Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Loja e shemtuar me nje vetevrasje tragjike

    Loja e shemtuar me nje vetevrasje tragjike
    Si gjithmone, ne Shqiperi edhe veteflijimi i 63 vjecarit, mori rrjedhe te kundert. U be nje lidhje e shkurter shkak- pasoje. Tashme kishte nje viktime dhe ndaj duhej gjetur menjehere nje fajtor. E natyrisht duhej qe edhe dikush te perfitonte nga kjo
    Nga Andi Bushati




    Nje vetevrasje e paralajmeruar. Nje akt i kryer me mendje te kthjellet. Jo ne moment emocional. Por e menduar dite me pare. Jo me gjaknxehtesi, por me nje qetesi te frikshme. Nuk ka ngjarje me tronditese per shtypin. Padiskutim jo vetem joshese komercialisht, por edhe te denje per te marre nje qendrim, per tu angazhuar. Aq me teper kur viktima, e ka paralajmeruar tragjedine edhe per nje gazete. Ka rrefyer te gjitha motivet qe do ta conin drejt aktit final te jetes se tij.

    Kjo eshte pak a shume historia e 63 vjecarit, Zenel Llapushi, [lexo faqe 13] njeriut qe kish humbur shtepine ne firmat piramidale, shtate vite me pare. Kishte riskuar me ato para sepse ato ishin e vetmja shprese per te sheruar gruan dhe vajzen e tij, te dyja te semura.

    Kishte riskuar me jeten, me fatin, me te vetmen pasuri qe zoteronte dhe kishte dale duarbosh. Duke pritur me kot qe si per te, ashtu edhe per te gjithe kategorine e te ngjashmeve te tij do te gjendej nje zgjidhje.

    Kete zgjidhje ia kishte kerkuar ministrit te Ndertimit, Besnik Dervishi, duke e paralajmeruar se do te vetevritej. Kishte njoftuar per te edhe autoritetet me te larta te shtetit. Por me kot. Nje dite te fundit pasi kishte kaluar edhe njehere nga kryeministria, vendosi ti jape fund jetes duke kaperdire disa kokra fotoksine.

    Historia e Zenelit eshte e dhimbeshe. Fati i tij, tejet tragjik. E gjithe fabula e veteflijimit te tij eshte ne te vertete nje ftese per reflektim. Per te ripare edhe njehere ftohte ate pjese demi te mbetur disi ne hije, qe na shkaktoi nje pushtet i ngritur mbi firmat piramidale. Per te pyetur gjithashtu se cka bere gjate gjashte viteve ne qeverisje, nje force politike qe ne thelb te programit te saj, ka mbrojtjen e shtresave te paprivilegjuara. Per te analizuar, me tej, menyren sesi vepron aparati burokratik i shtetit qe ka premtuar qe me 1997 terheqjen e nje kredie greke per te pastrehet. Per te pare se cpolitika sociale hartohen per njerzit qe jane ne nevoje.

    Ky po, qe mund te kishte qene nje debat i vlefshem. Ne kete rast, te pakten, veteflijimi i Zenelit 63 vjecar, mund te kishte vlejtur per dicka.

    Mirepo si gjithmone, ne Shqiperi edhe kete radhe, procesi mori rrjedhe te kundert. U be nje lidhje e shkurter shkak- pasoje. Tashme kishte nje viktime dhe ndaj duhej gjetur menjehere nje fajtor. E natyrisht duhej qe edhe dikush te perfitonte nga kjo histori.

    Te paret qe u ngriten te perfitonin ishin te ngjashmit e Zenel Llapushit, te gjithe njerez ne nevoje, qe kishin lene shtepite ne firmat piramidale dhe qe menduan se ky rast po a u sillte zogun ne dore. Ata bertisnin se do te veteflijoheshin ne rast se shteti nuk u jepte zgjidhje per problemin e strehimit.

    Te dytet qe ndryshe nga hallexhinjte e pashprese, kishin interesa te drejtperdrejta, donin te godisnin ministrin Dervishi. Ata gjithashtu bertisnin se ky eshte nje skandal, se duhen organizuar protesta, se duhet ngritur levizja Mjaft, pra shkurt se duhej bere nami.

    Njeriu, i vene ne shenjester, kete radhe qe vete ministri qe i kerkohej shkarkimi. A duhet te largohet ai?

    Eshte me se normale qe nje minister te largohet jo sepse dikush qe e ka lajmeruar qe me pare, vendos te vrase veten, por kur sheh se ai nuk e zgjidh dot problemin e 2700 familjeve qe kane lene parate ne firmat piramidale dhe te cilave u ka premtuar zgjidhje. Eshte gjithashtu normale [gje qe nuk ndodh kurre] qe ai te jape doreheqjen, per arsye, se per rrethana qe nuk varen prej tij, e sheh te pamundur te gjeje nje strehe per 5000 familje qe jetojne ne shtepite e pronareve apo, apo per 32 000 familje qe nuk kane perfituar nga privatizimi demokrat i banesave.

    Por eshte krejt absurde, ta shpallesh ate fajtor, madje te kerkosh edhe ndjekje penale, duke i tundur si kercenim nje vetvrasje te dhimshme. Le te llogjikojme nga e kunderta.

    Ne se per nje cast mendojme se shteti i kishte fondet e nevojshme dhe vendoste te zgjidhte problemin e asaj kategorie qe perfaqesonte Zeneli, a nuk do te ishim ne te tjeret qe do te bertisnin: ceshte ky skandal. Pse duheshin favorizuar ata qe ne nje fare menyre i kishin lene ne bixhoz parate e shtepive te tyre dhe jo ata qe ishim treguar me te matur?

    Me tej, perse ky grup i pare, vertet ne gjendje te veshtire, por qe kercenonte me greve urie duhej perkrahur, ne nje kohe qe nje gje e tille nuk eshte e mundur per qindra familje te reja, qe krijohen e me pas shkaterrohen prej emigracionit, vetem e vetem se ne atdheun e tyre nuk kane nje banese ku te fusin koken.

    E me tej akoma, pse brenda atij grupi prej 2700 familjesh te pastreha, duhej zgjidhur problemi i Zenelit, qe kishte paralajmeruar me vetvrasje dhe jo ai i nje tjetri?

    Nese do te kish pasur mundesi ti bente keto zgjidhje hipotetike, ministri i Ndertimit mund te akuzohej serish sot si fajtor. Por problemi nuk qendron tek ai. Mekati i tij i vetem eshte se qendron ne nje qeveri qe nuk ka fuqi te beje asgje. Nuk ka vullnet te zgjidhe asnje problem. Ndersa fajtoret e vertete jane te tjere. Jane ata qe kerkuan te luajne me kete histori. Qe nuk u munduan te kapin, apo devijuan qellimisht, thelbin dhe kumtin e saj. Ftesen e saj per reflektim. Ata ne fakt jane vrasesit persedyti te ketij te vetevrari.


    .......................
    .......................
    ......................


    Kush nga ju di ti pergjigjet pyetjes
    Kush e ka fajin?
    eshte i lutur te hedhe dy fjale

  2. #2
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Maraglen
    Mendoj se fajin e ka( AI) qe u premtoje ketyre te mjerve kthimin e parave te humbura ne firmat piramidale 100%.
    Nanua dhe qeveritaret e tije hajdute as kan mendur e as do te mendoine ndonjeher per hallet e shqiptarve.
    Mjer ata (populli) qe po heshte dhe po mban ne kurize keta kriminele e hajdut !!!!!!!!

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Fajin e ka Berisha qe lejoj te behen keto ne ato vitet kur ai ishte "president". Njeriu nuk duhet te marr siper nje detyre aq me rendesi si kryetar shteti e nuk ka lidhje me politiken. Njeriu nuk duhet te marr siper ate detyre e te marr ne qafe nje popull te tere. Ai edhe sot urlet nga bankat e parlamentit, kercenon etj. As Nano nuk eshte me i mire jo.
    Pakez e kemi faji te gjithe ne, se edhe duke pare se asnjeri opcion nuk jane per te miren e popullit, ne ende grindemi se cili eshte me imire!
    Me mire te grindeshim per ate se cili eshte me i keq nga keta te dy.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    Shqiperi, O mema ime... Maska e arnaut
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    outter space
    Postime
    21
    HONEZMI -
    Correct me if Im wrong, po ne kohen e fajdeve, nuk ishte ne burg Nanua? Fajin kryesor e ka ai qe ishte udheheqes ne ate kohe, pastaj dhe ata te mjere qe u genjyen nga ato "rrjepje" ngaqe skishin pare ndonjehere. Gjynah me te vertete fatkeqesi.
    Enderrat i kemi se pa ato nuk do duronim dot te verteten.
    Remark

  5. #5
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Nanua qe ne burg si hajdut (vodhi ndihmat).
    Por (Ai) kur doli nga burgu, neper mitingjet e tija te "famshme"u ka premtuar te gjithve kthimin e parave100%.
    Atyre te pa strehve qe humben shtepite per shkak te firmave piramidale, strehim te menjehershem dhe dhenie kredie me nje afat shlyerje disa dhjetra vjete.
    Pra sic e shikone o zoti ARNAUT "QAFIR", ky Nanua jote, po ta mbante premtimin e dhene, (ky i mjere ) nuk do ta vriste veten.
    Si thua kush eshte gabim ti apo une???
    (Sa per Berishen e vrame e e preme per ate qe beri)
    Ky i mjere u mbajt deri tani nga qimet e .....se Nanos e kur e pa qe s'doli gje.. vrau veten.............
    Arnaut: di gje pse nje pjes e mire helmojne veten me (barin e miut ..... dhe pse keto kohet e fundit nen qeverisjen e "shkelqyer NANONISTE"?

  6. #6
    Shqiperi, O mema ime... Maska e arnaut
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    outter space
    Postime
    21
    Nuk kam asnje interes te mbroj Nanon se nuk kam ndonje simpati te vecante per te. Fakti eshte qe ai nuk ishte ne "pergjegjesi" per kete gje se sishte ne pushtet. Dhe mendoj se per kete gje duhet te fajezohet Z.Berisha. Ti siduket ke simpati te vecante per te qe ia heq dhe meritat e demeve qe ka bere. Une nuk kam as per njerin as per tjetrin. Per mua te tere ata qe kane mbetur atje duhen zhdukur dhe vetem nje fillim nga e para mund te sjelli ndonje gje sagllam. Nuk kisha gje me ty vec nje pyetje te bera? Ti po me thua qe ai duhet te rregulloje cudirat e Berishes? Mos duhet valle te ktheje ne jete dhe ata qe u vrane nga depot e armeve qe u hapen ne 97, ti fryje me frymen e shenjte qe te kenaqi popullin e te fshije nga historia veprat madheshtore te Sales? Llogjikim ky....

    P.S : Ky i mjere u vra per pasojat e Berishes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arnaut : 03-12-2003 mė 00:22
    Enderrat i kemi se pa ato nuk do duronim dot te verteten.
    Remark

  7. #7
    Shqiperi, O mema ime... Maska e arnaut
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    outter space
    Postime
    21
    Harrova te te pergjigjesha per ate te barit te miut....mgjth se kam degjuar si fenomen, prape po marr mundimin te te pergjigjem. Mos e bejne si tip greve qe te kthejne Berishen ne pushtet valle?
    Enderrat i kemi se pa ato nuk do duronim dot te verteten.
    Remark

Tema tė Ngjashme

  1. Hajredin S Muja
    Nga ^VJOSA^ nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-03-2010, 14:17
  2. Shqetėsuese:Depresion vetėvrasės nė Kosovė
    Nga YlliRiaN nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 11:24
  3. Vetėvrasjet, 331 viktima vetėm gjatė vitit 2008
    Nga RaPSouL nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-12-2008, 21:21
  4. Ngjarjet tragjike tė Kosovės, nė filmin “Kėsulat”
    Nga ClaY_MorE nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-09-2006, 07:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •