement dans l'abīme d'amertumes et de peines oł nous sommes plonges.

    Nous faisons donc Appel ą Vous tout en Vous priant de Vouloir bien interposer l'autorité de Votre Personne et de Votre voix auprés des pour nous sauver d'une situation quest la lente et éternelle agonie, de soumettre aux pieds de Votre Auguste Trōne, l'hommage de notre profont dévouement,

    Les trčs humbles et fidčles sujets

    Scutari le 24 Avril 1914



    Shkodėr, mė 14 nėntor 1999.





    Phoenix 13_14 - Artikulli 09
    www.dardania.com/phoenix/...art09.html

    © Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
    Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
    www.dardania.com/phoenix

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 17:09
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 13:59
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 13:45
  4. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •