Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Eksodet shqiptare dhe si janë shpërndarë në Botë

    Vështrim mbi periudhat që i detyruan shqiptarët të linin vendin e tyre në kërkim të një jete më të mirë, apo të detyruar nga spastrimet etnike

    Eksodet shqiptare dhe si janë shpërndarë në Botë
    Vitet ´90-të shënuan eksodin më të madh të shqiptarëve drejt vendeve fqinje, Italisë dhe Greqisë

    Luan Kondi

    Shqiptarët janë detyruar të lënë vendin e tyre dhe të emigrojnë në periudha të ndryshme të historisë. Përveç shpërnguljeve të hershme, që nga koha e Skënderbeut, apo dhe më përpara, një valë e re largimesh përfshiu popullsinë shqiptare pas rënies së perandorisë turke, e cila kishte pushtuar Ballkanin. Një tjetër masakër ndaj shqiptarëve, që jetonin në trojet e tyre, ishte dhe lënia e tyre jashtë trungut amë, nga copëtimi i Shqipërisë në vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Krahina të tëra shqiptare iu dhanë fqinjëve për të kënaqur orekset shovioniste të tyre. Këtu fillon një serial i gjatë i spastrimeve të këtyre zonave nga sllavët dhe grekët.

    Mijëra familje shqiptare në këto zona lënë vendin e tyre për të ndërtuar një jetë më të mirë, jashtë persekutimit dhe konflikteve nacionale në vende të ndryshme të Evropës, por edhe më larg në Amerikë, Kanada dhe Australi. Më shumë se 200 mijë kosovarë u strehuan në Turqi si pasojë e një marrëveshjeje mes Jugosllavisë dhe kësaj të fundit. Edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një pjesë e mirë shqiptarësh, kundërshtarë të regjimit të Enver Hoxhës, lanë atdheun për të jetuar të lirë diku tjetër, duke krijuar kështu diasporë në shumë vende evropiane dhe SHBA. Korriku i vitit 1990 do të shënonte një tjetër largim të shqiptarëve drejt botës së lirë. Ambasadat e huaja do të ktheheshin në vendstrehim për ata që më pas u nisën me ose pa familje drejt Italisë, Gjermanisë, Austrisë etj. Këto largime do të vazhdonin edhe në vitet 1991-1992, ku eksodi i marsit me anijet shqiptare do të mbetej për një kohë të gjatë në mendjet e evropianëve, si një veprim që nuk ishte parë të ndodhte ndonjëherë. Revolta ndaj diktaturës, e akumuluar për vite të tëra, shpërtheu në këto eksode historike me përmasa të mëdha. Edhe më pas shqiptarët, në mënyrë klandestine, në kërkim të një jete më të mirë, do të largoheshin, kryesisht drejt fqinjëve Greqisë dhe Italisë që, ndonëse me pak vështirësi, e përtypën këtë situatë të vështirë të shqiptarëve. Edhe sot e kësaj dite, shqiptarët janë të dhënë pas largimeve nga vendi i tyre, por tashmë në mënyrë të rregullt me llotaritë amerikane dhe ato kanadeze, konform aplikimeve dhe kërkesave të vendosura nga këto vende mike. Ajo që do të vuloste ikjet e çorientuara ishte situata e krijuar në vitin 1997, që njihet në histori me emrin rrëmujat e marsit, që këtë herë ishte i dhunshëm. Këtë herë gjithçka nisi pas rënies së firmave piramidale, gjë e cila ndezi edhe revoltën popullore, e cila precipitoi në hapjen e depove të armatim-municionit dhe shpërthimit të reparteve ushtarake në të gjithë Shqipërinë. Situata e rrallë mori me dhjetëra jetë njerëzish dhe la pasoja të pallogaritshme në ekonominë shqiptare që edhe sot duket se po i vuan ende ato. Familje të tëra morën rrugën e emigrimit në kërkim të qetësisë dhe jetës më të mirë. Një pjesë e tyre humbën të gjitha kursimet familjare dhe e shikonin të pashpresë rimëkëmbjen. Biznese të tëra falimentuan dhe drejtuesit e tyre e humbën besimin se mund të rimëkëmbeshin edhe njëherë, pra e kishin të vështirë ta fillonin edhe njëherë nga fillimi gjithçka. Shumë shqiptarë humbën madje edhe shtëpitë e tyre në piramida, duke mos pasur edhe një strehë, ku të fusnin kokën. Ata u detyruan të shkojnë të punojnë jashtë Shqipërisë për të siguruar të ardhura për blerjen e një banese tjetër, por ndërkohë çmimet nisën të rriteshin dhe atyre u duhen vite të tëra ta realizojnë një objektiv të tillë. Individë të veçantë, që nuk pësuan dëm financiar nga firmat rentiere, i transferuan kapitalet e tyre jashtë vendit dhe i investuan paratë e tyre në vendet ku vendosën të jetonin. Kjo solli atë situatë të vështirë ekonomike që tashmë duket se ka kaluar.

    Viti 1997, dhe ikja e shqiptarëve
    Një nga emigrimet më të mëdha të shqiptarëve është ai i viteve ´96-´97 në kohën e rrëmujave, ku destinacionet e tyre ishin Italia dhe Greqia. Kjo lëvizje drejt dy vendeve fqinje, është influencuar nga ngjashmëritë gjeografike e kulturore që kanë shqiptarët me greket dhe italianët, si dhe nga mundësitë më të mëdha për një emigrim legal. Sipas të dhënave, në Greqi gjendet një shqiptar për çdo 25-30 grekë, ndërsa në Itali, një shqiptar për çdo 400-450 italianë. Megjithatë, problemet sociale, që lidhen me emigracionin dhe me futjen e emigrantëve në punë dhe shoqëri, janë të ngjashme në të dy këto vende. Në vitin 1997, Shqipëria kishte një disproporcion mes emigracionit legal dhe atij ilegal. Në fillim të këtij viti, numëroheshin 62 mijë emigrantë legalë në Itali, ndërkohë që sipas Karitasit, numri i emigrantëve shqiptarë në Itali ishte 100 mijë. Gjithashtu, në Greqi nga 350 mijë emigrantë, vetëm 10 mijë ishin legalë. Kështu, sipas të dhënave, 78.6 për qind e emigrantëve shqiptarë janë ilegalë. Duke filluar që nga viti 1990, emigracioni u bë një nga mënyrat kryesore të sigurimit të të ardhurave për shumë individë, familje dhe për shoqërinë shqiptare në përgjithsi. Emigrimi i shqiptarëve ka filluar që në vitet ´90, kur u hapën amdasadat. Shqiptarët, që jetojnë në shumë vende të ndryshme të Botës, janë mbi 13 milionë. Në vitin 1997, një ngjarje e dhembshme në historinë e Shqipërisë ishte dhe shembja e firmave piramidale. Kjo ishte një arsye tjetër pse njerëzit u detyruan të emigronin me gomone për në Itali. Emigrime të mëparshme kanë qenë edhe ato të kosovarëve, shqiptarëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë në SHBA, Zvicër apo Gjermani, në kohën e Titos. Shqiptarët, pavarësisht nga besimi, kanë emigruar në Itali, Gjermani, Greqi, Angli, Austri, SHBA, Kanada. Po kështu, që nga viti 1945 deri në vitin 1966, mbi 200 mijë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, kanë pasur statusin e refugjatit në Turqi.

    Më shumë se 15 milionë shqiptarë në të gjithë Botën
    Faktet tregojnë se shqiptarët kanë emigruar në vite në gadishullin Iberik, Turqi, Greqi, Amerikë dhe vende të tjera. Mbështetur në një sërë dokumentesh arkivorë, shpjegohen se ku u vendosën dhe si e ruajtën gjuhën, kulturën arbëreshët e Italisë, arvanitasit e Greqisë dhe të tjerë, deri në ditët tona, me gjithë trysninë e kohës për t´i asimiluar. Që në vitet e para të erës sonë, shqiptarët synonin të vendoseshin në brigjet jugore të Italisë, në zona që u siguronte atyre mbrojtje. Asnjëherë nuk ka patur një regjistrim të saktë për emigrantët e hershëm shqiptarë në Greqi, pa i ngatërruar këta me shqiptarët që ishin në trojet e tyre, që në vitet 1912-1913 mbetën jashtë kufijve të Shqipërisë. Po kështu, sipas studimeve të paraqitura deri tani, ka versione, ku flasin për një zhvendosje të tyre nga zona e Kaukazit (ku gjithsesi ka ekzistuar një vend i quajtur Albani). Shqiptarët, në periudha të ndryshme të historisë, kanë emigruar, duke krijuar edhe kolonitë e tyre kryesisht në Itali dhe Greqi.

    Që nga arbëreshët, arvanitasit e deri tek emigrantët e sotëm
    Në Itali, sidomos në Pulja, Kalabri dhe Siçili, janë pjesa më e njohur e kolonive shqiptare nëpër botë. Ato e kanë zanafillën që në kohën e pushtimeve të para turke, para periudhës së mbretërisë së Skënderbeut. Numri i tyre llogaritet afërsisht në 110 mijë. Ekzistenca e gjuhës së tyre (arbëreshe) është një formë arkaike e dialektit toskë të shqipes, që, për fat të keq, me kalimin e kohës po ndihet gjithnjë e më i kërcënuar. Ashtu si edhe në Greqi, shqiptarët në Itali nuk gëzojnë një status të garantuar për t´u trajtuar si pakicë. Kolonitë shqiptare, siç dihet, ekzistojnë në të gjithë shtetet që u formuan pas rënies së Perandorisë Otomane, në Bullgari, në Siri dhe në Egjipt. Një koloni e madhe shqiptare ekziston edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesa më e madhe e tyre përbëhet prej emigrantëve të vjetër, të cilët u vendosën atje para fitores së pavarësisë. Emigranti i parë shqiptar, që mendohet të ketë prekur tokën amerikane, daton në vitin 1876. Por, një element i veçantë që ja vlen të përmendet është edhe ekzistenca e një kolonie shqiptare në Ukrainë, që në fakt është një koloni e vjetër. Është interesant fakti se katër mijë pjesëtarë të këtij komuniteti vazhdojnë ta cilësojnë shqipen si gjuhën e tyre të nënës. Paraardhësit e tyre luftuan në vitin 1768-1774 dhe 1787-1791 në krah të Carit të Rusisë, kundër turqve dhe mbetën më vonë përgjithmonë në tokat e Carit.

    Në vitin 1951, Greqia deklaronte 23 mijë shqiptarë
    Fatkeqësisht, për numrin e shqiptarëve, që jetojnë në Greqi, nuk ka ndonjë statistikë të saktë. Duhet të bëjmë dallimin midis zonës plotësisht të banuar në pjesën më të madhe nga shqiptarët (Çamëria dhe Maqedonia) dhe kolonive shqiptare mesjetare të Greqisë së jugut, (Atika, Boti, ishujt Egje dhe Peloponezi). Dialekti i këtyre emigrantëve të vjetër (arvanitasve), është sot në kërcënim të plotë. Si theksuam edhe më lart është i paqartë numri i popullsisë shqiptare që jeton në Greqinë e veriut. Deri në luftrat ballkanike, në vitin 1912-1913, ku Greqisë iu bashkangjitën Epiri dhe Maqedonia, zonat e banuara me shqiptarë shkonin deri në gjiun e Artës. Shumica e popullsisë myslimane shqiptare më pas emigroi ose iu nënshtrua proceseve të asimilimit. Shqiptarët e atjeshëm ortodoksë u greqizuan me dhunë që para bashkimit të Epirit dhe Maqedonisë me Greqinë. Sipas të dhënave zyrtare greke, deri në vitin 1951, në territorin e shtetit grek jetonin gjithsej rreth 23 mijë shqiptarë.

    Shqiptarët sot
    cep të Botës që nuk gjejmë shqiptarë.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Duhet pasë parasysh se nuk ka prova për ndonjë regjistrim zyrtar. Por, nisur nga disa të dhëna, sot numërohën rreth 15 milionë shqiptarë. Patjetër këtu në këtë numër bëjnë pjesë shumë shqiptar që i përkasin origjinës së shqiptarëve nga ata që ne sot i njohim, si të asimiluar. Të dhënat e ofruara tregojnë se Shqipëria ka mbi 3 milionë banorë, në Kosovë numërohen rreth 2 milionë shqiptarë, në FYROM numërohen rreth 800 mijë shqiptarë. Mali i Zi numëron rreth 40-50 mijë shqiptarë. Gjeografia e vendndodhjes së shqiptarëve jashtë trojeve të tyre patjetër që duhet të fillojë me Turqinë. Turqia zë vendin e parë në atllasin e shpërndarjes gjeografike të shqiptarëve jashtë vendit. Aty ka gati më shumë shqiptarë sesa Shqipëria dhe Kosova bashkë. Të kthyer plotësisht në shqiptaro-turq, ata, sipas statistikave, janë diku aty afër, të regjistruar, sipas të dhënave zyrtare të shtetit turk, rreth 5 milionë qytetarë shqiptaro-turq me origjinë shqiptare. Një tjetër vend, ku ka shqiptarë shumë nga ata të hershmit, janë dhe shqiptarët e Greqisë, të cilët grekërit i quajnë arvanitas. Ata janë vendosur në rrethinat e Athinës dhe përgjatë shtrirjes së kufirit me Shqipërinë dhe numërohen në mbi 1 milion, duke formuar edhe rreh 50 komuna shqiptarofolëse. Arbëreshët, që gjenden në jug të Italisë, kryesisht në Sicili dhe Kalabri, llogariten në mbi 100 mijë. Ndërsa në Egjipt numërohen rreth 200 familje me origjinë shqiptare. Nga vendet e quajtura të lindjes së largët ose Misiri i njohur te shqiptarët është edhe Siria. Pas largimit nga Egjipti, shumë shqiptarë u vendosën në Siri, aty numërohen rreth 550 familje. Duke vazhduar pastaj me ata shqiptarë që janë të vendosur në Bullgari. Shqiptarët janë të përqëndruar kryesisht në Sofje dhe Pllovti dhe kapin shifrën e 52 mijë vetëve. Në Rumani numërohen rreth 20 mijë. Në Kroaci është i njohur ngulimi shqiptar i fshatit Zare i Kroacisë. Janë gjithashtu rreth 12 mijë shqiptarë në Slloveni. Numërohen 12 mijë shqiptarë edhe në Ukrainë, ku janë evidentuar gjithsej 7 fshatra të banuara nga shqiptarë. Por ende nuk është llogaritur numri i tyre. Në Argjentinë një vend tjetër ku janë ngulitur shqiptarët dhe kryesisht ata të përzier me emigrantët italianë, që erdhën këtu nga jugu i Italisë, pra janë shumica arbëreshë. Shqiptarët e Argjentinës konsiderohen komuniteti më i organizuar dhe kanë ruajtur shumë traditën dhe historinë e janë diku aty rreth 50 mijë. Australia megjithse një vend i madh për emigrantët, por shqiptarët nuk e kanë preferuar shumë. Aty numërohen rreth 26 mijë shqiptarë, të vendosur në rrethinat Viktoria dhe Brisbej. Afrika e Jugut është vendi ndoshta që ka më pak shqiptarë, aty janë vendosur thuhet në Kejp Taun, rreth 15 familje. Vendi më i preferuar dhe nga më të populluarit kohët e fundit kryesisht janë SHBA. Një kuriozitet thotë se “shqiptarët e kanë zbuluar Amerikën”, kjo duket bëhet për të treguar se sa janë të dhënë shqiptarët pas emigrimit për në Amerikë. Sot, këtu flitet se gjenden mbi 500 mijë shqiptarë, shifër kjo që kurrë nuk ka mundur të bëhet zyrtare, pasi që ka munguar një iniciativë zyrtare që ta bëjë një gjë të tillë. Por gjithmonë statistikat i referohen kryesisht dhe qendrave nga më të banuarat me shqiptarë. Ata janë të instaluar në Çikago, Detroit, Miçigan, Nju Jork, Nju Jersi, Florida, Teksas, Kaliforni, Ariziona, Ohaio dhe Kanada (konsiderohet komuniteti me intelektual). Një vend kryesor në largimin e shqiptarëve të kohëve të fundit, ku janë të vendosur shqiptarët, konsiderohet Greqia, me rreth 500 mijë shqiptarë, Gjermania ka rreth 350 mijë shqiptarë, përfishirë këtu edhe ata të trojeve etnike. Në Itali rreth 300 mijë dhe në Zvicër rreth 180 mijë, kryesisht shqiptarë të trojeve etnike. Në Angli 40 mijë, Belgjike rreth 40 mijë. Një numër më të vogël shqiptarësh gjen pothuajse në çdo vend evropian, por tani më nuk ka
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Historia

    Vështrim mbi emigrimin e shqiptarëve në vite. Si u trajtuan të ikurit prej Shqipërisë nga qeveritë tona në shekuj dhe organizatat më të mëdha në Amerikë

    Emigrantët të përçarë dhe të manipuluar historikisht nga qeveritë shqiptare

    Klajd Kapinova

    Historia nuk mund të shpjegohet në vështrimin historik, ashtu si njeriu mund të kuptohet nga njeriu. Eshtë abstraksion të mendosh, se shqiptarët si komb të vihen në një pozitë të ulët të nënnjeriut, apo të nënnacionit e të nënkulturës, mbasi s’ka nevojë për vërtetim, se nuk është një komb biologjikisht i keq, inferior, pa shpresë; mbasi fatkeqësitë e tij janë produkt historik (pasojë e kolonizimit 5-shekullor turk), në një plan më të gjerë. Janë kontradiktat e përjetshme të zhvillimeve rajonale konfliktuoze të Ballkanit. Sikurse konstatohet në ditët që rrokullisen me shpejtësi, aktualisht Atdheu amë po përjeton një situatë tranzitore të tejzgjatur komuniste e paskomuniste, plot dukuri kontradiktore, me doza të mëdha të shkatërrimit të shtetit (të formuar efektivisht që nga koha e Naltmadhnisë së Tij A.Zogut), përçarje, ku Veriu i vendit etiketohet si ngjyrë blu dhe reaksionare e antikomuniste e përjetshme nga banorët jugorë të privilegjuar në kohën e largkjoftit “xhaxhai”, që dallohen dhe krenohen, se mbizotërojnë me ngjyren e kuqe (rozë). Efektivisht, kjo është një gjendje e tepërt dhe e mangët, që reflekton negativisht kudo. Gjithsesi, kjo shpjegon mistifikimin e spekulimit në tërësi dhe kriminalitetin si fitim, apo prostitucionin dhe trafikun e mafieve si një “industri fitimi” të përmasave të hatashme... Quo Vadis?! Mirëpo, me të drejtë te burimet e reja futuriste, mendohet se do të gjendet Ylli i humbur Polar i Shpresës dhe se Moraliteti është e ardhmja e Shqipërisë.

    Tërësia e moraliteteve të individit dhe të një shtrese njerëzish progresistë dhe luajalë do të mundohen të ngrejnë nga themeli ndërtesën e re të moralit pasdiktatorial dhe nuk mund të ketë moral të shqiptarëve jashtë moralitetit të drejtësisë dhe përparimit efektiv të njerëzimit në planetin tonë. Për të arritur deri këtu, duhet vepruar, sikurse shkruan kohët e fundit bashkatdhetari ynë me banim në SHBA, personaliteti i njohur dhe aktivisti i flaktë i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, bashkëqytetari im shkodran prof.Sami Repishti, kur i shkruan letrën e hapur z.Alfred Moisiu me thirrjen: “Z.President, Viktimat e krimeve të tiranisë komuniste, ju luten: dëgjoni zërin e tyre”, dhe për më tepër nënvizon: “Dokumentimi i krimeve komuniste në Shqipëri është hapi i parë në rrugën e duhur, sepse do të sjellë një gjendje shpirtërore më të qetë, një predispozicion më të qytetëruar, që do të preferonte faljen më shumë se ndëshkimin dhe do të orientohej drejt riparimit të dëmeve të shkaktuara më shumë se drejt hakmarrjes”.

    Emigracioni i 1.000.000 shqiptarëve ka përfshirë 50 për qind të trurit të nacionit
    Dihet nga të gjithë, që emigracioni shqiptar përbën një emigracion shumë të hershëm (edhe më të hershëm se vetë evropianët, që zë fill në shekullin XV në drejtim të SHBA-së), kushtëzuar kjo nga një sërë rrethanash historike, politike, luftrat e ndryshme etj. Mjafton të përmendim faktin, se nga 10.000.000 shqiptarë, që mendohet se numërohen sot në botë, gati gjysma e më shumë e tyre ndodhen jashtë shtetit amë.

    Në historinë e popullit shqiptar, njihen disa flukse të emigrimit të shqiptarëve, përveç emigrimit masiv të vazhdueshëm. Kështu, pas vdekjes së Heroit Nacional, Gjergj Kastrioti, rreth 200.000 arbër lanë vendin dhe u vendosën më së shumti në Jug të Italisë. Ndërsa më vonë lëvizjet e tjera përfshinë vitet 1781, 1492, 1506 dhe vijoi në disa valë deri në vitin 1744,
    Emigrimi i fundit në vitin 1744 u shoqërua më vonë me themelimin e bashkësisë shqiptare të Via Badessa, në Abruzzo, të Italisë. Në ato rrethana historike të imponuara, shqiptarët qenë të detyruar të braktisin Arbërinë, në periudhën e dhunës së asgjësimit fizik e shpirtëror të ushtruar furishëm nga mizoria e egër e osmanllinjëve, që, përmes shpatës, u përpoqën të përhapnin “civilizimin”, si një vlerë e Perandorisë më të “pathyeshme” asokohe. Valë e furishme vërshimesh, janë ato që përfshinë harkun kohor të viteve 1930-1944, ku rreth 150.000 shqiptarë ishin larguar nëpërmjet emigracionit të jashtëm. Këtu nuk po përfshijmë “emigracionin” e shqiptarëve nga Kosova drejt pllajës së Anadollit, si pasojë e marrëveshjeve të fshehura dhe të hapura midis ish-kolonizatorëve serbë dhe “vëllezërve” turq, që i degdisën shqiptarët në tokat më të këqija dhe në kufi me kurdët, me të cilët qeveria turke ka pasur gjithnjë probleme të shtetformimit.

    Si u përjetua emigracioni në përiudhën e komunizmit dhe pasdiktaturës
    Me vendosjen dhunshëm të diktaturës komuniste më 28 nëntor 1944, emigracioni i jashtëm pushoi së ekzistuari, duke u paraqitur vetëm në formën e arratisjeve individuale, ose të minigrupeve në mënyrë sporadike të kundërshtarëve politikë të regjimit. Shumë të rinj dhe familje shqiptare, që morën udhën e arratisjes nga “lumturia” komuniste, patën një fund tragjik, duke u pushkatuar në vend, u kapën të gjallë dhe dërguan në burg, u masakruan dhe kufomat e tyre u shëtitën ditën nëpër lagjet dhe rrugicat e Shkodrës e të fshatrave dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë, që ishin “çerdhe e reaksionit kundër pushtetit popullor”... Kjo faqe e historisë ngjason njësoj sikurse me zezakët e kontinentit të Afrikës në shek.XV, të cilët, në përpjekje për t’iu larguar e shpëtuar nga duart e padronëve, që i kishin blerë si mall tregu, patën një fund tragjik, ku u ndoqën nga karvani i qenve, u vranë, torturuan, zhdukën me familje fizikisht, derisa, një ditë, ata fitojnë lirinë dhe të drejtat, sikurse edhe të bardhët në Afrikë e SHBA.

    2 korrik 1990, një shuplakë e madhe për diktaturën
    Duhet të vinte 2 korriku i vitit 1990, ku shpërtheu i pari fluks, që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, tashmë i njohur si “Fenomeni i Ambasadave në Shqipëri”. Në ambasadat e huaja të akredituara në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, u futën 4975 persona, që ishin nga e gjithë vendi. Ata së bashku i dhanë kështu goditjen vdekjeprurëse sistemit shterpë komunist. Prej tyre 3554 u futën në ambasadën gjermane, 816 në ambasadën italiane, 549 në ambasadën franceze dhe në rezidenca të tjera diplomatike në Tiranë. 3 persona, që u futën në ambasadën kubaneze u nxorën jashtë nga personeli i saj dhe për fat të mirë, ata u rifutën edhe një herë në ambasadën gjermane në Tiranë. Ndonëse, qe një futje spontane e njerëzve në këto ambasada, ata nuk e meritonin fjalën fyese se “janë jashtëqitja e kombit”. Këta emigrantë u quajtën legalë dhe u legalizuan nga vendet ku ata shkuan. Me keqësimin e gjendjes politike, ekonomike, kriza sociale dhe thellimi i kurbës së krizës së përgjithshme në shumë rrafshe, shpërtheu e para rrymë masive e refugjatëve, ku në mars të vitit 1991 rreth 100.000 persona të dëshpëruar nga sistemi komunist braktisën vendin, kryesisht drejt Greqisë në masën 76 për qind dhe Italisë 24 për qind. Më pas emigrimi ilegal në vitet 1992-1993 e rriti numrin e emigrantëve jashtë Atdheut me 300.000 persona. Në vitet ‘95, numërohet shifra 450.000 persona, duke i shtuar këtu edhe numrin e atyre emigrantëve në vitet 1996, 1997 dhe 1998, çka bën që numri i emigrantëve të rrumbullaksojë shifrën 600.000 ose 17 për qind e popullsisë së Shqipërisë jetojnë e punojnë jashtë atdheut. Në vitin 2002-2003 mendohet nga burimet e pavarura në Tiranë, se numri i përgjithshëm i emigrantëve shqiptarë ka arritur në 1.000.000 banorë të shpërndarë 90 për qind në vendet e Evropës Perëndimore dhe në Amerikën e Veriut dhe Jugut.

    Struktura e emigrimit dhe rrjedhja e vijueshme e trurit
    Sipas burimeve të ekspertëve, që kanë hulumtuar dhe analizuar me kujdes këtë fenomen me të gjithë pasojat që burojnë, rezulton se 80% e numrit të emigrantëve janë të elementit mashkull, gjini e cila ka tendencë të rritet në vitet në vijim. Dhe kjo, me sa duket, është e lidhur me vetë kushtet specifike, e tepër të vështira, në të cilat zhvillohet ky lloj emigracioni. Për më shumë rezulton se 70 për qind e këtyre emigrantëve janë të moshës 20-30 vjeç. Pra, sikurse shihet, mosha më e re aktive e popullsisë sonë, është e përfshirë në këtë lloj emigracioni, çka përbën një problem shumë të madh për kushtet e ven-dlindjes, sepse Shqipë-risë i nevoitet kjo moshë e re për rindërtimin e saj. Një fakt tjetër shumë i rëndësishëm, është se mbi 50% e intelektualëve të vendit, nga mosha 24-56 vjeç dhe mbi këto kufinj, janë përfshirë në këtë emigracion, që ka tendencë gjithnjë e më shumë të rritet, falë vështirësisë ekonomike, korrupsionit, pasigurisë në vend, mungesës së investimeve vendase dhe të huaja për punësimin e të rinjve dhe të shkolluar në universitetet shqiptare. Tashmë Shqipërisë po i humbet një herë e përgjithmonë kapitali human në përgjithësi, dhe mbi të gjitha po ikën përgjithmonë truri i kualifikuar, që kanë një ose dy grada shkencore të mbrojtura pas viteve 1990 në Shqipëri dhe vendet e zhvilluara të Evropës Perëndimore.

    Faktorë kapriçiozë, që e stimulojnë fluksin e madh të shqiptarëve gjatë viteve 1997-2003
    Në fillim duhet theksuar, se strumbullari ose faktori më dominant, është ai politik, humbja e shpresës, krimi politik, korrupsioni, vrasjet ditën për diell, vjedhjet e grabitja e biznesmeneve shqiptarë dhe të huaj dhe si kureshtje e shqiptarëve, pas një izolimi të gjatë, për të njohur botën. Më tej, këto faktorë anuan në sensin ekonomik, si pasojë e gjendjes së rënduar dhe drastike eko-nomike, që përjetuan dhe përjetojnë bashkëkombasit tanë në vendlindje në këtë periudhë abuzive të tranzicionit super të zgjatur. Emigrantët tanë, që u stabilizuan në SHBA, Kanada, Argje-ntinë, Evropë, Australi, Afrikë (Afrika e Jugut) dhe Azi (Japoni, Korea e Jugut) i shtynin faktorët e bashkimit familjarë të emigrimit atje me familjet e tyre, që kishin lënë në Shqipëri. Faktorët e tjerë mendoj se janë edhe arsyet e arsimit, humbja e shpresës se Shqipëria do të bëhet një ditë nga vetë shqiptarët dhe shumë arsye të tjera e stimuluan dhe nxisin emigrimin në masë të shqiptarëve për ku të munden dhe si të munden. Mbi të gjitha, mendoj se qendrojnë dy faktorë esencialë: politikë, pasojë e politikës kapriçioze dhe destabilizuese që po ndjek qeveria e kuqe në pushtet, që me papërgjeshmërinë e tyre i rrisin varfërinë popullit të vet dhe e detyrojnë të gjejnë si udhë shpëtimi kurbetin plot kalvare. Kështu, sipas statistikave të publikuara nga mediat e pavarura të Bashkimit Evropian, rezulton se nga puna e emigrantëve janë rritur të ardhurat e bujqësisë në Greqi në masën 18% dhe 15% të ardhurat e sektorit të ndërtimit. Bujqit grekë, prej punëtorëve krahu janë kthyer në efendikoj. Nëse një ditë Greqia do të gdhihej pa emigrantë, ekonomia e saj do të përjetonte mungesën e tyre. Kësisoj kërkohet nga ana e “shtetit” shqiptar, që t’u sigurohet asistencë të gjithë emigrantëve që kanë nevojë për ndihmën e tyre nga ana juridike etj., sepse në fund të fundit ky është roli primar i ambasadorëve të ven-dlindjes, për të mbrojtur shtetasit e vet, dhe jo për t’i shfrytëzuar e lodhur dhe detyruar shqiptarët që ta kenë për turp që kanë një ambasadë të tillë, që mund të jetë e kujtdo, por jo e shqiptarëve. Është e domosdoshme të bisedohet me strukturën ndërkombëtare përkatëse, për zbatimin e Konventave që Mbrojnë të Drejtat e Emigrantëve. “Shteti” që mendon se është shtet, duhet t’i dalë zot bashkëkombasit të vet.

    Platforma e komunizmit për tjetërsimin e komunitetit shqiptar në SHBA e gjetkë...
    Sikurse kishim premtuar edhe në një dokument të kaluar, po vijojmë t’i japim bashkatdhetarëve tanë në SHBA dhe kudo që gjenden, përmes internetit faqe nga dokumentet origjinale të KQPPSH-së. Ata, përmes përfaqësuesve të zellshëm antishqiptarë, bënë shkatërrimin e jetës dhe veprës së shqiptarëve nëpër botë. Një rol negativ kanë luajtur dhe luajnë ende sot të ashtuquajturat ambasada të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në vendet ku ishin dhe janë akredituar, mbasi janë e njëjta nomenklaturë, sikurse para vitit 1990. Vëreni faktin se, pas çdo shërbimi katër ose pesë-vjeçar, asnjë nuk kthehet në vendlindje, por drejtojnë bizneset e tyre private, që i kanë filluar në kohën që shërbenin si “ambasador” të biznesit të tyre dhe assesi të shqiptarëve. Sikurse pranojnë edhe mediat e pavarura në Shqipëri, 65 përfaqësues, pra ambasadorë të ambasadave të Shqipërisë të shpërndarë nëpër vende të ndryshme të Botës, pas misionit të tyre nuk u kthyen në Tiranë. Duke shfrytëzuar naivitetin e emigrantëve, u munduan dhe ia arritën qëllimit për të përçarë shqiptarët në SHBA (me numër më të madh në Boston, Michigan, Nju Jork), duke mbjellë farën e përçarjes, e cila sot ka lëshuar rrënjë thellë. Tregojnë më të vjetrit, se në Amerikë ka ekzistuar Klubi “Isuf Gervalla”, që kishte në zyrat e saj flamurin me yllin komunist dhe në çdo aktivitet “patriotik” në rrugët dhe qytetet e SHBA-së ka prirë ylli i Tiranës së kuqe. Në shumë shtete të Amerikës, ekzistojnë shumë shoqata, fondacione me emër e pa emër të krahut të majtë (me shumicë për fat të keq) dhe të djathtë konsekuentë, por të lodhur nga vitet e burgjeve në Shqipëri (të arratisur qysh në kohën e diktaturës), të cilët shajnë e mallkojnë njëri-tjetrin. Po tregoj vetëm një shembull, ku shqiptarët nuk gjejnë gjuhën e bashkëpunimit, për të kremtuar Ditën e Flamurit dhe të Shpalljes së Pavarësisë. Eshtë bërë traditë kremtimi i përvitshëm i Festës së Pavarësisë më 28 nëntor 1912, ku shumë grupacione dhe parti politike (krejt pa kuptim ekzistenca e tyre në SHBA), secila për llogari të vetvetës, ngrejnë flamurin shqiptar në ceremoninë festive në resto-rant, ku shpesh të huajt që ftohen bëjnë pyetjen: Sa herë është ngritur flamuri i Pavarësisë shqiptare, mbasi vitin e kaluar isha në një shoqatë tjetër si i ftuar!? Një senator amerikan, i tha një miku tim, disa ditë më parë: “Përse nuk merreni vesh ju shqiptarët me njëri-tjetrin dhe nuk keni asnjë organizatë apo lob serioz, që të përkujdeset për emigrantët e rinj, që kanë shumë nevojë për ju? Nese ju nuk i ndihmoni emigrantët që vijnë nga vendlindje në ditët e vështira që janë, atëherë ata asnjëherë nuk do t’u jenë ju mirënjohës dhe do ta kenë për turp të thonë se janë vëllezërit tuaj shqiptarë”. Dhe përgjigjja e mikut tim ishte një ngritje supesh dhe skuqje nga një njohje e mirë që ai kishte për shqiptarët.

    Informacionet që i shkonin në rrugë sekrete Enverit për shqiptarët në botë
    Dhe pa shumë komente dhe fakte të jetës së përditshme të emigrantëve në SHBA ekziston, një dokument i qeverisë komuniste shqiptare, hartuar me kujdes para 48 vjetëve me makinë shkrimi (daktilografuar) në tre faqe destinuar për udhëheqjen e lartë të asaj kohe. Ai përmban nënshkrimin “Tiranë 1965”. Dokumenti është nënshkruar nga ish-ministri i Punëve të Jashtme asokohe, Behar Shtylla dhe ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Haz-biu. Dukumenti titullohet: “Platformë mbi pu-nën në drejtim të kollonive shqiptare”. Aty flitet për Federatat më të vjetëra Panshqiptare, “VATRA” (themeluar 1912 në Boston, SHBA nga dijetarët dhe personalitetet më të shquar të komunitetit tonë në Amerikë dhe për të gjithë trojet etnike shqiptare, Imzot Fan Stilian Noli dhe shkrimtari, diplomati dhe poligloti Faik Konica). “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, “Lidhja e Dytë e Priz-renit” (Prizren 1942) me kryetar Xhafer Deva dhe “Lidhja e Tretë e Prizrenit” (Nju Jork 1962) themeluar nga një grup të rinjsh shqiptarë nga Kosova me iniciativën e nipit të Sadik Ramë Gjurgjevikut i quajtur Ismet Berisha, ku kryetar i së cilës u zgjodh përsëri përsonaliteti i madh Xhafer Deva. Kjo lidhje ekziston edhe sot e kësaj dite me qendër në Nju Jork. Në dokumentin e firmosur nga Kadri Hazbiu, kjo Li-dhje etiketohet si reaksionare. Dokumenti ës-htë një dëshmi e fortë e veprimtarisë antikomuniste të “Vatrës” dhe “Lidhjes së Prizrenit” në SHBA.



    Dokumenti i Hazbiut dhe Shtyllës për shqiptarët e SHBA për Byronë në '65

    “Në shtete të ndryshme gjenden një numër i madh bashkatdhetarësh të larguar në kohë të ndryshme nga Shqipëria dhe nga viset shqiptare në Jugosllavi. Të parët kanë qenë larguar për nevoja ekonomike, ndërsa të dytët të shtrënguar nga ndjekjet dhe persekutimet prej shovenistëve serbo-malazezë dhe titistëve.

    Qëndrimi i tyre në përgjithësi është mirë. Ata ruajnë ndjenjat patriotike, kanë dashuri për R.P. të Shqipërisë. Por ka mjaft që kanë humbur ndjenjat kombëtare dhe të tjerë që kanë rënë nën influencën e armiqëve të Republikës Popullore të Shqipërisë.

    Organizimi në to është i ndryshëm. Emigracioni ekonomik nga Shqipëria, ka tradita, dhe në periudha të caktuara ka kontribuuar për çëshjen kombëtare. Në emigracionin kosovar armiqtë përpiqen të krijojnë organizata reaksionare për t’a tërhequr atë kundra R.P. të Shqipërisë, si p.sh. “Lidhja e Prizrenit”. Aktualisht organizatat pro R.P. të Shqipërisë janë “Shqipëria e Lirë” në ShBA, “Skënderbeu” në Argjentinë dhe disa shoqata e klube në Turqi, Australi e Republikën Arabe të Bashkuar. Ndërsa kundra R.P. të Shqipërisë janë “Vatra” dhe “Lidhja e Prizrenit” në SHBA”.


    Gazeta Panorama
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Letersia Shqiptare
    Nga new-man në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •