Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 75
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    Mesimet e nxjerra nga jeta ne emigracion

    Kjo teme ka per te ngjallur interes te madh ashtu sic do te ngjalle edhe reagime te shumllojshme nga netaret tane. Kam parasysh ketu qe shumica e anetareve te ketij forumi jane emigrante ne vende te ndryshem dhe jetojne ne realitete ne ndryshem. Mirepo forumin e vizitojne edhe shume shqiptare nga Shqiperia, Kosova e Mali e Zi, qe kane deshire te emigrojne duke u larguar nga vendi i tyre.

    Nuk e kam hapur kete teme per te nxjerre ne dukje as veshtiresite dhe as problemet qe lindin me emigrimin. Nuk e kam hapur kete teme as per te debatuar mendimet tuaja. E kam hapur kete teme ne menyre qe ju si emigrante te hidhni mesimet qe ju keni nxjerre ne emigrim qe u kane ndihmuar te ndryshoni per mire menyren e te menduarit, te sjellurit, te komunikuarit, te perceptuarit.

    Me pak fjale, cfare ka ndryshuar per mire ne jeten tuaj, qe nga dita qe ju jeni larguar nga Shqiperia? Si ka ndikuar ky emigracion ne formimin e karakterit dhe personalitetit tuaj?

    Duke patur parasysh qe shumica e temave mbi emigrimin degjenerojne mbi veshtiresite e tij, e hapa kete teme per te evidentuar edhe vlerat e emigrimit ne rradhet e shqiptareve. Ata qe nuk mendojne se emigrimi nuk ka vlera, nuk jane te lutur qe te marrin pjese ne kete teme.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Pershendetje Albo.
    Me pak fjale,per ti lene rradhen edhe atyre qe duan te shkruajne..
    Emigrimi per mua ishte ajo qe me dha forcen dhe kurajon per te perballuar veshtiresite.
    Nuk mendoja kurre qe nje dite te arrija ate livel jete ku jam sot.
    Ndoshta vetem ne endrra.
    Ka nderruar menyra e jeteses,e te menduarit,e tollerances kundrejt mendimeve te ndryshme nga te mijat.
    Te besh diēka per te tjeret,pa pare interesin,ashtu si bene me ne kur patem nevoje.
    Po te mos ishte qe nganjehere me merr malli per familjen dhe nenen do te ishte nje eksperience perfekte.

    diskutim te mbare..
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ledina
    Anėtarėsuar
    09-10-2003
    Postime
    65

    Teme shume interesante.

    Vlera me e madhe e emigrimit, mendoj sepse po na meson c'fare eshte puna, c'vlere duhet te zere ne jeten e njeriut dhe sa eshte vlera reale kujtdo.
    Ana tjeter e medaljes eshte studimi, qe s'duhet rreshtur kurre, ndryshe nga mentaliteti jone, qe po u diplomuam studimi mori fund.Ne emigrim karriere pa studim as te mos te te shkoje ne mendje.Studimi eshte miku me i madh.
    Se treti po behemi me humane dhe me natyra te qeta, sepse vete jeta dhe qetesia ta imponon ate.Indiferenca jo ne sensin negativ, por ne sensin pozitiv eshte tjeter plus i marre nga emigracioni.Dhe se fundi po minimizojme pak nga racismi qe na karakterizon.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Vlerat e emigrimit:

    Kam ardhur ne Amerike ne moshen 15 vjece. Pas 5 vjete e ca jetuar ne kete vend te huaj kam fituar shume vlera qe mendoj mua me kan reformuar. E para eshte racizmi dhe paragjykimet e shumta qe ne pergjithesi ne Shqiptaret kemi. Nuk mund te them qe s'jam aspak raciste por kam ndryshuar mentalitetin perdrejt racave te ndryshe duke jetuar ne Amerike.. S'do te thot si thon shume Shqiptare qe jam modernizuar e gjepura te tilla.. por vetem se kam pare se racizmi dhe paragjykimet ne pergjithesi nuk jan aspak te verteta apo te drejta. Vlera te tjera jan qe kam marr nje shkollim teper te mire qe e dija ne shqiperi nuk do ta arrija ta kisha. Dhe dicka tjeter shume me vlere eshte te respektojm patriotet tane e te jemi me tolerante sepse e shikojm kur jemi larg vendit tone qe kemi nevoje per njerezit qe kan ndare te njejten sfond si ne me pare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reina : 02-12-2003 mė 20:03
    Be yourself and you will always be in fashion.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Stresi
    Anėtarėsuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Poli i veriut
    Postime
    60
    Kam mėsuar shumė gjėra mbi jetėn dhe njerėzit.Kam mėsuar ta dua vendlindjen edhe mė shumė si dhe ta njohė vetėn dhe shqiptaret mė mirė.Jam bė 100% i pavarur si nė aspektin ekonomik po ashtu edhe nė atė mental.Mė ėshtė ofruar mundėsija e punėsimit si dhe studimeve.Pėrmes punės kam ndihmuar familjen dhe pėrmes studimeve kam ndihmuar vetėn.Pasi qė kam ardhė ndėr tė parėt kėtu,kam ndihmuar tė tjerėt qė kan ardhė pas meje nė gjetjen e punės dhe tė vendbanimit.Kam mėsuar qė t'i gjykoj shqiptaret ne baza globale e jo lokale. Kam pas mundėsin dhe nderin qė t'i strehoj nė banesen time dhe t'ju ndihmoj shiptareve nga Tirana, Durresi,Shkupi,Tetova, Prishtina, Peja,Plava etj dhe kam mesuar se ne mbi tė gjitha jemi tė njejtė,me halle,dhimbje si dhe shpresa tė njejta!
    Medoemos kam bė reforma personale dhe gjėrat sot i shiqoj dhe i gjykoj me njė logjikė mė tė gjithėanshėm.
    Duke ardhe nga njė sistem monist nė atė shumė partiak kam mėsuar poashtu edhe pėr demokracin,jo vetėm nė relacion pushtet-njeri por edhe nė njeri-pushtet dhe njeri-njeri.
    Sot shpresoj qė do tė vazhdojm tė ju ndihmojm njeri-tjetrit pa marr parasysh se nga cili vend jemi.
    Duket se shumė nga ne kemi marr mėsime tė mira nė pėrendim,mėsime qė ėshtė mirė t'i marrim me vete nė atdhe.
    Le tė shpresojm qė sė shpejti do tė jetojm nė njė shtet tė pėrbashkėt,demokratik dhe stabil tė quajtur Shqipėri.

    "Mėmedhe me quhet toka,
    ku mė ka ren koka..."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Stresi : 02-12-2003 mė 21:19
    :-g

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anėtarėsuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    BESOJ SE ME KANE MBULUAR KREJTESISHT PARAFOLESIT DHE NUK KAM TE SHTOJ DICKA TE RENDESISHME.
    PO TI LEME MENJANE PROBLEMET E SHUMTA QE KEMI DHE PO HASIM DITA -DITES AVANTAZHET JANE TE PERMENDURA ME SIPER.
    MEGJITHATE BESOJ SE BALANCIMI NEGATIVE-POZITIVE PER EMIGRIMIN NE NJE VEND TE HUAJ KA SHUME TE BEJE ME VENDIN NE TE CILIN JETON DIKUSH.

    MEGJITHATE TE GJITHE ATA QE DUAN TE EMIGROJNE TE JENE TE SIGURT QE DO PERFITOJNE EKSPERIENCA DHE TE MIRA DHE TE KEQIJA DHE DO NDESHEN ME FENOMENE QE VETEM NE EMIGRIM MUND TE SHIHEN.
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  7. #7
    @njoftime.com Maska e Benni
    Anėtarėsuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    anes Elbes, anes Sprees
    Postime
    56
    Fatkeqsisht Karakteri i Benit u krijua njeher qysh ne vogjeli...
    dhe do apo s“do Beni, ate nuk mund ta ndryshoj dot sikur te hidhet perpjete....
    o po kaq ta besh dhembin...harroje... Beno!
    .... ik po deshe edhe ne Honolulu, ti do ngelesh po ai deri ne vdekje....

    (kam parasysh ketu, karakterin sipas perkufizimit shkencor....)

    mirpo ka gjera te tjera pervec karakterit qe edhe ndryshojne....sidomos kur je jashte gravitacionit albanez...

    dhe pikerisht per keto gjera do flase me poshte,

    do flase ore qe ti cel syte rinise,
    trumcakeve qe kane frike dhe mendohen gjate te dalin apo jo nga foleja....

    o po sikur kokerr leku te mos fitoni,
    fluturoni o bijt e shqipes, kapni hapsira te reja se vec qar do keni e aspak qeder...

    dikur thoshin se burgu, ushtria dhe kurbeti i pjek njerzit....

    Ka dicka te vertet ketu...
    une do flase per kete te fundit se dy te parat nuk i kam provuar....

    vijon neser:

    Metamorfoza e Benit ne kurbet
    nga "garip Tirone", ne djale per ta pire ne kupe....

  8. #8
    Shtegtare
    Anėtarėsuar
    30-10-2003
    Vendndodhja
    Virginia, USA
    Postime
    24
    Me poshte do te rendit disa prej mesimeve gjate jetes sime ne Amerike. Nuk jam e sigurt nqs mund t'ia atribuoj keto mesime jetes se emigrantit ose faktit qe une kam qene e vogel dhe ende ne formim kur kam ardhur ketu. Per mendimin tim eshte nje nderthurje e ketyre te dyjave. Nga mesimet e mia:

    1. Me teper dashuri per vendin tim dhe familjen.

    2. Respekt per individin dhe te drejtat e tij.

    3. Tolerance.

    4. Optimizem.

    5. Kritike konstruktive.

    6. Etiken e punes dhe te jetes ne pergjithesi.
    Honesty: the best policy, but insanity is a better defense.

  9. #9
    @njoftime.com Maska e Benni
    Anėtarėsuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    anes Elbes, anes Sprees
    Postime
    56
    baba im,
    kur rrall ndonjeher e pyet ndokush per djalin qe s“e ka prane,
    ter krenari nxjerr foton time e u thote:
    Ky eshte djali im, ky eshte Beni, me eshte bere i hajrit!

    Nena i mban hiso: Lum ajo goce qe do e marre e do ja shijoj lezetin!

    Ne fakt kur me kishin afer vetem derdellitje kisha.....

    dhe jo pa te drejte...
    kam qene se prapthi,

    xhamat e shkolles dhe pocat e rruges nuk gjeten qetesi...
    xhamat e pallateve nga ana tjeter e Lanes ishin nishani i neteve te femijrise...
    te enjteve ne takim me prinderit emri i Benit me co. lakohej para mbrapa,
    kur na merziteshin xhamat se cdo gje qe bere verore,
    e pesonin zhapiket, qente e macet e lagjes...
    thyenim pemet per me bo ndonje kerrabe kupce me gjujt zogj...
    shkulnim stolat dhe deformonim kazanet neper parqe,
    se e kishim kunj me kryetarin e frontit...apo me ndonje pensionist qe kujdesej per to
    ne autobus kishim qejf te shtyheshim, per ne plazh si majmuna siper trenit...
    kam qene hajdut.....
    dita nuk kishte kuptim po te mos sillja ndonje gje ne shpi,
    mbureshim me sho-shoqin vetem per praplliqe dhe pislliqe...

    djemve te mire ne u thoshim palluqe!

    kisha endrra te keqija...
    doja ta beja me tre shifra numrin e gocave qe fusnim ke bodrumet e shallvareve...
    ateher nuk dija se c“beja, por e beja nga mengjeis deri ne darke...(dhe nuk kisha te ngopur)

    kam qene si vampir,
    jam bere si engjell....

    emigracioni mor lal qenka terapi e kalu terapis....
    Me llafe nuk e kupton dot, (kot mundohesh) duhet ta provosh!

    Nuk ngacmoj me gocat...nuk i shof ato me syrin per ti "shtypur"...e per tu mburr tek shoqnia
    dhe nuk kam nevoje me te fejohem per te kaluar nje nate me tjetren....
    dikur me dukej kurve ajo qe kish pat 2 shoke para meje,
    tani s“me ben pershtypje sikur te kete pat edhe 20...
    nuk i kam me inat pasaniket....por shikoj si ta bej edhe une konton me 7 shifra...
    ne Tirone gjithmone i kryeja nevojat ne natyre, ke cepi i pallatit, i shkolles etj...
    ne emigracion frekuentoj WC-ne...dhe jam pro letres higjenike, nuk perdor me gazetat...
    dikur urreja librat, tani nuk shkoj dot ne banjo pa to...

    nuk i jap gaz makines kot msi koti dhe nuk e ngrej muziken ne kupe te qiellit..
    nuk perdor asnjeher borin dhe dritat e gjata me friksu tjetrin...
    s“e kam problem te ndaloj para semaforit te kuq dhe vizave te bardha...

    Nuk dua te jem me herkul dhe kam heq dore me e bo trupin si Kiri....
    ka kohe qe nuk e kam bere me doren grusht...dhe me ka marre malli per sherr...
    kam harruar shprehjen ma futi ja futa...dhe as i bie as me bie njeri me qafe...
    nuk shaj me njeri (nga robt e shpis)
    faleminderit, te lutem, me fal....i kam ne maje te gjuhes...
    ndihmoj te tjeret per qef dhe jo per interes....

    dikur nuk shkoja as ke furri i bukes pa ndonje shok,
    tani mund te shkoj edhe ne pol te veriut apo ne ate te arushes dhe nuk merzitem...

    nuk shikoj me moden, por rehatllekun,(blej pantallona te gjera tek shtrati)
    ne sauna futem lakuriq dhe nuk e mcef me peshqir,
    nuk peshtyj me pertoke (nuk shof as parrulla te tilla),
    nuk i hedh me plehrat nga ballkoni, apo shishet nga autobusi...

    kur ma vjedhin bicikleten
    (ka shume allbana knej) nuk bej te njejten gje si ne Tirone, por shkoj dhe blej nje tjeter...
    nuk ha me fara luledielli, dhe nuk sorollatem me rrugeve si kali ne leme...
    nuk tallem me pederastat (si dikur me Toren, Bacin dhe Thimin)

    shkoj pa frike tek dentisti dhe laj dhembet dy here ne dite...
    nuk e kam me zet dushin dhe ndrroj carapet e te mbathurat me shpesh....
    lyhem edhe me kolonj (kam dy vjete qe kam blere nje Hugo Boss dhe s“po mbaron qe s“po mbaron shishja.)

    genjej dhe e vras mendjen me pak (me pak rudha e thinja se shoqnia ne Tirone)
    nuk lyp me cigare si me pare tek te tjeret....

    kam mesuar si funksionon rrobalarsja, pjatalarsja, hekurosja, makina fshirse etj...
    nuk i kam me inot nonen e baben,

    aheraj kerkoja per nje pune ku te fitoja mire,
    tani perpiqem te fitojne te tjeret me punen time...

    e kujtoja Tironen qendren e botes dhe se dielli lindte e perendonte vetem atje....
    tani e di se c“fare ne lindje eshte virtyt ne perendim eshte e pamoralshme dhe anasjelltas...
    .................................................. ....
    para disa ditesh
    u perballa ne metro me nje cift qe po fliste shqip per shtate pale qejfe (dialekt tirone)
    ju fola dhe hyra ne muhabet...

    nuk e besuan qe isha Tirons... o po nuk e besonin qe isha shqiptar...
    u gjeta ngushte...
    kendej kam ditur ta fsheh me kujdes nacionalitetin (si dikur biografine)
    por kesaj radhe me duhej ta vertetoja ate...

    me floke te shkurtra dhe pa yndyre, pa barseta, i rruar dhe i fresket Beni,
    pa ngerdheshje dhe i cilter, me nje buzeqeshje miqesore dhe me sy dashamir,
    i hapur dhe i interesuar per bashkbiseduesit, me syze si shkencar dhe librin ne dore,
    me ze te ulet dhe pa shume gjeste ne te folur (me duar dhe me kembe).......
    ......................
    epo duhet te kesh shume vite ti ketu - thane te dy njezeri....

    s“kishin faj ata...
    Beni ka ndryshuar vertet...
    ....eshte bere palluqe!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Ledina
    Anėtarėsuar
    09-10-2003
    Postime
    65
    Pershendetje Ben!
    Nje mesim i shkelqyer per te gjithe por me shume per ata qe jetojne ne Shqiperi.Nuk kemi me se c'fare te shtojme por te uroj shendet, fat dhe pasuri.Bye

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dialogu i Muslimanit me Krishterin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 147
    Postimi i Fundit: 07-05-2013, 10:59
  2. Hakmarrja, vritet nėna e emigrantit
    Nga GiSHteZa nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 169
    Postimi i Fundit: 06-05-2009, 17:24
  3. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  4. I jepet lamtumira emigrantit qė u hodh nga trageti
    Nga FLORIRI nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-01-2007, 18:25
  5. Mėsimet e nxjerra nga dhuna nė Kosovė
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •