Close
Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 173
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    DRITERO AGOLLI


    PĖR T'U MBLEDHUR BASHKĖ

    Do tė shkoj nė kosovė papritur njė ditėz janari a prilli
    Tek miku i hershėm poeti Podrimja
    Apo tek bujku i njohur Ukė Bik Halili,
    A fundja tek plaka e menēme bardhoke Prishtina.

    Pak dru oxhaku i tyre ka mbajtur pėr mua
    Dhe shtrati ēarēafė tė larė do ketė nė odė,
    E zonjė e shtėpisė do nisė dhe nusen nė krua
    Tė mbushė njė shtambė me ujė tė ftohtė.

    Kėto, sigurisht, nuk kanė ndonjė rėndėsi tė veēantė,
    Kryesorja ėshtė se, - gjer tani tė shpėrndarė,-
    Do mblidhemi nė odėn e Kuvendeve bashkė
    Tė nxjerrim mallin, tė flasim si tė lėrojmė njė arė,

    Si tė lėrojmė njė arė tė lėnė viteve djerrė
    Ē'ti bėjmė asaj pėr ta mbjelė,
    Nga cili burim t'ia sjellim rrėkėzen t'i rjedhė,
    Qė verės e vjeshtės kjo arė tė pjellė.

    E rėndėsishme kjo ėshtė, se njė ditėz janari a prilli
    Ēarēafė tė bardhė do ketė pėr mua poeti Podrimja
    Dhe dru pėr oxhakun e tij do presė nė pyll Uk Bik Halili
    Dhe nusen nė krua pėr ujė do nisė plaka bardhoke Prishtina.
    ( 1996)

  2. #92
    Asgjė pėrveē fjalės

    Nuk kam asgjė pėrveē fjalės
    Dhe ndofta s'mė duhet asgjė
    Asgjė nuk i duhet dhe valės
    I duhet pak shkumė e pak zė

    Me shkumėn nga bregu tė duket
    Me zėrin tė ndjehet nė breg
    Ndaj mua veē fjala mė duhet
    Tė tjerat nė dreq!

    24 tetor 1998


    Momenti

    Aspak nuk i besoj momentit
    Kushdo ta lavderojė atė
    Ai i duhet mendjelehtit
    Pėr mua s'vlen e s'thotė asgjė

    I dua mpleksur varg momentet
    Tė bėhen tok njė horizont
    Njė horizont qė hapur mbetet
    Qė shkoj ta kap e s'kapet dot


    Nė varrin e Migjenit

    Me mosbesimin tėnd tė drojtur
    I fute dhėmbė e thonj nė shekull
    I kishe vitet pėr tė rrojtur
    S'e kishe kohėn pėr tė vdekur

    Lekurė e shekullit, qė prekje
    Me dhėmbė e thonj, ish plot sėmundje
    Megjithatė s'kish vend njė vdekje
    As jetės vend t'i gjeje s'mundje
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #93
    NGA SKAJI NŹ SKAJ

    Sa heshtnim dikur me plot verbėri
    Dhe duart i puthnim nė gjunjė,
    Aq shumė bėrtasim tani
    Dhe aq kafshojmė me zhurmė.
    Nuk kemi as turp nga njeri
    As ky,
    As ai,
    As ti
    Dhe as unė,
    Cudi!...


    thjeshte per te rifreskuar temen , ne menyre qe te lexojne ca qe mbajne vetem ca kan lexu njehere e nje kohe ne antologjiine e gjimnazit nga Driteroi

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Dritėro Agolli

    Kėngė pėr Kosovėn

    1.
    Kėngė e vargje thurin pėr Kosovėn
    Pėr njė gur, pėr kullat me frengji.
    Pėr Kosovėn unė e pres dhe kokėn,
    E bėj gur themeli nė shtėpi

    Koka nė themel me gjak mbetet
    Mes Kosovės mbushur plot me re,
    Njė shtegtar pas murit kur tė prehet
    Njė rėnkim tė madh tė ndiejė atje

    Nga rėnkimi i murit tė shtėpisė
    Nėn njė gardhė ku mbillet grurė e kėrp,
    Do tė shtanget sėrbi larg Sėrbisė;
    " Qenka Dritėroi, nuk qėnka Sėrb"!

    2.

    Kėngė e vargje hapen pėr Kosovėn,
    hapen nė Kosovė e nė arrati,
    Serbėt ndėr livadhe mprehin kosėn
    Tė kositėn jonxhė e bar tė ri.

    Ndaj dhe gjuhėn time e bėj kosė
    Ta kosit livadhin me vėrtik
    Tok me kosovarėt nė Kosovė
    Nė prizren, Drenicė e Kaēanik.

    Do tė mbushet sėrbi me mornica,
    Do mbllaqitet:" Ē'bėn ky Dritėroi?
    Kosė e paska gjuhėn dhe kositka
    Mes kosovės lugjeve nga kroi"!

    3.

    Kėnga pėr Kosovėn shkul dhe malin,
    Kėnga hyn nė gjak e mė rrėmben,
    Tok me kėngėn unė e jap dhe kalin
    Grurin pėr ta shkundur nė lėmenj

    Kali im jelėt plot me gurė
    le tė hidhen sipėr mbi kallinjė
    Dhe t'i turret sėrbit tė sėmurė:
    " Gruri nė Kosovė ka zotėrinjė"!


    Sėrbi do kafshojė thonjtė e nxirė:
    " Zalosna ti majka, otac moj,
    paska zbritur malit pėr ta shirė
    grurin e Kosovės Dritėroi"!

    4.

    Kėngė e vargje thurin nė Kosovė,
    Thurin tejpėrtej nė Shqipėri,
    Veēse mjaft na dhembė e shkreta kokė
    Pėr ta falur fli nė themeli.

    Por ta dish, ti miku im me miqtė,
    Unė e kam njė kokė e plot me mend,
    Tok me kėngėn kokėn jap njė ditė,
    le t'i bėhet gur themelit tėnd!

    Dhe kur kokėn time ta kem vėnė
    Nė themel shtėpie si njė gur,
    Mua Dritėroi, theror tė rėnė,
    Aq mė bėn: mė qan, mė shan, mė mburrė...


    5.

    Kėngė e vargje pėr Kosovėn thurin,
    Pėr njė gur njė fis a njė stėrgjysh,
    Unė e qaj me ligje hidhur trupin,
    Trupin tim tė ndarė keq nė dysh.

    Trupi im dy copėsh si dy drina,
    Si dy drina nisur nė fillim,
    Drinat u bashkuan si dy trima,
    Veē nė dysh po endet trupi im.

    Jam i shkretė e mbetur si qyqari,
    Jam nė gjysmė e lodhur, gjysmė zė,
    Ndaj ma vini trupin tek altari
    Si dy Drinat mblidhmani nė njė.

    6..
    Kėngė e vargje pėr Kosovėn thurin,
    Thur dhe unė i prapi pėr atė,
    Por kur Drin tė Madh ta kem dhe trupin,
    Kėngėt si ky trup do t'i bėj njė.

    Tek Altari trupi im i hijshėm
    Njėsh do tė bėhet, lamtumirė or dysh!
    Ah, pastaj njė hudhur nė kėmishėn
    Do ma qepni, mos mė marrin sysh!

    Sėrbi le tė flasė i shkumbėzuar:
    " lele majka, ga vjen ky gjėmim!
    Trupi i Driteroit nė altar bashkuar,
    Si dy Drinat derdhur nė njė Drin"...


    7.

    Kėngė e vargje thurin pėr Kosovėn,
    Mua fati ende s'po mė ndrit;
    S'di ku endet trupi im me kokėn,
    Trupi im i mbetur invalid.

    Shqipėria ime ka njė jetė
    tek po ecė ēalė me bastun;
    Qė mė Nėntėqindė e trembedhjetė
    jam njė invalid me shkop e zhgunė.

    Shqiperia ime nė dy pjesė,
    Shqiperia - trupin invalid;
    Shqiperisė i thonė;" mbajė njė shpresė",
    Shqiperisė i luten: " vetėm prit"...

    Ndaj jam invalid e jam nė mjegull,
    Libri i asistencės merr e jep,
    Mė ka dhanė Evropa njė shekull
    Qė tä mbajė si invalid nė xhep.

    8.

    Pėr Kosovėn thurin kėngė e valle,
    Pėr qiririn ndezur mbi Granit...
    Po mė thoni, si ta shkruaj vallė
    Kėngėn qė ka trupin invalid?

    Ah, t'i bėj dhe kėngėt tė kėndojnė
    Nė njė shtrat tė vetėm me gjėmim,
    Kėngėt krahė e degė t'i bashkojnė,
    Mbledhur si dy Drina nė njė Drin.

    Ah, ta bėj dhe sėrbin ters tė thotė:
    " majka, Dritėroi kėndon e ndrit,
    Majka, Dritėroi, njė Gur i Fortė,
    Dritėroi s'ka mbetur Invalid"!...

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    I madhi Dritero di te te beje per vete me vargjet e tij. Me kete rast pyes, nese ka botuar se fundi ndonje liber?

  6. #96
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar mė parė nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Dritėro Agolli

    Kėngė pėr Kosovėn

    1.
    Kėngė e vargje thurin pėr Kosovėn
    Pėr njė gur, pėr kullat me frengji.
    Pėr Kosovėn unė e pres dhe kokėn,
    E bėj gur themeli nė shtėpi

    Koka nė themel me gjak mbetet
    Mes Kosovės mbushur plot me re,
    Njė shtegtar pas murit kur tė prehet
    Njė rėnkim tė madh tė ndiejė atje

    Nga rėnkimi i murit tė shtėpisė
    Nėn njė gardhė ku mbillet grurė e kėrp,
    Do tė shtanget sėrbi larg Sėrbisė;
    " Qenka Dritėroi, nuk qėnka Sėrb"!

    2.

    Kėngė e vargje hapen pėr Kosovėn,
    hapen nė Kosovė e nė arrati,
    Serbėt ndėr livadhe mprehin kosėn
    Tė kositėn jonxhė e bar tė ri.

    Ndaj dhe gjuhėn time e bėj kosė
    Ta kosit livadhin me vėrtik
    Tok me kosovarėt nė Kosovė
    Nė prizren, Drenicė e Kaēanik.

    Do tė mbushet sėrbi me mornica,
    Do mbllaqitet:" Ē'bėn ky Dritėroi?
    Kosė e paska gjuhėn dhe kositka
    Mes kosovės lugjeve nga kroi"!

    3.

    Kėnga pėr Kosovėn shkul dhe malin,
    Kėnga hyn nė gjak e mė rrėmben,
    Tok me kėngėn unė e jap dhe kalin
    Grurin pėr ta shkundur nė lėmenj

    Kali im jelėt plot me gurė
    le tė hidhen sipėr mbi kallinjė
    Dhe t'i turret sėrbit tė sėmurė:
    " Gruri nė Kosovė ka zotėrinjė"!


    Sėrbi do kafshojė thonjtė e nxirė:
    " Zalosna ti majka, otac moj,
    paska zbritur malit pėr ta shirė
    grurin e Kosovės Dritėroi"!

    4.

    Kėngė e vargje thurin nė Kosovė,
    Thurin tejpėrtej nė Shqipėri,
    Veēse mjaft na dhembė e shkreta kokė
    Pėr ta falur fli nė themeli.

    Por ta dish, ti miku im me miqtė,
    Unė e kam njė kokė e plot me mend,
    Tok me kėngėn kokėn jap njė ditė,
    le t'i bėhet gur themelit tėnd!

    Dhe kur kokėn time ta kem vėnė
    Nė themel shtėpie si njė gur,
    Mua Dritėroi, theror tė rėnė,
    Aq mė bėn: mė qan, mė shan, mė mburrė...


    5.

    Kėngė e vargje pėr Kosovėn thurin,
    Pėr njė gur njė fis a njė stėrgjysh,
    Unė e qaj me ligje hidhur trupin,
    Trupin tim tė ndarė keq nė dysh.

    Trupi im dy copėsh si dy drina,
    Si dy drina nisur nė fillim,
    Drinat u bashkuan si dy trima,
    Veē nė dysh po endet trupi im.

    Jam i shkretė e mbetur si qyqari,
    Jam nė gjysmė e lodhur, gjysmė zė,
    Ndaj ma vini trupin tek altari
    Si dy Drinat mblidhmani nė njė.

    6..
    Kėngė e vargje pėr Kosovėn thurin,
    Thur dhe unė i prapi pėr atė,
    Por kur Drin tė Madh ta kem dhe trupin,
    Kėngėt si ky trup do t'i bėj njė.

    Tek Altari trupi im i hijshėm
    Njėsh do tė bėhet, lamtumirė or dysh!
    Ah, pastaj njė hudhur nė kėmishėn
    Do ma qepni, mos mė marrin sysh!

    Sėrbi le tė flasė i shkumbėzuar:
    " lele majka, ga vjen ky gjėmim!
    Trupi i Driteroit nė altar bashkuar,
    Si dy Drinat derdhur nė njė Drin"...


    7.

    Kėngė e vargje thurin pėr Kosovėn,
    Mua fati ende s'po mė ndrit;
    S'di ku endet trupi im me kokėn,
    Trupi im i mbetur invalid.

    Shqipėria ime ka njė jetė
    tek po ecė ēalė me bastun;
    Qė mė Nėntėqindė e trembedhjetė
    jam njė invalid me shkop e zhgunė.

    Shqiperia ime nė dy pjesė,
    Shqiperia - trupin invalid;
    Shqiperisė i thonė;" mbajė njė shpresė",
    Shqiperisė i luten: " vetėm prit"...

    Ndaj jam invalid e jam nė mjegull,
    Libri i asistencės merr e jep,
    Mė ka dhanė Evropa njė shekull
    Qė tä mbajė si invalid nė xhep.

    8.

    Pėr Kosovėn thurin kėngė e valle,
    Pėr qiririn ndezur mbi Granit...
    Po mė thoni, si ta shkruaj vallė
    Kėngėn qė ka trupin invalid?

    Ah, t'i bėj dhe kėngėt tė kėndojnė
    Nė njė shtrat tė vetėm me gjėmim,
    Kėngėt krahė e degė t'i bashkojnė,
    Mbledhur si dy Drina nė njė Drin.

    Ah, ta bėj dhe sėrbin ters tė thotė:
    " majka, Dritėroi kėndon e ndrit,
    Majka, Dritėroi, njė Gur i Fortė,
    Dritėroi s'ka mbetur Invalid"!...

    Ta citoj qe ta lexoj edhe ne nje faqe tjeter kete kenge shpirti .... Ka plot poete te mire shqiptare...por ka nje kolos te paarritshem ,ka nje NJESH per poezi ...Dritero Agolli
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #97
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Vjen njeriu i ēuditshėm

    Nuk mund t’i themi gjėrat e fshehura kurrė.
    Macja lot me njė zog qė ka mbytur,
    Qeni kap me thonjtė e tij njė kockė nė gurė,
    Andej zuzarė e djaj me ėngjėjt pėrfytur
    Ndaj s’mund t’i themi tė gjitha gjėrta e fshehura kurrė.

    Nėse mund t’i themi tė gjitha,
    Na mbajnė mėri e na shajnė,
    Vjen nata me ankth e mbushet shtrati me hithra,
    Me hithra nervash qė krruhen e hanė,
    Ndaj s’mund t’i themi tė gjitha

    Pėr shembull, unė i mbaj rezervat e mia:
    Ē’mė duhet t’i them ato qė s’i thonė as tė tjerėt?
    Nuk dua tė ketė aq trazira shtėpia,
    Nuk dua tė ngrihem me sy tė mbufatur mėngjezeve herėt,
    Ndaj s’mund t’i themi tė gjitha nga pika te vija.

    Nuk mund t’i themi tė gjitha gjėrat qe thuhen,
    Se brinjėt e gjoksit ndėrgjegjen e mbajnė burgosur
    Dhe dhėmbėt s’e lenė tė dalė dhėmbėve gjuhėn,
    Se dhėmbėt janė hekura burgu mjaft tė pėrsosur,
    Ndaj s’mund t’i themi tė gjitha qė duhen.

    Do vijė dikush e do t’i thotė tė gjitha,
    Ai s’do ketė as turp, as brinjė nė gjoksin e fryrė,
    As ka pėr t’u trembur nga shtrati i ndėrgjegjes plot hithra,
    S’do ketė as smalt nė dhėmbė, as cipė, as fytyrė,
    Ndaj s’mund t’i themi tė gjitha

    Dritėro Agolli


    Ps....I madhi dhe i paarritshmi Dritero Agolli!
    "Carpe Diem"

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Dritėro Agolli

    Nėna ime e bukura Hatixhe

    Pėr Hatixhe Agollin


    Nėna ime, e bukura Hatixhe,
    Mė e bukura nga tė githa fshatarkat,
    Atje nė minder mbi njė dysheme
    Mė polli mua kur u kthye nga arat

    E britma ime u hap pėrmbi dhe
    bashkė me zėrat e demit e kalit
    Nėna ime, e bukura Hatixhe,
    Heshtte e ēlodhur dhe i gėzohej djalit.

    Pastaj u mblodhėn fshatarėt e mij,
    Faqet e parruara i ulėn mbi mua
    Dhe thanė: " Shumė ara do lėrosh ti
    Dhe shumė ujė do pish nė krua!"...


    E vėrtet, nėn qielin me re e pa re,
    Lėrova ara e kapėrceva pragje,
    Pėr nėnėn time, tė bukurėn Hatixhe,
    Kėndova kėngė e thura vargje

    ( 1963)

  9. #99
    DaRk §©®īžt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anėtarėsuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    Me pelqen shume si shkrimtar
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  10. #100
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Sa bukur...

    Citim Postuar mė parė nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Dritėro Agolli

    Nėna ime e bukura Hatixhe

    Pėr Hatixhe Agollin


    Nėna ime, e bukura Hatixhe,
    Mė e bukura nga tė githa fshatarkat,
    Atje nė minder mbi njė dysheme
    Mė polli mua kur u kthye nga arat

    E britma ime u hap pėrmbi dhe
    bashkė me zėrat e demit e kalit
    Nėna ime, e bukura Hatixhe,
    Heshtte e ēlodhur dhe i gėzohej djalit.

    Pastaj u mblodhėn fshatarėt e mij,
    Faqet e parruara i ulėn mbi mua
    Dhe thanė: " Shumė ara do lėrosh ti
    Dhe shumė ujė do pish nė krua!"...


    E vėrtet, nėn qielin me re e pa re,
    Lėrova ara e kapėrceva pragje,
    Pėr nėnėn time, tė bukurėn Hatixhe,
    Kėndova kėngė e thura vargje

    ( 1963)
    Dashuri intime do mbetet kjo poezi per mua...kur eshte shkruar kjo poezi me 1963...Nena ime lehone ishte bashkepersonazh me Nenen Hatixhe, clodhej nga ara dhe nga dhimbjet e lindjes Nena ime ate dite prilli qe me lindi mua..
    Rrofsh Preng Sherri qe e ke sjelle ketu...
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sejfi Protopapa
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2014, 04:48
  2. Agolli: Pendesa për kritikat ndaj Rugovës
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2006, 11:50
  3. Dritėro Agolli: Historitė e sherreve tė mia me Ismail Kadarenė
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-08-2005, 15:39
  4. Dritėro Agolli: PS dhe LSI tė bashkėpunojnė pėr zgjedhjet e 2005
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 05:16
  5. Dritėro Agolli ky *apostull* i errėsirės
    Nga Nika nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 03-04-2003, 01:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •