
Postuar mė parė nga
Benni
baba im,
kur rrall ndonjeher e pyet ndokush per djalin qe s´e ka prane,
ter krenari nxjerr foton time e u thote:
Ky eshte djali im, ky eshte Beni, me eshte bere i hajrit!
Nena i mban hiso: Lum ajo goce qe do e marre e do ja shijoj lezetin!
Ne fakt kur me kishin afer vetem derdellitje kisha.....
dhe jo pa te drejte...
kam qene se prapthi,
xhamat e shkolles dhe pocat e rruges nuk gjeten qetesi...
xhamat e pallateve nga ana tjeter e Lanes ishin nishani i neteve te femijrise...
te enjteve ne takim me prinderit emri i Benit me co. lakohej para mbrapa,
kur na merziteshin xhamat se cdo gje qe bere verore,
e pesonin zhapiket, qente e macet e lagjes...
thyenim pemet per me bo ndonje kerrabe kupce me gjujt zogj...
shkulnim stolat dhe deformonim kazanet neper parqe,
se e kishim kunj me kryetarin e frontit...apo me ndonje pensionist qe kujdesej per to
ne autobus kishim qejf te shtyheshim, per ne plazh si majmuna siper trenit...
kam qene hajdut.....
dita nuk kishte kuptim po te mos sillja ndonje gje ne shpi,
mbureshim me sho-shoqin vetem per praplliqe dhe pislliqe...
djemve te mire ne u thoshim palluqe!
kisha endrra te keqija...
doja ta beja me tre shifra numrin e gocave qe fusnim ke bodrumet e shallvareve...
ateher nuk dija se c´beja, por e beja nga mengjeis deri ne darke...(dhe nuk kisha te ngopur)
kam qene si vampir,
jam bere si engjell....
emigracioni mor lal qenka terapi e kalu terapis....
Me llafe nuk e kupton dot, (kot mundohesh) duhet ta provosh!
Nuk ngacmoj me gocat...nuk i shof ato me syrin per ti "shtypur"...e per tu mburr tek shoqnia
dhe nuk kam nevoje me te fejohem per te kaluar nje nate me tjetren....
dikur me dukej kurve ajo qe kish pat 2 shoke para meje,
tani s´me ben pershtypje sikur te kete pat edhe 20...
nuk i kam me inat pasaniket....por shikoj si ta bej edhe une konton me 7 shifra...
ne Tirone gjithmone i kryeja nevojat ne natyre, ke cepi i pallatit, i shkolles etj...
ne emigracion frekuentoj WC-ne...dhe jam pro letres higjenike, nuk perdor me gazetat...
dikur urreja librat, tani nuk shkoj dot ne banjo pa to...
nuk i jap gaz makines kot msi koti dhe nuk e ngrej muziken ne kupe te qiellit..
nuk perdor asnjeher borin dhe dritat e gjata me friksu tjetrin...
s´e kam problem te ndaloj para semaforit te kuq dhe vizave te bardha...
Nuk dua te jem me herkul dhe kam heq dore me e bo trupin si Kiri....
ka kohe qe nuk e kam bere me doren grusht...dhe me ka marre malli per sherr...
kam harruar shprehjen ma futi ja futa...dhe as i bie as me bie njeri me qafe...
nuk shaj me njeri (nga robt e shpis)
faleminderit, te lutem, me fal....i kam ne maje te gjuhes...
ndihmoj te tjeret per qef dhe jo per interes....
dikur nuk shkoja as ke furri i bukes pa ndonje shok,
tani mund te shkoj edhe ne pol te veriut apo ne ate te arushes dhe nuk merzitem...
nuk shikoj me moden, por rehatllekun,(blej pantallona te gjera tek shtrati)
ne sauna futem lakuriq dhe nuk e mcef me peshqir,
nuk peshtyj me pertoke (nuk shof as parrulla te tilla),
nuk i hedh me plehrat nga ballkoni, apo shishet nga autobusi...
kur ma vjedhin bicikleten
(ka shume allbana knej) nuk bej te njejten gje si ne Tirone, por shkoj dhe blej nje tjeter...
nuk ha me fara luledielli, dhe nuk sorollatem me rrugeve si kali ne leme...
nuk tallem me pederastat (si dikur me Toren, Bacin dhe Thimin)
shkoj pa frike tek dentisti dhe laj dhembet dy here ne dite...
nuk e kam me zet dushin dhe ndrroj carapet e te mbathurat me shpesh....
lyhem edhe me kolonj (kam dy vjete qe kam blere nje Hugo Boss dhe s´po mbaron qe s´po mbaron shishja.)
genjej dhe e vras mendjen me pak (me pak rudha e thinja se shoqnia ne Tirone)
nuk lyp me cigare si me pare tek te tjeret....
kam mesuar si funksionon rrobalarsja, pjatalarsja, hekurosja, makina fshirse etj...
nuk i kam me inot nonen e baben,
aheraj kerkoja per nje pune ku te fitoja mire,
tani perpiqem te fitojne te tjeret me punen time...
e kujtoja Tironen qendren e botes dhe se dielli lindte e perendonte vetem atje....
tani e di se c´fare ne lindje eshte virtyt ne perendim eshte e pamoralshme dhe anasjelltas...
.................................................. ....
para disa ditesh
u perballa ne metro me nje cift qe po fliste shqip per shtate pale qejfe (dialekt tirone)
ju fola dhe hyra ne muhabet...
nuk e besuan qe isha Tirons... o po nuk e besonin qe isha shqiptar...
u gjeta ngushte...
kendej kam ditur ta fsheh me kujdes nacionalitetin (si dikur biografine)
por kesaj radhe me duhej ta vertetoja ate...
me floke te shkurtra dhe pa yndyre, pa barseta, i rruar dhe i fresket Beni,
pa ngerdheshje dhe i cilter, me nje buzeqeshje miqesore dhe me sy dashamir,
i hapur dhe i interesuar per bashkbiseduesit, me syze si shkencar dhe librin ne dore,
me ze te ulet dhe pa shume gjeste ne te folur (me duar dhe me kembe).......
......................
epo duhet te kesh shume vite ti ketu - thane te dy njezeri....
s´kishin faj ata...
Beni ka ndryshuar vertet...
....eshte bere palluqe!
Krijoni Kontakt