Dritėro Agolli: PASQYRA, MACJA DHE UNŹ
Mes meje dhe maces nė dhomė
Pasqyra qėndron mbi ca rraqe...
Vetveten ne bashkė e vėshtrojmė
Dhe macja dhe unė nė paqe.
Sa mirė qė qėnkemi unė e njė mace
Dhe shihemi drejt nė fytyra,
Po tė ishim dy njerėz, betohem, se paqe
S'do kishte kjo dhomė, do thyhej pasqyra...
UNŹ
Zili ma kanė ata lavdinė,
Ndaj pėshpėrisin dhe mė shajnė;
As ndaj talentit tim zilinė
S'e fshehin dot dhe s'e pėrmbajnė.
Mė nėmin miqtė dhe armiqtė,
Po tigėr jam, s'lėshoj pushtetin;
Lavdinė e kam tė dykuptimtė,
Tė njėkuptimtė e kam talentin.
MŹ VONŹ
Zakon e ka i riu tė mburret,
Tė bėjė zhurmė e bujė.
Dikur dhe unė i tundja muret,
S'mė mbytej ylli nė ujė.
Po koha shkoi, m'u mbyt dhe ylli,
Madje m'u mbyt anija
Dhe pak mė larg m'u dogj dhe pylli,
Pėr fat shpėtoi shtėpia.
NGA SKAJI NŹ SKAJ
Sa heshtnim dikur me plot verbėri
Dhe duart i puthnim nė gjunjė,
Aq shumė bėrtasim tani
Dhe aq kafshojmė me zhurmė.
Nuk kemi as turp nga njeri
As ky,
As ai,
As ti
Dhe as unė,
Cudi!...
Krijoni Kontakt