Close
Faqja 16 prej 18 FillimFillim ... 61415161718 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 173
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Pata te njejten pershtypje. Ndoshta libri vete do kete nje perzgjedhje me te mire te krijimeve...
    Them qe ne vazhdojme mbase inercine e miteve te krijuara, me shume, se e verteta vlerore e tyre. Po te dalim qofte dhe pakez nga kjo sfere e kohes ne te cilen ne u rritem dhe u idealizuam, u frymezuam dhe vazhduam idhullimin e disa penave te njohura, do jemi me kembet ne toke dhe mendjen ne realitet. E ky realitet sot nuk te fal me naivitetet e moshes dhe idhullimet e kohes se shkuar. Pa mohuar aspak vlerat e krijuesve edhe brenda rrymes se realizmit socialist(ta quajme sic quhej se as i tille s'ka qene ne fakt), them qe i perkasin me shume mesatarllekut, se sa majes ne te cilen ne vazhdojme t'i vendosim. Pra, nuk kemi vlera me shume e mesatarllek me pak ne autore te njohur, por te kunderten. Keshtu ndodh dhe ne rastin e Driteroit. Nuk do thosha kete kursesi per Kadarene, qe ka te kunderten(per sa i perket talentit e krijimtarise se tij cilesore).
    Mjafton nje ballafaqim i thjeshte me poezine e prozen e dy dekadave te fundit te ketyre penave dhe te mjaft krijuesve te pabujshem, por talente, bindesh per disnivelin e madh mes tyre, ne favor te te pabujshmeve. Ne vazhdim, akoma me shume do qartesohet e vleresohet e verteta, pasi he per he vazhdon monopolizimi i artit, njelloj si i biznesit.
    Une nga Dritero Agolli, me shume se libri poetik, qe e di ne c'nivel do jete, pres librin e tipit autobiografik, ku shpresoj nje rrefim realist e te sinqerte per kohen e pakohe, qe sot mundohen ndryshe t'ja ribiografisin vetes disa personalitete te artit.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  2. #152
    Dhe mua njė herė mė ka bėrė pėrshtypje, nga njė intervistė e dritėro agollit, kur thotė :"Njeriu biografinė nuk mund ta ndyshojė". E kishte fjalėn pėr njė shkrimtar shqiptar, poashtu tė madh, tė cilin e kam ēmuar, e, i cili ishte penduar pėr atė qė e kishte krijuar vetė. Unė them se krijimi letrar ėshtė dicka shpirtėrore, prandaj nė kėtė rast ai mė doli nga qejfi, sespe mė shėmbllente nė atė qė e mohon fėmijėn e vet pse ka njė cen.
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  3. #153
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Mjegulli i dashurise

    Kur ikja larg, drejt teje vija
    kur vija afer, ikja larg
    per dreq me trembte largesia
    dhe afersija behej ēark.

    As e kuptoja si te desha
    nje mjegull pus nje cmenduri,
    si nje poet qe shkruan vjersha
    dhe ndez nje shkrepse dhe i ben hi.

    ... dhe ndoshta kjo ish dashuria
    e ēakerdisur kuturu...........
    per dreq me trembte largesia
    dhe afersa gjithashtu

    (1996)
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #154
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Poēari

    Vajta nė Stamboll tė bėj pazar,
    pėr kujtim tė ble njė vazo balte:
    - Paqe dhe selam, usta poēar,
    Vazon mė tė mirė po e pate
    Paqe dhe selam, usta poēar!

    Vazoja nga dora shkau e ra
    Dhe m'u bė njėzet e pesė copė,
    Mė erdhi rrotull deti Marmara
    Dhe m'u hap dyqani turk si gropė,
    Mė erdhi rrotull deti Marmara.

    Pa mė shau poēari keq turqisht,
    Unė e shava shqip e mend i rashė;
    Pėr ēudi poēari nuk u ligsht,
    Veē dy lot nė sytė e kuq i pashė,
    Pėr ēudi poēari nuk u ligsht!

    Mos u ēmend ky turk, ky musliman?
    Unė e shaj, ai me duar nė qafė!
    Poēe tjeter mori nė dyqan
    Dhe mė tha: " Mė shaj, pėr besė, prapė!"
    Poēe tjetėr mori nė dyqan.

    Psheretiu si unė: " Jam shqiptar,
    Shqip, vėlla, ti shamė dhe njė herė,
    Fjala shqipe s'blihet nė pazar,
    Nė dyqan ka vjet qė s'e kam ndjerė,
    Fjala shqipe s'blihet nė pazar!"

    Ikėn nga dyqani burra e gra,
    Unė e njė poēar e tjetėr s'kishte,
    Vazot frynte deti Marmara,
    Vazove poēari shqip u fliste,
    Vazot mbushte deti Marmara...
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #155

    "Monolog pėr Dritėronė" ( nė 80 vjetorin e lindjes), nga Jorgo Telo

    MONOLOG PĖR DRITĖRONĖ
    (Dedikim nė 80-vjetorin e lindjes)


    Po,o Dritėro, i tillė qenkam dhe unė;
    Tė ndiqja kudo… dishepull hap pas hapi.
    Qysh kur isha i ri, mė ke hapur punė;
    Herė ecja qetė, herė merrja vrapin…

    Eh, sikur ta dije, ē’mė hodhe nė shpirt…!
    Dashuri pėr njerėzit, bėmat, historinė,
    Respektin pėr jetėn, tokėn qė na rrit,
    Ėndjen pėr natyrėn e gjithēka merr frymė.

    Nė qytetin tim, kur ishe gjimnazist,
    Lėēitja abetaren unė nė Zagori…
    Qe koha kur vrulltas iu sule poezisė
    Me aromė balte, me zjarrmim nė gji.

    Kur dole ti nė rrugė me rioshėt vargje
    Me shkop e cingėl lozja me vėrsnikėt.
    Kur tė parat hapa hodhe nė asfalt e lagje,
    Ende s’po ia gjeja poezisė “ēikrikėt”…

    E nė zhurma erėrash ti pėrhodhe veten.
    Kalove nė shtigje malesh, trotuaresh.
    Nuk na ra nė dorė… pate ca siklete…
    Nė “Mesditė” u ngjite me vargje krenare.

    Lėre kur na fale “Shkėlqimin e Zylos”…
    Dhe unė zhgarravita humor e satirė…
    Tash po qesh me vete aty pranė Drinos;
    Sapo kujtoj Zylot, Demkėt si lėtyrė…

    Monument mė vete “Nėna Shqipėri”
    Shkrive nėpėr vargje njė goxha talent.
    I kėndove Shqipes, siē e deshe Ti;
    E lartove Nėnėn, me njė barrė lezet.

    E di, do mė thonė: “Ē’e do komunistin!”
    Atė plakarush tash s’e pyet kush.
    Me plot zėrin them: Unė nderoj poetin,
    Njė njeri qė zemrėn e ka ende prush.

    Tė nderoj, se njohe sakaqher’ ndryshimin…
    Tė nderoj, se shkrove, siē Tė foli zemra…
    Tė nderoj, se rrekesh pėr demokratizimin,
    Tė nderoj, se kurrė nuk tė zbehet kėnga…

    Se je tė parėt pėrqafues tė ndryshimit
    Se i dhe lexuesit dhe “Arkėn e Djallit”.
    Turli personazhesh tė tė hynin – dilnin…
    Dhe ne midis tyre shihnim mendimtarin…

    S’e ka prurė rasti tė tė njoh nga afėr.
    Njė autograf nuk ta kam kujtim.
    Edhe kur ke ardhė mik nė Gjirokastėr
    Tejet i ligėshtuar s’pata mundėsi…

    E tė mbaj si idhull, gati shėmbėlltyrė.
    Dhe nė ndėrrim klime tek ne gjithandej.
    Kur nė zemrėn time bash siē je ke hyrė,
    Ndaj Nuk do ketė gjasa qė “fletėn” ta kthej.

    Me vite tė tėra kam pėrcjellė dije
    Me nxėnės qėndroja nė librat e tua.
    Ndaj nuk ka se si tė shfaqem hafije.
    Ti nė Panteon zė vend i nderuar.

    Mė pėlqen, poet, pėrkushtimi juaj
    Nė jetėn e vendit; s’jeni sehirtar.
    Me hallet e vendit, si tė gjithėn vuan
    Sa herė, kur lypset, logjikėn pėrshpall…

    Shikoj foton tėnde, shoh librat nė rafte,
    Mė pėrcillet zėri i Gjebresė e Jonidės.
    Vargjet jetėsorė pėr vete i mbajte;
    Ndihem brenda tyre serbes edhe tinės.

    Ndihem brėnda kėngės, mė rrok mallėngjimi.
    Koha bėn tė vetėn na hedh moshė mbi supe.
    Kurrsesi nuk mundem ta ndal kėngėrimin;
    Te kjo kėngė, o mbret, mė lejo tė strukem…!

    Gjirokastėr, 01.04.2011
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar projekti21_dk pėr postimin:

    bili99 (26-03-2019)

  7. #156
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Dritero Agolli-Poezi nga libri"Lypesi i kohes"


    Malli i poezise

    Malli i poezise-shteg i ngushte-
    Te genjen te hysh,ku mezi hyn!
    As lugine,as shesh,as pllaje,as fushe
    Veē nje e ēare shkembi,pastaj tym...

    Tej te ēares-ankth e fshehtesire-
    Rri pergjon perjetshem nje demon,
    Here i ēmendur,here i psheretire
    Neper tym ngre doren e te fton...

    1993

  8. #157
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Cmimi i vetevrasjes

    Te vrasesh veten sot kushton,
    Ka ēmim te larte varri,
    Ndaj farefisi te mallkon:
    "C'na beri kembethari"!

    Dhe kur per varrin s'ka para,
    Perjashta miqte mbeten,
    Prandaj rri sus,mos bej shaka,
    Shaka te vrasesh veten...

    ------------------------------------------

    Nje diktature

    Mes vajzave mos behesh burre,
    Mos prekesh perlat nen kemishe,
    Vertete kjo eshte diktature,
    Po diktature e bukurise...

    Korrik 1990

    ------------------------------------------

    Zbatica dhe batica

    Trupin e vet e shkroi ne rere deti
    Dhe iku dalngadale nga gjiu,
    Pastaj i pakenaqur mbeti,
    U kthye dhe e fshiu...

    1992

    -------------------------------------------

    Kenga e larget

    Tek ecja nen gjunjet e malit me re,
    Me ndiqte nje kenge si dje ne rini:
    "Pellembet e mia te behen folé
    Te rriten thelleza si ti"...

    Permallur nga kenga u ula ne shesh
    Dhe koken mbeshteta ne gur vetmitar,
    Po vargjet e kenges m'i sillte ne vesh
    Nje gur i harruar ne bar.

  9. #158
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Levizja

    Fryn era nje flete,dikush pershendet
    Mbjelljen e pemes;
    Ze luan nje perde,dikush ne dritare te pret,
    Pastaj ne pragun e deres.

    Zgjidhet nje lidheze kepucesh:
    Dikush te vjen,
    Te vjen e ēudirat e rruges
    T'i lan pa sapun ne legen...

    Fryn era nje flete,dikush pershendet
    Nje tjeter permbysje;
    Permbysja e vogel te madhen e pret
    Me plot meri dhe medyshje.

    1994

  10. #159
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Poeti dhe shpirtrat

    Poeti zgjon shpirtrat e fjetur
    Dhe shpirtrat ngrihen ne kembe,
    Pastaj turbulluar dhe nxehur
    Poetin e shqyejne me dhembe...

    1993

  11. #160
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Me nje prift ne taverne

    Ne nje taverne atje ne Rome
    Me hodhi era tek nje prift,
    E donte prifti Cicerone,
    E pinte veren latinisht.

    Dhe duke ngrene e duke pire
    Me tha mos isha katolik,
    Por ndodhi prift vertet i mire,
    Ndaj s'desha te isha une i lig.

    Ia ktheva bute e qete-qete:
    "Kjo vera qenka si balsam,
    Kete e duan gjithe fete,
    E do dhe ndonje mysliman.

    I kam te paret katolike,
    I kam te dytet bektashinj,
    Dhe une i treti asnje ēike,
    S'besoj ne shpirtra dhe qirinj,

    Se m'u merziten gjyshrit shume,
    Qe fete i kthenin mot per mot,
    Ndaj hoqa dore i shkreti une,
    Nga ēdo besim e nga ēdo Zot..."

    Po prifti foli teper vone
    Dhe ndofta teper rastesisht,
    Si recitoj pak Cicerone,
    Si mermeriti latinisht.

    Ne syte i feksi nje shkendije,
    Iu drodh dhe gjer ne fund iu fik
    Dhe qeshi ēilter si femije:
    "Gjynah qe s'qenke katolik"!

    Me sy kerkova tinez deren,
    Kur prifti thirri:"Mos,or mik!...
    Megjithate ta pijme veren,
    Ne vere qenke katolik!"

    Harroi nje ēast per Cicerone,
    Harroi te tjerat,sigurisht...
    I madhi prift me Driterone
    E pinin veren latinisht...

    1993

Faqja 16 prej 18 FillimFillim ... 61415161718 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sejfi Protopapa
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2014, 04:48
  2. Agolli: Pendesa për kritikat ndaj Rugovës
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2006, 11:50
  3. Dritėro Agolli: Historitė e sherreve tė mia me Ismail Kadarenė
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-08-2005, 15:39
  4. Dritėro Agolli: PS dhe LSI tė bashkėpunojnė pėr zgjedhjet e 2005
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 05:16
  5. Dritėro Agolli ky *apostull* i errėsirės
    Nga Nika nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 03-04-2003, 01:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •