DJ-Aldo:
"...
Jam ateist,familja ime rrjedh nga ortodokse,dhe e kam thene dhe e them me KRENARI,se jam i lumtur qe asnje nga paraardhesit e mi,nuk ju nenshtrua Turqise dhe nuk nderroi fe.Te tjere duhet te reflektojne me humbjen e emrit shqipetar duke marre nga turqit perfitime vetem ne rast se nderronin fene.
..."
E pse duhet te reflektojne? Pse thua ti, ortodokset nuk
"tradhetuan" perendite Ilire kur nderruan emrat pagane
me ato krisjano-ortodoks?
DJ-Aldo:
"....
Sic e shikojme ketu shahen veten greket dhe serbet dhe asnje mysliman nuk e permend Turqine,e cila nenshtroi popullin shqiptar per 500 vjet. Mos harrojme se fanatizmi i tyre eshte aq i madh sa nuk permendin faktet e pamohushme me te cilat kane dale hapur kunder kristianizmit.
...."
Aspak e vertete!!! Nqs te gjithe myslymanet shqiptar do ishin
aq fantaik sa pretendon ti atehere s'do kishte ngel kembe
kristjani ne Shqiperi!! Perkundrazi, jane ata te paret te cilet
bejne perpjekje per tu afruar me Shqiptaret e feve te tjere.
A ndodh e njejta gje me Ortodoksit dhe Katoliket?!
DJ-Aldo:
"...
Mos harrojme vitin 1995-96,nuk me kujtohet ekzakt data,kur kisha e shekullit te 13 ne Voskopoje,u nxi me mbishkrime arabe.I shkruan kristianet ato,apo myslimanet??
..."
Sa per te qeshur!! E kam degjuar kete histori dhe nga disa
persona te tjere (Ortodokse sigurisht :-(, dhe grekofone).
Nqs vertet ka ndodhur kjo, atehere ka shume te ngjare
te jete nje provokim, por kurre i "myslymaneve" Shqiptar, kurreee.
Shiko se kujt i intereson radikalizimi i myslymaneve Shqiptar
dhe do gjesh autoret e ndyresive te tilla. Ja po ta jap une
nje fillim shpjegimi ... Ka qysh ka moti, qe sllavo-greko-vulgaret duan te fshijne nga faqja e dheut ç'do shenje
shqiptare.
Fillimi qe i mbare. Me bekimin e fuqive te medhaja, ne fundin
e shkullit te kaluar (19) dhe fillimin e atij te 20, me argumentin
se myslymanet e Ballkanit jane turq, sllavo-greko-vulgaret
arriten pothuajse qellimin e tyre, por disa aksidente (renia
e Perandorise Ruse, Lufta I Boterore) lejuan krijimin e nje
shteti shqiptar("nation ridicule" siç e quante nje kronikan greko-fil
francez i kohes). Qysh nga ajo dite qarqet sllavo-greko-vulgare, nuk kane rreshtur se punuari per te mbaruar punen e nisur.
Sot ata ndodhen para nje sere veshtiresish; "statu quo"-ja, ligjet
dhe e drejta nderkombetare, te drejtat e njeriut etj etj.
Por kjo nuk do te thote qe qellimet e vjetra jane harruar.
Mbas renies se komunizmit, Bota perendimore ka gjetur
"armikun" e saj tek Islami (varianti politik i fese myslymane)
dhe po e fut Boten ne eren e konflikteve te qyteterimeve.
Ne kete skenar, realiteti kokefort ben qe ne Shqiptaret
te ndodhemi si gjithmone ne qender te sheshit te betejes!!
Miksiteti fetar eshte njera nga arsyet. Por nqs deri tani
ky miksitet si kishte penguar shqiptaret te shikonin njeri
tejterin pa komplekse e paragjykime, te martoheshin
me njeri tjetrin, te punonin, festonin e gezonin bashke
duke forcuar tiparet dhe karakteristikat qe bashkojne
dhe duke lene ne plan te dyte e te trete gjerat qe ndajne
(nder to dhe perkatesite fetare) u desh fare pak kohe
dhe nje pune e koordinuar e obskuratiste te gjithe soj e sorollopeve
te botes per te shkatrruar dhe hedhur ne ere kete harmoni.
Kuptohet qe te paret qe nuk e duronin dot kete harmoni
jane "miqte" tane te vjeter. Pra fillimisht duhet frikesuar
perberesi Ortodoks Shqiptar nga "egersia", "ligesia"
"kafsheria" e perbresit Myslyman Shqiptar. Instikti i vetembrojtjes
ben pjesen tjeter te punes. Ortodoksi Shqiptar i trembur gjen mbrojtje
tek kisha meme dhe at Janullato-ssssi.
Kjo frike dhe paranoje duhet ushqyer ne vazhdimesi dhe
ngjarje si ajo e Voskopojes ndihomojne per kete.
Pas disa vitesh, Shqiptari myslyman, i lodhur nga epitetet,
nga stigmatizimi, fajesimi, marzhinalizimi do perfundoje
vertet ne ekstemizem dhe do veshe gjithe epitetet qe te tjeret
me vite te tera ja perserisin (teori e njohur kjo ne psikologji).
Kjo do jete finalja dhe momenti kur sllavo-greko-vulgaret
do perpiqen ti japin goditjen e fundit .... Kuptohet
nen flamurin e luftes kunder "terrorristeve, ekstremisteve
shqiptaro-myslyman"!
Te gjitha keto jane spekullime, por po sikur te kete pak te
vertete ne to .? Sido qe te jete, Dj-Albo, sot ve re qe
nuk jane myslymanet shqiptar te cilet jane fajtore.
Dhe "gjyqi" qe kerkojne tu bejne nje pjese e kristjaneve
(ortodoks e katolik), se pse e nderruan fene, pse pranuan
ofiqet e Turkut, pse nuk e Shajne Turkun etj etj, nuk ben
tjeter veçse efektin e kudert!!
Menoj se do benim mire, nqs vertet disa e bejne nga
naiviteti, ti leme menjane keto argumenta perçarese,
urrejtje mbjellese, dhe te ri-gjejme harmonine mes nesh.
Nuk ka rrezik islamik ne Shqiperi, por ka nje deshire tek
disa (qe per habi nuk jane myslymane) per ta krijuar!
Boll me me epitetet vetevrasese ortodok=grek, myslyman=turk,
katolik=roman. Thjesht te qenit shqiptar ne fillim dhe
eventualisht besimtar i nje feje X apo Y me mjafton!
Gjithe te mirat!
Krijoni Kontakt