Close
Faqja 11 prej 18 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 173
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Z. Bili99,
    Pėrshėndetje dhe desha tė themė qė shumė nėna kanė qenė bashkėpersonazhe me nėnėn Hatixhe dhe si ajo,,, Nė vazhdim po sjellė njė poezi tė Njeriut qė Flet me Epoka Dritėro Agollit,,,


    Dritėro Agolli
    Vjersha ime e parė

    1.
    Kur linda unė ngrinin bejte shumė
    Dhe bejtėt ngjitnin shtigjet pėrpjetė;
    Ato nė fshatė ngaherė bėnin zhurmė,
    Siē bėn njė radio, apo njė gazetė.

    Njė plaku qė jetonte nė mėhallė
    Nazim berat i thoshin me tė drejtė
    Se ishte bejtexhi i madh, i rrallė
    Dhe fjalėn si hanxhar e kish tė mprehtė.

    Nė mbrėmje vija shpesh me bejtexhinė,
    Nė breg tė lumit ulesha menduar,
    Se doja tė mėsoja mjeshterinė
    Pėr mua aq tė dashur, aq tė ēmuar!

    2.
    Njėherė mė pat folur duke qeshur;
    " Pse s'bėn dhe ti ca bejte me pak fjalė?
    Ne kemi Xumen tonė qimezverdhur,
    Qė vjedhė bostan dhe ul kurrizė e dalė!"

    Po veē pėr kurrizdalin s'kisha qejf
    Tė bėja bejte kot si ca tė tjerė:
    " Pėr veshvarurin mulla Istref
    Me vargje do ta mbush qė sot defterė!"

    Po plakut djersė e ftohtė i ra nė ballė
    Dhe mė vėshtroi mes frikės nė lėndinė:
    " Mė duket se tė ha kurrizi, djalė,
    Do vuash, po ta tallėsh perendinė!"

    3.
    Njė ditė nė mėsim tė Historisė
    M'u shkrep tė bėja bejte pėr mullanė:
    " Mulla, ti ia nxjerrė fundin revanisė,
    Kur ne tė tjerėt s'kemi se ē'tė hamė!"


    Po njė nga shokėt vjershėn ma kish parė
    Dhe mė kallxoi me vrap te kryeplaku,
    pastaj pėr shpatullash mė hoqėn zvarrė
    Dhe gjunjėve nė pluhur rodhi gjaku.

    Gjithė atė ditė s'erdha dot nė vete;
    Ja, ky ish honorari im i parė,
    Qė do tė thosh se vjersha s'bėhet lehtė
    Se dhe pėr shpatullash tė heqin zvarrė!

    ( 1955)

  2. #102
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Shiu i marre

    Dikur na bridhte qiejve nje shi,
    Qe veē poetet ēmendte po t'i lage.
    Dhe ra ky shi papritur mbi njerezi,
    Poetet u lajthiten pas nje nate.

    Filluan te kopjonin veē nje varg,
    Te kishin te perbashket veē nje metafore,
    Per shembull : "Jam Homeri,jam bust ne park,
    Jam Sofokli,Eskil e Pitagore.

    Jam rruge vetetimash e rrufe,
    Jam dhe kostelacion ne qiell,
    Jam rrap me rrenjet pleksur neper dhe,
    Jam udhetar qe kam ne sup nje qiell... "

    Po nga ky shi s'u lag veē nje poet,
    Se ishte fshehur ne nje pyll te dendur,
    Poetet e lajthitur ne qytet,
    E qeshnin dhe i thoshin : "Je i ēmendur !"

    Dhe u merzit poeti ne vetmi,
    Se talleshin te ēmendurit,poetet,
    Dhe luste zotin qe te binte prap ky shi,
    Qe dhe ai te ēmendej si te tjeret.



    Dritero Agolli ka shkruar shume poezi me fabul, me subjekt, siē eshte dhe "Shiu i marre". Ne keto poezi shihet nje ndikim i dukshme o kodeve te ligjerimit poetik klasik pers, i gazelave te Saadiut dhe i mosnavive te Rumiut. "Shiu i marre" nderthur vlera estetike dhe keshilla morale. Eshte shkruar ne kapercim te viteve 1990, kur Shqiperia provoi nje ndryshim thelbesor shoqeror. Ne kete kohe doli ēeshtja e kuptimit te lirise. Ne shoqerite e huaja kufiri midis lirise dhe te papergjegjesise eshte krejt i hapur. Poeti e shef boten e re shqiptare, ne kushtet e pafuqise per ta perdorur lirine si kryrvlere, ne kushtet e perligjies me lirine te ēdo sjelljeje njerezore,nga kendi qesendises i njeriut te menēur, qe di mire se liria ne vetvete nuk ka kurrfare dobie nese nuk di ta perdoresh. Gjendje te tilla, qe njihen si psikoza kolektive, jane "semundje" qe shoqerojne situatat kalimtare te popujve dhe vendeve, derisa ato te rigjejne baraspeshen e re. Ne kete poezi autori e sheh disi te larget ēastin kur shoqeria ne te cilen jeton te kete arritur te dale nga liria si dehje dhe ēmendje ne lirine e administruar, ne liri qe i jepet vlere. Ne kete deshperim e siper ai lutet te behet pjese e se njejtes epidemi ēmendurake, derisa te vije koha qe dija dhe menēuria te behen kushte te lirise.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    E heshtura


    Debora kur bie s'degjohet me vesh
    Debora kur bie prej qiejve hesht.

    Debora kur bie veshtrohet me sy
    Te bardhen e heshtur e shohim te dy.

    E vetmja qe bie nga qielli hesht,
    Te tjerat kur bien te shpojne ne vesh.

    Prandaj eshte e bardhe, prandaj eshte e re,
    Se zhurme me pluhur nuk ngre...

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Ne lufte


    Une s'jam nga ata qe ikin nga lufta,
    Kur marrin ne trup nje gervishtje,
    As nga ata qe heshtin, te futur ne tuta,
    Kur i peshtyjne me tallje e skermitje.

    Une jam gjithmone mes luftes mizore
    Dhe them : sikur dhe lufte mos kete,
    Per dhimbjen e madhe njerezore
    Do ndizja luften me rete.

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Sot pasdite


    Sot pasdite dua te vdes...
    Me beni gati pa dale yjte,
    Gjeni shamine e ma lidhni gojen,
    Mos harroni te m'i mbyllni syte...

    Mos ngjitni nekrologji me vija te zeza
    Dhe mos ftoni farefisin dhe miqte,
    Askush mos mbaje fjalime ne varreza,
    Mos qajne e mos lavderojne te ligjte...

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Ne vendin tim


    Ne vendin tim e ne vendin tend
    E shpojne lakren i hedhim mend.

    Ne vendin tim e ne vendin tend
    Njerit i kruhet e tjetrit i dhemb.

    Ne vendin tim e ne vendin tend
    Henen si petull e pjekin ne shkemb.

    Ne vendin tim e ne vendin tend
    Nje koke e cmendur - nje vend e cmend...

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Ankimet


    Ankime nga miqte, ankime nga rruga,
    Ankime nga gruaja ime;
    Veriu fshikullon, ngre pluhurin juga:
    Ankime, ankime, ankime...

    Ankime ne leter, ankime ne gjelle,
    Ankime ne lopet ne fushe,
    U cmenda, do iki te fshihem ne shpelle
    Te fle pa ankime me ujk a arushe...

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Njerezit


    Ka njerėz qė ecin me kėmbė,
    Ka qė me kėmbė shtypėn;
    Ka njerėz qė hanė bukė me dhėmbė,
    Ka qė me dhėmbė mbytėn...

    Ka njerėz qė puthen me buzė,
    Ka qė me buzė peshtyjnė;
    Ka njerėz qė flasin me gjuhė,
    Ka qė me gjuhė ndyjnė.

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Trishtimi


    Po iki me trishtim i zhgenjyer nga miqte,
    E mbylla dhe deren qe rrinte e hapur
    Per lajkataret, per rrenacaket e smirezinjte,
    Qe shtireshin engjej te dashur.

    Ku vete s'e di, vec s'dua te kthehem
    Serishmi ne rrenat e jetes;
    Diku ne nje skaj te larget do prehem
    Me qafen e futur ne jaken gri te xhaketes.

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    E sotmja


    Prapa s'kthehem nga rruga,
    Le te me presin mundimet e tmerrshme,
    Le te me there me brisk veriu dhe juga,
    s'dua te rroj me te djeshmen.

    Le te me joshe e djeshmja nga cipe e fildishte,
    Per te aspak s'do me merrte te qarit.
    Me mire e sotmja e hicit,
    se sa e djeshmja e arit.

Faqja 11 prej 18 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sejfi Protopapa
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2014, 04:48
  2. Agolli: Pendesa për kritikat ndaj Rugovës
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2006, 11:50
  3. Dritėro Agolli: Historitė e sherreve tė mia me Ismail Kadarenė
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-08-2005, 15:39
  4. Dritėro Agolli: PS dhe LSI tė bashkėpunojnė pėr zgjedhjet e 2005
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 05:16
  5. Dritėro Agolli ky *apostull* i errėsirės
    Nga Nika nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 03-04-2003, 01:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •