Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-11-2002
    Postime
    90

    Nje Inxhinier Mekanik... Profesor I Shqipes Ne Nje Universitet Amerikan

    Koha Jone/E Hene, 01 Dhjetor 2003


    NJE INXHINIER MEKANIK... PROFESOR I SHQIPES NE NJE UNIVERSITET AMERIKAN



    Nga Skifter Kellici.

    Ish-redaktor gjuhesor ne Sh.B.L.SH. ne Tirane, shkrimtar



    Kur disa shoke, shume te cuditur, me dhane lajmin se inxhinieri mekanik, Mergim Korca, kishte nisur te jepte gjuhen shqipe ne Eaine State University te Michiganit,"USA), te them te drejten e mora ate si nje shaka te 1 prillit."Kaq keq paskeshin ardhur punet ne kete shtet amerikan,-mendova,- sa te mos gjendej nje shqiptar me diplomen e mesuesit te gjuhes shqipe, e,kesisoj, te arrije puna deri aty qe kete detyre ne nje goxha universitet amerikan ta beje nje inxhinier?"

    Megjithate, gjykova se mbase zoti Mergim, me te mbaruar fakultetin e inxhinierise, i eshte futur, sic ka ndodhur jo ralle edhe me te tjere, edhe fakultetit te gjuhe-letersise dhe keshtu, me diplomen e mesuesit,sigurisht po ta kete mbaruar shkelqyeshem, e ka te drejten bukur fort te jape shqip, edhe ne Amerike.Mirepo, shoket e mi me kumtuan se ai nuk paskesh mbaruar kurrfare fakulteti te tille.E po,mbase, mendova, pasi ka marre diplomen e inxhinierit, Mergimi, me pasion i eshte futur studimeve gjuhesore, ka shkruar artikuj te rendesishem ne kete leme, eshte bere, ne kete menyre, bashkepunetor i Instutit te Gjuhesise dhe Letersise Shqipe prane Akademise se Shkencave dhe e ka fituar kete te drejte.Dhe shembuj te tille ka.Mjafton te permendim se poeti i shquar,dr.Fatos Arapi,megjithese ka mbaruar per ekonomi, ka qene per vite te tera pedagog i letersise shqipe ne UT, fale studimeve qe ka bere ne kete fushe; pr.Thanas Shkurti, i diplomuar per gjuhe-letersi shqipe,nuk ka mbaruar ndonje shkolle per anglisht, por kjo nuk e pengoi te ishte ne vitet 60-te pedagog i shkelqyer i gjuhes dhe letersise angleze ne UT, madje dhe autor i shquar metodash per mesimin e anglishtes ne shkollat tona, sepse kishte dhene prova qe e zoteronte gjuhen e Shekspririt ne menyre te mahnitshme.

    Nje gje e tille nuk ka ndodhur me inxhinier Mergimin i cili,gjithsesi,ka botuar disa shkrime ne shtypin tone te perditshem.Duke qene se per probleme gjuhesore prej vitesh kam shkruar disa artikuj, bile javet e fundit edhe te "Koha jone", kam skeduar edhe shkrime te M.Korces ku, per fat te keq,kam konstatuar gabime elementare, drejtshkrimore, morfologjike, sintaktike e madje logjike, te cilat nuk i lejohen as edhe nje nxenesi te shkolles tetevjecare, e jo me nje... profesori te shqipes. Me poshte po rendis disa prej tyre:

    Ai shkruan: i dukeshem, i sukseseshem, i rrjedheshem, i fameshem, i nevojeshem, te ndrysheme, i prekeshem, kur duhet shkruar: i dukshem, i suksesshem,i rrjedhshem.., rregull i vendosur qe ne "Projektin e drejtshkrimit te gjuhes shqipe" "1956).

    Perdor apostrofin krejt pa vend ne rastet si:esht’i njohur, ustan’e tij...kur duhet te shkruaje: eshte i njohur, ustane e tij,"madje: ustain e tij....).Ose shkruan t’a kur duhet shkruar ta : duhet ta beje dhe jo duhet t’a beje, se ne kete rast kemi shkrirje te zanores e me e;duhet te e beje...ate,"trajta e vjeter :ku te+e = ta ).

    Ne te gjitha rastet ne kete shkrim nuk perdor thonjezat ne tituj.Pra : Nje politikan i shquar vjen ne Uashington, perderisa eshte titull artikulli, duhet futur ne thonjeza:"Nje politikan vjen ne Eashington"...

    Artikullkshkruesi perdor krejt pa vend zanoren e ne vend te e si: vemendje, permendem, vend, mendje, shembull, kur duhet shkruaremendje, permendem, vend, mendje, shembull... Ai shkruan: probleme te rinj, per probleme te reja:"dihet se te gjithe emrat mashkullore qe ne shumesin e pashquar mbarojne me zanoren e, kerkojne qe mbiemri te jete ne gjinine femerore): male te larta e jo male te larte...

    Shembull tjeter: te shoqerise tone,duhet shkruar: te shoqerise sone, se emri shoqeri ne kete rast ndodhet ne rasen gjinore e jo kallzore: shoqerine tone.Me poshte M.Korca shkruan: pinjojte, kur duhet shkruar pinjollet.Vec kesaj,ai gabon vazhdimisht ne perdorimin e shenjave te pikesimit, e ben te tjera, qe deshmojne se ai nuk ka ne pergjithesi njohuri per rregullat gramatikore.. E keqja me e madhe e te siperpermendurit ne fjale eshte se ai i lejon vetes gabime logjike qe e bejne te veshtire dhe madje qesharak mendimin qe ai kerkon te shprehe. Po rendis disa shembuj:

    "Duke bere nje krahasim disi figurativ, une do te thoja se menyra e trajtimit te problemeve pergjate fabules , duke mbivendosur njera mbi tjetren situata humori me ato dramatiket e mbi ato prap leksjone per t’u nxjerre,autori e ka ngritur gjinine e humorit si analize, ne nivelin e nje analize ma scanner, qe jep dhjetra seksjone te njepasnjesheme te indit te semure, krahasuar me varferine teknike qe ka nje radiografi krahasuar me te ne nivelin e nje analize.."..

    Lexoje, i nderuar lexues, me vemendje kete mish-mash maratonik fjalish, ku veshtire te nxjerresh c’ka dashur te thote autori,qe rreket te perdore gjuhe...figurative, me gabime te tilla ...

    Me poshte:"Sapo e le siperfaqen e zhytesh...ndeshesh me mentalitetet kunderthenese te shqiptarit qe transporton peshqeshet e shisheve te rakise...""?).Sigurisht qe autori ka dashur te thote :"...qe mban,"con) si dhurata shishe rakie ...", sepse dihet qe transporti behet me mjet dhe jo me duar..Nuk thuhet ne shqip:"Sot transportova ne shtepi dy kile djathe..", por:"Sot cova ,"dergova)..."

    Edhe nje shembull tjeter me absurditete:"...ngerthehet me te tashmen e ardhmja qe ia ngjit koken me ballin e djersitur pas xhamit te dritares avionit...".Po si ia ngjitka e ardhmja koken pas ...xhamit...? Pastaj, ku eshte nyja e perparme se perpara avionit?Pra,jo:"...dritares avionit", por: "...dritares se avionit..."

    Nuk po zgjatem me gabime te tilla te renda gjuhesore, kur ato perseriten thuajse ne cdo radhe te ketij shkrimi.Dhe keto i ben ai qe jep shqip ne nje universiet... amerikan!...

    Duhet t’i kujtoj zotit Mergim qe gjuhen shqipe e kane dhene dikur ne universitete albanologet e famshem, Norbert Jokl e Maksimilian Lamberc, e me pas pr. Martin Camaj,perkatesisht ne Gjermani dhe Austri, pr.Ernest Koliqi ne Itali, "e sot profesori arberesh, Italo Fortino), per te ardhur me pas te pr.Remzi Pernaska e Bahri Beci ne France, pr. Dhimiter Pilika ne Cekosllovaki, pr. Agron Fico ne Kine...

    Atehere, si ka guximin Mergim Korca, thjesht nje inxhinier mekanik, te behet...profesor i gjuhes shqipe,me nje nivel kaq te ulet gjuhesor qe deshmon ne shkrimet e tij,aq me keq nese do te kishte diplomen e mesuesit te shqipes?! A i njeh ai lende te tilla si fonetika, morfologjia, sintaksa, gramatika historike, kursi i fjaleformimit, kursi special i studimit te autoreve te lashte, latinishtja e sa e sa lende te tjera qe i kane dhene profesore te tille te medhenj te gjuhes shqipe si:Aleksander Xhuvani, Eqerem Cabej, Mahir Domi, Stefan Prifti, Androkli Kostallari,Anastas Dodi,Engjell Angoni, Seit Mancaku,Fatmir Agalliu,Gjovalin Shkurtaj, e te tjere?

    Por, edhe sikur ta shkruante shume mire e ta njihte po aq mire shqipen, ai nuk do te mund te behej ne cilin do cep te Shqiperise as mesues i nje shkolle fillore,se te tille, fale universiteteve e shkollave te larta qe jane hapur ne Shqiperi qe me 1946,ka sot me qindra e qindra, te diplomuar pas kater vitesh studimi te rrepte te lendeve te mesiperme ne fakultetet gjuhe-letersi shqipe te ketyre universiteteve.

    Mergim Korca duhet te kete parasysh se jo me pak se tre vjet me pare ne nje universitet te tille ne Michigan, jepte mesimin e gjuhes shqipe pr.Agron Fico, qe permendem me siper.A mendon ai valle, se sa do te fyheshin studentet amerikane kur te merrnin vesh, "dhe mbase e kane marre), qe profesori i tyre eshte... inxhinier? Eshte njelloj sikur ne nje shkolle te larte ne Shqiperi te jepte anglisht... nje inxhinier amerikan.E, pra , ne Michigan ka plot shqiptare te merguar qe kane mbaruar studime te larta per gjuhe letersi. Nder ta po permend vetem gazetaret e njohur, Roland dhe Luiza Musta, te cilet do te nderonin veten dhe Shqiperine, duke dhene gjuhen shqipe ne kete universitet, per te mos permendur dhe nje here pr.Agron Ficon, ose dr.Ardian Vehbiun,"i cili dhe ai ka dhene gjuhen shqipe per disa vjet ne Itali),qe jetojne ne Nee York e pr. Thanas Shkurtin, qe jep leksione nderi ne nje kolegj te njohur te Chicagos e plot te tjere.

    Duke perfunduar, them se do te ishte ne nderin e Mergim Korces qe te hiqte dore sa me pare nga kjo detyre qe ka marre persiper me kaq...guxim, detyre nuk i ka takuar dhe nuk mund t’i takoje asnjehere, sic eshte dhenia e mesimit te gjuhes shqipe, aq me teper ne nje shkolle te larte te huaj. Sa me pare!..

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22
    Ndryshimi midis inxhinierit dhe gjuhetarit qe ka shkruajtur kete shkrim eshte se ai inxhinieri mundesoi hapjen e nje katedre per shqipen ne ate universitet, kurse gjuhetari ngeli duke mbushur gazetat me fleterrufete qe ne ishin ne mode ne vitet e diktatures.

    Nese ju mendoni se mund te beni nje pune me te mire, bujrum, ndihmojeni inxhinierin, afrojani ndihmen tuaj si ekspert ne ate fushe dhe kerkojini qe tua lere ju ate detyre. Por mos shisni mend dhe jepni urdhra neper gazeta pasi fjalet i merr era, veprat ngelen ne histori.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-11-2002
    Postime
    90
    Temen e postova vetem se mu duk e cuditshme dhe desha te dija me shume nga cunat e gocat qe jane ne USA. Personalisht jam vete ne USA, por jo ne Michigan. Formimi im kryesor eshte filologjik, por di mire nje gje:Askush nuk mund te jape mesim ne USA qofte edhe ne shkolle fillore pa dhene prova te forta akademike. Nje pjese e mire e mesimdhenesve biles i nenshtrohen edhe vleresimeve gjate tere vitit.
    Ky shkrimtari duket i cuditshem, sepse shkruan ne nje gazete shqiptare, medemek per te denoncuar nje universitet amerikan qe nuk dika t'i zgjedhe njerezit (A thua ne kete univeristet kane nga te lexojne "Koha Jone")
    Mesimdhenia e shqipes ne universitetet e huaja, eshte me pak akademike (ne kuptimin qe e marrim ne shqiptaret) dhe kerkon nje formim te madh te pergjithshem, kryesisht antropologjik, kulturor, dhe ne teknologjite e mesimdhenies.
    Qe ta mbyll, personalisht nuk kam asnje afiliim as me autorin e shkrimit, e as me shkrimin e gazetes. Thjesht doja te nxisja nje debat.
    Personalisht doja te dija me shume per kete inxhinjerin, ndonje pike kontakti, dhe dicka per biografine e tij. Adresa ime e e-mail-it eshte
    CiftjaH@missouri.edu

  4. #4
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Albo, te pershendes e te mbeshtes totalisht ne ato qe ke thene me lart.
    Pervec asaj qe kellici ka dashur me qellim te tregoje se na qenka vete gjuhetare i zoti , gje qe nuk e ka vertetuar ende pervecse me disa shkrime e romane me se mediokre, ka dashur te na behet avokat i njerit nga ish profesoret e meparshem ne kete institucion. Dhe nuk ma merr mendja, se Kellici nuk e din aktin banal e monstruoz te ish profesorit ... (se ia harrova emrin), ka vjedhur (hej vjedhur, e di cfare do te thote te vjedhesh, e te te largojne nga puna nje here e pergjithmone) ka marre rryshfete ne kete universitetin e michigani qe kerric kelliqi po na i qnaka hallin si paska pranuar inxhinierin mekanik.
    he he he!
    Ngrihen mediokret e duan te mbijetojne mbi verejtje te intelektualeve te vertete.
    Me respekt elinda marku!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Jam dakort me Albon, te pakten inxhinieri ka marre nje nisme dhe po ben dicka. Kritizeret kurre nuk me kane terhequr si tipa.

  6. #6
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Mendoj se ideja e S. Kelliçit ne shkrimin e mesiperm eshte se ne pergjithesi nuk eshte gje e lehte te jesh mesues i gjuhes shqipe, duke marre parasysh se shqipja eshte nje gjuhe e veshtire. Ne radhe te pare duhet ta zoterosh mire ate, pastaj te jesh ne gjendje t'ja transmetosh ate te tjereve (nxenesve), aq me teper te huaj. Kjo del edhe nga shembujt qe ai ka sjelle nga shkrimet e M. Korçes, ku del mangesia e tij ne drejtshkrimin e gjuhes shqipe.

    Nga ana tjeter, nuk mendoj se ka te beje qenia e tij inxhinier, qe nuk e kualifikon ate te behet mesues i gjuhes shqipe, sepse sic permendet edhe ne shkrimin e mesiperm, nuk eshte z. Korça i pari.

    Mendoj se ne kete rast ne shohim "persosmerine", ate se si duhet te jete, por nuk shohim realitetin; ate se si po bastardohet gjuha shqipe sot ne gazetat dhe mediat shqiptare.

    Ndoshta z. Kelliçi, duhej te pershendeste z. Korça per detyren e veshtire qe ka marre persiper, dhe ne menyre miqesore t'i vinte ne dukje ndonje mangesi ne perdorimin e saj.

    Mllefin e z. Kelliçi ne kete shkrim do ta justifikoja me ndonje inat personal qe mund te kene njeri me tjetrin, gje qe eshte ne standartin e shqiptareve ne Shqiperi dhe emigracion per te treguar xhelozine, cmiren, inatin ndaj njeri tjetrit.
    .

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    nuk ju duket shume e ekzagjiruar kjo? Nese ai zoteria eshte profesor ne universitetin e mich dhe "nuk i ka marre leje" Kellicit, bravo i qofte kur ka kaluar aplikimin dhe ka permbushur standartet e kerkuara per punen....kto mbeten duke bere hesapet e botes mer jahu..sa inate qe kane

    bokerrima, do te isha dakort me ty, po qe se kellici do te kishte cituar edhe nga i kishte shkeputur ato gabimet e bera....

    kur do behen nojhere keto dashamires dhe mendje hapur? Z. kellicit mund ti pergjigjesh qe ne shqiperi kush nuk ka dhene mesim anglishteje (apo dhe shqipeje, filozofije, etj etj... per ate pune, ne te gjitha nivelet akademikeqofshin fillore apo universitare) ..

    nuk e dijsha une qe u jepte shqip atje by the way..di qe ne chicago ka nje department per eastern europe dhe ne NY flitet per te bere nje shkolle fillore ne shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga Larsus : 01-12-2003 më 17:32
    TBD

  8. #8
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Nuk na u ndane fleterrufe-taxhinjte e diktatures....Zilia apo injoranca nuk i le te shofin pak me teper se hunda e tyre....Dhe aq me teper te merren me njerez te nderuar ( inxhinjerin nuk e njoh, por perderisa e kane punesuar ne nje universitet s'ka pse mos te jete).

    Zotit Kellici sikur te isha ne vend te zotin inxhenjer mekanik qe u meson shqipen te huajve, do ti pergigjesha:
    " E gjeta guximin tu mesoj te huajve ose shqiptareve gjuhen amtare, atje ku dhe ti zoti Kellici gjete guxim te beheshe komentator futbolli ( ne kohe te Dulles) pa mbaruar as Akademine e Sporteve, as per gazetari sportive!!!!!!!".
    Te gjithe nga ne, cunat qe shihnim ndeshje futbolli ne TVSH ne vitet '85-'90, e mbajme mend zerin antipatik dhe komentimin medioker te ndeshjeve te futbollit nga zoti Kellici.
    "Who is John Galt?"

  9. #9
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Nje gallate tjeter e kelliqit.
    Si hyri ai ne radio?
    shkroji qindra letra me emra qe i krijojnte si personazhet dhe ia ostonte radios, sikur na ishin admiruesit e tij te gjithe keto qe i shkruanin radios vleresimin , mendimin dhe kerkesen qe kelliqi e meritonte denjesisht punesimin ne radio.Dhe u be ...
    Me vone ku ta dish se ne c'kafe e me ke i shpetoj dhe e tregoji procken qe kish bere, dhe se me "caftesi"e me"c'profesionalizem" e me"c'gjuhesi" u be kaq i njour sa kujton se u be.
    nejse... po kjo eshte vertete per te
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  10. #10
    nga dyqonet e reja
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    E perse te mos behet ''mekaniku'' - ''gjuhetar''!
    Ketu u be ''bodybuilder'' - ''governator''!

    Megjithate, Skifter Kellici, ka te drejte kur ve ne dukje paaftesine gjuhesore te Mergim Korces. Nuk mund t'i bejme lavde dikujt, vetem sepse paska ''marre mundimin'' te krijoje katedren e Gjuhes Shqipe ne Michigan.
    Sipas kesaj logjike, duhet qe ta vleresojme Enver Hoxhen, vetem per ''krijimin e shtetit te ri shqiptar''!

    Skifter Kellici, duke qene botues i disa librave ne Tirane, ku personalisht, pata lexuar nje liber me teme KUPEN E BOTES, eshte me se kompetent per te vene ne dukje nje problem te tille.

    Sa per kuriozitet; Skifter Kellici, u ''denua'' per moskomentim futbollistik, pasi gjate nje ndeshje pati ngaterruar emrin e nje futbollisti me nje te Byrose Politike! keshtu qe u pat bo nomi...

    Sidoqofte, suksese bashkepatriotit tone ne zanatin e ri...
    Ndryshuar për herë të fundit nga dordi1 : 01-12-2003 më 19:04

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  3. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:18
  4. Konferencë ndërkombëtare për shqipen standarde
    Nga Beqari002 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 14:08
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-04-2002, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •