Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90

    Albtelekom, neser fillojne cmimet e reja

    M'u duk me interes te diskutojme nje cike edhe per gjendjen ekonomike ne Shqiperi, prandaj kam postuar kete artikull nga gazeta "Korrieri"




    Albtelekom, neser fillojne cmimet e reja
    Ndermarrja e telefonise fikse do te filloje neser zbatimin e tarifave te reja per sherbimet. Rriten cmimet e bisedave lokale dhe ulen tarifat per telefonatat nderkombetare.

    Ekspertet ne Ministrine e Telekomunikacionit: "Ndryshimi i cmimeve eshte ne themel te strategjise se telekomunikacionit derisa tarifat t'i ofrohen cmimeve ne tregjet rajonale"

    Blerina Hoxha

    Duke filluar qe neser ndermarrja e telefonise fikse, Albtelekom do te ofroje

    cmime te reja per sherbimet, me tendece rritjen e tarifave per bisedat lokale dhe uljen e tyre per telefonatat nderkombetare. Lajmi behet i ditur nga burimet zyrtare te ndermarrjes se telefonise fikse, Albtelekom, sipas te cilave ndryshimet tarifore bazohen ne nje strategji per zhvillimin e telekomunikimit kabllor. Rritjen me te madhe te cmimit do ta pesojne telefonatat brenda qyteteve, tarifat e te cilave do te dyfishohen. Aktualisht Albtelekom e ofron nje minute kohe bisede brenda qytetit me 1,6 leke, ndersa duke filluar qe neser nje minute do te kushtoje 3 leke. Cmimi per kete sherbim eshte dyfishuar, ndersa verehet nje ulje modeste ne tarifat e bisedave kombetare, te cilat nga 18 leke per minute do te zbresin ne 10 leke per minute. Ndersa uljen me te madhe te cmimit do ta kene tarifat e bisedave me jashte, te cilat per zonen e pare ku perfshihen Italia dhe Grecia nga 40 leke per minute qe jane aktualisht do te zbresin ne 30 leke per minute. Ndersa per zonen e dyte ku perfhsihen SHBA, Kanadaja etj. niveli i cmimit nga 97 leke do te zbrese ne 42 leke. Ndersa nje rritje gati 300 % do te pesoje abonimi mujor, i cili eshte parashikuar te rritet ne 300 leke nga 92 qe eshte aktualisht. Ndryshimet ne tarifat e telefonise fikse pritet te krijojne nje rritje te konsiderueshme te shpenzimeve te konsumatoreve per sherbimin telefonik kabllor. Duke patur parasysh se, shumica e familjeve pagujane ne muaj megjithe kohen bisedore nje shume te barabarte me tarifen e abonimit mujor qe do te detyrohen te pagujne ne te ardhmen. Burimet nga Ministria e Transportit thane se, ndryshimi i cmimeve per sherbimet e telefonise fikse eshte i bazuar ne nje strategji per zhvillimin e telekomunikacioneve qe synon ballancimin e tarifave me vende te rajonit. Strategjia perfshin rritje graduale te tarifave per bisedat brenda vendit dhe ulje te kostos per bisedat me jashte deri sa tarifat t'i ofrohen rajonit. Qeveria po aplikon nje strategji qe ka te beje me rritjen e tarifave te sherbimeve ne ndermarrjet me pronesi publike. E njejti plan po ndiqet edhe per cmimet e energjise dhe te ujit, produkte keto mjaft sensitive per konsumatoret.

    Tarifat e reja te Albtelekom (emimet mesatare lek/minut)

    Bisedat lokale jane behen

    1,6 3

    Bisedat kombetare 18 10

    Bisedat nderkombetare

    (zona 1) Itali, Greqi, etj 40 30

    (zona 2) SHBA, Kanada etj. 97 42

    Bisedat me celulare 80 50

    Pajtimi mujor 92 300

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Shtrengo rripin xha Thanas..

    DEBATI PER TERIFAT

    Gazeta Shqiptare (me qe Rd ka nje muaj qe eshte me pushime) shkruan:

    Telekom: S'kemi shkelur ligjet pėr ēmimet e reja


    ------------------------------------------------

    mi.di

    Drejtues tė Albtelekomit iu janė kundėrpėrgjigjur akuzave tė qytetarėve duke deklaruar se kontrata e re e Albetelekomit e cila parashikon ndryshime tė tariave ėshtė e miratuar nga qeveria. "Nė kontratė thuhet se tė gjitha ndryshimet e tarifave dhe tė shėrbimeve duhet tė bėhen tė njohura nga mediat jo mė pak se 15 ditė para aplikimit tė tyre", thekson Aleksandėr Miraj, kėshilltar ekonomik i Albtelekomit.
    Duke filluar qė nga dita e djeshme, kompania shtetėrore e telefonisė fikse ka ndryshuar tarifat dhe strukturėn e tarifimit pėr tė gjitha llojet e shėrbimeve. Albetelekom ka ndėrmarrė ndryshimin e tarifave pėr tė afruar shėrbimet e saj drejt kostos. Ndryshimet konsistojnė nė njė rritje tė ndjeshme tė ēmimit tė bisedave urbane si dhe njė ulje pėr bisedat kombėtare dhe ndėrkombėtare. "Ēmimi i njė minuti bisede pėrafrohen mė koston. Pėr shėrbime tė veēanta qė janė bisedat lokale dhe mirėmbajtja mujore, kėto tarifa janė nėn koston reale tė tyre", theksoi Miraj. Po kėshtu sot drejtori i Albetelekomit do tė sqarojė ndryshimin e tarifave dhe arsyet pėr marrjen e kėtij vendimi. Ndėrkohė, rritja e tarfiave nga Albetelekom ėshtė kundėrshtuar dhe nga partitė opozitare. Kėshtu, sekretari pėr ēėshtjet ekoomike nė Partinė Demokratike, Edmond Spaho, ka theksuar se rritjet e tarifave tė shėrbimit telefonik janė tė paprecedent pasi trefishohen tarifat e bisedave lokale si dhe dyfishohen ato tė bisedave ndėrurbane dhe tė mirėmbajtjes. Sipas tij, vetėm nga kjo masė fatura e shpenzimeve telefonike mujore tė ēdo familjeje do tė 2-3 fishohet. Ndėrsa zėdhė-nėsi i Partisė Demokrate tė Re, Eno Bozdo u shpreh se Albtelekom po shfrytėzon pozitėn e tij monopoliste pėr tė vendosur ēmimet e tij abuzive. "Vendimi i marrė nga Albtelekomi bie nė kurriz tė shtresės mė tė varfėr, pensionistėve tė cilėt nuk janė nė gjendje tė pėrballojnė rritjen e madhe tė ēmimeve. Ne po shikojmė tė gjitha hapėsirat ligjore pėr ta rrėzuar vendimin e Albtelekomit si dhe do tė nxisim punėn nė komisionet parlamentare pėr mosaprovimin e kėtij ligji", ka theksuar Bozdo.


    -------------------



    O Aleksander Miraj... sigurisht per ty nuk ka vlere kjo rritje cmimesh sepse te punon Benxi e Celulari me Paret e Shtetit dhe Rrogen e ke te majme se ke kaq vjet qe nuk tu nda kolltuku nga se MOIKOMI , kunati yt e ka shok Tosin..dhe jot Moter ka ven miliona me lejet qe u jep MAFIES per Troje Ndertimi.. por Populli i mjere po vdes per buke e te pakten tek telefonat te ishit bere Humaniste..qe te ken mundesi me thirr ambulancen kur i bie infarkti.. o qerratej..e hajduta..

  3. #3
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    TIRANE (2 Dhjetor) - Lėvizja qytetare "Mjaft" do tė nisė ditėn e mėrkurė njė protestė kundėr vendimit tė Albtelekomit pėr rritjen e tarifave telefonike qė hyri nė fuqi ditėn e hėnė, duke gjykuar se, "ky vendim ėshtė marrė nė arbitraritet tė plotė dhe pa respektuar qytetarėt". "Qytetarėt janė vėnė pėrpara faktit tė kryer me anė tė njė njoftimi tė publikuar sipas tė cilit mosnėnshkrimi i kontratave ku pėrfshiheshin tarifat nė fjalė, i pėrjashtonte ata menjėherė nga shėrbimi", thuhej tė martėn nė njė njoftim pėr shtyp tė kėsaj lėvizje. Madje ajo vlerėsonte se, "me kėtė vendim shteti po vepron si njė monopolist", duke theksuar se, "kjo masė ėshtė marrė nė kushtet e njė mungese tė plotė transparence, duke anashkaluar edhe praktikėn administrative tė njė miratimi me shkrim nga ana e Entit Rregullator tė Telekomunikacioneve". ro/ro (BalkanWeb)
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Tarifat e telefonisė fikse, Dobjani do nisė hetimet pėr Albtelekom

    TIRANE (5 Dhjetor) - Avokati i Popullit nis hetimin ndaj Albtelekomit, nė lidhje me tarifat e reja tė telefonisė fikse. Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve (ZMQ) dorėzoi sot (e Premte) pranė Institucionit tė Avokatit tė Popullit, peticionin lėvizės me firmat e rreth 7 000 konsumatorėve nga 5 qytete tė vendit, me anė tė tė cilit kėrkohet revokimi i vendimit pėr ndryshimin e tarifave tė telefonisė fikse tė Albtelekom. Nė njė deklaratė tė pėrbashkėt pėr median, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani dhe Shefi i ZMQ, Kreshnik Spahiu, bėnė tė ditur se "tashmė ėshtė Institucioni i Avokatit tė Popullit qė do tė merret me kėtė cėshtje, si autoriteti i vetėm kushtetues, i cili ka tė drejtėn pėr tė marrė nė mbrojtje tė drejtat e konsumatorit, kur ato cėnohen nga veprimet apo mosveprimet e paligjshme tė administratės shtetėrore". Dobjani pohoi sot do t'i niset njė kėrkesė me shkrim Ministrisė sė Transporteve dhe Telekomunikacionit, Ministrisė sė Ekonomisė, Entit Rregullator tė Telekomunikacionit (ERT), drejtorit tė pėrgjithshėm tė Albtelekomit dhe shoqatės pėr mbrojtjen e konsumatorit, ku do tė kėrkohen shpjegime nė lidhje me respektimin e procedurave ligjore nė rastin konkret. "Ne do tė hetojnė me kujdes kėtė cėshtje dhe brenda njė javė shpresojmė tė arrijmė konkluzionet tona", tha Dobjani. Shefi i ZMQ, Spahiu, sqaroi se rritja e tarifave tė telefonisė fikse ėshtė bėrė nė kundėrshtim me ligjin "Pėr tė drejtat e konsumatorit", pasi ERT, si organi qė miraton rritjen e tarifave, nuk e ka dhėnė aprovimin pėr tarifat e shpallura. Qė nga data 1 Dhjetor nisėn tarifat e reja telefonike, tė vendosura nga Albtelekom, pėr telefoninė fikse. Kompania shtetėrore qė zotėron monopolin e telefonisė fikse nė vend, njoftoi para disa kohėsh rritjen e tarifave tė saj deri nė 40 pėrqind tė thirrjeve urbane dhe uljen prej 10 pėrqind tė thirrjeve ndėrkombėtare.
    Reality is wrong, dream is for real

  5. #5
    Kjo qeveri hajdutėsh duhet tė dėbohet

    Kjo qeveri hajdutėsh qė kur erdhi nė fuqi ( ashtu siē erdhi) kujdesi i parė i kreut tė saj qe qė t'u rritet rroga ministrave e deputetėve, me tė vetmin arsyetim, se duke u rritur rrogėn nuk do tė vjedhin. Por nuk ngjau ashtu, sepse nuk i thonė mė kot :b.... qė ėshtė mėsuar tė pjerdhė nuk rri pa pjerdhur. Kėshtu ndodhi dhe me ministrat e deputetėt. Ata, duke patur para shumė nėpėr duar, iu shtua oreksi nė vend qė ti pakėsohej. Hajdutėt qė kanė qenė nė krye tė qeverive socialiste, jo vetėm qė ua kanė bėrė rrogat me nga 6 zero nga prapa 1 apo 2-shit por u japin dhe dieta u paguajnė dhe benzinėn e celularėt. Kėshtu qė kėtij populli fatkeq i ka rėnė nė pjesė qė tė paguajė pėr hajdutėt, matrapazėt, kondrabandistėt, pėrkrahės dhe avokatė krimesh pėr zuzarėt, zagarėt, kurvarėt e pushtetarėt, emėr ky qė i pėrmbledh tėrė ata qė tha mė lart. Pėrderisa vjedhin kudo e vjedh kushdo, pėrse tė mos vjedhė dhe Albtelekomi i telefobisė fikse. Pėrderisa vjedh AMC, pėrderisa vjedh Vodafoni dhe shteti i pushtėve (pushtetarėve) hesh sepse nga ēdo vjedhje merr pjesėn e tij, atėhere pėrse tė mos vjedhė dhe Telekomi. Vjedhjen e re na e bėri tė ditur kėto ditė tė fundit tė nėntorit. Ai merr guximin dhe e bėn duke shkelur hapur njė kontratė qė ka nėnshkruar me abonentėt e vet. A e dinė ata birbot e telekomit se sa para merr nė muaj njė buxhetor, sidomos njė pensionist? A e dinė birbot e telekomit se sa para duhen pėr tė nxjerrė muajin duke i peshuar gjėrat me kandarin e farmacistit. Ē'ėshtė ku marifeti tjetėr i hajdutėve tė telekomit qė rrit bisedat brenda pėrbrenda qytetit dhe "ulka" bisedat me jashtė. Jo tė tėrė kanė njerėz jashtė. Dhe ata qė kanė nuk marrin sepse dhe kaq sa ėshtė ēmimi i impulseve me jashtė ne nuk e pėrballojmė dot, por marrin njerėzit qė janė jashtė. Shkaku pėrse e bėnė kėtė manovėr Telekomi nuk do shumė mend pėr t'u kuptuar. Tė mbledhėsh shumėn e parave qė telekomi nuk mbledh dot nga deptuetėt dhe tė zgjedhurit e tjerė, shuma qė janė ku e ku mė tė larta se sa paratė qė vjel nga abonentėt e vet. Pėrderisa deputetėt dhe tė tjerėt qė u paguan shteti paratė rrinė tėrė ditėn me telefon nė vesh, qė flasin tėrė ditėn me doganat pėr tė kaluar maunet, qė flasin me ortakėt e tyre qė flasin me kurvat qė i mbajnė pėr dashnore. Atėhere dikush duhet tė paguajė pėr pushtėt e pushtetarė. I kemi parė nė seanca plenare qė dhe kur flasin kolegėt e tyre tė cilėt duhet t'i dėgjojnė me kujdes, ata nuk i heqin celularėt nga veshi, madje dhe nė ĖC e banjo kur lahen ata rrezik se dhe aty me "alo" shkojnė. Ky shtet qė nuk tregon asnjė kujdes pėr shtetarėt e vet, qė po i varfėron ēdo ditė e mė shumė, qė po i poshtėron me qėndrimin qė mban karshi tyre nė shtet ku punojnė, ky shtet duhet tė zbohet si qen i zgjebosur. Por ky shtet e kėta pushtetarėt kanė fat se nė kėto 28 mijė km 2 ka njė popull qė nuk ėshtė si ai i Argjentinės dhe i Gjeorgjisė, qė nuk ka njė popull qė t'i marrė pėrpara e t'i nxjerri jashtė nga zyrat madje dhe nga kufijtė e kėtij vendi. Ato qė duhet tė ngrenė popullin nė kėmbė janė sindikatat e shoqatat. Por pėr fat tė keq sindikatat tona pas diktaturės lindėn tė vdekura. Ato nuk nxjerrin as pjesėtarėt e familjeve tė tyre nė shesh pėr tė protestuar e jo tė nxjerrin njė popull tė tėrė. Kėta pushtetarė qė heshtin kur populli i tyre vidhet kur rrihet e pėrēmoh et heshtin. Kėta duhet tė zbohen nga vendi. Kjo kohė ka ardhur vetėm se duhet kurajo, kėmbėngulje dhe vendosmėri pėr t'i ēuar punėt gjer nė fund e tė mos i lėnė nė mes tė rrugės qė ēdo herė tė nisim nga fillimi. Por kjo qeveri mosmirėnjohėse ndaj sakrificave qė bėn ky popull, abuzon atėhere tė gjitha mjetet janė tė lejueshme qė tė zbohet ( pa pėrdorimin e armėve jo si ata nė 1997). Kėta duhet dėbuar, sepse janė turpi ynė, sepse janė shushunjat tona. Kanė shtatė vjet qė po pinė gjakun, Shtrėngoni radhėt dhe dhėmbėt o popull. Tregohu burrė,si argjentinasit dhe gjeorgjianėt, ke pėr tė parė se ē'mund tė bėsh ti duke pėrdorur vetėm mjete demokratike e paqėsore dhe do tė shpėtosh nga tė korruptuarit, nga hajdutėt e kopukėt. Qė tė zbohen ata duhet tė bėhen zgjedhjet e reja. Por mė parė se tė bėhen zgjedhjet e reja duhen zbuar Ēelibashi e Subashi. Nė dashtė Nano t'i marrė nė kabinetin e tij si ka bėrė me Aldrin Dalipin e Igli Toskėn, nė dashtė t'i ēojė para drejtėsisė aty ku e meritojnė. O sot o kurrė. Durimit i ka ardhur fundi.

    Bujar Orizaj
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gazeta panorama
    ---------------

    Faqe 10 - Speciale
    15Dhjetor 2003

    Nėn zė punonjėsit e brendshėm tė Albtelekomit, kanė lajmėruar familjarėt tė kenė kujdes kur ngrenė receptorin, sepse dyfish ėshtė fjala, por njė llogaritje e thjeshtė matematike tregon se, rritja brenda 150 impulseve tė para ėshtė 15 fish

    Albtelekomi, mashtrim me tarifat e reja
    ERT pėrfshihet nė skandal. Ja konflikti qė fillon nga ligji



    Albtelekom ka mashtruar pjesėn mė tė madhe tė abonentėve tė vet qė nuk e kalojnė kurrė kufirin e 150 impulseve, duke mos ju thėnė tė vėrtetėn mbi rritjen, jo dyfish, por 15 fish tė tyre ē’ka vjen nga ndryshimi i vlerės sė impulsit dhe kohėzgjatjes, ndėrkohė qė ndėrsa ka filluar faturimi i ri, ERT nuk ka thėnė akoma fjalėn e vet duke bėrė qė faturat e Albtelekomit tė jenė momentalisht, tė paligjshme.

    Mė 1 dhjetor, abonentėt e Albtelekomit u lajmėruan se do t“i paguajnė dyfish 150 impulset e para telefonike, ē“ka do tė thotė qė nga 1.6 lekė, njė impuls do tė kushtojė 3 lekė. Vetėm kjo mjaftoi, pėr tė irrituar abonentėt familjarė qė nuk mund tė konsumojnė mė shumė se 10 mijė lek tė vjetra nė muaj fatura telefoni. Por ndėrkaq, nėn zė punonjėsit e brendshėm tė Albtelekomit, kanė lajmėruar familjarėt tė kenė kujdes kur ngrenė receptorin, sepse dyfish ėshtė fjala, por njė llogaritje e thjeshtė matematike tregon se, rritja brenda 150 impulseve tė para ėshtė 15 fish. Jo vetėm kaq, por lėvizja Zyra pėr Mbrotjen e tė Drejatve tė qytetarėve bėri tė njohur se Albtelekom po punon si njė ndėrmarrje informale, duke faturuar vlera tė paligjshme pėr abonentėt e vet qė nga momenti qė nuk ka marrė akoma vendimin e Entit Rregullator tė Telekomunikacioneve qė duket se, edhe pse kanė kaluar dy javė, nuk e gjejnė me vend t“i miratojnė tarifat e reja. Kjo bėn qė e gjithė veprimtaria e Albtelekomit tė jetė e pambėshtetur nė ligj dhe tė rezultojė njė mashtrim i vėrtetė pėr abonentėt nė kohėn qė ajo ende, ėshtė njė ndėrmarrje shtetėrore.

    Ja pse do t“i paguajmė 15 fish telefonatat tona
    Deri nė fund tė nėntorit, abonentėt kanė paguar njė impuls telefonik pėr 1.6 lekė tė reja, me njė kohėzgjatje prej 6 minutash. Pas njė dhjetorit, Albtelekomi njoftoi se njė impuls ėshtė bėrė 3 lekė tė reja pra, dyfishi. Por ndėrkohė, kohėzgjatja e njė impulsi ėshtė reduktuar nė mė pak se njė minutė, ēfarė do tė thotė se nėse me fatuarat e vjetra, njė impuls na kushtonte gjatė bisedės 0.2 lekė tani, me 3 lekė impulsi rritja ėshtė 15 herė mė e madhe. Problemi nė fjalė, qėndron vetėm pėr abonentėt familjarė qė nuk e kalojnė kufirin e 150 impulsit, sepse mbi 150 impulse tarifat ulen, por nga kjo pėrfitojnė vetėm abonentėt qė merren me biznes. Buxhetorėt e thjeshtė janė klasa qė e paguan mė shtrenjtė rritjen e tarifave telefonike tė Albtelekomit, ndėrkohė qė ky i fundit, nuk ka sqaruar abonentėt pėr rritjen e vėrtetė qė ka pėsuar njė impuls, por i ka mashtruar duke deklaruar vetėm dyfishimin e vlerės sė njė impulsi.

    “Ēmimi i njė minuti bisede pėrafrohen me koston. Pėr shėrbime tė veēanta qė janė bisedat lokale dhe mirėmbajtja mujore, kėto tarifa janė nėn koston reale tė tyre dhe nė 1 dhjetor, njė impuls telefonik nga 1.6 lekė do tė bėhet 3 lekė”, - ka deklaruar Aleksandėr Miraj, kėshilltar ekonomik i Albtelekomit. Pėrpara shtypit, edhe pse ka patur mundėsinė tė sqarojė abonentėt e Albtelekomit pėr tė vėrtetėn e rritjes sė tarifave, Miraj nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė duke i qėndruar linjės, me tė cilėn Albtelekomi ka justifikuar rritjen e tarifave telefonike pėr telefonatat urbane.

    ERT nė sherr kolegjiumi
    ERT ėshtė institucioni qė duhet tė jepte fjalėn e fundit pėr tarifat dhe vetėm, pas miratimit nga ana e saj, ato mund tė aplikoheshin dhe tė konsiderohen tė ligjshme. Por 15 ditė pas aplikimit nga ana e Albtelekomit tė tarifave tė reja telefonike, ERT akoma nuk ėshtė prononcuar dhe nuk ka kthyer njė pėrgjigje me shkrim pėr miratimin, ose jo tė tyre. Kjo bėn qė tarifat tė jenė tė paligjshme dhe abonentėt janė duke paguar fatura ligjėrisht tė pamiratuara nga Enti Rregullator. “Albtelekomi ėshtė dy herė gabim me klientėt e vet, njė herė qė ka rritur tarifat, ndėrkohė qė ka nėnshkruar kontratat me abonentėt me tarifat e vjetra dhe njėherė qė nuk ka marrė vendimin e ERT pėr kėtė rritje”, ka deklaruar Kreshnik Spahiu nė lidhje me kėtė ēėshtje.

    “Nė kontratė thuhet se tė gjitha ndryshimet e tarifave dhe tė shėrbimeve duhet tė bėhen tė njohura nga mediat jo mė pak se 15 ditė para aplikimit tė tyre”, ka deklaruar Aleksandėr Miraj, kėshilltar ekonomik i Albtelekomit pa qenė nė gjendje tė pohojė se pėr kėtė lajmėrim ka patur dhe miratimin e ERT – sė. Ndėrkaq, i ndodhur pėrpara kėsaj akuze Drejtori i Albtelekomit deklaroi se ka kėrkuar leje nga ERT, por dhe ai nuk dha asnjė pėrgjigje, nėse kishte marrė apo jo miratimin duke e lėnė evazive pėrgjigjen. “Albtelekomi ka njoftuar ERRT-nė mbi vendimin e Kėshillit Mbikqyrės pėr ndryshimin e ēmimeve tė shėrbimeve qė mė 23 Korrik 2003, jo sikundėr ėshtė cituar nga zyra pėr mbrojtjen e qytetarėve”, ėshtė shprehur drejtori i Albtelekomit, Apostol Noti, pa iu pėrgjigjur akuzės nė lidhje me mosmarrjen e miratimit pėr tė aplikuar tarifat pas 1 dhjetorit pėr abonentėt e vet. Ndėrkohė, mėsohet se ERT vazhdon tė jetė e pėrfshirė nga njė sherr i madh qė vjen nė rradhė tė parė, nga konfuzioni qė ka ligji. Sipas ligjit aktual, ERT ėshtė instanca qė duhet tė kontrollojė, monitorojė dhe miratojė tarifat e shėrbimeve tė operatorit mė tė fuqishėm tė telekomunikacionit nė vend. Por, sipas tė dhėnave Albtelekomi nuk ėshtė mė, operatori mė i fuqishėm, por rezulton tė jetė i treti nė rradhė, pas AMC –sė dhe Vodafonit. Ndėrkohė, ligji ka mbetur nga qeveria i pandryshuar dhe ERT vazhdon tė konsiderojė Albtekomin, si operatorin mė tė fuqishėm, duke ruajtur pozicionin qė ka pėr miratimin e tarifave tė shėrbimit tė saj, gjė qė nuk ka tentuar ta bėjė asnjėherė me AMC–nė. Kjo ka bėrė qė anėtarėt e kolegjiumit tė ERT-sė, tė ndahen nė dy grupe dhe tė mos bien dakort, nėse duhet apo jo, t“i miratojnė kėto tarifa duke e lėnė kėshtu, tė gjithė veprimtarinė e Albtelekomit tė pambėshtetur nė ligjin mbi telekomunikacionin.



    Sipas sekretarit pėr Ēėshtjet Ekonomike nė PD
    “Rritja e tarifave telefonike mbulon koston e korrupsionit“

    Sekretari pėr Ēėshtjet Ekonomike nė Partinė Demokratike e ka konsideruar lėvizjen e fundit tė Albtelekomit, njė manovėr pėr tė mbuluar koston e lartė tė korrupsionit qė ka pėrfshirė kėtė ndėrmarrje para privatizimit.

    Por nė tė njėjtėn kohė, Drejtori i Albtelekomit, Noti, ka deklaruar nė shtyp se, rritja e tarifave ėshtė pikė sė pari, njė masė qė ka marrė Albtelekomi pėr tė shlyer borxhet e krijuara nga kontratat e pafavorshme, qė ka lidhur paraardhėsi i tij me operatorėt celularė.

    “Deri tani janė mbyllur borxhet e akumuluara nė vite me operatorėt e huaj, pėrveē operatorit grek OTE, me tė cilin brenda Dhjetorit 2003, mendohet tė bėhen balancat e trafikut hyrės-dalės dhe tė arrihet nė kėtė mėnyrė njė marrėveshje. “Nė rast se realizohet kjo marrėveshje, ne do tė mund t’i shlyejmė edhe operatorit AMC mbi gjysmėn e borxhit ekzistues, rreth 17 milionė dollarė”, tha ai.

    Por ndėrkaq, mėsohet se Albtelekomi ka ngrirė borxhin e krijuar me dy kompanitė e tjera celulare AMC dhe Vodafon qė nuk ėshtė 17 milion, siē bėri tė ditur Noti pėr shtypin, por rreth 42 milion dollarė dhe ka filluar tė shlyejė vetėm diferencat mujore qė rrjedhin nga detyrimet qė ka prej kontratave qė ka lidhur me dy kompanitė. Kjo do tė thotė se Albtelekomi e ka akoma nė kurriz borxhin dhe vėrteton gjithashtu, akuzat e bėra nga opozita nė lidhje me rritjen e tarifave, si shprehje e mbulimit tė korrupsionit qė po rrėnon ekonomikisht ndėrmarrjen.

    2003 Gazeta Panorama

    -----


    Rrofte kongresi partise.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Albtelekomi socialist nje tjeter superhajdut.

    RD
    --------

    Pėr muajin dhjetor, "gjobat" telefonike dhjetwfish mw tw larta


    Faturat e Albtelekomit shokojnė qytetarėt


    "Pas privatizimit tė Albtelekom SH.A qėndron klani i kryeministrit. Investimin pėr privatizimin e telefonisė fikse, klani "Nano" e ka filluar qė pėrpara tre vjetėsh, nė kohėn e ish-kryeministrit Meta. Klani "Nano", pėr gllabėrimin e Albtelekom, pėrdori nė atė kohė ish-drejtorin Dhimitraq Rafti, i cili ka firmosur kontrata nga mė skandalozet nė dėm tė Albtelekomit, me qėllim uljen sa mė shumė tė ēmimit tė privatizimit tė tij


    Ngritja e tarifave tė telefonisė fikse ka ardhur si pasojė e qėllimeve qė ka vetė kryeministri Nano nė privatizimin e telekomit. Dje, filloi edhe shpėrndarja e faturave tė telefonave nga Albtelekom, tė cilat pėr muajin dhjetor duket se ishin dhjetėfishuar. Qytetarėt e Tiranės kanė filluar tė pėrballen me rritjen e ēmimeve tė faturave, qė kanė kaluar ēdo parashikim. Nė rast se njė qytetar deri pėrpara dhjetorit paguante 400 lekė tė reja pėr njė bisedė, kjo faturė tashmė pėr tė njėjtat biseda varion nga 3000 deri nė 4000 mijė lekė tė reja. Nga ana e institucionit tė Albtelekom, deri mė tani, janė dhėnė vetėm arsyetime boshe lidhur me kėtė problem. Apostol Noti, drejtori aktual i kėtij institucioni, i afėrm i kryeministrit, ėshtė mjaftuar me pėrgjigjet evazive dhe ėshtė munduar ta anashkalojė kėtė problem, duke dhėnė arsyetime boshe. Ndėrkohė qė tarifat e telefonisė fikse janė rrituer sė tepėrmi, duke u hequr shqiptarėve nga xhepat e tyre edhe ato pak tė ardhura qė arrinin tė kursenin nga tarifat e mėparshme. Nuk bėhet fjalė pėr thirrje ndėrkombėtare, por pėr komunikimin e zakonshėm brenda qytetit, i cili nė fakt duhej tė ishte shumė mė i lirė.


    Firma e Nanos gllabėron tregun rural


    Sipas burimeve brenda institucionit tė Albtelekomit, mbrapa kėsaj historie qėndron vetė klani i kryeministrit Nano, i cili, pas privatizimit tė shumė prej sektorėve tė ekonomisė, tashmė po mundohet tė marrė nė dorė edhe njė institucion me kapital tėrėsisht shtetėror. Pikėrisht duket se kėtij synimi i ka paraprirė edhe rritja e tarifave telefonike. Pra, me qėllim shfrytėzimin e njė terreni sa mė tė pėrshtatshėm, Nano e ka parė me vend qė t’i rrisė tarifat e telefonisė qė tani, kur Albtelekomi ėshtė tėrėsisht shtetėror. Madje investimin pėr privatizimin e telefonisė fikse, klani "Nano" e ka filluar qė pėrpara tre vjetėsh, nė kohėn e ish-kryeministrit Meta. Klani "Nano", pėr gllabėrimin e Albtelekom, pėrdori nė atė kohė ish-drejtorin Dhimitraq Rafti, i cili ka firmosur kontrata nga mė skandalozet nė dėm tė Albtelekomit, me qėllim uljen sa mė shumė tė ēmimit tė privatizimit tė tij. Mund tė pėrmenden kėtu thirrjet dalėse me shtete tė ndryshme tė botės nė favor tė operatorėve tė tjerė apo dhe kontrata pėr investimet nė zonat rurale tė njė kompanie, pas sė cilės fshihet vetė kryeministri Nano. Kompania nė fjalė, ēdo ditė e mė shumė, po kthehet nė njė kompani tė dytė tė telefonisė fikse, por duke pėrdorur investimet e telekomit. Fitimet e trafikut tė thirrjeve nė zonat rurale ku kjo kompani ka ndėrhyrė me investime, i shkojnė vetė asaj, ndėrsa trafiku i thirrjeve kryhet nga vetė Telekomi dhe ndoshta edhe me tarifa mė tė lira se ai. Pra, duket se dita-ditės kjo kompani po kthehet nė konkuruesin mė tė fuqishėm tė Albtelecom, megjithėse shfrytėzon investimet e kėtij tė fundit. Si pasojė e kėtyre kontratave, nė atė kohė ish-kryeministri Meta shkarkon nga drejtor tė Pėrgjithshėm Dhimitraq Raftin, sot zėvendėsministėr i Transporteve.




    Rritja e tarifave, 18 fish mė e lartė


    Me tarifat telefonike duket se ėshtė luajtur nė mėnyrė qė fitimet pas privatizimit tė jenė kolosale. Nga ana tjetėr, rritja e tarifave nė njė kohė kur Albtelekom ėshtė krejtėsisht me kapital shtetėror, nuk ėshtė e rastėsishme. Sipas tė njėjtave burime, ngritja e tarifave nė kėtė moment bėhet pėr tė shmangur zhurmėn dhe vėmendjen e opinionit publik pas privatizimit. Ndėrkohė qė vetė drejtori i Albtelekomit ėshtė i afėrm i kryeministrit dhe pėrfaqėsues i klanit qė kėrkon privatizimin e kėsaj ndėrmarrjeje tė madhe. Nė rast se njė abonent, pėrpara dhjetorit, ka bėrė njė bisedė telefonike prej 9 minutash, kjo ka qenė e barabartė vetėm me 1.6 lekė, sepse aq kushtonte njė impuls. Ndėrsa tani ka ndodhur diēka tjetėr, njė impuls kushton 1 lekė dhe njė bisedė telefonike 1 minutėshe kushton 3 lekė, gjithmonė pėr bisedat urbane. Pra, pėr njė minutė tashmė abonentėt duhet tė paguajnė, aq sa paguanin pėr 18 minuta. Rritja, sipas specialistėve, rezulton tė jetė mė shumė se 18 fish, po tė kemi parasysh edhe rritjen e shpejtėsisė sė impulseve. Pra, ėshtė njė vjedhje e hapur dhe e qartė. Tarifat, si pasojė e kėsaj ngritjeje tė paargumentuar (pėrveē faktit se kryeministri kėrkon tė shtojė monopolet e tij nė mėnyrėn mė tė babėzitur), janė mė tė larta se nė ēdo vend tjetėr nė Perėndim. Krahasuar vetėm me Italinė, e cila ka njė standart shumė mė tė lartė jetese, kėto tarifa shkojnė mė shumė se dy fishi i tarifave tė TIM Italia, e cila ėshtė dhe kompania mė e madhe e telefonisė nė shtetin fqinj.


    Pas ardhjes sė Nanos nė krye tė qeverisė, Albtelekom ka rezultuar me 10 milionė dollarė humbje


    Por nė tė vėrtetė, klani "Nano" ka pėrdorur njė strategji tė menduar edhe pėr ta paraqitur Telekomin si njė kompani humbėse. Investimet mė tė mėdha nė kėtė sektor janė kryer gjatė periudhės sė viteve ‘92-‘96, gjatė sė cilės janė ndėrruar tėrėsisht linjat dhe centralet pothuajse nė tė gjithė vendin. Investimet kapin shifrėn e dhjetra milionė dollarėve. Duke qenė se pėr nga vetė natyra Albtelekom ėshtė njė ndėrmarrje qė fitimin e merr pas njė periudhe tė caktuar kohe, vit pas viti kjo kompani filloi tė rriste tė ardhurat e veta. Si pasojė e kėtyre investimeve, me ato tarifa qė kanė qenė, telekom nė vitin ‘99-2000 arriti tė grumbullonte mė shumė se 12 milionė dollarė tė ardhura. Por kjo gjė nuk ndodhi pas ardhjes sė Nanos si kryeministėr. Nė njė tabelė pėrmbledhėse tė indeksit tė kėsaj ndėrmarrjeje tregohet qartė se qė pas ardhjes sė Nanos, Albtelekom ka pasur humbjet mė tė mėdha, rreth 10 milionė dollarė, dhe kjo ka ndodhur nė vitin 2002, ndėrkohė qė edhe pėr vitin 2003, kjo kompani ka thelluar akoma mė shumė dhe pa arsye humbjet e veta. Politikat qė janė ndjekur, janė tė qarta. Pėr tė justifikuar ēmimin e ulėt tė shitjes si dhe ngritjen paraprake tė tarifave, Nano po paraqet Albtelekomin, njė nga sektorėt mė fitimprurės sė telefonisė, si njė kompani me humbje, thjesht pėr tė arritur qėllimet e tij, pra pėr tė shtrirė monopolet e tij ngado. Por duket se makutėrinė e Nanos "biznesmen", shqiptarėt po e paguajnė shumė shtrenjtė.

    ------------

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tema:

    -----------
    EDITORIALI
    Rexhina Nano, Telekomi dhe akademikėt

    Nga Mero Baze

    Rexhina Nano i ėshtė kthyer punės zyrtare nė Telekom. E emėruar nė njė post kyē si drejtuese e Telekomit, ish zonja e Kryeministrit shqiptar, duket se ėshtė e kėnaqur nga jeta e saj e re, ku shef ėshtė njė nga njerėzit e afėrt tė Fatos Nanos. E di qė shumė vetė mendojnė se ajo ėshtė e zemėruar me familjen Nano, biles dhe me Xha Thanasin qė u shfaq para kamerave me "nusen e re".

    Nė pėrpjekje pėr tė mėsuar punėn reale tė Rexhina Nanos nė Telekom, Lėvizja "Mjaft!" na kujtoi tarifat e larta tė telefonit. Nė pėrpjekje pėr tė mėsuar shkakun e rritjes sė tarifave, u njoha me njė letėr tė disa akademikėve, qė e hedhin poshtė shkencėrisht kėtė rritje. Nė pėrpjekje pėr tė kuptuar argumentat e tyre shkencore, u njoha me njė histori shumė mė tė errėt se historitė familjare tė Fatos Nanos, qė ėshtė historia e trafikut tė Telekomit nė tregun ndėrkombėtar dhe operimi i tij i pakontrolluar si njė subjekt shtetėror. Pėr tė mos ua bėrė tė pakuptueshme lexuesve skandalin, po e vizatoj thjeshtė. Telekomi ka pasur njė qėndrim tė ngurtė nė tregun ndėrkombėtar pėrsa u pėrket tarifave tė thirrjeve qė ai blinte dhe shiste. Ato i kontrollonte deri nė kėto momente njė kompani greke, qė ka lidhje dhe me njė nga kompanitė tona celulare. Ēmimi qė ajo i ofron Telekomit, ėshtė tejet i lartė nė raport me ēmimin qė kanė impulset nė tregun e hapur ndėrkombėtar. Trafiku i thirrjeve tė Telekomit, qė ėshtė njė burim milionash pėr njė kompani, jo vetėm qė nuk ėshtė i kontrolluar nė rrugė zyrtare, por ėshtė i faturuar shumė lart, pėr llogari tė gjithė atyre qė janė nė kėtė histori. Kjo po e rrėnon dita ditės vlerėn e Telekomit dhe po mbush dita ditės xhepa tė paidentifikuar zyrtarėsh, gjurmėt e tė cilėve tė ēojnė tek interesat familjare tė Kryeministrit. Ky grup interesash fillon me Dhimitėr Raftin qė kontrollon realisht Telekomin, vazhdon me kushuririn e Fatos Nanos qė ėshtė nė krye tė Telekomit, dhe vazhdon pastaj me kompanitė greke qė i kanė lidhur kėmbėt Telekomit dhe Dhimitėr Raftit. Rexhina Nano besoj se nuk ka gisht nė kėtė histori, pėrveē faktit shumė tronditės qė ish burri i saj, i ka besuar njė vend pune shumė delikat dhe tė rrezikshėm. Akademikėt qė thonė se ēmimi i Telekomit mund tė jetė i ulėt, e kanė nga parimi i tregut. Specialistėt brenda Telekomit qė thonė se aty lėviz njė skandal i madh financiar, e kanė nga ajo qė shikojnė me sy. Por prania e ish zonjės Nano, e cila nuk mund tė jetė aty as pėr parim dhe as pėr dėshmitare, ėshtė dėshmi se nuk bėhet fjalė pėr interesa familjare tė Fatos Nanos, por pėr njė familje tė madhe interesash qė lidhet me Fatos Nanon.

    ------

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Loja qėndron tek shkurtimi i kohėzgjatjes sė impulseve dhe zėvendėsimi i tyre me konceptin e minutės”

    Ekspertėt: Albtelekom mashtron me impulset

    Njė impuls zgjat 20 sekonda, nga 33 sekonda qė zgjaste mė parė

    Elda Spaho

    Raporti i grupit tė oponencės ndaj rritjes sė tarifave telefonike ka pėrfunduar dje nė duart e drejtorit tė Albtelekomit, Apostol Noti dhe atij tė Entit Rregullator tė Telekomunikacioneve, Alqi Biraēi. Sidoqoftė, edhe pėr njė javė tė tėrė, shqiptarėt nuk do tė kenė mundėsi tė marrin vesh nėse propozimet e akademikėve do tė merren ose jo parasysh. Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit deklaroi dje se nga ky institucion, (ai qė propozoi ngritjen e grupeve tė oponencės), nuk do tė deklarohet ende asgjė, pa marrė pėrgjigje nga Albtelekom dhe ERT-ja. Kjo pėrgjigje pritet tė merret brenda njė jave.
    ***
    Ēuditėrisht raporti i grupit tė oponencės ndaj Albtelekomit mbahet shumė i fshehtė. Akademikėt dhe profesorėt qė bėjnė pjesė aty, ndryshe nga kolegėt e tyre qė kundėrshtuan rritjen e tarifave tė energjisė elektrike, kanė qenė mė tė mbyllur pėr median dhe nuk kanė pranuar tė japin me emėr hollėsirat qė i shtyjnė tė kundėrshtojnė rritjen e tarifave tė telefonisė fikse. Sidoqoftė, burime nga grupi i oponencės pohojnė pėr “Shekullin” se, tek propozimet pėr tarifat e reja, Albtelekom ka luajtur me mėnyrėn e interpretimit tė impulseve. Ekspertėt kanė vėrejtur se brenda njė minute tashmė harxhohen mė shumė impulse se mė parė. Albtelekomi ka vendosur qė njė impuls tė zgjasė 20 sekonda nga 33 sekonda qė zgjaste mė parė dhe pikėrisht kėtu, sipas specialistėve, qėndron mashtrimi. Edhe pse, kur ka publikuar tarifat e reja, Albtelekom nuk e pėrmend fare fjalėn “impuls” dhe e ka zėvendėsuar njėsinė matėse me minutė, ekspertėt mendojnė se kjo ėshtė njė lojė qė do t’u kushtojė mė shtrenjtė shqiptarėve.
    ***
    Qė nga 1 dhjetori, shqiptarėt paguajnė 2 herė mė shumė pėr thirrjet urbane, pra pėr telefonatat brenda njė qyteti ose rrethi. Mė parė njė minutė kohė bisede kushtonte 1.6 lekė, kurse tani ajo u merr shqiptarėve 3 lekė. Vendimi ka hyrė nė fuqi ende pa marrė firmėn e ERT-sė, firmė qė u hodh pesė ditė mė vonė, nė 5 dhjetor. Kjo rritje prek drejtpėrdrejt familjarėt sepse 90% e telefonatave tė tyre bėhen brenda qytetit ose rrethit. Albtelekomi, kompania qė ka monopolin e telefonisė fikse nė Shqipėri, ka zgjedhur tė rrisė vetėm tarifat pėr kėto lloj thirrjesh sepse familjarėt pėrbėjnė 90% tė klientelės.

    Ja si do tė ndryshojnė tarifat e telefonisė fikse pėr familjarėt

    Shėrbimi Tarifa 2003 Tarifa pas 1 dhjetorit 2003
    Bisedat urbane 1.6 lekė/minutė 3 lekė/minutė
    Bisedat kombėtare 18 lekė/minutė 10 lekė/minutė
    Bisedat ndėrkombėtare 30 pėr qind mė tė ulėta
    Bisedat me celular 80 lekė/minutė 54 lekė/minutė

    Reagimi

    Noti: Fatura llogaritet nė bazė tė minutave, jo impulseve
    Drejtori i Albtelekomit, Apostol Noti, deklaroi mbrėmė pėr “Shekullin” se ende nuk mund tė jepte njė mendim pėr propozimet e grupit tė akademikėve. “Njė grup specialistėsh do t’i shqyrtojė ato, dhe vetėm atėherė ne mund tė japim mendimin tonė”, -tha Noti. I pyetur mbi konceptin e impulsit, Noti ka siguruar se ai nuk figuron mė si njėsi matėse nė llogaritjen e tarifave tė reja, qė kanė hyrė nė fuqi qė nė 1 dhjetor. “Ne e kemi zėvendėsuar atė me konceptin e minutės dhe mbi kėtė bazė kemi kryer propozuar tarifat e reja. Gjithsesi, pėr tė qenė mė tė kuptueshėm me familjarėt, tė cilėt janė mėsuar tė llogarisin impulset, ne kemi publikuar vlerėn e tyre pėrkatėse. Sidoqoftė tani, llogaritja e faturės do tė bazohet tek minutat e harxhuara”, -tha ai.

    ZMQ: Mos pėrdorni pėr 1 muaj telefonin fiks
    Protestė nė Pogradec. Bėhet thirrje pėr rritjen e presionit ndaj Telekomit dhe KESH-it


    Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve, gjatė njė proteste zhvilluar nė Pogradec u ka bėrė thirrje banorėve pėr tė mos pėrdorur njė muaj telefonin fiks, duke filluar nga data 1 shkurt 2003, nėse Albtelekom nuk anulon vendimin pėr rritjen e tarifave telefonike.
    Drejtori i saj, Kreshnik Spahiu, pas denoncimit qė i bėri nė prokurori Entit Rregullator tė Energjisė tha se ZMQ inkurajon rritjen e presionit ligjor dhe qytetar pėrballė shurdhėrisė sė administratės dhe institucioneve.
    Kėtė tė dielė, nė 11 janar, ajo do tė organizojė edhe njė protestė civile ndaj rritjes sė energjisė. “Ftohen tė gjithė familjarėt dhe subjektet private qė nė shenjė proteste tė shuajnė dritat pėr 10 minuta nė orėn 18:30”,- tha Spahiu.
    Sipas Spahiut, nė protestėn e djeshme morėn pjesė pėrfaqėsues tė medias, si Andrea Stefani, Lutfi Dervishi, Ilirjan Agollietj, pėrfaqėsues tė Koalicionit Shqiptar kundėr Korrupsionit (Bardhi Kadilli), lėvizjes sindikaliste, komunitetit tė biznesit, pushtetit vendor dhe qytetarė tė interesuar.
    Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve tė shtunėn (10 janar 2004) do tė zhvillojė njė takim me qytetarėt e Durrėsit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Qeveria dhe njerzit e ndershem..

    Koha jone shkruan:

    ----------

    TELEFONAT 50 % ME PAK, KESH FAL BORXHET

    Eglantina Nasi

    Qeveria zgjedh rrugen e uljes se tarifave te telefonise per te zbutur hovin e protestes se neserme qytetare. Ka qene Komiteti Nderministror i Politikave Ekonomike i cili gjate mbledhjes se tij te djeshme prezantoi skemen e faljes se borxheve ndaj KESH-it dhe uljen ne mazen 50 perqind te tarifave telefonike. Nje lajm i tille nga qeveria vjen pikerisht pas zhvillimit te protestave te njepasnjeshme nga ana e qytetareve per ploetsimin e kerkesave te tyre kryesisht ekonomike.

    Ja si do reduktohet borxhi ndaj KESH-it:

    Konsumatoret familjare qe kane detyrime te pashlyera ndaj KESH qe nga viti 1994 do iu falen detyrimet. Kushti per kete do jete instalimi i matesit te energjise elektrike. Kjo shume arrin ne 13.1 miliard leke te reja dhe prej saj perfitojne zonat si Shkoder, Has, Tropoje, Koplik etj, zona Tirane 1.9 miliarde leke; zona Durres, Kruje Kavaje, Shijak 1.2 miliarde leke; zona Fier, Mallakaster, Patos, Vlore ne 2.3 miliarde leke etj. Nga ana tjeter, edhe debitoret shteterore do detyrohen te paguajne borxhin ndaj KESH-it si dhe institucionet buxhetore. Nderkaq, ministrat Malaj e Angjeli do sjellin per vendimmarrje per mbledhjen me te afert te qeverise, reduktimin ne 0 te tarifes doganore te gazit te lenget, si burim alternativ energjie. Qeveria urdheron edhe ndertuesit te aplikojne ne banesat e reja ngrohje me lende alternative. Keto veprime ekzekutive i kushtojne shtetit mbi 15 miliarde leke.



    ----------



    Pra qeveria merr me te mire hajdutet..

    Ju te ndershmit thote qeveria qe jeni akoma me bicikleta kineze e qe u treguat budallenj e paguat tere kohes rregullisht korentin e qe nuk i shkulet sahatet elektrike mbajeni me shnet..kurse ju hajdutet qe shpartalluat rrjetin elektrik e qe kurre nuk paguat korentin e qe jeni te tere me benza e qe keni ndertuar vila me instalime anti-ligjore liroheni nga borxhet..

    Pra kush protestoi e kush fitoi ..kush por-dhi e kush murr groshin.. i thon ksaj..

    Te shikojm cka do thote pretenduesja per pushtet .. PD-ja ndaj ksaj padrejtesie..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Emrat e ministrave tė PDSH nė qeverinė maqedonase
    Nga babadimri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 22:12
  2. Albtelekom ul 25% tarifat pėr telefonatat ndėrkombėtare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 00:42
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-05-2006, 13:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •