Me ne fund, pas shume ditesh, javesh dhe muajsh ceshtja e shumeperfolur e Presidentit u zgjidh.
Tashme per 5 vjet President i Republikes se Shqiperise do te jete nje Gjeneral Ushtarak, Alfred Moisiu, i biri i Spiro Moisiut.
Zgjedhja e tij si President erdhi si pasoje e nje Konsensusi te paimagjinueshem deri para pak kohesh, midis dy liderve me te forte te politikes shqiptare, Fatos Nanos dhe Sali Berishes, te dy antagonisteve qe kurre nuk dinin te leshonin pe dhe qe thuhej nuk dinin se c'do me thene konsensus.
Pavaresisht nga ky fakt qe tani per tani nuk dua ta citoj, ajo qe me ben me teper pershtypje eshte fakti qe me te entuziasmuarit per zgjedhjen e Moisiut si President kane qene opozitaret, megjithese pati disa nga rradhet e tyre qe nuk e pelqyen kete kandidature, ashtu sic pati edhe nga pozita disa te tjere qe nuk e donin nje gje te tille.
Megjithate mbetet fakt, qe u zgjodh President ai qe donte Berisha dhe Nano, por sidomos ai i pari.
Ishte nje fitore e Berishes, apo nje Humbje e tij e rradhes? Ishte nje fitore e Nanos apo thjesht nje pamundesi e tij per te bere me teper?
Kini parasysh disa fakte.
Nano nuk u zgjodh President dhe ne vendin e tij kemi nje Gjeneral Ushtarak per te cilin Shteti Shqiptar ka patur aq shume nevoje keto vitet e fundit.
Berisha lidhi koalicion me Nanon dhe u zgjodh President ai qe donte ai, sikurse para disa muajsh lidhi koalicion me Meten per ceshtjen e Prokurorit dhe u zgjodh ne ate post ai qe donte Berisha.
Cfare eshte kjo loje e Berishes? Cfare rezultati pritet te jape? Do te dale i fituar apo i humbur?
Gjithashtu doli edhe nje lajm tjeter per nje marreveshje tjeter te rradhes midis pozites dhe opzites ne lidhje me ceshtjen e zgjedhjeve dhe ligjit elektoral.
Pra do te kete ndryshime te metejshme.
Po edhe nje here, keto veprime do te sjellin nje humbje tjeter te opozites apo nje fitore te saj, pra konkretizim te qellimeve ajo i ka vene vetes.
Berishes i mbetet tjeter menyre per te luajtur dhe a i ka provuar ai te tera ato?
Krijoni Kontakt