Dy pritje
Naten
lulja merzitet per diellin,
Naten
vajza merzitet per djalin
Naten te dyja presin mengjesin
qe dielli dhe djali te dalin.......
Dy pritje
Naten
lulja merzitet per diellin,
Naten
vajza merzitet per djalin
Naten te dyja presin mengjesin
qe dielli dhe djali te dalin.......
In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.
RASTESITE
Ne supin tim papritur erdhi te ulej nje flutur,
Nje sup te tille kjo flutur ē'pati qe zgjodhi?
Te thuash se sihte nje sup i bukur,
Gjepura! Kjo duhej te ndodhte dhe ndodhi!
Shume gjera s'dime pse ndodhin ne lufte a ne paqe,
Per shembull, s'te zuri mes luftrave plumbi,
Ne paqe te vjen nje grerez, me thumb te thumbon ne faqe
Dhe ti, qe s'viqe nga plumbi, vdes nje dite nga thumbi....
NISJA DHE KTHIMI
Kur nisem per udhe
Me ndrit ēdo gje e kam shprese,
Kur kthehem, kam gjume,
Diēka fillon nga vetja ime te vdese....
Dritero Agolli
DASHURI E VESHTIRE
Ti ne kanape tani dremit,
Ndofta gjumi ende s'te ka zene,
Abazhuri mbi qerpiket ndrit,
Libri nga gjishtrinjte te ka rene.
Para teje ndal mendimi im:
Jemi dashuruar edhe share,
Jemi ndare shpesh ne udhetim,
Po drejt njeri-tjetrit kemi ngare.
Dhoma hesht e rruga larg gjemon,
Ti sheh endrra kalteroshe shume,
Une, ndonese pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjume.
Te kam pasur enderr cast e ore,
Endrrer te trishtuar e te mire,
Po te jem vertet nje Pitagore,
Ti je teorema me e veshtire......
Ku ėshtė besa aty ėshtė dhe shpresa.
Dritero Agolli
JAM PAS'ANIK
O toka ime, malli im,
O plis, o dru, o balte!
Persiper buke e gjelberim
Dhe poshte krom e nafte!
Ne gjirin tend jam pasanik,
Me pasanik se mbreti,
Kam grure e qumesh e celik,
Kam shpirt te madh poeti.
Ku ėshtė besa aty ėshtė dhe shpresa.
Kishat e shembura
I shembem kishat e xhamite
E mburrem shembjen me zjarr e me hekur
Dhe thame: u shporren nga ne perendite!
Por ne germadhat e tyre tymonte shpirti i pavdekur
Dhe Zoti nga ne ngrinte koken e thinjte
Mes tymit te hirte
Dhe thoshte: "Mosni, or njerez,
Se guri do jete me i rende,
Kur kishat t'i ngrini serishmi neser
Nese do t'ju vijne pak mendte!
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Ėndėrra tė Turpshme
Njeriu sheh ėndrra tė tmerrshme nė gjumė,
Po sheh dhe ėndrra tė turpshme vetmuar nė dhomė,
Tė tmerrshmet durohen mė shumė
Tė turpshmet vėrtet tė tmerrojnė.
Dhe zgjohesh sikur po mbytesh nė lumė,
Nė lumė tė ndytė me gjėra gjirizi e blozė,
Ky turp ka qenė veē turpi i njė ėndrre nė gjumė,
Megjithatė ta fshish nga ndėrgjegja s'ke forcė.
Tė mbetet njė shenjėz turpi, njė gjumė.
----------------------------------------------------------------------------------------------------
Vetmija
E vetmuar ti, i vetmuar unė
Nga e diela deri tek e diela.
S'ke ē't'i bėsh, nuk dilet tek kjo turmė
Dhe sikur t'i ngjitėsh shpirtit vela.
Ja, pėr shembull, vela shpirti pati,
Do lundrosh me velat nėpėr dete,
Pėrsėri do kthehesh tek krevati,
Po atė vetmi do kesh me vete.
Dhe kėputen ditėt si tespihe
Nga e diela deri tek e diela.
S'i shpėtojmė aspak kėsaj vetmie
Dhe nėse na zgjojnė ne treqind gjela.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 24-09-2004 mė 15:47
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Dritero Agolli: " Mė prit se po vij shpejt"
Nėse sėmundja vjen tek unė,
Ju mos mė shpini nė spital,
Mė merrni fshehur e pa zhurmė,
mė ngjitni lart diku nė mal.
Atje dyshek e shtrat nuk dua
Dhe as carcaf e as jorgan,
Por te njė cezmė e tė njė krua
Mė shtroni dushk e jorgavan.
Ma lidhni kokėn me njė kulpėr,
Ma njomni buzėn nė burim,
Dhe kur tė vijė andej njė flutur
S`ka gjė se rri mbi ballin tim.
As infermier nuk dua pranė,
As nevrolog, as profesor,
Tė kem pėrkrah njė dash tė bardhė,
Tė kem pėrbri njė cjap pėrcor.
Tė m'i lėpijė faqet dashi,
Tė qajė cjapi laraman,
Ta ulė sqepin shpejt larashi
Tė mors tė japė telegram.
Tė presė plot trishtim fshatari,
Nė shkop mbėshtetur me mėrzi,
Duke pėrtypur fije bari,
Duke kėputur kullumbri.
Nga guvė e lisit tė moshuar
Tė derdhet bleta gjithė zgjim,
Mbi trupin tim e turbulluar
Si lėmsh tė sillet me tėrbim.
Tė ndalet udhėtari i mirė,
Tė pijė heshtur njė duhan,
Tė thotė: mjaft qėndrove shtrirė,
Pėr ty e gjora rrugė qan!
Dhe, ju betohem, po s'u ngrita
I madh, i bukur, plot shėndet
Dhe rrugės sime nga u nisa
T'i them: mė prit se po vij shpejt!...
1963
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 29-07-2005 mė 15:39
Dritero Agolli: " Judė e Krisht"
Ma do qejfi, shkoj drejt dhimbjes
Dhe prej dhimbjes ik sėrish;
Nisem plot inat mes grindjes,
Kthehem zbutur si dervish.
I kanosem ashpėr fisit
Dhe pėrlotur fisin fal;
I penduar shkoj drejt Krishtit,
Ik nga Krishti, bėhem djall.
Hesht nė prehje, rend nė lodhje,
Njėrėn ndreq e tjetrėn prish;
Kur mbledh lule, dua rrodhe,
Guvė e jetės - Judė e Krisht!...
1995
Pershendetje te gjitheve.
Kisha kerkuar para disa kohesh "PLESHTI" e Dritero Agollit, por skam marre asnje pergjigje.
Nese dikush mund te ofroje ndihmen e tij ne lidhje me kete do t`i isha shume mirenjohese.
Miqesisht Abigail.
Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.
Mund ta lexosh tek kjo lidhje: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=31770Postuar mė parė nga ABIGAIL
Pershendetje
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Krijoni Kontakt