Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 93
  1. #71
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Ndersa per teemen!

    Kush te tha se femra duhet te mbylet ne shtepi re?
    Sa per ta pare ajo ka te zbuluar fytyren e saj dhe nese dikujt i pelqen dhe ka ndermend te fejohet me te ateher do ta shohe normalisht por jo ne rruge e disko sikur ju pekqen juve.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #72
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    [QUOTE]Postuar më parë nga RoniSotiri
    [B]

    DJ-Aldo:
    "....
    Sic e shikojme ketu shahen veten greket dhe serbet dhe asnje mysliman nuk e permend Turqine,e cila nenshtroi popullin shqiptar per 500 vjet. Mos harrojme se fanatizmi i tyre eshte aq i madh sa nuk permendin faktet e pamohushme me te cilat kane dale hapur kunder kristianizmit.

    ...."

    Aspak e vertete!!! Nqs te gjithe myslymanet shqiptar do ishin
    aq fantaik sa pretendon ti atehere s'do kishte ngel kembe
    kristjani ne Shqiperi!! Perkundrazi, jane ata te paret te cilet
    bejne perpjekje per tu afruar me Shqiptaret e feve te tjere.
    A ndodh e njejta gje me Ortodoksit dhe Katoliket?!

    -----------------------------------------------------------------------

    E perse nuk duhet te kishte ngelur asnje i krishter ne Shqiperi??
    Kjo verteton titullin e temes apo jo??D.M.TH qe ti e verteton qenien e kesaj feje AGRESIVE,por perjashton myslimanet shqiptare nga keto gjera??
    E pranoj per shqiptaret ne pergjithesi kete.
    Mos harro betejat qe bene KRYQEZATAT,dhe perse u nderruan perendite Ilire me ato kristiane.
    Po ti studjosh mire dhe thelle,dhe mali i Vetetimave,eshte ne Shqiperi dhe Zeusi i sotem,nuk eshte gje tjeter vecse ZOTI i ilireve ne ate kohe.Mos harrojme se Krishti ishte para 2003 vjetesh.Iliret ishin shume kohe me pare.Apo e kam gabim??
    Pra iliret dhe shqiptaret te njejten fe kishin deri sa hyri turku.
    Te gjitha perendite pothuaj(greke)mund te citohen dhe kuptohen vetem ne gjuhen shqipe.
    keto i kemi thene e s'terr thene.
    Pra ku e pe ti qe shqiptaret nderruan fe ,dhe u bene kristiane ??
    Ata ishin kristiane por ne nje emer tjeter,ne nje titullim tjeter fetar,i cili u konvertua me vone nga ai kristian.
    Sa per fanatizmin,nuk po flas ne menyre te detajuar per shqiptaret,sepse e kam thene edhe me pare,99% e shokeve te mi,jane myslimane.
    ketu titulli i temes eshte per kecenimin islam.
    Tema u mbrojt nga disa persona dhe u godit nga disa te tjere.
    Une jam i mendimit se,ne shqiperi jane nje pakice teper e vogel myslimanesh te cilet jane fanatike.Por nuk mund te them asnjehere te njejten,per vendet islame,ku mbizoteron fanatizmi dhe padituria.
    keshtu qe pa ju shmangur temes pranoj se vertet egziston KERCENIMI ISLAMIK.
    Mos harroni se jo me shume se dy dite me pare,ambasadori i Bashkimit Europian,u largua nga Shqiperia,duke denancuar me pare ne organet e policise,kercenimin per bombe.
    Asnjehere mos e thuaj se ne Shqiperi asgje nga keto nuk do te ndodhe.Thuaj"nuk i dihet",dhe beso se asnje njeriu te paster ne Shqiperi ,nuk i intereson te provokoje per qellime te cilat sherbejne per te tjere dhe qe bien ndesh me interesat e kombit.
    keshtu ndoshta thoshin edhe turqit perpara venies se dy bombave ne seri.Por besoj se ti pyesesh tani,kane opinion tjeter.
    Asnje nuk e di gje se cfare do ndodhe dhe kur??
    Kete e dine vetem ata ,te cileve, ju punon nate e dite mendja per vrasje dhe kurbane.

  3. #73
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Per Aldon,

    Sigurisht qe nuk kam asnje lloj iluzjoni ne ate qe ç'do gje
    eshte e mundur ne Shqiperi (kur arrin te ndodhi ne SHBA!).

    Nderkohe, mendoj qe per vete kushtet e Shqiperise, ku jemi nje popull,
    te themi pothuajse etnikisht i bashkuar, kemi mundesine
    te shmangim radikalizimin vendit nen ngjyrat e fese.
    Nqs shumica e myslymaneve, siç e theksoni edhe ju, per
    hir te bashkimit dhe harmonise jane gati ta lene fene
    ne prapavije, po ju pyes perseri, a jane gati kristjanet
    te bejne te njejten gje.

    Persa i perket egzistences se ekstreminsteve islamik ne
    Shqiperi, keta jane ne pergjithesi te njohur nga te gjithe
    e te regjistruar nga policia. Jane studente te medreseve,
    te "universiteteve" fetare te vendeve Arabe. Njoh disa shoke
    qe ne fillimet e demokracise moren bursa studimi per ne Egjipt.
    Pas nje muaji i shoh te ktheheshin. Kur i pyeta me treguan se
    "Univesiteti" na qenkej nje tip Medreseje. I kishin futur
    te flinin nga 50 vete. Duhej te luteshin 5 here ne dite dhe
    te hanin me duar etj etj. Keta shoket e mi vendosen te iknin,
    te arratiseshin me mire. Me thane gjithashtu qe kishte Shqiptare
    te cilet qendronin. Imagjino produktin qe del pas 5 vjetesh
    nga nje "Universitet" i tille!
    Pra rreziku nese vjen, do vije nga tipa te tille te cilet per fat
    te mire injorohen nga shumica e myslymaneve Shqiptar.
    Po ky indiferentizem i myslymaneve Shqiptar nuk i intereson
    as studenteve te Allahut edhe as greko-sllavo-vulgareve.
    Te pareve per arsye egzistence (ka te beje me lenden e
    pare te profesjonit te tyre), te dyteve per arsye qe i dime te
    gjithe. Qe ky indeferntizem te mos kthehet ne perkrahje te
    verber, duhet qe kristjanet Shqiptar te jene me te kujdesshem
    ne gjykim dhe me te hapur ne afrim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Wordless : 25-12-2003 më 07:55
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #74
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    TË RINJTË MYSLIMANË NË KOSOVË MARRIN PJESË NË MESHËN E KRISHTLINDJEVE



    Don Hill, Melazim Koci



    Dom Nosh Gjolaj, prift në kishën katolike të Shën Ndout në Prishtinë, pret pjesëmarrje masive për meshën tradicionale të mesnatës për Krishtlindje. Por kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme. Në botën perëndimore dhe atje ku jetojnë të krishterët katolikë ose protestantët, një numër i madh i njerëzve, përfshirë këtu edhe ata që pjesën më të madhe të vitit nuk shkojnë në kishë, përsëri të gjithë këta njerëz i mbushin kishat për këtë festë, që është festa më e shenjë për të krishterët.
    Mirëpo, ajo që është mrekulli, është se afro 10 mijë persona që do të marin pjesë në meshën e mesnatës së priftit Gjolaj në Prishtinë, janë shqiptarë të rinj myslimanë të Kosovës. Mijëra të tjerë priten që të marrin pjesë në kishat e tjera katolike në Kosovë.
    Duhet theksuar se, ky zakon, është i mirëpritur nga kleri katolik dhe në përgjithsëi, nga liderët fetarë myslimanë pritet me buzëqeshje.
    Një citat nga Bibla për festën e Krishtlindjeve thotë:
    "Ja se si u bë lindja e Jezu Krishtit: nëna e tij Meri ishte zotuar se do të martohej me Jozefin por para se ata të bashkoheshin, u bë e ditur se ajo do të bëhej me fëmi nga Shpirti i Shenjtë".
    Ati Nosh Gjolaj thotë se ai nuk e di se kur me saktësi filloi ky zakon i raporteve ndërfetare në Kosovë.
    "Kur ja ka filluar nuk e di, se un jam prej 11 vjetësh në Prishtinë. Por pjesëmarrja ka qenë dukshëm, më tepër para luftës. Sigurisht vinin këtu deri 10 000 njerëz të cilët rrinin në oborrin e kishës sepse nuk kishin vende për të hyrë brenda", thotë Nosh Gjolaj.
    Më se 90% e popullatës 2 milionëshe të Kosovës është myslimane. Kosova administrohet nga Kombet e Bashkuara prej përfundimit të luftës më 1999, kur sulmet ajrore të Natos e ndalën fushatën e Serbisë për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë.
    Interesimi i myslimanëve të Kosovës për Krishtlindjet nuk sinjalizon as braktisjen e Islamit e as përqafimin e besimit të krishterë. Blerta Krasniqi, planifikon të marrë pjesë në meshën e Krishtlindjeve. Ajo është e besimit mysliman dhe është nga Prishtina. Ajo thotë:
    "Fakti që do të shkoj është se kam shoqërinë katolike. S'do të thotë që jam vetë myslimane e tani të mos shkoj. Shkoj për shkak të shoqërisë dhe asgjë tjetër. Feja jonë na thotë që mos të urrejmë fetë e tjera, por të shkojmë mirë dhe të festojmë bashkë, sepse edhe katolikët janë shqiptarë sikurse ne".

    Shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri për shumë kohë kanë shprehur krenari për tolerancën e tyre fetare, tolerancë kjo që mbijetoi për më tepër se 50 vite të pushtetit komunist, kur religjion zyrtar ishte ateizmi. Kjo tolerancë vazhdon të mbetet edhe tani kur terrorizmi islamik dhe lufta perëndimore në luftimin e terrorizmit, e kanë shtuar frikën për "konfliktin e civilizimeve".
    Lideri i Bashkësisë Islame në Kosovë, Naim Tërnava thotë:
    " Pjesëmarrja e tyre edhe nëpër kishat katolike vetvetiu flet për tolerancën që ka feja islame ndaj feve të tjera. Pra feja na lejon që të jemi prezent edhe në kisha, por jo të kryhen ceremonitë kishtare, por të jemi prezent në shenjë respekti ndaj besimeve të tjera. Prandaj shkuarja e tyre në kishë natën e Krishtlindjeve është një mesazh i fortë se Islami është një fe e paqes, e tolerancës dhe respekton dhe nderon edhe besimet e tjera".

    Shenja të tjera të raporteve të shqitarëve myslimanë me katolikët e kanë zanafillën në historinë e tanishme dhe në atë të lashtë. Në mesin e dy personaliteteve më të rëndësishme historike te shqiptarët janë heroi kombëtar i shekullit të 15-të Gjergj Kastriot-Skenderbeu, katolik që luftoi për çlirimin nga perandoria otomane myslimane dhe Nëna Terezë, shqiptarja e njohur në përmasa botërore, e cila gjatë këtij viti u shpall e lume nga Papa Gjon Pali i dytë.
    Shqiptarët e Kosovës po ashtu e mbajnë mend se ishin Shtetet e Bashkuara, që erdhën për t'i shpëtuar në luftën e vitit 1999, e jo shtetet myslimane.
    Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, që mbanë fotografinë e Papës në zyrën e tij, ka pasur mbështetjen myslimane dhe katolike për propozimin e tij për ndërtimin e një katedrale katolike në Prishtinë.
    Por marrëdhëniet e mira janë reciproke. Ja se ç'thotë një shqiptar i ri katolik nga Peja:
    "Jam Nyrton Dedaj dhe vij nga Peja, katolik. Jo vetëm tani por edhe përpara luftës pjesëmarrja e besimtarëve myslimanë ka qenë shumë e madhe gjatë meshës. Mbas luftës dita ditës është duke u rritur pjesëmarrja e tyre dhe është një traditë shumë e mirë që t'i festojmë bashkë këto festa edhe t'i kontribuojmë sado pak njëri tjetrit. Jemi një komb edhe nuk i shikojmë fetë dhe i respektojmë si katolikët dhe myslimanët është një tolerancë".

    At Gjolaj thotë se ai mendon se myslimanët filluan të marrin pjesë në Krishtlindjet katolike si në një ngjarje shoqërore dhe kulturore që u shndërrua në një marrëdhënie të fuqishme të bashkimit.
    Dom Nosh Gjolaj thotë:
    "Sipas meje ka mundësi se dikur rinia shqiptare nuk kishte fare ku argëtohet, ku të kalojnë së bashku. Kështu nëpërmjet Krishtlindjeve janë mbledhur bashkë të paktën në oborrin e kishës dhe kanë ardhur. Kështu ndoshta krijohet edhe një traditë dhe një element tjetër: dëshira që ky popull jeton dhe është pjesë e Evropës, madje jo vetëm pjesë e Evropës, por do thoja më tepër, djep i kulturës evropiane, ilirët ose shqiptarët. Këtu fillon ai djep i civilizimit i kulturës evropiane."
    Në këtë temë Naim Tërnava nga Bashkësia Islame e Kosovës thotë:
    "Unë nuk kisha thënë që tërësisht të jetë adet, apo traditë në këtë rast, por diçka po e marrë nga tradita jonë e lashtë, por jo 100 % ajo, është diçka që del nga mësimet fetare. Edhe mësimet e krishtere që dalin nga Bibla, edhe ato proklamojnë tolerancë ndërfetare dhe varet nga krerët e kishës apo të xhamisë sesa respektojnë parimet që dalin nga libri qoftë Kurani, qoftë Bibla."
    Çfarëdo qoftë që të jetë motivi, argëtimi, shoqërimi apo qëndrimi fetar, raportet ndër-fetare duket se kanë një mbështetje të fuqishme në Kosovë. Kjo mbështetje është shtuar prej vitit në vit dhe nuk ka shenja të dobësimit.

    Marre nga Europa e Lire

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    2
    Per ty qe thua se je Arber dhe te gjith ata qe shpallin "patriotozma te flakta" apo kerkojn argumente mundem me ju perserit se nuk kam kohe e as ndermend qe te polemizoj
    veq tju them se pabesimtaret jan ne ne nje humbje te thell te qfardo kombi te jen ata jane fara me e keqe e Tij,ata jane njerz te cilet nuk din pyetjen themelore ,Cili eshte qellimi i jetes se tyre?
    Ata edhe nese marin pjes ne luft(e qe i numron ne gishta) ate qe e bene aty (jam deshmitar i shum prej tyre) e flliqin pas luftes,ata edhe pse thirren ne interesin e kombin e shtetit ata jane eksplozivi i tij se ateher kur preken interesat e dunjas se tyre ata sdurojn,jemi deshmitar te "patrioteve" qe vrasin njeri tjetrin dite e nate,etiketojn me goje e me dore veq te arrisin qellimet e ulta te tyre...Une duhet te them se kam qen ne luft e jam deshmitar edhe i pasluftes ....qysh kur kam qen 18 vj. i kam mbush ne mal....
    Sa isha femi degjojsha kesi llafe te nxeta te "patrioteve" te cilet na lan te vetmuar nje ushtri te re (UCK-ne) qe e perbenin djemt e ri e patriotet e llafagjinjet rreziteshin ne mergim,shqipri e kudo tjeter ...
    Jam shum i bindun se padyshim te gjith duhet te dim me shum per Zotin qofshim musliman, katolik apo ortodoks duhet te ngritet ndergjegjja dhe frika ndaj Zotit tone,se pari te kuptuarit pse jetojm qe fatkeqesisht nuk e din as shum prof.dr-a kafexhinje, e ajo qe neve si popull nuk na duhet hiq eshte idhujtaria dhe ekstremizmi real e jo ekstremizem te quhet praktikimi i te obliguares nga Zoti siq eshte nje rit fetar....
    Harrova te them gjithashtu se nuk na duhen hiq ata qe flasin e nuk din qka thon apo flasin me fjalen e medjave te manipuluara te cilat kthehen ashtu siq e kan kryetarin...
    Asnjeher nuk me shkon mendja te them qe besimtaret jan te pa gabueshem,miresia e tyre eshte qe pendohen dhe vazhdimisht preukupohen qe te jene me te mire se heren e kaluar....
    Ndersa ata qe thrrasin qe te kthehemi ne krishterim me vjen keq
    se ne(muslimanet) e besojm ate ne te cilen thrrasin ata ,besojm se Jezusi shte i derguar i Zotit (dhe ai qe e mohon kete del nga Islami) besojm se Ai(paqja dhe meshira e Zotit qoft me te) u lind nga nena e Tij ,Maria e ndershme dhe e virgjer ,besojm qe ai beri me lejen e Zotit mrekulli sheroj te verberit etj. dhe gjithashtu besojm se ate (Jezusin)e shpetoj Zoti ,nuk e kryqezuan ate por dike qe i perngjau,Jezusin Zoti i Tij dhe i Yni e ngriti ne qjell dhe gjithashtu besojm se eshte i gjall ,dhe do te kthehet ne toke ne ditet kur do te behet rremuj para kataklizmes...keshtu na meson ne Kurani dhe i derguari i fundit Muhammedi (paqja dhe meshira e Zotit qoft me te).
    Ke Kujdes asnjeher nuk themi qe Jezusi ishte bir i Zotit ashtu si kete e komentun njerzit e paditur por themi qe ai ishte i derguar i Zotit ,i lindur nga nena e tij e ndershme Maria.
    Ashtu si dergoj shum te derguar para Tij (Jezusit) dergoj edhe pas Tij Muhamedin te derguar te fundit...
    Ne konsiderojm se te pershkruarit djal,shok Zotit eshte nga mekatet me te medha.
    Spo te kuptoj ne qka na thirrni ....

  6. #76
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    Postuar më parë nga RoniSotiri
    Per Aldon,

    Sigurisht qe nuk kam asnje lloj iluzjoni ne ate qe ç'do gje
    eshte e mundur ne Shqiperi (kur arrin te ndodhi ne SHBA!).

    Nderkohe, mendoj qe per vete kushtet e Shqiperise, ku jemi nje popull,
    te themi pothuajse etnikisht i bashkuar, kemi mundesine
    te shmangim radikalizimin vendit nen ngjyrat e fese.
    Nqs shumica e myslymaneve, siç e theksoni edhe ju, per
    hir te bashkimit dhe harmonise jane gati ta lene fene
    ne prapavije, po ju pyes perseri, a jane gati kristjanet
    te bejne te njejten gje.

    Persa i perket egzistences se ekstreminsteve islamik ne
    Shqiperi, keta jane ne pergjithesi te njohur nga te gjithe
    e te regjistruar nga policia. Jane studente te medreseve,
    te "universiteteve" fetare te vendeve Arabe. Njoh disa shoke
    qe ne fillimet e demokracise moren bursa studimi per ne Egjipt.
    Pas nje muaji i shoh te ktheheshin. Kur i pyeta me treguan se
    "Univesiteti" na qenkej nje tip Medreseje. I kishin futur
    te flinin nga 50 vete. Duhej te luteshin 5 here ne dite dhe
    te hanin me duar etj etj. Keta shoket e mi vendosen te iknin,
    te arratiseshin me mire. Me thane gjithashtu qe kishte Shqiptare
    te cilet qendronin. Imagjino produktin qe del pas 5 vjetesh
    nga nje "Universitet" i tille!
    Pra rreziku nese vjen, do vije nga tipa te tille te cilet per fat
    te mire injorohen nga shumica e myslymaneve Shqiptar.
    Po ky indiferentizem i myslymaneve Shqiptar nuk i intereson
    as studenteve te Allahut edhe as greko-sllavo-vulgareve.
    Te pareve per arsye egzistence (ka te beje me lenden e
    pare te profesjonit te tyre), te dyteve per arsye qe i dime te
    gjithe. Qe ky indeferntizem te mos kthehet ne perkrahje te
    verber, duhet qe kristjanet Shqiptar te jene me te kujdesshem
    ne gjykim dhe me te hapur ne afrim.

    Me vjen keq ,qe me duhet te te citoj perseri dhe te te pergjigjem per cfare shkruan me lart.!!

    Me pyet se a jane gati kristianet qe te lene fene dhe cdo gje per hir te bashkimit.
    Po pyet per myslimanet shqiptare,apo si myslimanizem ne pergjithesi??
    Megjithate po te pergjigjem per te dy rastet.
    Myslimanet shqiptare keto 10-12 vjetet e fundit kane filluar te nderrojne fete e tyre,te detyruar terthorazi,nga vendet ku ata kane emigruar.
    Kjo gje eshte e njejte me ate qe beri Turqia para shekujsh ne Shqiperi,por pak me e "moderuar".
    Jane me qindra qe kane nderruar fete e tyre ne Itali ,gjermani,france,greqi,Usa.
    Per kete pak vite me pare presidenti Mejdani,hapi disa here kete ceshtje ,por pothuaj asgje nuk u be.
    Mos harrojme edhe ato qe thuhen dhe shkruhen per vete Ibrahim Rugoven.Kishte nje teme diku per te nga nje kosovar dhe me terhoqi dhe e lexova.
    Kjo ishte per myalimanet shqiptare.
    Per te vertetuar bashekzistencen dhe hapjen rruge midis feve ne Shqiperi,ka mjaft per te treguar.Historia e ka treguar se si kane luftuar dhe fituar se bashku,vetem per hir te kombit dhe jo te Fese.
    Ne rastin e myslimanizmit ne teresi ,nuk besoj se do koment fakti,qe vetem bashkim e mirekuptim nuk duan,por sherre dhe luftra.
    Nuk kane vene bomba dhe vrare njerez te pafajshem ,ne Arabi kristianet,por ne te kundert,myslimanet ne Europe dhe ne 11 shtatorin e zi ne USA.
    Politika eshte vertet e ndyre dhe fuqi te medha gjunjezojne shtete te vegjel per TEKAT e tyre,por nuk ka faj populli i ketyre vendeve qe te paguaje per qeverite e tyre dhe veprimet qe keto qeveri ndermarin.
    Ne rast se do perballeshin ushtarakisht,atehere do ishte gjithcka e ndershme dhe asnje nuk do mund te fajesonte myslimanizmin.


    Se fundi bie dakort me ty per studentet Arabe ne Shqiperi apo gjetke,dhe mos harro se ne kohen kur u dhunua kisha e Voskopojes,arabet ishin jo pak ne Shqiperi,dhe disa qe me vone kerkoheshin nga interpoli,qarkullonin ne ate kohe me makina te cilat kishin targa te trupit diplomatik(TD).
    Keshtu qe ndarja eshte e shikueshme,dhe te lutem,heres tjeter mos ngaterro myslimanet shqiptare me myslimanizmin fanatik,te arabeve.
    Nuk po shpreh asgje kunder patrioteve te mij,por per ISLAMIZMIN ne pergjithesi.
    Mos harrojme se fanatike ka cdo fe.
    Keshtu edhe ne Shqiperi ka kokrra kristiane fanatike dhe te shitur,por ka edhe myslimane te tille.
    Nuk mund te behet perjashtim nga keto.Paralelizem mundet.

  7. #77
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Aldo, me duket se u kuptuam :-)

    Tani pak fjale per Edin nga Kosova i cili s'ka deshire te "polemikoje",
    por na keput nje te share neve "pabesimtareve" qysh ne
    fjalite e para te tij.
    Ne radhe te pare Z. Edin, guximi para vdekjes vjen gjithmone
    nga nje besim qofte ky ne nje ide apo fe.
    Nuk e di se cili eshte perkufizimi i "pabesimtarit" por
    nuk duroj dot gjykimet tip "bjeri-shkurt", besimtar ne Zot =
    i ndershem, i guximshem, i moralshem, i zgjuar etj etj
    dhe "pabesimitar" = imoral, frikacak, qorr, shites motre e nene etj etj.

    Une s'kam nevoje te kem frike nga Zoti per te qene njeri
    korrekt ne jete, te respektoj traditen, te trashegoj edukaten
    e familjes, respektin ndaj ligjit, respektin ndaj njeriut, respektin
    ndaj idealve te mia ne jete. Nuk besoj ne asnje nga Zotrat (e di
    do me thuash eshte Nje) qe na prezantojne librat "e Shenjte" te
    tre feve monoteiste dhe kjo nuk me pengon te jem ndoshta
    me i moralshem se disa prifterije pedofile apo hoxhe lufte-nxites.
    Kjo nuk me pengon gjithashtu te respektoj ata qe besojne dhe
    adhurojne fene, biles studimi i historise se feve me ka ndihmuar
    te kuptoj me mire Boten.

    Ndoshta ju "mebesimtaret" keni nevoje te studjoni pak Boten
    per te kuptuar fene?!

    Me respekt dhe pa urrejtje!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Une edhe pse me keni share apo diskutuar se nuk ju pelqejn mendimet e mia , nuk e kam shume problem , sepse secili ka idete e veta .

    Me pelqeu ideja e Roni Sotirit i cili thote , se ju "Mebesimtaret" keni nevoje te studjoni me shume boten , per te kuptuar sa me mire fene tuaj. Kultura apo morali njeriut , nuk mundet te vi vetem nga feja , sepse ka plot libra apo insitucione ne bote qe edukojn te rinjt me llogjik dhe pa pralla apo ligje te ndryshme dhe pa diktature .

    Per mendimin tim , po te ishte feja aq hyjnore sa na thoni ju , nuk do ishte ndare bota ne shume fe , qe ka sjell dhe nje racizem e lufte te madhe ne bote , por do ishim te gjithe nje fe , dhe nuk do te kishte racizem e luftra sic po ndodhin ne bote katolik e myslyman.

    Edhe une jam rritur pa fe , jam rritur me edukat prinderore e shkollore , por me duket se kam nje edukat , kulture dhe nje karakter te forte , qe nuk e kam zili fare nje myslymane me shami. Ju ne fene tuaj e keni kuptuar turpin ndryshe .

    Turp eshte te besh turp me llogjik , te vjedhesh te jesh imoral , te jesh i pabese , te genjesh dmth vese te keqja ,por nuk eshte turp qe vajza apo gruaja te eci barabar me burrin te thote idete e saj , sikunder me keni thene mua ju besimtaret ne kete teme "TE KESH TURP ALBA".Me vjene vertet te qesh se sa mbrapa jemi ne Shqiptaret qe jetojm ne mes te Europes.


    Si merrni ju guzimin ti veni ju perce vajzes Shqiptare ,te ciles me shekuj si ka munguar guzimi e trimeria , ku ne historin tone kemi shume vajza qe kan luftuar krahas burrave , me pushke ne krah ,pa perce fytyres , e sot njihen si heroinat e Shqiperise .Kush i shau ato? Perkundrazi jan lavderuar e lavderohen ne shekuj.Une se e dua vendin tim kulturen e traditen e te pareve te mije diskutoj ketu me ju .

    Ne qofte une nuk e doja vendin tim dhe te miren e vendit tim do te thoja dhe une ate fjale qe tha Klosi E Rama kur u larguan nga Shqipria "Shqiperi te kam dhjere , s'te kuptova asnjehere ", dhe nuk do rrisha ketu me ju , por do ja kushtoja kohen nje aktiviteti qe eshte me me rendesi per jeten time .

    Por kam deshire ,sepse e dua vendin e popullin tim , dhe kam deshire te dikutojm se kush mund te jete rruga me e mire per emacipimin e vendit tone .Nuk e kuptoj qe disa duan ta kthene Shqiprin 500vite mbrapa .

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #79
    (AHMEDI)
    i/e ftuar
    Postuar më parë nga ALBA
    Une edhe pse me keni share apo diskutuar se nuk ju pelqejn mendimet e mia , nuk e kam shume problem , sepse secili ka idete e veta .

    Me pelqeu ideja e Roni Sotirit i cili thote , se ju "Mebesimtaret" keni nevoje te studjoni me shume boten , per te kuptuar sa me mire fene tuaj. Kultura apo morali njeriut , nuk mundet te vi vetem nga feja , sepse ka plot libra apo insitucione ne bote qe edukojn te rinjt me llogjik dhe pa pralla apo ligje te ndryshme dhe pa diktature .

    Per mendimin tim , po te ishte feja aq hyjnore sa na thoni ju , nuk do ishte ndare bota ne shume fe , qe ka sjell dhe nje racizem e lufte te madhe ne bote , por do ishim te gjithe nje fe , dhe nuk do te kishte racizem e luftra sic po ndodhin ne bote katolik e myslyman.

    Edhe une jam rritur pa fe , jam rritur me edukat prinderore e shkollore , por me duket se kam nje edukat , kulture dhe nje karakter te forte , qe nuk e kam zili fare nje myslymane me shami. Ju ne fene tuaj e keni kuptuar turpin ndryshe .

    Turp eshte te besh turp me llogjik , te vjedhesh te jesh imoral , te jesh i pabese , te genjesh dmth vese te keqja ,por nuk eshte turp qe vajza apo gruaja te eci barabar me burrin te thote idete e saj , sikunder me keni thene mua ju besimtaret ne kete teme "TE KESH TURP ALBA".Me vjene vertet te qesh se sa mbrapa jemi ne Shqiptaret qe jetojm ne mes te Europes.


    Si merrni ju guzimin ti veni ju perce vajzes Shqiptare ,te ciles me shekuj si ka munguar guzimi e trimeria , ku ne historin tone kemi shume vajza qe kan luftuar krahas burrave , me pushke ne krah ,pa perce fytyres , e sot njihen si heroinat e Shqiperise .Kush i shau ato? Perkundrazi jan lavderuar e lavderohen ne shekuj.Une se e dua vendin tim kulturen e traditen e te pareve te mije diskutoj ketu me ju .

    Ne qofte une nuk e doja vendin tim dhe te miren e vendit tim do te thoja dhe une ate fjale qe tha Klosi E Rama kur u larguan nga Shqipria "Shqiperi te kam dhjere , s'te kuptova asnjehere ", dhe nuk do rrisha ketu me ju , por do ja kushtoja kohen nje aktiviteti qe eshte me me rendesi per jeten time .

    Por kam deshire ,sepse e dua vendin e popullin tim , dhe kam deshire te dikutojm se kush mund te jete rruga me e mire per emacipimin e vendit tone .Nuk e kuptoj qe disa duan ta kthene Shqiprin 500vite mbrapa .

    Alba
    degjo ti moj alba e vogel me mendje te madhe .kur kam qene ne moshen tende nuk isdha besimtar dhe Zoti ma hapi zemren dhe me beri musliman.Ne muslimanet e shqiperise kemi dicka plus qe ju te tjeret se keni ne e kemi provuar edhe njeriun pa besim dhe njeriun kur ka besim.Jam dakort me ronisotirin qe thote qe feja ska ndikuar tek mua te jem njeri i mire.POr te them ty roni sotiri se une di se nga cfare motivohesh ti te jesh njeri i mire .Ndoshta ke marre nje edukate prinderore ose nga ambienti qe te rrethon.Po eke shume gabim qe feja nuk ndikon telk njeriu .Pastaj duhet me dite qe keto ligje qe ne i kemi sot origjinen e kane nga feja keto vlera dhe antivlera qe ne kemi sot e kane origjinen nga feja.Pra mos vjedhesh vrasesh etj keto kane origjine fetare qe njerzit i morn nga librat e shenjte dhe i futen ne ligjet etyre po mos ishte feja ti sdo ta kuptoje kurre qe je gabim nese vjedh po keshtu nese sdo ishte feja sdo ta kuptoje kurre se nese nuk beson ne Zotin eshte gabim dhe vdelkja shpirterore.Pra cdo gje emire e ka origjinen nga feja dhe cdo gje ekeqe eka origjinen nga njeriu.ti thua feja eshet luftenxitese po feja e civilizimit nuk eshte luftenxitese por duhet te jesh me i qarte se ceshte lufta shkaqet e saj dobite e saj pse ajo behet dhe a duhet apo ka mundesi te shmnaget ajo.Eshte teme e gjate per diskutim kjo .Por nese behet lufte per vetembrojtje ose kthimn te vlerave dhe dinjitetit njerzor kjo eshte lufte e mire sesa paqa me njerez te degjeneruar dhe qe kane humbur vleren dhe virtyutet njerzore.Me mire lufte dhe mos kete homoseksuale sesa paqe dhe te kete pedofile dhe homoseksuale.Pra lufta shpesh na duket si e keqe nga komentimi qe i jep dikush.Pra lufta e amerikes kunder irakut duket ne syrin e disave si lufte emire te disave te tjereve lufta e turkut kunder kostandinopojes duket e keqe.Ateher si ta dallojme se kush eshte mire dhe kush eshte keqe ,Atehere shikojme qellimin e kesaj lufte.Megjithese qellimi eshte teme e gjate dhe sdua te hyj aty sepse duhet te flasim per ideologjite qe drejtojne keto luftra shkurt jo cdo gje qe ne syrin tone duket e keqe eshte e keqe.Prandja duhet ti hapim syte mire se kush eshte ekeqe dhe kush eshte emire dhe per kete na vjen ne ndihme shume feja sepse Ajo eshte hyjnore dhe eshte e sakte dhe precize.ti si ron nuk e di pi apo nuk pi duhan por me nje ajet kurani sot miliona njerez nuk pijne duhan ato qe epijne e kane fajin vete.Duhesh te benet lufte qeveria amerikane me bandat e kontrabandes se alkapones per te ndaluar alkolin ne amerike kurse sot miliarda muslimane me nje ajet te kuranin jane larguar nga kjo.Por dikush thote qe alkoli ste ben gje dhe duket i mire .Alqab thote qe do kthehemi 500 mbrapa ti alba me diturine qe ke ne koke jo 500 po je miliona vjet mbrapa ose me mire nuk je njeri jeton si lkafshet kafshet skane qellim ne jeten etyre po ti shikosh edhe kafshet nuk hajne mish kafshet barngrenese sepse nuk i ben mire po keshtu dhe luani nuk han bar.Ky eshte dallimi midis nesh dhe kafsheve qe ato i bejne gjerat me instikt kurse ne me vullnet te lire por ne jemi brenda dy zgjedhjeve ndryshe nga kafshet qe nuk mund te zgjedhin s jane me instinkt ose si robote pra ti je me vullnet dhe duhet te zgjedhesh te miren dhe te largohesh nga e keqa per kete tu ka dhene dhe mendja ose aryeeja per te cilen shume prej jush se fusin ne pune >Iu duken te gjithe gjerat per tu shijuar dhe se kufizoni veten nga ato gjera qe u bejne dem.Po ta shikosh edhe kafshet i racionizojne ushqimet e tyre por kete e bejne me pavetdije pra me instikt te dhuruar nga Zoti kurse njeriu i ben gjerat me vetdije per kete shkak ai do te denohet ose shperblehet keshtu eshte per cdo gjallese ne gjithesi pervec njeriut.Prandaj thuhet ne kuran ia dhame amanetin tokes maleve etj e ato nuk embajten dhe e mbajti njeriu.Cfare mbajti njeriu e dini mbajti ate amanet duke qene e vetmja krijese ne gjithesi qe veprimet eveta do ti bej me vullnet kurse krijesat etjera i bejne pa vullnet por jane te detyruara ti nenshtrohen ligjeve te Zotit.Kete se dije ti dhe ka shume shkencetaRE OSE PSIKOLOGE QE SE DINE .tjeter pse je ti 1 miljon vjte mbrapa sepse ti dhe shume te tjere nuk dini pse jetoni kush eshte qellimi juaj ne kete jete lolllll >Jetoni dmth te pavetdijshem pse egzistoni .Nese jetoni per te bere qejf e keni gabim do te ishin te gjithe njerzit duke bere qejf nese jetoni per te ngrene e te pire kete ebejne te gjithe por nuk i hidhni nje sy vetes tuaj e ti thoni .Pse jetoj psh roni nuk e di ka dale ne kete konkluzion apo jo.Ka shume intelktuale ne thonjza qe se dine pse jetojne ka njerez te ditur qe njohin shume mire krijesat p[or ato nuk njohin kush i krijoi keto krijesa pse i krijoi kush eshte dobia dhe demi.Pra feja nese zbatohet bota nuk do ishte ketu ku jemi ne sot me pederast me pedofile me ateiste injorante me prostuticion ose perdshunues se alba ben llafe per shamine e vajzave muslimane nese neser nje dale e sheh alben me mini fund edhe i ngjall ndjenja seksuale ke ky person dhe vullneti tij per ta frenuar veten eshte shume i vogel dhe te perdhunon ms me thuaj qe fajin eka ai sepse ti je ajo qe ndjelle ti je ajo qe eksitove dhe pastaj faji bie mbi ate qe se uli shikimin ose te permbante veten .Pra feja isdlkame i iliminon shkaqet per te rene ne prishje ose ne dem te njerzve qe ne origjinen etyre qe mos kene mundesi ato te perhapen e te zmadhohen duke lene pasoja dhe tragjedi tek njerzit.Psh ne vend qe shtetet te ndalojne prostuticionin qe mos perhapet sida ato nxjerrin ne shitje prezervative dhe i thone rinise beni marredhenie por ruhuni nga sidaaaaaaaaaa.Ne vend qe ta ndalojne alkolin ose duhanin ato vendosin taksa te larta >Mirepo del dikush qe ka pire dhe perdhunon alben ateher ku eshte prapambetja moj albe ku eshte civilizimi del dikush dhe te shtyp femijen sepse ka pire ateher cdo besh zotrote do kenaqesh me civilizimin tend te dashur qe se ke haberin se ceshte dhe cdduhet te jete.Pra une kam bortxh dhe deshire qe per cdo ligj te islamit te jap urtesine etij pse ai egziston me argumenta fetare shkencore dhe llogjike qofshin keto sociologjike se psikologjike.

    Prandaj kur nuk e njihni njeriun kur nuk enjihni deshirat e tij nuk enjihni shpirtin e tij dh3e trupin etij atehere mos shkoni dhe te flsini per proceset socologjike spese ju nuk njihni atomin doni te flisni per berthamen,Ju se dini qe atomi ka neutrone dhe protone ateher nuk e dini ju se si fuksionojne lidhjet e atomeve ne berthame derisa te njihni mire atomin dhe perberesit etij ateher do te jeni ne gjende te gjykoni me mire per berthamen e cila po simbolizon ne rastin tone shoqerine.

    Alba e mora ate perdhunimin si shembull pa ndonje te keqe ne mynyre qe te ndjesh pak poer ato qe e pesojne pastaj te gjykosh.

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Nuk e kuptoj gjuhen tende , me vjen keq. Me kupton se ku dua te dal. Mos mendon ti, se ai qe perdhunon mer parasysh se cfare feje ke ti apo une , ata jane njerez te semure psiqik.Ketu po diskutojme per njerez normale. Ashtu si ata me fe dhe si ata pa fe bejne gabime .Mos mendo ti se njerzit qe paskan fene myslyamne qenkan prefekt .Hiqe mendjen nga kjo . Nuk ma mbush mendjen kurre .Ma shpjego te lutem ku me sheh ti mua qe qenkam miliona vjet mbrapa.? Pse flas realitetin . Une nuk kam frike nga asgje , dhe pse nuk kam frike flas hapur .Ndersa ju e keni friken ne shpirt ,sepse feja myslymane ka ligje qe i lejon dhe si ka qef .Dhe ju ndoshta feja ja u lejon , por nga ana tjeter keni frike se mos gaboni ne veprimet tuaja , dhe beni gabime , e gjoja shkoni ne te ashtuquajtur "ferr". Mendoni per nje jete te dyte , ku bota eshte aq e vjeter sa te pakten gjithe kjo shkence qe ka arritur te studjoj planete te tjera , do kishte arritur dhe te studjoj nje jete te dyte .Ufffaaa sa mbrapa qe jeni , enderroni "parajsen" qe se ka shijuar njeri deri me sot .
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 12:57
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2005, 09:04
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-09-2005, 20:18
  4. Kercenimi islam per Shqiperine
    Nga Enri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 06:25
  5. Taksa e Xhizihase: Barazi edhe dinjitet nen ligjin islamik?
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-10-2002, 04:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •