Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 115 prej 115
  1. #111
    Feniks. Maska e niktironci
    Anëtarësuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Me pelqen te shkruaj dy rreshta per kete teme.
    Nje dite fola me motren ne tel , dhe me tha qe kishte qene tek nje familje Shqipetare per datelindjen e vajzes se tyre e cila ishte bere17 vjece.
    Nje vajze e shkelqyer shume e zgjuar dhe me mjafte atdhedashuri.
    Ka ardhur ne Amerike ne moshen5-6 vjece,dhe kishte thene ;
    -Une dua te mbaroj per mjeke,dhe te shkoje ne Shqiperi.Dua te hape nje klinike private dhe te varferit do ti trajtoj falas kurse ata qe kane para do ti`` rrjep`` koken.
    Me dy llafe , mendimi im ne te ardhmen shume Shipetare do te kthehen ne vendin e tyre.
    Le te begatohet Shqiperia heret a vone.

  2. #112
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Hek Lexo Postimin
    kthimi ne Shqiperi eshte ceshtje personale. Kruesisht llogarite behen duke patur parasysh ate qe quhet "cilesi e jetes". Ka shume faktore qe shenojne "cilesine e jetes", dritat dhe uji jane vetem nje pjese e tyre. Se pari llogariten te ardhurat, dhe jo vetem ne sa dollare ne vit, por kryesisht sa te teprojne per te kursyer duke bere te njejten "Cilesi Jete". Puna eshte se ne Shqiperi duket sikur nganjehere fiton lehte e pa shume mundim ( gje qe eshte vetem ne dukje), por nje pjese e mire e parave ti marrin ryshfetet qe duhet te japesh andej-kendej, per te mbaruar punera nga me te voglat, gjysma e jetes te iken duke gjetur se kujt duhet t'ja japesh ryshfetin, po edhe ca leke ti marrin doktorrat e sidomos farmacite. Ato nuk ti marrin keto perdite, por ateher qe te marrin, te marrin sa per tere jeten, po nese ke femije ca leke t'i marrin shkollat e kurset private, se shkolla jone eshte pertoke. Pra qe te mos ta zgjas, dallimi i madh midis Shqiperise dhe botes eshte se ne Shqiperi nuk ka rregulla loje per asgje. Sot e ke nje pune te mire, neser nuk e ke, ose per at mbajtur duhet te besh gjera qe nuk jane normale e s'kane te bejne me profesionin.
    Koncepti si "Ne Shqiperi jam dikush" eshte shume i cuditshem, deri dhe i papranueshem. Ne Shqiperi te gjithe jemi askush, sepse ai eshte nje vend ne levizje. Po kemi familje, por edhe familja ka pune e saj, dhe neser mund te mos ta kesh lkaq afer. Edhe shoqeria po ashtu. Diploma e huaj ne Shqiperi nuk hyn fare ne pune praktikisht. Po, ne shqiperi kthehesh, se per nja gjashte muaj mund te shesesh mend se ke bere studimet jashte, pastaj shume shpejt gjerat shkojne ne vendin e tyre.
    Pavarsisht se koncepti "Skllav" ne perendim nuk ekziston, dhe ne se je ne rregull me dokumentat e nese je i afte ne ate qe ben, nuk ka "sklav". Por edhe ne se ka, me mire te jesh sklav ne perendim, se sa sklav ne vendin tend, sepse -duam apo s'duam ta parnojme- ne Shqiperi jame te gjithe skllever, por nuk e kuptojme.
    Pastaj varet edhe nga ambicjet profesionale. dikush qe ka nje ambicje profesionale te caktuar, pikerisht ne Shqiperi nuk mund te ece. Jo se ne perendim eshte me e lehet, perkundrazi, por ne perendim, sa i perket ambicjes profesionale ka regulla loje. Vertet qe ne Itali bie fjala, nuk behesh do mjek me emer menjehere, por Shqiperi nuk je as doktorr, por nje ryshfetci ordiner; Vertet qe ne Itali e gjetke nuk behesh dot jurist menjehere, p[or ne shqiperi nuk je as jurist, por nje matrapaz me kollare. edhe ketu eshte ceshtje se cfare vendos te behesh. Keshtu eshte per te gjithe zanantet e tjera. Po ju te rinj jeni, i shpenzoni dhe nje pese vjet te tjera ne Shqiper, se kur te martoheni e te beheni me femije do ju thoni femijeve: babai-mai jot kishte shume mundesi kur ishte jashte shtetit, por vetem se u kthye ketu. E di ta thoniu aq shpesh kete gje, sa femijet do ju kthehen e do ju thone"Po c'dreqin patet qe u kthyet atehere"
    Zhvillimi i nje vendi nuk matet as me nje rruge te kryeqytetit (Te gjithe kryeqytete jane te bukur e joshes), as me celularet e as me benzat.Zvillimi matet me ca gjera te tjera e nuk po zgjatemi me ketu.

    Si perfundim: Urime per ty qe e lexove dewri ne fund re shukete mesazh: Ke fituar falenderimet e mija te sinqerta
    Ne fakt ke te drejte, te njejtin gabim bera dhe une e u ktheva. Tani kane kaluar gati 5 muaj dhe jam bere shume pishman por eshte teper vone se tani eshte veshtire te ikesh nga Shqiperia. U ktheva nga patriotizmi dhe me idealin per ta bere memedheun....por me sa duket memedheu nuk na dashka ne qe shkollohemi jashte. Ketu nuk ta varte askush e ndjeje nje diskriminim te thelle.
    Te gjithe me thonin qe je me fat nese gjen nje pune 300$ Ca te besh me kete rroge kur te gjitha jane shtrejte ketu? Pastaj kushtet e jeteses jane te tmerrshme saqe ende nuk mund te ambientohem, pa drita, pa uje kur nuk ka drita, mezi e shoh fundin e rruges ngaqe ajri eshte nje perzierje tymi e pluhuri, balta te mbyt. Cdo dite them me vete jam me fat sesi shpetoj nga trafiku i cmendur dhe qeset e plehrave qe fluturojne mbi kokat tona.
    Si perfundim ketu nuk te vlente fare masteri qe ke bere se si me te e si pa te nuk kishte ndonje dallim. Thjesht zhytesh ne nje injorance te thelle qe te rrethon dhe fillon te behesh pjese e saj se po te jesh ndryshe je "budalla".
    Kudo ke paaftesi te tmerrshme, kur sheh se si punonjes administrate nuk dine as te perdorin kompjuterin dhe te flasin me egersi. Paguajme sa s'dihet e marrim asnje sherbim, shteti e qeveria lokale thjesht te thote qe nuk can koken per ty por ti duhet te paguash.
    Tani po them qe patriotizmi te le barkthate ashtu sic shume nga herojte tane vdiqen duke luftuar dhe familjet e tyre jetojne ne cadra ndersa matrapazet kane helikoptere e pallate gjigante.
    eh...hajde ik tani, se ne shqiptaret i kemi dhe rruget e prera.
    Thone qe jashte te perbuzin por ketu ne vendin tone po na marrin neper kembe e na shtyjne e pershtyjne si bageti...nuk e ndesha kete jashte. Ndersa per te marre leje qendrimi atje ku isha mu desh vetem 5 minuta qe qendrova para sportelit deri sa mbushi punonjesa letrat, ketu ne Tirane mu desh 2 muaj per te rinovuar patenten dhe sa shko e hajde e nja 150$ te tjere....

  3. #113
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga PYETESORI Lexo Postimin
    po me dhat mua 1000000$ kthehem ne shqiperi ndryshe ncuq :P
    ti kisha do ti jepja qe te mos ktheheshe,se ske ci duhesh shqiperise ....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #114
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Citim Postuar më parë nga klaracelo Lexo Postimin
    po shkruaj kete teme e shpresoj te me ndihmoni.
    jam duke mbaruar universitetin e per e shumta nje vit do marr lauren. thashe se kjo ishte gjeja me e rendesishme, por dilemat s'kane te mbaruar. nuk di cfare te bej te kthehem ne shqiperi (ku jam e sigurt se do te gjej 1 pune te mire, ku do te kem miqte, shoqerine, te afermit e mi, do kem rendesine time, gur i rende ne token e tij) apo te mundohem te gjej ndonje pune ketu, qe ju siguroj nuk eshte e lehte, e shumta nje pune dosido (me rrofte laura) e te jem gjithmone e pare me ate sy mosperfilles e superior te kujt mendon se te jesh emigrant = qenie inferiore.

    do t'ju isha mirenjohese per 1 keshille tuajen. falemnderit!!!!!!!!!!!
    Nuk besoj se asnjeri nga studentet shqiptare jashte mund te harroje netet pa gjume para provimeve apo ato mbylljet ne dhome per dite te tera per te pergatitur nje provim qe ndoshta e ben shume mire po ke harruar ndonje doppie apo nuk ke gjetur fjalen e duhur ne momentit kur e ke shkruar dhe profesori te ngel...i kerkon shpiegime dhe te thote : nuk eshte faji im qe ti je i huaj, provoje heren tjeter se ke mundesi ta japesh kur te duash...
    Eh thomas nuk eshte e lehte qe mbasi te kalosh momemte te tilla te bie ndermend ti hedhesh tutje te kthehesh ne shqiperi me 200 mije lek rroge(nese je me fat)...qe nuk e di a do te shtyje deri ne fund te javes...po per 3 javet e tjera ca do besh...ca do ju thuash femijeve te tu....
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  5. #115
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Eshte e vertete se ne Shqiperi nuk ka kushte qe te jetosh dhe nuk mundesh te gjesh pune aq kollaj, por mendoj se vetem per kete nuk duhet ti kthejme krahet atdheut tone sepse...nqs nuk luftojme ne per te drejtat tona...ne...rinija...e ardhmja...kush do ta beje kete gje????Megjithese ne Shqiperi jetesa eshte e veshtire mendoj se atje behet shume qejf sepse ndodhesh ne nje vend ku njerezit te njohin,te pershendesin kur kalon rruges dhe e dijne se kush je...nuk je nje nga te shumtet anonime ne vorbullen e madhe.:26:
    Jashte eshte bukur,madje shume bukur por eshte e veshtire te gjesh kohen qe te besh qejf ashtu sic behet ne Shqiperi.Mua nuk me pelqen se si ne Shqiperi perpiqen te imitojne amerikanet dhe italianet sepse mendojne se eshte bukur...njeriu duhet te veproje ashtu sic e ndjen dhe jo ashtu sic veprojne te tjeret.onfused:
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  4. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12
  5. Historia e minoritetit grek ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2002, 13:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •