Intervistė ekskluzive me shkrimtarin e mirėnjohur DRITĖRO AGOLLI Radio Blue Sky
Shkrimtarėt qė i tremben kritikės, venė nė dyshim krijimtarinė e vet, nuk kanė besim tek krijimtaria e tyre. Shkrimtari kur e boton njė vepėr, apo kur boton njė diskutim, nuk ėshtė mė pronė e tij, por ėshtė pronė e lexuesve. Dhe lexuesi, ka tė drejtė ēdo gjė pėr atė. Nuk ėshtė prone, qė ta mbrojė medoemos ai. Fjala vjen Naim Frashėri, Fishta, Mjeda, Migjeni, Esad Mekulli, etj. Nuk kanė tani shokė, kushėrinj, apo dikend qė mund ti mbrojė. Ata i mbron vetė lexuesi.
Dritėro Agolli
Dritėro Agolli, ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara tė letėrsisė shqipe. Ėshtė poet, prozator, publicist dhe kritik. U lind nė vitin 1931, nė Menkulas tė Devollit. Mėsimet e para i ndoq nė fshatin e lindjes, kurse ato tė mesme, nė qytetin e Gjirokastrės. Nė Leningrad, tė Bashkimit Sovjetik, ka mbaruar studimet e larta pėr gazetari. Pas mbarimit tė kėtyre studimeve, ka punuar njė kohė tė gjatė nė redaksinė e gazetės Zėri i popullit. Pėr 15 vjet me radhė, ishte kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė. Krijimtaria e tij letrare dhe publicistike, ėshtė shumė e pasur. Ai me krijimtarinė e tij, letėrsinė shqipe e ka prezantuar denjėsisht nė aspektin global. Vepra e tij ėshtė e pėrkthyer nė disa gjuhė tė botės. Romani e tij satirik, Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo, bėri jehonė tė madhe nė vendet ku u botua, si nė Francė, Gjermani, Itali, Greqi, Rusi, e vende tė tjera. Ndėr librat e Dritėro Agollit janė: Nė rrugė dola, Hapat e mia nė asfalt, Zhurma e erėrave tė dikurshme, Shtigje malesh dhe trotuare, Mesditė, Komisari Memo, Njeriu me top, Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo, Trėndafili nė gotė, pastaj dramat ; Fytyra e dytė, Mosha e bardhė, si dhe librat me poezi Lutjet e kambanės, Pelegrini i vonuar etj.
Blue Sky: Libri juaj Zhurma e erėrave tė dikurshme ishte ndaluar nga diktatura komuniste. Nė panairin e librit tė fundit nė Tiranė, u rikthye pėrsėri? Cila ėshtė historia e kėtij libri?
Dritėro Agolli : E kam thėnė edhe nė shtypin e pėrditshėm nė Shqipėri, se ēdo libėr, nė pėrgjithėsi, ka njė histori tė veten. Ka historinė, se si ka lindur, nė ēfarė rrethanash, si ėshtė botuar, si ėshtė pritur etj. Libri ėshtė me njė biografi si njeri dhe veēanėrisht si autor i tij. Ky libėr u botua nė vitin 1964 d.m.th., 44 vjet mė pėrpara. Libri nuk doli nė qarkullim, sepse u ndalua atėherė. Sipas atyre qė e ndaluan, ky libėr nuk paraqiste realitetin e atėhershėm socialist nė mėnyrė optimiste por, ishte njė libėr pesimist. Heronjtė dhe personazhet e librit, sipas tyre, dukeshin tė mėrzitur, jo luftėtarė, por njerėz me lėkundje shpirtėrore dhe nė pėrgjithėsi, deheroizoheshin. Kėto ishin vėrejtjet qė u bėnė atėherė, prandaj botimi i parė, nuk doli nė shtyp. Mė pas, doli botimi i dytė, nga i cili u hoqėn disa tregime, e pastaj doli nė qarkullim. Kur doli nė qarkullim, pėrsėri u ndalua, pas njė plenumi tė komitetit qendror (plenumi i 15-tė, nė vitin 1965), njė vit para pėrpjekjeve pėr tė dalė ky libėr. Kur doli, pėrsėri ai u kritikua dhe mė vonė u ndalua, si i tillė. Por, ka edhe njė ngjarje tė ēuditshme! Mua mė kishte mbetur vetėm njė kopje e librit, e botimit tė parė, me njė kopertinė tjetėr, sepse libri doli me disa kopertina, po nė vitet 60-tė, dhe mė kishte mbetur vetėm njė kopje. Ndodhi qė nė vitin 1972, erdhi kėtu mė njė delegacion nga Kosova, Hasan Mekulli. Ai mė kėrkoi njė libėr qė ta lexonte. Unė i dhashė kopjen e vetme qė kisha, me njė kopertinė tė piktores sė dėgjuar, Safo Marko, gruas sė Petro Markos. Pėr ēudi, Hasan Mekulli, e botoi nė Prishtinė, duke lėshuar edhe dy tri, tregime qė i kisha botuar unė mė vonė, por edhe ata tė ndaluar, me njė titull Njeriu i mirė dhe me njė parathėnie shumė tė mirė qė e kishte shkruar ai. Unė e mora mė vonė kėtė libėr dhe u gėzova shumė. Ēėshtė e vėrteta edhe u entuziazmova nga pėrpjekjet e Hasan Mekullit qė tė botohej ky libėr. Mu shtua shumė respekti pėr tė sepse ishte me tė vėrtetė njė njeri fisnik, njeri qė e njihte mirė letėrsinė shqiptare, qė e njihte letėrsinė botėrore, letėrsinė ballkanike... dhe mė kėto njohuri tė pasura, ai e kishte shkruar edhe parathėnien shumė tė mirė pėr librin Zhurma e erėrave tė dikurshme. Por, ai pėr tė mos mė lėnduar mua, nuk thoshte qė ky libėr ėshtė i ndaluar. Sepse po ta bėnte kėtė, atėherė nuk do tė ishte mirė pėr mua. Por ai, ishte njė njeri tepėr i kujdesshėm dhe kėto gjėra intime tė kėsaj natyre, nuk i kishte shkruar nė parathėnien e tij. Aty ishte njė tregim, Njeriu me veladon, qė ishte i ndaluar plotėsisht qė nė botimin e parė. Pėr herėn e parė si botim, u botua nė atė pėrmbledhjen qė e kishte bėrė Hasan Mekulli. D.m.th., pėr herė tė parė u botua pėr publikun nė Kosovė. Pas dhjetė vjetėve disa tregime tė kėtij libri dolėn nė pėrmbledhjen time. D.m.th., dhjetė vjet pasi e kishte botuar Hasan Mekulli. Ishte kjo pėrmbledhje me dhjetė vėllime e botuar nga shtėpia botuese Naim Frashėri. Ky libėr u bė i njohur pa thėnė qė janė tregime tė librit Zhurma e erėrave tė dikurshme. Vetėm disa tregime u botuan dhe ato tepėr tė redaktuara, tė masakruara. Por, ky tregim qė e botoi Hasan Mekulli, nuk u botua nė atė pėrmbledhje tė veprave tė zgjedhura. U botua vetėm nė vitin 1995, nė kohėn e demokracisė dhe falė atij botimi tė Hasan Mekullit, unė e botova nė librin Zhurma e erėrave tė dikurshme, qė nxori edhe shtėpia botuese Onufri, por edhe disa vjet pėrpara qė e botoi Lili Bare, nė shtėpinė e tij botuese qė quhej Apollonia, me titullin Njerėz tė krisur. Disa tregime botoi por edhe ky tregim qė nuk njihej nė Shqipėri si i tillė. Kėshtu, nė vitin 2006, presidenti i shtėpisė botuese Onufri, mė kėrkoi qė ta botoja kėtė libėr nė shtėpinė e tij botuese, megjithėse pjesė - pjesė, ishin botuar edhe mė pėrpara gjatė kohės sė sistemit demokratik. Unė ia dhashė atij, duke e paralajmėruar se disa tregime edhe i kisha botuar, por ai nguli kėmbė qė unė ta botoja nė kėtė shtėpi botuese dhe e botoi. Unė shkrova njė parathėnie pėr historinė e kėtij libri. Kishte edhe disa vlerėsime tė tjera nga Ismail Kadareja, dhe kur doli libri, pati njė sukses gjatė kėsaj kohe. Edhe nė panairin e librit nė Tiranė, ai qarkulloi shumė mirė dhe si i tillė, shkoi gjerėsisht nė duart e lexuesve. Por, siē e thashė edhe mė pėrpara, ēdo libėr e ka historinė e tij nė kushte tė vėshtira po edhe nė pėrpjekjet e shkrimtarėve pėr tė lėmuar sa mė shumė stilin e tyre, pėr tu kujdesur, qė tė paktėn nė stil, tė ishin superior, tė ishin njerėz qė nuk mund ti zinin lehtė nga ana e formės artistike. Nė kohėra tė vėshtira, shkrimtarėt janė pėrpjekur shumė pėr tė dhėnė vepra. Nė kushtet tė ashpėra kanė pėrpunuar stilin, duke pėrdorur edhe mjete tė tjera pėr tu paraqitur nė publik. U bėnė edhe njerėz qė dinin ta pėrhapnin kulturėn, qoftė edhe nė ato kondita.
Blue Sky: A ndikoi nė jetėn tuaj bashkėshortore, imponimi qė iu bė gruas suaj, qė ta kritikojė librin Zhurma e erėrave tė dikurshme?
Dritėro Agolli : Gruaja ime, Sadija, ishte mėsuese nė shkollėn e mesme Partizani. Nė atė kohė, vendimet e mbledhjeve tė komitetit qendror, plenumeve dhe kongreseve, dilnin nė broshura, fjalimet e personaliteteve tė shtetit dhe tė partisė. Kėto fjalime, duheshin qė tė punoheshin, tė diskutoheshin nėpėr shkolla, nė shtėpi kulture, nėpėr institucione, nėpėr ministri. Pra, ishte njė praktikė e tillė, qė duhej qė tė analizoheshin idetė e kėtyre mbledhjeve dhe plenumeve. Meqė Sadija, gruaja ime, ishte mėsuese e letėrsisė, duhej qė tė shpjegonte se ēishte ky plenum i komitetit qendror, cilat libra janė kritikuar dhe midis tyre edhe libri im, Zhurma e erėrave tė dikurshme. Ajo, pėrpara mėsuesve, nė mbledhje, fliste pėr kėtė plenum, pėr mendimet qė ishin shfaqur atje dhe kritikonte edhe librin tim. Madje, para se tė diskutonte nė shkollė, mė pyeste, cilat janė tė metat, e librit tėnd ?. Unė i thosha. Njė njeri qė e nxin realitetin, nuk i thotė tamam tė vėrtetat, qė i shtrembėron figurat e luftės dhe historisė, se i deheroizon, se ėshtė pesimist. Dhe i thosha, kėto thuaji edhe ti. Ajo ishte e re, 23 vjeēare dhe i duhej tė fliste pėr kėtė libėr, tė burrit tė saj. Unė e merrja gjithmonė si me tė qeshur kėtė punė. Nuk kishte asnjė lloj ndikimi nė jetėn tonė familjare. Bile, unė bėja humor e qeshja. Thosha, ja na doli njė grua qė tė na kritikojė. Kėshtu ishte puna.
Blue Sky: Po nė vitin 1964, kur u botua libri Zhurma e erėrave tė dikurshme, nga instruktorėt e komiteteve tė partisė u ndalua edhe nėpėr shkolla leximi i librave tuaj. Ēka ndodhi pastaj?
Dritėro Agolli : Pėr kėtė libėr, u dha njė orientim, qė tė mos shpėrndahej nėpėr nxėnėsit sepse kishte tė meta, ato tė meta qė thamė. Nuk pėrhapej, nuk u lejohej nxėnėsve qė ta blinin, megjithėse pastaj u hoq edhe nga libraritė dhe nuk kishin ku ta gjenin. Mund ta gjenin vetėm nė fondet e rezervuara tė bibliotekės. Pastaj, nė vitin 1987, unė e botova njė cikėl me tregime, nė revistėn Nėntori. Ishin tregimet qė i kam pėrmbledhur edhe nė kėtė libėr, sepse kanė pasur tė njėjtėn histori. Tregimet Martesa e papritur e Pasho Velqanit, Djali pleng prishur etj, por edhe kėto, fatkeqėsisht u ndaluan. Nga instruktorėt e partisė nė Tiranė, por edhe nė qytete tė tjera, ishte dhėnė udhėzimi, qė kėto tregime tė mos lexoheshin nga nxėnėsit. Nė atė kohė, unė isha kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve ( 1987), 15 vjet isha kryetar i lidhjes, por edhe kryetarit nė atė kohė, ia ndalonin librat. Nuk kishte dallim qė je kryetar, apo je shkrimtar. Kurse, nė vitin 1964, unė isha thjeshtė njė gazetar, qė punoja nė gazetėn Zėri i popullit. Nė vitin 1987, isha njė kryetar, njeri me autoritet, por edhe njeri qė kisha takuar personalitete tė mėdha tė vendit, megjithatė, nuk pyetej nė atė kohė. Ato tregime, pas shumė vjetėve, u ndaluan. Kėshtu qė, unė nuk kam pasur fat tė madh nė tregime.
Blue Sky: Ēka mendoni pėr letėrsinė qė krijohet sot?
Dritėro Agolli : Unė mendoj qė ėshtė njė fazė e re ku ka hyrė letėrsia, qoftė kėtej nė Shqipėrinė zyrtare, qoftė edhe andej nga Shqipėria tjetėr, Kosova. E njėjta gjė ėshtė qė letėrsia dhe artet kanė kaluar nė njė fazė tjetėr tė re. Kėtej bėhen kėrkime, njerėzit shprehen me stile sa mė tė ndryshme por, jo vetėm me stile por edhe me rryma. Me shkolla tė ndryshme, nė mėnyrė qė letėrsia tė pasurohet. Veēanėrisht janė autorėt e rinj qė japin njė kontribut tė shquar nė kėto anė, por edhe ata me moshė tė mesme dhe ata qė kanė krijuar dikur nė kohėn e socializmit. Pėrsėri bashkėrisht mundohen tė gjejnė forma dhe mėnyra tė tjera tė shprehjes, qė veprat e tyre tė bien nė duart e lexuesve, jo vetėm nė vendin tonė, por edhe tė pėrhapen nė botė. Kėshtu qė, ka njė lėvizje tė mirė letrare dhe artistike, por do tė thosha qė kjo veēanėrisht ėshtė nė poezi. Mė shumė shkruhet poezia. Ajo qė na gėzon shumė, ėshtė qė ka mjaftė autore vajza dhe gra, qė shkruajnė me njė nivel tė pėrparuar artistik. Unė do tė thosha se nė poezi janė mė pėrpara se djemtė dhe burrat. Ka femra qė shkruajnė mė mirė se ata, siē janė : Luljeta Lleshanaku, Lindita Arapi, Flutura Aqka dhe vajza tė tjera, qė janė me njė shprehi krejtėsisht tė veēantė, transparente, moderne, por jo ekstravagante, pėr ti bėrė librat si fjalėkryq duke marrė parasysh realitetin tonė. Kanė njė synim, apo njė sens tepėr tė pėrparuar. Edhe nė Kosovė, unė vė re njė gjė qė nė poezi por edhe nė prozė, prozėn e shkurtėr veēanėrisht, ka njė element tė ri, qė po bėhet mė me lėng poezia dhe proza. Po hyhet edhe nė disa anė mė intime tė jetės sė njerėzve, po jepet edhe ndjenja e dashurisė mė shumė, e familjes, e peizazhit, qė nė kondita tė veēanta, siē ishte atėherė nė Kosovė puna e lirisė, puna e problemeve nacionale. Ishte si e them unė, nė njė kohė kur bie tėrmet, nuk mund tė flasėsh pėr lulet. Kėshtu qė, ajo justifikohej. Kurse tani nė Kosovė ka njė poezi veēanėrisht, por edhe proza ka njė figuracion tė lartė edhe kėshtu po ecėn edhe ana tjetėr e njė poezie mė intime, mė e shkriftė.
Blue Sky: Kritika letrare, a po e kryen punėn e saj ashtu siē si duhet ?
Dritėro Agolli : Ēėshtė e vėrteta, kėtej nga ana jonė, kritika letrare nuk ėshtė aq e zhvilluar. Ajo ka mbetur pas dhe nuk analizohen veprat letrare. Nuk jepet njė mendim pėr to, pėr tė treguar sesi po ecėn kjo krijimtari, ēfarė tė reje sjell kjo krijimtari e tanishme nė kėto 15 vjet, cilėt janė personalitetet qė po e lėvrojnė mė shumė tė renė, tė pėrparuarėn. Ku janė dobėsitė ? Ku janė tė mirat ? Nuk ka njė kritikė tė tillė. Tani janė pėrqendruar vetėm kur bėhen promovime librash, vetėm kur bėhen mbledhje mė shumė manifestive, por nuk kritikojnė, vetėm lavdėrojnė sesi po ecėn kjo letėrsi. Janė vetėm njerėz tė veēantė, tė dikurshėm, qė e bėjnė. Fjala vjen Alfred Uqi, qė ėshtė njė nga personalitetet mė tė mėdha tė kritikės, qė shpeshherė i drejtohet edhe prodhimtarisė sė sotme. Ka edhe tė tjerė pėr gjuhėsinė, siē ėshtė Emil Lafe, Moikom Zeqo etj, qė flasin pėr kėto probleme. Por, unė e kam fjalėn pėr mė tė rinjtė, qė nuk e analizojnė krijimtarinė. Ata mė shumė flasin me terma politiko letrare. E hedhin poshtė krijimtarinė e viteve tė shkuara. Ka qenė komuniste, ka qenė kėshtu e ashtu, d.m.th., nė njė mėnyrė krejtėsisht bardh e zi. Duke kritikuar sistemin e atėhershėm, e hedhin poshtė edhe prodhimtarinė letrare dhe nė pėrgjithėsi kulturėn sot. Nuk ėshtė e drejtė. Letėrsia dhe kultura, nuk ėshtė barazi me politikėn dhe ekonominė.
Blue Sky : Keni shkruar gjatė gjithė jetės. Cilin nga librat e konsideroni si librin qė ju ka lėnė mbresa dhe kujtime, qė nuk do ti harroni kurrė?
Dritėro Agolli : Ėshtė e vėshtirė ta them por, si libra qė kanė lėnė mbresė, ėshtė Zhurma e erėrave tė dikurshme, sepse ka pasur njė histori pak a shumė tragjike. Por, edhe romani Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo, qė edhe ai ėshtė kritikuar nė atė kohė por, nuk ėshtė ndaluar. Romani Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo, ka bėrė jehonė nė vendet ku ėshtė botuar, si nė Francė, Gjermani, Itali, Greqi, Rusi, e vende tė tjera. Ky ėshtė njė libėr nga mė tė mirėt, qė kam shkruar unė. Sa i pėrket poezisė, janė librat Pelegrini i vonuar, Nė mesditė, Udhėtoj menduar, etj. Kėto janė librat e mia qė mė kanė lėnė kujtime, qė nuk do ti harrojė kurrė.
Blue Sky: Ēka mendoni pėr polemikėn, Qosja Kadare ?
Dritėro Agolli : Unė mendoj, ashtu siē e tha edhe Rexhep Qosja, qė kjo polemikė i dha rezultatet e saj, sepse u diskutua pėr disa probleme tepėr tė ndėrlikuara, megjithė pėrdorimin e gjuhės edhe jo tė kėndshme, tė atyre qė ndėrhynin nė kėtė polemikė dhe qė ishin tepėr tė ashpėr. Tė ndėrhyrjeve tė tė tjerėve e them, jo tė dy personazheve, qė e diskutuan kėtė gjė. Ne duhet tė mėsohemi tė diskutojmė nė mėnyrė letrare dhe tė mos imitojmė politikanėt nė debate nėpėr kuvende. Sepse, politikanėt flasin me gjuhė tepėr tė ashpėr, tepėr ofenduese. Kurse shkrimtarėt, duhet tė flasin mė me gjakftohtėsi, mė me argumente dhe pa u nxehur. Unė mendoj qė shkrimtarėt qė i tremben kritikės, venė nė dyshim krijimtarinė e vet, nuk kanė besim tek krijimtaria e tyre. Shkrimtari kur e boton njė vepėr, apo kur boton njė diskutim, nuk ėshtė mė pronė e tij, por ėshtė pronė e lexuesve. Dhe lexuesi, ka tė drejtė ēdo gjė pėr atė. Nuk ėshtė prone, qė ta mbrojė medoemos ai. Fjala vjen Naim Frashėri, Fishta, Mjeda, Migjeni, Esad Mekulli, etj. Nuk kanė tani shokė, kushėrinj, apo dikend qė mund ti mbrojė. Ata i mbron vetė lexuesi. Kurse shkrimtarėt e gjallė, kanė miq, kanė shokė, kanė kushėrinj qė i mbrojnė. Kėshtu qė, shkrimtari duhet ta mendojė vetėn edhe pas 50 vjetėsh, kur tė mos ketė shokė, kur tė mos ketė simpatizantė tė gazetave. Ēka do tė bėjė ai pastaj ? Kush do ta mbrojė ? Do ta mbrojė vetėm vepra e vet. Kėshtu qė, mendoj qė duhet tė ndryshojė mėnyra dhe stili i polemikave tona. Unė, nuk e kam zakon qė tė ashpėrsoj nėpėr polemika. Por, sidoqoftė, Rexhep Qosja ėshtė njė personalitet i madh i kulturės sonė. Njė njeri qė i ka dhėnė shumė Shqipėrisė, veēanėrisht trevave tė Kosovės, me veprėn e tij tė madhe. Jo vetėm veprėn qė analizon traditat tona, rilindėsit etj, por edhe me polemikat e tij tė forta me serbėt, me historianėt e tyre, me shkrimtarėt e huaj, jo vetėm tė Ballkanit. Ka qenė nė krye, nė fillim tė viteve 80-tė, edhe mė pėrpara, tė kėsaj polemike. Rexhep Qosja, ėshtė njė njeri me pėrvojė tė madhe dhe njė njeri me kulturė tė gjerė. Ėshtė personalitet, qė ēdo komb tjetėr po ta kishte, do tė krenohej me tė. Sado qė tė hidhet baltė mbi kėto personalitete tė larta tė kulturės sonė, nuk kanė ēka ti bėjnė. Nuk mbulohet Mali i Sharrit, me njė grusht dhe. Edhe Ismail Kadare, ėshtė njė personalitet i shquar. As ai, nuk mund tė dobėsohet nga kritikėt e ndryshėm. Tė dy kėta, janė personalitete tė mėdha tė kulturės sonė dhe ne duhet ti vlerėsojmė dhe ti ngremė lartė.
Blue Sky : Ismail Kadare, ishte pėr vizitė nė Kosovė kur e mori ēmimin Kepi i shpresės sė mirė - Fahredin Gunga. Nė njėrėn nga tė pėrditshmet tona, e ka pranuar qė e kishte njė problem me juve personalisht, por e ka cekur qė nuk keni vazhduar tė keni raporte armiqėsore. Pėr ēka ka qenė fjala konkretisht ?
Dritėro Agolli : Po ishte pėr kritikat qė bėheshin nė kohėn e socializmit, kritikat qė bėheshin pėr veprat e ndryshme. Dhe unė, nė atė pozicion qė isha, si kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve, e kam kritikuar. Por, jo si armik por, si njeri, si koleg, qė mė dukej mua se nuk kishte tė drejtė nė atė kohė. Por ne, sidoqoftė nuk kemi qenė kundėrshtarė, bajonetė me bajonetė. Ne kemi qenė shokė, bashkė kemi qenė nė shkollė tė Gjirokastrės, mė vonė bashkėrisht kemi punuar edhe kemi krijuar. Kėshtu qė, nuk ka pasur ndonjė luftė armiqėsore mes nesh. Ne pėrsėri shokė dhe miq mbetemi. Po kėshtu ma merr mendja qė edhe me Rexhep Qosjen, duhet tė shkojnė punėt.
Blue Sky : A kanė shqiptarėt kandidat tė denjė pėr ēmimin Nobel, pėr letėrsi ?
Dritėro Agolli : Po. Tashti me emra nuk mund ti them, por edhe mund tė ketė, edhe ka. Nuk ėshtė ndonjė problem, ka edhe nė Kosovė edhe nė Shqipėri. Nuk ėshtė ndonjė ēudi e madhe. Ky ēmimi Nobel, nuk ėshtė ndonjė gogol qė doemos tek njėri duhet tė mbetet. Kėtė ēmim, mund ta marrė ndonjė i ēuditshėm. Fjala vjen nė Turqi. Jashar Qemali, ishte shkrimtari mė i madh i Turqisė, por e mori Orhan Pamuku ! Pra, jo vetėm nė Shqipėrinė zyrtare kėtej, por edhe nė Shqipėrinė andej Drinit, ka shkrimtarė tė denjė, pėr ta fituar ēmimin Nobel.
Blue Sky : Si ėshtė njė ditė e zakonshme pėr juve ?
Dritėro Agolli : Dita e zakonshme e imja, si e tė gjithė njerėzve. Po tė isha nė fshat, do tė ngrihesha sapo tė kėndonte kėndesi. Por, jo kėndesi i parė, se ai kėndon herėt, por kėndesi e tretė. E do tė ngrihesha. Kurse tani, ngrihem kur zhurmojnė makinat. Nė vend tė kėndesit, janė makinat dhe fėmijėt qė ngrihen tė vejnė nė kopshte. Unė kur ngrihem, hap ndonjė libėr, hedh ndonjė mendim qė mė ka mbetur nė mendje, mbaj ndonjė shėnim, shikoj nėpėr arkivat personale ato qė mė kanė mbetur pa i botuar, pa i sistemuar. Pastaj, takohem me njerėz. Kėtu nė shtėpinė time vijnė shumė miq edhe shokė. Ēdo ditė ėshtė e mbushur. Ndonjė ditė vijnė edhe 20 veta nė shtėpi. Kuvendojmė bashke me ndonjė gotė raki, me ndonjė kafe. Pastaj nata ėshtė mė e qetė. Natėn njeriu mund tė mendojė sepse nuk ka shumė zhurmė, nuk ka njerėz nėpėr kėmbė dhe atėherė unė shkruaj ndonjė gjė, ripėrpunoj ndonjė gjė qė mė ka mbetur nė shkrim. Pastaj shikoj lajmet nė televizor, interesohem pėr politikėn, pėr ekonominė e vendit, pėr kulturėn. Shikoj ngjarjet pėr Kosovėn, pėr statusin e shumė pritur tė saj. Kėnaqem kur dėgjoj ndonjė emėr tė njerėzve qė njoh nė Kosovė. Tė Rexhep Qosjes, tė Ali Podrimjes, tė Ramiz Kelmendit, qė e kam mik tė ngushtė. Gėzohem kur pėrmendet shpesh edhe emri i Azem Shkrelit, qė e kam pasur mik tė ngushtė. Njė javė para se tė vdiste, ishte tek unė nė shtėpi. Azem Shkreli, ka qenė edhe pėrpara dhe kanė fjetur nė shpinė time afėr 10 ditė, bashkė me Ali Podrimjen. Nė vitin 1995, kemi bėrė diskutime me ta, kemi lexuar vjersha bashkėrisht. Dua tė them, se e mbushi ditėn me kujtime kėshtu.
Blue Sky: E pėrmendėt arkivin e shkrimeve tuaja. Keni nė plan tė botoni ndonjė libėr tė ri ?
Dritėro Agolli : Unė kam njė libėr qė mundohem ta mbarojė. Ėshtė nga jeta ime. Kujtime tė jetės, tė njerėzve qė kam takuar, prejardhjen time. Si jam rritur, ēfarė shkolle kam mbaruar, ēfarė raporteve kam pasur mė shokėt, kolegėt. Ēfarė raportesh kam pasur me zyrtarė tė lartė tė dikurshėm tė socializmit, po edhe tė sotėm. Si jam martuar, si ishte familja e gruas sime, ēfarė ėshtė ajo, si e kam dashur, ēfarė kam bėrė etj. Ėshtė njė libėr, pėrzierje e jetės sime shoqėrore, intime dhe politike. Ky ėshtė njė libėr i vėshtirė pėr ta shkruar por, edhe pėr ta botuar, sepse unė dua ti them tė vėrtetat siē janė. E vėrteta ėshtė lakuriq, ėshtė nudo dhe shpesh ne kemi turp ta takojmė, ti japim dorėn. Por, megjithatė, duhet dhėnė dora tė vėrtetės dhe ta kapėrcejmė atė tė turpit. Ky ėshtė libri mė i vėshtiri qė kam, por ėshtė edhe njė libėr qė e kam shkruar 40 e ca vjet mė pėrpara, por nuk e kam botuar pėr disa arsye. Ėshtė njė roman qė quhet Vrasja e kukuvajkės. Kam edhe shėnime tė ndryshme, njė libėr qė mendoj ta botojė mė pėrpara. Ėshtė njė pėrmbledhje me publicistikė, me intervista, me artikuj pėr gjendjen politike, shoqėrore, kulturore, qė i kam botuar nėpėr gazeta.
Blue Sky: Ēka do ti porositnit shkrimtarėt e rinj ?
Dritėro Agolli: Unė mendoj, qė shkrimtarėt e rinj duhet ti njohin dy realitete. Realitetin e jetės qė tė takojnė shumė njerėz, qė tė mos jenė indiferentė ndaj zhvillime tė shoqėrisė, tė politikės, tė kulturės. Sa mė shumė tė jenė njerėz kurioz, aktiv, ashtu siē thoshte poeti i madh gjerman Hajne. Ai thoshte, po me humbi kuriozitetit politik, unė mbarova, nuk mund tė jetoj dot. Po kjo ėshtė njė gjė shumė domethėnėse, qė shkrimtari nuk duhet tė jetė kurrė indiferent. Duhet tė jetoj me pulsin e zemrės sė popullit. Duhet ta njoh mirė atė, tė njoh kėrkesat, tė nxit njerėzit pėr pėrparimin e shoqėrisė etj. Tė bėjė vepra tė atilla, siē kanė bėrė rilindėsit tanė dhe tė mos mbyllet nė Kullėn e Fildishtė edhe tė duket si njeri qė vetėm shkruan dhe bėn eksperimente nė krijimtari. Ky ėshtė njėri realitet. Kurse realiteti tjetėr, ėshtė realiteti i librit. Shkrimtari duhet tė jetė gjithmonė njė lexuesi nga mė tė mėdhenjtė, qė tė jetė nė kontakt gjithmonė me zhvillimin e letėrsisė sė vendit, por edhe tė huaj. Ti njoh mirė teknikat e reja, zhvillimin e kėtyre teknikave, zhvillimin e kėsaj teknologjie tė re tė tė shkruarit por, gjithmonė nė funksion me ato tė psikologjisė sė vendit tė vet.
Vera Pelaj Radio, Blue Sky
Krijoni Kontakt