Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-11-2002
    Postime
    90

    Kur intelektuali shkel ne derrase te kalbur, vajmedet injoranti

    Kur intelektuali shkel në dërrasë të kalbur,
    vaj medet injoranti.


    Monika Kadi Coulson
    Kolorado, SHBA


    Kam udhëtuar shumë këto kohët e fundit dhe dje ndërsa po mundohesha të lexoja disa shkrime paksa të vjetra, më zuri syri një shkrim për zotin Mërgim Korça, shkruar nga
    z. Skifter Këlliçi. Fillova ta lexoj me kënaqësi duke menduar se e dija se përse bëhej fjalë, por mbeta vërtet e zhgënjyer që në rreshtat e para të shkrimit... Asnjërin prej këtyre dy zotërinjve nuk e kam takuar. Po ndërsa zotin Këlliçi e kam hasur në emisionet sportive në TV shumë vite më parë, me zotin Korça jam hasur vetëm në botën virtuale të internetit. Bëjmë pjesë të dy në të njëjtin grup përkthyesish (në internet)
    dhe që në fillim më bëri përshtypje njohuria e tij e thellë e të dyja dialekteve të shqipes. Si një përkrahëse e flaktë e gjuhës standarde shqipe, fillova të hyj në diskutime argumentuese me zotin Korça rreth të dy dialekteve, si dhe rreth gjuhës standarde shqipe. Prej atyre diskutimeve zbulova njohurinë e thellë të zotit Korça rreth të dy dialekteve të gjuhës shqipe, si dhe prirjen e tij që të rishikohej norma letrare e shqipes duke i rishikuar edhe korrigjuar mohimet që i janë bërë dialektit qendër-verior, edhe pse vetë z. Korça është nga jugu. Prej atyre diskutimeve, zbulova gjithashtu pasurinë si edhe larmínë e gegërishtes, të cilën mund të them se e paskam njohur fare pak, edhe pse kam jetuar disa vite në Shkodër duke u diplomuar atje si mësuese ose nga që edhe vetë puna më ka bërë të punoj me plot shqiptarë nga Kosova. Mbaj mend se gjatë asaj kohe që diskutonim nëpërmjet mesazheve të shumta që shkëmbenim, zoti Korça më mori një ditë në telefon, dhe tepër i emocionuar, më njoftoi se më në fund ishte miratuar futja e mësimit të gjuhës shqipe në Universitetin Wayne State të Miçiganit. E urova me gjithë zemër dhe e pyeta zotin Mërgim se cilin variant do t'u mësonte studentëve të tij të ardhshëm, standardin, gegërishten apo toskërishten. Ai më tha se kurrë nuk dëshironte që të përsëritej, por me kah të kundërtë, faji i rëndë i bërë ndaj gegërishtes, e kësisoji ai të trashej akoma më shumë. Ai m’a argumentoi gjerësisht pozicionin e tij : Ç’ishte bërë ish bërë. Por tani, me vullnet të mirë e me dashuri ndaj gjuhës sonë, të punohej drejtë rimodelimit të gjuhës. Ajo, sipas zotit Korça, duhej ngjizur sa më arsyeshëm duke i shkrirë të dy dialektet në një njësí sa më të larmishme e të shtrirë fonetikisht e gjithashtu të pasur leksikologjikisht.
    Pikërisht ky shkëmbim mendimesh çoi në atë që zoti Mërgim më tha se e gëzoi dhe e habiti së tepërmi: I kërkova atij të më regjistronte si mua edhe tim shoq me korrespon- dencë në klasën e tij të shqipes.
    Po i kthehem tashti së rishmi artikullit të zotit Këlliçi. Pa patur dëshirë t'i hyj analizës së tij, apo shkaqeve të vërteta që e detyruan autorin ta nxirrte në botim, dua të them se është vërtet turp dhe zemërligësi të analizohet çështja në atë mënyrë. Një inxhinier mekanik, kur është i zoti dhe ka njohurinë e duhur, mund t'u mësojë të tjerëve gjuhën e bukur shqipe në të gjithë larminë e saj. Në të njëjtën mënyrë, një dikush që mund të ketë mbaruar për Gjuhë apo Letërsi dhe nuk është i përkushtuar ndaj asaj gjuhe apo letërsie, apo që ka një diplomë në xhep sa për emër, nuk ka se ç'u mëson të tjerëve.
    Përkundrazi, ai ua bën lëndën të mërzitshme e të bezdisshme atyre që e dëgjojnë. Kam punuar shtatë vjet si mësuese, si në Shqipëri edhe në SHBA, dhe më ka rënë rasti t'i ndesh të dyja këto situata. Dua t'i them z. Këlliçi se do të kishte qenë më mirë dhe e ndershme që ai t'i kishte uruar punë të mbarë z. Korça si në aspektin e krenarísë kombë- tare e gjithashtu edhe lidhur me punën e tij të vështirë si profesor i një gjuhe kaq të larmi-
    shme, në një universtitet të huaj.
    Gjithashtu dua t'i them z. Këlliçi se do të kishte qenë më mirë që ai të kishte hyrë në diskutime gjuhësore me z. Korça para se t'i shkruante ato radhë. Nëse do ta kishit bërë këtë zoti Këlliçi, do ta kishit kuptuar se zoti Mërgim Korça jo se nuk di si t'i përdorë "ë"-të apo apostrofët, po mënyra se si i përdor ai, e shndërron gjuhën e tij në një gjuhë edhe më të ëmbël shqipe.
    E konsideroj si fat dhe nder që jeta më solli rastin të njoh z. Mërgim Korça dhe të përfitoj prej njohurisë së tij të thellë të gjuhës shqipe. Ndërsa sinqerisht më vjen keq për zotin Këlliçi i cili, me letrën e tij, ia ka prerë rrugën vetes në këtë drejtim.
    Nga ana tjetër uroj që një ditë ta takoj z.Korça dhe të më realizohet ëndra që unë dhe im shoq të studiojmë dhe të mësojmë nga leksionet e tij të shqipes sonë të pasur.

    Me respekt,

    Monika Kadi Coulson
    Kolorado, SHBA

  2. #22
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332

    Prape me Kerricin

    Perse shqetesohet zoti Mergim Korca?

    Rreth artikullit te tij "Rrefenja qe lene mbrese", botuar ne gazeten "Shekulli"

    Nga Skifter Kellici, shkrimtar




    Te vijme tani te pjesa e dyte e shkrimit"Rrefenja qe lene mbrese", te inxhinierit Mergim Korca, botuar ne gazeten "Shekulli", me 4 gusht te vitit te kaluar.

    Ky shkrim eshte i mbushur, vec levdatave te jashtezakonshme per mikun e tij te ngushte, dhe me nje mllef te pafrenuar , qe tingellon fund e krye absurd, te cilin do te perpiqemi ta zberthejme ne kete shkrim.

    Qe ne fillim te shkrimit te tij ai nenvizon:"Po ta analizojme tani, nese eshte emri i autorit qe i terheq lexuesit, (qofshin keta miredashes te tij te pandeshur me te, ziliqare apo dhe keqdashes te tij) stili jashtezakonisht i rrjedhshem qe ne rrjeshtat e pare,.."Nuk po zgjatem me tutje...

    Duke lexuar keto radhe, pa dashur te lind pyetja:"Cilet jane keta ziliqare ose keqdashes te Pellumb Kulles?"Sigurisht ,askush tjeter vec shkrimtareve humoriste. Por une jam i mendimit se asnje nga shkrimtaret tane te mirenjohur te humorit, nuk kane arsye ta kene zili, e te jene, per me teper, keqdashes te tij. Le te sjellim disa shembuj:

    Nuk e ka zili humorshkruesin Pellumb Kulla se pari Dritero Agolli, i cili, vec veprave te njohura ne poezi, njihet dhe per disa romane, nga te cilat "Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo", botuar qe ne periuden komuniste,dhe "Arka e djallit", dy vepra terheqese te prozes sone te gjate humoristike.Per kete mjafton te permendim qe emri i Zylos perdoret jo rralle ne shprehje te perditshme. A mund ta kete ai zili dhe te jete keqdashes ndaj tij,aq me teper qe edhe e ka ndihmuar ne disa drejtime?

    Autorin e rrefenjave ne fjale nuk e ka zili as humoristi i shquar,Qamil Buxheli, autor i romanit "Karriera e zotit Maksut", i dy vellimeve aq te mirepritura me tregime humoristike-"Shi ne plazh" dhe" Dostojevsk nuk kemi, idioter sa te duash", si dhe i dhjetera e dhjetera skeceve , nder te cilat, po perserisim dhe nje here, i skecit aq te goditur "A doni me per Belulin?", emri i te cilit permendet ne shume raste dhe ne biseda te rendomta, kur duam te veme ne loje nje njeri qe , duke u hequr modest, ne fakt paraqitet mendjemadh.

    Duhet ta kete zili shkrimtari Mico Kallamata, autori i romanit homoristik "I fundmi i oxhakut", si dhe i disa vellimeve me tregime humoristike mbi motivet e te cilave Pellumbi vuri ne skene komedine "Kercuri" ne teatrin "Bylis" te Fierit? Duhet ta kete zili Naum Prifti, mjeshtri i tregimeve te shkurtra edhe me permbajtje humorisike, qe i gjejme ne disa nga vellimet e tij?Duhet ta kete zili shkrimtari i shquar humorist, Dionis Bubani, nje nga baballaret shpirterore te "Hostenit", ku nisi te punojnte qe ne ditet e para te themelimit te tij, i cili, vec skeceve kupleteve, parodive, tregimeve dhe skicave humoristike, qe jane pare dhe pelqyer prej vitesh,eshte autor edhe i komedise "Bileta e llotarise", e njohur gjate viteve 60-te.

    Meqe peemendem komedine, mos ndoshta,po te ishte gjalle, do ta kishte zili Spiro Comora, autori i kryekomedise "Karnavalet e Korces", e cila , pas dyzete vjetesh, po rishfaqet keto dite me shume sukses ne Teatrin Kombetar te Tiranes? Mos ndoshta e ka zili Skender Plasari, autor i shume pjeseve humoristike, kur ishte aktor ne Estraden e Shtetit ne Tirane, dhe,vecanerisht, i skenarit te filmit "Kapedani", mbase filmi me i goditur humoristik i kinematografise shqiptare? Mos ndoshta, gjithashtu, e ka zili Bujar Kapexhiu, krijues i shumanshem-aktor,regjisor estrade, kinematografie, autor i dy filmave te suksesshem komike dhe i disa filmave te tjere vizatimore,nder te cilet edhe fitues te festivaleve nderkombetare,karikaturist dhe skecist i shquar?

    Mos ndoshta, duke vazhduar me krijues te tjere te humorit, e ka zili Pellumb Kullen shoku i tij, Koco Devole, edhe ai si Bujar Kapexhiu,aktor komik,karikaturist,humorist dhe skenarist i talentuar,sidomos me filmin "Gjuetia e fundit", nje parodi e rralle per diktatorin Hoxha?...

    Te tere keta qe citova me siper, natyrisht ,pa permendur dhe te tjere, nuk ka asnje arsye ta kene zili skecistin e dalluar Pellumb Kulla, aq me teper, te jene keqdaes ndaj tij.Arsyeja eshte shume e thjeshte: Jane ata qe kane shkruar, kush me shume e kush me pak, vepra te tilla, si romane, novela, skenare filmash homoristike, te cilat deri tani Pellumb Kulla nuk i ka shkruar.Keshtu qe, nga kjo pikepamje, ata e shohin ate nga lart poshte dhe ai me lakmi nga poshte lart, me synimin qe nje dite te jete perkrah tyre.

    Sigurisht, askush nuk ka te drejte te mohoje faktin se Pellumb Kulla ka shkruar dhe vene ne skene komedine "Shoku Niqifor" dhe se ka botuar dy vellime me tregime -"Fytyra pa maska" dhe "Lipe Shtogu ne hosten".por, ta themi acik, keto vepra nuk lane gjurme te ndieshme te amatoret e humorit, ashtu sic ndodhi , per shembull, me komedine e njohur "Pallati 176" te shkrimtares,Adelina Balashi, e cila, e shfaqur thuajse ne nje kohe me "Shokun Niqifor", edhe sot gezon nje popullaritet te habitshem ne radhet e artdashesve.

    Nuk kane se perse ta kene zili Pellumb Kullen as shkrimtare te prozees tradicionale.

    Perkundrazi, keta shkrimtare, jo vetem qe nuk ia ushqejne vetes kete ndjenje per humoristin Pellumb Kulla, por, madje, jam i bindur qe jane gezuar qe, me se fundi ai, pas me shume se 20 vjetesh nga dita kur botoi vellimin e fundit me tregime, po i qaset perseri prozes se shkurter, duke botuar nje tufe te vogel me rrefenja ,te cilat jane, si gjini, motrat e vogla te narracionit.

    Ka gjase qe, edhe ata,, nen shembullin e rrefenjetarit tone, te zene ta levrojne me tej kete gjini te harruar, po te marrim parasysh se, qe nga koha kur shkrimtari yne i njohur, Milto Sotir Gurra, botoi 90 vjet me pare ne Sofie dy vellime me rrefenja, rralle here shkrimtare te tjere kane shkelur ne kete lendine te bukur, qe mbeti keshtu thuajse djerre, per t'u leruar gjate dekadave te mepastajme,pikerisht nga Pellumb Kulla. Dhe kjo nuk eshte merite e vogel e humoristit ne fjale.

    Nuk e kane zili, aq me teper, dashamiret e estrades, e ketij lloji arti skenik kaq popullor ne Shqiperi dhe ne bote.Skecet e Pellumb Kulles prej afro dyzete vjetesh, te rrime shtrember dhe te flasim drejt,kane pushtuar skenat e estradave tona duke e bere ate shume te afert, fale televizioneve, te shikuesit ne cdo skute te Shqiperise

    Bile, me bindje te plote mund te them se "tifozet" e humorit ketu ne Amerike, i kane lexuar keto rrefenja te goditura, pavaresisht se midis tyre ka edhe mesatere dhe ndonje te dobet,edhe pse nendialekti korcar qe ai perdor ne gojen e Pecos, personazhit kryesor,e ben disi te veshtire leximin, sic ka vene me te drejte ne dukje nje artikullshkrues, pikerisht ne faqet e "Shekullit"..

    Nuk do te ishte , gjithashtu keq, qe disa nga keto rrefenja te futeshin ne tekstet e leximit letrar te shkollave tona.Jo vetem kaq, por mbase do te ishte mire qe studiuesit e Institutit te Gjuhesise dhe letersise ne Tirane dhe Prishtine, te kerruseshin mbi keto rrefenja, qe te zbulonin vlera te reja dhe te papara deri tani ne humorin tone te vocerr.

    Humordashesit, edhe pse e dine se e vetmja drame e Pellumb Kulles, e shfaqur me sukses- "Dy krisma ne Paris" nuk eshte krejt origjinale, por e mbeshtetur mbi motive te romanit "Atentat ne Paris", botuar me 1981, pra, tre vjet perpara shfaqjes se kesaj drame, prape se prape, e duan ate. E duan , ndonese ne kete drame,qe pretendon te jete origjinale,ka personazhe fakte dhe te dhena te marra nga romani, sepse varianti i pare i kesaj drame"origjinale"u shkrua mbi motivet e ketij romani.

    .I dine te tera keto, pasi jane njohur me artikullin e gjate me titull:"Skecisti ne ze,Pellumb Kulla-pervetesues i pashembullt i nje vepre letrare", me nentitull": Drama e tij "Dy krisma ne Paris",eshte mbeshtetur ne fakte,te dhena dhe personazhe te marra nga romani "Atentat ne Paris", botuar ne gazeten "Bota sot", Zyrih, Nju Jork, 21, 22 gusht 2001, si dhe nga nje interviste tjeter qe autori i ketij romani i ka dhene gazetes "Intervista", me 20 qershor te vitit te vitit 2002.E, megjithate, ata e duan humoristin e tyre.

    Ata dine, gjithashtu, se Pellumb Kulla, gjate kohes kur ishte kryeredaktor i gazetes "Illyria" ne Nju Jork,nuk pranoi qe autori i ketij romani, qe per 40 vjet kishte punuar si gazetar, te ishte redaktor ne kete gazete, gjoja se ai nuk dinte anglish(?!), por ne te vertete,vetem e vetem se nuk donte te kishte prane ate, te cilit i kishte pervetesuar ato qe permendem me siper.(Me pas humoristi yne, qe kurre nuk kishte qene gazetar dhe shume-shume rralle nuk kishte botuar shkrime gazetareske, u detyrua te largohej nga gazeta edhe per arsye te tjera)..Dhe te mos harrojme se ky shkrimtar ishte aprovuar me shume entuziazem nga drejtuesit e gazetes dhe duhej te fillonte menjehere pune,( 16 qershor 1999).Si pasoje,shkrimtari ne fjale perfundoi per gjashte muaj hamall ne nje supermarket te Micigenit, ku edhe u semur nga astma.I dine keto nga te dhenat e botuara po ne gazeten "Bota sot,"Zyrih,15 shtator,2001,me titull:"Nje mbrapshti tjeter e skecistit ne ze ,Pellumb Kulla".Dhe,megjithate, artdashsesit e duan ate.

    Atehere, cilet qenkan keta ziliqare dhe keqdashes te autorit te kesaj tufe me rrefenja? Si pa dashur, i nderuari,Mergim Korca, i ka vene shkrimtaret dhe dashamiresit e Pellumb Kulles ne rolin e ca donkishoterve qe i sulen nje mulliri imagjinar ere(?!)...

    Nga sa thame, skecisto-rrefenjetari yne i shquar eshte popullor ne Shqiperi dhe ne diaspore.Madje, edhe pushtetaret e kuq, duke e cmuar talentin e tij , ndonese per njolla ne "biografi", nuk e kishin emeruar regjisor te Estradees se Fierit, i dhane mundesi ta ushtronte kete detyre, te cilen ai e kreu ne menyre mjeshterore. Madje, ne vitet e fundit te diktatures, kur ai arriti nje shkelqim edhe me te dukshem ne kete estrade (e jo te mbetej prapa listes si Lipe Shtogu, sic shkruan artikullshkruesi, Mergim Korca), ne rastin me te pare edhe fale mikut te tij te ngushte, ish-kryetarit te Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve, anetarit te Komitetit Qenror te PPSH-se, Dritero Agolli, pa me te voglin ngurrim iu dha mundesia te emerohej pedagog dhe ku? ne Akademine e Larte te Arteve , dhe, ne te njejten kohe, te ishte nje nga organizuesit e rendesishem te nje ngjarjeje te madhe ne jeten kulturore si"Java e humorit''qe zhvillohej cdo vit ne Shkoder.

    Ketu nuk duhet te leme menjane respektin qe kishin per te drejtuesit e RTVSh-se qe e mbanin ne Tirane per dite e jave me dieta, sidomos kur vinte koha per te pergatitur programet e Vitit te Ri,te "Hostenit" dhe organeve te tjera, qe i hapnin atij kurdohere dyert e emisioneve humoristike, pra, ta ndiente veten si veshka midis dhjamit.Keshtu qe nuk mund te thuhet ne asnje menyre se shakaxhishkruesi yne paskesh qene i...menjanuar dhe aq me keq i braktisur..Pale, i...perndjekur politik(?!)...

    Ne artikullin e tij Mergim Korca ve ne dukje:"Mendimi im eshte se me keto rrefenja autori ka arritur nje pike kulmore pergjate trajektores se tij shume te sukseseshme artistike te derisotshme dhe na tregon se e ardhmja e veprave te tij do te vazhdoje te jete ne ngjitje ".Dhe keshtu eshte.Pas ketyre rrefenjave Pellumb Kullen, te themi ate qe eshte per te thene, e presin vepra te gjinive te medha, te "artilerise se rende", te prozes artistike- romani, novela, si dhe komedia, drama, skenari i filmave humoristike, per te qene keshtu sado pak prane kolegeve te tij, shkrimtareve te njohur humoriste qe permendem me siper.Skecisto-rrefenjetari yne nuk mund te thuash se eshte i vjeter;sapo i ka mbushur te 64-at, pra, ka ende te ardhme premtuese ne kete drejtim.

    *) Shkrimtari i romanit "Atentat ne Paris" per te cilin flet zoteria me lart, pra personi qe sipas tij ka punuar 40 vjet gazetar, eshte vetja e vet, pra Skifter Kellici. Ja pra nga ky shkrim si dhe nga ai i meparshmi, mund te shihni synimin e "shkrimtarit" Kellici. Kur e pa se nuk beri gje me sulmin ndaj zotit Korca, tani po u kthehet shkrimeve te zotit Korca apo me mire, personave per te cilet shkruan zoti Korca. Me e vecante behet kjo kur personi ne fjale eshte nje nga emrat me te nderuar te artit shqiptar, Pellumb Kulla, ish-atasheu kulturor i Shqiperise ne SHBA.
    Nuk po zgjatem se nuk ia vlen te merresh me njerez si artikullshkruesi qe pretendon se drama eshte bazuar ne romanin e tij. Romani ne fjale eshte historik, dhe jo letrar. Avni Rustemi dhe Esat Pashe Toptani jane figura te njohura te historise se Shqiperise. GJithashtu procesi gjyqesor ndaj Avni Rustemit eshte dicka e njohur per historine e Shqiperise, pra edhe faktet apo personazhet e perfshira jane publike, keshtu qe eshte e veshtire te pretendosh qe drama eshte bazuar ne liber, sepse kunder-argumenti thote qe libri eshte bazuar ne te dhena historike, pra duhet t'i jape meritat ndonej muzeu apo gazete prej nga kande dale gjithe keto te dhena.
    N.q.se do te donim t'i krahasonim, per Pellumb Kullen mund te thoshim se ka disa skece dhe komedi qe zor se harrohen ne Shqiperi si "Martesa e Malos" etj. ndersa zoti Kellici do te mbahet mend vetem per letrat anonime lavderuese qe dergonte ai vete ne radio ne adrese te tij. Letrat ishin te tipit: " Kush ishte ai komentatori sportiv qe foli te dielen qe shkoi? Ishte i mrekullueshem....blah blah blah"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jonian : 18-02-2004 më 05:14
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  3. #23
    Hakmarrese
    Anëtarësuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Ne vednin me te pershtatshem
    Postime
    75
    E lexova artikullin e postuar nga Hek . Dhe te them te drejten mu duk shume interesant. Lexova dhe disa nga opinionet tuaja, por jo te gjitha se ju kishit filluar te benit roman me pas.
    Me gjithate dua te them nje gje; shkrimi i ish- redaktorit Skifter Kellici eshte shume real. Une mund ta them kete me fakte e baza, per arsye se bej nje pune te tille ne USA. Punoj vete si mesuese e gjuhes shqipe ( dhe kam njohje te mire te gjuhesise per arsye se kam studjuar per gjuhe te huaja), megjithate eshte shume e drejte qe ne USA ka shume shqiptare te pakualifikuar, qe bejne te njejten pune dhe kjo per arsye, se nuk eshte e lehte te gjesh mesues te kualifikuar te gjuhes shqipe ne cdo kohe qe i kerkojne programe te caktuara dhe ne cdo vend, qe mund te ndiqet programi. Keshtu qe ndodh shpesh, qe qeveria Amerikane apo dhe kompani te ndryshme, punesojne njerez qe flasin gjuhen shqipe por pa i kushtura shume rendesi faktit ne jane te kulaifikuar per mesimdhenien e saj apo jo.
    Une e vlersoj jashtzakonisht iniciativen e zotit Korca per hapjen e katedres se gjuhes Shqipe prane universitetit te Michign, por do te theksoja se, ne qofte se ai do te done te mire e kesaj gjuhe dhe mesimin sa me te drejte te saj, do te ishte shume me mire sikur ai ti jepte mundesine njerezve me te kualifiluar, per ta bere kete pune.

    Gjeja e veteme qe me beri pershtypje ne artikullin e ish redaktorit Skifter Kellici, eshte fakti se artikulli i tij ishte me teper me tendenca personale se sa ne te miren e gjuhesise. A mos ndoshta indivite te caktur, sikurse ato qe ai permend ne artikullin e tij, te cilet jetojne aktualisht ne Michigan jane shtyres te ketij artikulli. Ky eshte thjesht nje supozim nga ana ime. Qofsha e gabuar ne kete gjykim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mister : 27-02-2004 më 03:46

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    I LEXOVA ME KUJDES SHKRIMET TUAJA DHE MUND TE THEM QE ZOTIN KELLICI E MBAJ MEND NGA KOMENTET NEPER NDESHJE FUTBOLLI (NDONESE ISHA FEMIJE) DHE S'MA PRISTE MENDJA SE AI MUND TE ISHTE DHE SHKRIMTAR.

    GJITHASHTU I KUSHTOVA VEMENDJE TE VECANTE INTERVISTES QE KA DHENE ZOTI KORCA NE GAZETEN KUVENDI DHE PSE NUK E KISHA DEGJUAR KURRE ME PARE EMRIN E TIJ.

    GABIMET E NDRYSHME QE NA BOTON SOT ZOTI KELLICI NUK BESOJ SE JANE TE VERTETA PASI LEXOVA ME SHUME KUJDES INTERVISTEN E ZOTIT KORCA DHE MEGJITHESE UNE DI SHUME PAK RRETH SHQIPES NUK PASHE ATY ASNJE LLOJ GABIMI. MU KRIJUA PERSHTYPJA SE ZOTI KELLICI ESHTE GATI PER TI MARRE VENDIN ZOTIT KORCA DHE PRANDAJ KRIJON TE TILLA KONFUZIONE.

    DO DOJA TE PERGEZOJA ZOTIN KORCA PER INISIATIVEN E TIJ DHE PER TE GJITHE PUNEN QE KA BERE KETO VITE NE NDIHME TE SHQIPES.

    GJITHASHTU DUA TE FALENDEROJ DHE TE GJITHE ANETARET QE KANE SHKRUAR NE KETE TEME PER INFORMACIONET E TYRE MJAFT TE DOBISHME PER TE GJITHE NE.

    ME RESPEKT
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  3. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:18
  4. Konferencë ndërkombëtare për shqipen standarde
    Nga Beqari002 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 14:08
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-04-2002, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •