
Postuar mė parė nga
Maqellarjot
shume e goditur vjersha me lart. Ajo qe e ben te vecante kete vjersh eshte fakti se Driteroi ka pershkruar veten ne kete vjershe. Sidomos kur shkruan "...ka qe me kembe shtypin...ka qe me dhembe mbyten...ka qe me buze peshtyjne...ka qe me gjuhe ndyjne" kjo e fundit eshte 'fantastike' lexoni elegjine e tij per enverin! dhe vjershen per komunistet!
p.s kam ven re dicka shume te cuditshme. Nuk gjen asnje nga poezite e tije per partin ne internet. Cfar u be me gjith veprimatrine e tij gjate komunizmit pothuajse 30 vjecare, e cila ju kushtua kryesisht Partise komuniste dhe enverit? perse nuk i postoni ketu edhe ato vjersha...?
Dritėro Agolli
Elegji pėr Enver Hoxhėn
Ish i rėndė dimri i sivjetshėm
Dhe pranvera erdhi me mundim
Erdhi pėrmes shirash tė rrebeshėm,
Erdhi me njė det me hidhėrim.
Falmė Enver, qė vargu m’u rėndua,
Falmė, Enver, qė fjalėt s’i them dot;
Shqipėrisė zemra iu lėndua,
Shqipėria jote po derdh lot.
Shqipėria Jote s’i kish parė
Mbyllur as nė gjumė syt e Tu,
Qielli i ballit Tėnd me yj tė larė
Ndriti dhe nga retė nuk u zu…
Falmė, Enver, qė po pėrmend nė vjershė
Fjalėn vdekje mbushur gjėmė e zi,
Fjalėn vdekje Ti nė varg s’e deshe,
Deshe jetėn nė ēdo poezi.
2.
Malet heshtin, malet ulin kryet,
Roje rrinė nė arkivolin Tėnd,
Janė vrejtur pishat nėpėr pyjet,
Po rėnkon ēdo plis e gur e shkėmb.
Eh, shiriti i zi, njė ton me hekur
Mė rėndon nė krahun tim, Enver,
Shqipėria s’tė sheh dot tė vdekur,
Ndaj lumejtė e pikėllimit derdh…
Falmė, Enver, nga dhimbja s’jam i qetė,
Falmė Enver qė kaq i dobėt jam!
Paska ēaste kur njeriu I shkretė
Veten se pushton e dot s’e mban!
3.
Falmė, Enver, kam bėrė dhe gabime,
Nėpėr fluturime si nėj zog,
Ndofta tė kam sjellė dhe shqetėsime
Ndofta tė kam thinjur ndonjė flok!...
Ti na rrite dhe na bėre burra,
Rrite ēdo tė ri dhe ēdo plak,
Ecėm nėpėr male, shkrepa, gurra,
Ndezėm komunizmin prag mė prag.
Ne me ty, me dorė i kapėm yjet
Dhe i vumė pėrmbi Shqipėri;
Ne me ty s’I ulėm kurrė kryet
Nėpėr gjysmėshekullin e ri.
Falmė, Enver, qė kryet i kam ulur
Dhe ec rrugės dhe nuk vij nė mėnd;
Neve, qė furtunash jemi turrur,
Ēdo qelizė e trupit sot na dhėmb!
4.
Vallė a do mėsohemi njėherė
Pa tė patur pranė dhe mes nesh,
Bora nėpėr male kur tė bjerė,
Dielli kur tė dalė midis nesh,
Plisat kur tė ngrihen nė luginat,
Fushat kur tė vishen me flori,
Kur tė nisė Komani turbinate,
Kur tė mbushet plot liqeni i ri,
Kur tė zgjohet herėt Gjirokastra
Dhe tė hapen portat nė sokak,
Kur shamitė e nuseve buzarta
Flokėve tė ēelin si zėmbak,
Kur tė mblidhen shesheve fėmijėt
Tok si luleshqerrat nė livadh,
Kur si zjarr tė ndizen karafilėt
Dhe nė gjoks tė derdhet malli i madh,
Kur Njė majet duart tė trokasin
Mbushur plot me lule dhe me gaz,
Kur pėllumbat kopshtit tė gugasin
Dhe tė rrahin krahėt nė pullaz,
Kur Tirana mes pėrmes tė dritave
Tė lundrojė natėn si nė det,
Kur shtėpitė e ėndrrės sė petritave
Tė na duket sikur dikė pret,
Kur tė vijnė Kongreset e Partisė
Me hap komunizmi ngadhnjimtar
Dhe tė ndritė balli i Shqipėrisė
Me flamurin Tėnd tė ngritur lart…
5.
Falmė, Enver, qė frymė dot s’tė dhashė
Nga kjo frymė e gjallė e gjoksit tim!
Zemrėn time do ta nxirrja jashtė
Tė ta jepja Ty me ngazėllim!
Ē’them dhe unė e ē’vargje hedh ėn letėr!
Fjalėt mė pėrzihen, sigurisht!
Vallė a mos jam bėrė njeri tjetėr
Dhe harroj qė jam njė komunist?
Jo, Enveri s’vdiq e s’ėshtė i vdekur,
Ėshtė i gjallė e ndėr tė gjallė rron,
Ngrihet sipėr malesh kreshtėhekurt
Dhe armatėn komuniste ēon.
Si profet ngre kokėn madhėshtore
Dhe rrudh ballin mbushur me mendim,
Dhe na thotė njihni veē fitore,
Pastė nder e dritė vendi im!
Dhe na thotė: ruajeni Partinė,
Qė e lidhėm mė dyzetenjė,
Jam mes jush, mes brezave qė vijnė,
Jam me mendje, frymė dhe me zė!
6.
Falmė, Enver, qė jam trishtuar shumė,
Ndofta kam pėrlotur ndonjė varg,
Jam njeri me mish e gjak dhe unė,
Ndonėse shoh si komunistėt larg.
Unė e di se zemra Jote e madhe
Di tė falė, e mua ti mė fal
Si poet u preka kėsaj radhe
Dhe nė gjoks njė lėmsh me lot m’u ndal.
Jam krenar qė rrojta me Ty bashkė
Dhe jam bashkėkohas tok me TY,
Nėpėr popull shpirtin tėnd e pashė,
Pashė pranė tė pavdekshmit sy!
Jam krenar qė gjendem nė armatėn,
Qė e ke ngritur Ti si arkitekt,
Kjo armatė mprehur e mban shpatėn,
Se ia mprehe Ti mbi dyzet vjet…"
Komunistėt
Vargje tė Dritėro Agollit
Pėr Enver Hoxhėn kėngė thur tėrė jetėn
Se nėna ime bukė i dha me dhallė;
Me tė nė dhomėn pa tavan ne fjetėm
Na puthi ne fėmijėve mu nė ballė
Na puthi ne, fėmijėt e rreckosur
Nė tymin e kandilit e tė pishės,
Tė zverdhur prej rigonit e prej gjizės
Dhe pa nė sytė tanė vetėtima,
Dhe pa ata qė sot ngrenė turbina
Krijoni Kontakt