Close
Faqja 14 prej 18 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 173
  1. #131

    Mirė, po e sjell njė pak mė tė butė

    Kėtė poezi po e sjall ashtu sic a kam mbajtur nė mend. E pata mėsuar nė rininė time dhe tash e shoh se Dritėroi paska pasur tė drejtė ( hahahahah, bėj shaka, ama vėrtet ka tė drejtė ). Lexojeni edhe ju dhe kėnaquni.

    LISI BLERON VONĖ

    Blerojnė gjithė pemėt tjera nė fusha e kreshta
    dhe nė fund bleron lisi dhe vesh malė,
    pastaj ikėn pranvera, vera, vjeshta
    pemėt zhvishen, po lisi zhvishet ngadalė.

    Ai i shėmbėllen atij qė dashuron vonė
    po zjarrin e dahsurisė e mban tė ndezur furrė
    dhe njerėzit tundin kokėn e thonė:
    - I ēuditshėm, s'u mplak kurrė!


    Pėrshėndetje,
    Adem Gashi, Danimarkė
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Dritėro Agolli

    Breshka nė bulevard
    ( fabul)

    E gjetėn Breshkėn lart nė mal tė Dajtit
    Ta shpinin tė jetonte bulevardit.

    Braktisi Breshka ferrat e greminės
    Dhe tha nė Bulevard mes psheretimės:

    " Po ē'mendem nga mėrzia unė e mjera,
    I bukur bulevardi, po s'ka ferra"-!...
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  3. #133

    Ja edhe njė

    Ja edhe njė qė sapo e gjeta.

    Dritėro Agolli

    Vasha e ėndėrruar
    (Nga fletorka e rinisė)

    Shtėpia jote thellė kopshtit futur
    Si tempull ėndrrash hesht e mjegulluar
    Dhe unė i dashuruar murit strukur
    Vėshtroj ballkonin tėnd me dritė shuar.

    Pastaj me ankth nga kopshti tė hedh gjethe
    Si njė kusar kaēubave i fshehur
    Dhe pres njė ēast pėrhumbur si ndėr ethe
    Tė nxjerrėsh kryet mundėsisht pa krehur.

    Mbi tempull kaltėron kjo natė e vakėt
    Dhe yjet shushurijnė si burime…
    Ah, shpresėn sigurisht e kam tė pakėt
    Tė zbresėsh e tė bėhesh gruaja ime…

    1961


    Respekt pė ju,
    Adem Gashi, Danimarkė

    P.S. Pėr mua s'ka si Dritėroi!
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  4. #134
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Poezi nga Dritero Agolli

    Kur kthehesha nga deti

    Katėrmbėdhjetėvjeēar
    Detin pėr herėn e parė e pashė.
    Riheshin valėt nė shesh me topuz,
    Hėna varej me spango mes ujit tė trashė
    Dhe peshqit nxitonin si krushq.
    Nė kthim im atė tė heshtur mė gjeti
    Dhe pyeti:
    -Si t`u duk deti?
    Vėshtrova nga malet e zinj me samarė
    Dhe plot trishtim i thashė tim eti:
    -Atje dhe kripa dhe peshku janė pa pare,
    Ėshtė i tė varfėrve deti,
    S`lėrojnė mbi tė si ndėr ugarė...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 02-08-2009 mė 22:29

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2008
    Postime
    20
    nese ka mundsi dikush ta gjen edhe "kalorsi lakuriq" ? ... falimnderit

  6. #136
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar mė parė nga kanny Lexo Postimin
    nese ka mundsi dikush ta gjen edhe "kalorsi lakuriq" ? ... falimnderit
    "Kaloresi lakuriq" eshte roman dhe jo poezi
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  7. #137
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    Citim Postuar mė parė nga Luna01 Lexo Postimin
    Momenti


    Aspak nuk i besoj momentit,
    Kushdo ta lavderojė atė.
    Ai i duhet mendjelehtit
    Pėr mua s'vlen e s'thotė asgjė.

    I dua mpleksur varg momentet
    Tė bėhen tok njė horizont.
    Njė horizont qė hapur mbetet,
    Qė shkoj ta kap e s'kapet dot.
    bukur........

  8. #138
    ***

    Erdhi pranvera e lagur e ftohtė;
    Mua asgjė nuk mė tha nėpėr erė.
    Mbase asgjė nuk ka patur ē'tė thotė,
    Mbase dėrgon njė mesazh tjetėr herė.

    Ndofta pas derės me hekur ka pritur,
    Hekur qė mbrohem nga djaj e kusarė,
    Heshtur pranvera ka thėnė e mėrzitur:
    "Eshtė arratisur diku ky i marrė"!

    2000
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    shkruan Poeti i Kombit: Dritėro Agolli

    Kujtesa e Atdheut

    Mė shumė se njė gjysmė e rėndė shekulli
    Mė shkoi nė rrugėt duke udhėtuar,
    Sikur t'i kisha kockat krejt prej hekuri
    Vėrtet do mė ishin tretur e harruar
    Nė gjysmėn aq tė rėndė tė njė shekulli

    Por ja qė rroj dhe trupi im lė gjurmė
    Nė trupin e Atdheut tim tė lashtė
    Mė mbeti formė e shpinės kapot-murmė
    Nė shpellėn fjetur qoftė vetėm njė natė,
    Por ja qė rroj dhe tripi im lė gjurmė.

    Ka mbetur dhe ulliri im i mbjellė
    Me trung murrash pėrdredhur gunga-gunga
    Lėkurė-hidhur futur rrėnjėt thellė
    Nė tokėn e sfilitur rudha-rudha
    Ka mbetur dhe ulliri im i mbjellė.

    Dhe gjurmė e kėmbės sime tė madhe
    Mė mbeti baltės tharė bri njė rruge,
    Qė pikėlluar dridhet nė livadhe
    E pjekur si njė kore e misėrt buke
    Dhe gjurmė e kėmbės sime aq tė madhe.

    Mė mbeti gjurmė e mallit tė pėrvėluar
    Mes brengave tė mia qė s'u sosen:
    Po shkoj nė botėn tjetėr i trishtuar,
    Nė gjoks tė nėnės s'pashė dot KOSOVėn
    Ndaj mbeti gjurmė e mallit tė pėrvėluar.
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Dritėri Agolli


    Ra njė pushkė natėn vonė



    ra njė pushkė natėn vonė
    Pranė lisit me zgėrbonjė,
    kali i kuq po qanė tė zonė.

    S'ra njė pushkė, po tri pushkė
    Qan njė kalė e qan njė mushkė
    Qan pėrroi qė zbret nė fushė.

    Qentė e stanit ulėrijnė,
    Dhentė e shtungės blegerijnė,
    Nėnave shamitė u nxijnė...

    ra njė pushkė natėn vonė
    Pranė lisit me zgėrbonjė,
    Veshur Ali beu si zonjė,

    Fshehur pushti pas fustanit
    Vrau tė birin e ēobanit
    Prapave lisave tė stanit.

    Ali be, moj dhelpėr zuskė,
    Fshehur nėn fustan si krushkė
    Me kobure dhe me pushkė!...
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

Faqja 14 prej 18 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sejfi Protopapa
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2014, 04:48
  2. Agolli: Pendesa për kritikat ndaj Rugovës
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2006, 11:50
  3. Dritėro Agolli: Historitė e sherreve tė mia me Ismail Kadarenė
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-08-2005, 15:39
  4. Dritėro Agolli: PS dhe LSI tė bashkėpunojnė pėr zgjedhjet e 2005
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 05:16
  5. Dritėro Agolli ky *apostull* i errėsirės
    Nga Nika nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 03-04-2003, 01:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •