Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,518

    paragjykimet ndaj nesh

    jam ne universitet ne itali dhe me te vertete shikoj qe per ne kane nje paragjykim nga me te keqinjte.duke u nisur nga shitesi i cigareve e deri tek shkallet e tjera te larta.nuk e di a e meritojne te gjith shqiptaret kete apo per nje plesht digjet jorgani. por te huajit ndoshta nuk e njohin mire historine e popullit shqiptar i cili persa i perket shpirtit te inciatives dhe arsimimit eshte nje nga popujt e vecante te europes dhe se nga ne ka pasur shume perandore qe kane drejtuar romen dhe perandorine turke,pamvarsisht qe gjithmone jemi bere pre e qellimeve shoviniste te fqinjeve tane dhe kemi mbetur keshtu si jemi te rraskapitur nga luftrat shekullore qe na kane trokitur ne dere.nuk e di se cfare duhet te bejne shqiptaret per ti mposhtur keta paragjykime dhe per te treguar qe ne me te vertete jemi nje popull qe ka mbartur energji neper shekuj dhe nuk ja lejon asnjerit qe ta fyej.NJE SHQIPTAR MUND TA VRASESH POR KURRE NUK MUND TA FYESH.me respekt per juve FLORIRI

  2. #2
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anėtarėsuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Mosha
    41
    Postime
    324
    C'fare do te thuash me paragjykim? Dmth te gjykon dikush kur nuk te njeh? Apo kur te gjykon si komb ne baze te disa individeve? Sepse ky quhet stereotipizim.

    C'fare mund te bejme ne per ti mposhtur paragjykimet? - Te kunderten e asj qe po ben ti. Pra shko ne dyqan, bli cigaret, dil jashte, ndiz cigaren. Lejo kohen te bej te sajen. Paragjykimet shkaktohen ne pergjithesi si shkak i mos-perbashkesise. Shqiptaret dolen nga nje regjim komunist, kurse italianet kane disa dekada ne ate kapitalist. Mentalitetet ndryshojne. Kjo krijon mos-pelqim. Njerezit nuk pelqejne c'fare nuk eshte e njejte me ta. Me kalimin e kohes ndryshimi ne mentalitet do te hollohet. Pra ne dy fjale, pranoje diskriminimin. Mos e bej situaten me dramatike se c'eshte. Ky eshte mendimi im.
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesė pastė nėna e shtrenjtė..
    Sa shumė vėllezėr paska patur!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Mosha
    40
    Postime
    755
    te keshilloj qe nqs shitesi i cigareve te paragjykon se je shqiptar atehere ti shume mire mund t'ia heqesh xhaketen ose c'ka veshur, tia hedhesh pertoke dhe te fshish me te kepucet. kjo eshte gjeja me normale qe mund te besh.
    mos je gje i ri ne emigracion, grupo, se do marresh vesh qe per te tilla gjera duhet as te mos te te bier nder mend, po te shikosh punen tende, ku e nxjerr qerane e me c'leke e shtyn diten, puno ji sic te ka hije o vlla, dhe do shikosh qe do e marre vesh kushdo se cili je, e do te te vije per te qeshur nqs te kane paragjykuar se je Shqiptar, se pastaj do e kesh dhe me per nder qe je i tille.
    hajde shendet se ajo ka rendesi, pa te tjerat rregullohen, mjafton ta vesh mendjen ne drejtimin e duhur, dhe mos tutesh nga te tilla gjera te parendesishme.
    MtrX ubicumque felix

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    26,113
    Postimet nė Bllog
    4
    Paragjykimi eshte kultura e injorantit. Injorant eshte ai qe nuk te njeh por te gjykon. E si mund te gjykosh ate qe nuk e njeh? Injorant eshte edhe ai qe pershtypjen e ngritur mbi nje person nga nje grup i caktuar shoqeror, ia vesh te gjithe atij grupi shoqeror.

    Po pyesni si te clirohemi nga paragjykimet?

    Njihni sa me shume njerez te kesaj bote edhe pse mund te jene shume ndryshe nga ju, edhe pse mund te mos te kene moralin dhe kulturen qe ju perfaqesoni dhe asnjehere mos gjykoni njeri, nese nuk do te deshironi qe dikush tu paragjykoje ju.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Askush ne jete nuk ka te drejte te gjykoje ose te jete i gjykuar.
    Floriri
    Lere rehat shitesin e cigareve se nuk ka pune tjeter.
    Je ti qe me veprat e tua do te shkruash faqet e librit tend.
    Pak rendesi ka si flasin te tjeret.E di qe eshte e besdishme.
    Ti shih punet e tua dhe do gjesh qe shumica e italianeve,kur te njohin,do te respektojne.
    E njoh mire Italine se gati jam rritur ketu.Nuk eshte kaq keq sa disa duan ta pershkruajne.Respektin dhe pranimin nuk ta dhuron njeri,por duhet ta fitosh.
    Edhe ne shqiptaret jemi plot me paragjykime per lypsin,zezakun te semafori ose qe shet,dhe kulmi... per shqiptaret tane qe me pune dhe djerse kane arritur diēka.
    Prandaj mik shih mushken tende dhe leri te flasin se fjalet i merr era.
    gjithe te mirat dhe suksese
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,157
    Njeriu eshte i prirur per paragjykime.

    Puna eshte se nuk duhet te kembngulesh kur nuk ka shume fakte dhe duhet te jesh gati te degjosh. Plus dhe te tjeret duhen te kene tolerance te degjojn dhe sqarrojn paragjykimet e te tjereve.


  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Postime
    65
    po per paragjykimet ne teresi cmund te themi

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Ti nuk mund tė ndryshosh dot idetė dhe paragjykimet e njerėzve kalimtarė. Kjo ėshtė e pamundur, po edhe ty vetė nuk tė intereson tė merresh me ta.

    Ndėrsa me ata qė ke tė bėsh ēdo ditė nga afėr, ia vlen tė merresh dhe varet nga ty sa i aftė je t'u ndryshosh pėrshtypjet. Pėrpiqu t'u tregosh anėt e mira tė Shqipėrisė, sidomos shembuj nga historia, por edhe gjėra tė tjera qė ia vlen tė tregohen. Edhe sjellja jote e pėrditshme ndikon tek pėrshtypjet e tyre.

    Unė vetė kam njohur plot njerėz qė kanė pasur pėrshtypje tė kėqija pėr shqiptarėt, por pas njė pune graduale me ta, kanė ndryshuar.

  9. #9
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Floriri tashme i ka kryer studimet dhe eshte kthyer ne shqiperi

    Degjova se e kishte rrahur keq shitesin e cigareve

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    E pashė qė tema kishte disa vjet qė ishte hapur, po ndoshta pėrgjigjet tona mund t'i vlejnė ndonjė tjetri.

  11. #11
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar mė parė nga -BATO- Lexo Postimin
    E pashė qė tema kishte disa vjet qė ishte hapur, po ndoshta pėrgjigjet tona mund t'i vlejnė ndonjė tjetri.

    Patjeter...

    Fatkeqesisht akoma shume shqiptar perballen me veshtiresi te tilla.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •