Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 99
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e PATRUNXHELJA
    Anėtarėsuar
    07-09-2004
    Postime
    32
    Ylle nje gje nuk marr vesh une me aman ,dhe pse mundohem te kuptoj se ti je e dhene pas shkrimit pse duhet te jesh kaq replikuese ?

    patrunxhelja

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e PATRUNXHELJA
    Anėtarėsuar
    07-09-2004
    Postime
    32

    Talking

    s'paska pergjigje ketej, me ne fund dhe memedhetaret tane ne Amerike po bekan pushim per qejf te tyre .
    ca klasi !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PATRUNXHELJA : 12-09-2004 mė 13:58

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-09-2004
    Postime
    15

    Thumbs down

    Macia_blu o moter Adriatik Sheko qe ti ke mbrojtur pak me lart dhe eke nxjerre si hero kombetar eshte vecese nje "MASKARA" me te (medha) nje njeri i pafytyre nje krimb, se bashku me langaraqet e tjere si Gjergji ded leshi si e ka dhe me ate krromashin Ekrem Bardhen miun e haleve te USA_as qe ka bredh tere jeten e tij ne amerik me pantallona gjith lyre , me vjen keq qe jame duke u shprehur ne kete menyre por ja qe kjo ehste e verteta Bardhes me shoke si Adriatiku si mjaftojne grate e tyre si RRollanda e z.Adriatik Shekos ashtu dhe ajo e z.Bardha dhe shkojne zene dashnore ku te munden mendojne se te kesh lek mund te kesh cdo gje (sa gabim njerez) nuk e di se si nje prind si Adriatik Sheko ai heroi kombetar ne mich mohon familjen e tij per me teper djalin e tij 6 vjecar dhe hiqet si lango rrugesh duke thene se eshte beqar por ja qe genjeshtra i ka kembet e shkurtera dhe mbas saj vjen e verteta ja pra kush jane keta njerez te paftyre qe ja thone vehtes Boss ne USA .
    Ndjej keqardhje per komunitetin qe jeton ketu .
    Se dija se Adriatik Sheko kishte nje grua fantastike qe quhej RRollanda as qe kishte nje femije 6 vjecar si engjell .Une se kame babain por dhe nje te tille si A. SH sdo e doja kurre kurre .Adriatik Sheko njerez eshte nje qen qe bredh rrugeve qe ka nje gazeta Tema e cila nuk blihet nga askush pervec te afermve te tij dhe ketyre te fundit ju dergohet gratis
    e pra ky eshte realiteti i njerzve te "SHQYER" se te shquar sbehen kurr ne Diaspore, njollosje komplet e ketyre emigranteve te thjesht qe bejne me shume se dy pune dhe njekohesisht shkojne dhe ne UNI dhe kjo ndodh per hir te disa plehrave te kalbura qe kane mare ere me kohe .
    sorry qe jame shprehur keshtu po kjo ehste me e pakta qe mundja
    ja kalofshi sa me mire atdhetar bye !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga TAFTIBAFTI : 19-09-2004 mė 21:42

  4. #44
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    o tafti bafti, vella a moter, c'je. Te pershendes!
    Po ne fakt macia_blu e ka te veshtire te lavderoj njeri, e aq me pak njerez si adriatikun, apo si Doktor paradoksin, apo ate bardhen. Mua u cane njerezit duke me kercenuar se i shaj pak si shume, u cane duke me quajtur te cmendur, e duke me sulmuar si kritike ... kur ne fakt as kercenimet nuk me ndryshojne bindjet per to, as fyerjet nuk me bejne me te urte, dhe as titujt.... ato mbeten po njesoj.... e une o ashtu mendoj per to. Epo patriotet tane ne usa kane nxjerre nje thenie , qe e reklamojne si fjale te urte amerikane " burri eshte burre e patriot aq sa para ka"! Keshtu qe perkedhelen ato.... po ama jo se une i shoh si burra e si patriote.Megjitheate ti kishe thene per adriaktikun gjera shume personale .... c'ka nuk eshte mire, por ama qe eshte nje cope injorant e qe askush nuk ia blen gazeten e qe nuk eshte botues por eshte postieri i botuesit real Mero Baze, keto jane te verteta.... fatkeqesisht!

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-09-2004
    Postime
    15
    HELLO macia_blu! dhe gjithe te tjereve
    ke te drejte ylle po ja qe asnjehere ska drejtesi as ne Usa
    nesjse se une po ndejta shume srri dot pa share prandaj po iki
    ja kalofshi mire bye

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-09-2004
    Postime
    15
    une jame femer ylle !

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-09-2004
    Postime
    15
    CA IDJOTSIE !
    ADRIATIKU rrezik e ka lutur ti bej kete pershkrim ngjarjesh te shkretit Teodor
    sa pathos perdor Teodori sikur te ishte ne vend te Adriatikut i tregon ngjarjet sikur te kene rrjedhur brenda dites puffffffffffff sa te hapin zorret !



    TE NJOHIM PERVOJEN E BIZNESMENIT TE SUKSESESHEM
    ADRIATIK SHEKO

    1. Biznes ne rritje i shqiptaro-amerikaneve

    Eshte per t’u pergezuar fakti qe, nder shqiptaret e emigruar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes po rritet numeri i atyre qe merren me biznes, me pune te pavarur. Dhe, do thene se krahas bizneseve to vogla qe lidhen me minikompanite e sherbimit me boje, me punimet e drurit, ndertim, pastrimit, restorantet etj., po gjallerohen edhe bizneset e mesme e relativisht te medha ne fushe te transportit, ndertimit e ndonje tjeter. Shenje e mire eshte edhe fakti se nje pjese e bizneseve prone e biznesmeneve shqiptare po drejtohen me sukses te dukshem edhe ne fushen e prodhimit si ne ate mekanike, perpunimit te mermerit etj.

    Karakteristike eshte fakti se shqiptaro-amerikanet pasi marrin veten disi pas dy-tre viteve te para te punes se rende, te mungesave te dukeshme ne njohjen e gjuhes angleze, fillojne e gjallerohen, kerkojne rruge e mundesi per te shfaqur talentin e tyre, prirjet, duke garantuar njeheresh te ardhura me te medha. Duke qene nga natyra qe ne shqiptaret nuk kenaqemi me pak, apo e thene ndryshe nuk kenaqemi lehte me ate qe kemi arritur, shumefishojme perpjekjet qe te hedhim hapa, vertet te matura, por edhe me te shpejta drejt synimeve me te medha.

    Profesioni qe ushtroj me ka krijuar mundesine qe te verej ne vite perpjekjet e shqiptaro-amerikaneve per biznes. Per vitin e fundit vrojtimet me lejojne te them se nder nder qindra familje me origjine shqiptare te vrojtuara nje nder 5 – 10 familje ne shtetin e Michiganit merret me biznes. Shume prej tyre jane ende ne embrion, shume te vogla dhe sa garantojne nevojat me imediate te familjeve per te mbijetuar. Por, te shtrira ne vite keto vrojtime me lejojne te arrij ne konkluzionin se bizneset e vogla jane kthyer me kembengulje e pune serioze ne biznese gjithmone e me te medha e fitimprurese.

    Shkruajta keto pak reshta per te vene edhe nje here ne dukje shpirtin praktik krijues te shqiptareve, perpjekjet e tyre te stermedha per pune te pavarur e te sukseseshme. Sot me kenaqesi po shohim brezin e ri te biznesmeneve ne Shqiperi qe me aftesi e shkathtesi, edhe ne ate klime te renduar politike, po e mbajne ne kembe ekonomine ne te gjitha fushat, po rrisin bizneset. Disa prej tyre maten per nga perpjesetimet e biznesit, te te ardhurave, investimeve, me shume biznesmene ne te kater cepat e botes.

    Duke ndjere kenaqesi per sukseset e biznesmeneve shqiptare ne SHBA apo ne Shqiperi eshte njera ane e problemit, ndonse shume e rendesishme.

    Ka edhe nje ane tjeter – c’duhet te bejme qe pervojen individuale apo kolektive te tyre ta njohin mijera shqiptare te tjere brenda dhe jashte vendit. Te njohim disa karakteristika te tyre si guximin, nuhatjen, shpirtin praktik, shpirtin krijues e novator. Natyrisht cdo biznes apo biznesmen ka si te thuash “sekretet” e veta, ka individualitetin e vet, ne arritjen e suksesit. Por, e verteta eshte se shumica e ketyre “sekreteve” nuk jane sekrete, por zgjidhje te caktuara ne momente te caktuara.

    Mendimi im eshte se duke bere perpjekje per zbulimin apo zberthimin e aneve te vecanta te biznesmeneve te sukseseshem do te arrijme qe komumiteti yne te mesoje, te edukohet e te nxitet drejt bizneseve te reja. Duke pranuar qe nje pjese e shqiptareve do te mbetet per nje fare kohe e punesuar, te nxisim edhe nepermjet tregimit te rrugeve apo dhe te ndihmave te drejtperdrejta, ate pjese te shqiptareve qe jane me te prirur, me pak te frikesuar e me shume guximtare per biznes. Te gjitha shtetet, duke perfshire Ameriken, me gjithese me pervoje qindravjecare ne ekonomine e tregut, kane krijuar nje treg te vecante per propagandimin e punes titanike te njerezve qe kane arritur te behen milionere e miliardere. Ne kete menyre tregohet jo vetem shenje respekti por edhe nxiten miliona te tjere qe te ndjekin shembullin e rrugen e tyre. Sa me shume milionere e miliardere te kete nje vend kaq me e fuqishme eshte ekonomia, kaq me i pavarur eshte vendi, kaq me i forte eshte shteti ligjor.

    Te kthehemi te problemi qe deshiroj te ve ne dukje. Sikunder permenda ketu ne SHBA ka shume biznesmene te vjeter e te rinj. Mua me eshte dhene rasti te njihem me njerin prej tyre, ndoshta me te riun e biznesmenit te sukseseshem. Te shkruash per te eshte jo thjeshte nje evidentim i nje njeriu te sukseseshem, gjykova se eshte me teper nje detyrim ndaj shqiptaro-amerikaneve qe aspirojne, deshirojne e perpiqen te behen biznesmene. Ky eshte nje detyrim i shumefishte i shtypit shqiptaro-amerikan.

    2-Hapat e para te Adriatik Shekos ne biznes

    Ketu ne Amerike ka nje thenie qe thjesht mund te shprehet keshtu: “kur une e bej nje gje pse mos t’a besh edhe ty?”, e thene ndryshe “kur e ben ay pse mos ta bej edhe une?”. Kete shprehje me pelqen t’a perdor here pas here sepse eshte shume domethenese.

    E kam fjalen per nje biznesmen qe sot eshte 33 vjecar por qe e nisi biznesin kur ishte 23 vjec. E nisi me “xhepat bosh” dhe sot ka nje “ushtri” te punesuarish qe manaxhojne punet e sukseseshme dhe llogarite e tij ne Banke.

    Ky biznesmen i sukseseshem eshte Adriatik Sheko. Ne ato pak raste qe rastesisht kam mundur ta takoj me eshte krijuar pershtypja e nje njeriu te urte, modest e te sjellshem. Cdo veprim, cdo hap ne biznes, cdo ndihme apo aktivitet e kryen pa zhurme e pa buje. Nese ndokush nuk e njeh, sikunder me ka ndodhur mua ne fillim, nuk mund ta imagjinoje biznesmenin e sukseseshem qe eshte aty rotull, ndoshta ne krahun tend, fjale pake e pune shume. Ne i themi “kalliri me kokeulur ka shume buke”.

    Kur e pyet si e nise biznesin: me modesti e thjeshtesi thote – po ja populli, spitalet, institucionet ne fillim te viteve 90-te kishin nevoje per dru zjarri, mendova qe une mund te beja dicka ne kete fushe.

    Le ta nalizojme pak me ne hollesi problemin. Te gjithe e njohim faktin qe ne ato vite ndermarrjet ekonomike, institucionet shteterore me njerez te kualifikuar e me organizma te ngritura – ishin pothuaj te paralizuara, kishin pesuar si te thuash kolaps. (Do te vije nje dite qe dikush do te duhet te pergjigjet per ate gjendje katastrofike – tani po diskutojme per tjeter problem).

    Uria, varferia, mjerimi ne kuptimin e vertete te fjales kishte pllakosur vendin si asnjehere tjeter. Komuniteti nderkombetar u mobilizua per te plotesuar nevojat me te domosdoshme e te dores se pare per ushqime, medikamente, njeres humane nga gjithe bota ndihmonin me veshje e te tjera si keto.

    Por, nevojat e vendit, te popullit ishin te shumefishta dhe ne te gjitha fushat. Rendi i kalbezuar komunist edhe pas rrenies hapi plage shume te renda qe po ktheheshin ne gangrene.

    Eshte pikerisht ketu nisiativa lavderuese e qindra apo edhe e mijra biznesmeneve te rinj qe, duke nuhatur situaten, gjeten aftesi, guxim ne vetvehte qe te jepnin ndihmesen e tyre sado te vogel per plotesimin e nevojave me imediate te popullit.

    Keto ishin ato shkendija te para qe ndezen e vazhdojne te mbajne ndezur zjarrin e madh te biznesit shqiptar.

    Jane pikerisht keta “guximtare” te biznesist shqiptar qe ndikuan dukshem jo vetem ne plotesimin e nevojave me imediate te popullit por qe edhe ndikuan edhe ne kapercimin me te shpejte nga ekonomia e centralizuar dhe e kalbezuar komuniste drejt ekonomise se tregut.

    I takon shtetit shqiptar qe te evidentoje e te nderoje ne shkallen siperore keta heronj te oreve te para te transformimit drejt ekonomise se tregut. Duke ju mbyllur gojen nihilisteve qe pretendojne se bizneset u zhvilluan “per para, per fitime” le te respektojme rolin qe ato luajten dhe po luajne. Nuk ka biznes pa “para”, pa “fitime”, per afro pese dekada e pame ku na cuan shperblimet “morale”. Sot jane dite te reja, situata te reja. Biznesmenet jane dhe do te behen akoma me shume shtylla kurizore e shtetit qe do ta cojne gjithmone e me perpara ekonomine e vendit.

    Do te duheshin me dhjetra shkrime per te argumentuar pse keta pioniere te biznesit jane njeheresh edhe heronj te heshtur. Nuk kane qene dhe, as jane te pakta restet qe idete, mendimet, veprimet e tyre jane shoqeruar edhe me rrezik koke, disa prej tyre kane lene edhe jeten.

    Tani te vime te Adriatik Sheko. Djale i ri, sa kishte kapercyer te 20-tat, me gjimnaz te mbaruar dhe shkolle ekonomike me korespondence, ne nje nga zonat e prapambetura e te thella te vendit – e ngacmonte mendimi: cduhet bere ne kete situate? Erseka kishte ne ate kohe shume inxhiniere, ekonomiste, mjeke, madje te talentuar e me ze. Kishte drejtues me pervoje te ekonomise. Shumica nga keta dhe pasuesit e tyre rinin duarkryq, ne pritmeri, se gjithcka do te binte nga qielli.

    Nuk ndodhi e njejta gje me Adriatikun dhe qindra shoke te tij.

    Me guximin, shpirtin e tij praktik e shperthyes ai nxitoi te veproje ne sektorin e lendes se drurit, konkretisht te druve te zjarit. Pa pervoje personale dhe, mbi te gjitha pa kapital, pa burime financiare, ay u hodh ne aksion. Paraprakisht shfrytezoi situaten e favoreshme ne dy drejtime:
    Se pari, prodhimet e sherbimet e tij per drute e zjarrit gjenin konsumatore te “urritur”, ato gjenin treg te menjehershem. Kjo diktonte cdo dite zgjerimin e biznesit dhe te aktivitetit.

    Se dyti, krahu i punes ne zonat e thella malore te Ersekes gjendej me shumice, me shperblime relativisht te vogla fillimisht. Ky ishte nje presion tjeter drejt zgjerimit te biznesit.

    Adriatiku, duke nuhatur tregun, duke ndjere ndikimet positive e presionin e faktoreve favorizues e rriti biznesin, shtoi kapitalin e natyrisht fitimet. Ketu ndikoi edhe politika e drejte qe ndoqi shteti ne ate kohe duke shperblyer ne menyre te favoreshme me shtesa mbi cmimet e shitjes se lendes se drurit. Ne kete menyre u bene te interesuara si bizneset ashtu edhe populli ne varferi te plote qe ende nuk ishte ne gjendje te blente me cmimet e liberalizuara te tregut.

    Ky ishte hapi i pare si biznesmen i Adriatik Shekos. Ishte nje hap i sigurt, teper i sukseseshem ne jeten e tij. Une do te thosha se ky ishte edhe guri i pare qe Adriatiku hodhi ne muret e larta te biznesit shqiptar. Njeheresh duke qene biznesmen, duke pare interesat e veta, gje qe ne ekonomine e tregut eshte mese e kuptueshme, ai dha nje ndihmese shume te madhe ne plotesimin e nevojave te nje populli ne lengim. Pritja eshte nenshtrim, regres, aktiviteti, veprimi, guximi – gjithmone e ne cdo rast jane progress.

    Kur ne damaret e njeriut vlon gjaku i biznesit, eshte veshtire te ndalet. Keshtu ndodhi edhe me Adriatikun, ai studjonte gjithmone rruge e mundesi te reja, shtrirje ne gjeresi e thellesi. Ne Shqiperi ishte bere dhe ribere ndarja dhe rindarja e fushave te influences, bizneseve. Gjithmone e me shume ne biznesin e “paster” ndikonte politika e coroditur dhe e kompromentuar.

    Keshtu ndersa sfera e biznesit asnjehere nuk njeh kufij ne Shqiperi viheshin “kufijte te thana” per shume biznese nga “politika” apo te themi nga politikane te koruptuar.


    3. Nga “stazhi” ne restorant – biznesmen i sukseseshem

    Rasti e dha qe Adriatik Sheko te kaperceje oqeanin e te vije ne SHBA – ne vendin ku liria, demokracia, biznesi, veprimtaria nuk kane asnje kufizim, ku gjithkush e ne cdo kohe mund te beje, brenda ligjeve natyrisht, ate qe deshiron.

    Kane ardhur edhe shume biznesmene te tjere nga Shqiperia. Shume here ata kane ngrene “dhjamin e tyre”, domethene kane shpenzuar kursimet e krijuara nga fitimet ne biznes, ne pritje se dicka e mire do te vinte nga diku.

    E kunderta ndodhi me Adriatikun. Edhe ai i kishte xhepat “plot”, ndoshta edhe me “plot” se disa biznesmene te tjere.

    Qe ne fillim, mbeshtetur edhe ne keshillat e shokeve, te afermeve, miqve te tij ay e kuptoi se Amerika nuk te jep sa do ti e kur do ti duke qendruar inaktiv. Amerika te jep gjithcka dhe pa asnje kufizim nese ti kupton se cfare kerkon Amerika prej teje. Amerika eshte e hapur per te gjithe por me disa kushte:

    Ne radhe te pare duhet si minimum te njohesh gjuhen. Te qenet ne Amerike si qytetar apo resident nuk te jep te drejten qe, pa ditur gjuhen dhe pa ju neneshtruar kerkesave per kualifikim te ushtrosh profesionin e mjekut, inxhinierit, dentististit, ekonomistit. Per fat te keq ata mjeke, inxhiniere, ekonomiste qe nuk e kane kuptuar apo nuk bejne perpjekje ta kuptojne apo thjeshte per shume aresye nuk munden te mesojne gjuhen mbeten perjetesisht pjatalares, pastrues hotelesh, restorantesh e te tjera si keto (megjithse cdo profesion ketu eshte i nderuar).

    Merita e Adriatikut eshte se e kuptoi kete. Ne dallim nga shoket, megjithse kishte mjete te mjaftueshme financiare per jetese filloi te beje “stazhin” e cdo shqiptari fillestar duke punuar ne Macdonalds, ne ndertim e ne punera te tjera te kesaj natyre. Synimi i tij ishte i dyfishte: te njihte punen ne sektore te ndryshem, te krijonte kontakte dhe, per kaq sa mundej krahas shkolles te ushtrohej praktikisht ne gjuhen angleze per maredheniet e perditeshme.

    Me kalimin e kohes duke vrojtuar, studjuar, nuhatur, duke vene ne shkalle siperore intuiten e tij vendosi – hapi i pare serioz pas “stazhit” per pune te pavarur eshte fusha e transportit automobilistik.

    Gjykoi se transporti, sidomos ai automobilistik eshte nje nder deget me nevralgjike te ekonomise amerikane, eshte si te thuash si sistemi nervor ne trupin e njeriut – me levizje te vazhdueshme e te panderprera.

    Vendosi te mesonte duke bere shkollen e transportit ne profesionin e shoferit te makinave te renda (trakut- per lehtesi do te perdorim kete term). Nje nxitje e brendeshme e shtyre nga nuhatja e biznesmenit, mbeshtetur dhe ne pervojen e shume shokeve te tij, i diktonte te hidhej ne kete fushe biznesi.

    Intuita ne formen e nje zeri te brendshem i thoshte – Adriatik mos u nxito, gje qe ne shqip do te thote “shih e bej” apo “mat shtate here dhe pre nje here”.

    Filloi punen ne vitin 1996 si dhjetera shofere te tjere shqiptare – bleu nje trak me te cilin punonte dite e nate ne te kater cepat e Amerikes. Ishte pune e lodheshme, plot sakrifica e privime si per vete dhe per familjen. Aty njohu e beri miq shume shqiptare te tjere ne te njejtin profesion.

    Ne pune e siper njohu “sekretet” e profesionit te shoferit, teknologjine. Me synimin e nje biznesmeni te vemendshem ai shikonte edhe me larg jo vetem per te ardhurat e tij ditore, javore apo mujore. Njohja e tyre ishte e domosdoshme por jo e mjaftueshme. Adriatiku synonte “qitje me te larget”: si ecte kjo industri ne Amerike, si punonte mekanizmi, cilat ishin lidhjet, clloj investimesh kryheshin, cila ishte shkalla e garancise dhe e efektivitetit te tyre etj.

    Nuk e leshoi timonin nga dora per pese vjet. Kjo ishte nje praktike dhe njeheresh shkolle e madhe per biznesin. Cdo dite celeshin dritare te reja, lidhje te reja, krijoheshin nxitje per veprim.

    Kur je i lindur per biznes, kur nuk ke frike nga e panjohura, nga hedhja ne aksion llogarite behen me te thjeshta, shume here me intuite. Eksperienca disavjecare i lejoi Adriatikut te krijonte bindje te palekundura se sa jane te ardhurat e shpenzimet e nje traku brenda nje viti, sa eshte e ardhura neto. Pas ketyre ay gjykonte me tej – sa kushton blerja e nje makine, sa interes paguhet ne vit per shumen e kredise se mare nga Banka per blerjen e makines, sa ndikon ky interes ne koston e transportit. Perfundimisht, llogaria e bere me mend, pa makine llogaritese apo kompjuter te conte ne konkluzionin sesa dollare eshte perfitimi po te perdoret makina duke punesuar shofere te tjere. Ishte pune me leverdi. Kete leverdi e kane perfituar ata biznesmene amerikane qe punojne ne kete fushe duke u bere milionere.

    Instikti i brendshem e shtynte per veprim: “ckane ata me shume se une”. Por, njeheresh duke mos e pranuar termin “frike” mendimi i shkonte te bashkeatdhetaret e tij qe mjaftoheshin me nje makine apo edhe me keq, pranonin te punesoheshin si shofere me pagese te pronare te tjere. Dhe, do thene se, shume nga ata shofere Adriatiku i njihte personalisht per aftesite profesionale, kualifikimin, edukimin, ne jo pak raste me universitet. Shume prej tyre edhe e paten ndihmuar ne hapat e para si shofer.

    Ne luften qe zhvillohej brenda tij Adriatiku lejoi te fitonte instikti i perhershem – hedhja ne veprim, qendrimi ne vend per te do te ishte vetevrasje per biznesmenin, qendrim numero ne nje pune rutine teper te lodheshme e te raskapiteshme per te mbajtur familjen ne gjendje disi te pranueshme ekonomike. Ai qe guxon gjithmone e gjithmone fiton.


    Keshtu ndodhi edhe me Adriatikun. Vendosi te vepronte e te vepronte, ne vijimesi, pa nderprerje. Ne 5 vitet e para bleu 25 traqe – veprim teper i guximshem dhe i admirueshem.

    Ky eshte nje shembull qe duhet te shkunde nga rrenjet skeptiket , shqiptaret e talentuar, te vullnetshem, te palodhur, te shkolluar qe presin per “dite me te mira”. Vertet dite me te mira do te vine por me nje kusht – hidhu ne aksion. Amerika krijon kushte te barabarta per te gjithe,lum ai qe di ti shfrytezoje ato kushte, mjer ai qe qendron ne vend, ne gjume e ne ender.

    4. Guxim dhe vetem guxim – problemi financiar zgjidhet

    Shume here shprehet mendimi se ky apo ay shqiptar ka deshire per biznes por nuk ka mjete financiare. Le t’i referehemi perseri Adriatikut. Pa bere as perpjekjen me te vogel per te pyetur Adriatikun se me sa dollare udhetoi si biznesmen nga Shqiperia ne Amerike, gjithkush ka bindjen se ne mes te viteve 90-te nuk mund te vije ne Amerike me me shume dollare sa per te blere nje apo e shumta dy makina.

    Pra, supozojme se Adriatiku i bleu 1-2 makina me te ardhurat nga biznesi ne Shqiperi. Te njejten gje kane bere me dhjetra biznesmene apo jo biznesmene ne Amerike: me te ardhur kane blere makina transporti, kompani pastrimi e te tjera biznese.

    Ku qendron dallimi ? Keta te dytet jane “kenaqur” me investimin fillestar, me te ardhurat relativisht te mira dhe pak a shume te qendrueshme. Te kenaqurit me pak, me ate qe ke aritur ne nje fare kuptimi eshte deshtim, qendrim ne vend, me shanse shume te forta per kthim prapa.

    Vetem ecja perpara eshte garanci per fitore te qendrueshme e te perhereshme. Kjo eshte nder karakteristikat dalluese te Adriatik Shekos nga duhet te mesojme te gjithe ne.

    Dhuntite personale per biznes i diktonin Adriatikut te shfrytezonte te gjitha lehtesite qe krijon Amerika. Nder bindjet e para, sikunder tregon Adriatiku jane lehtesite e medha, e pse jo edhe garancite qe krijon Amerika per njerezit e biznesit, pavareisisht nga origjina, nga vjetet e qendrimit ne token e bekuar.

    Vec lehtesive ligjore e garancise per biznes te lire pa nderhyrje arbitrare e pa direktiva, Amerika krijon nje “mbimundesi”, nese mund te flasim me kete term: financimin pa paragjykim te cdo lloj biznesi.

    Duke shfrytezuar keto mundesi qe krijon Amerika per vete amerikanet apo shqiptaret, indianet, kinezet, ruset Adriatiku nuk nguron te perfitoje. Ketu eshte edhe nje nder celesat e suksesit. Ky eshte edhe nje celes qe do te duhet te perdoret me intuite, guxim e pa frike nga cdo shqiptar qe deshiron te beje biznes. Pas studimit te objektit te biznesit, pas verifikimeve e riverifikimeve te sakta te tregut, me numera, mos hezitoni te perdorni instrumentat e politikes financiare amerikane. Perdorini dollaret qe japin bankat e shumellojeshme per te ngritur e shumefishuar bizneset.

    Natyrisht cdo hap do hedhur i menduar dhe ne kohen e duhur. Pa konsoliduar investimet fillestare, pa mare efektivitetin e projektuar apo supozuar mos u nxito. Keshtu ndodhi edhe me Adriatikun. Pasi ay u garantua ne praktike se 25 makinat e para punonin me leverdi, mbulonin shpenzimet e perditeshme, perballonin interesin e Bankes dhe jepnin nje fitim te garantuar hodhi nje nder hapat me te medha – duke investuar me sterguximshmeri ay ariti qe te kete sot 125 traqe dhe 250 trailere (rimorkjo per makinat e medha te transportit).

    5. Drejtim, organizim e teknologji bashkekohore

    Rritja e biznesit ne vellim kerkonte objektivisht ndryshime ne menyren e drejtimit e manaxhimit, koncepte te reja.

    Adriatiku i zgjidhi dhe po i zgjidh me zgjuarsi e zhdervjelltesi keto probleme. Ne radhe te pare mori disa klase per biznesin ne kolegj per te qene me familjar me konceptet e drejtimit te biznesit amerikan.

    Nga ana tjeter duke kapercyer konceptet e drejtimit, shume here artizanale te disa kompanive prone e shqiptareve ay perqafoi konceptet bashkekohore. Ngriti nje kompani te standarteve te perparuara amerikane, te manaxhuar nga profesioniste te afte e me pervoje. Kompania i neneshtrohet zbatimit me perpikmeri te legjislacionit amerikan, pa ju shmangur detyrimeve fiskale.

    Ka edhe disa karakteristika te tjera ne drejtimin e punes ne kompanine ne pronesi te Adriatik Shekos qe do te duhet te mbahen ne evidence dhe te aplikohet sipas rastit, vecorive e mundesive nga secila nga veprimtarite e shqiptareve.

    Permendem qe Adriatiku eshte bashkekohor. Cdo te thote kjo?

    Se pari, ay blen gjithmone makina transporti te reja, te teknikes dhe teknologjise me te fundit. Nuhatja prej biznesmeni e ka bindur se ndonese investon me shume ne blerjen e makinave te reja, ne fund te fundit, ne periudha 5 apo edhe 10 vjecare perfitimi nga nje makine e re eshte shumefish me i madh se nga blerja e nje makine te vjeter. (kjo per aresye te kohezgjatjes ne pune, kostos shume te larte ne veprimtarine e perditeshme qe kane makinat e vjetra, shumat e medha ne dollare qe lypsen per riparim e mirembajtje etj.). Nje zgjidhje e kesaj natyre te kujton ate proverbin qe mesa duket jo vetem e njeh por edhe e ka force levizese Adriatiku “nuk jam kaq i pasur sa te blej mallin e lire”.

    Se dyti, ka organizuar, nepermjet kompanive shume te specializuara dhe te mirenjohura e te fuqishme ne Amerike, sherbimin ne kohe teknik dhe me cilesi te larte te makinave ne 50 shtetet ku ato ndodhen. Me nje servis te tille te shkelqyer, ai mban ne gatishmeri teper te larte te gjitha makinat qe ka ne pronesi.

    Se treti, drejtimin bashkekohor e me teknologji te sofistikuar te veprimtarise se perditeshme te dhjetra makinave e rimorkiove. Kjo eshte bere e mundur ne saje te investimeve qe ka bere per t’u lidhur me sistemin satelit – drejtuesit e kompanise e dine ne cdo kohe te dites apo te nates se ku ndodhet ne teritorin e stermadh amerikan kjo apo ajo makine. Per numerin e makinave ne pronesi dhe per hapesirat qe ka Amerika nje system i tille satelitor eshte mese i domosdoshem. Kjo do te thote se Adriatiku e di mire se kur duhet te shpenzohet (“kur duhet te zgjidhet qeseja”) dhe kur jo. Kur eshte fjala per teknologji dhe sistemet bashkekohore ai nuk kursen. Fakti eshte se intuita e biznesmenit te shkathet ne veprim i thote se po “kurseve” per teknollogjine e drejtimit “humbjen” e ke te garantuar. E kunderta, po shpenzove ne teknologjine bashkekohore dhe me bashkekohore gjithmone je i fituar dhe kompania ecen perpara. E thene thjesht jo se Adriatiku eshte doreleshuar duke shpenzuar atje ku duhet dhe nuk duhet. Jo. Ai e di se duke shpenzuar 100 dollare sot, perfiton shumefishin ne punen e perditeshme.

    Adriatik Sheko eshte biznesmeni i kohes, shembull jo vetem per shqiptaro-amerikanet por edhe per vete shoqerine amerikane. Ay eshte nga ata qe, sikunder permendem pasi kaperceu “stazhin” e cdo shqiptari ne restorante apo ndertim deshironte te realizonte endren e tij te nisur ne Shqiperi – te vazhdonte te merej me biznes.

    Kur po shikoja me interes debatin per zgjedhjen e Guvernatorit te Kalifornise, ne nje moment mu kujtua Adriatik Sheko kur kandidati Arnold Schvacejneger i tha kandidadtit tjeter, ish Zv. Governatorit shprehimisht: ti nuk e di c’eshte biznesi, gjithmone e firmos cekun nga mbrapa per te mare rrogen qe te jep shteti. Une jam mesuar ta firmos cekun nga perpara, per te paguar punonjesit e mi.

    Natyrisht pa bere krahasime midis personaliteteve nuk mund te te mos te ngjalle simpati edhe veprimi i Adriatik Shekos – duke pranuar te firmose cekun nga mbrapa per 1-2 vjet, ai nxitoi te firmose ceqet nga perpara duke punesuar me dhjetera vete.

    A mund te bejme edhe ne shqiptaret e tjere nje veprim te tille? Natyrisht qe po. Vetem duhet guxim, guxim dhe guxim; duhet ti themi jo, jo dhe jo frikes e ngurimit; duhet te aktivizojme ne maksimum te gjitha aftesite tona te njohura e te panjohura, duhet te hidhemi ne aksion, duke pranuar ne ndonje rast edhe ndonje humbje. Pa humbje zor se ka fitim.

    Edhe ne veprimtarine e Adriatik Shekos jo cdo gje ka kaluar si ne vaj. Si per gjithe ekonomine amerikane ngjarje te tilla tragjike si ajo e 11 Shtatorit 2001, luftes ne Irak, rritja e papunesise, mbyllja e mijra kompanive nuk mund te mos ndikonin edhe ne veprimtarine e transportit e konkretisht ne kompanine prone e Adriatik Shekos. Problemi ne cdo rast shtrohet te njohesh faktoret negative, shkallen e ndikimit te tyre dhe mbi kete baze te maresh masa per te minimizuar humbjet dhe, pse jo, edhe per te perfituar. Adriatiku me zgjuarsi ka menjanuar lekundjet dhe humbjet si dhe ka gjetur rruge e shtigje te reja per te ecur gjithmone perpara.

    Ne biznes gjithmone dhe kurdohere do mbajtur parasysh rruajtja me fanatizem, per kaq sa mundesh, e raportit midis “kerkeses dhe ofertes”. Ky ekuiliber qe mund te vendoset me intuite, studime e kerkime eshte shume I nderlikuar. Prishja e tij con ne katastrofe ne shumicen e rasteve.

    Adriatiku do te thosha ka ditur te ruaj kete ekuiliber – ai ka investuar e investon brenda atyre raporteve qe e lejon ky ekuiliber. Per kete ai ka ditur me mjeshteri profesionale te krijoje lidhjet dhe baraspeshat e nevojeshme. Ay pothuaj 90% te veprimtarise se tij e kryen per tre “superfuqite e ekonomise amerikane”, nese mund ti quajme keshtu – GM, FORD dhe CHRYSLER. Pra, ka te garantuar kerkesen. Oferten e ka vete ne dore, investon per blerjen e kaq makinave sa eshte kerkesa. Nuk mund te ndodhe e njejta gje me biznesmene te tjere nese nuk kane lidhje te tilla. Nese supozojme se nje kompani blen 100 makina transporti dhe per to nuk ka kerkesa per transport, atehere ato mbeten pa pune, prishet ballanca midis kekeses qe eshte e vogel dhe ofertes qe eshte per punen e 100 makinave.

    Mesimi qe nxjerim ne kete rast eshte – para se te zgjerosh biznesin krijo lidhjet perkatese te domosdoshme ne treg qe ruajne raportin midis kerkeses dhe ofertes.

    Nje shenje e mire ne zgjerimin e biznesit te Adriatikut eshte se ay puneson gjithjmone e me shume shofere shqiptare.

    Jo vetem qe puneson por edhe nxit te tjeret te veprojne si ai. Ay nuk eshte aspak xheloz per sukseset e te tjereve. E kunderta sa here i jepet rasti u tregon rruget e menyrat si duhet vepruar. Me shembuj konkrete shpegon sesi blihet nje makine, si operohet, si lidhet kontrata e te tjera te kesaj natyre.

    Ketu eshte edhe nje mangesi e shtypit dhe medias shqiptare qe u duhet t’u kushtojne me teper vemendje ketyre problemeve. Por eshte edhe pergjegjesi e komunitetit qe nuk eshte e bashkuar ne ate mase sa te behet faktor ndikimi e nxitje per bizneset.

    6. Biznesin nuk e ndan nga humanizmi ne ndihme te shqiptareve

    Mesimet nga Adriatik Sheko si biznesmen na celin horizonte te shumta, na nxisin mendimin, na shtyjne per veprim.

    Por, nga Adriatiku secili nga ne duhet te nxitet e te njohe humanizmin, ndihmen qe ai jep per segmente te caktuara te shoqerise shqiptare dhe per komunitetin shqiptaro-amerikan. Eshte gje e mire kur i “mbush” xhepat plot per vete. Kjo eshte nder kerkesat e para te ekonomise se tregut. Nuk mund te jesh biznesmen i sukseseshem po nuk fitove, po nuk “mbushe” xhepat apo llogarite e bankes cdo dite e me shume.

    Akoma me mire eshte kur krahas biznesmenit je njeri, shpenzon disa “therime” nga fitimet e medha per qellime humane, kulturore, sportive e shoqerore. Ketu ka se cfare te shkruhet per Adriatik Shekon si njeri.

    Ne Shqiperi, ne qytetin e tij te lindjes ay mban gjithe ekipin e futbollit duke financuar pagat e futbollisteve dhe gjithe bazen materiale te nevojeshme. Perfitimi i Ersekes se varfer eshte i shumefishte. Futbollistet, zakonisht te rinj, me te ardhurat kane mundesi te vazhdojne shkollat e larta. Nje skuader futbolli ne Erseke mban gjalle shpirtin e banoreve, i nxit te shohin skuadren e tyre ne ngritje te vazhdueshme. Ne nje leter qe Sekretari i Klubit te Futbollit “Gramozi” z. Ilir Qirjako i shkruan Adreatik Shekos si President i ketij klubi shprehet keshtu: “Fale mbeshtetjes tuaj ne beme te mundur qe ekipi ne kete kampionat te ruaje vertet ngjyrat e Kolonjes, traditat me te mira ne vite, te jete me i kompletuar me baze materiale dhe te jete me nje trajtim me te mire financiar. Eshte eveniment per ju dhe per ekipin qe ju drejtoni per here te pare ne historine e futbollit kolonjar te veshin bluzen e “Gramozit” edhe lojtare Braziliane”.

    Edhe me te medha jane ndihmesat per komunitetin shqiptaro-amerikan te Michiganit, vecanerisht ne ate te arsimit, kultures, argetimit.

    Te gjithe jemi te shqetesuar nga nje dukuri jo e mire: femijte e lindur ne Amerike apo ata qe kane ardhur ne moshe te vogel kane shenja te dukeshme te hareses se gjuhes shqipe, vecanerisht asaj te shkruar. Kjo eshte nje dukuri qe do menjanuar qe ne shenjat e para. Eshte kjo aresyeja qe grupime shqiptaresh ishin ne kerkim te rrugeve per hapjen e disa klasave te mesimit dhe mbajtjes gjalle ne brezin e ri te gjuhes shqipe. Natyrisht problemi financiar ishte dhe mbetet nje nder pengesat kryesore. Ne kete rast Adriatik Sheko u tregua mese i gatshem. Fjalen ay nuk e ndan nga vepra. Vuri ne dispozicion te arsimit ne gjuhe shqipe te femijve te Michiganit 100,000 dollare, shume qe ende qendron e depozituar per shkak te pengesave organizative per hapjen e klasave.

    Per ti bashkuar me tej shqiptaret nuk eshte kursyer per te sponsorizuar ne aktivitete te tilla si “Nata Shqiptare e Michiganit”; nje mbremje muzikore-artistike shume e goditur e me vlera; pikniku i Mait ne nje nder parqet me te medha te Michiganit; koktej me rastin e “7 Marsit – dites se mesuesve”; ndihmat per televizionin, teqene; ndihmat sa here vine delegacione te larta te shtetit etj. Nuk mund te mos permendim gadishmerine e Adriatikut per te ndimuar sa here qe paraqitet rasti familjet ne nevoje.

    Ndersa suksesi si biznesmen e ve ate ne radhet e biznesmeneve me ze e shume me te vjeter ne kohe, ndihmat humanitare e fisnikerojne ate.

    Ne urojme qe, duke shtuar biznesin, te ardhurat, te mbaje gjalle gjithmone ndjenjat njerezore, atdhedashese e dashamirese ndaj bashkekombesve ketu ne Amerike, ne Shqiperi apo kudo ku ndodhen.

    Gjykoj se rasti Adriatik Sheko tregon per nje tip te ri biznesmeni, ate qe i duhet kominitetit shqiptar – biznesmen i sukseseshem e njekohesisht teper njerezor.

    I shkrova keto radhe se pari per te identifikuar se edhe ne radhet e shqiptareve te ardhur 10-15 vitet e fundit po dalin filizat e para te biznesmeneve te sukseseshem e potenciale. Eshte detyra e secilit nga ne te mesoje nga pervoja e tyre. Kur te arijme te kemi disa qindra, pse jo edhe mijera biznesmene te kesaj shkalle, krijohen kushte qe edhe komuniteti shqiptar te fuqizohet me tej, ti degjohet zeri ne menyre me te ndjeshme ne politiken amerikane, krahas komuniteteve te tjera qe e bejne kete ne shkalle siperore. Dallendyshja e pare apo dallendyshet e para tregojne se po vjen pranvera. Por, kur vine gjithe dallendyshet atehere eshte pranvere e vertete. Kur dallendyshet e para te biznesmeneve shqiptaro-amerikane do te shndrohen ne tufe – eshte nje shenje e mire qe deshmon per gjallerimin e komunitetit shqiptar.

    Krijimi i shtreses se biznesmeneve apo kapitalisteve te rinj ka ndikime shume positive edhe ne Shqiperi. Si rregull, cdo shqiptar deshiron te investoje ne token e tij. Kete e tregojne shembujt e biznesmeneve te vjeter shqiptaro-amerikane qe po risin vazhdimisht investimet ne Shqiperi, nder te cilet me ne ze eshte zoti Ekrem Bardha. Edhe Adriatiku ka kohe qe vrojton, studjon, projekton per nje investim relativisht me vlere. Ende e ka “sekret”. Nuk jemi as kurioze dhe as xheloze. Ne kemi besim se dicka te madhe dhe me vlere do te beje per Shqiperine dhe shqiptaret.

    Kur te krijohen ata mijera biznesmene shqiptaro-amerikane, duke investuar ne Shqiperi sipas mundesive nga objektet me te vogla ne me te medhate, te bashkuar edhe me biznesmenet ne Shqiperi, do te ndryshoje krejt gjendja ekonomike e vendit. Jo vetem qe do te krijohet nje ekonomi shqiptare e zhvilluar e stabile por do te krijohet edhe me shume qetesi, ligj e regull.

    E kam kete bindje se shtresa e kapitalisteve te fuqizuar e te bashkuar, ne mbrojtje te interesave te saj do te drejtoje edhe politiken – do t’i thote ndal politikes se rruges dhe politikaneve rrugace, korupsionit te paskrupull e shume dukurive te tjera negative. Kjo shtrese e re pa as me te voglin dyshim do te dije te vendose ligj e regull.



    Dr. Teodor Kareco

    Michigan

  8. #48
    Perjashtuar nga Mod. Maska e TedyBear
    Anėtarėsuar
    27-09-2004
    Postime
    16
    Pershendetje michiganse e michigansa

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Vend i mire michigani kam pa disa Foto shum te mira dhe me ka pelqy shum ishalla zoti ma bjen me shku nje her me pa

    Gjith te mirat.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  10. #50
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Citim Postuar mė parė nga Gjilanasi_csi
    Vend i mire michigani kam pa disa Foto shum te mira dhe me ka pelqy shum ishalla zoti ma bjen me shku nje her me pa

    Gjith te mirat.


    loqk po ti ke motren tane be ne Michigan , hajde se deren hap e ke . Kur te doje zemra ec .


    Pershendetje Michiganit
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2006, 09:40
  2. Dita e Letersise dhe Kultures Shqiptare ne Michigan.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-10-2005, 20:55
  3. Per dashamiresit e letersise ne Michigan
    Nga Sokoli nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-06-2004, 23:50
  4. Michigan: Dy tė vdekur dhe katėr tė plagosur
    Nga Bisha_Bukuroshe nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-06-2004, 22:16
  5. Studentet shqiptare ne Michigan
    Nga korcaprincess nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-03-2003, 01:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •