Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Krishti dhe Ligji i Moisiut

    Te nderuar vellezer dhe motra,

    Dua te hap kete teme mbi nje nga pikat kryesore te jetes se krishtere.
    Krishti dhe Ligji i Moisiut.

    Nga te gjithe ata qe kane nje njohuri mbi Biblen. pak a shume njihet fakti historik i dhenies se Ligjit ndaj popullit izraelit ne malin Sinai. Ky Ligj u be nje udherrefyes per kete komb ne situata te ndryshme.Ky Ligj ishte shume i rendesishem per jeten fetare dhe kombetare te popullit te zgjedhur.
    Ne kohet kur ky popull e harronte kete Ligj, ai gjendej i skllaveruar nga kombet perreth.

    Gjithashtu ky Ligj ze ven dhe ne epoken e Krishtit. Krishti thote se une nuk erdha ta shfuqizoj kete Ligj, por ta permbush ate.
    Por njera nga akuzat ndaj Krishtit ishte se ai u be nje Ligj prishes. Kjo akuze e coi ate drejt denimit me vdekje.

    Por dhe me pas ky Ligj u be nje objekt diskutimi ne Kishen e hershme.

    Edhe sot ky Ligj eshte nje objekt diskutimi nga shume te Krishtere dhe madje dhe jo te krishtere.

    Per te dhene mendimet tuaja rreth kesaj pike, do ju ftoja te gjitheve te diskutonim.

    Po keshtu edhe mendimet e besimtareve jo te krishtere jane te mirepritura...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    I gjithe ligji u permbledh te Krishti. Krishti eshte Ligji yne. Nese ne kemi Krishtin, ne mbajme edhe Ligjin, por nese nuk kemi Krishtin, edhe nese mbajme te gjithe ligjin(gje qe eshte e pamundur, pasi njeriu deshtoi ta mbante ate), ne nuk kemi asgje.

    Mund te flisja me shume ne lidhje me ligjin, por do deshiroja te shoh me pare mendimet e te tjereve.

    Pershendetje
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Testamenti i Vjeter perben LIGJIN E SHKRUAR qe eshte hedhja ne leter e FJALES se Perendise. Keto ligje njerezit i mesuan por nuk i zbatuan. Qellimi i ketyre ligjeve ishte mbajtja larg e njerezve nga mekati, ai mekat qe do ti conte ne menyre te sigurt ne mbreterine e vdekjes qe eshte mbreteria e Satanait. Ndryshe nga njerezit qe i ndryshojne fjalet e tyre, Perendia asnjehere nuk e shkel FJALEN e Tij. Nese Zoti do te linte ne fuqi ligjin e vjeter, askush nuk do te njihte shpetim nga njerezit pasi te gjithe ishin mekatare dhe te gjithe jetonin nen diktatin e tundimeve te djallit. Krijesa prej balte e Zotit me emrin njeri, nuk mund te perballte dot tundimin e mekatit te kryengjellit rebel te Perendise.

    Zoti i Bibles eshte Zoti i dashurise dhe meshires dhe ai nuk mund te lejonte pasardhesit e Eves dhe Adamit te perfundonin ne mbreterine e djallit. Ne vend te shkaterrimit te sigurt qe koha do ti sillte djallit dhe gjithe shpirtrave qe ai kishte zene rob me vdekjen, Ati u dha nje shans te dyte gjithe njerezimit per te gjetur RRUGEN E SHPETIMIT nga kthetrat e mekatit qe te con ne vdekje.

    Plani i Perendise kesaj here nuk filloi me nje krijese balte, por me nje Bir Shpirteror, Zot prej Zoti, Drite prej Drite, Periendie te Vertete prej Perendie te Vertete qe eshte nje me Atin dhe ka qendruar ne krah te djathte te Tij qe prej krijimit te gjithesise. Ky eshte Mesiah per te cilin benin fjale Shkrimet e Shenjta, Shpetimtari i cili do te shpetoje jo vetem popullin e izraelit por gjithe popujt e botes qe rrjedhin nga populli i Izraelit. Jezu Krishti LINDI nga nje virgjereshe me emrin Maria, e lene me bare nga Shpirti i Shenjte. 2036 vjet me pare lindi Shpetimtari misioni i te cilit ishte pikerisht grumbulllimi i deleve te humbura te Perendise ne vathen e tyre.

    Ati nuk dergoi me profete qe ishin njerez te thjeshte te cileve Perendia i kish zgjedhur per te psallur Fjalen e Tij. Ati dergoi Birin e Tij te Vetemlindur, deshmia me e madhe e Tij per dashurine dhe meshiren qe ndjen per njerezit, ne te njejten kohe, shansi me i madh per shpetim per njerezimin.

    Jezu Krishti nuk e psalli ligjin, Ai e JETOI ate. Jezu Krishti nuk iu shmang tundimeve njerezore, ai u rezistoi per 40 dite ne shkretetire ketyre tundimeve te djallit. Jezu Krishti nuk u fali njerezve LIGJET qe duhet te ndjekin por u tregoi RRUGEN qe duhet te ecin drejt bashkimit me Atin. Jezu Krishti nuk erdhi me shpate ne dore te gjykoje mekataret, Ai erdhi me FJALEN ne goje per te deshmuar RRUGEN e VERTETE. Jezu Krishti nuk erdhi per te shpetuar vetem popullin e Izraelit, Ai erdhi per te shpetuar te gjithe ata popuj qe kerkojne Shpetim ne emer te Tij. Jezu Krishti nuk erdhi qe te cliroje njerezit nga vuajtjet, erdhi qe te paguaje mekatet dhe vuajtjet e gjithe njerezimit me gjakun e Tij te pamekat qe u derdh ne kryq. Jezu Krishti nuk u kryqezua per te mposhtur djallin, Ai u kryqezua per te shpetuar gjithe njerezit e kesaj bote nga fundi i sigurt qe e pret mbreterine e djallit. Jezu Krishti nuk e shkeli vdekjen per tu ringjallur te treten dite per te mundur djallin, Ai e shkeli vdekjen duke hapur keshtu nje shteg shpetimi per te gjithe njerezit e kesaj bote qe ecin ne hapat e Tij.

    Jezu Krishti i dha jete Fjales se Perendise duke mos i lene njerezit vetem me ligjet e Testamentit te Vjeter, por duke u shtruar edhe RRUGEN E SHPETIMIT ne Testamentin e Ri. Lajmi i Mire qe Ai i deshmoi njerezimit me jeten e Tij eshte se Ai eshte Rruga, e Verteta, Jeta dhe kushdo qe ecen ne hapat e Tij do te njohi shpetim duke u bashkuar me Atin qiellor.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Vertet kjo eshte nje teme me shume interes per te gjithe besimtaret e Krishtere. Se pari duhet te dime se cfare eshte ligji i Perendise, si dhe cili eshte qellimi i tij.
    Perendia perzgjodhi nje komb te cilin e formoi prej pasardhjes se Abrahamit, dhe ky eshte kombi i Izraelit. Me pas Perendia e formoi kete komb ne Egjypt, dhe pasi ai u formua, Perendia e nxori prej Egjyptit duke e cuar ate ne token e permetuar, te cilen Perendia ja pati pretmuar Abrahamit. Ligji i Mojsiut ze vend qysh me daljen e kombit te Perendise nga Egjypti.
    1- Perse Perendia ja dha ligjin kombit te tij te perzgjedhur, Izrael?
    2-c ili ishte qellimi i Ligjit ?
    3- Cfare shpreh dhe mbart ne vetvete Ligji i Perendise"
    Keto jan disa pyetje , te cilat une do te periqem qe ti shqyrtoj shkuritmisht.
    Izraeli ishte i vetmi komb ne mbare dheun , te cilin Perendia e perzgjodhi per te realizuar PLANIN e tij, thelbi i te cilit ishte: SHPETIMI i NJERIUT NGA VDEKJA.
    Ligji ne vetvete shpreh madheshtine dhe drejtesine e Perendise. Shpeshhere shume te krishtere mendojne se lgiji jane vetem 10 komandat, te cilat ju dhane Mojsiut ne Malin Sinaj. 10 komandat jane pjesa thelbesore e Ligjit, por Ligji eshte i teri si nje kushtetute e ardhur prej Perendise, te cilin Perendia ja dha Izraelit ne menyre qe Izraeli te njohe DREJTERISNE dhe MADHESHTINE e Perendise, ne menyre qe Izraeli te ecte simbas ligjit hyjnor duke permbushur vullnetin e Perendise Jehovah. Perendia i tregoi Izraelit , se, ai eshte nje komb qe nuk i perket botes dhe nuk jeton per boten, por i perket Perendise dhe duhet te beje vullnetin e Perendise.
    Ligji i Perendise kishte shume qellime ne vetvete, por qellimi me i madh dhe me kryesor ishte : te sillte Izrailitet tek Krishti, pra nepermjet Ligjit ata te njihnin Krishtin e Perendise, Mesine Shpetimitar. Qellimet me kryesore te Ligjit ishin: Njeriu te njohe DREJTEISNE e Perendise, te njohe MEAKTIN, te njohe DOBESINE ne mish te tij, si dhe perfundimisht te njohe Krishtin. Fakti qe duhet thene eshte se, Perendia Ligjin e tij ja ka dhen vetem kombit te tij te perzgjedhur, Izrael. Asnje kombi tjeter pervec tij , nuk i eshte dhene prej Perendise lgiji i Mojsiut.
    Perendia nuk ja dha ligjin e tij kombit te Izraelit, me ane te te cilit ai do te mund te merte shpetimin. Ligji i tregoi njeriut( nepermjet popullit te Izraelit) te qenit e tij nen MEAKT, si dhe pafuqesine e tij per te mundur MEAKTIN dhe VDEKJEN, ne menyre qe te dale i DREJTE para Perendise. Perendia e njeh plotesisht njeriun , dhe e di se ai eshte nje qenie e dobet dhe mekatare, e pa afte per tu cliruar nga Mekati Mat:15:19. Rom:7:18. Po keshtu, shkelja e ligjit eshte Mekat , thote 1Gjon:3:4. Pra te shkelesh Ligjin e Perendise do te thote, te shkelesh DREJTESINE e Tij. Por a mundet qe i padrejti, te vije ne paqe me Perendine nepermjet veprave te ligjit? Meqense njeriu lind nen MEKAT , sepse eshte pasardhes i Adamit dhe Eves, atij i duhet me patjeter qe te mos e SHKELE ligjin e Perendise ne asnje pike, ne menyre qe ai te jete i DREJTE parpara Perendise. Pra te mbash Ligjin te pashkelur, do te thote, te jesh i DREJTE simbas DREJTESISE se Perendise, dhe kjo ben qe te MERITOSH jeten e perjetshme me ane te VEPRAVE te Ligjit. Por a mundet NJERIU ta permbushe kete gje? Kjo eshte e pamundur dhe e paarritshme per njeriun, per te vetmin fakt, sepse ai lindi nen mekat duke qene pasardhes i Adamit dhe Eves. Po atehere, meqense DRETJESIMI i njeriut nuk arrihet me ane te Veprave( mbajtjes) te Ligjit , perse Ligji eshte i rendesishem ? Jezusi tha: une nuk erdha per ta shfuqizuar ligjin dhe profetet, por erdha qe ti PLOTESOJ.
    Atehere le te pyesim: Cfare kishte ligji MANGUT te cilen Jezusi duhej ta plotesonte? Ligji nuk kishte azgje mangut sepse ai erdhi prej Perendise, dhe Perendia ben vetem persosmeri, por MANGESIA qendronte tek NJERIU, ne mish te tij. NJERIU ishte i DOBET ( per shkak te mishit) per te MBAJTUR Ligjin te pashkelur, dhe te mbash LIGJIN te pashkelur do te thote: te jesh i persosrur dhe i DREJTE ( dmth. i pamekate). Ardhja e Krishtit, ishte pikerisht MBAJTA e Ligjit te Perendise, duke mos e shkelur ate ne asnje pike. Pra ne kete menyre Ai e plotesoi LIGJIN duke e permbushur ate ne te gjitha pikat, pasi njeriu per shkak te dobesise ne mish, ishte nje shkeles nene mekat. Ardhja e Jezusit ne MISH te NJERIUT, ishte pikerisht e vetmja menyre per ta NXJERE NJERIUN te DREJTE perpara Perendise. Por gjithmone te qenit i DREJTE perpara Perendise do te te thote: te jesh i PAMEKAT, dhe te jesh i pamekat do te thote: te mos e shkelesh LIGJIN ne asnje edhe nje pike.
    Apostulli Pal tek 1Kor:1:30, thote se, Krishti u be per ne DREJTESI. Perse Krishti u be per ne DREJTESI? Cfare do te thote ky fakt per ne besimtaret e krishtere? Jezusi nuk mekatoi asnjehere , qe do te thote se, Ai e nuk e shkeli ligjin ne asnje pike te tij. Jezusi erdhi ne mish te njeriut, por jo nen denim te mekatit. Ai nuk lindi ne MEKAT, sepse nuk ishte pasardhes i Adamit dhe Eves. Myslimanet nuk pranojne pikerisht FAKTIN me fondamental te shpetimit: Lindjen dhe Personin e Krishtit. Jezusi lindi prej Frymes se Shenjte dhe te Vrigjeres Mari. Prandja Ai nuk ishte i dobet dhe nen MEKAT, ashtu sic eshte cdo njeri ne bote. Ai erdhi ta VESHE njeriun mekatar, dhe ta nxjere ate te DREJTE perpara Perendise. Por si? Duke mos e shkelur Ligjin ne asnje pike dhe duke e permbushur ate ne te gjitha pikat. Pikerisht kjo DREJTESI e Krishtit , na dhe mundesine e vetme qe ne te DRETJESOHEMI dhe te dalim te DREJTE perpara Perndise. Keshtu ne nuk jemi me nen denim te ligjit, pasi ne e plotesuam ate me ane te Krishtit njeri. Kjo eshte dhe arsyeja se perse Jezusi tha : une nuk erdha per ta shkelur Ligjin por per ta plotesuar ate. Nese Jezusi do ta shkelte Ligjin qofte edhe nje nje pike te vetme, se pari kjo do te tregonte se Ai ishte nje njeri nen mekat dhe i pafuqishme per te mposhtur Mekatin dhe Vdekjen. Se dyti, mosshkelja e ligjit dhe zbatimi i tij ne te gjitha pikat verteton se, me ne fund NJERIU ( nepermejt Krishtit njeri) arrit te dale i DREJTE perpara Perendise. Ky fakt ka rendesi fondamentale ne besimin e krishtere. Shiko se si thote Pali tek Rom:5:1. Ne u DREJTESUAM me ane te BESIMIt tek Krishti , dhe keshtu aritem ne paqe me Perendine. Fjala DREJTESIM do te thote: mosshkeles i ligjit, sepse shkelja eshte mekat. Por ku vertetohet konkretisht se Jezusi ishte i DREJTE dhe nuk e shkeli Ligijin ne asnje pike?
    Kjo eshte pyetje vendimtare dhe fondamentale ne besimin e krishtere. Bibla na tregon se shkelja e ligjit eshte mekat 1Gjon:3:4 dhe MEAKTI ka nje PAGE, dhe kjo page eshte VDEKJA Rom:6:23.
    Dikush me te drejte mund te thote: Por nese Krishti ishte i drejte atehere perse ai vdiq, sepse te vdesesh do te thote te permbushesh PAGEN e MEKATIT? Pra nese Krishti ishte i pamkeatshem , atehere: perse ai pesoi pagen e mekatit, vdekjen?
    Vazhdon.

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  3. Ka qėnė Krishti revoltues apo anarkist?
    Nga Tannhauser nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 10:55
  4. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21
  5. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •