Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Në njërën dorë celularin, në tjetrën qiriun !

    25Nentor 2003

    Në njërën dorë celularin, në tjetrën qiriun

    ROLAND QAFOKU

    Ishte mjaft ironik një moment dje, në Kamëz, me një nga banorët që protestonin për dritat. Teksa ngrinte zërin në qiell kundër KESH-it, dhe këtë e shoqëronte me një qiri të ndezur, personazhi ynë nxori nga xhepi një alament aparati celular “Nokia” dhe nisi e zuri një bisedë për kokërr të qejfit. Të dy duart i kishte të zëna. Në njërën qiriun, simbol i një errësire, që ka pllakosur jo vetëm zonën periferike të Tiranës, dhe në tjetrën celularin, versioni më i fundit “high tech” i komunikimit. Imagjinoni çfarë skene. Të dy sendet koloviteshin në ekstremet e gjymtyrëve të tij, goxha të denja, e të jepnin përshtypjen se ato ishin më të nevojshmet e më të rëndësishmet, që ai njeri kishte në jetën e përditshme. Por, ky lloj paradoksi nuk ka zënë rrënjë vetëm te kamzioti, që një Zot e di se si ia del pa drita...

    Ne, shqiptarët, kemi treguar se kemi apo s´kemi mundësi për të shijuar diçka, kjo nuk ka rëndësi. Ne i provojmë të gjitha bashkë: të mirën, shumë të mirën, të keqen dhe shumë të keqen, pavarësisht se na e lejon xhepi. Me një logjikë të thjeshtë ta do mendja të thuash se, nëse një njeri nuk ka të ardhurat më elementare për të jetuar, fjala vjen për ushqime e veshje, nuk duhet t´i shkojë në mendje të përdorë një celular apo një makinë. Po hajde e fol me njerëzinë që sapo shikon komshiun që “e bleu”, i hipën inati e shkon i bën lekët e 15-ditëshit celular, dhe jo dosido, por markë e fundit. Se ble me para borxh një “Benz 2500” dhe me të krekoset për të njëjtat arsye. Hareja e një dëshirë të tillë në fakt u çimentua mirë që në fillim të vitit 1990. E kush i ka harruar ato saçet e ngulura në ballkone e në dritare. Si në efektin e lojës domino, çdo ditë pallatet mbusheshin me parabolat prej llamarine si të ishte epidemia vetë. E të mendosh se atëherë ky popull ka qenë më i varfër se kurrë. Më vonë, spektakli u transferua te veshjet. Një takëm njerëzish nuk kanë as bukë të hanë, por në trup ama u rrinë veshje për t´i patur zili. Kjo ndodh edhe pse në vendin tonë edhe nëse ke para, rrobat firmato të zhvlerësohen kur rrotull teje retë e pluhurit të ta kthejnë kostumin në një mall tezge. Aq i kishte bërë përshtypje kjo një gazetari amerikan, sa, dy vjet më parë, ai shkroi kështu në gazetën “Christian Science Monitor”: Këtu në Tiranë është baltë dhe pluhur, por vajzat ecin në rrugë si të ishin në pasarelat e Parisit. Taka të larta, fustane firmato dhe kurrizi pothuajse është jashtë”. E njëjta filozofi, vijoi më vonë edhe me fajdet. Shqiptarët panë botën se si shijohej jeta dhe me një të hedhur para te Sudja e Xhaferri, dhe xhepat iu mbusheshin me para. Pa punuar e pa derdhur asnjë pikë djersë, gdhiheshin ndanë zjarreve bubulakë të ndezur bri sporteleve ku tërhiqnin milionat. Me to nisën të bënin ato që bënte bota: të frekunetonin lokale luksoze, t´i binin rruzullit rreth e qark, të mos linin plazhe pa shkelur e të ngrinin shtëpi, lokale e lloj-lloj. Por kalaja prej rëre u thërrmua vetëm me një komandë: atë të çpuarjes së thesit. Ëndrra milionere i tregoi këtij populli se pa punë nuk bëhesh kurrë i pasur. Se jeta shijohet në varësi të të ardhurave që ke, e të tjera postulate si këto. Natyrisht, ky instikt lidhet dhe me filozofinë e popullit tonë, një popull që vuajtjet shekullore dëshiron t’i zëvendësojë në një sekondë të vetme me të mirat që të jep jeta.

    Eshtë një mani që rrezikon të jetë përherë pjesë e karakterit tonë ditor, që, në një farë mënyre, të zhvlerëson edhe atë pasuri që ke. E derisa si ai kamzioti të mbajmë në duar njëkohësisht edhe celularin dhe qiriun, ne shqiptarët do të vazhdojmë të flemë me pasurinë dhe varfërinë në shpinë. Fundja, është një “pasuri” që e meritojmë.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Me siguri ai Nano e ka fajin per qiriun, ndersa Berisha ka merita per celularin.
    Pismilet, vetem druni i vje hakut.
    S'kan buk me honger, s'kan drita, po majn celular, dhe pastaj rrotullohen 180 grade, dhe qahen pse kaq te larta cmimet e celularit.
    Ne Shkoder dalin ne rruge, pse s'kemi drita, po ama meazallah se paguajne ndonje lek ke KESH, s'kan faj se u mesuan deri nga 97 me rrumpalle.
    Sipas kokes dhe festen thote ajo fjala e urte.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  3. #3
    Shtegtare
    Anëtarësuar
    30-10-2003
    Vendndodhja
    Virginia, USA
    Postime
    24
    Celulari nuk eshte nje luks sic ka qene para nja kater vjetesh, por cfare te besh qe ne Shqiperi firma si AMC dhe Vodafon kane krijuar nje oligopol te pathyeshem ne treg. Nga ana tjeter fajin per mungesen e energjise elektrike nuk e ka populli por qeveria qe nuk ka autoritet per te forcuar pagesen e detyrimeve qytetare ndaj KESH-it dhe ben vetem premtime e pak pune. Shqiptaret nuk jane i vetmi popull qe duan te kene me teper se c'u mban xhepi. Ne te gjithe boten kartat plastike (creditcards) bejne "mrekullira". Eshte ne natyren e njeriut qe te mos te kete ngopje dhe te doje gjithmone me teper.
    Ndryshuar për herë të fundit nga LemonDrop : 25-11-2003 më 13:07
    Honesty: the best policy, but insanity is a better defense.

  4. #4
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    një njeri nuk ka të ardhurat më elementare për të jetuar, fjala vjen për ushqime e veshje, nuk duhet t´i shkojë në mendje të përdorë një celular apo një makinë.....Një takëm njerëzish nuk kanë as bukë të hanë, por në trup ama u rrinë veshje për t´i patur zili.
    Me te vertete per te ardhur cudi. Kjo me ben mua te dyshoj se cfare konsiderojn "perparim" njerezia. Qe te kesh nje celular dhe te vishesh sipas modes apo te kesh elektricitet dhe buke per te ngren? Hm?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Autori i artikullit ne fakt ka te drejte ne disa gjera ,por ai harron se dhe shqiptari ,edhe pse ka qene i varfer mos valle akoma duhet te ri i varfer?Une mendoj se jo.Ai mundohet ta genisi jeten me ato qe ka ,mundohet te beje nje tregti edhe pse eshte jasht ligjit ,se pse nuk ka mundesi tjeter te mbijetoje.Por per kete i bie te gjithe faji qeverise,sepse ajo eshte pergjegjese per popullin,qe ky popull e ka zgjedhur vete.Kur vete bashkia e Tiranes nuk arrin te paguaj dritat qe harrxhojn rruget e qytetit,e si mund te kete mundesi populli te paguaje, qe eshte i papune ose qe merr nje pension 70.000 te vjetra ,ku 30.000 i kushtojn vetem drita e uje?Pa ma shpjego ti Fringo?
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    mundohet te beje nje tregti edhe pse eshte jasht ligjit
    Nuk mund te bie shume dakort me k'te sepse sikur te funksionoj nje popull i teri jashte ligjit atehere sa ka per te ecur ne te ardhmen? Sepse ato veprime jashte ligjore nuk ndihmojn shumicen. So....

    Por per kete i bie te gjithe faji qeverise,sepse ajo eshte pergjegjese per popullin,qe ky popull e ka zgjedhur vete.
    Ndersa k'tu te jap komplet te drejte.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    [QUOTE]Postuar më parë nga Veshtrusja
    [B]Nuk mund te bie shume dakort me k'te sepse sikur te funksionoj nje popull i teri jashte ligjit atehere sa ka per te ecur ne te ardhmen? Sepse ato veprime jashte ligjore nuk ndihmojn shumicen. So....




    hmmmm te gjithe nuk shesin banane e pjekin mistra ,apo lajn makina ,kesaj po i them une e jashtligjme per nje njeri qe mundohet te mbijetoj,por per bashkin e Tiranes eshte e paligjme,sepse prish pamjen e qytetit.Bashkis nuk i intereson se personi ne fjale me ate tregti nxjerr buken e gojes.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #8
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Postuar më parë nga ALBA
    Autori i artikullit ne fakt ka te drejte ne disa gjera ,por ai harron se dhe shqiptari ,edhe pse ka qene i varfer mos valle akoma duhet te ri i varfer?Une mendoj se jo.Ai mundohet ta genisi jeten me ato qe ka ,mundohet te beje nje tregti edhe pse eshte jasht ligjit ,se pse nuk ka mundesi tjeter te mbijetoje.Por per kete i bie te gjithe faji qeverise,sepse ajo eshte pergjegjese per popullin,qe ky popull e ka zgjedhur vete.Kur vete bashkia e Tiranes nuk arrin te paguaj dritat qe harrxhojn rruget e qytetit,e si mund te kete mundesi populli te paguaje, qe eshte i papune ose qe merr nje pension 70.000 te vjetra ,ku 30.000 i kushtojn vetem drita e uje?Pa ma shpjego ti Fringo?
    Atehere ngelesh pa drita Alba e pa uje, do me shpjegim tjeter ti?
    Sic e the, kapitalizmin e zgjodhem vete, nese duam prap komunizem, le te bejne referendum. Per sa kohe ka ekonomi tregu e kapitalizem, pa drita le te rrine, deri sa ti paguajne.
    Hajde ketu ne USA dhe mos i paguaj dritat se e shef se c'ndodh, e pastaj dil ne rruge nacionale dhe beji bllokade.
    Edhe dicka, me vjen keq qe perpiqesh te perligjesh aktivitetet e paligjshme. Buke goje apo jo, ajo eshte e paligjshme.
    I rrepte eshte ligji, por eshte ligj.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Postuar më parë nga Fringo
    Atehere ngelesh pa drita Alba e pa uje, do me shpjegim tjeter ti?
    Sic e the, kapitalizmin e zgjodhem vete, nese duam prap komunizem, le te bejne referendum. Per sa kohe ka ekonomi tregu e kapitalizem, pa drita le te rrine, deri sa ti paguajne.
    Hajde ketu ne USA dhe mos i paguaj dritat se e shef se c'ndodh, e pastaj dil ne rruge nacionale dhe beji bllokade.
    Edhe dicka, me vjen keq qe perpiqesh te perligjesh aktivitetet e paligjshme. Buke goje apo jo, ajo eshte e paligjshme.
    I rrepte eshte ligji, por eshte ligj.
    Po problemi i dritave dhe i ujtit ka qene edhe ne komunizem .Keshtu qe ne zgjodhem kapitalizmin, per te shkulur rrenjet e komunizmit.Por qenke shume e veshtir per ti shkulur ato rrenje,se jane bere tash si grami. Ne Amerik,qeverija ti krijon kushtet per pune,po cfar te bejm ne ne Shqiperi.Ka pune ne Shqiperi .JO.Keshtu si mund ti ushqej familjen nje qytetar simas teje. Keshtu qe detyrohen te shesin mistra te pjekur,cigare apo banane, dhe keshtu detyrohet te thyj ligjin. Qeveria duhet te pakten te krijonte dhe ca nenligje per ata qe nuk gjejn pune
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #10
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Alba, me sa di un, nuk ka ligj qe te pengon te hapesh biznes, qofte ai dhe nje tezge.
    Hap biznes, merr licence, sipas ligjeve, dhe shit e paguaj taksa.
    Po ti Alba, c'zgjidhje ofron per problemin?
    Zgjidhja ime ishte po s'pagove nuk ke drita.
    Shkele ligjin gjobitesh ose rrasesh brenda.
    Pra shtet ligjor, qe pas disa vitesh "dhimbje" do sjelle frute.
    Pragmatizem me nje fjale.
    Ti c'zgjidhje ofron Alba?
    Se per tu ankuar jemi te gjithe mjeshtra, ke ndonje zgjidhje ti?
    Un jam shume i interesuar ta degjoj zgjidhjen tende.

    P.S.
    Po ta kishim shkulur komunizmin, nuk do flitej me terma, c'do beje qeveria, ose pse nuk te gjen qeveria pune.
    Ne Amerike nuk ti krijon qeveria kushtet per te gjetur pune, por privati, privat te cilin qeverite Shqiptare qe nga 45 e ketej, pra PPSH, PD dhe PS, po duan tia fusin nonstop.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fringo : 25-11-2003 më 14:55
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •