Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 99
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661

    Tek ne ne Michigan

    * * *
    Mes liqenesh ,,afer rrugeve qe gjarperojne neper pyjet e larta kane shtepite e bukura bashkeatdhetaret e mi ketu tek ne Michigan.
    Ka qe jetojne edhe neper qytete..mes nje popullsi qe hibirdizohet me arab ,,,zezake shqiptare boshnjake tek tuk ndonje amerikano-polak
    Ka edhe qe jetonje neper pallate,,biles ketu afer nje bllok apartamentesh eshte i populluar krejt me shqiptare te duket vetja sikur je tek ndonje qytet i ndetruar nga partia..populluar me puetoret e veprave te medha.."Drita e partise" psh
    Tek ne ne Michigan...nga bashkatdhetaret e mi ..ka disa qe jane "Bossa" ka disa qe jane fukarenj...qe mezi paguajne billat...
    Tek ne ne Michigan ka njerz te mire dhe te kqinj...
    Ka burra, edhe te paburra..Ka gra te ndershme .edhe ska.....
    Ka vajza te bukura ..ka edhe shume te bukura...
    Tek ne ne Michigan...ka...
    ka...
    Oh po..ka edhe dy kisha katolike..ka edhe ortodokse ka edhe xhamia..
    PO...ajo qe une dua te ju tregoj nuk jane aspak keto qe shkrova me siper .por ..dua te ju them ju...qe per tre vje...nga tre here nje jave....nga tre cerek ore transmetim...(nje cerek ore eshte reklama) tek ne ne Michigan ka nje fare stacioni televiziv qe quhet..."ALBANIAN TV"
    Ai qe se di hap syte ...dhe direkt i ndizet nje kureshtje..si do te jete?
    Ne do te shohesh dicka parahistrorike..te tipit te karrocaveme rreze...qe kalon balterat e jetes duke leshuar nje fershellime te te rrenqeth.. ..eja ketu ne Michigan...dhe shih nje "albanian tv"
    E bej kete krahasim figurativ..mos mendoni qe eshte bardhe e zi..jo jo , perkundrazi ka ngjyra edhe pse pak me teper se duhet..dhe duken kengetaret sikur kendojne me vesh...u shkon e kuqja e buzeve deri tek veshi....Pastaj ne Albanian Tv" jepen edhe lajme...psh...Flitet per nje aksident ne Avganistan..per nje martese te nje astronauti rus me nje vajze amerikane...me erma keto....Si polli nje lope ne Elbasan...Ku po kalon Nano pushimet...
    Dhame lajmet
    Ka edhe disa intervista...nuk e di mire cili eshte qellimi i tyre..te dali ne televizion...intervistuersi apo i intevistuari...apo te dy bashke...Crendesi ka se per cfare thiret ne inteviste...rendesi ka te permende emrin e vet..te thote qe kam kete e kete..kam kete "cony island" apo ka kaq "Mic Donalts" apo kaq "kamione transporti"
    Sonte pashe..Oh nuk u tregoj se nuk me besoni
    Mendoni ju po tu pershkruaj dicka nga kronika qe u dha sonte..ju as qe do e lexoni me gjate kete qe une po shkruaj.sepse nuk e mendoni se ne shekullin njezet e nje, ka nje stacion televiziv qe ka emrin e nje kombi dhe merret me gjerat private te disa krimbave qe jane te pasur te pakten me para..
    Pra qe te mos dyshoni tek une shihni "Albanian TV" dhe binduni qe ka edhe me keq se ne ish koperativat bujqesore diku ne ndonje vend te humbur qe partia nuk arriti te ndertoje rrugen automobilistike...
    Kur fillova doja te ju tregoja gjate..por po heq dore...SHihni "Albanian TV" nese keni durim...(nuk besoj) te pakten dy emisione rresht..do kuptoni se per te vlersuar mjerimin artistik qe perfqaeson ky kanal mjaftojne tete germa "NO COMENT"
    oper fatin e keq
    muzg i heshtur

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Per fatin e keq gezon edhe emrin e madh Albanian TV
    Mire do te ishte te ndjejne te pakten moralisht detyre qe drejtuesit e ketij stacioni .(ku flas edhe une per moral) Njese harroje
    Mire do ishte qe ti vihet emri "Michigan_albanian_rich_idiots_kulture
    Kjo eshte pa piken e pikes se repketit. Turp ..nese dine ceshte turpi...turp te kene
    muzg i heshtur

  3. #3
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Dreri pikes i ke rene... ta lumsha!

    Shpresoj ta lexoje ndonje i atij televizionit.

    Njehere ne henze qe shkoj nga kolegji im qe eshte larg, per tek halla ne Detroit suburbs, vete gjithe qejf te shoh dicka tek Albanian TV atje. Pastaj sapo e hap, gjithe ai anticipim, pritje, kureshtje, si dhe mall per te degjuar pak shqipen ne televizor, me zhduken sikur spikerat te ma kruajne deshiren nga truri me tel enesh, tel prej atyre te kohes se Partise.

    Ah, tek ne ne Michigan, ku here i kemi te gjitha... e here asgje!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 10-08-2003 mė 22:57
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Dreri ke te drejte. Para dy vjetesh ose dhe me pak ndoshta, me rastisi te shikoja nje transmetim te tv Shqiptar ne MI, eh... duke qene qe shume nga njerzit te cilet drejtonin emisionin me ka rene rasti ti shikoj terthorazi neper MI me erdhi shume keq qe tv kishte rene ne duart e tyre (pa dashur te ofendoj njeri), thjesht nuk mu duken njerez te zote dhe as me deshire te mire.

    Pas dy vjetesh, dmth para tre kater muajsh me marin ne tel, nje grup shqiptaresh (te cilet as i njihja, por e keni parasysh qe kur je jashte Shqiperise vetem emri shqiptar mjafton per tu afruar njerzve e per tu folur) . Ata me folen rreth krijimit te nje televizioni serioz shqiptar. Duke qene me kohe provimesh mezi pata kohe te takoja nismetaret e kesaj "vepre". Me ne fund... shkuam tek vendi ku do pergatiteshin emisionet e te gjitha, dhe nga ana teknike apo nga perpjekjet e kryenismetarit isha mjaft e kenaqur.

    Por e keqja eshte se thjesht perpjekje dhe leke nuk mjaftojne per nje nisme kaq te rendesishme. Duhet te kesh njerez te dedikuar, te cilet mbi deshiren e mire per te bere dicka serioze kane dhe kohen per tu mare me te. Une sinqerisht isha shume enthuziaste ndaj kesaj nisme, emisionet e para ishin te nje niveli te larte teknik si dhe nivel te mire ne permbajtje, por mu desh te shkeputesha pasi 1. jetoj nje ore larg nga studioja, 2. me shkolle full time e pune full time mendoheni vete sa kohe ngelet per te tjerat.

    Muajt e fundit nuk kam pasur kohe ta ndjek transmetimin e tyre, pasi besoj tani per tani kane lidhur kontrate vetem me nje kompani "kablli" dhe une perdor kompani te vecante duke qene se e kam tel, tv dhe kom. te lidhura me nje.

    Gjithsesi nq se ke deshire te lidhesh me keta organizatore mund te gjej adresen e e-mail te tyre ose dhe numrin e tel (me duket i kam ne nje bllok ne pune) dhe ndoshta mund tu japesh ndonje ide apo dhe ti ndihmosh... (tv quhet AlbTv2 ose dicka e tille).


    p.s. temat mu desh ti bashkoja pasi ishin bere shume tema mbi MI

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Ata jane munduar shume por nuk mjafton vetem leku dhe deshira sic e permendi Fiori duhen edhe persona te cilat kane pasion dhe deshire te paimagjinueshme per te mbajtur gjalle dicka te tille. Eshte nje mision i veshtire per tu realizur kur edhe fondet nuk jane gjithnje te pranishme.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Ne fakt une e kisha fjalen per "Albanian TV" duke perjashtuar kategorikisht nga ajo qe thashe stacionin tjeter (TvA2) qe filloi te Henave. ate pak mundesi kam pasur ta ndjek..por ndryshon si nata me diten. Ky stacion po qe se nuk shkon drejt permirsimit shpejt do zbrese ne nivelin e "Albanian TV"..dhe pastaj lum si ne me nivelin tone mbi "detin e vdekur"
    muzg i heshtur

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    "Dy ore me TV A2 ne Michigan.

    Ajo qe deshem te besojme se ky TV do te jete i te gjithe komunitetit dhe se do te behej nje nder mediat me cilesore, nuk shkoj larg. Dhe besimi yne ra prej asaj qe na mungoji e qe i nevojitej vertete ketij komuniteti, tha te kunderten.
    Le te ndalemi shume afer, pikerisht sot, me dt 30 nentor 2003, gjate transmetimit te radhes ( qe do ta rindjekim)serish te henen ne zonat e tjera, pra nuk eshte dy here nga dy ore , sic tha i mashtruari nga NY, Sponsorizuesi viktime, z. Selaudin Velaj, por dy ore nga dy here ne jave, qe do te thote gjithesej dy ore ne jave!
    ...Doktori ne Histori Agustin Shqalshi, ndoshta nuk di matematike, pse ta fajesojme ? Nuk eshte fusha e vet!
    Le te zbresim ne fushen ku ka edhe doktoraten; Ne fjalen,madherisht te varfer, dhe te quajtur madheshtore guxon te thote:
    Deri tani historine tone na e kane bere te tjeret. Tani historine tone do ta bejme vete, nepermjet medjave, dhe i drejtohet Bardhes krejt pa lidhje.
    Sa qesharake! Historine nuk e bejne medjat, ate e bejne popujt me ngjarjet e tyre. Ndersa medjat thjesht i pasqyrojne ato. Medet per keto grada!
    .... "Madheshtia" tjeter me te cilen do qe te rritetShqallshi, ndeshemi ne shprehjen: Kudo qe jemi do ta marrim Shqiperine me vete" Po te qe e vertete kjo, nuk eshte keq. Por e verteta e pare dhe e transmetuar ne TV A2 qe,ai e ka zvogeluar kete Shqiperi "qe na e paska marre me vete" Me portretin siameziane Bardha-Shqalsh, dhe i miri i padobishem , ne kerkim te justifikimit te tradhetise qe i beri PD, neper qoshe Dr. Zef Brozi.
    ( I miri ne kete rast sinonim i krahetharit)

    Doktori, pa asnje veper dhe pa asnje eksperience mundohet ta tullumbacoje,e thene ne gjuhen figurative , ta hiperbolizoje nje veper qe sapo ka filluar, me se shumti ka pohuar vetem se ky TV flet sghqip, por jo per te gjithe shqiptaret, jo per te gjithe intelektualet, dhe jo se jo per te gjitha dhimbjet e Shqiperise. Nuk e dime viza i kujt i duhet, a prej kujt frikesohet , ky "trim"per te pasqyruar, levizjen blu , per heqjen e hajduteve nga pushteti.
    ...
    Po , ka arritur nje qellim , per te vetmin qe i detyrohemi me urime. Ka mundur te vere Zotin Bardha perpara mikrofonit , qe t'u tregoje shqiptareve , se sa ore punon ky doktor, per keto dy here kater ore ne muaj transmetim. Dhe pasi arriti t'i mbaje mend , ky i ngarkuari tregoji, se Doktori, punokeka 18 ore ne dite
    (18ore pune ne dite shumezim per 30 dite eshte e barabarte me kater ore transmetim)! Mendo sa mund te shpresojme dhe se ku mund ti gjejme ore te tjera doktorit sikur te behej e udhes nje transmetim me i gjate.

    Ne, edhe pse te zhgenjyer, po vazhdojme te deshirojme ate qe ai ka deklaruar ne te gjitha mbledhjet e stafit dhe ndryshimet e stafit, se ky TV , do te behej CNN i Shqiptareve.

    A thua???!!!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256

    Re: "Dy ore me TV A2 ne Michigan.

    Postuar mė parė nga macia_blu
    Doktori, pa asnje veper dhe pa asnje eksperience mundohet ta tullumbacoje,e thene ne gjuhen figurative , ta hiperbolizoje nje veper qe sapo ka filluar, me se shumti ka pohuar vetem se ky TV flet sghqip, por jo per te gjithe shqiptaret, jo per te gjithe intelektualet, dhe jo se jo per te gjitha dhimbjet e Shqiperise. Nuk e dime viza i kujt i duhet, a prej kujt frikesohet , ky "trim"per te pasqyruar, levizjen blu , per heqjen e hajduteve nga pushteti.
    ...

    A thua???!!!
    eh mace...

    po ate te NY e ke pare nojhere ti? dy ore te dielave....perpjekje, perpjekje

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ma merr mendja se si duhet te jete edhe ai i NY, pasi degjova fjalen e zotit Selaudin, perderisa ky i dr agustit, i eshte dukur kaq madheshtor. Nuk i njoh kerkesat as permasat e tij intelektuale qe te di te them se mbase selaudini po kerkon kete qe gjeti (nese e gjeti) tek gusti i shqalshajve, me graden e doktorates qe ende askush nuk e di kur e si, e me c'teme apo per cilin studim, u gradua .Me behet te dyshoj se ia ka shtuar vetes kete "dr" perpara emrit qe te mund te gjej sa me shume "Patriote" si ekrem bardha. Po c'lesh patrioti eshte ai qe lepihet mbas mjekrres se Nanos e qe miqesit me mediat i kushtezon , per te mos dhene asnje kronike, asnje lajm apo asnje mendim kunder fatosit se na qenka dashamiri i ketij fare demokrati e ketij fare patrioti e ketij fare intelektuali, qe o perendi, ti degjosh vetem nje fjali te ze neverija.
    Ekrem Bardha po mundohet me mish e me shpirt qe t'i mesoje me injorancen e vet, dhe pseodopatriotizmin, zenatin e lepirjes ketyre te shkolluarve qe gjen ne usa.(rast konkret agustoja, prej malajve, qe ka filluar te na thirret me titullin doktor).Ate qe ekremi e ben me Nanon (leprijen ) po ia trashegon gustit . Pse jo, meqe "une i lepihem Fatosit , c'te keqe ka te me lepihesh edhe ti mua" mua me ndihmon Tosi te mos me trete prona e patrasheguar ne tirana(piazza) dhe une te ndihmoj me ndonje $200, ne muaj qe te mos falimentosh , e te besh brockulla per nivelin e vetes tende te ikur, hajvance prej partise e idealit tend, dhe mua qe nuk u bera se nuk bera dot patriot(pasi patriotet nuk i beka as paraja , as Fatosi, as p i nanes, por patriotat , lindkan he burre.... e nuk faj yne pse nuk paskena lind patriot, as se po dashkemi me u ba patriot duke i thene vetes doktor , bisnemen, e lepires te denje.
    ....
    Medet zotit, kush kujton se po i drejton kominitetet shqiptare!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  10. #10
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Mace sic e kam permendur me lart mua me ra rasti, qe para nje viti, te takohesha me nismetaret e ketij televizioni. Ideja e Agustinit me pelqeu shume dhe nga aq sa arrita ta njoh (vetem dy here u takuam) mendoj se ai kishte deshiren e mire per te bere dicka serioze. Ne lidhje me grupin qe pason dhe emrat qe ti permend, nuk ishin akoma te lidhur me tv ne kohen kur une u njoha me kete nisme. Gjithsesi nga java e kaluar mora vesh se kush ishte angazhuar me kete tv gjate ketij viti dhe te them te drejten e vura re se kjo pune kishte marre "tatėpjetėn", ashtu si televizioni i pare.

    Sa per injorancen e atyre qe i jane bashkruar ketij grupi, nuk duhet te te duket cudi, te tille ka plot si ne Shqiperi ashtu dhe jashte saj, si shqiptare ashtu dhe te huaj. Eshte e rendesishme mos i bashkohesh injorances se tyre, sepse pastaj behesh me keq se ata.



    Tema u ndryshua dhe u nda nga Fiori.

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2006, 09:40
  2. Dita e Letersise dhe Kultures Shqiptare ne Michigan.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-10-2005, 20:55
  3. Per dashamiresit e letersise ne Michigan
    Nga Sokoli nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-06-2004, 23:50
  4. Michigan: Dy tė vdekur dhe katėr tė plagosur
    Nga Bisha_Bukuroshe nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-06-2004, 22:16
  5. Studentet shqiptare ne Michigan
    Nga korcaprincess nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-03-2003, 01:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •