gsh
--------
Opinion
MEMIA, NANO DHE FATURAT E DRITAVE
--------------------------------------------------------------------------------
Ilir BABARAMO
Tre vjet mė parė, nė faqet e kėsaj gazete u botua njė lajm i cuditshėm. Ishte kulmi i fushatės elektorale. Diku nė Bathore a Kodėr-Kamėz, Shaban Memia bėri premtimin: nėse votoni pėr PD-nė do ju falen faturat e papaguara tė dritave. Nė fakt kandidati i Partisė Demokratike u tregua disi i kujdesshėm. E tha larg kamerave, nė klubin e fshatit. Por premtimi absurd u botua nė gazetė. Partia Demokratike reagoi pėrmes njė deklarate duke e konsideruar njė qėndrim personal tė Shabanit. Historia u mbyll me kaq. Dhe fshatarėt duhet ta kenė harruar nė ēast atė qė dėgjuan. Kishin dėgjuar turli lloj premtimesh tė pabesueshme nga tė gjithė kandidatėt. Ēfarė rėndėsie kishte nėse dėgjuan njė gėnjeshtėr mė shumė. Madje votuan pėr Meminė. Shabani ėshtė yni dhe nė fushatė gėnjeshtrat lejohen, duhet tė kenė menduar. Tre vjet me pas ėshtė artikuluar i njėjti premtim. Nuk ėshtė bėrė nė klubin e ndonjė fshati por nė selinė e qeverisė nga vetė kryeministri, para tė gjitha kamerave. Premtimi i Nanos pritet tė bėhet vendim nė mbledhjen e djeshme tė Kėshillit tė Ministrave. Nano e tha qartė, kriminalisht qartė. Tė gjitha faturat e papaguara gjatė dhjetė viteve tė fundit do tė falen. E gjithė kjo amnisti llogaritet 13 miliardė lekė, plot 100 milionė euro. Eshtė padyshim akti mė I ēmendur ekonomik pas piramidave. Ka pasoja rrėnuese nė tė gjitha aspektet. Vendimi u mor kur po krijohej bindja e ngadalshme por konsistente se dritat do paguhen ashtu si tė gjitha mallrat e tjerė. Ka disa vetė qė mendojnė se Nano e mori kėtė vendim pėr arsye sociale. U falėn faturat atyre njerėzve qė nuk kanė mundėsi tė paguajnė, argumentojnė ata. Ky ėshtė njė opinion tejet iluziv. Mjafton pėr tė qėndruar pak ēaste aty ku paguhen dritat pėr tė takuar njerėzit qė janė realisht nė nevojė. Shumė prej tyre janė pensionistė. Kanė kursyer kafshatėn e gojės, janė mbėshtjellė mbrėmjeve me batanije, vetėm e vetėm qė tė heqin mėnjanė qindarkė pas qindarke shumėn e energjisė qė konsumojnė. I vetmi mjet pėr tu ardhur nė ndihmė ėshtė tė rriten pensionet ose shteti t'ua rimbursojė energjinė. Ka tė tjerė qė mendojnė se shuma prej 13 miliardė lekėsh ėshtė krijuar vit pas viti dhe se ka familje qė nuk kanė paguar prej njė dekade dhe kjo shumė mund tė konsiderohet e humbur. Nano vendosi tė bėjė njė amnisti me kusht qė ata tė fillojnė tė paguajnė kėtej e tutje, ėshtė argumenti i kėtyre tė fundit. Por kush janė kėto familje qė nuk kanė paguar pėr njė kohė tė gjatė. Janė pikėrisht ato krijesa asociale, qė kanė zaptuar pronat e tė tjerėve. Qė thyejnė ēdo kod modern me tė cilin funksionon njė shoqėri qė nga dritat e semaforėve deri tek tubat e ujėsjellėsit tė qytetit qė i shqyejnė mizorisht. Dhe nuk janė tė varfėr. Kanė tė paguajnė shumė mė tepėr se faturat e dritave, por e konsiderojnė marrėzi tė bėjnė njė gjė tė tillė. Eshtė sa e vėshtirė aq dhe e thjeshtė pėr ti detyruar. I pritet energjia kujt nuk paguan dhe ndiqet penalisht kush bėn lidhje tė paligjshme. Por shteti po dorėzohet dhe njėherė para harbutėrisė. Nė cdo vend tė botės shteti ka fituar mbi harbutėrinė vetėm me forcė. Franca nuk ėshtė bėrė vetėm nga veprat e iluministėve, por dhe nga njė objekt qė ndodhej nė qendėr tė Parisit. Kulla Eifel nuk ishte ngritur ende. Ishte gijotina, mjeti "edukues". Pas faljes sė Nanos, ata kanė njė arsye mė shumė pėr tė mos paguar. Dhe demokratėt kur tė vijnė nė pushtet do bėjnė tė njėjtėn gjė, kanė tė drejtė tė mendojnė. Shkaku i vetem i kėtij vendimi tė Nanos ėshtė njė dhe vetėm njė. Nesėr opozita del nė shesh. Gjatė mitingut tė kaluar nuk ishin vetėm militantėt e PD. Nga numri i turmės sė mitingut tė nesėrm varet dhe vazhdimėsia apo jo e Nanos nė postin e kryeministrit. Shpreson tė demotivojė shumė prej pjesemarrėsve potenciale nė miting. Pra nė thelb Nano po pėrdor premtimin elektoral qė Shaban Memia artikuloi tre vjet mė parė. Por ėshtė tjetėr gjė tė jesh kandidat pėr deputet dhe tjetėr gjė kryeministėr. Deri tani gjithė drejtuesit e shtetit shqiptar kanė treguar se janė tė gatshėm dhe pas fijes sė kashtės, por kjo e Nanos ėshtė fije qė kushton 100 milionė euro.
-----------
Krijoni Kontakt