Close
Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 173
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Dritėro Agolli: PASQYRA, MACJA DHE UNŹ


    Mes meje dhe maces nė dhomė
    Pasqyra qėndron mbi ca rraqe...
    Vetveten ne bashkė e vėshtrojmė
    Dhe macja dhe unė nė paqe.

    Sa mirė qė qėnkemi unė e njė mace
    Dhe shihemi drejt nė fytyra,
    Po tė ishim dy njerėz, betohem, se paqe
    S'do kishte kjo dhomė, do thyhej pasqyra...


    UNŹ

    Zili ma kanė ata lavdinė,
    Ndaj pėshpėrisin dhe mė shajnė;
    As ndaj talentit tim zilinė
    S'e fshehin dot dhe s'e pėrmbajnė.

    Mė nėmin miqtė dhe armiqtė,
    Po tigėr jam, s'lėshoj pushtetin;
    Lavdinė e kam tė dykuptimtė,
    Tė njėkuptimtė e kam talentin.


    MŹ VONŹ

    Zakon e ka i riu tė mburret,
    Tė bėjė zhurmė e bujė.
    Dikur dhe unė i tundja muret,
    S'mė mbytej ylli nė ujė.

    Po koha shkoi, m'u mbyt dhe ylli,
    Madje m'u mbyt anija
    Dhe pak mė larg m'u dogj dhe pylli,
    Pėr fat shpėtoi shtėpia.


    NGA SKAJI NŹ SKAJ

    Sa heshtnim dikur me plot verbėri
    Dhe duart i puthnim nė gjunjė,
    Aq shumė bėrtasim tani
    Dhe aq kafshojmė me zhurmė.
    Nuk kemi as turp nga njeri
    As ky,
    As ai,
    As ti
    Dhe as unė,
    Cudi!...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 22-11-2002 mė 15:19

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Dritėro Agolli : ANTI-MONUMENT


    I mbetur nė vetmi nė apartament
    M'u shfaq nė gjumė i vrenjtur njė skulptor,
    Mė la pa shpirt, mė ktheu nė monument,
    Nė shesh mė bėri zot e madheshtor.

    Dėrguan njė polic me revolver
    Tė ruante mos mė vinin dinamit...
    U zgjova dhe me duar nėpėr terr
    E preka trupin. S'isha bronx, po mish.

    Vėrtet u lehtėsova krejt nė shpirt...


    S'me lenė asgjė

    Trishtimi im cdo mėngjes ėshtė i madh
    Dhe nervat tė prishura;
    Kėrkoj corape tė pastra tė mbath,
    I gjej tė grisura.

    Ka shumė njerėz shtėpia ime kėtu
    Dhe dera sa mbyllet, aq hapet,
    S'mė lenė asgjė pa pėrdorur, nė lesh a nė dru,
    Dhe vecanėrisht corapet.

    Nė djall tė gjitha, s'mė duhet asgjė,
    Jam plak dhe as ngrohem, as ftohem,
    Ndaj hiqem mėnjanė e s'bėj zė,
    Vec pėr corapet tėrbohem!...


    Fjalė pėr barin

    Njeriu me vrasje nuk vritet,-
    Njė gjė e provuar prej kohėsh.-
    Por fjalėn e kemi pėr barin qė rritet
    Sado ta presėsh e korrėsh.
    Njeriu me shpatė nuk pritet.

    Por fjalėn e kemi pėr barin.
    Ta thash tė gjithė, nuk thahet,
    Me zjarr t'i vesh zjarrin
    Nuk digjet, me vesė vec lahet.
    Njeriu me zjarrin s'bėn varrin.

    Po fjalėn e kemi pėr barin qė s'vdes.
    Nga dolėt ju zogj valė-valė
    Dhe ti madhėshtori kėndez,
    Ti shtėrg e ti galė?
    Njeriu zė rritet, zė sheh e mban vesh.

    Por fjalėn e kemi pėr barin e gjallė.



    Ta mburrim njėri-tjetrin

    Pa ejani ta mburrim njeri-tjetrin
    Dhe mos kursejmė as fjalė lavdėrimi,
    T'ia bėjmė shoku-shokut komplimentin
    Nė caste dashurie dhe pendimi.

    Pa ejani dhe ciltėrisht tė qajmė
    Kur vec e vec dhe ku me shoqėrinė,
    Mėri pėr fjalėt sharėse mos mbajmė,
    Se dashuria fqinje ka mėrinė.

    Pa ejani, dhe gjysmė fjale qoftė
    Pėr ne pendim, pajtim dhe marrėveshje:
    Qė kush gaboi, mė tutje mos gaboftė,
    Nese kupton se jeta ka njė vdekje.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    DRITERO AGOLLI: Nė pyll me kafshėt e egra

    Nėse dėshiron tė shpėtosh nga kafshėt e egra,
    Mes pyllit kalo lakuriq, pa kėmishė e pa brekė,
    Dhe bishat do binden qė s'ke synime tė rrepta,

    S'ke armė me vete, hanxharė e dyfekė
    Dhe je i sinqertė si ujku, cakalli dhe dhelpra,
    I zhveshur sic janė ata nė pyje dhe bjeshkė.


    Majtas dreqėr, djathtas djaj

    Mė gjurmon dikush patjetėr
    Dhe vėrtet s'di nga t'ia mbaj;
    Majtas vrap mė dalin dreqėr,
    Djathtas vijnė e presin djaj.

    Nga dollapi nxjerr njė pjepėr,
    Thela-thela nis ta caj:
    Gjysmė e pjeprit plot me dreqėr,
    Gjysma tjetėr mbushur djaj.

    Mbreh njė laps e hap njė letėr,
    Sytė e mi nga letra s'ndaj:
    Sipėr letrės shtrihen dreqėr,
    Pėrmbi lapsin hipėn djaj.

    Ku tė futėm, s'gjej vend tjetėr,
    Ku tė qesh e ku tė qaj?
    Majtas vrap mė dalin dreqėr,
    Djathtas vijnė e presin djaj...

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Dritėro Agolli: Jevgjiti i djathtė


    Unė e njoh kėtė jevgjit tė thatė,
    Lagjja ime gjithashtu e njeh.
    Sa mė sheh, mė thotė: "Jam i djathtė,
    Mos humb kohėn, eja shpejt me ne!..."

    E cuditshme! S'ka jevgjiti brekė,-
    Me tė djathtėt puthet shesh mė shesh.
    Vendi im, me drogė e me dyfekė,
    Djathtas-majtas rri e bėn pėrshesh!...



    Tek dera

    Afrohem tek dera,
    marr vesh disa gjėra,
    S'kuptoj plot tė tjera,
    Dhe kjo ėshtė e tėra
    Tek dera...

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Dritėro Agolli: Qyteti me shumė qen


    Ky qytet ka ndofta mijėra qen,-
    Vec rrugica ime ka dyzet!-
    Po mėrzitem shumė e keq mė vjen,
    Se ka qen dhe s'ka asnjė poet.

    Ah, sikur nga qentė vec njė qen
    Pėr cudi tė kthehej nė poet,
    Sinqerisht, o miqtė e mi, ju them
    S'do ta kishte shokun ky qytet!


    Nga fshati

    O fshat,
    Asgjė s'mė ka mbetur prej teje,
    As dhe kėpucėt qė shkela me to nė shkėmbenj,
    As dhe xhaketa me leshin e trashė prej dele,
    Qė shpinėn ma mbronte nga era nė male e lumenj,
    As njė emblemė e rrallė kapele.
    Madje s'mė kanė mbetur as dhėmbėt,
    Qė i kisha tė bardhė e mjaft tė mėdhenj.
    Po c'ėshtė e vėrteta, bart njė kujtim nė dy kėmbėt:
    Dy shenja plage tė lėna dikur nga njė qen,
    Tė tjerat kujtime janė tė fshehta nė zemėr,
    Po unė kėtu pėr gjėrat konkrete pak fjalė them.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Dritėro Agolli: U cmend njė plak

    Pardje u cmend njė plak nė mėhallė
    Dhe mund t'ju thosha se s'paska mė keq!
    Vėrtet kjo ngjarje s'ėshtė aq e rrallė,
    Nė botė cmenden me mijėra pleq.

    Ah, ndofta era e ditėve qė vijnė
    Tė shkretėt i tund dhe i cmend,
    A mbase cmenden se mbajnė mėrzinė
    Tė lodhur nga mbetja nė vend.

    Kali i tim eti u cmend dhe vdic se nuk ecte,
    Vdic ditėn qė pela polli njė mėz.
    C't'i thuash kėsaj? tė flasėsh me vete?
    C'tė bėsh?...


    Kėndon e vajton Gjoni

    Nė gusht pėrnatė i shkreti Gjon
    S'e di, kėndon apo vajton.

    Dhe pas mesnate hesht ai,
    Pastaj ngre zėrin pėrseri.

    Ky zė tė ndjell e pas tė merr
    Atje ku mplekset njė mister,

    Ku s'gjen tė prekėsh hic asgjė,
    Asgjė vec zbrazėsirė e zė,

    Ku rėrė e yjeve nga lart
    Thėrmohet poshtė e mbillet nė ankth.

    Ku fshihet Gjoni, s'mirret vesh:
    Nė lartėsirė, a breg, a shesh.

    Po unė e di, dicka kėrkon,
    Dicka tė fshehtė, i shkreti gjon,

    Dicka qė s'mund t'ia japim dot
    As ti as unė, as sot as mot.

    Po ndofta fshehur tek njė pyll
    Njė kokėrr rėre pret nga njė yll,

    Se kokrrat qė thėrmohen lart,
    I mbledh dikush e na spėrkat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-02-2003 mė 14:20

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    NJE CAST I PAGJUME

    Cdo gje ngarkohet-shkarkohet ne jete,
    Ngarkohet-shkarkohet toka e madhe
    Mbushet qielli nga rete e shkarkohet nga rete,
    Mbushen pemet me flete e shkarkohen ne vjeshte.

    Ngarkohen me bore malet e larte
    E bora shkrihet ne vere,
    Ngarkohet ajri me tym e me vape
    E vapa shkarkohet ne dimer prape.

    Ngarkohen lumenjte me uje nga shirat,
    Lumenjte zbrazen ne motin e thate,
    Ngarkohen arat me grure e vijne shirat
    Dhe zbrazen e mbeten te lira.

    E prape ngarkohen te gjitha, te gjitha,
    Te gjitha c'jane mbi toke
    Shkarkohen me gaz, me dhimbje e britma,
    nga rrapi e madh e deri te hithra.

    Ngarkohet njeriu me dhimbjen e rralle,
    Nga dhimbja e rralle shkarkohet,
    Por ndryshe cdo gjeje, mundohet, mundohet
    Por ndryshe cdo gjeje shkarkohet ngadale
    Dhe mbeten rrudhat e thella ne balle.


    SHOK I DASHUR

    Ti more pergjegjesira, i dashur shok,
    Gezohem aq shume, gezohemaq shume!
    Ne jemi rritur ne lagje tok,
    Ti dhe une.
    I dashur shok, i miri vella,
    Eterit tane mbathnin opinga...
    S'dua te flas me fjale te medha,
    vetem, te lutem, mos me bej te liga!


    DEBORA

    Gjyshin kujtoj kur me thoshte nje fjale,
    Kur bores i binim permes:
    Debora hesht kur eshte gjalle,
    Debora flet atehere kur des.

  8. #28
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    D.Agolli - Lypesi i Kohes

    NE HIRIN E GJYSHERVE TE MI


    Ne hirin e gjysherve do ngreme shtepi te re.
    Do therim nje dash ne themelet.
    Te dy do shkojme te rrojme e te degjojme atje.
    Zerat e gjysherve kur era te fryje zabelet.

    Dhe do te mplakemi nen te njeten cati.
    Pastaj do vdesim ne shtrat ne krah a ne shpine...
    Ne vater do leme pak hi.
    Ta gjejne ata qe pas nesh do vijne.

    1993



    NATE NE BREGDET

    Une i vetmuar endem ne qytet
    Si shkretetires tyte e nje dyfeku.
    Tek-tuk feneret derdhen permbi det
    Dhe nen feneret deti me vaj peshku.

    Une endem tek vjen ere peshk e jod
    Mes nates dhe mes gjembave te yjeve.
    Dhe bej te dal nga nata e s'dal dot
    Si nje femije i humbur thelle pyjeve.

    Dhe enderroj te shfaqet nje vapor.
    I bardhe e me te bardhe marinare.
    Vapori si shtepia me oborr.
    Te zgjate shkallet naten te me marre.

    Po une e di, asnje vapor s'te nxjerr.
    Nga nata, kur i hapur mbetet shtegu.
    Ajo te ben me shenja me fener,
    Tek nen fener vlon deti me vaj peshku.

    1994


    Plogeshtia

    C'thua plakush.
    Te pime e te thurrim varg?
    Pija e shtrenjte, vargu i lire!
    Sukir t'i zbonim mendimet me larg
    Mos ishte me mire?

    C'thua plakush?
    Vargjet s'na ftohjne, rakia s'na deh!
    Me goje te hapura clodhen kepucet.
    I fundit qen rrugicave s'leh.
    u majmen fjalet, u trashen gjuhet...

    1993

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    ME NDERSHMERI

    Nese njeriu nuk ndien as kenaqesi as dhimbje,
    Nuk ndien as gaz, as hidherim, as shprese...
    Nje gje po jua them me ndershmeri dhe bindje,
    Lereni te vdese...


    PULEBARDHA

    Pulebardhen ne reren e lagur e gjetem,
    E kishte thyer kemben nen gjurin e brishte
    E kishin lene shoqet ne bregun e detit vetem
    E kishin lene e askush nuk e priste.

    Pulebardhen ne dhomen tone e shpume
    E u mesua me ne si njeriu i shtepise,
    Vec nga dritarja shikonte detin me shkume
    Dhe valen qe ngrihej mes shiut e stuhise.

    Jetoi pulebardha shume ne dhome,
    Po humbi papritur nje dite,
    Nje dite kur deti hidhej mbi reren e njome,
    Nje dite kur vinin stuhite...

    Dhe shkuam ne det ta kerkonim,
    Kur vala me valen si deshet kokat kishin perpjekur,
    Kur era dhe rete renkonin,
    Dhe gjeten pulebardhen te vdekur...

    E pame!
    Kishte hapur krahet e bardhe ne reren e njome,
    E pame!
    Ndofta nuk donte te vdiste ne dhome.


    O ANTROPOS

    Ti s'ke se c'ben,
    Gjithmone ske pasur c'te besh!
    RRi numeron me rradhe kopsat e xhaketes.
    Rri e mban vesh pardesyne: fesh-fesh,
    Goja te hapet ne pragun e drekes
    Ti s'ke se c'ben,
    Gjithmone ske pasur c'te besh!

    Bota rreth teje gjemon,
    Pune e madhe se gjemon!
    Ti gjuan nje qime me gisht ne supin e majte
    Dhe hirin e cigares shkund e tavllen veshtron
    Dhe si tymi i cigares dita te duket e gjate:
    Bota rreth teje gjemon,
    Pune e madhe nese gjemon!

  10. #30
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Kundershtareve te mi

    Ju aq balte po hidhni mbi mua
    Sa ne balten qe kam permbi trup
    Mund te mbije nje dardhe a nje ftua
    Nje korije e madhe me dushk.

    Ne korije dhe dru mund te mbani
    Mund te shkoni per gjah me langonj
    Mund te ngjiti ne peme te hani
    po te doni dhe dardha dhe ftonj.

    Balta ngrihet mbi mua e pasur
    sa mbi balten korija bleron...
    Trupin tim ma bleruat pa dashur
    Dhe ma bete vertet platacion.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 21-02-2003 mė 22:10
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
    unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!

Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sejfi Protopapa
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2014, 04:48
  2. Agolli: Pendesa për kritikat ndaj Rugovës
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2006, 11:50
  3. Dritėro Agolli: Historitė e sherreve tė mia me Ismail Kadarenė
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-08-2005, 15:39
  4. Dritėro Agolli: PS dhe LSI tė bashkėpunojnė pėr zgjedhjet e 2005
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 05:16
  5. Dritėro Agolli ky *apostull* i errėsirės
    Nga Nika nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 03-04-2003, 01:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •