Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1

    Fitorja e dyte e opozites apo humbja e rradhes

    Me ne fund, pas shume ditesh, javesh dhe muajsh ceshtja e shumeperfolur e Presidentit u zgjidh.

    Tashme per 5 vjet President i Republikes se Shqiperise do te jete nje Gjeneral Ushtarak, Alfred Moisiu, i biri i Spiro Moisiut.

    Zgjedhja e tij si President erdhi si pasoje e nje Konsensusi te paimagjinueshem deri para pak kohesh, midis dy liderve me te forte te politikes shqiptare, Fatos Nanos dhe Sali Berishes, te dy antagonisteve qe kurre nuk dinin te leshonin pe dhe qe thuhej nuk dinin se c'do me thene konsensus.

    Pavaresisht nga ky fakt qe tani per tani nuk dua ta citoj, ajo qe me ben me teper pershtypje eshte fakti qe me te entuziasmuarit per zgjedhjen e Moisiut si President kane qene opozitaret, megjithese pati disa nga rradhet e tyre qe nuk e pelqyen kete kandidature, ashtu sic pati edhe nga pozita disa te tjere qe nuk e donin nje gje te tille.


    Megjithate mbetet fakt, qe u zgjodh President ai qe donte Berisha dhe Nano, por sidomos ai i pari.

    Ishte nje fitore e Berishes, apo nje Humbje e tij e rradhes? Ishte nje fitore e Nanos apo thjesht nje pamundesi e tij per te bere me teper?

    Kini parasysh disa fakte.

    Nano nuk u zgjodh President dhe ne vendin e tij kemi nje Gjeneral Ushtarak per te cilin Shteti Shqiptar ka patur aq shume nevoje keto vitet e fundit.

    Berisha lidhi koalicion me Nanon dhe u zgjodh President ai qe donte ai, sikurse para disa muajsh lidhi koalicion me Meten per ceshtjen e Prokurorit dhe u zgjodh ne ate post ai qe donte Berisha.


    Cfare eshte kjo loje e Berishes? Cfare rezultati pritet te jape? Do te dale i fituar apo i humbur?
    Gjithashtu doli edhe nje lajm tjeter per nje marreveshje tjeter te rradhes midis pozites dhe opzites ne lidhje me ceshtjen e zgjedhjeve dhe ligjit elektoral.

    Pra do te kete ndryshime te metejshme.

    Po edhe nje here, keto veprime do te sjellin nje humbje tjeter te opozites apo nje fitore te saj, pra konkretizim te qellimeve ajo i ka vene vetes.

    Berishes i mbetet tjeter menyre per te luajtur dhe a i ka provuar ai te tera ato?

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    hmmm

    Une them ketu i ka te futura hundet dhe Evropa, po te kihet parasysh se ecuria e zgjedhjes se nje presidenti "konsensual", ndryshimet ne ligjin e zgjedhjeve jane ne devizen e udhezimeve te leshuara "butesisht" nga Brukseli.

    Nuk ka te beje mendoj aq me fitoren e pozites apo opozites, se sa me bindjen ndaj urdherave qe jepen nga jashte Shqiperise, per te ndenjur "urte e mire" se boll i merzitem ata matane Adriatikut dhe se nqs mendojme se nje nga qellimet e opozites (PD) eshte ējerrja e perdes mashtruese te parlamentit shqiptar te dale me hilera e poshtersi, bashkebisedimi mes Nanos & Berishes , nuk mendoj se do na ēoje ne zgjedhje te reja, se sa ne nje zbutje te klimes konfliktuale qe u mesuam te shohim pas '97.

    Sa per ate qe Moisiu eshte nje gjeneral ne pension dhe se vendit i duhej nje figure e tille "gjenraleske - ushtarake" mendoj se JO. Nuk jemi Kili apo ndonej tejeter vend i perafert me ato te Amerikes Latine,por jemi ne Evrope.
    Duan s'duan ca, "evropi" ka ca rregulla, te cilave duhet t'u permbahesh medoemos dhe dalja, shkelja e tyre te bitis ne gremina te thella prej nga nuk del dot.

    Te qenit e Moisiut nje gjeneral ne pension nuk eshte dicka aq domethenese (gjithnje sipas mendjes sime),aq me teper qe po te analizojme proēeduren e te zgjedhurit te tij; ajo ishte nje evokim ne minuten e fundit, si kunderbalancim i refuzimit te Kukos per hipjen ne Pallatin e Brigadave; dhe si ushtar i fundit u gjend nga Starova, Gjen.Dr. Alfred Moisiu, i cili pranoi kete propozim te opozites me burreri do shtoja une.
    Pra Moisiu nuk u zgjodh se ishte gjenral, por nga te qenit afer me opoziten, njeri i respektueshem, qe ka lidhje me njerezit e "nderkombetares", kryetar i nje shoqate qe mban lidhje me NATO-n dhe ne nje moshe te thyer disi. Aq me teper nuk eshte aq shume i involvuar ne politike sa figura te tjera shqiptare apo akademike te krimbu ne ide-komunisto-socialiste sic eshte p.sh. rasti i Y.Popas.

    Megjitheate fakt eshte se si Nano & Berisha nderruan taktiken e lojes ne minutat e fundit dhe askujt nuk ia priste se do vinte dita jo me kur keta "gjenerale" te politikes shqiptare do puqnin duart, por dhe do dilni me propozime qe lane pa fryme "avand-guardistet" e rinj shqiptar, te cilet mbeshtesnin per ēudi "te vjetrit".

    Pra ne te dy senioret Berisha & Nano, pame veti te reja, ato te thenies OK ndaj direktivave evropiane-perendimore dhe te tundurit nga idealet disi demode ne Shqiperi, te berjs ne koke te vet, kembenguljes ne politikat e vjetra te mos leshimit pe.
    Keshtu perfunduam ne nje Berishe e Nano te rinovuar ne ide dhe te freskuar nga pelqimi qe i beri presidentit "konsensual" Evropa.

    Gjeja me pozitive qe pashe ne kete proēes te gjate "presidencial" ishte marreveshja Berishe - Nano.
    Kjo per mua ehste shenj e uljes se tensionit ne vend.
    Eshte shenje e nje bashkepunimi te metejshem ne plotesimin e kerkesave qe EU apo ndonje tjeter i kane vene Shqiperise.
    Eshte te berit enje politike me perendimore.
    Per me teper do i Madhi Zot dhe dime te punojme ne te mire te nje vendi qe shume ka vuajtur nga njerezit e vet.

    Urime te dy lidereve dhe aq me teper presidentit te ri te vendit tim, Dr. Alfred Moisiu dhe shpresoj qe Shqiperia te rifutet ne binaret e zhvillimit e ta rimarri veten perfundimisht.

    Se fundi, kjo fryma entuziaste qe u vu re pas zgjdhjes se Moisiut si President i Shqiperise, me gezoi.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet nė Bllog
    22
    Pergjigjen secili e jep sic i gjykon gjerat.

    Nga kjo zgjedhje, une mendoj se i fituar doli elektorati shqiptar. E them kete pasi Shqiperia do te kete per president nje gjeneral ne pension, pa ambicie politike, pa interesa te ngushta me bizneset dhe mafien qe vepron ne Shqiperi e me gjere. Pra gjeneral Moisiu eshte nje njeri me moshe te tille qe nuk ka asnje axhende tjeter, pervecse te permbushi me se miri vullnetin e elektoratit shqiptar. Fakti qe eshte gjeneral, e ben ate te paprekshem dhe te pakorruptueshem nga politika, pasi Mojsiu nuk lejon kend ti japi urdhra apo terheqi prej hunde.

    Pozita nuk humbi dhe as fitoi gje si pozite, vetem sa pagoi haracin politik te 24 qershorit te kaluar. Ne pamundesi per te zgjedhur nje "president te sajin" pasi votat nuk ishin aty, nen trysni dhe presion te madh nga komuniteti nderkombetar, ne nje krize te brendshme partiake, socialistet vetem sa iu nenshtruan ketij vullneti pa shume pretendime dhe pa shume kushte. Por ajo qe u vu re ne kampin socialist, dhe ajo qe beri buje brenda socialisteve eshte fakti se "ishte Nano ai qe beri kompromisin dhe jo Meta". Nano u tregua i zgjuar me bllofin e tij presidencial, pasi duke u bere kokforte per tu zgjedhur vete, i detyroi kundershtaret e tij brenda partise qe te humbin kohen dhe energjine e tyre per ti bere balle Nanos dhe jo per tiu afruar opozites.

    Ne momentin e fundit, Nano ishte ai qe i beri ftesen Berishes, pasi ne pamundesi per Nanon te mbaje frenat ne partine e vet, ka nevoje per "moralin e opozites" qe tua shesi te tijeve. Ne kete realitet te ri politik te krijuar, mareveshja Nano-Berisha, le jashte loje ose le te themi ne plan te dyte Meten. Meta eshte i pafuqishem te sulmoje Nanon, dhe nuk i ngelet vecse te mundohete dhe ky i fundit te mari ndonje kredit per mareveshjen e krijuar. Pra mareveshja Nano-Berisha, forcon pozitat personale te Fatos Nanos ne krye te PS-se.

    Opozita nga ana e saj ndihet shume e cliruar pasi me se fundi, strategjia e liderit Berisha po jep frytet e veta. U rezua Rakipi, u zgjodh presidenti i kandiduar nga Berisha, dhe fryma e "fillimit te ri" nuk eshte me ne axhenden e Berishes por edhe te partise socialiste. Po flitet per zgjerimin e kesaj fryme edhe ne arritjen e konsensusit per korrigjimin e ligjit elektoral. Kjo eshte shenje e mire per politiken shqiptare ne pergjithesi, pasi po dilet nga rruga e pisllekut, per tiu kthyer rruges se legjitimitetit politik dhe institucional. Mareveshja Nano-Berisha dhe afrimi pozite-opozite eshte nje klime e re shume e mire qe duhet mbajtur gjalle e ushqyer edhe ne vitet qe do te vine. Mbi te gjitha, ka nje respekt midis palesh dhe nje respekt per rregullat e lojes nga i cili fitojne partitet politike, fitojne edhe shqiptaret qe duan stabilitet, qetesi e zhvillim.


    Kthimi i rregullave te drejta te lojes politike ne vend eshte nje merite kryesore e liderit te opozites Berisha, fale pershtatjes te se cilit, edhe lideri socialist Nano po ecen ne gjurmet e tij. Une uroj qe keto ndryshime te mos jene vetem siperfaqesore por rrenjesore ne karakteret e kety liderave politike. Koha do ta tregoje kete.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendetje. po e filloje me: urime i japim Alfredit per poziten e re. gjithashtu na vjen keq, qe pati fatin te zgjidhet e punoje me mafjen..... e nuk e dim per sa kohe do ta mbaj ate post varret nga vet ai, po i pati me ter mend ato mendime e interviste qe dha tek zeri i amerikes na vjen keq por me mire te ik e ta lere ate post se do ta han te gjalle mafja...... ai ka mendime te rregulloje shqiperin e ta fus ne europe ti ket prej verteti keto qe tha e ka shume te shkurter se na del kunder mafjes shqipetare ai do qe te vere rregull ne shqiperi ai do te ndaloj kondrabatat do te verre ligjet ne vend e te funksjonojen e jo ti abozojen po a te le Mafja te hush ne punet e saj e te behesh nje penges e saj...????? a po i tha ato llafe sipas vendit e i hodhi kembet sipas valles, e eshte nje nga te grupit ateher ai e ka jetegjatesin e postit te vet...... SUKESESE NE MUSHJEN E XHEPAVE.......
    te maresh nje post te till dote thote e je budalla(po e pate siqerisht e te kesh mendime qe te rregullosh) eshte sikur te vi nje lepur e te ver qetesin ne nje grup uqerish e tigrash hironike)
    ose ai edhe ai eshte nje ujke a tiger i cili vjen e bashkohet me turmen e tij......
    po vazhdoje qe qeveria te zgjidhet nga NANO me shoke atje nuk ka rregull qetesi, ndershmeri.... vete prezenca e dora e Nanos me shoke do te thote se nuk eshte dicka e paster e cilter por vec se atje vazhon loja e mafja.......
    Alfredo i solli vetes vetem shqetesime me kete post koha do ta tregoje e dota vertetoje sic e ka vertetuar me te gjithe te tjeret.... ata qe nuk jan te vleshem per mafjen o vdesin kasidetalisht, o nga stresi vrasin veten, oh do ti hellin persiper e ven tere gabimet qe ka bere grupi mafjoz ne te..... oh edhe ai bashkohet me grupin e ben si bejen ata..... keto te dyja jan rruget....
    por ama te shohesh Saliun ish-sekretarin e partise se spitalis te tiranes me Nanon ne nje tavolin eshte shume e pranushme e ta do llogjika. keta dy "politikane" (mafjoza) qe po ia bejen varrin shqiperise e shqipetareve me lojerat e tyre deri dje na hashin e na griteshin e na ishin armiqet numer nje me njeri tjeterin pa pike skupulli ulen me dite te tera e na bejn listen e presidentave e na flasin e na behen si mish e thua nje te pa ndare... e ne emer te shqiperise e te atedheut......turp e faqe zese per keta horra u ben bajat nuk ka me kuptim eshte o Saliu o Nano ska tjeter shqiperia o lepa o brena. ajo nuk eshte humbje as e te majtes e as te te djathtes se si e djatha e majta ne shqiperi jan nje. aty behen vetem lojra fljalesh. shqiperia ka vetem dy grupe bandash qe kryetaret e tyre jan Nano e Saliu te cilet bejne sikur zihen bejne sikur pajtohen e keshtu me radh si tua doje puna e interesi... bukur po e luajn po edhe sa do te vazhojen
    mjerr shqiperia e shqipetaret qe u ra ky fat.... ku cdo gje eshte ne dore te mafjes e te mafjozeve, cdo gje esthe e luajtur e rregullar nga bandat e grupet e tyre nga kontrabandistat... atje shqiperia nuk futet ne hesap fare lista eshte e mbushur vetem me plane si te behemi miljonera... si ti mbushim xhepat tona si te risim iteresat tona......
    me shume respekt
    eda

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e uragani
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    ajer
    Postime
    6
    Kane fituar vetem Berisha me Nanon.
    Sa per elektoratin qe thua Albo, nuk mendoje se do perfitoje tjeter pervec qetsise se veshve nga mitingjet e PD-se.
    Tani me eshte mbushur mendja se PD-ja i ka pas bere mitingjet vetem per orekset apo nepset e "doktorit".
    Berisha beri pakt me "filogrekun", me "vrasesin e Azemit, me "mikun" e Sllobodanit, me "hajdutin", me KOMUNISTIN.
    E habitshme, e cuditshme....
    Ose eshte kthyer Nano ne demokrat ose Berisha ne KOMUNIST.
    Po gjejne fjalen me njeri-tjetrin dhe them se po mendojne njesoje.....
    Nuk po i kuptoje me se c`fare ngjyrash po mbrojne....
    A nuk ju duket se keshtu humbet vlerat, rendesine institucioni i presidenti, parlamenti apo formula pozite-opozite.

    Megjithese e kam deshiruar kete lloje "qetesie" mes Nano Berishes sepse mendoja se edhe vete ne shqiptaret do te ishim me te qete e nuk do ta konsideronim kundershtarin politik si armik, prape, kjo lloj qetesi "nuk po me shkon per shtat".
    Kam nje lloje zhgenjimi qe nuk di si ta spjegoje......

    Berisha vertet qe nuk "lejoi" qe Nano te behej president, po kush e di ne te vertete se Nano nuk beri kete loje vetem qe te behej kryeminister?!

    Dmth...
    Berisha mori ate qe deshironte, Presidentin (kur ky i fundit thote se nuk do lejoje qe te nderhyje asnjerin prej liderve) dhe njekohesisht u harruan zgjedhjet e reja.
    Nano, "humbi" presidencen e fitoi kryeministrine (njekohesisht nuk do te kaloje ne zgjedhje te reja).
    Ne te dyja rastet opozita del e humbur.

    Po me vjen keq per JU qe mundoheni ta mbani veten me "gariet" dhe te vazhdoni te justifikoni apo te vleresoni levizjet e liderit tuaj "demokrat" si levizje te mencura dhe te mirestudiuara.
    Pozites me shume se te veje ne gjume opoziten nuk besoje se i duhet tjeter.
    Ta gezoni presidentin!
    Ta gezoje dhe i pafte "hajrin" kryeministrise "shoku" NANO.

    P.S nuk e kam kot une kur them se PD-ja ka nevoje per nje "NANO" si lider..........

  6. #6
    Eni,
    Europa patjeter qe mund ti kete futur hundet se nuk rri ndonjehere pa e bere, por alternativa e Europes une mendoj qe ka qene Kuko dhe jo Moisiu.

    Europa mund te kete urtdheruar dicka ne lidhje me presidentin Konsensual, por mos harro qe kjo ka qene nje ide e Berishes dhe qe Europa e perkrahu. Mos harro gjithashtu qe Berisha eshte ne opozite dhe jo ne pushtet, pra Europa i ve veshin opozites.

    Europa mund te vepronte shume mire si ne 1997-en, kur deklaroi qe zgjedhjet ishin te mira per momentin, te lejonte socialistet qe te benin me pushtetin cfare te donin dhe te izolonte Berishen.

    Perkundrazi, ashtu sic jo shumekush e besonte, Europa izoloi poziten socialiste dhe i vuri veshin Berishes kete rradhe, duke pranuar alternativen e tij. Gjithashtu Shqiperia dhe reformat pushtetare nuk u pranuar dhe u dogjen dy here nga parlamenti europian, gje qe tregon me se miri se cfare mbeshtje kane socialistet sot ne Europe.


    Perse Berisha veproi ne kete menyre?

    Une mendoj qe ai u detyrua qe te gjeje nje rruge tjeter nga ajo qe ai ka pas ecur vitet e kaluara. Deklarimi publik, denoncimi i hapur i krimit dhe mafias shteterore, denoncimi i vjedhjes se votes se popullit, denoncimi i gjendjes mjerane ne te cilen ndodhet sot Shqiperia, bien ne vesh te shurdhet ne nje pjese te madhe mediokre te popullit fshatar shqiptar.

    Shqiptareve i vidhet vota dhe nuk e vene ujin ne zjarr, pune e madhe thone. Jetojne ne mijevjecarin e ri, pa drita, une, pune, etj, pra pa minimumin e minimumit te standartit te jeteses dhe nuk e prishin terezine.

    Opozita dhe Berisha i benin thirrje qe te protestonin dhe del zevendesi i Berishes dhe deklaron qe nuk dua te bej gjimnastike mengjesi.

    Opoziten e vrasin dhe e persekutojne dhe populli ja ve fajin Berishes. Rrezohet tjetri nga shkallet dhe fajin e ka Berisha etj etj

    Eshte nje gjendje totale per te vene kujen me shkallen e indokrrinimit qe ka populli yne.

    Nano, Baci, Muci, Naci, etj etj etj bejne kerdine dhe populli rri.


    Pra definitivisht, duhen braktisur metodat populiste, pasi nje pjese e shqiptareve, ose me mire shqipfoles te djegin dhe ta pine gjakur kur humbin 100$ dhe jo kur i shiten interesat e atdheut.
    Te vrasin per nje llaf goje ndersa edhe motrat i kane derguar trotuareve te Europes.

    Pra situata e pergjithshme eshte katastrofale. Zgjedhjet vidhen dhe mashtrohen, Berisha uleret dhe askush nuk ja ve veshin. Ohu, kete pune ka ky.

    Atehere mbeti rruga tjeter, ajo me e lodhshme, me e rrezikshme, pra levizja nepermjet kanaleve diplomatike dhe perdorja e diplomacise dhe demagogjise per te arritur qellimet e veta.

    Qellimi justifikon mjetin dhe atehere perse jo? Doni o shqiptare ti themi derrit daje? Po more posi jo, i themi ne. A e moret 100$-in e lene tek Gjallica? Jo akoma, jua jap une bashke me Nanon qe ua premtoi. Doni fjale ju, fjale ju japim.

    Por ama duhet gjithmone te arrihet qellimi.

    Dhe gjithcka filloi me udhetimet e Berishes ne Europe dhe mund te kujtoi talljen qe bente shtypi kohes ne lidhje me ate gje.
    Tani shtypi dhe media mendohen mire perpara se te perdorin tallje per figuren e Berishes dhe te opozites ne pergjithesi.

    Pra Berisha sensibilizoi Europen per gjendjen mjerane te Shqiperise dhe manipulimin e zgjedhjeve. I ofroi alternativa dhe beri pakt me te.
    Socialistet qe nuk i moren me seriozitet veprimet e Berishes u kujtuar teper vone te reagonin. Teper vone, aq sa Meta nuk mund te mbulonte me Nanon dhe ky i fundit Meten.

    Meta del hapur kundra kandidatures se Nanos per President, Nano fillon katarsin kundra Metes dhe grupit te tij.

    Mos te harrojme qe gjithe puna ose me mire ceshtja e "Dushkut", u be per arsye qe te arrihen numri i nevojshem qe socialistet te zgjidhnin Presidentin pa patur pengesen e opozites.

    Keshtu prishjen e marredhenieve midis Metes dhe Nanos,Berisha e shfrytezon per te arritur fitorene e tij te pare, heqjen e mafiozit Rakipi nga posti i kryeprokurorit duke lidhur aleance me Meten dhe me vone ben qe te zgjidhet president personi qe vete Berisha propozoi, ne kete rast ne marreveshje me Nanon.

    Pra Nano nuk u zgjodh President, madje Presidenti nuk eshte fare Socialist. Tjeter gje se si mund te kthje pllake dhe mund te tregohet nje Meks i dyte me vone, por keto gjera nuk kane shume garanci.



    Pra deri tani mund te thuhet qe socialistet nuk ja kane pare hajrin fort manipulimeve qe bene ne zgjedhje. ta dinin ata se si do te shkonte puna e Presidentit ndofta nuk kishin per ta marre mundimin per te bere tere ate rremuje dhe manipulime.


    Ka qene nje humor, nuk e di nese e keni pare, ku nje gazetare e njerit prej stacioneve televiziv shqiptare ne nje emision (poshte dritares) fton politikanet shqiptare.

    Disa pjese te ketij emisioni u ishin trasformuar fjalet me qellim humori qe thonin politikanet per te bere nje emision humori.

    Cfare me ben pershtypje eshte fakti qe fjalet e qe ja kishin trasformuar Berishes tashme nuk duken fort humoritike pavaresisht se ne ate kohe dukeshin te tilla.

    Ai (dmth, humoristi) thoshte pak a shume qe:- Une kam gjetur nje menyre per te mos bere zgjedhje pasi me te vertete nuk kane cfare na duhen. Eshte nje forumule qe mund ta perdore e gjithe bota demokratike.

    Sa te rrije shteti dhe te merret me zgjedhje, te harxhoje kohe, miliona dollare etj etj etj, nuk i bejme fare, por merremi me zgjedhjen e gjykates dhe te gjitha partite qe duan te vene deputet shkojne atje perpara togave te zeza me jaka te bardha dhe atje ata te vendosin se cilet do te behen deputete.



    Kuptohet qe kjo eshte humor, por qe mesa duket Berisha e ka kuptuar qe ka me rendesi te merreshe me lufte institucionale, diplomatik dhe demagoge sesa te bindesh te tjeret qe u jane bere padrejtesira.

    Nuk besoj se ka ndonje vend ne Europe qe Kryeprokuror dhe President te zgjidhen kandidaturat e opozites.


    Ne lidhje me faktin qe Presidenti i ri ka qene gjeneral, Albo e ka kapur disi ate qe doja te thoja.

    Pra duke qene ushtarak ai nuk besoj se merr vesh shume nga diplomacia apo gjuha qe ka perdorur Mejdani keto vite. Gjuhe qe askush nuk e mori vesh.
    Besoj qe pas disa vitesh apo dekadash te pakte do te jene ata qe do te dine qe nje fare Rexhep Mejdani ka qene dikur President i Shqiperise.

    Ndersa Moisiu shpresoj te pakten, pasi askush nuk mund te vere doren ne zjarr tani, qe do te jete me i prere ne vendimet e tija dhe me i kuptueshem. Te pakten mos ta lere institucionin e Presidentit anonim, por te sherbeje me te vertete per te balancuar pushtetet.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    E Ka Kush e Ka, Tralala ...

    Ky me duket jo vetem dashamires, por edhe realist.

    gazeta55/opinion
    Tė mos i biem nė qafė Gafurr Mukės!

    Nga Astrit Nuri

    Me sa duket, Gafurr Muka, pėrfaqsuesi e kandidati i Partise Demokratike, nuk fitoi nė zgjedhjet nė zonėn 19 tė Bulqizės. Atje fitoi kandidati i PS-sė.

    Dje kam dėgjuar disa njerėz dhe militantė tė PD-sė qė ishin tė mėrzitur me Gafurr Mukėn, qė e mbanin nė gojė, dhe diskutonin per te. Kishte nga ata qė thonin :" Si mund tė vihet kandidat Gafurr Muka, kur ai ka humbur tre herė rradhazi nė Bulqizė, kur ai kėshtu dhe ashtu ..."

    Personalisht kam mendimin se kėta njerėz i bien kot mė qafė Gafurr Mukės. Kėtė gjė e them me bindje, sepse e njoh personalisht Gafurrin dhe kam mendim pozitiv pėr tė. Nėse ai duhej vėnė si kandidaturė apo jo, kjo ėshtė njė ēėshtje tjeter.

    Personalisht kam mendimin se humbja e Mukės nė Bulqizė nuk ka tė bėjė vetem me tė. Ky problem ėshtė i lidhur edhe me njė situatė konkrete qė egziston aktualisht nė elektoratin e PD-sė.

    Siē dihet, marrėveshja Nano- Berisha ka krijuar jo pak pėshtjellim ne rradhet e PD-sė, i cili ka ardhur nė rradhė tė parė nga befasia dhe mospėrgatitja e elektoratit pėr kėtė ngjarje. Siē dihet, nga kjo marrėvshje fitoi Shqipėria, por PD-ja, aktualisht sakrifikoi siē ka pese vjet qė sakrifikon. Veē kėsaj, edhe aleancat e panevojshme tre kater ditė perpara zgjedhjeve tė Bulqizės me Imamin e Pashkon, kur dihet se ē'pėrfaqsojne ata pėr PD-nė, kur PAD-ja e tyre nė Bulqizė i ka apo nuk i ka 30 anėtare, pra edhe kėto ndikojne ne rezultatin e pritur.

    Prandaj PD-ja, forumet dhe administrata politike e saj , ėshtė rasti qė ta analizojne thellė dhe realisht Bulqizėn, jo thjesht si Bulqizė, por si Shqipėri, pėr ta parė se ēfarė po ndodh me PD-nė pas marrėveshjes Nano - Berisha dhe pėr ta shpėrndare mjergullėn e pakėnaqėsine qe egziston rreth kėsaj ngjarjeje.

    Sa pėr atė qė u tha kėto dite se Bulqiza ėshtė test, kjo mendoj, se nuk eshte e tillė. Bulqiza nuk ėshtė as test pėr Shqiperine as nuk legjitimon zgjedhjet e 24 qershorit, nuk legjitimon as pushtetin e sotėm. Zgjedhjet e 24 Qershorit jane te manipuluara dhe pike! Pushteti i sotem eshte i delegjitimuar dhe pike! Tjetėr punė qė marrėveshja e dy forcave tė mėdha politike dhe Faktori Nderkombėtar kanė gjetur njė formulė pėr zgjidhjen e tyre.

    Prandaj Ēezarit t'i japim ate qė ėshtė e Ēezarit dhe Bulqizės t'i japim ē'i takon Bulqizės! Misionet dhe interpretimet e tjera nuk i mbajne dot shpatullat e Bulqizės.

    Po, edhe Gafurr Mukės tė mos i biem nė qafė!
    alumni,

    gjithmone nxenes

  8. #8
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Pra Nano nuk u zgjodh President, madje Presidenti nuk eshte fare Socialist. Tjeter gje se si mund te kthje pllake dhe mund te tregohet nje Meks i dyte me vone, por keto gjera nuk kane shume garanci.
    Redi,

    mos harro,se , Berisha ka bere shume, shume, gabime ne zgjedhjet e njerezve gjate ketyre 10 vjeteve dhe gjeja me kryesore tek nje politikan, nqs don te quhet i suksesshem, eshte: zgjedhja e njerezve dhe parashikimi i perspektives!!!

    Nese president Moisiu kryen me sukses punen e tij si president, bravo i qofte, por per Shqiperine, dyshimet qendrojne gjithmone...

    Dhe dicka qe me shqeteson shume kohet e fundit, Nano i kerkoi doreheqjen Majkos, me pare Nano beri nje zullumahi te tmerrshme per te arritur qellimet e tija.... pra a mund te themi, se Nanon mund ta gjejme neser serisht ne kolltukun fort te dashuruar prej tij, ate te kryeministrit te RSH???
    Ndoshta do me pergjigjet dikush se Berisha do shpiki ndonje kunder-levizje tjeter.........
    Nqs Nano arrin te behet kryeminister, kjo do jete e tmerrshme per ne qe besojme akoma tek ai vend e tek ata njerez!

Tema tė Ngjashme

  1. Opozita e majtė, protesta nė mbarė vendin
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 101
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 05:07
  2. Berisha: Largohem nga politika nėse PD humb zgjedhjet
    Nga Qerim nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 04:41
  3. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38
  4. Lesi: Berisha te mbledhi te djathten
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 22-01-2004, 06:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •