Close
Faqja 4 prej 18 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 173
  1. #31
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Nje poezi e tij, e kohes kur shqiptaret u vune kazmat kulteve fetare. Per mendimin tim gjeniale, duke marre parasysh kohen kur eshte shkruar:

    MJEKRA E ZOTIT

    Shume vjet me perendite
    Kam jetuar bashke i zbathur
    Kemi qene tok perdite
    Por aspak nuk jemi dashur

    Dhente tok kemi kullotur
    Arat tok kemi leruar
    Kur une isha i perlotur
    Zoti qeshte i harbuar.

    Kur me ngordhnin bejkat malit,
    Zoti tallej si i marre
    Une gure merrja zallit
    E goditja per ta vrare...

    Eh, c'te grindur , eh c'te therur
    Me terbim e me potere!
    Mjekren zotit s'ia kam krehur,
    Mjekren zotit ia kam cjerre.

    Dhe pastaj me dru ne dore
    E kam ndjekur e perzene
    Permbi malet me debore
    Asnje fron nuk i kam lene

    I kam thene: hajde, zhduku,
    Fundi yt nje fund te jete,
    Ku te duash shko e struku,
    Jam i zoti te rroj vete!

    Krishtit kryqin ia kam hequr
    Pa trokitur ne kembane
    Muhametit ia kam djegur
    Callmen , xhyben dhe kurane..

    Dhe nga kjo i deshperuar,
    Papa, balli i Vatikanit,
    Me ka nemur e mallkuar
    Mua, tersin e Ballkanit.

    Shenjteri, o rrenje e vjeter,
    Mbaj pak vesh e pak veshtro,
    C'po te flet nga bregu tjeter
    Nje apostull Dritero:

    "Skam qeder se psall nje pape
    me karroce apo veture
    Po te ngjallet zoti prape,
    Une prape e ze me gure"
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
    unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Orion_DYRRAHU pėr postimin:

    bili99 (07-03-2019)

  3. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    DASHURI E VESHTIRE

    Ti ne kanape tani dremit
    Ndofta gjumi ende s'te ka zene,
    Abazhuri mbi qerpike ndrit
    Libri nga gishtrinjte te ka rene.

    Para teje ndal mendimi im:
    Jemi dashuruar edhe share
    Jemi ndare shpesh ne udhetim,
    Por drejt njeri tjetrit kemi ngare.

    Dhoma hesht e rruga larg gjemon
    Ti sheh endrra kalteroshe shume
    Une, ndonse pi dhe mogadon,
    Mezi fle, se jam njeri pa gjume.

    Te kam pasur enderr cast e ore,
    Enderr te trishtuar dhe te mire
    Po te jem vertete nje Pitagore
    Ti je teorema me e veshtire....

    I degjoj shpesh keto vargje nepermes zerit te mrekullueshem te Anita Takes .

  4. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    AFERSISHT E DI

    E di se pas vdekjes sime disa do kenaqen,
    Do flasin: i mbylli syte, e kyci gojen lugati,
    Se mjaft na ka prishur mendjen dhe paqen,
    Se teper litarin e kohes e zgjati.

    E di se gezimi i tyre i shkurter do jete
    Pas vdekjes u kam per t'u dale
    Me nofulla te rrjepura nga qindra faqe e flete
    "Jam gjalle, a doni te hame se bashku nje ngjale"?


    NJE TJETER TURN

    Me grish qe larg nje melodi e vjeter,
    Qe mbase do harrohet pak me vone
    Nje tjeter turn me shpirt e mendje tjeter
    Po vjen te zere vendin qe leshojme.

    Ky turn s'besoj te mbarte nder kujtimet
    Ate cna ka munduar nate e dite
    Freskine e endrres mpleksur me zhgenjimet,
    Fisnikerine e lashte e djallezite.

    Nje varr harruar, lule mbetur thare
    Nje qiparis, nen qiparis nje plake
    Me doren kocke e mbushur me damare
    Fshin pluhurin e emrit mbi nje pllake.

    Brari, nese ke ndonje mike ose mik kompozitor te lutem jepi ze ketyre vargjeve...

  5. #34
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    TRE PLEQTE E LAJTHITUR

    Vdiq pardje dhe mė e madhja putanė
    Nė moshėn e thellė tė njė pleqėrie pak tė vėshtirė
    Nė njė pijetore diku nė Tiranė,
    Vdiq nga cironka e prishur, por vdiq duke pirė.
    E qanė tre pleqtė, e mbetur ende gjallė,
    Nė pijetoren me tym me emrin 'Omar Khajami'.
    Kur ishin tė rinj i shkonin shpesh nė mėhallė,
    Kėpucėn e saj me raki e mbushnin, e pinin dhe qanin.
    Ndaj qajnė dhe sot tre pleqtė putanėn e ikur
    Dhe flasin pėrēart: 'si s'la ndonjė ēupė t'i ngjante pak nėnės'!
    Vėrtet, tre pleqtė e mėhallės mbetėn tė tre tė lajthitur
    Nė pijetoren, ku xhamin e shpon briri i hėnės...
    ---------------------------------------------------------------------------
    PLEQTE E HYRJES SE PARE

    Tri hyrje ka pallati ynė i lartė.
    Nė hyrje u rralluan pleqtė e shkretė,
    Disa nuk dalin dot nga shkallėt jashtė,
    Disa u shuan si qirinj tė zbehtė.
    Nė hyrjen fqinjė s'mbeti plak nė derė.
    Kėtej kam mbetur unė dhe Jashari,
    Takohemi veē rrallė e tek nė verė.
    Nė dimėr s'dalim se na grin acari.
    Dhe presim kush i pari tė largohet
    Dhe cili nė arkivol tė vėrė krahėt;
    Jashari ėshtė ushtar qė s'dorėzohet,
    Ndėrsa dhe unė sheshit s'i hedh armėt..
    Kėshtu, vėllezėr, jam pak mė i vėshtiri,
    S'largohem po s'u nis andej Jashari,
    Ta shoh si ndrit nė varr tė tij qiriri,
    Tė kem dhe njė pėrvojė pėr sė mbari
    ---------------------------------------------------------

    PAK NGA PAK

    Kalojmė njė shteg, kapėrcejmė njė prag
    Ēdo ditė udhėtojmė e vdesim nga pak.
    Nga pak e nga pak, nė trup e nė shpirt.
    Diku vetmitarė e diku bashkarisht.
    -----------------------------------------

    PERULJA E MADHE

    S'gjen dhimbje mė tė madhe nė ke parė
    Njerinė e ndershėm nė mjerim e vaj,
    Tek lutet i pėrulur, zemėrvrarė
    Dhe ndihmė e shpresė pret nga maskarai.
    ---------------------------------------------

    DESHIRE PER HESHTJE

    Tė heshtėsh fillikat diku nė kafe,
    Tė ndjekėsh shushuritjet nė filxhanet
    Pa njė mendim tė keq, pa zhurmė e llafe,
    Tė shohėsh shiun tek kėrcen nė xhamet;
    Tė heshtėsh nė ėndėrrim pėr diēka tjetėr
    Diēka tė largėt mjegullit mbuluar
    Si dorėshkrim a testament i vjetėr
    Diku i fshehur, tretur e harruar;
    Tė ngrihesh e tė ikėsh pėrsėri i heshtur
    Nė trotuarin ku pėshtyjnė retė,
    Nėn sqetull ēantėn viteve tė rrjepur,
    Ku mban njė laps me dy-tri-katėr fletė;
    Ti lutesh vetes rrugės duke ecur:
    "Ah, mjaft fjalosėm, s'kemi ē'themi prapė!...'
    Njė ēredhe zogu nė ballkon ka mbetur
    Nga verė e shkuar plot me ankth e vapė.

  6. #35
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    DESHIRA IDEALE

    Dėshira ideale

    Ti je kaq e brishtė e kaq e mirė,
    Ia kalon nė botė dhe mė tė bukurės,
    Aq sa poezinė e kam dėshirė
    Ta shėnoj pėr ty nė krah tė fluturės.
    Futura pastaj tė marrė dhenė
    Tu tregojė maleve dhe fushave:
    "Shkruan vargje njė poet me penė
    Edhe sikur krahėve tė fluturave..."
    ------------------------------------------------------------------------------

    PO TI NUK JE

    Nuk je kurrkund. Kjo ditė e nxehtė e gjate
    Mbuloi me pluhur rrugėn gjer nė fund
    Vėshtroi nė zheg, nė pluhurin e thatė,
    Po ti nuk je kurrkund.
    Dhe me gishtrinj mbuloj fytyrėn time,
    Pastaj kėmishėn e rėnduar shkund,
    Nga pluhuri pėrdhe rrėzohen thėrrimt
    Po ti nuk je kurrkund.
    Jam gati tė kėrkoj ēdo kokėrr pluhuri
    Dhe nė kėrkim si arkeolog tė humb,
    Veē tė tė gjej, e humbura qėkuri,
    Po ti nuk je kurrkund.
    -------------------------------------------------------------

    TE SHTHUR DICKA

    Mė jepni diēka tė shthur,
    Pėr shembull, njė xhoke prej plaku,
    Njė torbė dervishi tė mbajtur dikur,
    Apo njė qylaf tė gjatė shajaku.
    Mjafton tė kem pėr tė shthurur diēka,
    Diēka nė bodrum a nė guvė,
    Pėr shembull, litarin e varur nė tra,
    A brekėt qė mbathte njė kurvė.
    Vėrtet, marimanga e fjetur nė mur
    Ka thurur qė prej kohėsh njė rrjetė,
    Ma lini rrjetėn e ndritur ta shthur,
    Me fijet e saj tė bėj njė xhaketė.

  7. #36
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    HAMESIT E MEDHENJ

    Ju futni dhėmbėt
    Nė muskujt e kuq tė domates
    Me sy tė ēaplyer plot neps e plot epsh
    Nė sheshin e skuqur tė pjatės,
    Ku bėhet kjo luftė e pėrgjaktė,
    Kjo luftė agresive
    Qė kurrė nuk hesht.
    Prej buzėve tuaja
    Dėgjoj lebetitjen e qėngjit tė butė,
    Dėgjoj rėnkimin e viēit qyqar
    Pa ngopur ende me jonxhė e me bar,
    Dėgjoj nga mustaqet tuaja nė formėn e furēės
    Tmerrin e pulės dhe lepurit tė fushės.
    Kėtu, ku ju pėrpiqni krahė e buzė e gishtrinj,
    S'vėshtroj tryezėn, po luftėn.
    Nė muskujt e qėnieve tė gjalla dhėmbė e turinj
    Tė pėrgjakur u futėn...
    Ju shoh
    Dhe dridhem si fletė e lofatės
    Mė duket sikur i futni dhėmbėt
    Nė muskujt e mi
    Dhe jo nė muskujt e kuq tė domates,
    Ju hamės,
    Triumfatorė tė luftės me emrin lakmi.

  8. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    TA MBURRIM NJRI TJETRIN

    Pa ejani ta mburrim njeri tjetrin
    Dhe mos kursejme as fjale lavderimi
    T'ia bejme shoku-shokut komplimentin
    Ne caste dashurie e pendimi

    Pa ejani dhe cilterisht te qajme
    Ku vec e vec dhe ku me shoqerine
    Meri per fjalet sharese te mos mbajme,
    Se dashuria fqinje ka merine

    Pa ejani, dhe gjysem fjale qofte
    Per nje pendim, pajtim dhe marreveshje;
    Qe kush gaboi me tutje mos gabofte,
    Nese kupton se jeta ka nje vdekje....

    PSHERETIMA

    Keto kembka c'te bukura jane,
    Keto kembka ne fundet e shkurtra!
    Cfare u bejne e me cfare i lajne
    Keto kembka te bukura?

    Te me vrisnin keto kembka te bukura
    Te me shtrydhnin, s'desha gje tjeter,
    Mjaft te kisha pak caste te lumtura
    Qofte dhe i shtypur si pjeper.....


    PER FEMIJE E PER TE RRITUR

    Gjyshja gjyshit nje mengjes
    I kanosej ne veture
    "Po s'me bleve "Mercedes",
    Marr nje tjeter gjysh per burre".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 24-09-2004 mė 15:45

  9. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    VECSE NJE ENDERR

    Ja keshtu, ti erdhe, ndenje, ike
    Dhe sikur ketu nuk ishe kurre
    S'erdhe si e dashur, por si mike
    Thjesht si vizitore tek nje burre.

    Per takimin, tjeter enderr kisha,
    Tjeter doli,sic u ndodh ne bote
    Enderrova ne kulm te trendafilta
    Si nje vere a trendafil ne gote.

    Dhe megjithate them faleminderit
    Ti me dhe nje fluturim mbi nje enderr
    Neper porten hapur prej ylberit
    Dhe s'ka gje se endrra ishte zhgjenderr.


    DHE SIKUR

    Dhe sikur ne bote ti mos ishe,
    Do jetoja si cdo gje qe jeton,
    Vec pa ty kjo bote do levizte
    Sic leviz pa ngrohje nje vagon.

    S'ma zevendeson ti boten mua,
    S'te zevendeson as bota ty,
    Por sa boten sigurisht te dua,
    Kur jetojme e vdesim tok te dy.

  10. #39
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Si s'qenka kujtuar njeri per kryevepren e tij " Nene Shqiperi" ?
    Hė se kujtohem une....copa - copa , por e mbaj mend..

    ....Me fletore te zhubrosur ne fundin e torbes,
    Me fletore perzier me buken, kalemat, fisheket,
    Ecen anetaret e Byrose Politike,
    Ecen ministrat e ardhshem, komisaret , strateget ( e kujt?)
    Eci muza jone poetike.
    Eci ai qe ti Shqiperi nenokja e maleve
    I thua me fjalen prinderore BIR ( i biri qenit).
    Eci AI qe kurre ndaj halleve s'ndenji te bente sehir
    Qe koken mos ulje kurre, qe ballin ta kishe krenar
    Ai u betua :
    " NDERIN E NENES DO TA MBROJME SI BURRAT,
    SIKUR TA DIME QE HAME DHE BAR" ( hengren e prape po
    hane , se s'ju merr vesh koka)

    Vijon...
    Where does a thought go when it's forgotten?

  11. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    LETRAT

    Kur dashuroheshim ne kohen tone
    Kur tretesha e digjesha per ty,
    Nga njeri tjetri letrat vinin vone
    Kalonte dhe nje muaj apo dy.

    Po ndofta dashuria mbahej gjalle
    Se zjarrin mbanin letrat ne udhetim
    Me biciklete a mushke a me kale
    Ne vape e shi, debore e thellim.

    Kur dashuroheshim ne kohen tone
    Me zor na vinin letrat fshat-qytet
    Nuk kishim neper dhoma telefone
    Dhe ne enderr s'kishte faks dhe internet.

    Megjithate me mire qe nuk kishte
    As telefon, as internet, as faks,
    Se fjale e nisur shpejt dhe mund te vriste
    Nje dashuri te vjeter , per nje cast.


    NATEN DUKE U MENDUAR

    O njerez te lajthitur neper nate
    U vrate nen ballkonin tim per dokrra!
    S'ka rendesi nga ishit ju te ngrate,
    nga Mati, Tropoja, a nga Mokrra.

    Tek pi mes tymit, flas menduar
    Sikur me shekuj rron nje fis i marre
    Perjetesisht ne urrejtje bashkuar
    Cuditerisht ne dashuri i ndare!

Faqja 4 prej 18 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sejfi Protopapa
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2014, 04:48
  2. Agolli: Pendesa për kritikat ndaj Rugovës
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2006, 11:50
  3. Dritėro Agolli: Historitė e sherreve tė mia me Ismail Kadarenė
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-08-2005, 15:39
  4. Dritėro Agolli: PS dhe LSI tė bashkėpunojnė pėr zgjedhjet e 2005
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 05:16
  5. Dritėro Agolli ky *apostull* i errėsirės
    Nga Nika nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 03-04-2003, 01:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •