Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 99
  1. #31
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Mundohuni te bleni jeleke anti plumb dhe syze verore....muhaha
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  2. #32
    "innocent child" Maska e strawberrygirl_
    Anėtarėsuar
    09-10-2003
    Vendndodhja
    in my dreams
    Postime
    128
    Te lumte goja pra sepse gjith ato gjera qe jane bere ketej kush do te shkoje .........
    Love is like fog -- there is no mountain on which it does not rest
    ....makes the impossible possible
    ....rules without rules.

  3. #33
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Ne Koncertin e Lindon Camajt
    (Maji, Michigan 2004)





    Ne studiot e TVA2, intervistuesi I radhes , Fran Ivezaj e prezanton kengetarin si bilbil I Malesise dhe lajmeron koncertin e organizuar me rastin e ardhjes se tij.Teleshikuesi shqiptar-malesor nese e pranon epitetin “bilbil” per Lindonin, c’I duhet thene per kengetarin profesionist e bash malesor(per nga tematika e kengeve dhe muzika…)Nikoll Nikprelaj?
    Per kengetaren bash shqiptare Shkurte Fejza e per kengetare vertete bilbile si Bujar Qamili, ArtiolaToska e ndonje tjeter.Por meqe dime qe intervistuesi eshte jo profesionist ne gazetari , e I jo mirekulturuar ne fushen e muzikes,e kalojme thjeshtueshem kete vleresim euforo-patetike.
    Vjen mbremja e 23 Majit.Komuniteti yne u tregua shume I dashur, I perkushtuar, dhe mikprites persa I perket pjesmarrjes ne kete aktivitet, I cili pati per qellim te quhej “koncert”.Pormeqe shoqata apo grupi organizator , nuk qe nje shoqate kulturore artistike , pranojme pa pranuar, pra heshtim e nuk themi se; Mbremja nuk plotesoji asnjerin nga kriteret qe nje aktivitet I tille te quhet e te pranohet si “koncert”.
    Me siguri secilit pjesmarres, ose e pakta ata qe kane suportuar sado pak ne ngritjen e Kishes (njren nga me te bukurat shtepi shqiptare ne bote, dhe e vetmia e tille ne Detroit)I lind pyetja ; A nuk do te qe me e ngrohte , me tradicionale, dhe me e vertete , sikur kjo pritje te organizohej ne kete shtepi shqiptare ,ne Kishen e Shen Palit”?
    Edhe kete pyetje mund ta leme pa pergjigje , pasi mund te quhet nje mendje e vogel ajo mendje qe krijon pyetje te tilla. Dhe bejme sikur nuk ka rendesi vendi qe zgjedhin shqiptaret per te pritur shqiptarin.(malesoret per te pritur malesorin)!
    Vjen pyetja tjeter;Pse kengetari malesor Lindon Camaj duhet te pershendes ne menyre speciale nga skena e koncertit te tij pronarin e “imperial house”. Nuk gjendet asnje shqiptar ketej pari qe e meriton nje pershendetje kaq speciale nga malesori I ardhur???
    Edhe kete pyetje po e zvoglojme brenda bezdise tone te madhe , pasi me siguri eshte skenarizuar edhe pershendetja nga organizatoret, per interesa te ngushta e jo interesa te gjera te malesorit pjesmarres.
    …
    Pse vallai nga malesia duhet te shoqerohet ne skene , me vajza kercimtare pothuaj lakuriq? A I mungon malesorit emigrant striptizmi?(ky modernizim I pakaperdishem per familjen malesore!) I duhet te hesht malesorit prind e te skuqet perpara femijes se tij ndoshta te lindur ketu ne USA, teksa e ka sjelle te birin ose te bijen ne nje koncert shqiptare dhe ky I fundit sheh ne skene kercimtaret me bikini.(kaq shume qenkemi modernizuar ne malesoret?)
    A mund ta shtypim pyetjen ; E pamundur paskesh qene per keto organizatore patriot po duam t’I quajme , te gjindeshin dy vajza shqiptare te veshura me rroba kombetare , qe te shoqeronin L. Camajn?
    Ta zeme se qe e pamundur!
    Lind tjetra pyetje; A ishte kaq e domosdoshme qe Lindoni te shoqerohejme truproje? Nese po, kjo trupe duhej me patjeter te ishte me amerikan. Prej kujt e ruanin Lindonin ata? Prej vellezerve te tij?A nuk I paska komuniteti yne jo fort I pakonsiderueshem , 4-5 djem malsie per ti krijuar Lindonit truprojen ??? A nuk ishim te gjithe NE, qe kishim shkruar per te ndjekur koncertin , vellezer te Lindonit?
    Pyetjet jane shume kokeforta, si faktet…
    Si eshte e mundur qe nje organizim kaq I forte e kaq I fryr, deri ma pasjen e nje skuadre sigurimi, te mbyllet me krisma pistolete, me gjak dhe me vulen e zhgenjimit te madh?????

    …Mbas pyetjeve , dikush mund te me thote kercenueshem;
    “Malesoret e mij nuk do te lejojne” te pyesesh!
    Ndersa une po e mbyll shkrimin;

    “Me malesoret e tu , dhe te mijte
    Nuk mund te abuzohet ete luhet per dite!”



    …………………….. Elinda Marku

  4. #34
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Pardje vdiq nje plak pasi ishte sulmuar nga glasat e zogut....Burime te te besueshme theksojne se zogu ishte i stresuar nga prania e nje maceje te eger te nje komshije dhe tani po kerkohet nga animal control officers...
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  5. #35
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    E rregulluar:
    (Pyetje per doktor Fran Ivezajn)




    Duke ndjekur emisionin e fundit ne tva2, te dielen me 13 qershor. Behet i besdishme niveli i diskutimit te Fran Ivezzait, si per nga leksiku ashtu edhe per nga llogjikimi i probelmeve. Lind pyetja , kush qenka ky fran edukator qe paska marre persiper t'i shpjegoje komunitetin tone ceshtjet e karakterit????. Dhe per karakterin e kujt behet fjale?
    Si e ka prezantuar deri me tani Frani karakterin e vet????
    Ku i bazon ai fjalite e tij , ne kete emision , ne lidhje me koncertin e Lindon camajt , kur thote se "ishte ne nje nivel te larte artistik"? Kush ishte ne nivel te larte artistik? Tubimi a po koncerti?
    Ku ndryshon fjala "tubim " me fjalen "koncert" ?
    Dr frani na e quan koncertin e Lindonit nje tubim ne nivel te larte artistik, (ha ha ha)

    Se ishte nisja e intergrimit ne jeten amerikane, se ishte hapi i pare drejt "cilivizimit" civilizimit ka dasht me thane. Si ore u dashka qujt integrim e civilizim , te kercyerit e valles se SHOTES me bikini???(ha ha ha)
    Si ore paske edhe tubime artistike?(ha ha ha) A nuk me shpjegon dokror frani mu, se cka do me thane fjale per fjale -fjala TUBIM" . Jam shume kurioze ta di prej ketij edukatori qe po shpallet dita dites ne ekranin e tva2 . Cka po e shqeteson kaq shume franin , qe na jep pothuaj cdo te diele nje fytyre ,nje ze, bashke me nje gjuhe fort te serte? Po e shqeteson e djeshmia e tij?Pendimi per ndonje sherbim ushtarak qe ka kryer dikur? (....) kerkimi i vetes ? C'ka pra?

    A e din doktor frani, se ata njerez qe perfaqesojne qofte komunitetin , qofte vetet e tyre fillikat , ne nje ekran publik, duhet me pas nje fjalor fort te kulturuem , nje fytyre fort dashamirese per teleshikuesin , nje ze fort njerezor e me tone po njerezore.Meqe jemi tek perfaqeismi ... cka po perfaqeson dr frani , ne tva2,
    Intelektualin?
    Kercenuesin?
    Bahskeatdhetarin?
    Njehosin e artit ?
    Njohesin e integrimeve?
    Filozofin?
    Gazetarin?
    Gjuhetarin?
    Folkloristin?
    Poltikanin?
    Dijetarin?
    Historianin?
    Heroin?
    Luftetarin?
    Patrotin?
    Juristin?
    Ke pra, se plasem ????????????????????????????????
    Pse vjen e duket si kaq i paidentifikuem ky fran ne kete ekran????????
    ????
    ...
    Edhe nje pyetje per edukatorin. Le te themi se une jam nxenesja e tij per nga mosha e per nga ekperienca e jetes, vecse me duket vetja nje nxenese mjaft e ditur, nje nxenese qe ka lexu (SHQIP) libra me shume se ai....ne te gjitha gjuhet qe din i...
    E si nxenese e tij, po kerkoj ndihme doc, nese mundet me me shpjegu,
    -C'ka do me thene fjala HAFIJE?????
    E ndoshta po me ndihmoji doktor frani se cka do me thane fjala HAFIJE, kisha me mujt qofte edhe me zberthimin filozofik te kesaj fjale (...) me mbrojte ndonje doktorature!!!!!!!!!!!!!

    *** ne lidhje me fjalen "civilizim"*************
    Po te qe kjo fjale vetem shqipe , edhe mund ta justifikojme franin , perderisa ai nuk ka mujt me krye asnje shkolle shqipe (...)por per dreq fjala CIVILIZIM , eshte internacionle, pra edhe ne anglisht ,(ma merr mendja se edhe ne Serbisht)CIVIL thuhet.



    Pyetja e fundit per mesues franin- A e din mesues frani ndryshimin e fjales "kriminel" dhe "krim", ndryshimin ne kuptim , jo ne perberjen e shkronjave?



    Elinda Marku

  6. #36
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Perseri krimi troket te komuniteti shqiptar e kesaj radhe ne clawson ku si duket kishte pasur nje zenke midis dy grupeve...nji shkodrane te njohur per hajdutlliqe dhe si garipa dhe nji pogradecare-korcare qe njihen te jene pordhace....Zenka mendohet te kete qene ndezur per afro nji vit e gjysem per shkaqe qe si di akoma por duket se eshte per motive te dobeta....Ka mundesi qe te kene qene ndonji ofendim ose pune femre...Vrasjet midis shqiptareve po habisin policin e cila po mundohet te kuptoje arsyet por shqiptarit i mungon dicka e tille fillestare....Policia ende nuk po leshon emrat e autoreve si dhe te viktimave...
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  7. #37
    GuEsS...? Maska e Leandra
    Anėtarėsuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    185
    Citim Postuar mė parė nga Cofferati
    Perseri krimi troket te komuniteti shqiptar e kesaj radhe ne clawson ku si duket kishte pasur nje zenke midis dy grupeve...nji shkodrane te njohur per hajdutlliqe dhe si garipa dhe nji pogradecare-korcare qe njihen te jene pordhace....Zenka mendohet te kete qene ndezur per afro nji vit e gjysem per shkaqe qe si di akoma por duket se eshte per motive te dobeta....Ka mundesi qe te kene qene ndonji ofendim ose pune femre...Vrasjet midis shqiptareve po habisin policin e cila po mundohet te kuptoje arsyet por shqiptarit i mungon dicka e tille fillestare....Policia ende nuk po leshon emrat e autoreve si dhe te viktimave...

    Ik amoni se lame nam vertete. S'kalon muaji pa u vra nje shqiptar ne mi.....
    Une me ty pata fillu
    vec ta bej tjetrin xheloz,
    e tash me ty jam dashuru,
    ...kjo pune me ben nervoz....

  8. #38
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Nuk di se kush eshte viktima por autori eshte cun i urte dhe i mire e po ashtu dhe nje nga shoqeruesit e viktimes....Nejse fajin e kane shkodranet te cilet as nuk jetojne ne ate kompleks ku eshte kryer krimi dhe ata jane te gjendur per sherre,hajdutlliqe etj....Vetgjyqesia nuk eshte zgjidhje dhe denimin me te bukur personi e merr nga vete pjekuria e trurit te tij/te saj....Nqs ka qene per femer kjo ka qene nje marrezi me gjithe keto femra qe ka amerika dhe femra gjen nje tjeter djale akoma me te mire ose ku ta dije une se cfar gomari gjen...pra besoj se kane menduar shume ngusht qofte ketu nqs njeri eshte ofenduar rende e sidomos ne mes meclisit si i thote populli....Shqiperia ende si ka tejkaluar ende keto burime krimesh pasi te gjithe atje claim to be gangsters and whatever godly charlatan creature they believe to be...Kjo tregon sesa vlejne njerezit qe mbeshtillen ne keto konflikte dhe nuk kuptojne qe ka rruge dhe menyra te tjera per te braktisur instiktin e vetgjyqesise....Jet vazhdon me ty ose pa mua dhe ne rradh te par u mor ne qaf familja se tjeter njeri nuk e can koken...
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  9. #39
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Luizabela, mire se erdhe ne USA!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  10. #40
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    ( Duke lexuar faqen 12, te gazetes TEMA, te dates 4 shtator 2004 )

    ( Duke lexuar faqen 12, te gazetes TEMA, te dates 4 shtator 2004 )


    Si eshte e mundur qe Frano Ivezaj edhe i doktoruar, nuk ka mundur t’a kuptoi dot shkrimin “Ne koncertin e Lindon Camajt”, botuar ne revisten “ Kuvendi”, Qershor 2004, fq 92-94?
    Pra, ne shkrimin tim, une nuk e kam pranuar si bilbil , as si njerin nga bilibilat e Malesise, kengetarin Lindon Camaj, edhe pse e ka nivelin e adhuruesve te vet. Mos valle edhe ketu eshte faji im?! Di qe kengetaret klasifikohen ne tre nivele: amatore, interpretues dhe profesioniste. Ata qe mund te quhen per shijen dhe njohurite e mija te muzikes, “bilbile”, jane disa, dhe shume te pakte nga kengetaret profesioniste. Po te quheshin e po te pranoheshin te gjithe nivelet e Lindonit , “bilbile”, i bie te besojme se kemi, se paku nje milion bilbila. Franoja nga ekrani i TVa2 e prezantoi “bilbili i Malesise”, ndersa ne Tema e riprezanton si “njerin nga bilbilat”. Amatoret nuk mund te prezantohen as si bilibili, as si njeri nga bilibilat.!Franoja vazhdon te tregoje dobesine qe ka per titujt “bilbil”, “doktor”, “patriot”, etj)
    Bindja ime se Doktor Franoja eshte totalisht i pamirekulturuar ne fushen e muzikes qendron, ashtu siē qendron edhe thenia ime ne shkrimin e botuar ne “KUVENDI” “mbremja nuk plotesoi asnjerin nga kriteret , qe nje aktivitet i tille te quhet e te pranohet si koncert. Si pasionante e muzikes dhe si dashamirese edhe e kengetareve amator , une harxhova edhe njehere kohen per ta pare ne video kete koncert, i cili nuk me solli as kenaqesine e nje“pizza party” te rendomte. I dashur doktor, mbremja e Lindon Camajt per mua vazhdon te mbetet nje; jokoncert, edhe pse ti mund te shfrysh me letra ne te gjitha anet e Amerikes!
    Si eshte e mundur qe shkrimi i Frano Ivezajt, edhe i doktoruar, te mos plotesoje asnjerin nga kriteret e gazetarise e te intelektualit?
    Franoja ka per qellim te sulmoje shkrimin tim por, meqe shkrimi qendron pike per pike e pyetje per pyetje, Franos i mbetet te me sulmoj personalisht mua.
    Lindoni ne mbremjen e 23 Majit nuk kendoi vetem kenget e repertorit te tij, por u perpoq te interpretoje kenge nga te gjitha trevat shqiptare. Ndersa ti vazhdon te me bindesh me dhune se vallja e Shotes u dashka kercyer edhe me bikini. Jo, Franoja doktor, nuk me bind dot! A thua Franoja do te kish qene me i kenaqur dhe me i lumtur nostalgjikisht sikur kercimtaret e koncertit te mos ishin veshur as me bikini, e as me tirqe e kapuē te bardhe , por me veshjen ushtarake te ushtrise serbe?
    Pse ngutet Frano Ivezaj , te vetquhet organizator i aktivitetit “Camaj”, kur as une as lexuesit dhe asnje nga anetaret e komunitetit per gjate gjithe viteve te jetes se doktorit ne USA, nuk e njeh Frano Ivezajn si ndonje perfaqesues te ndonje organizate shqiptare, apo te ndonje organizimi shqiptar?
    Kur e paska testuar doktori komunitetin tone , qe publikon ne shkrimin e tij fjaline “nje pjese e mire e komunitetit ate e njeh si individ qe ka nevoje per psikoanalize”? Dhe ē’lidhje ka kjo thenie e ky testim me shkrimin “Ne koncertin e Lindon Camajt”!!? A thua mos ka nevoje me shume se une vete doktori per psikoanalize?
    A thua vertete ende nuk e di dr Franoja se, keto lloj shkrimesh, quhen sulme te drejtperdrejta dhe personale, dhe qe nuk jane te lejueshme as nga ligji qe mbron jeten personale te ēdo individi, dhe as nga etika e gazetarise?(!!!)
    Si nuk e kupton doktori se, shkrimi i tij, mund te jete me kollajshmerisht i krahasueshem me letrat e rendomta anonime, se sa me replikat qe mund te beje nje intelektual i doktoruar?
    Nga shkrimi im doktorit i ka shpetuar pyetja “ Pse kengetari Malesor duhet te pershendese ne menyre speciale nga skena e “koncertit” te tij pronarin e “Imperial House” ? Vazhdoj ti meshoj pyetjes, “nuk gjendet ne komunitetin tone , ose ne mesin e malesoreve nje malesor qe e meritonte nje pershendetje kaq speciale?
    Meqe paskesh qene kaq e domosdoshme pasja e nje truperoje profesioniste, a u perligji me mbajten e qetesise , dhe suksesin e koncertit , ky profesionalizem?
    Si qenka kaq i braktisur doktor Franoja nga ndjenja e turpit, kur thote ne shkrimin e tij “te vetshpalluren poete te popullit” dhe, si eshte ende e mundur qe dr Franoja nuk e di se as poetet as patriotet , as doktoret , nuk mund te vetshpallen e as nuk mund te behen, po qe se nuk jane ?(!)
    Sigurisht qe eshte i braktisur nga kjo ndjenje e turpit, dr. Franoja , kur genjen edhe ne shtyp, duke folur per projekte qe nuk jane shtruar ne asnje takim te keshillit botues te KUVENDIT, (ku gabimisht e pahiri dr-ja, u be anetare i tij). Ta zeme se qenka shtruar nje projekt i tille, a thua mund te besohet se ky projekt nuk qenka miratuar nga mosvotimi, apo kundershtimi i votes tende te vetme??? Pastaj o doctor, c’lidhje kane prjektet dhe takimet e keshillit botues te Kuvendit, me shkrimin tim dhe koncertin e Lindonit???? (nga fjalori i ciles gjuhe dhe i cilit dialekt e ka prejardhjen fjala “gjerbte” dhe sa kontekste ka kjo fjale?)

    Doktorit ne shkrimin e tij , iu dashka te permend me patjeter edhe dom Anton Kciren . Po se c’lidhje e interesa kam une , shkrimi im, me perkrahjen Anton Kcires vetem fantazia deshtake e “doktorit” mund ta gjeje?!(Pastaj tendenca e doktorit, per te krahasuar ngjarjen ne koncertin e Lindonit me ngjarjen qe ndodhi ne Kishe, bjen krejt shpejt pasi ne Kishe mungonte truperoja profesiniste qe siguron dhe qe bllokon incidentet te tilla. Si rrjedhoje pyetja ime ne lidhje me truperojen qendrokeka, perderisa ky profesionalizem, deshtoji!!!)
    Pse i duhet Fran Ivezajt qe pyetjes time per veshjen ose lakuriqesine e kercimatereve, ti quaje “ligjerate mbi moralin?” Edhe si filozof doktori deshton me kete perzierje te moralit, me koncertin.
    Doktori qe pothuaj gjate gjithe shkrimit ben si Zoti, i malesoreve , mund te luaje edhe viktimen e te shkruaje; “ … se shpifjet akuzat e intrigat nuk do t’u shpien larg ne komunitetin tone” . Ne fakt si viktime e mos dijes e i moskuptimit drejt te shkrimit tim, ai ka pasqyruar me shume naivitet veten.
    Sepse pikerisht ne shkrimin tim , mungojne shpifjet, akuzat dhe intrigat.Konkretisht, cfare eshte shpifje ne shkrimin tim? Konkretisht, cfare akuze ngre shkrmi im ? Dhe kush u ndje i akuzuar? Po intriga ku ishte ???
    Doktori ne radhet e shkrimit te tij thote;”nuk pyes kercenueshem, sepse ajo eshte shprehi e atyre qe u kane sherbyer regjimeve komuniste”. E pyes doktorin , a eshte i sigurte se zeri i tij nuk ka kercenuar kurre? Dhe a me lejon doktori mua, qe ti them , se regjimi per te cilin dihet se kush i sherbue edhe prej se largu, dihet se kush ka vertete nostalgji per te, ra kur une ende nuk e kisha mbushur moshen (as 20 vjec) e nuk i sherbeva as si ushtare e as si nepunese?
    Prej kujt dhe kur qenka ngarkuar dr Franoja, te marre mungesat e te beje apelin e besimtareve qe shkojne, ose nuk shkojne ne Kishe? Prandaj e shoh gjithnje doktor Franoja-n ne kishe vetem , ngaqe nuk shkoka ne Kishe si besimtar , por si pergjues!
    Qe kur qenka i ngarkuar Dr Franoja Ivezaj t’i mbroje malesoret? Dhe, qe kur i paska pronesuar malesoret Franoja Ivezaj, teksa thote “malesoret e mij dhe jo tuajt”?(malesoret nuk jane prone e doktorit , por jane Malesoret e Malesise, te Shqiperise e te njeri tjetrit! Ka kohe qe i quan prone te tije malesoret dhe shkruan e flet si i do qejfi , duke abuzuar me heshtjen dhe durimin e tyre. )! I ka pyetur ndonjehere malesoret Franoja, nese duan te quhen te tijt apo jo? Dhe, a eshte ndonje krenari e madhe per malsoret, te njihen si “malesoret e Frano Ivezajt”?
    A e perligj pronarin e malesoreve, organizatorin e tyre , intelektualin apo edukatorin e , tash se fundi edhe psikologun e tyre doktor Franoja? Qe kur paska marre doktori kete barre kaq te rende e kaq “patriotike”, sa te mbroje malesoret prej meje?
    Pyetjet jane kokeforta si faktet … Kush eshte ky Frano Ivezaj , dhe si e ka prezantuar veten ai ne kete komunitet?
    Une gjithnje i jam drejtuar doktorit me pyetje ne shkrimet e mija , pasi ende nuk mund ta titulloj veten ashtu si me titullon doktori, as ashtu si vettitullohet ai… keshtuqe pyetjet nuk mund te quhen shpifje, madje as kritika! Dhe, nje pyetsor, nuk mund ta vrasesh apo ta kercenosh, madje as ta fyesh .
    Nga shkrimi i doktorit , jo vetem qe nuk mora pergjigje intelektuali e doktori, jo vetem qe nuk mesova dot asgje, por thjesht humba kohe, duke u perpjekur ta pyes serish, e sigurte se doktori gjithnje mund te perserise veten pa me bindur aspak me ato qe thote. Pavarsisht se doktori ne vend te pergjigjeve te menēura , ben kercenime e fyerje banale e qe mua, Franoja, me ngjan gjithnje e me shume me ndonje ushtar dhembejashte prej lumturise nen ushtrine e huaj, se sa me malesorin e menēur , apo me malesorin e shkolluar e te doktoruar.!
    Me vjen keq per Malesine dhe malesoret, ( edhe pse respektit tim per shqiptaret, vecanerisht per malsoret, Franoja i ve qellim!) te cilet kerkon me ēdo kusht t’i perfaqesoje e t’i mbroje ky fare doktori , ky fare intelektuali dhe ai fare shkrimi qe u botua nga Tema e dt 4 shtator 2004! Jam gati te replikoj edhe ne mediat e tjera, nese doktori e sheh me vend!

    Pa dashur te besoj se Lindoni e ka shkruar vete shkrimin , po i pergjigjem shkurt edhe letres se tij, botuar ne TEMA te po kesaj date

    Nga kengetari Lindon Camaj, lexoj nje leter, te cilen nuk mund ta quaj as shkrim amator te titulluar “Shkrimet mbas shpine me te keqija se vrasjet mbas shpine” Duke dashur te merem sa me pak me Lindonin, po ndalem shkurt. Titulli i shkrimit-leter tend(e) eshte shume i pa gjetur dhe po kaq i paqendruar. Pse?
    Sepse, i dashur Lindon, shkrimet e botuara , dhe qe kane autoresi, kurre nuk mund te quhen shkrime mbas shpine. Kjo vjen ngaqe ti e ngaterron gazetarine dhe shkrimet e mija , me letrat anonime. Me ē’te drejte me quan poete , kur kete une ende nuk e kam besuar e thene vete? Ti mund te me drejtoheshe me poete, nese nen –mbi ose ne krah te emrit tim, te kishe lexuar, ashtu siē lexojme shenjen titull ngjit me emrin (dr) Frano Ivezaj. A je i sigurte qe e ke lexuar shkrimin qe kam botuar une tek Kuvendi???
    Pse ne gazeten ku me ke shkruar letren , nuk ke botuar nje foto nga koncerti ne fjale, por foto tjeter? Kur nuk e ka kuptuar doktori shkrimin tim , per ty eshte me e pranueshme te mos e kesh kuptuar, ndaj dhe e keni marre opinionin e botuar ne “Kuvendi” kaq personalisht te gjithe. Perndryshe , duhet te te thėm se shkrimi im , nuk i eshte drejtuar askujt personalisht, dhe sidomos e me pak ju, dhe sidomos e sidomos per ngjarjen qe ndodhi.
    Te kerkoj falje , qe une nuk e pranoj dot Shoten me bikini , por veē si Shote, me kapuē te bardhe e me tirqe. Ti mund ta dish me mire, por as Xhixhileja nuk mund te shoqerohet me kercimtaret qe u shoqeruat ju.
    Po e mbyll ketu pergjigjen per ju, duke te deshiruar sinqerisht SUKSESE!

    Elinda Marku

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2006, 09:40
  2. Dita e Letersise dhe Kultures Shqiptare ne Michigan.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-10-2005, 20:55
  3. Per dashamiresit e letersise ne Michigan
    Nga Sokoli nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-06-2004, 23:50
  4. Michigan: Dy tė vdekur dhe katėr tė plagosur
    Nga Bisha_Bukuroshe nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-06-2004, 22:16
  5. Studentet shqiptare ne Michigan
    Nga korcaprincess nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-03-2003, 01:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •