Duke kerkuar per nje mikun tim amerikan i cili i eshte futur shqipes me themeli, disa faqe anglisht-shqip ne internet. Fare rastesisht dhe per cudine time sigurisht (pasi isha e sigurt se nuk kisha lene faqe rreth letersise shqiptare ne internet pa lexuar) has ne faqen e Robert Elsie Letersia Shqiptare. Shume nga ju mund ta kene vizituar dhe me pare si faqe, dhe kjo nuk eshte ndonje zbulim i ri...por une edhe pse kam tre kater ore qe e "zbulova" si faqe, perseri ndihem shume e emocionuar. Kjo me shume per faktin se nje i huaj ( i lindur ne Kanada - Me shume rreth jetes se tij ne shqip, apo perkthime te letersise shqiptare ne anglisht mund ti gjeni tek faqja e tij, lidhjen per te cilen ja u kam dhene me lart) studion kaq shume letersine shqiptare dhe interesohet te krijoje faqen me te madhe ne internet te kesaj letersie te perkthyer ne anglisht.
KU JANE FUTUR SHQIPTARET INTELEKTUALE????!
Gjithsesi arsyeja pse e solla kete faqe ketu eshe sepse 1. duket qe eshte faqe e cila rrifreskohet gati cdo muaj, si rrjedhoje autori eshte akoma i interesuar ne letersine shqiptare dhe 2. nje rrjedhoje akoma me e rendesishme eshte se shume nga shkrimtaret e rinj ne kete forum, te cilet jane te interesuar te perkthejne shkrimet e tyre ne anglisht mund te lidhen me autorin nepermjet adreses se tij elektronike dhe ndoshta mund te kene fatin e mire te bashkpunojne me te.
Shpresoj tu vije ne ndihme!
Pershendetje
Krijoni Kontakt