Close
Faqja 9 prej 18 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 173
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    TESPIHET E IDRIZ SEFERIT

    Dikur njė plumb qėlloi Idriz Seferin,
    Atė se zuri, zuri veē tespihet.
    Tri kokra vrau dhe copra bėri perin,
    Tė tjerat u pėrhapėn nė korijet.

    Dhe pėr ēudi unė endem tutje kodrės
    Nė Kaēanik rreth Shkėmbit tė Skifterit,
    Se mbase gjej tė fshehura prej kohės
    Pak kokrra me sedef tė Idriz Seferit.

    Ndaj unė ato kėrkoj, kur jam nė rrugė,
    Me njė durim vėrtet prej arkeologu.
    Nė trasten time marr me vete bukė
    Se shpesh mundohem shkrepave si zogu.

    Idriz Seferi numėronte kokrrat
    Nė perin e tespihėve fildishti:
    Sa burra ranė e humbėn nėpėr kodrat
    Sa kraharorė i la tė zbrazur shpirti!

    Idriz Seferi numėronte dertet
    Me kokrrat mė tė lashta se sa koha;
    Kujtonte lotėt qė nė gjoks i derdhte
    E ėma e tij, e bardhė e tij, Kosova...

    Dhe ndaj mė duhen domosdo tespihet,
    Ē'ėshtė e vėrteta kokrrat e shpėrndara,
    Dhe po kėrkoj nė kodrat e korijet
    Apo nėn plisat ngritur nėpėr ara.

    Po ku ta dish si vete puna ime!...
    Mos vallė i gjetėn zogjtė, e larg i shpunė,
    Me sqep i hodhėn plot me ligjerime
    Nė Vjosė apo nė Drin, a tej nė Bunė!

    Megjithatė sėrish jam nė gjurmime...





    BALADA E TRE TĖ RĖNĖVE


    Me dhentė ktheheshin nga mali tre kosovarė,
    U zunė pritė serbėt nė gjunjėt e Sharrit
    Tek era fletėt e vyshkura hiqte grykave zvarrė,
    tek vėrshellenin fijet e holla tė barit.

    I vranė e qirinj s'u lanė tė ndezur nė darkė.
    Nė vendin ku ranė tek blegėrinin dhentė
    I frynė serbėt qirinjtė me gojėt si kacekėt nė farkė,
    I shuan, mos dukeshin tė rėnėt tė shenjtė

    po dhentė gjuhėt e tyre me erėn e barit
    I nxirrnin si flakė qiriri me krye drejt qiejve
    Dhe qanin me blegėrima nė gjunjėt e Sharrit
    Tek hėna tė rėnėve u qepte qefinėt me fijet e reve,

    Ndersa hutini vajtonte nė degėn me gunga tė qarit...





    KTHIMI NĖ KOSOVĖ

    Kthehem kėtu nė Kosovė fill prej mėrgimit,
    kthehem nga lumi i rejnit, Senės, Sir_darjes,
    Barin e gjejė tė tharė nga bryma e trishtimit
    Gurėt tė plasur nga peshė e lotit tė ndarjes.

    Kthehem me shpresė se mund tė rri nė njė kafe,
    tė ēlodhem nga rruga e dėrmuar e vrarė,
    Miqtė t'i shoh dhe dorėn t'u jap e t'u hidhem pėrqafe,
    Se koha ka rjedhur e malli si dreq mė ka marrė.

    Mjerisht e gjej dhe kopshtin e tharė nga bryma e mėrgimit,
    Rrugėn e plasur nga peshė e lotit tė ndarjes
    Unė, i ardhur kėtu nė Kosovė pas udhėtimit
    Nga lumi i Rejnit, Senės, Sir-Darjes,

    Andej i mallkuari fat mė ka hdhur
    Larguar nga serbėt qė Kafen e miqeve ma zunė,
    Dje jonxhen e fisit pa korur ma lanė e rrushin pa mbledhur,
    Kazanė e rakisė sė vėllait ma hodhėn nė lumė.

    Ah,ē'ishte kazan i ēuditshum, ah, ē'ishte!
    E zjente rakinė e ebeltė, tė mirėn e botės,
    Dhe miqtė e vėllezėrve nga anė e anės i mblidhte
    I shtronte atje me peshqirė nė gjunjė rreth sofrės!...

    Ē?ti bėsh!... E hodhėn kazanin nė lumė pėrtej njė gremine
    Pas ikjes sime drejt grykės sė Rejnit, Senės, Sir - Darjes,
    Dhe sofra e vėllait mbeti pa lugė e thėrime
    Dhe buzėt e sofrės u plasėn nga lotėt e ndarjes.

    Kthehem tani e pres nė njė kafe,
    Sėrbi shpon xhamin e kafes me sytė ēapluar
    Pėrgjon se cilin kam pėr tė zėnė pėrqafe
    Kėtu nė kafen e miqve tė mi tė bekuar.

    Ik, or serb, e mė ler tė ēlodhem ketu te kjo derrasė.
    Tani nė filgjanin e kafesė vėrtitet e ulet njė mizė
    Mė tepėr e sjellshme se sėrbi i trashė,
    Kjo mizė e pėrmallshme hesht nė filxhan si kokrrizė...

    Nė kafe, tė varur nė mur, e marr ēiftelinė,
    Tė gdhendur nga mjeshtėr tė famshėm Prizreni,
    Dhe sėrbi padashur kėmbėt lėviz e ndjek melodinė
    pastaj themė mė vete: " Tė munda, or serb, qen bir qeni,
    Tė mundi kjo ēifteli e gdhendur nga mjeshtėr Prizreni"!...

    Kthehem kėtu nė Kosovė fill prej mėrgimit
    I lodhur nga lumi i Rejnit, Senės, Sir- Darjes,
    misrin e gjej tė tharė nga brymė e trishtimit,
    Miqtė i gjej tė lodhur nga peshė e mallit tė ndarjes...

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    MESAZHI I ĒUDITSHĖM

    Nė Fierzė na solli dhe Drini i madh njė pikturė,
    Portret i njė vajze nga Peja - mbi vetull shaminė
    Ēudi si kish rėnė nga Peja nė lumė,
    Ēudi si kish zbritur kėtu nė liqen nėn lendinė!

    Po cili piktor na pėrcillte mesazhe tė tillė njerzore
    Qė larg nga Kosova me ujin e turbullt tė Drinit,
    Dhe si mund ta dinte se kujt do t'i binte nė dorė
    Ta shpinte atje nė Ekspoziten e Madhe tė Dimrit?...

    Kjo mbeti pėr mua njė enigmė e ēuditshme
    Dhe mendjen kam vrarė me javė e muaj me radhė.
    Por vetėm njė gjė unė e quaj tė bardhė e tė hijshme:
    Vėllai i ndarė prej meje e sillte mesazhin me Drinin e Bardhė.

  3. #83
    Shkeputur nga libri me poezi "Gdhihet e ngryset"

    Pa thirrje

    Tani do shkruaj per vete
    Pa thirrje. Veē pershperitje
    E dini ku vete?
    Tek mjeku ne pritje

    Nje fashe ne shpirt te me lidhe
    Atje ku me teper me digjet
    Dhe mbase me jep nje keshille
    Si dhimbja e hidhur te hiqet

    Do shkruaj per vete i qete
    Pa thirrje si britmat ne rruge
    Dhe mjeku te vere diete
    Ne ē'ore te pi, te ha buke

    Dhe ka mundesi qe vetem te lutem
    Si nje feshferime e pabuje:
    "Ah, plaget me djegin e s'mundem,
    Me sillni pak buke e pak uje!..."

    26 Tetor 1998


    Atdheut

    I bera per ty sherbetore
    ēdo muskul, ēdo kocke e ēdo gisht;
    Krah teje s'njoh kishe e shenjtore
    Nuk njoh Muhamet apo Krisht

    Nese me kerkon, do te thote
    Te duhem, prandaj me kerkon;
    Rabecke te jem neper bote
    Dragua te vij, kur me fton...

    3 shkurt 2000
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Dritėro Agolli


    Nė shtėpinė e shkrimtarit qė rrėfen pėrpjekjet pėr tė shkruar librin e vet mė tė vėshtirė, aty ku do tė flasė pėr veten
    DRITĖRO AGOLLI: “AUTOBIOGRAFIA IME”
    Shkrimtari ka nisur tė rrėmojė nė kujtimet, shėnimet e fletėt e ditarit pėr tė shkruar librin e jetės sė tij


    Dritėro Agolli ka nisur tė shkruajė tė vėrtetat e jetės sė vet. Njė libėr autobiografik ku do tė rrėfehet. Kėtė vendim e ka marrė prej mė shumė se dhjetė vjetėsh, por pėrgatitjet pėr tė nisėn pesė vjet tė shkuara dhe vazhdojnė ende. Dhjetėra fletorka, blloqe shėnimesh, albume fotografish, artikuj shtypi, fletė ditari...

    Nė arkivin e shtėpisė sė tij ka filluar prej kohėsh rrėmimi pėr dokumente dhe shėnime. Korrespondenca intime me Sadijen, impresionet dhe suveniret e periudhės sė studimeve nė Rusi... Nga dhjetėra albume fotografish, qė i ka sistemuar tė gjitha vetė nė bibliotekėn e dhomės sė gjumit, tek dosjet e trasha plot me shėnime nga periudha tė ndryshme tė jetės, i duhet t’i lexojė edhe njė herė tė gjitha dhe tė rrėmojė pėr ato interesantet, duke ngjallur boll kujtime prej tė tjerave. Por jo vetėm aty, nė arkivėn e shtėpisė. Njė pjesė e rėndėsishme e shėnimeve kanė mbijetuar nga arkivat e gazetės “Zėri i Popullit” ku shkrimtari pati punuar pėr 15 vjet. Por arkivi mė i rėndėsishėm pėr librin autobiografik qė sapo ka nisur ėshtė kujtesa e tij. Kėshtu thotė ai vetė. “Por mė shumė, mua m’i sjell ndėr mend ngjarjet kujtesa. Pse i vė rėndėsi kujtesės? “Sepse ato gjėra qė i kam harruar, nuk kanė qenė tė rėndėsishme dhe rreth atyre qė mė kanė mbetur nė mendje ėshtė mė mirė tė flas. Mė ka mbetur nė mend, pėr shembull, njė detaj qė e kam si lajtmotiv: lumi i fshatit. Ai gjithnjė mė gurgullon nė vesh, edhe nė ėndėrr mė del. Edhe kur jam jashtė, mua nuk mė del nė ėndėrr Misisipi apo tė tjerė lumenj, po lumi i Devollit, ay mė gurgullon gjithnjė. Kjo ėshtė njė gjė e rėndėsishme qė mė kam mbetur nė mendje qė nga fėmijėria, sepse rreth atij lumi jam rritur”, - na tregon Dritėroi. Pra gjithēka nė autobiografinė e shkrimtarit ka pėr tė zėnė fill me fshatin Menkulas tė Devollit, ku edhe ka lindur. Autobiografia qė ende nuk dihet sa voluminoze do tė jetė dhe kur do tė ketė mbaruar, siē na thotė shkrimtari ka pėr tė qenė e plotė dhe do tė pėrfshijė tė gjitha etapat e jetės sė tij. Njerėzit qė ka takuar e qė i kanė lėnė mbresa, vendet ku ka shkelur, letėrsia, politika... Veēse ka vendosur tė mos i japė rrjedhė kronologjike asaj. Ndonjėherė mendon ta shkruajė fare thjeshtė, me njė stil tė lirė, por ende nuk e ka pėrcaktuar linjėn pėrfundimtare, edhe njė skicė qė kishte pėrpiluar, tani e ka hedhur poshtė dhe ėshtė akoma nė kėrkim. “Njė herė e pati vendosur edhe titullin, por pastaj hoqi dorė prej tij”, - na thotė Sadija, bashkėshortja.
    Vėshtirėsitė
    Si rrallė ndonjėherė, edhe njė shkrimtar i madh si Dritėro Agolli ėshtė vėnė nė vėshtirėsi pėr tė shkruar njė libėr, sepse kėsaj radhe do tė thotė tė vėrtetėn e vet aty. Ja si e shpjegon ai njėrėn prej vėshtirėsive tė tij: “Kėto lloj librash janė tepėr tė vėshtira, duhet tė jesh sa mė i vėrtetė, siē e thonė me njė fjalė tė huaj, tė jesh sa mė objektiv, me njė fjalė tė mos gėnjesh dhe tė mos e redaktosh biografinė tėnde. Unė nuk kam dėshirė qė tė redaktoj jetėn, jeta nuk redaktohet, ajo ėshtė jetuar ashtu dhe ashtu mbetet. Redaktoje sa tė duash ti, rregulloje, e vėrteta do tė dalė njė ditė nė dritė dhe atėherė edhe pse nuk do tė jesh nė jetė, mund qė miqve tė tu, t’u vijė turp; shiko si paska gėnjyer ky njeri, do tė thonė”. Ai shton se duke lexuar disa libra tė kujtimeve tė njerėzve qė njeh, sheh se njė pjesė e madhe e tyre nuk janė tė vėrteta, prandaj thotė se i ruhet kėsaj. “Qė tė mos thotė ndonjė kolegu im qė kjo nuk ėshtė e vėrtetė siē them unė tani pėr disa libra qė lexoj, sidomos kur lexoj qė shkruajnė pėr kohėn e komunizmit, qoftė edhe pėr tė fashizmit dhe nuk i thonė tė vėrtetat siē janė. Ėshtė fatkeqėsi kur nuk i thotė njė shkrimtar tė vėrtetat dhe mundohet tė redaktojė jetėn siē thashė. Jeta jetohet dhe mbaroi. A e redakton dot 60 -vjetorin? Kėtė merak kam unė, qė tė mos redaktohet jeta”. Por nuk ėshtė i vetmi shqetėsim i Dritėro Agollit pėr tė shkruar autobiografinė e vet. Ai thotė se “Pėr ne shkrimtarėt shqiptarė ėshtė e vėshtirė tė shkruash njė autobiografi dhe ndryshe ėshtė pėr shkrimtarėt e mėdhenj tė botės qė janė edhe tė pasur shumė. Ata kanė njė sekretari tė tėrė, kanė njerėz qė merren me grumbullimin e shtypit, ia presin artikujt, ia bėjnė gati, e regjistrojnė nė manjetofon, zbardhin gjithēka dhe ai i redakton... ėshtė mė e lehtė pėr ta. Ne duhet t’i bėjmė vetė gjithēka nga fillimi, jemi si nė kohėn e shkrimtarėve tė shekullit XIX. Nga kjo anė ėshtė e zorshme tė shkruash vetėbiografinė”. Por ai ka patur edhe vėshtirėsi tė tjera. “Meqėnėse kam patur kohėt e fundit sėmurė mushkėritė, kjo mė pengoi, mė dembelosi, u bėra mė pėrtac dhe mė ndėrpreu punėn. Sėmundja mė shkėputi nga tė shkruarit. Tani do tė pres... ngjet si me njė makinė qė pret t’i ngrohet motori, qė tė fillojė tė punojė, ose si televizori qė duhet tė nxehet pak qė tė dalė figura, edhe unė po pres tė ngrohem qė tė mė dalė figura. Mendoj se mund ta shkruaj kėtė libėr, po nė qoftė se njeriut i del njė e papritur, siē thotė populli i bie njė damlla, atėherė nuk ka ēfarė bėn....” Dhe shton se “nė kėto kohė sa jam shėndoshė mendoj ta shkruaj librin, por ndonjėherė bėj edhe punė paralele, pėr t’u zbavitur, ose lexoj, pėrkthej ndonjė vjershė, shkruaj ndonjė tregim”.
    Copėra kujtimesh
    Nga Shkodra nė Gjirokastėr, shėnimet qė ka mbajtur si gazetar dhe qė i ruan nė dosje tė posaēme, tani me shumė kujdes, pasi ua di mirė vlerėn, janė pėr tė njė arkiv i vėrtetė kujtese pėr ngjarjet, njerėzit dhe vendet qė ka parė nė atė kohė, duke filluar nga 1957 kur nis punėn si gazetar tek “Zėri i Popullit”. Shumė shėnime nga krahina e Matit, tė cilėn thotė se e ka vizituar shumė, personazhe dhe miq qė ka takuar atje, tregime interesante, nė kėtė fazė tė pėrzgjedhjes, gjithēka i hyn nė punė shkrimtarit. Por mė shumė vend nė libėr do tė gjejė, pa dyshim, vendlindja. “Nuk mė harrohen shtėpitė e fshatit. Ato unė i njihja tė kujt ishin qė me erėn. Kjo shtėpi bie erė qepė, ata e kishin qejf qepėn. Ata tė tjerėt pinin raki kumbulle dhe prandaj shtėpia e tyre binte kėtė erė. Kjo shtėpi bie erė kafe, njerėzit e asaj shtėpie pinin kafe dhe unė i njihja. Shtėpia qė binte erė kafe ishte e Batos, ata kishin njė dyqan nė fshat qė nė kohėn e Zogut, tregtonin kafe. Kjo shtėpi bie erė hudhra se banorėt e saj kishin qejf tė hanin hudhra. Nga kjo anė, me nuhatjen si njė langua, unė i njihja shtėpitė dhe jetėn e tyre. Me njė fjalė, nė librat autobiografikė, duke vėnė edhe detaje tė tilla, elementė tė jetės sė pėrditshme, ato bėhen tė vėrtetė dhe interesantė. Kėshtu mendoj, se po tė flasėsh qė unė kam qenė i zoti, unė kam qenė trim i madh, gjatė fėmijėrisė ziheshim dhe unė i mundja tė gjithė, tė gėnjesh pra kėshtu, kėto gjėra nuk kanė asnjė vlerė”, - rrėfen shkrimtari.
    Proces
    Nė atelienė e Dritėro Agollit
    As kompjuter, as makinė shkrimi. Zakonisht ai shkruan me dorė dhe kjo mėnyrė i duket mė e pėrshtatshme. Nuk mbyllet nė studio. Librat e tij lindin nė sallonin e pritjes, aty ku nuk rreshtin vizitat qė nga mėngjesi deri nė mbrėmje. Por koha e tij e tė shkruarit ėshtė natėn vonė, kur nė shtėpinė e madhe bie qetėsia. Dritėroi ulet nė divan dhe mbėshtet dyert nė tryezėn e madhe rrumbullake, nxjerr fletoren mė tė rehatshme pėr tė shkruar dhe nis nga puna. Do tė kishte preferuar qė librat tė botoheshin si dorėshkrime, qė tė ishin sa mė tė vėrteta dhe thotė: “Qė kur dolli Gutenbergu, kur filluan tė shtypen librat, filloi tė humbė pak ana reale. Tani libri do tė kalojė nėpėr duar redaktorėsh, korrektorėsh dhe nuk do tė mbajė erė bojė. Njė dorėshkrim ėshtė shumė mė i vėrtetė. Dikush tjetėr para meje e ka thėnė se qė kur doli Gutenbergu, humbi e vėrteta. Unė shkruaj me dorė, me makinė shkrimi shkruaj gjėra tė thjeshta, ndonjė artikull por jo krijimtari dhe shumė shokė tė mi bėjnė kėshtu.
    Rrėfimi
    Si vendosa ta shkruaj librin?
    “Nga fundi i viteve 60 tė jetės sime, pas moshės 60 e ca vjeēare, mendova tė shkruaja njė libėr pėr jetėn time, pėr vendet ku kam jetuar, pėr raportin me njerėzit e afėrmit e mi, qė kur kam filluar tė mendoj i pavarur, kur kam qenė nė ndėrgjegje, me njė fjalė qė kur mbaj mend. Pėr marrėdhėniet me shokėt, me miqtė, me gjithēka qė ėshtė e shtrenjtė pėr njerinė, qė kur fillova tė shkruaj, ēfarė rruge kam bėrė gjatė jetės sime, pėr shkrimtarėt, kritikat e mia dhe tė kritikuarin, unė vetė, pikėpamjet e mia pėr jetėn, fillozofinė, politikėn... Pėrpara moshės 60 -vjeēare nuk kam menduar tė shkruaj njė libėr tė tillė. Mendoj se pas kėsaj moshe, si ta shohė edhe gjendjen shėndetėsore, njeriu mund tė shkruajė njė libėr, vetėm atėherė ai pothuajse e ka kryer mė shumė se treēerekun e jetės sė tij dhe ka se ē’kujton. Jeta e tij ėshtė e pasur. Po grumbulloj materiale prej 5-6 vjetėsh. Shėnimet e mia qė kam pasur gjatė jetės, kam mbajtur shumė fletorka pėr krahina tė ndryshme ku kam shkuar dhe kam jetuar, qė nga Shkodra deri nė Gjirokastėr. Janė shėnime pėr njerėzit, si biēim ditari. Kam njė fat, sepse kam shkruar shumė artikuj nėpėr gazeta dhe ato mė kujtojnė jetėn, pavarėsisht qė unė i kam botuar dhe mund tė mos jenė plotėsisht tė vėrteta. Gjatė kėtyre 12 vjetėve unė kam shkruar shumė artikuj nėpėr gazeta dhe ato mė kujtojnė gjithė zhvillimet demokratike tė vendit tonė, kėshtu edhe duke i shfletuar ato, shėnimet apo tė botuarat, ato mė kujtojnė njė jetė. Nė kėtė fazė qė jam, merrem edhe me vogėlsira, blej fletore tė trasha, me format tė vogėl dhe pastaj them se dua tė gjej njė tjetėr mė tė madhe qė tė shkruaj mė rehat. Pata bėrė edhe njė skicė. Lufta mė e madhe qė bėn njė shkrimtar, ėshtė lufta kundėr dembelizmit. Njė ndėr shkrimtarėt e mėdhenj italianė tė shekullit tė shkuar, pėr tė luftuar dembelizmin e detyronte tė ėmėn qė ta lidhte pėr karrigeje me rripa qė tė detyrohej tė shkruante”.
    #VamosArgentina

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Une besoj qe i madhi Dritero ka per ta realizuar deshiren e tij per librin e madh te jetes. Ai eshte i kompletuar tashme si njeri qe e sheh jeten e shkuar ne kompleksitetin e vet dhe qe s'ka pse ta redaktoje, per ta bere ideale ne pavertetesine e saj. Shpresoj me se fundi te lexoj nje te vertete jetesore te nje shkrimtari te njohur, se deri me sot me ka deshperuar dhe shqetesuar dyfytyresia dhe hipokrizia e mjaft njerezve tye penes, ne paraqitjen tjetersoj te jetes dhe veprimtarise se tyre.

  6. #86
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Falemnderit, te gjitheve qe keni sjelle shume poezi te mira nga poeti me i mire shqiptar nga te gjallet..Nga Marseli qe hapi temen dhe te gjithe me rradhe ju falenderoj nga zemra bile me shume se vete poetin tim te dashur Dritero Agolli , jeni ju qe i sollet ketu, lexova shume poezi te palexuara me pare...Rrofshi!

    Me nderime ,
    bili99

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Dritero Agolli


    QELESHJA

    Kur shkoi qeleshja e bardhė qė fekste Europės
    Qė mburrej shqiptari fatkeq me tė huajt?
    Besoj se u var prej kohėsh nė brirėt e lopės,
    Apo me atė mund tė sjellin ga ēezma ujė pėr kuajt.

    Ku vajti qeleshja qė rrnte si gonxhe mbi ēiftelinė
    Dhe sillte nderimin dhe paqen ndėr oda?
    Tani me qeleshen pėrcjellin mėrzinė,
    Nė guvėn e saj po fshihet hashashi dhe droga.

    A ndofta nė vend tė vitrinės me xham muzeut
    Qėndron si relike pėrmbys nga pluhuri fshirė,
    Qeleshja qė mblidhte flokėt shqiptare me ngjyrėn e dheut
    Dy fekste mes trotuarėsh qyteti, a shtigjesh tej nė rrėpirė.

    Sot zor se feks kjo qeleshe kėtej dhe andej nė Europė
    madje as nė malet e Sharrit, Rugovės dhe Dajtit;
    Atė mund ta gjeni dikund nė njė gropė
    me shishet e hedhura tė San Benedetos dhe DASH-it.

    Ah, sa moderne ka qėnė qeleshja pėr herėn e parė nė kokė!...


    BALADA E TRE TĖ RĖNĖVE

    Me dhentė ktheheshin nga mali tre kosovarė,
    U zunė pritė sėrbėt nė gjunjėt e Sharrit
    Tek era fletėt e vyshkura hiqte grykave zvarrė,
    Tek vėrshenin fijet e holla tė barit.

    I vranė e qirinjė s'u lanė tė ndezur nė darkė.
    Nė vendin ku ranė tek blegėrinin dhentė
    I frynė serbėt qirinjtė me gojėt si kacekėt nė farkė,
    I shuan, mos dukeshin tė rėnėt e shenjtė.

    Po dhentė gjuhėt e tyre me erėn e barit
    I nxirrnin si flakė qiriri me krye drejt qiejve
    Dhe qanin me blegerima nė gjunjėt e Sharrit
    Tek hėna tė rėnėve u qepste qefinėt me fijet e reve,

    ndėrsa hutini vajtonte nė degėn me gunga tė qarrit,,,
    ( 1996)

  8. #88
    beby Maska e jesu
    Anėtarėsuar
    08-10-2006
    Vendndodhja
    Reklamat nuk lejohen pa lejen e admin
    Postime
    354

    Gjithmon ne zemrat tona!

    Dritero Agolli nje nder thesaret e Shqiperise bashke me krijimet e tij.
    Jeta eshte e bukur mjafton te dish ta jetosh!

    Fuqia ekziston brenda teje!!!

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar mė parė nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Dritero Agolli


    QELESHJA

    Kur shkoi qeleshja e bardhė qė fekste Europės
    Qė mburrej shqiptari fatkeq me tė huajt?
    Besoj se u var prej kohėsh nė brirėt e lopės,
    Apo me atė mund tė sjellin ga ēezma ujė pėr kuajt.

    Ku vajti qeleshja qė rrnte si gonxhe mbi ēiftelinė
    Dhe sillte nderimin dhe paqen ndėr oda?
    Tani me qeleshen pėrcjellin mėrzinė,
    Nė guvėn e saj po fshihet hashashi dhe droga.

    A ndofta nė vend tė vitrinės me xham muzeut
    Qėndron si relike pėrmbys nga pluhuri fshirė,
    Qeleshja qė mblidhte flokėt shqiptare me ngjyrėn e dheut
    Dy fekste mes trotuarėsh qyteti, a shtigjesh tej nė rrėpirė.

    Sot zor se feks kjo qeleshe kėtej dhe andej nė Europė
    madje as nė malet e Sharrit, Rugovės dhe Dajtit;
    Atė mund ta gjeni dikund nė njė gropė
    me shishet e hedhura tė San Benedetos dhe DASH-it.

    Ah, sa moderne ka qėnė qeleshja pėr herėn e parė nė kokė!...


    BALADA E TRE TĖ RĖNĖVE

    Me dhentė ktheheshin nga mali tre kosovarė,
    U zunė pritė sėrbėt nė gjunjėt e Sharrit
    Tek era fletėt e vyshkura hiqte grykave zvarrė,
    Tek vėrshenin fijet e holla tė barit.

    I vranė e qirinjė s'u lanė tė ndezur nė darkė.
    Nė vendin ku ranė tek blegėrinin dhentė
    I frynė serbėt qirinjtė me gojėt si kacekėt nė farkė,
    I shuan, mos dukeshin tė rėnėt e shenjtė.

    Po dhentė gjuhėt e tyre me erėn e barit
    I nxirrnin si flakė qiriri me krye drejt qiejve
    Dhe qanin me blegerima nė gjunjėt e Sharrit
    Tek hėna tė rėnėve u qepste qefinėt me fijet e reve,

    ndėrsa hutini vajtonte nė degėn me gunga tė qarrit,,,
    ( 1996)
    Nje mrekulli e vertete vargjesh agolliane, qe lartesojne jo thjesht poetin Agolli, por vete letersine shqiptare. Nje talent, qe me raste u detyrua te keqperdore talentin e tij, konjukturave te nje kohe mediokre ne krijimtari. Dhe megjithate...projektoi dhe realizoi vargje dhe vepra tej asaj kohe, duke afirmuar individualitetin e tij te paperseritshem.

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Nėse do tė mė premton koha, do Ju sjellė akoma Poezi nga Agolli pėr Kosovėn. Ai ka njė cikėl tė tillė tė botuar te Libri i tij me Poezi " Vjen Njeriu i Ēuditshėm" botuar nė Tiranė nė vitin 1996...
    pasi qė " vdes" pas Poezis sė Agollit natyrishtė qė i kam tė gjitha poezit e tij, kėshtu qė varesishtė dėshirave tė ndonjerit nga art-dashėsėve mundė ta sjellė..
    Pėr mua Dritero Agolli ėshtė Poeti qė ka folur nėpėrmjet Poezis me Epoka!

Faqja 9 prej 18 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sejfi Protopapa
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2014, 04:48
  2. Agolli: Pendesa për kritikat ndaj Rugovës
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2006, 11:50
  3. Dritėro Agolli: Historitė e sherreve tė mia me Ismail Kadarenė
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-08-2005, 15:39
  4. Dritėro Agolli: PS dhe LSI tė bashkėpunojnė pėr zgjedhjet e 2005
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 05:16
  5. Dritėro Agolli ky *apostull* i errėsirės
    Nga Nika nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 03-04-2003, 01:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •