Close
Faqja 2 prej 18 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 173
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Kohė mė vonė


    Kohė mė vonė e ndofta mė shumė,
    Kur tė kėtė bleruar njė dardhė
    Dhe kur lumi nė prill tė zbresė me shkumė,
    Unė e di, do vij me kalin e bardhė,

    Para jush do shfaqem,-qė s'patėt fat tė mė njihni,
    Se disa nga ju vėrtet u lindėn mė vonė
    Dhe tė tjerėt mbase s'e dinin
    Qė mes tyre jetoja diku nė njė dhomė

    Dhe shkruaja librin e fundit
    Tė vėshtirin, korrigjuar radhė mė radhė.-
    Unė e di, do vij kur ju tė notoni mes gjumit,
    Mos harroni, do vij me kalin e bardhė.
    ----------------------------(12 shtator 1998-Dritėro Agolli)

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Mos dil nė ballkon


    Pėrse po kėndon i nėmuri gjon
    Nė plepat e gjatė?
    mos dil nė ballkon,
    Nuk dihet se c'vjen nga kjo natė.

    Ky gjon i vetmuar dicka tė hidhur po ndjell,
    Dicka tė fshehtė e tė turbullt.
    E sheh atė plak qė po vjell
    Nėn shtyllėn e dritės sė purpurt?

    S'e dimė nga erdhi ky plak fillikat,
    pėshtetur nė shtyllė si konkė.
    Po mbase pėrhumbur nė njė restorant
    ka ngrėnė njė vezė a cironkė.

    Cironka ka qenė ndofta me helm,
    Me helm nga fermenti.
    mos dil nė ballkon po tė them,
    Sjell erėn e prishur qyteti.

    -----------------------(10 korrik 1998-Dritėro Agolli)

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    ZOTRIT


    Triumf i madhėrishėm mėngjesi...
    Nga minareja si gisht perėndie
    Hoxha zotin e tij e thėrret pas Kuranit,
    Kėndon pėr zotin e vet symbyllur kėndezi
    Nga maja e gardhit.

    Pėr zotin e tij hingėllin dhe kali nė portė,
    Laraska kraket pėr zotin e vet nė lajthishtė.
    Sa zotėr ka nxjerrė
    Pėr kafshė e pėr njerėz kjo botė!-
    Kėndojnė pėr zotrit e tyre tė gjithė,

    Vec unė s'kėndoj, ėshtė e kotė!
    --------------------------( 30 tetor 1998- Dritėro Agolli)

  4. #14
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Ankimet...

    Ankime nga miqte, ankime nga rruga
    Ankime nga gruaja ime
    Veriu fshikullon, ngre pluhurin rruga
    Ankime, ankime, ankime

    Ankime ne leter, ankime ne gjelle
    Ankime ne lopet ne fushe.
    U cmenda! Do te iki te fshihem ne shpelle
    Te fle pa ankime me nje ujk a arushe...


    Do te me kujtosh

    Une do shkruaj nje liber me vjersha
    Dhe ti do ta lexosh si relike
    Dhe duke qeruar patate te ardhura nga vjeshta
    Gishtin do presesh me thike

    Duke e vene gishtin ne goje
    Mua do me kujtosh ne kuzhine
    Dhe do te thuash para dollapit te lyer me boje
    "Per pak e harrova ditezine!"
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Po ti nuk je



    Nuk je kurrkund. Kjo ditė e nxehtė e gjatė
    Mbuloi me pluhur rrugėn gjer nė fund.
    Vėshtroj nė zheg nė pluhurin e thatė,
    Po ti nuk je kurrkund.

    Dhe me gishtrinj mbuloj fytyrėn time,
    pastaj kėmishėn e rėnduar shkund,
    Nga pluhuri pėrdhč rrėzohen thėrrime,
    po ti nuk je kurrkund.

    Jam gati tė kėrkoj cdo kokėer pluhuri
    Dhe nė kėrkim si arkeolog tė humb,
    Vec tė tė gjej, e humbura qėkuri,
    Po ti nuk je kurrkund.
    ______________Dritėro Agolli

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Vazhdojme me Driteroin....(more vesh Xeno? tema eshte vetem per Agollin) :)

    KUJDES ME FJALEN....!

    Kujdes me fjalen zonjes me cante,
    kudes me fjalen dhe ti zoteri
    pushteti i fjales eshte i vecante
    gatuan male dhe kakerdhi

    Me fjalen rrjedhin perrenj me mjalte
    pikojne cezma me helm te zi
    Kujdes me fjalen ,zonjez me cante
    kujdes me fjalen edhe ti zoteri

    Kur fjala nxirret nga buzet jashte
    si dallendyshja s'vjen ne shtepi .
    Kujdes me fjalen , zonjez me cante,
    kujdes me fjalen edhe ti zoteri.
    -----------------------------------------------------------------------

    QEPA!

    Une qepen e dua kur kam te ftohte
    dhe pa e prere e ve ne pjate .
    E prek me dore e kthej nga nje gote
    Ia xhvesh xhaketen e kemishen e bardhe .

    Dhe qepa lakuriqe si balerine
    ne tryeze e vetmuar me mua mbetet ;
    atehere lotet nga syte ne faqe me vijne
    dhe larg veshtrimi me tretet

    Degjoj si qepa nudo me thote :
    " Ti qan per mua qe petkat m'i zhveshe
    dhe krejt lakuriqe me le neper bote ,
    krejt lakuriqe sic deshe "!
    ---------------------------------------------------------------------------

    MOS MA KUJTO!

    E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
    per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!

    Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
    Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!

    Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,
    Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

    Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,
    Dhe gjumi s'me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!

    Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
    Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!

    Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto,
    Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!

    Per shembull ne shtrat s'u bera per burre, mos ma kujto,
    I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!

    E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,
    Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto
    -------------------------------------------------------------------------

    KUR NJE MENGJES!

    Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
    Mbi xhaketen time do te kene rene petale
    Nga lulet e kumbulles se vjeter,
    Nga lulet e thanes se tharet.

    Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
    Une do te them emrin tend ne xhame
    Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
    "Ti cele heret, moj bajame!"

    Do vershellej ngadale-ngadale
    E s'do prish gjumin tend te bukur.
    Do bien mbi mua petale
    E do ulet ne sup nje flutur...

    E, kur syte te hapesh, do te shohesh
    Romantikun e perjetshem ne xhame
    Dhe kengen e dashur do njohesh:
    "Ti cele heret, moj bajame!"
    ----------------------------------------------------------------------------------

    NJE MENDIM VETETIMTHI!

    I humba te gjitha, po lypes s'u ktheva,
    S'ia zgjata doren askujt dhe veten e mbajta.
    C'u bene vajzat me te bukura Drita, Maria dhe Eva?
    Atyre doren me gaz mund t'ua mbaja.

    Po te gjitha ato u plaken si une
    Dhe bukurine e dikurshme s'e kane,
    Megjithate drejt tyre synoj nganjehere me shume
    Sesa drejt guhakerve me qyrk e fame.

    I humba te gjitha, me mbeten vetem kujtimet dhe kockat,
    Me mbeti lekura dhe bebja e syrit tok me shkendijat.
    Tani perballe shtepise sime kendojne bretkosat,
    Gezohem se jane te gjitha te mijat
    -------------------------------------------------------------------------------

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Dritėro Agolli: PŹRTACI I MŹNGJESIT


    Kur ngrihem nuk di se c'tė bėj nė mėngjes,
    Nga ėndrrat ende s'jam shkundur aq mirė.
    Nė lagje e kam zili njė kėndes,
    Ai ėshtė i zoti dhe merret me punėn e pagdhirė:
    Ia thotė njė kėnge dhe pulat i ndez.

    Po unė i shkreti vėrtitem andej e kėtej
    Dhe ngathėt sė koti vėshtroj nė pasqyrė,
    Nė ballė mė tepėr tė dendura rrudha zė gjej
    Dhe rrjepje lėkure zbuloj nė fytyrė,
    nė kokė shoh qime tė rėna, mė shumė se dje.

    Po fjalėn e kam, se s'bėj dot asgjė nė mėngjes
    dhe sillem,-pėrtac i pandreqshėm, i kotė,-
    Prandaj unė e kam aq zili njė kėndes,
    Se merret me punė e njė kėnge ia thotė,
    Tė paktėn e zgjon njė lagje dhe pulat i ndez.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-02-2003 mė 14:17

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Dritėro Agolli: LETRAT


    Kur dashuroheshim nė kohėn tonė,
    Kur tretesha dhe digjesha pėr ty,
    Nga njėri-tjetri letrat vinin vonė,
    Kalonte dhe njė muaj apo dy.

    Po ndofta dashuria mbahej gjallė,
    Se zjarrin mbanin letrat nė udhėtim
    Me bicikletė a mushkė apo me kalė
    Nė vapė e shi, dėborė dhe thėllim.

    Kur dashuroheshim nė kohėn tonė
    Me zor na vinin letrat fshat-qytet
    Nuk kishim nėpėr dhomė telefonė
    Dhe nė ėndėrr s'kishte faks dhe internet.

    Megjithatė mė mirė qė nuk kishte
    As telefon, as internet, as faks,
    Se fjalė e nisur shpejt dhe mund ta vriste
    Njė dashuri tė vjetėr pėr njė cast.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Dritėro Agolli: NJERIU NŹ GARŹ ME GOMARŹ



    Njė ditėz tė diel
    Njeriu me gomarė
    U futėn nė garė:

    Gomari nė diell
    Filloi tė pėllasė,
    Njeriu tė bėrtasė.

    Gjykonte juria:
    Kush bėnte mė shumė
    potere dhe zhurmė.

    Dhe tha Perėndia:
    "Njeriu nga kjo garė
    Fiton mbi gomarė."

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Dritėro Agolli: NATŹN DUKE U MENDUAR


    O njerėz tė lajthitur nėpėr natė,
    U vratė nėn ballkonin tim pėr dokrra!
    S'ka rėndėsi nga ishit ju tė ngratė,
    nga Mati, nga Tropoja, a nga Mokrra.

    Tek pi duhan mes tymit flas menduar:
    Sikur me shekuj rron njė fis i marrė:
    Pėrjetėsisht nė urrejtje i bashkuar,
    Cuditėrisht nė dashuri i ndarė!


    BOTA E SHKRUAR


    Mė fėshfėrijnė fjalėt qė kam shkruar,
    Po c'thonė ato, vėrtet s'e di as unė.
    Njė botė e madhe kaq e ndėrlikuar,
    Sa duhet pėr ta cndėrlikuar shumė.

    Tė tjerėt ndofta mund ta cndėrlikojnė,
    Megjithse pak besoj e s'jam i bindur.
    Tani pullazit turtujt po kėndojnė,
    Asgjė s'kuptoj dhe mbase kam lajthitur.


    NUK KA CUDIRA


    Vėrtet nuk cuditem kėtu nga kjo jetė,
    Ku s'mburren aspak Muhameti me Krishtin,
    S'habitem sikur dhe me sy ta shoh vetė
    Tė shoqen e hoxhės tė puthet me priftin.

    Njė gjė e zakonshme kjo puthje mė duket
    Tani kur cudirat po ndodhėn tė gjitha,
    Kur shiten dhe bėhen ****** dhe nuset
    Pa hequr kurorėn nga kisha.

Faqja 2 prej 18 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sejfi Protopapa
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2014, 04:48
  2. Agolli: Pendesa për kritikat ndaj Rugovës
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2006, 11:50
  3. Dritėro Agolli: Historitė e sherreve tė mia me Ismail Kadarenė
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-08-2005, 15:39
  4. Dritėro Agolli: PS dhe LSI tė bashkėpunojnė pėr zgjedhjet e 2005
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 05:16
  5. Dritėro Agolli ky *apostull* i errėsirės
    Nga Nika nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 03-04-2003, 01:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •