
Postuar mė parė nga
Preng Sherri
Dritėro Agolli
Kėngė pėr Kosovėn
1.
Kėngė e vargje thurin pėr Kosovėn
Pėr njė gur, pėr kullat me frengji.
Pėr Kosovėn unė e pres dhe kokėn,
E bėj gur themeli nė shtėpi
Koka nė themel me gjak mbetet
Mes Kosovės mbushur plot me re,
Njė shtegtar pas murit kur tė prehet
Njė rėnkim tė madh tė ndiejė atje
Nga rėnkimi i murit tė shtėpisė
Nėn njė gardhė ku mbillet grurė e kėrp,
Do tė shtanget sėrbi larg Sėrbisė;
" Qenka Dritėroi, nuk qėnka Sėrb"!
2.
Kėngė e vargje hapen pėr Kosovėn,
hapen nė Kosovė e nė arrati,
Serbėt ndėr livadhe mprehin kosėn
Tė kositėn jonxhė e bar tė ri.
Ndaj dhe gjuhėn time e bėj kosė
Ta kosit livadhin me vėrtik
Tok me kosovarėt nė Kosovė
Nė prizren, Drenicė e Kaēanik.
Do tė mbushet sėrbi me mornica,
Do mbllaqitet:" Ē'bėn ky Dritėroi?
Kosė e paska gjuhėn dhe kositka
Mes kosovės lugjeve nga kroi"!
3.
Kėnga pėr Kosovėn shkul dhe malin,
Kėnga hyn nė gjak e mė rrėmben,
Tok me kėngėn unė e jap dhe kalin
Grurin pėr ta shkundur nė lėmenj
Kali im jelėt plot me gurė
le tė hidhen sipėr mbi kallinjė
Dhe t'i turret sėrbit tė sėmurė:
" Gruri nė Kosovė ka zotėrinjė"!
Sėrbi do kafshojė thonjtė e nxirė:
" Zalosna ti majka, otac moj,
paska zbritur malit pėr ta shirė
grurin e Kosovės Dritėroi"!
4.
Kėngė e vargje thurin nė Kosovė,
Thurin tejpėrtej nė Shqipėri,
Veēse mjaft na dhembė e shkreta kokė
Pėr ta falur fli nė themeli.
Por ta dish, ti miku im me miqtė,
Unė e kam njė kokė e plot me mend,
Tok me kėngėn kokėn jap njė ditė,
le t'i bėhet gur themelit tėnd!
Dhe kur kokėn time ta kem vėnė
Nė themel shtėpie si njė gur,
Mua Dritėroi, theror tė rėnė,
Aq mė bėn: mė qan, mė shan, mė mburrė...
5.
Kėngė e vargje pėr Kosovėn thurin,
Pėr njė gur njė fis a njė stėrgjysh,
Unė e qaj me ligje hidhur trupin,
Trupin tim tė ndarė keq nė dysh.
Trupi im dy copėsh si dy drina,
Si dy drina nisur nė fillim,
Drinat u bashkuan si dy trima,
Veē nė dysh po endet trupi im.
Jam i shkretė e mbetur si qyqari,
Jam nė gjysmė e lodhur, gjysmė zė,
Ndaj ma vini trupin tek altari
Si dy Drinat mblidhmani nė njė.
6..
Kėngė e vargje pėr Kosovėn thurin,
Thur dhe unė i prapi pėr atė,
Por kur Drin tė Madh ta kem dhe trupin,
Kėngėt si ky trup do t'i bėj njė.
Tek Altari trupi im i hijshėm
Njėsh do tė bėhet, lamtumirė or dysh!
Ah, pastaj njė hudhur nė kėmishėn
Do ma qepni, mos mė marrin sysh!
Sėrbi le tė flasė i shkumbėzuar:
" lele majka, ga vjen ky gjėmim!
Trupi i Driteroit nė altar bashkuar,
Si dy Drinat derdhur nė njė Drin"...
7.
Kėngė e vargje thurin pėr Kosovėn,
Mua fati ende s'po mė ndrit;
S'di ku endet trupi im me kokėn,
Trupi im i mbetur invalid.
Shqipėria ime ka njė jetė
tek po ecė ēalė me bastun;
Qė mė Nėntėqindė e trembedhjetė
jam njė invalid me shkop e zhgunė.
Shqiperia ime nė dy pjesė,
Shqiperia - trupin invalid;
Shqiperisė i thonė;" mbajė njė shpresė",
Shqiperisė i luten: " vetėm prit"...
Ndaj jam invalid e jam nė mjegull,
Libri i asistencės merr e jep,
Mė ka dhanė Evropa njė shekull
Qė tä mbajė si invalid nė xhep.
8.
Pėr Kosovėn thurin kėngė e valle,
Pėr qiririn ndezur mbi Granit...
Po mė thoni, si ta shkruaj vallė
Kėngėn qė ka trupin invalid?
Ah, t'i bėj dhe kėngėt tė kėndojnė
Nė njė shtrat tė vetėm me gjėmim,
Kėngėt krahė e degė t'i bashkojnė,
Mbledhur si dy Drina nė njė Drin.
Ah, ta bėj dhe sėrbin ters tė thotė:
" majka, Dritėroi kėndon e ndrit,
Majka, Dritėroi, njė Gur i Fortė,
Dritėroi s'ka mbetur Invalid"!...
Krijoni Kontakt