-
Shkodran i betum
ATE QE KE NGA NJE GRABITQAR MUND TA HUMBESH
PO TE JESH EDHE MBAS VDEKJES MBETET DICKA NGA TY
PO TE JESH MUND TE KESH EDHE PO S'PATE MUND TE JESH
PO MOS TE JESH SI DO TA KESH ????
CFAR TE DUHET TE KESH KUR NUK JE ????
-
-
adamantine
...."TE JESH apo MOS TE JESH"-kjo è ceshtja....
just.k.
Pastaj...se "sa ke" kjo eshte ceshtje individ....mgjt sipas logjikes time kush ESHTE, KA dicka...
love,simply
-
-
Edhe e njejta gje si te kesh dhe te jesh. Psh: kam pasuri dhe jam i pasur, etj.
-
-
Eda shqipetarrja :
Sikur te kesh gjithe pasurite e botes ti por nuk i ke mendte c'do te te hynin ne pune? Nga do e dije qe ke pasuri njehere?
Te jesh do te thote te kesh mend ne koke.
- Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.
- Të mirën bëje e hidhe në det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetë.
-
-
i/e regjistruar
Te jesh dhe te kesh!!!
Jane dy gjera te lidhura thelbesisht me njera tjetern. Nuk mund te thuash eshte me mire vetem te jesh apo vetem te kesh. Kjo loje fjalesh me kujton ato kohe te largta te gjimnazit kur tema ishte "Dashuri e lumturi apo para". Dmth te lidhesh me dike dhe te jetosh e/i lumtur edhe pse ana finanziare eshte zero apo te lidhesh me dike vetem per para. Ve bast se shume mendojne se me para zgjidhet cdo gje. Dhe persa i perket anes materiale te jetes une i jap te drejte. Sic thothe nje fjale e urte popullore paraja e hedh ujin perpjete. Kjo eshte nje e vertete akoma shume aktuale ne Shqiperi (e jo vetem)!!! Por paraja nuk mund kurre te bleje lumturine shpirterore. Nga ana tjeter vetem me lumturi shpirterore e ajer nuk mund te jetohet.
E pra persa i perkete te qenit apo te pasurit ne planin individual (sepse nga individi pastaj krijohet dhe shoqeria) duhet se pari te arrish te jesh dikush, te rritesh ne nivelinn e ideve, te hapesh mendjen tende, te kuptosh e me pas te veprosh per te thithur nga kjo bote te gjitha perfitimet qe mund te kesh!
Te paturit ne planin material te lehteson jeten eshte e vertete, shume njerez kur kalon ne rruge mund te te heqin kapelen o te tregojne me gisht duke thene "Ky eshte filani ... sa pare qe ka..." Por keto jane nderime qe i behen parave jo personit ne te shumten e rasteve. Dhe nuk jane te pakta rastet kur fraza e dyte eshte "Po po, ca fati mo burr i dheut... ku shkojne paret te ca njerez te tille... eshte e vertete qe fati eshte i verber"!!!
Pra miqte e mi qe te kesh e te jetosh mire me ate qe ke se pari duhet te kesh arritur te jesh dikush, per veten tende per ata qe te rretojne ... e per ato qe do te vijne mbas teje!
Te mirat materiale duhet ti sherbejne botes shpirterore, perndryshe vlejne zero!!!!
Ju pershendes e uroj te gjitheve nje dite sa me te kendeshme ...
(brrrrr edhe pse ketu ne Milano ben nje i ftohte acarrrr....)
Ciao
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt