Si t’i shmangėsh problemet midis punonjėsve dhe menaxherėve







Data (19-12-2003)


Hapi i parė pėr tė shmangur keqkuptimet ėshtė qė tė bėsh tė qarta politikat e kompanisė, duke shmangur kėshtu ēdo shqetėsim tė punonjėsve e mė pas tė sigurohesh qė ēdo punonjės tė lexojė dhe tė firmosė pėr vėnien nė dijeni tė kėtyre politikave. Politikat duhet tė pėrcaktojnė procesin e disiplinės sė kompanisė dhe tė nėnvizojnė se pėr cilat sjellje njė punonjės pushohet menjėherė nga puna, siē mund tė jenė vjedhje, ushtrimi i dhunės seksuale dhe vėnia nė rrezik e punonjėsve tė tjerė tė kompanisė. Mė pas stėrvit supervizorėt nė pėrdorimin e politikave tė kompanisė nė lidhje me pushimin e punonjėsve. Shumė kompani mund tė marrin njė paralajmėrim verbal, njė paralajmėrim me shkrim dhe nė rast pėrsėritjeje pushim nga puna. Kompania duhet tė aplikojė forma tė ndryshme paralajmėrimi, atė me shkrim dhe atė verbal, qė do t’iu duhet tė pėrdorin supervizorėt.
Ruani ēdo paralajmėrin verbal qė iu jepet punonjėsve. Gjatė paralajmėrimit verbal jini specifik pėr shqetėsimet e tyre nė punė dhe konkret pėr atė ēka ju prisni tė pėrmirėsohet. Pėr shembull: “Sara, sot ėshtė dita e tretė rresht qė ju vini 20 minuta me vonesė nė punė. Gjithė punonjėsit presin tė jenė nė kohė pėr tė punuar dhe unė do tė monitoroj ardhjen tuaj dhe pėr gjashtė javėt e ardhshme. Nė qoftė se ju vazhdoni tė vini me vonesė, do tė jem i detyruar tė kaloj nė hapin tjetėr tė disiplinės.” Ėshtė e lehtė tė pushoni nga puna punonjėsit tuaj. Nė shumicėn e rasteve nėpunėsit pushojnė nga puna punonjėsit e tyre. Shumica e sipėrmarrėsve pushojnė shtatė a mė shumė punonjės gjatė viteve tė tyre tė rinisė. Po le tė marrim rastin kur ju e pėlqeni punėn tuaj dhe nuk doni qė tė largoheni nga puna, por supervizori juaj nuk ju lė tė qetė. Ēfarė mund tė bėni ju? Ja dy hapa qė mund tė ndėrmerrni dhe qė mund tė ndihmojnė:
1. Nė rast se supervizori juaj nuk ėshtė i pėrshtatshėm, ju mund tė filloni tė regjistroni sjelljen e tij nė njė listė sipas datave, kohės, ngjarjes dhe dėshmive tė kėsaj ngjarjeje. Sjellje tė tilla, si: abuzim verbal, kėrcėnim, diskriminim, pėrdorim i alkoolit apo i drogės, ushtrimi i dhunės seksuale etj pėrbėjnė shkelje tė rregullave tė kompanisė. Pasi ju keni dokumentacionin e duhur, shkoni tė flisni me menaxherin e burimeve njerėzore apo njė menaxher me njė post mė tė lartė. Kėrkoni nga ata t’ju tregojnė se ēfarė duhet tė bėni nė vazhdim. Kėrkojuni qė biseda e zhvilluar ndėrmjet jush tė mbetet sekret pėr momentin e tė mos informojnė supervizorin qė ju keni folur me ta. Kjo gjė do t’i vėrė ata nė dijeni pėr sjelljen jo fort tė pėrshtatshme dhe ju do tė mbeteni anonim. Ata vetė duhet tė zgjedhin tė flasin drejtpėrdrejt me vetė supervizorin, apo do tė kėrkojnė qė ju vetė tė flisni me tė dhe t’i thoni ballė pėr ballė qė sjellja e tij ndaj jush ėshtė ofenduese. Nė qoftė se ju zgjidhni tė flisni me supervizorin, kėrkoni qė emri juaj tė mos bėhet i ditur.

Disiplina e punonjėsve, punonjėsi i aftė pėrballė tė paaftit
A keni pasur ndonjėherė probleme komunikimi me punonjėsit tuaj? Me fjalė tė tjera, punonjėsi percepton tė kundėrtėn e asaj qė ju keni dashur tė thoni. Si pasojė, nė fund tė bashkėbisedimit punonjėsi mendon se ju jeni “njė njeri i keq” dhe ju mendoni se punonjėsi ėshtė i paaftė pėr tė zgjidhur problemet e tij.
Rasti i parė: Njė punonjėse ka ardhur me vonesė nė punė gjatė muajit tė fundit. Nė fillim, juve nuk ju bėnte pėrshtypje vonesa e saj duke shpresuar se ajo do ta korrigjonte kėtė veprim. Por tani problemi qėndron se punonjėsit e tjerė ankohen pėr tė. Mėngjesin tjetėr ju shikoni se punonjėsja vjen 15 minuta me vonesė dhe kėrkoni qė ajo tė paraqitet nė zyrė pėr tė biseduar. Ju e njoftoni punonjėsen se jeni nė dijeni tė faktit qė ajo ka ardhur me vonesė kėtė muaj, por para se ju tė pėrfundoni fjalinė punonjėsja fillon tė justifikohet. Ajo tregon se i ėshtė dashur tė ndryshojė ēerdhen e fėmijės sė saj dhe kjo ka ndikuar nė shtimin e intervalit me 15-20 minuta pėr tė ardhur nė punė. Si menaxher, ju nė mėnyrė tė logjikshme i thoni asaj se ajo duhet tė niset nga shtėpia 25 minuta mė herėt, nė mėnyrė qė ta lėrė fėmijėn nė ēerdhe dhe tė vijė nė punė nė kohėn e duhur. Ju prisni qė punonjėsja ta pranojė kėtė zgjidhje tė thjeshtė dhe tė logjikshme, megjithatė, punonjėsja shqetėsohet akoma mė shumė nga ana emocionale. Toni i zėrit tė punonjėses ndryshon ndėrsa ajo tregon se asnjė nė ndėrmarrje nuk e mbėshtet atė dhe se ju nuk e keni pėlqyer kurrė atė. Punonjėsja fillon tė qajė, ngrihet duke dalė me shpejtėsi nga zyra juaj dhe vrapon drejt tualetit tė grave. Tani ju keni njė punonjėse qė ėshtė e shqetėsuar dhe katėr punonjėse tė tjera femra qė pėrpiqen ta qetėsojnė dhe ta ngushėllojnė atė. Kjo nuk ėshtė ajo qė ju kishit nė mend tė bėnit kur vendosėt tė bisedonit me punonjėsen. Mė vonė ju pėrpiqeni ta bindni punonjėsen pėr tė biseduar, por ajo nuk do qė t’ju takojė. Pėr shkak tė mosdashjes sė saj pėr t’u marrė me zgjidhjen e problemit, ju nxirrni pėrfundimin se kjo punonjėse nuk ėshtė e aftė pėr tė zgjidhur problemin e vonesės sė saj.

Ēfarė ndodhi qė biseda e mėsipėrme shkoi kaq keq?
Psikologėt socialė do ta pėrcaktonin atė qė ndodhi duke e parė nga njė kėndvėshtrim asnjanės. Njė vėzhgues i paanshėm duhet atėherė kur njė punonjės kupton dhe e shikon njė problem tė veēantė nga pikėpamja e atyre faktorėve situacionalė qė ai ėshtė duke pėrjetuar, p.sh.: nga natyra e punonjėsit. Pėr ta ilustruar, aktori (punonjėsja) ka parasysh gjithė faktorėt situacionalė qė bėjnė qė ajo tė vonohet nė punė; pėr shembull: trafiku, fėmija i saj qė pėrgatitet me vonesė ose ēerdhja e fėmijės sė saj ndodhet nė anėn tjetėr tė qytetit. Nga ana tjetėr, vėzhguesi (menaxheri) qė nuk i ka marrė parasysh tė gjithė faktorėt situacionalė qė i kanė ndodhur, pėrqendrohet nė faktorėt qė kanė lidhje me vetė natyrėn e personit. Pėr shembull, punonjėsi nuk interesohet pėr punėn, ai ėshtė dembel, ose punonjėsi nuk ėshtė i motivuar pėr punė. Si rrjedhojė, kur ju keni njė punonjės qė mendon se problemi qėndron te faktorėt situacionalė dhe njė menaxher qė e shikon problemin nė lidhje me faktorėt qė kanė tė bėjnė me natyrėn e njeriut, do tė ketė mosmarrėveshje. Duke i shtuar kėtij problemi edhe shqetėsimin emocional tė punonjėsit ju do tė keni njė mosmarrėveshje dhe njė reagim tė fortė emocional.


Njė takim i suksesshėm pėrfshin elementet e mėposhtme:

1) Dėgjo dhe ji i ndjeshėm ndaj faktorėve situacionalė tė punonjėsit.
2) Pėrqendroje pėrsėri punonjėsin te origjina e problemit dhe pyeteni atė pėr hapat qė mund tė merren pėr zgjidhjen e problemit.
3) Ofro pak ndihmė, nėse ėshtė e mundur, pėr ta ndihmuar punonjėsin tė zgjidhė faktorėt situacionalė.
4) Cakto njė takim nė tė ardhmen pėr tė diskutuar pėrparimin e punonjėsit.