Close
Faqja 7 prej 18 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 173
  1. #61
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    TRUPI

    Atdheu nuk eshte as ofiq as merite
    nuk eshte as mekat e as faj
    po thjesht trupi im, trupi yt.

    Nese do ta mbash te gjalle perdite
    te shendetshem e mbaj
    ne ka mundesi, pa nje lyth.

    ATDHEUT

    I bera per ty sherbetore
    cdo muskul, kocke e cdo gisht
    krah teje s'njoh kishe e shenjtore
    nuk njoh Muhamet apo Krisht.

    Nese me kerkon, do te thote
    te duhem, prandaj me kerkon;
    rabecke te jem neper bote,
    dragua te vij, kur me fton...

    PERSERI PER TOKEN

    Une token si njerke kurre s'e kam pare
    po e kam pare si nene
    dhe po te mundja henen do kisha marre
    dhe ne gjoks si gjerdan do t'ia kisha vene...
    To look life in the face....

  2. #62
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Agolli - shkrimtar i popullit

    Turkesha

    1)
    Dikur kam njohur njė Turkeshė
    Nga vendi i largėt Adana
    Me sy te zezė e vetull zezė
    Me flokėt lyer me kėna
    Ajo ne vesh mė pėshpėriste
    Si fėrfėrima nė zabel
    Po fėrfėrima ish turqishte
    Si varg divani "ēok gjyzel"

    Ēudira pranė saj mendoja
    Ēudirat merrnin rrugėn vrap
    Kėtė turkeshe kur pushtoja
    Unė Anadollin, bėja zap.

    Nga buzėt rridhte njė turqishte
    Si rrjedhin rimat nė gazel
    Turkesha kėngėt pėrshpėriste
    "Ah, Arnaut , gjyzel gjyzel"

    2)
    Turkesh e dashur, kjo qė ndodhi
    Tė kishte ndodhur atėherė
    Kur Krujėn digjte Anadolli
    Ē'do kishim bėrė moj e mjerė?

    S'do mend qe kokėn Skenderbeu
    Ma kishte prerė si karpuz
    "Tani kur flakė digjet dheu
    Ti puth Turkeshėn mor domuz?"

    Dhe ti mbi trupin tim do bije
    Do shaje Krisht e Muhamet
    Mes kujės faqet do t'i ēirrje
    "Ah! Arnaut! medet medet."
    Por gjer kėtu s'do kisha rėnė
    S'do kisha kohe pėr sevda
    Pusi diku do kisha zėnė
    Atje mbi muret ne kala.

    3)
    Kjo histori ėshtė e trilluar
    Kur isha largė nė Adana
    Betohem, hiē s'kam dashuruar
    Ndonjė turkeshė me kėna!
    E ku ta lija njė lanete
    Njė xhinde Shkodre, njė kaproll
    Ajo me not do ēante dete
    Dhe do mė gjente nė Anadoll!

    Po kjo s'do thotė se si dua
    Syzeskat turke si gazel
    Kur ēel si bahce, rrjedh si krua
    Nga buzėt verbi "Cok gjyzel".
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #63
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kali dhe gomari
    -Pėrrallė-

    Kalonin nė njė shteg tė ngushtė mali
    Gomari para, pas gomarit kali.

    Tė dy me thasė tė ngarkuar mirė
    Nga vapa tė munduar e djersirė.

    Fshatari donte shpejt nė fshat tė arrinte
    Dhe kalit vitheve me shkop i binte.

    Po kali mė nė fund durimin humbi,
    E ngriti bishtin dhe samarin tundi:

    "Mbaj dorėn, se ta hedh pėrdhe samarin,
    Ti para meje pse ma nxjerr gomarin?

    E ku tė vete vallė, unė i ngrati,
    Kur rrugėn ma ka zėnė veshėgjati?

    Pėrpara nxirrmė mua qė mos vuash
    Dhe rrih pastaj gomarin sa tė duash!"

    1984
    wrong verb

  4. #64
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Kush e pa Dritero Agollin ne Top Show para 2 javesh, jom dhi tuj kesh, jo qe lexoj poezi por tani e tutje Agolli ka me qene autori im i preferuar. I degjuat ato historit qe tregoj??

    Po e them vetem njeren qe e tha vet ai:

    Ne nje dreke shtruar nga Baba Reshat Dervishi, kishte marr pjese edhe Driteroi.
    Perpara se te shkojne tek restoranti per dreke, Driteroi kishte thon qe ai nuk besonte dhe se ishte ateist.

    Gjate drekes, Dervishi i thot Driteroit,,,'''nuk bone mire qe the se e ateist''''

    Driteroi ja kthen...''''une per nje kohe te gjat kam qene komunist dhe te themte drejten lugati leninist me ka hyr thell ne shpirt......por ama nqs ju shtroni edhe 30 dreka sikur kjo une e heq qafe ket lugat te tmerrshem''''jom dek tuj kesh kur e kam gju.

  5. #65
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Ju lumte te gjitheve, kenaqem tek shoh qe ende admirohet letersia, dhe aq me teper nje poet si Driteroi, ehh c'poet qe eshte.

    Dito.

  6. #66
    pershendetje Maska e canzemer
    Anėtarėsuar
    13-09-2005
    Vendndodhja
    stamboll
    Postime
    51

    XHEVAHIRI I FJALES

    Mė kėrkove rrugėve tė Korēės.
    Perėndimi ulej atė ēast kėmbėve tė saj,
    thyente kokėn nėpėr kalldrėme,
    gurėt bėheshin fjalė xhevahir.
    Nė kėrkim tė tyre nuk e di
    mė gjete a tė gjeta.

    Erdhi njė kohe,
    qė besuam se erdhi,
    diku nė njė cep dhjetori 'nentedhjete,
    besuam se gjetėm rininė e shpirtit tė humbur,
    nėn dritėn e xhevahirit tė fjalės sė lirė
    nuk e di,
    mė rigjete a tė rigjeta.

    Eshtė njė kohė tani,
    qė nuk e di nė ėshtė...
    Rrugėve tė botės
    enigma e fjalės na bėn ende shėnjė.
    Rend unė a rend ti,
    tė kėrkoj a mė kėrkon,
    nėn dritėn e xhevahirit tė gjuhes sonė,
    tė gjej a mė gjen
    nuk e di...

    Do vdes duke tė kėrkuar,
    do vdes duke tė gjetur,
    nėn driten e njė xhevahiri,
    xhevahir tė fjalės, qė nuk vdes!

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga canzemer : 08-07-2006 mė 07:58
    LEXODUKE MENDUARDHE MENDO DUKE LEXUAR

  7. #67
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    "I Perndjekuri I Dashurise"

    Une jam i burgosuri yt
    Rroj me prangat qe ti me ke vene
    Po cudi as qelia s'me mbyt
    Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze

    Kur ti prangat m'i hodhe ne mish
    Une i putha duart e tua
    Eshte rast i pashembullt ta dish
    Qe xhelatin ta puth a ta dua

    I perndjekuri yt erotik
    I perndjekur te mbetet gjithmone
    Erotim i mire a i lig
    Hidhmi duart ne fyt, torturome

    Ky burgim sa do zgjase s'e di
    I perjetshem do kisha deshire
    Vec ti eja me shih ne qeli
    Te perndjekurit tend i vjen mire.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #68
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    NJE SHKREPESE

    Ndizme, vella nje shkrepese
    nen qiellin e zi,
    Nje shkrepese te brishte shprese
    ne erresiren me shi.

    Ne erresiren e dhjamur si pelte,
    Kur ndihet te zbrese acar.
    E dini c'do te thote nje shkrepese,
    Nje fije e holle si bar?


    RAPSODI

    Selim Hasanit, kengetarit te Laberise

    Ku shkund guret qafe e shpatit,
    Mardhur bore, djegur vape,
    Mbushe, xha Selimi i Bratit,
    Dy hejbe me kenge labe.

    Ere plumb e ere predhe,
    Ere prush e ere brenge,
    Ere dushk e luleshqerre
    Binin-binin ato kenge.

    Se hejbete ne senduke
    Per t'u mykur nuk i vure,
    Po i more cuke me cuke,
    Selim Brati me poture.

    Dhe mbi malet e perpjete,
    Mardhur bore, djegur vape,
    Prape i zbraze ti hejbete
    Mbushur plot me kenge labe.

    I percolle, larg i nise,
    Neper gjurme gjelberimi:
    "Shikoni, bija, merrni viset
    Ju bekofte xha Selimi"!


    KUR NJE MENGJES

    Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
    Mbi xhaketen time do te kene rene petale
    Nga lulet e kumbulles se vjeter,
    Nga lulet e thanes se tharet.

    Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
    Une do te them emrin tend ne xhame
    Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
    "Ti cele heret, moj bajame!"

    Do vershellej ngadale-ngadale
    E s'do prish gjumin tend te bukur.
    Do bien mbi mua petale
    E do ulet ne sup nje flutur...

    E, kur syte te hapesh, do te shohesh
    Romantikun e perjetshem ne xhame
    Dhe kengen e dashur do njohesh:
    "Ti cele heret, moj bajame!"


    Endėrr e prerė

    1.
    Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
    Ka rene ne ullishte mize e ullirit.
    Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
    Dhe ende s'ka dale nga plisi kercelli i misrit
    Ne enderronim te benim nje anije,
    Kurkush s'e mendonte me c'dru do ta ngrinim,
    Kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
    Dhe vela ti vinim.

    Bodrumet e saj t'i mbushnim me poce me vere
    Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes;
    Ta pinim veren me vajzat e ishujve ne Belvedere,
    Zezaku te bente fresk me fleten e palmes.

    2.
    Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
    Dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
    Kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua,
    S'e gjejme as nallbanin e marre.

    Ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
    ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
    Tani dhe kali calon e s'na ha as barin e njome;
    me sy si gota na sheh si te huaj...

    3.
    Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe
    Dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
    Te gjitha ato qe ti u thoshje "sorkadheve",
    Kur grisnin fustanet ne driza.

    4.
    Mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire
    Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
    Ne enderronim nje vdekje me te mire:
    Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.





    Dritero Agolli, u lind ne fshatin Menkulas (Devoll). Mesimet e mesme i kreu ne Gjirokaster, ndersa te lartat ne Moske. Nder vellimet e tij me poezi permendim "Ne rruge dola", "Mesdite", "Hapat e mia mbi asfalt", "Udhetoj i menduar", "Pelegrini i vonuar", etj. Nder dramat: "Fytyra e dyte", "Mosha e bardhe",etj. Nder romanet: "Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo" etj. Nder tregime: "Njerez te krisur".

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anėtarėsuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Dritėro Agolli
    (13 tetor 1931)

    Poet, prozator dhe publicist, qė nga vitin 1973 kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve tė Shqipėrisė. Lindi mė 1931 nė Menkulas tė Devollit. Mėsimet e para i mori nė fshat, kurse tė mesmet nė Gjirokastėr. Pasi kreu jashtė shtetit nė Bashkimin Sovjetik, nė Leningrad (Shėn Peterburg) studimet e larta pėr gazetari, punoi njė kohė tė gjatė nė redaksinė e gazetės "Zėri i Popullit". Rrugėn letrare e nisi me vjersha, tė cilat i botoi qė kur ishte nxėnės gjimnazi.

    Pėr nga gjinitė, krijimtaria e Dritero Agollit ėshtė e larmishme. Nė vjershat dhe poemat e Dritero Agollit gjejnė shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut tė ri, patriotizmi dhe besnikėria ndaj idealeve revolucionare, cilėsitė e tij morale nė jetė dhe nė punė (Devon, Devoll. Poemė malore. Hapat e mia nė asfalt etj.). Vepra e tij poetike mė e shquar ėshtė Nėnė Shqipėri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vėshtirėsitė e shumta qė ndeshi nė rrugėn e vet dhe me vendosmėrinė pėr tė pėrballuar ēdo pengesė e armik. Nė poemėn Baballarėt theksohet rėndėsia e veēantė e vijimėsisė sė traditave revolucionare nė jetėn e shoqėrisė. Nė njė sėrė vjershash dhe poemash Dritero Agolli pasqyron frymėn heroike tė periudhės sė Luftės ANĒ (Poema e udhės, Poemė pėr babanė dhe pėr vete etj.).

    Nė prozė bėri emėr sidomos romani Komisari Memo (1969), nė tė cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues nė vitet e Luftės ANĒ. Nga ngjarjet e kėsaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), qė flet pėr ndikimin e luftės ēlirimtare nė mentalitetin e njerėzve. Dritero Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndėr krijimet satirike romani Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo (1973) vė nė lojė konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje tė huaja pėr njeriun e ri.

  10. #70
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    pershendetjet me te mira ... djallezore

    Di tė rrojė Dritėroi
    (Nga Dekalogu i fatkeqsive VII)

    Kujt ia prishi kur e ftoi!?
    Di tė rrojė Dritėroi!
    Tushemishti u bė plazh
    S’ka Bilisht e Menkulas.

    Pa ēe ndez kjo verė e kuqe
    Sheh pėrreth ndonjė burbuqe
    ... ėshtė plakur, ėshtė e kotė,
    s’ka mė “Trėndafil nė gotė.”

    Mendon Dritėroi nė hije
    Ku ke shkuar kjo Sadije,
    T’ja kėndoja poezinė
    T’ja shkoqisja rimė mė rimė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    wrong verb

Faqja 7 prej 18 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sejfi Protopapa
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2014, 04:48
  2. Agolli: Pendesa për kritikat ndaj Rugovës
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2006, 11:50
  3. Dritėro Agolli: Historitė e sherreve tė mia me Ismail Kadarenė
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-08-2005, 15:39
  4. Dritėro Agolli: PS dhe LSI tė bashkėpunojnė pėr zgjedhjet e 2005
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 05:16
  5. Dritėro Agolli ky *apostull* i errėsirės
    Nga Nika nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 03-04-2003, 01:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •