Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 75
  1. #41
    Esprit libre Maska e Calvero
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Shpella e Ariut, Pilur - Vlorė
    Postime
    100
    Tung,

    Mua pėr vete mėrgimi nuk m’a ka ndryshuar as karakterin as personalitetin. Mė ka ndryshuar vetėm gjėndjen ekonomike. Nuk kam pėsuar aspak ndryshime thellbėsore vetėm mund tė them se fakti qė jeton nė njė shtet tjetėr dhe ballafaqohesh mė njė kulturė apo mentalitetit tjetėr tė jep mė tepėr informacion dhe mundėsi qė ēdo problem t’a shikosh nė aspektin e tij mė tė plotė dhe mė tė gjėrė. Idetė e mia nuk kanė ndryshuar ato janė plotėsuar me mė shumė informacion dhe janė pėrforcuar.
    Ndryshimet e mėdha pėr tė cilat bėn fjalė Beni pėr mua nuk kanė qėnė aspak ndryshime sepse unė kam patur tė njejtėn mėnyrė jetese dhe nė Shqipėri (midis tė tjerave vija dhe parfum dhe francez bile e jo Hugo Bos si Beni dhe thosha gjithmonė faleminderit). Nuk e kuptoj se kush e ka ndaluar Benin tė lexoj libra nė Shqipėri qė ka filluar tė lexoj tani nė kurbet. Libra atje ka pas sė tė duash.
    Ndryshimet nė shumicėn e rasteve janė tė lidhura dhe me moshėn dhe jo vetėm me faktin qė ne kemi ndėrruar vend por shumica e njerėzve shpesh e harojnė kėtė gjė.
    Pastaj nuk mė vjen keq aspak pėr ato budallallėqe dhe aventura qė kam bėrė nė Shqipėri. Ajo ėshtė gjithė bukuria e jetės dhe origjinaliteti i shqiptareve. Nuk do tė doja tė kisha fėmijėrinė e zbrazėt qė kanė patur kolegėt e mi kėtu dhe qė nuk kanė asgjė pėr tė treguar. Nuk e duroj fare fallcitetin dhe shtirjen e tė huajve qė bėjnė sikur interesohen pėr ty dhe pėrdorin gjithato formula politese kur flasin dhe kėnaqem me gjithė shpirt kur takoj shokė tė vjetėr shqiptar dhe tregojmė gallata dhe qyfyre burgu.

    Pėrshėndetje Calvero
    Anthroopos egenou kai to dustukhes biou ekeithen ellabes

  2. #42
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Citim Postuar mė parė nga Benni
    baba im,
    kur rrall ndonjeher e pyet ndokush per djalin qe s´e ka prane,
    ter krenari nxjerr foton time e u thote:
    Ky eshte djali im, ky eshte Beni, me eshte bere i hajrit!

    Nena i mban hiso: Lum ajo goce qe do e marre e do ja shijoj lezetin!

    Ne fakt kur me kishin afer vetem derdellitje kisha.....

    dhe jo pa te drejte...
    kam qene se prapthi,

    xhamat e shkolles dhe pocat e rruges nuk gjeten qetesi...
    xhamat e pallateve nga ana tjeter e Lanes ishin nishani i neteve te femijrise...
    te enjteve ne takim me prinderit emri i Benit me co. lakohej para mbrapa,
    kur na merziteshin xhamat se cdo gje qe bere verore,
    e pesonin zhapiket, qente e macet e lagjes...
    thyenim pemet per me bo ndonje kerrabe kupce me gjujt zogj...
    shkulnim stolat dhe deformonim kazanet neper parqe,
    se e kishim kunj me kryetarin e frontit...apo me ndonje pensionist qe kujdesej per to
    ne autobus kishim qejf te shtyheshim, per ne plazh si majmuna siper trenit...
    kam qene hajdut.....
    dita nuk kishte kuptim po te mos sillja ndonje gje ne shpi,
    mbureshim me sho-shoqin vetem per praplliqe dhe pislliqe...

    djemve te mire ne u thoshim palluqe!

    kisha endrra te keqija...
    doja ta beja me tre shifra numrin e gocave qe fusnim ke bodrumet e shallvareve...
    ateher nuk dija se c´beja, por e beja nga mengjeis deri ne darke...(dhe nuk kisha te ngopur)

    kam qene si vampir,
    jam bere si engjell....

    emigracioni mor lal qenka terapi e kalu terapis....
    Me llafe nuk e kupton dot, (kot mundohesh) duhet ta provosh!

    Nuk ngacmoj me gocat...nuk i shof ato me syrin per ti "shtypur"...e per tu mburr tek shoqnia
    dhe nuk kam nevoje me te fejohem per te kaluar nje nate me tjetren....
    dikur me dukej kurve ajo qe kish pat 2 shoke para meje,
    tani s´me ben pershtypje sikur te kete pat edhe 20...
    nuk i kam me inat pasaniket....por shikoj si ta bej edhe une konton me 7 shifra...
    ne Tirone gjithmone i kryeja nevojat ne natyre, ke cepi i pallatit, i shkolles etj...
    ne emigracion frekuentoj WC-ne...dhe jam pro letres higjenike, nuk perdor me gazetat...
    dikur urreja librat, tani nuk shkoj dot ne banjo pa to...

    nuk i jap gaz makines kot msi koti dhe nuk e ngrej muziken ne kupe te qiellit..
    nuk perdor asnjeher borin dhe dritat e gjata me friksu tjetrin...
    s´e kam problem te ndaloj para semaforit te kuq dhe vizave te bardha...

    Nuk dua te jem me herkul dhe kam heq dore me e bo trupin si Kiri....
    ka kohe qe nuk e kam bere me doren grusht...dhe me ka marre malli per sherr...
    kam harruar shprehjen ma futi ja futa...dhe as i bie as me bie njeri me qafe...
    nuk shaj me njeri (nga robt e shpis)
    faleminderit, te lutem, me fal....i kam ne maje te gjuhes...
    ndihmoj te tjeret per qef dhe jo per interes....

    dikur nuk shkoja as ke furri i bukes pa ndonje shok,
    tani mund te shkoj edhe ne pol te veriut apo ne ate te arushes dhe nuk merzitem...

    nuk shikoj me moden, por rehatllekun,(blej pantallona te gjera tek shtrati)
    ne sauna futem lakuriq dhe nuk e mcef me peshqir,
    nuk peshtyj me pertoke (nuk shof as parrulla te tilla),
    nuk i hedh me plehrat nga ballkoni, apo shishet nga autobusi...

    kur ma vjedhin bicikleten
    (ka shume allbana knej) nuk bej te njejten gje si ne Tirone, por shkoj dhe blej nje tjeter...
    nuk ha me fara luledielli, dhe nuk sorollatem me rrugeve si kali ne leme...
    nuk tallem me pederastat (si dikur me Toren, Bacin dhe Thimin)

    shkoj pa frike tek dentisti dhe laj dhembet dy here ne dite...
    nuk e kam me zet dushin dhe ndrroj carapet e te mbathurat me shpesh....
    lyhem edhe me kolonj (kam dy vjete qe kam blere nje Hugo Boss dhe s´po mbaron qe s´po mbaron shishja.)

    genjej dhe e vras mendjen me pak (me pak rudha e thinja se shoqnia ne Tirone)
    nuk lyp me cigare si me pare tek te tjeret....

    kam mesuar si funksionon rrobalarsja, pjatalarsja, hekurosja, makina fshirse etj...
    nuk i kam me inot nonen e baben,

    aheraj kerkoja per nje pune ku te fitoja mire,
    tani perpiqem te fitojne te tjeret me punen time...

    e kujtoja Tironen qendren e botes dhe se dielli lindte e perendonte vetem atje....
    tani e di se c´fare ne lindje eshte virtyt ne perendim eshte e pamoralshme dhe anasjelltas...
    .................................................. ....
    para disa ditesh
    u perballa ne metro me nje cift qe po fliste shqip per shtate pale qejfe (dialekt tirone)
    ju fola dhe hyra ne muhabet...

    nuk e besuan qe isha Tirons... o po nuk e besonin qe isha shqiptar...
    u gjeta ngushte...
    kendej kam ditur ta fsheh me kujdes nacionalitetin (si dikur biografine)
    por kesaj radhe me duhej ta vertetoja ate...

    me floke te shkurtra dhe pa yndyre, pa barseta, i rruar dhe i fresket Beni,
    pa ngerdheshje dhe i cilter, me nje buzeqeshje miqesore dhe me sy dashamir,
    i hapur dhe i interesuar per bashkbiseduesit, me syze si shkencar dhe librin ne dore,
    me ze te ulet dhe pa shume gjeste ne te folur (me duar dhe me kembe).......
    ......................
    epo duhet te kesh shume vite ti ketu - thane te dy njezeri....

    s´kishin faj ata...
    Beni ka ndryshuar vertet...
    ....eshte bere palluqe!
    Beni shume gjera i ke shkruar drejt. Shume gjera i ke kuptuar gabim. Nje pjese e mire e asaj qe the ti eshte pjese e te rriturrit e te berit burre, nuk ka te beje me Emigrimin. Shume gjera jane te eksagjeruara dhe per mendimin tim ka nje pjese e mire te beje me pyetjen: Kriminel apo jo?

    Une per veten time s'kam ber ndonjehere sherr.
    s'kam futur noihere goca neper bodrume
    s'kam beshtyre ndonjehere ne rruge
    s'kam thyer ndonjehere xhama me gure ( vetem njehere padashje)
    s'kam bo sherr as me qen e me mace te lagjes, maksimum u jepja noigje per te ngrene se me vinin keq.
    pra kam qene gjithmone palluqe sic the ti vetem se kte nuk ma ka thene njeri. Kam pasur e kam shoke plot qe ishin pak si puna jote ama kishin respekt per njerzit si une e te tjere plot se e dinin qe nuk jane njerez kot.
    Me libra une vija gjithe diten verdalle njesoj si tani. biles atehere kam lexuar me shume se tani se shoqeria qe kisha ne tirane diskutonte c'do jave ndonje liber te ri. Dhe shqiptare te tille ka shume. Habiten keta kur i thua qe je nga shqiperia se na dine te gjithe per kriminela njesoj sic e pergjithsove ti.
    Sa per punen e corapeve e brekeve o beni .... une nuk mendoj se e kane shqiptaret ne gjak ti rrijne larg dushit apo mos nderrojne corapet e mos lajne dhembet. Mos ja hidh fajin shqiperise beni, fajin dhe gabimet i kishe ti.

    shprehja ketej ne perendim eshte virtut cfare te ne eshte turp dhe anasjelltas eshte gabim komplet. Sepse dhe ne shqiperi s'ka qene noihere virtyt ti biesh njeriu ne qafe ose te vjedhesh biciklete se ta vodhen. As te peshtysh ne toke s'ka qene virtyt e as te shash ose te tallesh pederastet.
    Pra beni te lutem mos i pergjithso gjerat ne menyre te tille se e ke gabim.

    Une asnjehere s' kam pasur frike te them se jam shqiptar. Se jam krenar per prejardhjen time. Nuk e kam njolle ne biografi. Ajo qe ke qene ti o beni s'ka te beje me vendin nga vjen se kshu njerezish ka gjithandej.
    Por mua me behet qejfi qe ne kete aspekt ti ke ndryshuar, por je ti beni dhe jo shteti i huaj qe e ka bere kete.


    Ajo qe kam mesuar une nga Emigrimi:
    "Guri i rende ne vendin e vet."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga njeriu2006 : 20-12-2005 mė 10:45

  3. #43
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anėtarėsuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Mirmbrema te gjithe,

    Kam edhe un deshire te shkruaj mendimin tim ketu. Me pelqeu kjo fjala e urte popullore "Guri i rende ne vendin e tij".
    Un kam gjysmen (14 vjet) e jetes qe jetoj larg vendit ku linda dhe kalova femijrine (Shqiperia). Jam krenar qe jam shqipetar dhe nuk kam pse ta fsheh identitetin apo prejardhjen time. Shum Hollandezve ju kam treguar qytetin ku linda dhe kalova femijrine (Durresin). I shohin fotografite dhe habiten per bukurin natyrore qe ka jo vetem Durresi por e gjithe Shqiperia.

    Te mohosh vendin tend esht per mua njesoj sikur te mohoj dhe te varros identitetin dhe origjinen time. Un s'kam pse ta varros ose te genjej per identitein apo prejardhjen time, sepse un nuk kam ber ndonje faj dhe as nuk i kam ber gje njeriut; keshtu qe pse mos te tregohem i sinqert kur nje njeri tjeter me pyet se nga vij une. Un jetova ne ate vend dhe kalove gjithashtu edhe nje jete te bukur, interesante dhe me aventura.

    Ketu njerezit paguajn dhe mezi presin qe te shohin pak diell te ngrohte me sy dhe te lahen ne det, kurse un e kisha diellin dhe detin falas atje.

    Un mendoj qe esht natura e njeriut qe te dali e te shkoj ngamos, por erdhi nje moment qe un arrita ta kuptoj se ky 'kurozitet' mua me ka kushtuar shum, shum energji, ndoshta me shum energji se sa mendonja ose se sa deshiroja un.

    Mesova qe kurioziti per te pare, per te ditur e per te mbijetuar nuk esht gjithmon i mir apo i domosdoshem.

    Vjen nje kohe dhe njeriu kenaqet edhe me ate buke vaj e me krip dhe me ate diell apo rere te ngroht dhe me ate dete te kalter dhe me ngjyre blu.


    Konkluzioni im esht :
    - Kuroziteti kushton, sa me shum kurioz aq me shum perpjeke dhe sakrifca;
    - Lumturia dhe dashuria nuk kerkohen, por vin vete. Ato vetem rrin e presim kur
    te jet gati njeriu vet dhe atehere vin dhe atehere njeriu thot: faleminderit.
    sa e bukur qe qenka kjo jete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arcimedes : 26-12-2005 mė 14:51
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  4. #44
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    SKa si vendi yt mer amon. Emigrimi te edukon edhe te messon si ti perballosh shum gjera ne jete qe ne vendin tone ndoshta zdo i kishe hasur kurre. Ktu njeriu njef vetveten edhe formohet tamam.Te edukon me punen shkollen edhe ligjin edhe robt ktu jane me te edukuar edhe me paqesor. Dhe i her ska si vendi jone. Por kane faj ato politikanet tone qe na e bene jeten malore andej e na bene te marrim rruget e botes, jena bo pike e pes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MICHI : 30-01-2006 mė 00:26

  5. #45
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anėtarėsuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Une nuk mendoj qe njeriu meson me shume, apo me pak kur eshte larg vendit te vet; edhe neqoftese ai vend quhet Shqiperia. Prandaj un mendoj qe keto qe kam mesuar ketu jashte shtetit mund ti i kisha mesuar edhe ne Shqiperi.

    Nje nga ndryshimet (sepse po lej ndryshimet dhe dallimet e tjera) me Hollanden e me Shqiperine eshte qe un atje ne Shqiperi e kam diellin dhe detin blu dhe qe ne vere po te isha akoma ne Shqiperi do tu laja ne det e do tu kenaqa nga ngrohtesia e diellit. Ktu ne Hollande duhet me paguajtur per me shkuar me ndonje vend tjeter me u lare ne det, sepse ketu te shumten e rasteve bjen shi: si ne dimer e ashtu edhe ne vere. Ne Shqiperi e kisha falas detin dhe diellin.

    Njeriu piqet nga mend gjithandej, pa patur rendesi se ku jeton ai njeri. I vetmi ndryshim eshte: qe njeri u poq dje, tjetri piqet sot dhe ai tjetri do te piqet neser.

    Un nuk mendoj qe Hollanda me beri mua me me mend per te perbelluar veshtiresi, apo ca te them un tjeter, se sa do te me bente mua Shqiperia.

    Kalofshi mire.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arcimedes : 31-01-2006 mė 13:56
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    do me pelqente qe secili te hedhe deshmine e vet e mos gjykoje e komentoje shkrimet e te tjereve. kushdo ka te drejte ti thote gjerat ashtu siç i ka ndjere dhe nuk e mar vesh pse duhet debatuar kjo. tema eshte sh e bukur. ju uroj kurajo te gjitheve...une kam vite pa e pare mamin tim dhe i puth fort ata qe jane ne te njejten situate. familja eshte dashuria me e madhe qe ndjej une si emigrante. prinderit e mi jane per mua me te mrekullueshmit ne bote dhe vlera e tyre nuk ka te barazuar per mua dhe te gjitha veshtiresirat e jetes jam gati ti perballoj qe ata te jene te lumtur. nje gje eshte e çuditshme: gjeja qe me mungon me shume nga shqiperia jane vitet e femijerise kur isha e perkedhelura e babit. kam shtate vjet pa e kaluar vitin e ri me familjen time dhe do paguaja shtrenjte per kete gj ndaj ju lutem mos humbni asnje çast qe mund ndani me te afermit tuaj dhe mos harroni kurre se kush jeni dhe nga vini se kjo eshte pasuri e madhe qe do tju ndihmoje kur kto vende te huaja te jene te ftohta per ju.

  7. #47
    Teme shume e bukur, dhe te gjithe perjetojme te njejta gjera, kush me shume e kush me pak.
    S'do them ato c'ka fitova nga emigracioni, sepse ju i keni thene me siper shuem bukur.
    Por do flas per ate c'ka emgracioni ma ka hequr pergjithmone. E shoh tek vetja dhe tek shume te tjere: Aq sa na ka forcuar dhe na ka dobesuar. Nqs me pare vetem nje histori dashurie mund te me prekte, tani jam bere sensibel ndaj c'do gjeje pozitive apo negative qofte.
    Nje dite nje plak po ecte ne nje park duke u mbeshterur paksa dhe ne shkopin qe e ndihmonte per te ecur. Dikush po luante aty afer me top, qe i rreshkiti nga kemba dhe i kaloi ketij plakut shume afer kembeve te tij. I shkreti e zgjati pak kemben per ta kapur dhe smundi dhe qeshi (ndoshta i erdhi keq per veten) dhe rrudhat ju shperndane me shume ne ftyre. Mu mbushen syte me lot, me erdhi keq. Mu kujtuan gjysherit
    Dikush tjeter po me tregonte sa kohe i ishte dashur te realizonte endrren e saj si bashkeshorte, te lindte femije. Vetem menyra si po fliste e buza qe po i dridhej nga qejfi qe me se fundi e realizoi ate qe donte, me bene te me mbushen syte me lot.
    Pra emgracioni, me ka forcuar sigurisht, por dhe me ka bere me sensibel ndaj cdo gjeje.
    Malli nuk shuhet me 2 jave pushime, e une ndjehem ne mall gjithmone.
    Se di ne disa prej jush gjejne veten ne keto fjale apo jo???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Julie : 31-01-2006 mė 22:44
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Sflas dot per ndryshim ne jeten time qe kur ika nga Shqipria meqe isha shume e vogel kur ika dhe se kam njofur Shqiperine.
    Por mundem te flas ne pergjithesi pa krahasuar.
    -Jeta ne emigrim me ka bere njeriun qe jam sot.
    -Me ka mesuar 2 gjuhe te huaja (greqisht, Anglisht)
    -Kam studiuar historin e 3 shteteve te ndryshem dhe kam mesuar gjera nga kultura dhe traditat e tyre. (u rrita duke mesuar historin greke dhe kur fillova te mesoja dhe fakte nga historia shqiptare gjith ato ngjarje binin ne kontradite)...kshu qe me ka mesuar qe cdo shtet e shkruan historin simbas interesave te tyre!
    -Me ka mesuar si mos te me bej pershtypje kur jam ne mes te zezakve dhe kinezve...kur isha ne greqi me dukeshin si njerez nga planet tjeter!
    -Familjen time e ka bere me te bashkuar sepse kemi vetem njeri tjetrin dhe nuk presim mire nga as kush tjeter (nga shqiptaret jo e jo nje here)


    E.

  9. #49
    LosT AngeL Maska e PaToSaRaK
    Anėtarėsuar
    16-02-2005
    Vendndodhja
    Ne mes te llumit
    Postime
    360
    Mesimet e mia qe kam mare nga Emigrimi jane keto.
    1 Me beri qe te vuaj qe femi (15 Vjec)
    2 Me ka larguar nga familja e te dashurit
    3 Edhe tani me ka futur ne rrugen qe shume nga ju e quani (Ky ka dale nga rruga e Zotit)
    Nejse te pakten nga Emigrimi mesova se ca ishte jeta mesova te jetoja dhe vetem, edhe shoqerine qe kam zgjedhur e kam zgjedhur ashtu sic dua une njerez qe kan mesuar nga jeta e jo djem sic jane disa me rregulla e norma qe i bertet mamaja hajde se do hash buke (Ne moshen 23 vjec)
    Kaq nga ana ime, Kjo eshte rruga ne te cilen me nxori Emigracioni.
    E Lehte Ta Kujtosh Veshtire Ta Harrosh

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Edhe tani me ka futur ne rrugen qe shume nga ju e quani "Ky ka dale nga rruga e Zotit"

    Krimineli ktu kushedi sa njerez ka vrar dhe sa banka ka vjedhur!..lere pastaj trafik droge qe eshte ber rutine e perdhicme

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dialogu i Muslimanit me Krishterin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 147
    Postimi i Fundit: 07-05-2013, 10:59
  2. Hakmarrja, vritet nėna e emigrantit
    Nga GiSHteZa nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 169
    Postimi i Fundit: 06-05-2009, 17:24
  3. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  4. I jepet lamtumira emigrantit qė u hodh nga trageti
    Nga FLORIRI nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-01-2007, 18:25
  5. Mėsimet e nxjerra nga dhuna nė Kosovė
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •